Si u Krijua Universi?

Diskutime tek 'Astronomi, Kozmologji, Astrofizike' filluar nga palaccio, 22 Jan 2004.

  1. Fation

    Fation Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    hi people , tem e buker kjo , edhe sot po rri duke shkrujt se p kam qejf.Tashi paperin ke respektin tim se qenke vajz e zgjuar , por nganjeher i bike ndsh fjaleve qe thua.Une po flas sipas asaj qe kam lexuar.C do njeri qe eshte i zgjuar edhe mendon pak , ja ka ba vetes kete pyetje, se si u krijua Universi? gjith ky ekuliber qe eshte edhe kjo harmoni , si eshte e munder , t arrihet ne kete menyr????Per mua materializmi ka qen nje argument i rrem per ne sepse sic e dim ato kan ec me parimin qe Universi ekziston qe nga pafundesia , pra nuk ka fillim e as nuk ka fund , edhe nuk eshte i krijum.nje filozof i madh ka then :Materializmi nuk mund te pretendoje me jetegjatesin e tij si filozofi shkencore.te gjith e din big bang,dhe teoria e bing beng e pohon se universi ka filluar zgjerimin e menjehershem te te gjitha pjeseve.Por si eshte e munder te zgheroheshin ne te njejtin cast , te gjitha pjeset e universit? Kush ja dha kumanden atyre???gjiht keto pyetje na lejn te kuptojm , se eshte dikush i LArt qe i ka planifikuar gjithe keto gjera , edhe kjo gje eshte e pa llogjikshme te thhuhet se eshte krijuar vetvetiu , sepse ne momentin e shpethimit te big bengut , si forca shtytse edhe si forca terheqse kan qen ne nje kuliber te barabarte , edhe sikur forca terheqse te ishte nje cik me e madhe se forca shtyse ne nuk do ekzistonim sot , po ashtu dhe e kunderta.Pra eshte vetem nje krijues edhe ai eshte Allahu,Zoti thot ne kur-an ne suren enbija 30:A nuk e din ato te cilet nuk besuan se qiejt edhe toka , ishin te ngjitura edhe Ne i ndam ato dyja , edhe ujin e beme pjes se jets se c do sendi , a nuk besojne?
    sic e dime ne vitin 1929 Edvin Habell zbuloi se universi po zgjerohej.edhe me kete gje dsha te them se cfare thot Allahu ne kur-an: Ne, me forcen tom e ngritem qiellin dhe Ne e zgjerojm ate.(Dharijate47)
    Nje fizikant Anglez ka then:Tek dallojme se ne cfare menyre te jashtezakonshme jan progamuar ligjet e natyres per te krijuar universin,shohim se ky univers nuk eshte krijuar kot , por prapa ti fshifet nje mendje me qellim.
    Desha ti them paperines qe mos te tregohet aq niglizhente para fajaleve te zotit,sepse dita dites shekncetaret po pranojn fen islame.Gjitha te mirat edhe urime per temen , nje pershendetje te vecant pr paperinen
    God bless u people
  2. SuPeR_MaN

    SuPeR_MaN Fillestar

  3. Gerald_LSU

    Gerald_LSU Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Me falni se mberrita paksa me vonese, por megjithate do te kisha deshire t'i hidhja dhe une dy qindarkat e mia per kete teme.

    E para e punes, duhet patur parasysh qe ne kuptimin origjinal, d.m.th. ate shkencor, fjala "teori" ka nje kuptim ndryshe nga fjala sic perdoret ne fjalorin e perditshem. Keshtu kur ne themi ne gjuhen e perditshme "kam nje teori", nenkuptojme nje sinonim te fjales "hamendje". Por ne kuptimin shkencor kjo perputhet me fjalen "hipoteze", ndersa teoria eshte dicka shume me e qarte dhe e sprovuar. Qe te mberrije ne statusin e teorise, nje hipoteze i duhet te jete vertetuar me aq sa eshte e mundur te vertetohet.

    "Big Bangu" eshte teori pasi eshte vertetuar deri diku nepermjet vrojtimeve dhe eksperimenteve. Modeli Ciklor ose "Steady State Cosmology" hidhet poshte nga shumica derrmuese per mangesi te gjurmeve qe duhet te kishte lene nepermjet "blue shift". Kur nje burim drite eshte duke u larguar, kjo drite ka tendence per te anuar ne te kuqe (red shift) , dhe kjo shihet ne vrojtime te Hubble etj., duke vertetuar teorine qe universi po "zmadhohet". N.q.s. ka pasur ndonjehere Ciklim, ne duhet te shihnim edhe blue shift.

