Sigurimet Shoqerore !!

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga olololol, 13 Sep 2007.

1. olololol

olololol Fillestar

Sigurimet Shoqerore !!

U bera kaq vjet qe punoj dhe kurre skam paguar sigurime por dhe punet ku kane qene skane qene me sigurime.

Perhere e kam konsideruar pagesen e sigurimeve dicka jo te mire.

Sot ne lagje po pija kafe me nje kamionist dhe punon neper Europe me Trailer, dhe e duke biseduar per punen e tij e pyta dhe per sigurimet.

- Jo tha pse ti paguaj ?!!

Deri 65 vjec jam a s'jam gjalle me bie me mire ti mbledh vet ne banke keto leke.

Ne Itali Sindikatat bene nj eperpjekje manifestim per heqjen e sigurimeve.

Sigurimet paguhen ne baze te rroges qe merr , psh per nje rroge 1,000 euro sigurimet mund te jene 100 euro ne muaj
qe me nje llogari te thjeshte i bie 1200 euro ne vit per 40 vjet pune 48,000 euro sikur ti ndaje vet ne banke pa i prekur keto lek nuk do ish me mire ???

Normal qe shteti nga taksat mbahet ,por pse te taksohemi te dy dhe punedhenesi dhe punetori ..

Te mirat dhe te keqijat e taksave le te diskutojme per keto.

PS. Shume VIPA per shkak te taksave te larta jetojne ne vende te tjera Zvicer, Monaco etj
2. Hellena

Hellena Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Hajt se do msoheni dhe ju si t'gjith . Do bani cik numra n'fillim po pastaj skeni ca me ba .
3. olololol

olololol Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Ani na e shpejego i cik me mire te miren te keqen e kesaj gjeje ne ka per ty ?
4. Kondrapedali

Kondrapedali Kondrapedali Anëtar i Shtabit

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Llogaria Lymo osht e thjesht. Sikur ti ti rujsh vet ato pare n'bank, simas llogaris tate u bojshin nja 48000 euro. Po ti fusim edhe interesat e 40 viteve i bje t'jen diku tek 120 000 euro. Sikur ti të vdesësh 80 vjeç i bie që 120 000 eurot të të shërbejnë për 15 vjet. Po ti pjestosh kto pare do shofësh që të bie më pak se 1000 euro në muaj. Po sikur të jetosh deri në 90 vjeç? Po me ta pas bo hyqëm perënia me kalu 100? Kur ti ja jep qeveris paret, qeveria i shpërnda simas nevojave. I merr atij që nuk i ha paret e veta e ja jep atij tjetrit që ha t'vetat e t'komshiut. Po qe se s'dalin paret i fut ca nga paguesit e rinj e po teprun mos ki fryk se ja gjejn venin.

Si thu, a ja vle me i pagu sigurimet shoqërore?
5. marina s.

marina s. Anëtar aktiv

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Sigurimet shoqerore mund te konsiderohen si investim qe gjithkush ben per nje periudhe te caktuar te jetes se vet. Po marr shembullin e 48 mijshes qe dhe ti. Ideja qe t'i mbyllesh ne banke eshte shume me tunduese se ideja qe t'i derdhesh si kontribut ne shtet,por ka diçka qe anashkalohet ketu. Vlera e parase varet nga mbarevajtja ekonomise se vendit. Ne te ardhmen mund te vijne periudha krizash(dhe eshte shume me i larte probabiliteti qe te ndodhe nje gje e tille se sa mund te mendosh) te tilla qe ate 48 mijeshin ty te te duhet ta shpenzosh per te shtyre max 2 muaj. Duke qene se ti je ne moshe te thyer e duke qene se nuk ke pension(pasi s'ke derdhur kontributet) ca do hash muajin e trete?
E leme kete rastin qe paraqita me lart dhe marrim nje rast tjeter. E zeme se kushtet ekonomike ne Shqiperi qendrojne te pandryshuara per 80 vitet e ardhshme. Nje pyetje kam une:ty tu deshen 40 vjet per t'i mbledhur ato 48 mije €,vertete mendon se duhet po aq shume kohe qe t'i shpenzosh? Te dalin ty per 30 vjet te tjera ato?

