Sistemi tatimor shqipetar

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga komino, 19 Jul 2003.

  1. komino

    komino Anëtar aktiv

    Sistemi tatimor shqipetar

    qellimi i temes eshte mbledhja e sa me shume informacioneve qe do te na japin mundesine te kemi nje vizion te perbashket ne diskutime te ndryshme

    cdo here qe ju bie rasti te keni ne dore informacione dhe keni kohe, mos harroni ti ndani me te tjret

    une, gjate nje kerkimi ca kohe me pare, shkarkova disa ligje nga internet
    mendoj se mund ti sherbejne te gjitheve, por mbase duhen rifreskuar pak
  2. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Sistemi tatimor shqipetar

    eshte e gjate: :book:
    L I G J

    Nr. 8560, datë 22.12.1999

    PER PROÇEDURAT TATIMORE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

    Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


    K U V E N D I

    I REPUBLIKES SE SHQIPERISE:

    V E N D O S I

    K R E U I

    DISPOZITA TE PERGJITHSHME

    Neni 1

    Qëllimi

    Ky ligj përcakton parimet bazë të organizimit dhe të funksionimit të sistemit tatimor në Republikën e Shqipërisë, të proçedurave të vendosjes, ndryshimit dhe të heqjes së tatimeve e taksave kombëtare e vendore, të përcaktimit të statusit juridik të tatimpaguesve, të autoriteteve tatimore, të agjentëve tatimorë e të pjesmarrësve të tjerë në marëdhëniet që rregullohen nga legjislacioni tatimor, të përmbushjes së detyrimeve tatimore dhe të përdorimit të masave shtrënguese për mbledhjen e tatimeve e taksave kombëtare dhe kushtet bazë për mbledhjen e tatimeve e taksave vendore, të mbajtjes së llogarive për tatimet, të përgjegjësisë për shkeljet tatimore dhe për apelimet ndaj veprimeve (ose mosveprimeve) të organeve tatimore dhe punonjësve të tyre.

    Neni 2

    Sistemi tatimor

    Sistemi tatimor i Republikës së Shqipërisë përbëhet nga një paketë ligjesh tatimore, nga marrëveshjet tatimore me vendet e tjera, nga udhëzimet, rregulloret, metodat për vendosjen, ndryshimin dhe heqjen e tatimeve, nga kushtet për të siguruar pagimin e tyre, si dhe format e metodat e kontrollit të tatimeve dhe imponimin e përgjegjësisë për shkeljen e legjislacionit tatimor.
    Neni 3

    Baza ligjore

    Të gjithë personat janë të detyruar të paguajnë tatime e taksa të vendosura me ligj dhe me vendime të pushtetit vendor, të nxjerra në përputhje me të, për aq sa ata janë tatimpagues. Askujt nuk mund t’i kërkohet të paguajë tatime nëse ato nuk janë të vendosura me ligj.

    Neni 4

    Përkufizimi i tatimit

    Tatimi është një pagesë në Buxhetin e Shtetit (më poshtë ‘’buxhet’’) me natyrë të detyrueshme dhe të pakthyeshme, i cili përfshin edhe dënimet administrative si dhe interesat për pagesë të vonuar të përcaktuara në ligj.

    Neni 5

    Përkufizimi i taksave

    Taksa është një kontribut i kërkuar për t’u paguar nga çdo person i cili drejtpërdrejt përfiton një shërbim publik.

    Neni 6

    Legjislacioni tatimor në Republikën e Shqipërisë

    1. Legjislacioni tatimor në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga ligjet për tatimet e taksat nacionale dhe ato vendore.
    2. Në tatimet dhe në taksat nacionale përshihen :
    a) Tatimi mbi vlerën e shtuar;
    b) tatimi mbi të ardhurat;
    c)akcizat;
    ç) tatimi mbi bisnesin e vogël;
    d) taksat kombëtare;
    dh) të ardhurat nga lojrat e fatit;
    3. Në tatimet dhe taksat vendore përfshihen :
    a. tatimi mbi pasurinë;
    b. taksat vendore;
    4. Të ardhurat nga tatimet dhe taksat nacionale dhe vendore shpërndahen midis buxhetit nacional e atij vendor, në përputhje me ligjin ‘’Për Buxhetin e Shtetit’’.

