Sipas Sokratit.

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Henri Anderson, 15 Dec 2002.

  1. Henri Anderson

    Henri Anderson Primus registratum

    Sipas Sokratit.

    Ne nje pyll nese nje peme bie kur ska njeri ta degjoje ajo bie pa zhurme.
    Ju si mendoni?
     
  2. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    chka nese une e vendosi nji mikrofon aty ngat?
     
  3. Henri Anderson

    Henri Anderson Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    manga
    Me vjen keq te ta them por ti nuk e paske kuptuar se per cfare behet fjele ne te vertete. Eshte filozofike, thellohu ca.
     
  4. DARIO

    DARIO Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    se e kupton se eshte e kote te bej zhurme
     
  5. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    ??!! - shpjegoma problemin, t'lutem...
     
  6. GLAMOR

    GLAMOR Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Zhurme nuk eshte tjeter vecse levizja e valeve te ajrit qe detektohen nga veshi. Kur pema bie, pavaresisht nga fakti qe personi nuk eshte i pranishem ne pyll mekanizmi i levizjes nuk ndryshon. Per mendimin tim, pema bie me zhurme. (Ne pyll ndodhen gjallesa te tjera qe kane sensory perception.)
     
  7. Essenza

    Essenza Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Pyll= siperfaqe e konsiderueshme toke mbjell eme peme e te tjera jeshillleqe.
    Qe ketu nulizohet faktori " vetmi".. te pakten per sa i perket pemes dhe llojit te saj.
     
  8. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    rikthim n'temen e drunit qi bjen:
    problemi fillozofik qi kjo pytje (nuk m'duket qi asht e sokratit, po nejse...) asht problemi i ashtuquajtun i interferences s'egzistences. dmth, nese njeriu nuk egzison (nuk asht n'pyll), at'here a ka kuptim me fole per zhurmen qi ramja e drunit e shkakton. fizikisht, zhurma asht vale presioni, e cila egziston pamvarsisht prezencen e njerise. fillozofikisht, n'traditen ma t'mire t'fillozofise, ksaj pytje mujme me ju gjegje me nji pytje: a kish me qene bota ndryshe, po t'kishim qene na ndryshe? per ket arsye, une kam pyte ma nalte: chka ndodh nese une e vendosi nji mikrofon, i cili asht i pamvarun prej nesh, e edhe prej drunit, e megjithate mundet me sherbye si mjet i neperndeshjes s'egzistences s'pamvarun t'drunit qi bjen, e t'njeriut...

    idea juej?
     
  9. Guest

    Re: Sipas Sokratit.

    jashte teme
     
  10. shine*

    shine* Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Shpegimin shkencor te te degjuarit e keni dhene, por fjala degjim ka nje kuptim te ndryshem per secilin nga ne. Kjo ben qe pergjigjia e kesaj pyetje te jete e ndryshme nga nje njeri tek tjetri.......

    ... to be continued....
     
  11. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Sipas Sokratit.

    Po ben zhurme, e verteta qendron jashte njeriut, dhe njeriu nuk eshte qendra e kaesaj bote.
    Une
     
  12. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Sipas Sokratit.

    Sigurisht qe ben zhurme, pavaresisht pranise se veshit. Por sipas meje, njeriu eshte qendra e kesaj bote, mbjellesi i pemeve apo edhe prishesi i tyre. Nuk mund te jete sigurisht pema!

    Ky pohim imi mund te transmetohet edhe si argument se perderisa pema ben zhurme kur bie, edhe nese nuk e degjon, atehere edhe Zoti mund te ekzistoje fare mire, "te beje zhurme", pavaresisht se nuk degjohet...

    Pergjijja ime paraprirese do te ishte se une pemen e degjoj, e shoh e prek, e mbjell, e prish dhe e rimbjell. Te njejten gje bej edhe me zotin..., dhe perderisa pranoj se pema nuk me komandon mua, detyrohem te pranoj se as zoti nuk ben keshtu. PERKUNDRAZI...
     
  13. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Sipas Sokratit.

    Vis, sic u shpreha dhe me siper e verteta qendron jashte nesh, pra me fjale te tjera se c'fare ti vendos te pranosh apo jo , prape nuk e e ndryshojne te verteten (pra dhe Zotin, pasi Ai eshte e verteta).
    Ketu sillet dhe puna e pemes, panvaresisht nga perceptojme ne, fakti ngelet qe pema "zhurmen" e ben.
    Thelbi i teorise se relativitetit, asgje nuk eshte realtive pervec perceptimit.
    Une
     
  14. shine*

    shine* Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Po mire kush ja ka dhene perkufizimin fjales "zhurme" apo "te degjuarit"? Njeriu.
     