    Sa per gjendjen e Universit para Big Bang, eshte dicka e paqarte, sepse eshte singularitet, d.m.th. dicka qe nuk perputhet me Fiziken qe ekziston sot ne Univerin tone. Hipoteza me pranuar kohet e fundit e pershkruan Universin tone si nje "flluske" qe doli nga nje Univers meme. Sic besoj se mund te kani lexuar, hapesira e kozmosit eshte "boshllek i rreme" (false vacuum), pasi densiteti i energjise nuk eshte zero. Si pasoje Universi jone eshte i paqendrueshem dhe ne ndonje skaj te tij ka shume mundesi qe ndonje eveniment ta "rrezoje" ne nje nivel densitet energjie me te ulet dhe si pasoje me te qendrueshem. Kjo do t'i jepte jete nje Universi te ri nepermjet te njejtit mekanizem qe lindi Universi jone. Ky Univers i ri, duke qene me i qendrueshem se Universi jone, do ta perpinte Universin tone. Ama s'ka gje per t'u shqetesuar sepse relativisht me Universin tone ky Univers i ri eshte me e mundur qe te zmadhohet me ritem me te vogel, pra nuk do ta perpinte Universin tone por thjesht do te rritej brenda tij.
  4. thAci

    thAci Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Ska shume kohe qe ne hapesire u vezhgua nje burim i madhe energjie prej milliarde megavatesh. Nje njolle e madhe e kuqe u vezhgua nga te gjithe teleskopet. Nje perplasje e nje komete me nje planet dhe me milliarde megavatesh u çliruan. Sikur kjo perplasje do te ndodhte ne galektiken tone, tani une sdo shkruaja e ti sdo ti lexoje. Nje energi e tille i mungonte hipotezave per krijimin e kozmosit sepse shkencetaret i kishin llogaritur nje shperthim te tille ne milliona megavate, e pa mjaftueshme per lindjen e kozmosit, e ne te vertete ai dha ne miliarde megavate. Shto ketu edhe teoremen e gravitetit dhe duket se gjerat jame me te pranueshme.
    Por ky shperthim vuri ne dukje edhe nje gje tjeter qe smjafton te llogariten trajektoret e kometave vetem me rruzullin tone Tokesor por duhet me gjere, e domosdoshme per te gjithe sistemin tone diellor
  5. Raptor

    Raptor Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Arianespace ma shpjego pak se e humba fare. Mos e ke fjalen per perplasjen e kometes Schoemaker-Lewy me Jupiterin? Nqs po atehere cka lidhje ketu : "Sikur kjo perplasje do te ndodhte ne galektiken tone, tani une sdo shkruaja e ti sdo ti lexoje" Sepse sikur perplasja te ndodhte ne nje galaktike tjeter si do ta vinim re qe u perplas kometa me nje planet? Ne nuk arrijme te shikojme planete ne sistemet diellore disa dhjetra vjet drite larg nesh jo me te shohim planet ne nje galaktike tjeter...

    Shendet e pare

    SH1.0

    p.s.
    (pa fyerje)
    ju lutem shqiptojini ose perkthjejini mire ne SHQIP fjalet. jemi ne nje forum SHQIPTAR!!! (spacio, reacione, particelle etj etj)
  6. lissus

    lissus Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Deri ne fund te vitit 20 galaktika jone pra udha e qumeshtit njhej si e vetmja ne univers. Me vone nga vrojtimet e bera me teleskope me potente u zbulua qe ne univers jane te pakten 50.000.000.000 galaktia e secila nga keto galaktika e perbere me shume se 50 miliarde yje .
    Me vone astronemet zbuluan nje fenomen , duke bere kalimin e drites se galaktikave permes nje prizme u vrojtua qe rrezet ndricuese shfaqeshin te zgjatura , gje qe dergoi ne perfundimin qe burimi i tyre po largohej nga ne me nje shpejtesi marramendese.Sa me larg qe ishin galaktikat , aq me shpejt dukeshin qe po largoheshin .
    E kjo tregoi qe universi eshte ne perhapje e siper.
    Shumica e shkenctarve kane arritur ne perfundimin qe unversi ka pasur nje fillim ekstremisht te vogel e ashtequajtur "singolaritet" e se cfare ndodhi pastaj eshte shpjeguar edhe ne postimet e mesiperme.


    " Nqs ne nje pike te se kaluares Universi yne gjendej ne permasa dhe dendesi ekstremisht te vogla , duhet te pyesim veten cfare kshte ne fillim , e cfare kishte pertej Universit " -Sir Bernard Lovell.

    Eshte e lehte te kuptosh , nqs universi pat nje fillim te tille , duhet te kete qene dicka qe i dha rruge ketij procesi , nje force jashtzakonisht e madhe aq e mundshme sa te fitoje terheqjen gravitacionale te nje universi te tere. Nga mund te kete ardhur nje energji dinamike kaq e madhe?