    5. Detyrimet tatimore llogariten në formë monetare dhe paguhen në lekë.


    Neni 7

    Proçedurat e vendosjes, të ndryshimit dhe të heqjes së tatimeve

    1. Vendosja, ndryshimi apo heqja e një tatimi apo takse kombëtare e vendore bëhet me ligj.
    2. Vendosja, ndryshimi apo heqja e një takse vendore bëhet me vendim të pushtetit vendor për aq sa legjislacioni tatimor ua lejon atyre këtë.

    Neni 8

    Nxjerrja dhe zbatimi i rregulloreve

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve propozon, dhe Ministri i Financave miraton të gjitha rregulloret e nevojshme në zbatim të ligjeve tatimore. Këto rregullore do të përfshijnë, rregulla që interpretojnë dhe qartësojnë një dispozitë të ligjeve tatimore, do të përshkruajnë proçedurat për mbledhjen dhe zbatimin, krijimin e proçedurave të njoftimit dhe krijimin e rregullave proçedurale.

    Neni 9

    Rregullat administrative

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund të botojë vendime administrative që paraqesin, pozicionin zyrtar të saj. Këto vendime administrative janë të detyrueshme për punonjësit e organeve tatimore dhe për tatimpaguesit në të gjithë vendin, me përjashtim të rastit kur gjykata provon që vendimi administrativ bie në kundërshtim me ligjin.

    N eni 10

    Marrëveshjet ndërkombëtare

    1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund të hyjë në tratativa për marrëveshje ndërkombëtare për eliminimin e tatimeve të dyfishta, dhe nënshkrimi e miratimi i tyre bëhet sipas Ligjit ‘’Për lidhjen e marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare’’.
    2. Për çdo projektligj apo marrëveshje ndërkombëtare që përmban dispozita tatimore, para miratimit të tyre nga Këshilli i Ministrave, merret mendimi zyrtar i Ministrit të Financave.

    Neni 11

    Përkufizime të tjera

    Për qëllime të këtij ligji, përcaktimet e mëposhtme kanë kuptimin si vijon :

    a. Termi “person” përdoret për çdo “person fizik jotregtar” të përcaktuar sipas Kodit Civil, për çdo “person fizik tregtar” dhe për çdo “person juridik” të themeluar sipas ligjit “Për shoqërite tregtare’’, sipas Kodit Civil apo sipas çdo ligji tjetër të veçantë. b. “Tatimpaguesi” është një person i cili është subjekt i tatimeve dhe/ose taksave.
    c. “Periudha tatimore” fillon më 1 janar dhe mbaron më 31 dhjetor të çdo viti kalendarik.
    ç. “Vendimi i veçantë ekzekutiv” është një urdhër bllokimi apo një urdhër sekuestrimi, që lëshohet nga organet tatimore. Ai është titull ekzekutiv dhe në rast se nuk paguhet vullnetarisht, ekzekutohet forcërisht nga organet tatimore.

    N eni 12

    Përfaqësuesi i tatimpaguesit

    1. Përfaqësuesi i tatimpaguesit është një person që një tatimpagues zgjedh për ta përfaqësuar në lidhje me çështjet tatimore. Zgjedhja bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil.
    2. Përfaqësuesit e tatimpaguesit të zgjedhur në mënyrë të rregullt marrin përsipër të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit, me përjashtim të rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe. Tatimpaguesit që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë duhet të caktojnë një përfaqësues tatimor në Shqiperi.
    3. Fakti që një përfaqësues bën një gabim në deklarimin dhe pagesën e tatimeve, nuk e shkarkon tatimpaguesin nga përgjegjësia për gabimin.

