Sistemi bankar ne Shqiperi

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Isabelle, 21 Nov 2002.

  1. qeshem

    qeshem Fillestar

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    mistrec varet ne cfare banke e ke llogarine bankare, nese e kuptova mire ideja ishte te mbyllje llog ne $ dhe ta hapje ne Euro ???
    if so keto veprime mund ti beje vetem personi ne emer te te cilit eshte llogaria ose personi i autorizuar me prokure nga personi i lartpermendur,
    ne rast se e ke llog te ABA ( banka amerikane )mund te operosh edhe via internet (abaflex)
    per kurset e kembimit sa per te krijuar nje ide hidhi nje sy kesaj :

    http://www.bankofalbania.org/New_web/3_shqip/HTML/topic_sta.htm

    good luck :wave:
  2. Seriozi

    Seriozi Fillestar

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    Iren thnx. /pf/images/graemlins/smile.gif

    I ktheva i ktheva,por nga €uro ne US $.Sikur te hipi dollari ne fund te vitit i kthen prape me thane se bankat tona e lejojne kete gje.
  3. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    Tashmë më shumë procedurë për kredi

    ERALD KAPRI-Metropol

    Krijohet Regjistri i Kredive ku do të ruhet informacion specifik për çdo klient banke

    Krahas kushteve financiaren për të marrë kredi duhet edhe korrektësia që tregon me bankën

    Banka e Shqipërisë ka krijuar Regjistrin e Krediven me anë të të cilit ajo do të marrë informacion më specifik për çdo kredi lë lëvruar nga sektori bankar. E thënë ndryshe, Banka e Shqipërisë do t’i kërkojë llogari çdo banke, për çdo kredi. Kjo ide ka ardhur nga shtimi i kredisë që ka ardhur për ekonominë në përgjithësi. Bankat do të jenë më të përgjegjshme për të dhënë një kredi. Në këtë regjistër do të shënohet çdo informacion specifik për klientët, të cilët duan kredi. Në rast se ke marrë më parë kredi dhe nuk ke qenë shumë korrekt në shlyerjen e saj, atëherë do të kesh vështirësi më shumë për të marrë kredinë e dytë. Për klientët që kërkojnë kredi për të parën herë, krijohet një dosje e re dhe ai vetëm duhet të ketë kujdes që të ndërtojë “një reputacion ” të mirë. Përdorimi i informacionit të raportit personal të kreditit kufizohet vetëm për qëllim të vlerësimit të kredimarrësit, kur bëhet një aplikim për kredi nga ana e klientit. Kjo do të thotë se të dhënat personale nuk mund të përdoren për qëllime marketingu apo reklamimi dhe se ato nuk i jepen palëve të treta të paautorizuara.

    Regjistri

    Regjistri i Kredive mundëson dhënien e informacionit të detajuar bankave ose institucioneve të tjera kredidhënëse dhe i ndihmon ato të marrin vendime më të mira në lidhje me kredidhënien. Në sajë të këtij regjistri, çdo bankë apo institucion tjetër kredidhënës është në dijeni të financimeve të siguruara nga bankat e tjera dhe në këtë mënyrë, është në gjendje të vlerësojë më mirë klientët, bazuar në aftësitë shlyerëse, garancitë dhe besueshmërinë e tyre. Kjo shmang rreziqet për kredi të pashlyera dhe sjell si rezultat përfundimtar, rritjen e stabilitetit të sistemit kredidhënës dhe atij bankar në tërësi. Gjithashtu kjo strukturë, me anë të një monitorimi të vazhdueshëm e të përditësuar të situatës debitore të individëve dhe të bizneseve shqiptare, përbën një frenë ndaj rreziqeve të mbikreditimit të kredimarrësve dhe mospagimit të detyrimeve të tyre. Regjistri i Kredive përmban dy lloje kryesore informacioni. Të dhëna personale dhe demografike të nevojshme për identifikimin e personit, si për shembull emri, mbiemri, datëlindja, vendlindja, adresa e banimit dhe numri i një dokumenti identifikimi. Informacione mbi historikun e kreditimit të klientit, si për shembull bankat kredituese, lloji i kredisë, shuma e kredituar, shuma e humbjeve të mundshme, lloji i valutës etj.