Pashe qe more shembull vipat. Lymo me le te them i gjo....ato vipat me verte i fusin paret ne banke,po nuk i lejn aty e t'i mbyllin gryken qypit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif . Investojne ne pasuri te patundshme babe duke blere toka,hotele,vila...pasuri qe,sido te shkojne gjerat, te sigurojne gjithmone te ardhura te kenaqshme po te dish t'i shfrytezosh.

Per njerezit me te ardhura mesatare e mira eshte te paguajne taksat qe te sigurojne pension per pleqerine.

Ju rafte llotaria popull /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
6. Admir

Admir Anëtar aktiv

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Dy gjera jane te sigurta ne jete, vdekja dhe taksat!

S'e maj men kush e pat than...
7. MLK

MLK Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Dy gjerave nuk mund tu shpetosh ne jete eshte diktoni...

Pa shkuar deri te te mirat e te keqijat, ne rradhe te pare duhet thene qe sigurimet shoqerore jane te detyrushme.
Se dyti, sigurimet shoqerore nuk sherbejne vetem per te kontribuar per pensionin, po jane te ndara ne zera te ndryshme, e kjo varet nga shtetet qe jetojme.
Ne sigurimet shoqerore, bejne pjese sigurimet mjeksore, sigurimet ne rast semundjeje (pra kush mer persiper ne rast se je me raport psh); ke sigurimet ne rast humbje vendi te punes....e keshtu me rradhe. Sigurisht qe ne sigurimet shoqerore perfshihen dhe sigurimet per pensionin.

Ajo qe duhet te qartesohet per mendimin tim, eshte fakti se parate qe derdhim sot ne arken e shtetit per pjesen e pensionit, nuk sherbejne per te paguar pensionet tona te ardheshme( nese do kemi ndonje dite) por per te paguar pensionet e atyre qe jane sot ne pension.

Dalja ne pension e pagesa e tij nga shteti eshte nje fenomen relativisht i ri ne shoqerite perendimore, ai erdhi pas lufytes se dyte boterore, keshtu qe brezi i pensionistave te pasluftes, nuk kane derdhur kokerr leku ne arken e sigurimeve shoqerore, pra jane apo ishin duke mare para, nga parate e atyre qe punojne e kontribojne ne arken e perbashket.
Dmth ne po paguajme para per solidaritet e keto para kontribojne per pagimin e pensioneve te prinderve tane.
8. policia

policia Anëtar aktiv

Re: Sigurimet Shoqerore !!

problemi eshte se ne paguajme shume me teper sec marrim pension (nese e arrijme kuptohet) kane punuar prinderit e mi gjithe jeten mesues, kane derdhur sigurimet shoqerore cdo muaj(se mos ishte me deshire)dhe tani pensionin e kane qesharak. kane paguar sigurime shendetesore, po mjekja e lagjes vetem me nje aparat tensioni qe ka ne ate kliniken shteterore, i mbesin ne dore kur te duash prinderit e mi, keshtu qe do te shkojne patjeter te privati...
dhe po te mos jete ai vellai im qe i sjell leke cdo muaj, prinderve te mi i binte te jetonin vetem me buke thate dhe me uje cezme...
9. MLK

MLK Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Prindet e tu nuk kane se si te kene derdhur sigurime shoqerore gjithe jetes, nga 1991 ndofta pasi perpara Shqiperia nuk ka pas taksa ne teori, keshtu qe ska se si ta dim kane paguar shume apo kane paguar pak prindit.
E dyta, gjysherit e tu kane mare pensionin ne mos gaboj gjate komunizmit, si çdo shqiptar tjeter pensionist.
A paguan ndonje kacidhe gjate jetes se tyre per ta merituar pensionin ?
10. marina s.

marina s. Anëtar aktiv

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Originally Posted By: policia

kane paguar sigurime shendetesore, po mjekja e lagjes vetem me nje aparat tensioni qe ka ne ate kliniken shteterore, i mbesin ne dore kur te duash prinderit e mi, keshtu qe do te shkojne patjeter te privati...