    Neni 13

    Agjentët tatimorë

    1. Agjenti tatimor është një person, jo i punësuar në organet tatimore, i cili sipas këtij Ligji apo çdo ligji tjetër të sistemit tatimor është përgjegjës për llogaritjen, mbajtjen në burim për një tatimpagues dhe kalimin e tatimeve dhe taksave në buxhet.
    2. Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e tij, agjenti tatimor ka të njëjtin status me tatimpaguesin nëqoftëse me ligj nuk përcaktohet ndryshe.
    3. Agjenti tatimor është i detyruar :
    a. Të llogarisë, të mbajë në burim për tatimpaguesin dhe të transferojë në buxhet, në mënyrë korrekte dhe në kohën e duhur shumat e tatimeve e taksave;
    b. të mbajë regjistrime për të ardhurat e paguara tatimpaguesve dhe për tatimet e mbajtura dhe të transferuara në buxhet duke përfshirë mbajtjen e regjistrimeve të veçanta për çdo tatimpagues;
    c. t’u japë organeve tatimore dokumentacionin e kërkuar për kontrollin e saktësisë së llogaritjeve, të mbajtjes në burim dhe të pagimit te tatimeve e taksave;
    d. të përmbushë të gjithë detyrimet e tjera të përcaktuara nga ligjet tatimore.
    4. Për mospërmbushje apo përmbushje me mangësi të detyrimeve të tyre të përcaktuara në ligjet tatimore, agjentët tatimore mbajnë përgjegjësi në përputhje me proçedurat e vendosura nga ky ligj dhe aktet e tjera ligjore.


    Neni 14

    Përgjegjësia tatimore

    1. Përgjegjësia tatimore e një personi fillon kur personi është i përfshirë në aktivitete ose fiton pasuri të cilat kanë elementë të tatueshëm sipas dispozitave të legjislacionit tatimor.
    2. Përgjegjësia tatimore mbaron kur një person nuk është i përfshirë më në aktivitete ose nuk zotëron më pasuri të cilat kanë elementë të tatueshëm dhe i ka paguar të gjitha tatimet, taksat, gjobat dhe interesat për të cilat detyrohet.

    K R E U II

    ADMINISTRATA TATIMORE

    Neni 15

    Struktura e administratës tatimore

    Administrata tatimore administron tatimet e taksat në Shqipëri. Administrata tatimore përbëhet :
    a. drejtoria e përgjithshme e tatimeve;
    b. degët e tatimeve në rrethe;
    c. komisioni i apelimit të tatimeve;
    d. zyrat tatimore të pushtetit vendor.

    Neni 16

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

    1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është autorieti qëndror i vetëm tatimor në Republikën e Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Degët e saj në rrethe janë organet kompetente që zbatojnë dhe administrojnë tatimet. Ajo e ka selinë në Tiranë.
    2. Drejtori i Përgjithshëm drejton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si dhe organet tatimore në rrethe. Ai emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Financave dhe përgjigjet para Qeverisë dhe Ministrit të Financave.
    3. Drejtori i Përgjithshëm propozon strukturën dhe organizimin e Drejtorisë së Përgjithshme dhe të degëve të saj, të cilat miratohen nga Ministri i Financave. Zëvëndësdrejtorët e Përgjithshëm të Tatimeve emërohen nga Ministri i Financave me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

