Sipas Sokratit.

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Henri Anderson, 15 Dec 2002.

  1. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    gabim. logjika nuk asht fakt shkencor. per ma teper, ka fakte shkencore qi bijne n'ndesh me llogjiken (po t'dush t'japi, por m'duhet me u thellue n'mekanike kuantike, e at'here dalim komplet jashte ktij debati per lisa e pyje). per ma teper, koheve t'fundit jane zhvillue nji grumbull logjika joaristoteliane, e qi jane plotsisht jashte mendjes s'shndoshe...
    e sakte, shkenca nuk e mohon zotin, por as nuk e pohon. get qi chashtja e egzistences s'zotit n'shkence asht ekuivalente me chashtjen e egzistences s'zhurmes n'pyll.

    pergjigjje me pytje (sipas paskalit): nese zoti asht i gjithefuqishem, at'here a asht ai n'gjendje me e ba nji mur aq t'madh e t'nalte, sa qi as vet mos me mujte me e kapercye?
    syn t'pergjigjem kjarte se chka asht ligji natyror, por di me t'thane qi ligjin e ka ba natyra...ke kujdes nese m'thue qi natyra asht zoti, sepse perfundon si spinoza e pandeistat tjere, perfundon si heretik :)...

    ke thane qi zoti asht e verteta - pse duhet me pase dy emna (ide, sipas platonit...) per t'njajten gja?
     
  2. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Sipas Sokratit.

    Me vjen keq cemi por nuk jam dakort me ty. Llogjika ben en vetete nje fakt shkencor, dhe eshte burimi i shumices se ligjeve shkencore. Nuk do te thote qe eshte fakt absolut, por ekzistojne keta ne shkence??? Pra llogjika eshte nje fakt shkencor qe mund te perdoret per ti dhene pergjigje dickaje llogjike. Pastaj ligjet fizike etj, mund ta mbeshtesin, ta kundershtojne ose mund te mos jene ne gjendje ti japin pergjigje fare, si ne rastin konkret.


    e sakte, shkenca nuk e mohon zotin, por as nuk e pohon. get qi chashtja e egzistences s'zotit n'shkence asht ekuivalente me chashtjen e egzistences s'zhurmes n'pyll.


    Pikersiht ate desha ta theksoj, qe shkenca nuk e mohon. Detyrimisht kjo sjell qe duhen provuar menyra te tjera, jashte shkences per te vertetuar ekzistencen e tij.


    pergjigjje me pytje (sipas paskalit): nese zoti asht i gjithefuqishem, at'here a asht ai n'gjendje me e ba nji mur aq t'madh e t'nalte, sa qi as vet mos me mujte me e kapercye?


    Perseri je ne gabim te shtrimi t te pyetjes, (se bashku me paskalin /pf/images/graemlins/tongue.gif ). Po ta lexosh me kujdes ate pytjen tende do vesh re, qe po pyet per dicka qe nuk ka kuptim. Zoti eshte fryme, keshtu qe vetite si kapercimi nuk vlejne, thjesht jane jashte dimesionit te Zotit. Kjo eshte gabimi llogjik qe behet shpesh ne njerzit perdite, sepse kerkojne ti bejne nje imazh fizik Zoti. Per ta bere me te qarte (nuk eshte ekuivalente por jepe idene): A do ishte dashuria ne gjendje te bente nje mur aq te lart sa nuk do e kapercente dot vete?!?!?!!?. Sic e sheh ka nje gabim llogjik ne shtrimin e pyetjes.


    syn t'pergjigjem kjarte se chka asht ligji natyror, por di me t'thane qi ligjin e ka ba natyra


    Ke ndonje fakt shkencor per kete?? Kujdes kur te pergjigjesh /pf/images/graemlins/wink.gif


    ke thane qi zoti asht e verteta - pse duhet me pase dy emna (ide, sipas platonit...) per t'njajten gja?