Sigurimet shendetesore u vune ne Shqiperi pas 1994 me duket dhe pagimi i tyre eshte i detyrueshem per cdo person ekonomikisht aktiv (dmth qe eshte me pune). Keshtu qe i bie se per nje pjese te mire te jetes se tyre prinderit e tu( dhe gjysherit te mi...) nuk kane paguar asnje kacidhe qe te ishte e destinuar ekskluzivisht per shendetesine. Me arsyetimin tend qe ne japim me pak se ç'marrim,pra me mire mos me dhan fare, i bie qe prinderit e gjysherit tane as ate aparatin e tensionit te mos e meritojne lere pastaj rekomandimin nga mjeku per analiza ne spital,rimbursimin e ilaçeve etj.

Duhet te kuptoni njerez qe ne jetojme ne SHOQERI: ndihma dhe detyrimet jane te ndersjellta. Gjithkush nga ne perfiton diçka nga te tjeret ashtu si te tjeret perfitojne nga ne. Perveç kesaj, ata qe jane me ne gjendje duhet te marrin persiper edhe ata qe jane me te pafat...kjo eshte te jetosh ne komunitet,bashkesi.Kur e bejne edhe ujqerit kete....
11. policia

policia Anëtar aktiv

Re: Sigurimet Shoqerore !!

E dyta, gjysherit e tu kane mare pensionin ne mos gaboj gjate komunizmit, si çdo shqiptar tjeter pensionist.
A paguan ndonje kacidhe gjate jetes se tyre per ta merituar pensionin ?

po sigurisht more zoteri qe kane punuar dhe me 3 turne po deshe, pse me ne kohe te skenderbeut kane jetuar gjysherit e mi qe po me ben kete pyetje ti mua...
pastaj mos merr persiper me fol per gjysherit e mi se sistemi i Enver Hoxhes ia sekuestroi te gjitha pasurite dhe pronat dhe kane dhene icik me shume se nje kacidhe edhe sikur mos te kishin punuar fare ne kohen e dulles, per ta shperndare ne menyre te barabarte...
12. policia

policia Anëtar aktiv

Re: Sigurimet Shoqerore !!

dhe tjeter une nuk po them te mos paguhen sigurimet, por po them qe atehere kur te na duhen te na vijne ne ndihme...
se tani u kujtova ndoshta ne kohen e enverit sigurime shendetsore ndoshta nuk jane paguar (nuk e di mire) por ama eshte paguar qiraja e shtepise gjithe jeten.
13. Julianna

Julianna Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Originally Posted By: MLK

Prindet e tu nuk kane se si te kene derdhur sigurime shoqerore gjithe jetes, nga 1991 ndofta pasi perpara Shqiperia nuk ka pas taksa ne teori, keshtu qe ska se si ta dim kane paguar shume apo kane paguar pak prindit.
E dyta, gjysherit e tu kane mare pensionin ne mos gaboj gjate komunizmit, si çdo shqiptar tjeter pensionist.
A paguan ndonje kacidhe gjate jetes se tyre per ta merituar pensionin ?

Fakti se sistemi ka qene ndryshe nuk do te thote se sot ata njerez qe punuan nga 40 vjet duhen lene ne meshire te fatit.

Ata kontributin e tyre e kane dhene si do qe te jete.
14. MLK

MLK Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Te mos lindin keqkuptime, kur them "gjysherit e tu" policia, nuk e kam fjalen personalisht per ty, po per nje brez ne pergjithesi, po meqe dole me kete llogjike, mora nje shembull konkret per njerez te aferm.
Sigurisht qe ka persona qe u sekuestruan pasurite me ardhjen e komunizmit e kjo ishte nje padrejtesi, po ne te njeten kohe, mos harrojme qe jetonim dhe jetojme ne vendin me te varfer te Evropes, keshtu qe nuk mund te pretendojme se gjithe popullit dhe gjithe atij brezi ju sekuestruan miliona!
Qendra e Tirones ku sot eshte Pallati Kultures ka qen me kioska ku punonin teneqezhij, apo harruat!