  15. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    nese nji gja perkufizohet, kjo s'do me thane qi po e ban t'qenshme ate gja...mendo kshtu: je tuj ece edhe paprite e shkel gjylpanen. deri n'ate moment ti s'ke kene i vetdijshme per prezencen e gjylpanes, por me shkeljen e saj, e me perceptimin e saj permes dhimbjes, gjylpana merr kuptim per ty.por, kjo s'do me thane qi gjylpana s'ka kene aty edhe para teje...

    (...to be continued...)
     
  16. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    chka asht e verteta? a arrihet te e verteta me fakt shkencor, apo me besim n'zotin? nese e pranon qi te e verteta mrrihet me fakt shkencor, at'here qysh arsyetohet egzistenca e zotit, perderisa ai nuk hyn n'asnji prej ekuacioneve shkencore...per ma teper, a asht ma i gjithefuqishem ligji natyror apo zoti (e di qi zoti ka ba me u ringjalle njeri, krishti, e kjo bjen n'kundershti me ligjin natyror, por...)?

    (...to be continued...)
     
  17. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    konsidero rrximin e nji peme (ose emitimin e valeve elektromagnetike) me nji yll (ose planete), per t'cilen as qi dijme gja (ose qi dijme dishka) - psh, konsidero shperthimin e supernoves, qi asht vrejte me 1987, e qi n'fakt ka ndodhe para 17 000 vjete. ate as qi e ka shkaktue, e n'ta as qi ka ndikue njeriu; por, megjithate, ai shperthim egziston. dmth, sa asht i forte argumenti qi njeri e mbjelle edhe e kontrollon pemen?
     
  18. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Sipas Sokratit.

    Sic e thashe eshte dicka jashte nesh. Pra psh topi im i futbollit ka vetite e tij, dhe panvaresisht se si une i perceptoje keto , prape vetite e tij ngelen ato qe ka. Sado qe te them une qe eshte ashtu apo keshtu vetite e tij nuk do ndryshojne.
    E verteta eshte nje! Pastaj ka me qindra interpretime.


    a arrihet te e verteta me fakt shkencor, apo me besim n'zotin?

    Varet se c'fare quan ti fakt shkencor dhe c'fare quan ti zot. Per mua llogjika e thjesht eshte nje fakt shkencor dhe ta tregova se si e llogjikoj te verteten. Sa per Zotin, e sigurte qe arrihet tek e verteta, pasi ai eshte e verteta.

    nese e pranon qi te e verteta mrrihet me fakt shkencor, at'here qysh arsyetohet egzistenca e zotit, perderisa ai nuk hyn n'asnji prej ekuacioneve shkencore...


    Ou?! I sigurte per kete? Shkenca nuk e ka mohur ekzistencen e Zotit, thjesht thote qe nuk dime si ta vertetojme. Por s'do mend qe nuk dine, sepse Zoti nuk eshte gje fizike por eshte fryme, keshtu qe shkenca nuk ka c'ti vertetoje me ligjet e saj. Eshte njesoj si puna e asaj qe perpiqeshin te shprehnin me ligjet e mekanikes kur shpejtesia ishte afer asaj te drites. Kur shkon tek shpejtesia e drites ligjet e mekanikes hidhi poshte.


    per ma teper, a asht ma i gjithefuqishem ligji natyror apo zoti (e di qi zoti ka ba me u ringjalle njeri, krishti, e kjo bjen n'kundershti me ligjin natyror, por...)?


    Kush eshte ligji natyror? Kush e ka bere ligjin natyror?
     
  19. Henri Anderson

    Henri Anderson Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Sokratesi ka jetuar lindur ne 470 para eres sone dhe ka vdekur 399 po para eres sone. Atehere nuk ka pasur as mikrofone as vale elektromagnetike apo ku di une se cfare tjeter. Kjo shpreheje eshte vetem filozofike. Dikush e ve ne dyshim qe ta kete thene Sokrati. Nese do te kesh kohen mundesine dhe njohurite e duhura per te bere disa kerkime beji ato dhe do e gjesh kur, ku dhe pse e ka thene Sokrati.

    Guys, nuk ka aspak te beje me zhurmen si tingull.
     
  20. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    henri anderson, at'here ka pase vale elektromagnetike, po s'ka pase mikrofone...
    nuk e di se chfare pergjigjje pret prej ksaj pytjeje, e as nuk e di se qysh je kah e mendon diskursin. si hapes i temes, na ke borxh nji shpjegim ma t'detajuem per pikpamjen tande n'ket problematike...
    sa per copyrights t'ksaj chashtjeje, une e di qi asht pytje e ngritun prej murgjive budiste, por syn t'them filan fisteku e ka ba i pari. get qi e ka ba sokrati, e per kete, ta kisha dite per nder me na e dhane noj reference...
     

Shpërndajeni këtë faqe