    Përfitimet

    Ky regjistër është një pasqyrë e “shëndetit financiar ” të individëve dhe bizneseve. Nëse Regjistri i Kredive reflekton një historik pozitiv krediti të dikujt, domethënë nëse kredimarrësi ka qenë i rregullt në shlyerjen e kredive të mëparshme, kur ai kërkon kredi nga burimi i tij financiar, përfiton shërbime më të shpejta dhe me interesa më të ulëta. Normat më të ulëta të interesit për një aplikues të caktuar vijnë si rezultat i rrezikut më të ulët të kreditimit që ai përfaqëson, krahasuar me dikë që është vazhdimisht me vonesë në shlyerjen e detyrimeve të tija financiare. Në këtë mënyrë, njohja e historikut të kreditimit të një personi nga ana e bankës, pranë të cilës ai ka aplikuar për kredi, mund ti shërbejë edhe atij vetë. Në të kundërt, atij do t ’i duhej të mbulonte kosto më të mëdha, të shpenzonte më shumë kohë dhe ti ofronte bankës më shumë garanci për të marrë kredinë e kërkuar. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se një person që aplikon për herë të parë për kredi do të jetë në një situatë jo të favorshme, për shkak të mungesës së informacionit mbi të. Informacioni dhe të dhënat mbi kredimarrësit mbahen të regjistruara në Regjistrin e Kredive për një periudhë 5-vjeçare nga momenti i shlyerjes së plotë të kredisë. Pas mbarimit të këtij afati, informacioni dhe të dhënat negative fshihen nga Regjistri i Kredive. Zakonisht, informacioni pozitiv ruhet për periudha më të gjata kohe.
  4. aristokratja

    aristokratja Anëtar

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    Shpresojme te behet. Do ishte dicka shume e mire per te minimizuar mbikreditimin e individeve apo bizneseve qe con shume here ne falimentimin e tyre.
  5. Santiago

    Santiago Fillestar

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    ne fakt deri tani skemi pa tfalimentoj ndonjeri nga kredite.......por kam pershtypjen qe ekziston nje rrezik potencial, jo nga kredite bankare por nga kredite tregtare zinxhir qe kane bizneset nga njeri tjetri /pf/images/graemlins/eek.gif
  6. forwardi

    forwardi Fillestar

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    Alarmi i FMN-së: Bankat të ndalojnë kreditimin

    Fondi kërkon ndalimin e reklamave për kredi, mashtrime me interesat dhe sistem financiar në rrezik..

