Sirianët mbërrijnë në Konicë të Janinës, shumë pranë kufirit shqiptar

Diskutime tek 'Portali i AlbForumit' filluar nga Dreamer, 12 Mar 2016.

  1. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Sirianet-690x380.png

    Fluksi i refugjatëve sa vjen dhe i afrohet Shqipërisë. Të nisur Porti i Pireut, një grup prej 150 personash, kryesisht familjarë e fëmijë, tashmë janë vendosur në Konicë të Janinës, 12 km larg kufirit me Shqipërinë nga pikëkalimi i “Tre Urave”.


    Vendasit në fshatin Konicë të Janinës kanë mirëpritur kështu 3 autobusët e parë, në atë që duket se është e para zhvendosje e refugjatëve pranë kufirit me Shqipërinë, ndryshe nga lëvizja e mëparshme për në kampin e Idomenit, në kufirin greko-maqedonas.

    Autobusët me refugjatët sirianë kanë mbërritur rreth orës 19 të pasdites së të premtes, ndërsa në Konicë janë mirëpritur e janë përshëndetur nga kryetari i Komunës, nga udhëheqës të tjerë lokalë, por edhe nga përfaqësues të Kryqit të Kuq. Banorët e zonës thuhet se janë përgjigjur menjëherë me ndihma me çfarë të mundeshin, përfshi këtu ushqime e veshmbathje, teksa refugjatët janë transferuar drejt qendrës komunitare të pritjes, ku do të verifikohen të dhënat e tyre.

    Tipike është deklarata e përfaqësuesit të Syrizas, Gianni Stefou, i cili tha se “sot kontinenti fitoi njeriun”. Të lodhur, sirianët, kryesisht gra e fëmijë, i kanë falënderuar mikpritësit grekë për ndihmën e dhënë për ta.

    E ndërkohë që, të paktën 3.000 refugjatë të tjerë presin në Portin e Pireut për t’u zhvendosur, ende nuk dihet nëse Shqipëria ka marrë ndonjë masë të përforcuar në pikëkalimin kufitar të “Tre Urave” në Leskovik, nga ku refugjatët sirianë mund të hyjnë për në Shqipëri, për të tentuar më tej kalimin drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës Qendrore e Veriore.

    /Top Channel
     
    gurax and Agjenti_007 like this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Une jam i paqarte pse Greqia apo Shqiperia nuk ju kerkojme ndihme EU dhe USA te cilet ne fund te fundit jane edhe arkitektet e problemit Sirian. Merkel ka vizituar shpesh Shqiperine dhe Greqine - kete te fundit urgjentisht nje dite para referendumit sepse ishte shume e shqetesuar per popullin grek - ; sic e dime te gjithe, zyrtare te larte amerikane kane vizituar shpesh Shqiperine. E ne, duke qene se i kemi mbajtur me devotshmeri tufat me lule ne duar dhe kemi duartrokitur me shume zell, miqte tane do te na ndihmojne, me siguri. Apo jo? Apo jo?
     
    Dreamer likes this.
  3. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    gurax, edhe mua me habit ky fakt qe nuk kerkojne ndihme nga EU dhe Usa meqe ata e krijuan kte gjendje. Nga ky rast po shikohet qarte sesa vlejne "rregullat" nderkombtare per te drejtat e njeriut ose ne kte rast te refugjatit politik apo humanizmi i madh i Usa e vendeve perendimore. Keta bejne lufte per te drejtat dhe lirine e tyre dhe i lene te vdesin deteve e maleve..?
    Shpresoj me kte rast njerezit te fillojne e te njohin mire sesa humanizem kan Usa & CO.
    Shikojme cdo dite qe vdesin sa e sa te pafajshem e me e keqja se na eshte bere dicka "normale" nga propaganda qe na behet nga mediat..
    Po filloj te mendoj seriozisht se kemi filluar te humbim cdo gje njerezore e po fillojme te behemi si rrobote apo zombie te telekontrolluar.
     
    Almaa'95 and gurax like this.
  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Disa prej nesh - disa njerez - kane qene qe ne fillim ne gjendje te diferencojne fjalet dhe endrrat nga mundesite dhe realiteti. Situata ne Siri nuk lindi sot; ka argumenta qe flasin se eshte nje vazhdimesi e nje plani qe ka filluar qe me luften e pare 'clirimtare' ne Irak.

    [​IMG] [​IMG]

    Dhe jane ne vazhdimesi ata te cilet ne nje menyre apo nje tjeter nuk i pranojne argumentat e sjelle per nje Bote perfekte sipas syrit te atyre qe jane ne maje, ata qe e kane gabim dhe duhet te korigjohen! Jane po te njejtet ata ndaj te cileve e tere shoqeria inkurajohet t'i quaje komuniste, apo pro diktaturave. Sa e sa here kemi pare te tere sesi atehere, dikush thoshte se luftrat e saponisura (ne ate kohe) ishin pasoje e vete atyre qe nderhynin si clirimtare. Dhe ky dikush menjehere stigmatizohej me buje si kunder demokracise. Ne shqiptaret historia ka treguar se jemi mjaft te devotshem per kete - sigurisht, sepse ne kemi dhe eksperience ne identifikimin e atyre qe jane klysha komunistesh, qe nuk pushojne me propagande komuniste.

    Dhe vjen kjo dite sot, qe pas vitesh e vitesh, shohim te demonstruar te perseritur e perseritur, se propaganda clirimtare ka qene disa here me e fuqishme sesa ajo e armiqve qe urrejne lirine. Ne te njejten kohe qe aftesia reale clirimtare e clirimtareve ka qene pothuajse inekzistente. Principet humaniste qe trumbetonin kane qene aq te vyera sa edhe perfitimi financiar nga luftrat e projektuara perkatese. Jemi ne kapitalizem, na mesojne te gjitheve qe te vegjel se ne tregti nuk duhen perfshire emocionet; sepse del me humbje.

    E keqja eshte se cilesia e ketyre 'trollve' propagandistike eshte perhere duke rene me kalimin e kohes. Me perpara flluckat politike dhe propaganda e superioritetit vetjak ndaj te tjereve ishte me bindese, kishte pamje shume "te vertete". Nderkohe qe sot degjon gjera te cilat edhe nje i indoktrinuar i dikurshem do i quante absurde. Dikur edhe degjoje ndonje delir interesant te pakten... Por kjo mund te jete rrjedhoje e nevojes perhere e me te vogel tashme per te indoktrinuar kete popullate per te cilen eshte shpenzuar shume para' qe te keqedukohet me sukses. Ata qe deshtojne te keqedukohen jane perseri po ata si edhe dikur; ata qe nuk ndryshojne asnjehere: te keqinjte, neokomunistet, armiqte e demokracise. Dhe kapitalizmit. Dhe lirise.
     
    Dreamer likes this.

Shpërndajeni këtë faqe