    Nuk perfundon ktu , gjerat nuk funksionojne si tju vine por me nje perpikshmeri te jashtzakonshme .
    Mendoni pak shpejtesia e shperndarjes se universit duket e ekuilibruar me perpikshmeri te madhe.
    "Nqs shperndarja e universit te kishte proceduar me me shume se 1 te 1000 miliarden , gjithe materia e universit mund te kishte humbur , e kunderta po te kishte proceduar me nje shpejtesi me te vogel 1 te 1000 miliarden , forcat gravitacionale mund te benin qe universi te shembej brenda 1 miliardit te pare te jetes se tij. E ne kete rast sdo te kishte pasur yje stabel , dhe sdo te kishte qene e mundur jeta . -Bernard Lovell
  7. Truth_Matters

    Truth_Matters Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Nga u gjet gjithe kjo energji atehere, sepse nuk besoj se e permende!
  8. Gerald_LSU

    Gerald_LSU Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Lee Smolin (autor i "3 Roads to Quantum Gravity" thote qe Universi yne ka filluar si Black Hole ne nje Univers meme.

    Disa te tjere thone qe Universi yne ka filluar kur 2 çarçafe 5-dimensionale (p-brane) jane perplasur ne hiperkozmos (hyperspace).

    Akoma te tjere thone qe Universi nuk ekziston, duke qene shpikje e mendjeve tona, por per ndonje fare arsye keta te fundit mendohet se kane nevoje per psikiatrin.
  9. Gjergj Kastrioti

    Gjergj Kastrioti Fillestar

    Re: Si u Krijua Universi?

    Per mendimin tim, as une as ti asnjeri ne kete bote nuk i jep dot pergjigje kesaj pyetje. Shume mund te thone e besojne se zoti e krijoi, disa te tjere mund te thone qe u krijau nga kjo apo ajo teori, por sidoqofte askush nuk mund ta dije ose provoje me saktesi si eshte krijuar e gjithe kjo. Organizimi i jetes eshte aq perfekt qe nga mikroqelizat atomet dhe dhe molekulat. Deri dje besonim se elektronet protonet dhe neutronet ishin grimcat me te vogla te materies por tani jane zbuluar grimca akoma edhe me te vogla. Mendoj se e gjithe kjo eshte aq sa e komplikuar po aq edhe e thjeshte. Me fjale te tjera, pergjigja eshte: Universi u krijua si rrjedhoje e dickaje qe ne se dime me ekzaktesi.
  10. miushi

    miushi Fillestar

    Boshti kohor i Gjithësisë

    Sateliti amerikan "WMAP" ka kapur një pamje të lindjes së Gjithësisë. Ajo rrjedh nga një e trilionta e sekondës së parë gjë që e bën atë dritën më të vjetër të Gjithësisë. Dijetarët e Universitetit amerikan "John Hopkins" (shqip. Xhon Hopkins) shpjegojnë se bëhet fjalë për muzgun e Bumit të Madh. Kjo është dëshmia më e fortë për këtë teori.

    [​IMG]

    Diagrami i rrezatimit është sinjali më i dobët kozmik që është dokumentuar ndonjëherë. Megjithatë për herë të parë është bërë e mundur të bëhet dallimi midis dritës së Shpërthimit të Madh dhe të yllit të parë. Midis këtyre ka, sipas llogarive më të reja, një gjatësi kohore prej 400 milionë vjetësh.

    Zgjerimi i Gjithësisë mbi pjesën më të madhe të historisë së tij ka qenë krahasimisht i dalëngadalshëm. Pikëpamja se një periudhë e menjëhershme "fryerje" pasoi zgjerimin nga Bumi i Madh u parashtrua për herë të parë 25 vjet më parë. Vëzhgimet e reja të WMAP përkrahin skenarë fryerje të veçanta më tepër sesa idetë e tjera që ka kohë që qarkullojnë.

    [​IMG]
    Të dhënat e WMPA-së zbulojnë se Gjithësia përmban 4% atome, blloqet ndërtuese të yjeve dhe planetëve. Lënda e errët përbën 22% të Gjithësisë. Kjo lëndë, e ndryshme nga atomet, nuk lëshon ose thith dritë. Është e zbuluar vetëm tërthorazi përmes rëndesës së saj. 74% e Gjithësisë është e përbërë nga "energjia e errët", që vepron si një lloj kundër-rëndese. Kjo energji, dallon nga lënda e errët, është përgjegjëse për përshpejtimin e zgjerimit të tanishëm të Gjithësisë.
  11. gurax

    gurax Administrator

    Re: cfare mendoni per krijimin e rruzullit?en

    Verejtje shume me vend per sa i perket "zanafilles se gjithckaje nga hici"