    Emra apo ide? Ne qofte se thua per emra, nuk e shikoj problemin, une kam shume emra psh.
    Nqs e ke per ide, idete behen prej njerezve, te frymezuar nga djalli.
    Meqe nga c'kam lexuar prej teje kam vere qe je goxha i ditur, kam nje pyetje per ty:
    Nqs ke nje fushe te madhe dhe ne mes ke nje peme, dhe do qe te besh te mundur qe kjo peme te mos shikohet por nuk je i lejuar ta presesh si peme, c'fare ben? (pergjigja do te jap pergjigje dhe per pyetjen tende te mesiperme)

    Gjithe te mirat
    Une
     
  3. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Sipas Sokratit.

    Cemi, sipas meje, ajo puna e te kontrolluarit te njeriut mbi pemen, vlen edhe per yjet. Nje njeri i vogel ne moshe nuk mund te mbjelle nje peme, jo ende. I rrituri, po. Keshtu ndodh edhe me kontrollin e njeriut mbi yjet(apo Supernoven); njeriu i sotem nuk mund te kontrolloje shperthimin e nje ylli, por neser...
     
  4. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    mue nuk m'vjen keq hiq per ate qi s'je dakord me mue, sepse po t'ishe, at'here s'i kishim trazue kto ujna hiq...
    tash, pike s'pari nji kjartsim: llogjika asht metode, rruge, per me mrri te fakti shkencor. psh, fakt shkencor asht qi shpejtsia e drites asht 3E8 m/s, por askush s'di me t'kallxue se pse bash kjo vlere. n'anen tjeter, fakt shkencor asht qe dielli asht ma i madh se toka, por te ky fakt asht ardhe permes llogjikes, e jo permes eksperimentit (si, psh rasti i shpejtsise s'drites). po m'duket qi te dyte jemi tuj fole per llogjiken e dyte, demek diell toke...
    ajo qi dashta me thane heren e kalume ishte qi llogjika asht tregue e pamjaftueshme per zhvillimin e shkences, e shkenca, brenda limiteve t'veta, e mban eksluzivitetin e t'vertetes. dmth, si rast trivial, dilema e drunit qi bjen n'pyll asht zgjidhe permes shkences, tuj i dhane pergjigjje pozitive: po, druni qi bjen ban zhurme.


    shih qysh asht zhvillue shkenca: s'pari e ka heqe token prej qendres s'gjethchkajes, pastaj e hoqi edhe kuptimin fizik t'parajses e t'ferrit, pastaj i ka marre n'gjini t'vet dilemat fillozofike (demek, qysh asht krijue bota, qysh vepron, etj etj), tuj i hudhe n'anen e metafizikes kuptimet per shpirt, zot, jete pas vdekjes, miresi e keqsi, etike n'shume gjana (kujto klonimin e bomben atomike)...besa, me vertetimin e nji pike fillestare t'gjithsise (big bang) ka gjasa qi shkenca e jep shpjegimin per zotin...
    perndryshe, je shprehe qi s'ka t'verteta absolute n'shkence. gabim e ke; pa marre parasysh interpretimin qi ja ban, ligji shkencor asht absolut, thjesht, asht e vertete absolute. ajo qi e permende me ligjet e mekanikes e t'relativitetit duhet kuptue kshtu: mbrenda limiteve t'shpejtesive t'vogla n'krahasim me ate t'drites, ligjet e njutonit per mekanike paraqesin sistemin e t'vertetes absolute. ato jane zoti e chkado tjeter, sepse syn ju ike. dmth, molla ka me ra n'toke me nxitim gravitacional prej 9,8 m/s^2, trupi qi asht n'levizje t'njitratjshme drejtvizore ka me e ruejt ate gjendje, perderisa nji force tjeter t'mos veproje mbi ta, etj etj...a i ka mbrrite shkenca limitet e veta? n'disa lami po. psh, mekanika e njutonit per trupa t'ngurte asht mbylle perfundimisht edhe aty s'ke chka me zbulue ma - krejt t'vertetat absolute aty jane shpalue lakuriq.
    nope - une e miku jam i mire, zotni paskali, s'jem gabim aspak...ideja, t'cilen ti e kape menjiheri, ishte me kallxue qi syn diskutohet me llogjike per njiketo chashtje, prandaj ky diskurs kerkon nji mnyre tjeter t'rezonit...thjesht, deshta me kallxue qi, chashtja e drunit qi bjen, n'aspektin metafizik e fillozofik, qysh e lyp andersoni, syn shpjegohet me llogjike e me shkence (n'fakt, asht shpjegue, qysh e thash edhe ma nalte, por kush don me e t'hollue, at'here duhet me dale n'sfera tjera)...
    sinonimi i dashnise e zotit asht shume gja e madhe e domethanse - (eh, ju katolikte e keni t'forte teologjine, jeni tuj e ndertue qi 2000 vjet). por, prap po them, kjo asht sfere e metafizikes, prandaj fakti shkencor, sot per sot, s'hyn ktu e syn jep pergjegjje. athue, qysh kish me qene reagimi kur t'shpjegohet dashnia si nji kombinim kemikaliesh t'cilat bajne njifare shperndamje t'valeve elekromagnetike n'trunin e njerit? une syn e kuptoj zotin si vale elekrtomagnetike...