    Altin Xhikneli

    Raporti më i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar kryqëzon Bankat e nivelit të dyte për kredidhënien. Pas deklaratave të kujdesshme të drejtuesve të FMN-së për rritjen e kreditimit në ekonomi, kësaj radhe raporti i miratuar në Washington, ka nxjerrë masat të rrepta për frenimin e rritjes së kredisë. Detyrat e shtëpisë, i adresohen kryesisht Bankës së Shqipërisë e cila duhet të marrë një sërë masash për stopimin e huadhënies. Ajo që mund të quhet menaxhim i riskut të kredisë, sipas raportit të FMN-së, detajohet deri në ndalimin e reklamave për kredi nëpër media. Raporti shprehet se “Banka e Shqipërisë duhet më marrë disa masa të rëndësishme për të menaxhuar riskun e kredisë sidomos në raportimin e bankave të nivelit të dytë”. FMN ka vendosur detyra strikte për monitorimin e ritmeve në bankat e nivelit të dytë.
    Raporti i FMN-së fokusohet në shtrëngimin e kredidhënies nga bankat tek huamarrësit konsumatorë. Kohët e fundit, reklamat në media të bankave të nivelit të dytë për marrjen e kredive deri në 10 mijë dollarë kur merr pagën pranë kësaj banke kanë pushtuar ekranet televizive. Pikërisht për këtë lloj kredie, FMN i kërkon Bankës Qendrore të marrë masa të rrepta deri në mos lejimin e reklamimit të këtij produkti. Kjo për arsye se kreditë konsumatore, duke marrë parasysh stabilitetin politik mjaft të luhatshëm në vend janë me risk të lartë si pasojë e vendit të punës.
    Masat
    Masat që duhet të marrë Banka Qendrore për të frenuar rritje e kredisë kanë të bëjnë me vendosjen e rregullave të forta kundrejt bankave të nivelit të dytë. Bankat e nivelit të dytë që dyshohen se kalojnë masat e vendosura do të raportojnë në mënyre të përmuajshme te BSH, për normën e rritjes së kredisë si dhe nivelin e performacës së tyre të detajuara. Masa e parë e rëndësishme që sugjeron FMN, është proces strikt monitorimi. Ky proces nënkupton që bankat e nivelit të dytë do të raportojnë tek Banka e Shqipërisë çdo muaj mbi kreditë me probleme ku do të paraqesin karakteristikat e huasë si natyra, maturiteti, monedha, sektori dhe gjeografia. Ndërkohë që një masë tjetër do të jetë dhe ngadalësimi i normës së provigjonit të kredisë. Kjo do të bëhet duke axhustuar normën e interesit dhe duke riparë objektivat e rritjes së kreditimit për bankat private.
    Kushtet për kredi
    Banka e Shqipërisë do të detyrojë bankat private të mos japin hua për huamarrës të cilët i kanë të ardhura mujore më të vogla se 25% e pagesa e këstit mujor. Dhe kjo, sipas FMN, vlen sidomos për kreditë konsumatore. Një masë tjetër që do të merret për bankat e nivelit të dytë, do të jetë dhe mos pranimi në mënyrë kategorike i dhënies së kredive të cilat nuk mbulohen me garanci mbi 150% të vlerës. Masa tjetër që FMN, i vë detyrë Bankës Qendrore është rritja e kapitalit të bankave private, ose të marrin masa që raporti kapital-kredi të jetë në një normë më garante. Sipas raportit, bankat e nivelit të dytë duhet të marrin masa për reduktimin e kostos, këtu duke përfshirë dhe stopimin e shpërndarjes së dividendëve dhe ekspansionin e degëve të reja. Masa tjetër është që bankat e nivelit të dytë të përcaktojnë një fond rezervë nga fitimi i tyre brenda 6 muajve.
    Mbikëqyrja
    “Departamenti i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë do të ketë autoritet të plotë për të vendosur masa të rrepta për bankat e nivelit të dytë të cilat nuk i respektojnë këto rregulla”-thuhet në raportin e FMN. Nëse Banka e Shqipërisë, vëren se masat e vendosura nuk po zbatohen nga bankat private, atëherë do të ketë autoritetin e plotë të ndërpresë aktivitetin e kredidhënies të plotë ose të pjesshëm ose të vendosë kufij për kredinë, thuhet në raportin e FMN.
    Transparenca
    Për herë të parë FMN, detyron Bankën Qendrore që bankat private duhet të marrin masa për mbrojtjen e konsumatorit duke paraqitur të dhëna të detajuara mbi interesin faktik të kredisë që merr ai, si dhe ndryshimet që mund të ndodhin për shkak të kursit të këmbimit.

    E Premte, 23 Shkurt 2007
  7. T_E_A

    T_E_A Fillestar

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    KU E GJEN KETE RAPORTIN E FMN-SE SE QENKA SH INTERESANT !!!
  8. trinityar

    trinityar Fillestar

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    kam degjuar se bankat ,ne rast humbje te konpesonje shum pak,pra per nje depozit rreth 3000euro ajo te konpeson pothuajse 100%por per nje shume me te madhe pra 100,000euro eshte po e njejta shum konpesimi deri ne 3000euro(te vjetra).Sikur nuk shkon ,nuk me duket llogjike.
    nuk e di nese eshte e vertet.
  9. ina72

    ina72 Fillestar

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës pjesë e mashtrimit të guvernatorit Fullani
    Tërhequr më 14 Janar 2009