    Prove? Jo. Nuk mund te shohim dot akoma aq 'larg'. Perpara se te shohim pertej kesaj pike qe ndan universin sic eshte sot nga ai "si ka qene me perpara" duhet te shohim me pare ne disa pika qe jane brenda universit te sotshem, vrimat e zeza. Kete ende s'e bejme dot dhe me sa duken bathet, do na duhet te presim akoma. (dmth qe per momentin, edhe teorikisht eshte e pamundur nje gje e tille) Arsyeja e pare sepse nese marrim te mireqene moshen e fundme te Universit si dhe faktin qe drita ka nje shpejtesi te fundme, mund te kete drite qe s'ka mberritur akoma tek ne qe te mund ta shohim. Kjo perben "horizontin e se shkuares" prezenca e te cilit pengon pamjen. (analogji me efektin horizont ne kufijte e vrimave te zeza). Arsyeja e dyte eshte mos-transparenca e Universit ne fazat e tij fillestare. Ne ato momente materia ka qene vetem energji dhe aspak mase, ne kontrast me ate qe shihet sot. Sot drita (energjia e fotoneve) qe gjenerohet eshte nga bashkeveprimi i mases (pjeseve elementare). Por ne nje Univers ku materia eshte komplet energji, nuk ka cfare te dedektosh, nuk mund te dallosh nje pike uje te distiluar te zhytur brenda nje gote me uje te distiluar. Me heret se momenti kur Universi u ftoh aq sa energjia filloi te 'kondensoje' ne mase, Universi ka qene jo-transparent, jo i tejdukshem.
  12. studenti100

    studenti100 Anëtar

    Existenca e Universit

    Meqe ne temen per rruzullin po diskutohej per universin, po e vazhdoj dikutimin ne kete teme te re.

    Kjo ne pergjigje te disa sugjerimeve...ne temen e meparshme.

    Nja dy mendime...teknike.

    Ekuilibri, koncept entropie nuk supozon ndonje kohe te fundme sepse kur ekuilibri vendoset ta zeme ne ora 12 sot ne dreke ne nje sistem te mbyllur dhe te izoluar energjitikisht edhe pas sa do kohe (qofte infinite) nuk ka pse ndryshon (sipas ligjeve entropike).

    Ne fakt ne nje zhvillim te nje ekuilibri, infiniti do ishte shoku i tij me i ngushte sepse sa do i ngadalte te jete kinetika e vendosjes se ekuilibrit, koha infinite do e kishte vendosur kete.

    Persa i perket trupave dhe energjive, nqs universi ne teresine e tij sa do "i pafundshem = i madh" te jete prape ngelet univers me nje energji dhe mase te caktuar dhe masa me energjine kane lidhje: E=mc^2, thene ndryshe "shuma e mases dhe energjise" se ketij universi eshte konstante. Sugjerimi se ligji entropise nuk i aplikohet universit eshte se ne univers ka burim mase dhe energjie (pra masa dhe energjia eshte vazhdimisht e shtuar ne univers nga hici) pra eshte sistem i hapur dhe jo i izoluar, por nqs pranojme se ne cdo pike te tij konservimi i shumes se energjise dhe mases eshte i aplikueshem (madje edhe te vrimat e zeza apo ne ekzistencen energjitike tee universit ne etapat e para) atehere nuk ka 'lindje energjie dhe mase' ne asnje pike te tij. Ne fakt as vrima e zeze as ngadalsimi i kohes nuk hedh poshte ndonje ligj te konservimit te mases dhe energjise, pra edhe ato jane ne perputhje me entropine e nje universi te mbyllur dhe te izoluar energjitikisht.

    Ketu duhet vecuar se si gravitacioni, densitteti i mases(energjise) apo koha rrjedhin ne nje pike te vetme...ta zeme qendren e pikes se zeze ku mund te arrihet singulariteti (pra falimentim i zgjidhjes te ndonje fushe gravitacionale, densiteti apo energjitike) nuk dihet...nuk do thote se vrima e zeze eshte ndonje enigme dhe nuk mund te aplikosh ate ne teresi si objekt i fundshem ne nje kohe specifike si ne mase dhe ne energji. Ne fakt kur flitet per vrima te zeza flitet per madhesine e tyre edhe kjo tregohet sa i rende eshte (masa qe thithet nuk zhduket vetevetiu brenda ndonje pike ne vrimen e zeze vetem grumbullohet). Ne kete menyre edhe energjia e tyre eshte fundme, 'jo-infinite'.

    Nuk e dija se 'cdo' ligj fizik deshtonka...ka ndonje krijim ose zhdukje mase apo energjie ne vrimat e zeza? Pergjigja eshte thjesht JO, ligji i konservimit te mases dhe energjise i aplikohet edhe vrimave te zeza.
  13. gurax

    gurax Administrator

    Re: Existenca e Universit

    Pjate me mendime teknike perzjere me salcat e deshirave personale per te arritur shijen e deshiruar...