    - fubollist, kam fakt shkencor per ate qi ligjin e natyres e ka ba natyra, edhe ate pa t'hollime semantike, por thjesht llogjike e shkencore (gjasa e egzistimit t'unverseve tjera, me ligje tjera t'natyres; ose, pse s'jane ligje t'natyres te tana teoremat matematike; etj etj). por, ma merr mendja qi i kisha merzite lexuesit tjere po hyna me elaborue n'lidhje me ket pune...

    gjuha: keqkuptimet n'boten njerzore lindin prej mosmarrveshjes n'gjuhe. zaten, kam bindjen qi e gjithe fusha e fillzofise asht tkurre n'gjuhe - n'dhanjen e kuptimit gjanave t'ndryshme. ate qi ti e quen djall, une e quej motorr drejt msimit e gjetjes te s'rese...
    natyrisht, mundesh me e quejt qysh t'duesh, n'dash zot, n'dash dashni, n'dash e vertete, edhe gjethchka asht ok perderisa e din se per chka je tuj fole. por, ke kujdes, se spinoza e ka quejt natyre, e pastaj ai asht shpalle heretik...

    qorrimi i t'tjereve s'asht pergjigjja...
     
  5. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    po, absolut...nji prej ideve ma t'mira qi e kam lexue prej carl saganit (bile, edhe dagllas adamsit) ka kene ideja qi njeriu bjen n'kontakt me mbeturinat e nji civilizimi aq t'perparuem, sa qi ka kene n'gjendje me u marre me probleme t'urbanistikes s'galaktikave...por, megjithate, kush e bani perderisa njeriu s'ishte kndej pari? edhe, a mos po e hjeke kjo njerine prej qendres?
     
  6. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Sipas Sokratit.

    Rendesi ka bie dakort me mua ketu, per ceshtjen e llogjikes.


    shih qysh asht zhvillue shkenca: s'pari e ka heqe token prej qendres s'gjethchkajes, pastaj e hoqi edhe kuptimin fizik t'parajses e t'ferrit, pastaj i ka marre n'gjini t'vet dilemat fillozofike (demek, qysh asht krijue bota, qysh vepron, etj etj), tuj i hudhe n'anen e metafizikes kuptimet per shpirt, zot, jete pas vdekjes, miresi e keqsi, etike n'shume gjana (kujto klonimin e bomben atomike)...besa, me vertetimin e nji pike fillestare t'gjithsise (big bang) ka gjasa qi shkenca e jep shpjegimin per zotin...