    />Rritet numri i personave të implikuar në veprimtarinë financiare kriminale të Besës
    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i përbërë nga Fatos Ibrahimi, Limos Malaj, Ksenofon Krisafi, Tefta Çuçi, Adrian Civici, Halit Xhafa, Arjan Kadareja dhe Benet Beci të drejtuar nga guvernatori Fullani ka kryer një nga aktet më skandaloze të flasifikimit të dokumentacionit nëpërmjet licencimit të Fondit Besa sh.a. si subjekt jobankar. Pa marrë parasysh faktin që fondacioni jofitimprurës Fondi Besa ka kryer aktivitet financiar kriminal i mbështetur nga strukturat shtetërore, një fakt që përbën shkelje të rëndë për të mos i lënë asnjë hapësirë liçensimi nga Banka e Shqipërisë, këta personazhe të cilët kanë përgjegjësi penale në rast të firmosjes së licencës, kanë kryer edhe një tjetër akt të rëndë penal. Falsifikimin e licencës së Fondacionit Besa. Ardian Fullani duke kërkuar me çdo kusht të mbulojë gjurmët e megamashtrimit të kryer nga Fondacioni Fondi Besa i Soros, nxitoi të licencojë bijëzën e tij Fondi Bea sh.a., i urdhëruar nga strukturat të cilat e kanë korruptuar. Me licencimin e Besës, guvernatori i Bankës ka mashtruar hapur publikun para të cilët është i detyruar ligjërisht të jetë transparent. Nëse në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të datës 24 dhjetor 2008 i ka publikuar vendimet e marra, nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë ndonjë mbledhje në dt 26 Dhjetor 2008 që të ketë marrë ndonjë vendim për ti dhënë Liçensën nr.10 Fondit Besa sh.a. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në datën 24 dhjetor vendosi të mbajë të pandryshuar, në nivelin 6.25 për qind, normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes me afat maturimi një javor. Ndërkohë që miratoi edhe disa vendime të tjera si rregulloren Për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë të mjediseve në të cilat kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare. Miratoi kërkesën e Bankës Credins sh.a. për te shtuar në listën e veprimtarive të licencuara më parë edhe veprimtarinë shtesë të faktoringut dhe të financimit të transaksioneve tregtare. Miratoi kërkesën e Veneto Banca Holding S.c.p.A., Itali për blerjen e aksioneve të kapitalit aksioner të Bankës Italiane të Zhvillimit sh.a. nga aksionerët Francesco Mariano Mariano dhe Banca Popolare Pugliese S.c.p.A., si dhe nënshkrimin e aksioneve të reja të emetuara të bankës që në total përbëjnë 76.83 përqind të aksioneve të kapitalit aksioner të bankës. Miratoi kërkesën për ndryshimin e pjesëmarrjes influencuese të aksionerit të Bankës Credins sh.a., z. Aleksandër Pilo. Pra sic edhe e shikojmë, nga vendimet që Këshilli Mbikëqyrës ka ndërmarrë nuk rezulton të jetë licencuar subjekti Besa. Duke parë se në vendimet e datës 24 dhjetor fondacioni Besa nuk rezulton i licencuar, i habitshëm dhe surprizues është fakti se si anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të kenë firmosur një licencë pa u mbledhur në mbledhjen e radhës. Licencimi i subjektit Besa në datë 26 dhjetor nuk ka asnjë mundësi ligjore të kryhet për arsye se ky Këshill nuk është mbledhur më pas asaj date dhe mbledhka e parë e radhës është pikërisht sot në dt. 14 Janar 2009. Nëpërmjet licencimit të kryer në datën 26 dhjetor 2008 dhe botimit në datën 12 janar të 2009 në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, pas publikimit të Gazetës Sot të mungesës së këtij subjekti ne regjistrin e institucioneve jobanka, Fullani dhe 8 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kanë kryer veprën penale të falsifikimit, pa llogaritur faktin se Prokuroria mund ti klasifikojë në grup të strukturuar kriminal dhe për mashtrim financiar. Licencimi i subjektit Besa të çon në përfundimin logjik se shteti shqiptar dhe strukturat e Bankës së Shqipërisë, janë tashmë pre e një grupimi mafioz që kryen veprimtari ilegale dhe kriminale. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që kanë firmosur këtë licencë, me në krye guvernatorin Fullani, tashmë kanë kryer një akt skandaloz dhe kriminal nëpërmjet licencimit të subjektit Besa, akt që i vë përpara përgjegjësisë penale.
    ---------------------------------------------------------

    sigurisht ky eshte vit i fundit te mandatit per Fullanin.
    po pse nuk dalin nje here para drejtesis keto tipat (exspertet e ekonomise)
  10. StillMandi

    StillMandi i fresket

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    neqoftese nuk gaboj, ky eshte nje shkrim nga Gazeta 55, te ciles nuk i duhen marre per baza akuzat qe shpeshhere i ka te sajuara mbi fakte "ne ajer"
  11. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    Mund te jete keshtu sic thua ti Mandi,por ne kte rast gazeta 55 ka goditur ne shenje,qofte me emrat e permendur,qofte me institucionin.
  12. popular123

    popular123 Fillestar

    Re: Sistemi bankar ne Shqiperi

    Ka te beje edhe motivimi dhe drejtimi qe e bejne nje banke vertet "te besuar" ne cdo aspekt.
  13. elsa hasolli

    elsa hasolli Guest

  14. Anii Anhel

    Anii Anhel Guest

Share This Page