    Me cfare guximi 'vizionar' keto vihen ne te njejten fjali per te treguar qe ekuilibri supozon kohe te pafundme? "Ekuilibri supozon kohe te pafundme." (Po kjo???) Jane dy gjera ne menyre trashanike te konsideruara si nje! Kushtet e prishjes se ekuilibrit dhe koha e arritjes se ekuilibrit.
    1)Eshte e vertete qe cdo sistem ne ekuiliber qendron ne ekuiliber derisa nje influence e jashtme ta prishe ekuilibrin! Por 2)koha e arritjes se ekuilibrit nga sistemi, rendom ne natyre eshte e fundme per nje pafundesi fenomenesh. (Kush nuk gjen dot shembuj per kete, rrezikon te shpjegoje rrufete me Zeusin.)

    Universi *nuk* eshte me nje energji dhe mase te caktuar. Nese po, do doja te dija sa eshte kjo. Kam shume deshire ta nis me pas kete lajm per publikim si nje arritje te jashtezakonshme, pergjigja e nje pyetje thelbesore qe vertet do t'u hapte rrugen tere mundesive te deshirura nga paragrafi ku permendet E=m*c*c.

    Mesoje student, edhe nje here, qe ne vrimat e zeza *cdo* ligj fizike deshton dhe nuk aplikohet. Kam thene dhe here tjeter, *nuk* ka nje teori kuantike per gravitetin e cila eshte e vetmja menyre per te aplikuar ndaj vrimave te zeza keto spekullime (te njohura dhe edhe te kontestuara prej kohesh, une vetem po perseris cfare dihet) gjysem-klasike te relativitetit te pergjithshem Dhe prape, edhe vete keto spekullime, kerkojne patjeter nje gravitet kuantik dhe "duke imagjinuar sikur e kemi gjetur kete, vazhdojme me tej..." Te imagjinosh ama dicka te tille, eshte ne te njejtin nivel me sikur te imagjinosh nje univers komplet tendin! Kjo per shume njerez eshte gjeja me e thjeshte per t'u bere dhe pjesa e veshtire ngelet vendi qe ne zeme ne kete mund-te-ishte-univers.
  14. studenti100

    studenti100 Anëtar

    Re: Existenca e Universit

    Te thuash se ligji i konservimit te mases dhe ernergjise nuk i aplikohet vrimave te zeza eshte se nuk ekziston 'teoria kuantike per gravitetin', eshte sikur te thuash kemi nuk dime sa molle kemi se nuk po shohim dardhat. Ne fakt masa e vrimes se zeze mund te llogaritet thjesht nga rrezja Schwarzschild, i cili percakton edhe diametrin e vrimes se zeze. Psh toka do e kishte 9 mm rrezen nqs do ishte vrime e zeze dhe dielli 3 km. Por sipas definicionit tend, me shume qesharak se sa absurd, 'cdo' ligj fizike nuk i aplikohet vrimes se zeze. Ne fillim qetesohu pak lale se kjo eshte fjali eshte paradoksiale. Nqs nuk njihet dicka plotesisht nuk tregon se nuk njihet pjeserisht, pra po u qetesove ndoshta e kupton ku e kam fjalen. Vrimat e zeza jane nxjerre teorikisht nga ligjet ekzistenciale perpara se ato te ishin te ishin zbuluar dhe kjo si rrjedhim i zgjidhjeve te ligjeve te njohura (rrezja Schwarzschild).

    Nqs universi nuk eshte me nje energji te caktuar, atehere une (nqs se vete te kjo pika ne univers qe ti thua se ekzistonka) do dija se prej ku buron ose rrjedh kjo energji dhe mase qe e benka universin me nje energji dhe mase jo-konstante? Lind vetevetiu nga asgje (apo e dergon Zeusi me rrufe?)

    Tani une kur ha nje molle nuk kam nevoje te di sa mase ka apo sa atome ka, qe ti them dikujt se masa dhe energjia e molles eshte konstante dhe nuk lindi vetetiu. Ne fakt do ishte absurditet te mendosh se per kete ligj ta aplikosh diku duhet te dihet masa dhe energjia e ndonje sistemi. Pse nuk thua ti ku buron dhe zhduket energjia (jo transformim) ne 'nje' (jo dy a tre) pike ne univers (dhe per dijeni vrima e zeze nuk te ndihmon si shembull se nuk te le rrezja Schwarzschild) se sa une te filloj te mat gjithe masen dhe energjine e gjithe pikave ne univers?

    Lali tani une shqip fola, kur thashe se &quot;Ekuilibri nuk supozon ndonje kohe te fundme&quot;, kjo 'nuk' eshte ekuivalente me &quot;Ekuilibri supozon kohe te pafundme&quot; (ne fakt 'ti' the:<span style="font-style: italic">&quot;do te kishte arritur nje ekuiliber nese do te kishte ekzistuar pergjithmone&quot; ka kuptim per nje bashkesi te fundme elementesh (trupa, energji, kohe, etj) por nuk vlen ne rastin e nje bashkesie te pafundme&quot;</span>)

    Koha e ekuilibrit ka te beje me tranferime enegjish (pra kinetiken) brenda sistemit. 'Koha infinite' nuk e ben ekuilibrin pa kuptim si thua ti.