    Dyshoj shume qe shkenca do jape ndonje pergjigje per Zotin duke duke ndjekur pisten e bing bang. Thjesht si teori bje ne kundershtim me faktet shkencore.


    perndryshe, je shprehe qi s'ka t'verteta absolute n'shkence. gabim e ke; pa marre parasysh interpretimin qi ja ban, ligji shkencor asht absolut, thjesht, asht e vertete absolute. ajo qi e permende me ligjet e mekanikes e t'relativitetit duhet kuptue kshtu: mbrenda limiteve t'shpejtesive t'vogla n'krahasim me ate t'drites, ligjet e njutonit per mekanike paraqesin sistemin e t'vertetes absolute. ato jane zoti e chkado tjeter, sepse syn ju ike. dmth, molla ka me ra n'toke me nxitim gravitacional prej 9,8 m/s^2, trupi qi asht n'levizje t'njitratjshme drejtvizore ka me e ruejt ate gjendje, perderisa nji force tjeter t'mos veproje mbi ta, etj etj...a i ka mbrrite shkenca limitet e veta? n'disa lami po. psh, mekanika e njutonit per trupa t'ngurte asht mbylle perfundimisht edhe aty s'ke chka me zbulue ma - krejt t'vertetat absolute aty jane shpalue lakuriq.


    Pra, me fjale te tjera, ligje shkencore absolute qe te zbatohen kudo nuk ka. Kete desha dhe une te vija ne dukje.

    nope - une e miku jam i mire, zotni paskali, s'jem gabim aspak...ideja, t'cilen ti e kape menjiheri, ishte me kallxue qi syn diskutohet me llogjike per njiketo chashtje, prandaj ky diskurs kerkon nji mnyre tjeter t'rezonit...thjesht, deshta me kallxue qi, chashtja e drunit qi bjen, n'aspektin metafizik e fillozofik, qysh e lyp andersoni, syn shpjegohet me llogjike e me shkence (n'fakt, asht shpjegue, qysh e thash edhe ma nalte, por kush don me e t'hollue, at'here duhet me dale n'sfera tjera)...


    Me fal, mu duket sikur ti dhe Paskali deshet pergjigje per nje pyejte. Nuk mendova qe ishte retorike.


    sinonimi i dashnise e zotit asht shume gja e madhe e domethanse - (eh, ju katolikte e keni t'forte teologjine, jeni tuj e ndertue qi 2000 vjet). por, prap po them, kjo asht sfere e metafizikes, prandaj fakti shkencor, sot per sot, s'hyn ktu e syn jep pergjegjje. athue, qysh kish me qene reagimi kur t'shpjegohet dashnia si nji kombinim kemikaliesh t'cilat bajne njifare shperndamje t'valeve elekromagnetike n'trunin e njerit? une syn e kuptoj zotin si vale elekrtomagnetike...


    Pike se pari une nuk jam katolike dhe nuk e perdora dashurine per sinonim per Zotin, (sic e theksova dhe tek postimi im i mesiperm). Qe thjesht nje shembull per te bere me te afert kuptimin e asaj qe po thoja (nuk je vetem ti qe lexon ketu /pf/images/graemlins/wink.gif ).


    - fubollist, kam fakt shkencor per ate qi ligjin e natyres e ka ba natyra, edhe ate pa t'hollime semantike, por thjesht llogjike e shkencore (gjasa e egzistimit t'unverseve tjera, me ligje tjera t'natyres; ose, pse s'jane ligje t'natyres te tana teoremat matematike; etj etj). por, ma merr mendja qi i kisha merzite lexuesit tjere po hyna me elaborue n'lidhje me ket pune...


    Perkundrazi do isha i ngazellyer ti lexoja shpjegimet e tua.


    gjuha: keqkuptimet n'boten njerzore lindin prej mosmarrveshjes n'gjuhe. zaten, kam bindjen qi e gjithe fusha e fillzofise asht tkurre n'gjuhe - n'dhanjen e kuptimit gjanave t'ndryshme. ate qi ti e quen djall, une e quej motorr drejt msimit e gjetjes te s'rese...
    natyrisht, mundesh me e quejt qysh t'duesh, n'dash zot, n'dash dashni, n'dash e vertete, edhe gjethchka asht ok perderisa e din se per chka je tuj fole. por, ke kujdes, se spinoza e ka quejt natyre, e pastaj ai asht shpalle heretik...


