Sipas Sokratit.

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Henri Anderson, 15 Dec 2002.

  1. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Sipas Sokratit.

    Akoma vazhdoka kjo teme?! .. /pf/images/graemlins/smile.gif

    Ketu dalim ne diskutimin e relativiteti. Shume pranojne qe relativiteti eshte qe nuk ka nje te vertete absolute perderisa per persona te ndryshem kane perceptime te ndryshme. Une them qe relativitet thote qe ka vetem nje te vertete absolute, dhe ka perceptime te ndryshme. Une them qe edhe po te vdesim te gjithe sot, toka do vazhdoj te ekzistoj....

    Perpara Zotit jemi te gjithe te barabarte per sa i perket shpirtit e frymes tone, (ajo i intereson Zotit). Por Zoti deshiron te kete realcion personal me cdo njeri, dhe kjo ben qe relacioni me te jete i ndryshem per cdo njeri. Por nuk po e kaloj me ceshtjen ne prizem teologjik. Thjesht qe njeriu duhet te synoj drejt te vertetes absolute (Zotit), dhe kjo vihet re psh tek arsyetimi qe ju bete, (procesi qe te solli deri ne kuptimin qe ajo muzika e bethovenit nuk eshte gje tjeter por nje vale presoni).

    une /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  2. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Sipas Sokratit.

    Meqe jemi te Sokrati (jo te Bethoveni), mendova te mos hap nje teme tjeter mbi drejtesine...

    Njehere, futbollisti duhet te jete shume i guximshem kur shkruan ne kllapa se e verteta absolute qenka Zoti!!! Sokrati vetë nuk mendonte se kishte ose ka ndonje gje absolute. :book: Madje ai e shprehte dhe shtjellonte filozofine e tij duke bere pyetje...

    Sigurisht, ai nxiste mendimin filozofik te te tjeret me ane te kesaj. Shihni me poshte, se dua te diskutojme dicka :
     
  3. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Sipas Sokratit.

    Në një bisedë që bëhej në shtëpinë e aristokratit pasanik Cefalo, marrin pjesë Glauku, Adeimanti(vëllezër të Platonit), Thrasimaku e Sokrati. Pasi Sokrati pyet se cili ishte përfitimi më i madh që i kishin parë pasurisë së tyre, Cefalo u përgjigj se pasuria ia bën të mundur të sillet bujarisht, të jetë i ndershëm dhe i drejtë.

    Sokrati pyet: Po çfarë kuptoni me fjalën drejtësi?

    Pasi hezitohet pak, sofisti Thrasimak guxon të bëjë një përkufizim: “Unë proklamoj se fuqia është e drejta dhe se drejtësia është interesi i më të fortit…”

    Kjo sipas Thrasimakut, biseduesit të Sokratit. Po sipas jush, ç’është e drejta sot? Të drejtën e bën shpata, dredhia apo mëshira?

    (Nga “Heronjtë e mendimit”, Will Durant)
     

Shpërndajeni këtë faqe