    Ne fakt me nje kundershembull une hedh poshte se edhe nje bashkesi te pafundme, ekuilibri ka kuptim, pra teorema jote eshte e pasakte. Prova llogjikore: Le te supozojme nje bashkesi me trupa ne cift, per cdo te trup te fohte ka trup te ngrohte, pra infinit trupa te ngrohte, infinit trup te ftohte, dhe natyrisht infinit energji E=mc^2 (por i gjithe sistemi eshte i izoluar dhe energjitikisht i mbyllur) nqs ne cdo cift afrojme te ftohtin me te ngrohtin, sistemi me infinit elemente do arrije ekuiliber ne te njejten kohe te fundme sa arrin ekulibrin nje sistem qe perbehte me vetem nje cift te ngrohte dhe te ftohte.

    Pra asnje supozim per arritje ekuilibri nuk ka nevoje qe sistemi te jete i fundem ne elemente, energji apo kohe sepse per cdo keto nevoja ka nje kundershembull i cili e ben 'supozimin e nevojes' te pavlefshem.

    [​IMG]
  15. gurax

    gurax Administrator

    Re: Existenca e Universit

    Ok pra student. Meqe ti je ne gjendje te aplikosh ligjet e fizikes ne vrimen e zeze, te inkurajoj qe te na e demonstrosh kete gje. Pyetja ime ne kete rast eshte e shkurter: &quot;Te tregohet cfare ndodh me nje grimce elementare me mase prehje kur ajo bie ne vrimen e zeze dhe mberin ne singularitetin gravitacinal te saj. Po e njejta gje te tregohet dhe per nje grimce elementare pa mase prehje. Me apartin matematik qe ti sugjeron, te demonstrohet paraprakisht ne menyre teorike per te dyja keto grimca, gjendja finale e tyre *pasi* te kete perfunduar renia ne vrimen e zeze.&quot; Te jesh i sigurt qe te tere ne qe lexojme do te jemi shume krenare per famen dhe meriten tende kur ky lajm te publikohet boterisht si arritja me e madhe e ketij 200 vjecarit te fundit si plotesimi final i dilemes se Ajnshtajnit dhe zanafilla e asaj qe eshte quajtur &quot;Theory of Everything&quot;.

    Une nuk jam mare fare me ekuilibrin e nje bashkesie te pafundme (apo te fundme) dhe po flisja per tjeter gje. Fatkeqsisht, ti nuk di te kuptosh ate qe lexon studenti sepse ne te kundert do kishe kuptuar ate qe kam shkruar si dhe nuk do kishe nxjerre ne pah paaftesine per te dalluar qe (kunder)shembulli yt mbeshtet ate qe kam shkruar, s'eshte asgje me teper sesa nje nga ajo pafundesia e fenomeneve qe permenden ne piken 2: koha e arritjes se ekuilibrit nga sistemi, rendom ne natyre eshte e fundme per nje pafundesi fenomenesh. Ok, ti arrite te gjesh nje shembull! Ok, ti nuk i shpjegon rrufete me Zeusin! Por nese ato pikat 1. dhe 2. i ke kuptuar sic po tregon se i ke kuptuar, ti je per pese me hater ne fizike, nxenes, sic eshte thene ne menyra te tjera edhe me pare shume here nga anetare te ndryshem te forumit.
  16. studenti100

    studenti100 Anëtar

    Re: Existenca e Universit

    Pyetja jote se cfare i ndodh grimcave elementare kur bien ne sigularitet gravitacional nuk ka te beje me ligjin e konservimit te energjise dhe mases. Ajo ka te beje me 'gravitacionin kuantik' qe nuk dihet per asnje grimce 'jashte' apo 'brenda' vrimes se zeze. Se nuk dihet 'gravitacioni kuantik' te asnje lloj grimce, 'jashte edhe brenda' vrimes se zeze, nuk do thote se kjo mohon ligjet e konservimit te mases dhe energjise 'jashte apo brenda'.

    Pra cfare rendesie kane dardhat kur po flasim per mollet? 'Gravitacioni kuantik' ka te beje me gjithe grimcat elementare dhe jo vetem me ato te vrimes se zeze.