    Te gjitha shembujt qe nxorre nuk jane njesoj me Zotin, por mund te jene thjeshte pjese te karakterit te tij. Keshtu qe perdorimi i ketyre fjaleve per te zevendesuar fjalen Zot eshte i gabuar. Une do e quaja spinonzen njeri (sepse gabon).

    qorrimi i t'tjereve s'asht pergjigjja...

    E mbush fushen plot me peme te tjera kjo eshte pergjigja. Kjo eshte ajo qe dhe djalli ben. Prandaj krijohet dhe problemi i ideve te ndryshme. Por ajo peme qendron nje, dhe kush do me e gjet e gjen...

    Gjithe te mirat
    Une
     
  7. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    rekapitullim: a ban zhurme druni qi rrxohet n'pyll, nese aty ngat s'asht asnji njeri?
    po pajtohemi qi ban - une po e arsyetoj me ligje t'natyres, ti po e arsyeton me faktin qi e verteta gjendet jashte njeriut, prandaj prania ose mosprania e njerise s'luen rol.
    ok?

    chashtje rrjedhese:
    1. cili e ka ma t'forte bazen e arsyetimit? une i kam ligjet e natyres...
    edhe nji here, ligjet e natyres jane e verteta absolute, e tjeter asht problemi qi na nuk i njohim n'tansi. ato jane t'vlefshme kudo dhe kurdo, brenda limiteve t'tyne (n'kuptimin qi ligjet e njutonit jane e verteta absolute per mekanike klasike, ligjet e ajnshtajnit per relativitet-tuj perfshi edhe mekaniken klasike, kurse ligjet e manges (t'cilat s'i di kerkush pervech manges) jane ligje absolute per mangaizitet-tuj perfshi edhe relativitetin)...
    2. a duhet arsyetim per ket pune, e nese po, at'here chfare lloj arsyetimi? u kallxue qi po t'dalim n'sferen metafizike t'problemit, at'here llogjika s'ban pune. ok?
    na mujme me punue edhe me ndjesi, n'kuptimin qi me e pranue dichka pa fije arsyetimi, thjesht sepse na ka anda me e pranue si t'tille (demek, psh me thane qi kur s'ka njerz aty, druni gjate ramjes nuk ban zhurme t'partikullueme, por rrxohet tuj e kendue kangen e xhixhilese), por s'e di se sa asht me vlere per kuvendim nji gja e tille...

    fillozofia e chashtjes: a asht universi i hujdisun apostafat per njerin (the anthropic principle)? dmth, ajo zhurma e drunit qi bjen, a asht e drejtume enkas per njerin, apo ajo egziston plotsisht e pamvarun?
    une tham qi zhurma egziston, por jo e pamvarun prej njerise. une besoj qi njeri dhe universi/natyra egzistojne n'interference, n'neperndeshje me njana tjetren. na jemi pjese e tansise dhe ndikohemi prej njani tjetrit.
    a ka dichka jashte tansise s'gjithsise (dmth, dichka jashte natyres, jashte njerise, jashte konkretes)?
    une them po, e edhe ti thue po. une ate e quej mathematike, kurse ti e quen zot. ok?
    perderisa mathematika jeme s'ka karakter (por, karakteri i saj asht reflektim i ndjesive t'mija), ti pohon qi zoti yt ka karakter (dashnine, t'verteten, e gjanat tjera t'cilat syn i njohim).
    pra, mathematika jeme (ligjet e natyres, natyra, fushat fizike dhe grimcat, matematika, semantika, gjuha, logjika, jologjika...) nuk merzitet per ate se a e shoh apo nuk e shoh drunin, edhe as nuk i bahet vone nese une i mbjell edhe nji pyll me drunj tjere qi me e fsheh at' primarin. qe nji shembull konkret: le t'themi qi druni i fshehun asht numri pi (3,14...). njeri e din qi ky numer egziston, por kurre s'ka me kene n'gjendje me e pa, me e "shprehe" n'forme t'kapshme per njerine (dmth, po ja nisa me i shkrue shifrat e ktij numri, sa t'jete jeta e gjithsia e tana senet, une s'kam me mujte me e shkrue). chka nese n'ket numer fshehet ndonji kod? mathematikes nuk i bahet vone per ket pune e as per dreqnit e mij, sepse pervech numrit pi, egziston edhe e e ojllerit (e=2,71...baza e llogartimit natyror), e cila ponjashtu e ka vetine e t'mosshprehunit. pra, a ma ka mbylle deren mathematika per me e pa ate? une them qi jo, por per me pa pertej, mue m'duhet me evolue, e kur t'evuloj, at'here s'bahet fjale per njeri ma, por per dichka tjeter (ndoshta per manga)...