Brezi qe ishte nga 50 vjeç pas lufte, kontriboj per sigurimet shoqerore vetem 5 apo 10 vjet e jo nga 40 vjet siç i kerkohet brezit te sotem. Pra morren pensionin pa patur nevoje qe te kontribojne per te. Keto para u paguan nga kontributet e brezit te prinderve tane.
Pra sot, brezit tone i kerkohet te paguaje sigurimet shoqerore per te financuar pensionet e prinderve tane, pasi parate e kontributeve te prinderve tane, nuk shkuan ne arke per pensionet e tyre, po ju paguan si pension gjysherve dhe gjysheve tona.
Eshe e drejte apo jo kjo, kjo eshte nje teme me vete, e nuk ju futa kesaj teme, po thjesht u mundova te qartesoj realitetin.
15. MLK

MLK Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Ti po don me me punesu si konsulent pensionistash ne AF apo si goce ? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
16. Julianna

Julianna Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Besoj se jane vitet e fundit te punes, per numur nuk e di, 3... 5 nuk jam e sigurt.
17. MLK

MLK Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Ka dy sisteme mos gaboj i pari per pensionistet qe kane lene punen para 1994-95 dhe i dyti qe aplikohet per ata qe kane dale ne pension pas kesaj periudhe. Sistemet kanbe ardhur duke u unifikuar , te pakten keshtu ka qen deri vone.
18. olololol

olololol Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Originally Posted By: Kondra

Llogaria Lymo osht e thjesht. Sikur ti ti rujsh vet ato pare n'bank, simas llogaris tate u bojshin nja 48000 euro. Po ti fusim edhe interesat e 40 viteve i bje t'jen diku tek 120 000 euro. Sikur ti të vdesësh 80 vjeç i bie që 120 000 eurot të të shërbejnë për 15 vjet. Po ti pjestosh kto pare do shofësh që të bie më pak se 1000 euro në muaj. Po sikur të jetosh deri në 90 vjeç? Po me ta pas bo hyqëm perënia me kalu 100? Kur ti ja jep qeveris paret, qeveria i shpërnda simas nevojave. I merr atij që nuk i ha paret e veta e ja jep atij tjetrit që ha t'vetat e t'komshiut. Po qe se s'dalin paret i fut ca nga paguesit e rinj e po teprun mos ki fryk se ja gjejn venin.

Si thu, a ja vle me i pagu sigurimet shoqërore?

Atehere derisa sot une rroj me 1000 euro ne muaj me 48.000 euro spo i llogaris interesat une jetoj edhe 48 vjet apo jo , ja po ta ze se do jem i afte deri 55 vjec me punu ne total i bie 103 vjec Sa RRapi Mashkullores serish do me dilnin apo jo ??

Puna eshte se me verte une i paguj kto taksa por ama ne asnje vend nuk me hyjne ne pune , gjithandej leke do jap prape sado te permirsohet ky sherbim deri ne nje x mase do te sherbejne me tutje paguaj.

A taksohet pronari , pse te taksohem dhe une ?

Plaka ime ka punu 20 vjet duhet me prit s ate behet 65 vjec me more ate te mallkuar pencioni qe ne shifra i bie 60-80 mije lek te vjetra.
19. MLK

MLK Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

Ku e ke bo shkollen ti Lymo ? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif Jo per gjo po zysha jote matematikes meritoka 20 vjet burg per korrupsion /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
Si te del llogaria me 48 mije euro me jetu me ka 1 mije euro ne vit per 48 vjet ty ? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/rolleyes.gif
Do zoti ke nonji formule te mire se vallaj ta blej 10 mije euro /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
20. olololol

olololol Fillestar

Re: Sigurimet Shoqerore !!

UPSSSSSSSSSSSS HARROVA 12 MUAJ UNE LOL

Shpërndajeni këtë faqe