    Ti ben pohime edhe pastaj harron... 'ti' the ligjet e entropise nuk i aplikohen universit se paskan vrima te zeza apo se jane te pafundme. Tani nqs terhiqesh..duke thene se 'une' nuk di 'gravitacionin kuantik', 'une' nuk kam pohuar diku se e di. Por 'ato qe pohoj' i vertetoj...dhe nuk i ngaterroj mollet me dardhat.
  17. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Existenca e Universit

    &quot;Te thuash se ligji i konservimit te mases dhe ernergjise nuk i aplikohet vrimave te zeza eshte se nuk ekziston 'teoria kuantike per gravitetin', eshte sikur te thuash kemi nuk dime sa molle kemi se nuk po shohim dardhat. Ne fakt masa e vrimes se zeze mund te llogaritet thjesht nga rrezja Schwarzschild, i cili percakton edhe diametrin e vrimes se zeze. Psh toka do e kishte 9 mm rrezen nqs do ishte vrime e zeze dhe dielli 3 km. Por sipas definicionit tend, me shume qesharak se sa absurd, 'cdo' ligj fizike nuk i aplikohet vrimes se zeze. Ne fillim qetesohu pak lale se kjo eshte fjali eshte paradoksiale. Nqs nuk njihet dicka plotesisht nuk tregon se nuk njihet pjeserisht, pra po u qetesove ndoshta e kupton ku e kam fjalen. Vrimat e zeza jane nxjerre teorikisht nga ligjet ekzistenciale perpara se ato te ishin te ishin zbuluar dhe kjo si rrjedhim i zgjidhjeve te ligjeve te njohura (rrezja Schwarzschild)&quot;.

    Student, (edhe pse e kam perseritur shpesh) ti humbet brenda asaj qe shkruan gje qe tregon veç pasionin tend amatorial qe nuk mund te kenaqe deshiren per te shpjeguar dhe me shume nuk te shpeton nga gafat.
    Kur ben pohimin e mesiperm nuk e ke te qarte se çfare jane vrimat e zeza, perndryshe nuk do te thoshe se aty vepron ligji i termodinamikes.
    Permend &quot;singolaritet&quot; dhe nuk perpiqesh te futesh qofte edhe perciptas se çfare eshte ose do te thote: Singolaritet - veçanti, rrallesi. Pak logjike ketu per te kuptuar se diçka e tille do te thote se vrimat e zeza jane ne gjendje te veçojne, ta shpien çdo gje materiale dhe Jo, sikurse edhe ligjet e fizikes e çdo lloj ligji ose fenomeni drejt ndarjes. (eshte vendi per te thene se ben gafe edhe kur thua me arrogance se, citoj mendimin tend: &quot;dhe per dijeni vrima e zeze nuk te ndihmon si shembull se nuk te le rrezja Schwarzschild&quot;... perserit... nuk te le rrezja Schwarzschild!!! eshte njesoj si te thuash une dua te shkoj ne kinema por nuk me le gishti i vogel i dores se majte...)

    Per ilustrim; vrimat e zeza jane e vetmja force e natyres qe bejne ndarjen e kohes nga hapesira(kjo tregon se kush eshte zoti i vertete), po keshtu vepron me entropine dhe kjo ka çuar dijetaret ose shkencetaret te pohojne se ENTROPIA E VRIMES SE ZEZE, eshte entropi E PERCAKTUAR prej VRIMES SE ZEZE. Varesi e plote, shperberje, ndarje e te gjithe elementeve perberes te entropise. Kjo ka nje arsye tjeter, ose shpjegon diçka shume me madheshtore, krijimin e gjithesise, te gjithesise sikurse e quajme ne, sepse ne realitet jane shume gjithesi paralele, te cilat Hawking i quan &quot;Moltiversi&quot;.
    Gjithashtu, kur flasim per paradoksin e informacionit te nje vrime te zeze, nenkuptojme pohimin se çdo informacion fizik mund te zhduket kur gelltitet prej saj.
    Me pak fjale, te gjitha ligjet i nenshtrohen vrimes se zeze dhe jo e kunderta. Eshte ajo qe ben me to ate qe e ka per &quot;detyre&quot; si kusht per te çuar ne lindjen e nje gjithesie tjeter. Dua te them shkon ne kahun e kundert me ate qe njohim ne kahun nga rregulli drejt çrregullsise.

    Nuk po futem ne analizen e gafave te tua sepse e kam kohen teper te çmuar.
  18. studenti100

    studenti100 Anëtar

    Re: Existenca e Universit

    Ej amator i talentuar aty larte, do te zesh peshk ti?

    Nga e gjete ti qe ligjet e termodinamikes nuk i aplikohen vrimes se zeze? Si fillim, vrima e zeze eshte sistem i hapur dhe jo i mbyllur perderisa po thith mase dhe energji nga graviteti.

    Ligji i dyte i pergjithesuar i vrimes se zeze thote se 'shuma e entropise se vrimes se zeze dhe e entropise jashte vrimes se zeze nuk zvogelohet kurre' (Bekenstein).

    Radiacionin Hawking e vrimes se zeze (te pakten teorikisht) e ben vrimen e zeze te humbi mase, pra te zvogelohet ne mase, kjo eshte ne perputhje me ligjin e dyte se entropia e mases se qumb ose rrezatohet nga vrima e ze eshte me e madhe se entropia qe zvogelohet lur masa bie ne vrime te zeze.

    John Preskill, fizicist, fitoi edhe bastin me Hawking ne 2005 kur i fundit tha se informacioni fizik ne vrimat e zeze nuk humbet por dhe mund ti shpetoje pertubimeve kuantike.