    ps. a po e vreni kta qi po e shprehi apo jo? do i make sense to you or not?
     
  8. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Sipas Sokratit.

    Deri diku po /pf/images/graemlins/tongue.gif

    Por dicka, nuk eshte se arsyetimi im eshte kundra atij tendit, aq me teper arsyetimi jot (fizik i vales se zhurmes) nuk ben gje tjeter por mbeshtet arsyetimin tim dhe anasjelltas. Vala zhurmuese ekziston panvaresisht se ne e degjojme apo jo /pf/images/graemlins/smile.gif .

    Naten e mire
    Une
     
  9. manga

    manga Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    futbollisti, natyrisht qi pajtohemi per ate qi druni qi bjen ban zhurme...dallimi n'mes meje e teje lind kur ne fillojme me e diskutue kualitetin e zhurmes.
    psh, per mue, qi diskutoj me gjuhen e fizikes, nuk ka kurrefare randsie kualiteti i zhurmes - ajo asht nji vale presioni...por, kur kaloj ne nji sfere ma t'nalte (ose ma poshte, ose ma djathtas - n'metafizike), at'here ajo zhurme ka me kene refleksion i ndjenjave t'mija. ktu fillon neperndeshja, interferenca e egzistimit tam edhe universit. edhe simfonite e betovenit s'jane asgja tjeter, vech se vale presioni, por n'pikpamje t'kualitetit, ato jane simfoni t'betovenit...pra, une them qi kualitetin e zhurmes e percakton njeri.
    n'anen tjeter, ti je i primun me thane qi zoti asht ai qi e percakton kualitetin e gjanave. at'here, pse s'jemi t'gjithe t'barabarte para zotit, n'kuptimin qi me e ndje, me i dhane t'njajtin kualitet zhurmes?
    kjo asht pike per me persiate...
     
  10. ilirjani

    ilirjani Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    ;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;
    Ka zhurme dhe te madhe bile!!!!!!!
    eshte si puna e DOminove po reshkiti njra bien te gjitha.dhe ne mos sot ,neser do te te vi dhe ty jehona e (pyllit) ne vesh!!!
    Jeten nuk e krijuan njerezit por njerezit u krijuan nga jeta
     
  11. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Sipas Sokratit.

    ...FASADA E LUVRIT, SHKRUANTE DENIS DIDERO,- ESHTE E BUKUR DHE KA PER TE QENE E BUKUR, PAVARESISHT NESE KA APO S'KA NJEREZ QE E SODITITN DHE QE U PELQEN; AJO KA PER TE QENE E TILLE EDHE SIKUR TE MOS KETE NJEREZ QE TA SODITIN.
    Besoj se eshte i qarte mesazhi. Kemi te bejme me raporte reale midis nesh dhe fenomeneve dhe se keto fenomene kane ecurine e tyre pavaresisht nese ne jemi apo jo.
    Ne diell ne nuk jemi, por kjo nuk pengon aspak zhvillimin e reaksioneve atomike qe çojne ne çlirimin e energjise, e cila nga ana tjeter mundeson zhvillimin e jetes.
    Ne nje fare kuptimi kjo teme ka te beje me dialektiken dhe me problemin e hapur nga filozofet qe ne lashtesi: eshte primare materia apo idea.
    Sokrati nuk i perkiste filozofeve te materializmit.
     