    Singularitet nuk eshte vecanti, rrallesi, zot apo magji. Singularitet eshte dicka qe matematikisht shkon ne infinit, psh 1/x si funksion shkon ne singularitet kur x shkon ne zero. Pra ne te njejten llogjike graviteti zmadhohet infinitisht kur kemi kurvature ne dimensionet e hapesires... Keto singularitet ne fizike tregojne se dicka mungon teorikisht dhe jo se ligjet po gllaberohen dhe tani po shikojme 'zotin'. Katastrofa ultraviolet eshte nje dicka qe kishte singularitet sipas ligjit Rayleigh–Jeans...nuk gllaberoi ndonje gje ky singularitet, vetem mungonte dicka ne teori (ligji Planck-ut)...
  19. gurax

    gurax Administrator

    Re: Existenca e Universit

    nxenes, nuk duhet te humbesh me kohe me ne qe s'marrim vesh nga keto gjera, as me leximin e shkrimeve te meparshme ne kete teme. Duhet te besh te ditura keto gjera qe thua bashke me aparatin matematikor parashikues [A] (cdo teori qe s'eshte ne gjendje te parashikoje fenomene, eshte nje teori[C] boshe dhe ne fakt quhet Fantazi) ne ndonje organizem akademik. Filloje me Akademine e shkencave dhe mbaroje me nje cmim Nobel (jo per letersi). Do te perjetesohesh si njeriu qe pa per here te pare ne vrimat e zeza dhe hapi rrugen e njerezimit per pushtimin total te Universit.
    Ndoshta ata pyesin per dicka me te thjeshte sesa nje ilustrim baze te teorise me ndjekjen e dy grimcave elementare qe bien drejt singularitetit! Ndoshta ata nuk te thone qe shprehja "ligjet e fizikes nuk aplikohen ne vrimen e zeze" flet shkurt per nje grimce/pike-materiale brenda singularitetit te vrimes se zeze dhe jo vrima-e-zeze/pike-materiale brenda ne Univers! Ndoshta ata s'te thone qe te ngaterrohen kembet duke ecur dhe po shet pseudoshkence per shkence! Ndoshta nuk shnderrohesh ne "edhe nje barcalete tjeter te lezecme nga bota e fizikes".

    "Mesoni. Ose ikni shisni qofte nese s'e beni dot, ose dicka tjeter, cdo njeri ka kufijt e vet." - Prof. Vasil Zenjo (ndjese paste)
  20. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Existenca e Universit

    (nxenesit): A e ke vrarë mendjen ndonjëherë që “singolaritet” nuk është shqip dhe se e shqipëruar do të thotë: veçanësi, veçanti, rrallësi – i rrallë?
    A je përpjekur ndonjëherë ta përshtatësh çdo përkufizim që lexon se çdo të thotë në shqip? Nëse ti nuk je në gjendje ta përkthesh në shqip si mund ta kuptosh drejt në gjuhën e huaj?
    Fakti tregon se i shtrembëron. Si do ta kuptoje përshembull shpjegimin e rrallësisë – singolaritetit, kur thuhet se është të qenët origjinal? Çdo të thotë të jesh origjinal? Pikërisht i veçantë. Po në matematikë kur thuhet se është karakteristika e një funksioni në një pikë (pikë singolare - e marrë veçan) në të cilën mungon ajo pronësi që e lidh atë me të tërën? Shto edhe funksionet olomorfe. Po në astrofizikë që është një “PJESËZ” e hapësirës dhe e kohës ku tërheqja gravitacionale është praktikisht e pafund? Çfarë kupton ti me fjalën PJESËZ?

    ***

    Fjala e ka prejardhjen nga gjuha latine.
    Më poshtë po jap kuptimet në shqip.
    Singularis – një i vetëm, vetëm, i vetmi, i izoluar, i thjeshtë, etj.
    Kuptimet e fjalëve janë nxjerrë duke shfrytëzuar literaturën e autorëve të lashtë të mbrritur deri në ditët tona.
    Ciceroni: - imperium singulare, ose “singularis potentia që do të thotë zotërim i një...”
    Ciceroni: suni quaedam in te singularia – ka disa gjëra (veti) në ty të veçanta (singularia) që gjenden vetëm te ty.
    Kodi i Justinianit: - i ilzoluar, i veçantë, tëndja në kuptimin që të përket ty dhe askujt tjetër, i shquar, i shënuar, i jashtëzakonshëm.
    Singularis – vejushë (e përdorur nga Komodo)
    Plauto: - singularius – individuale, i vetmi në llojin e vet, i rrallë.
    Seneka – singuli – një nga një, një për secilin. Singulis diebus – çdo ditë...
    E kështu, vetëm një tru i izoluar nuk i kupton dhe i kundërshton.

Shpërndajeni këtë faqe