  12. bleri22

    bleri22 Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Sokrati ka thene shume por pergjigjen ne lidhje me zhurmen une do desha ta jap shkurtimisht dhe ne menyre shume modeste duke u perpjekur te jap nje ide te Kantit,nese nuk do te ekzistonte njeriu atehere nuk do te kishte kuptim koncepti i kohes apo i hapesires sepse dy shtepi apo dy peme qe jane diku ne nje cast te caktuar nuk e dine kete gje, ato thjesht jane sepse atributin e ekzistences ia japim ne njerezit, jemi ne qe vendosim lidhjen shkak-pasoje midis fenomeneve dhe jemi ne qe percaktojme lidhjet e objekteve ne kohe dhe ne hapesire...Pra ajo qe dua te them eshte qe nese bie nje gjethe ne pyll ddhe aty nuk ka njeri ajo ben zhurme per aq kohe sa fakti i te renit behet objekt refleksioni i nje qenieje njerezore, zhurmen mund ta degjojne dhe kafshet, dhe mund te tremben ose jo nga ajo zhurme por arsyet dhe shkaqet mund te perceptohen dhe te analizohen vetem nga Njeriu !
     
  13. Zgalemi

    Zgalemi Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Nuk e kisha degjuar ta kete thene Sokrati kete.
    Sidoqofte, kjo quhet "teoria e egzistences" dhe teorikisht eshte pranuar por jemi teper larg per ta lidhur me praktiken.
     
  14. genti1

    genti1 Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    O njerez thellohuni pak ne kete thenie te Sokratit,nuk eshte ideja degjohet apo jo,nuk besoj ishte ky qellimi i temes kur u hap nga Henri Anderson...
     
  15. Petroninsja

    Petroninsja Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Une mendoj se do te bej zhurme, eksistenca e pemes dhe te rrezuarit sadopak qe mos te kete njeri ne pyll serish shkakton zhurme, ne njerezit sperbejme gjithesine, natyren, se degjojme ne e degjojne te tjeret....
    Sic e kane thene me siper ka te bej me konceptin e ekzistences.... u krijua natyra pastaj njeriu...
     
  16. tedushi

    tedushi Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    nqs ka njeri ajo do bjeri me sa me shume zhurme te mundi( e kunderta e pyetjes). gje qe sjell qe do bjeri shume ne sy dmth do terheqi vemendjen e te pranishmeve.
    do te tregoje madheshtine e saj. 1 nga 7 mekatet sipas bibles.
    Le Corbusier
     
  17. Henri Anderson

    Henri Anderson Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Pershendetje silver1. You are right on track.
     
  18. altin ymeraj

    altin ymeraj Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Nqs jam aty zhurmen do e degjoj nqs nuk jam sme intereson a bon zhurm apo jo.maroi ky muhabet.edhe po pat naj ceshtje ma te thell posht car po na duhet aman.ai atje ka than ni llaf para 2000 vjetsh ne rrim e bisedojm tani.sikur nuk ja vlen.te kishim jetu ne ne ate koh e sokrati tani ai nuk do merrej me fjalet qe kemi than ne .te pakten keshtu ma merr menja .po e pata gabim me thoni.rrofshi.
     
  19. Kollarja

    Kollarja Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Disa na flasin per "Ligje te Natyres" dhe "Ligje te Zotit".

    Do ishte me vend me shpjegu kush eshte "Natyra" dhe ku rrin ajo, dhe kush eshte "Zoti" dhe ku rrine ai.
    A mund te shnerrohet ne materie "lende" nje materie "vale"?

    Cemi pergezime per llogjiken qe perdor, me pelqen.
     
  20. shine*

    shine* Primus registratum

    Re: Sipas Sokratit.

    Akoma ka postime kjo teme, wow, nejse nuk po bej inventarin /pf/images/graemlins/laugh.gif , pergezime.
    Besoj se futbollisti dhe cemi i kane dhene nje shpiegim shume te sakte te mbledhur bashke. Nuk mendoj se ka nevoj per shtesa. :cool:
     

Shpërndajeni këtë faqe