    Neni 17

    Detyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kryen detyrat e mëposhtme :

    a) Organizon dhe drejton veprimtarinë e të gjithë administratës tatimore qëndrore, për të siguruar mbledhjen e detyrimeve tatimore.
    b) Studion dhe përpunon politikat fiskale të shtetit në periudha të caktuara kohe, nëpërmjet propozimit dhe përgatitjes së projektligjeve dhe akteve të tjera nënligjore që kanë të bëjnë me tatimet dhe taksat në Republikën e Shqipërisë.
    c) Siguron një zbatim uniform të ligjeve dhe të rregulloreve që kanë të bëjnë me tatimet.
    ç) Përgatit udhëzime, metodika, shpjegime dhe opinione për edukimin e tatimpaguesve për zbatimin e legjislacionit tatimor.
    d) Përgatit projektprogramin e të ardhurave tatimore për vitin pasardhës.
    dh) Mbledh sistematikisht të dhëna, mbikqyr tatimet dhe taksat kombëtare dhe ato vendore si dhe përgatit raporte e analiza që kanë të bëjnë me mbledhjen e të ardhurave tatimore.
    e) Zgjidh konfliktet ndërmjet degëve.
    ë) Siguron bashkëpunimin e institucioneve të specializuara të kontabilitetit për sa ato janë të lidhura me zbatimin e sistemit tatimor.
    f) Organizon dhe vë në jetë edukimin profesional dhe trainimin e personelit të organeve tatimore.
    g) Siguron etikën profesionale brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe degëve të saj.
    Gj) Kryen të gjitha detyrat e tjera të nevojshme për administrimin e drejtë të sistemit tatimor.

    Neni 18

    Degët e tatimeve

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka degët e veta në rrethe. Kryetari i Degës drejton degën e tatimeve. Ai emërohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Degët e tatimeve pajisin tatimpaguesit me çertifikatë tatimore, hartojnë projektprogramin e të ardhurave tatimore për rrethin, ndjekin dhe përgjigjen për realizimin e programit të të ardhurave tatimore, përpunojne deklaratat tatimore, përcaktojnë dhe nxjerrin detyrimin tatimor, bëjnë ruajtjen dhe organizimin e dokumentacionit, kryejnë kontrollin e tatimpaguesve dhe mbledhjen e tatimeve, si dhe zbatojnë vendimet e veçanta ekzekutive.

    Neni 19 **

    Buxheti i administratës tatimore

    Fondet për administrimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të Degëve të saj në rrethe sigurohen nga Buxheti i Shtetit. Drejtorisë së Përgjthshme të Tatimeve i lihet 1 perqind e shumes vjetore të tatimeve të mbledhura. Jo më pak se 60 përbqind e kësaj shume përdoret për investime, për përmirësimin dhe modernizimin e mjediseve dhe krijimin e kushteve të punës e të banimit dhe për trainimin e punonjësve të administratës tatimore. Pjesa e mbetur përdoret për shpërblimin e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të degëve të tatimeve në rrethe. Këto fonde shpërndahen nga Këshilli i Tatimeve dhe administrohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.
    Përjashtimisht për vitet 2001, 2002 dhe 2003, Drejtorisë së Përgjithshmë të Tatimeve i lihet 2 për qind e shumës vjetore të tatimeve të mbledhura, të cilat përdoren 70 për qind për investime dhe 30 për qind për shpërblime.

    Neni 20

    Burimet njerëzore të administratës tatimore

    Këshilli i Ministrave vendos kufirin maksimal të numurit të përgjithshëm të punonjësve të administrates tatimore qëndrore, sipas propozimit të Ministrit të Financave. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve bën emërimin dhe shkarkimin e punonjësve të administrates tatimore, në përputhje me rregullat dhe kriteret e përcaktuara në Kodin e Punës, në ligjin ‘’Për Statusin e Nëpunesit Civil në Republikën e Shqipërisë” dhe në aktet nënligjore në zbatim të tyre.

    Neni 21

    Komisioni i Apelimit të Tatimeve

    Komisioni i Apelimit të Tatimeve përbëhet nga 5 persona të emëruar nga Ministri i Financave. Komisioni i Apelimit të Tatimeve është një organ i pavarur brenda Ministrisë së Financave. Proçedurat e tij operative, anëtaret dhe masa e mënyra e shpërblimit të tyre përcaktohen në rregulloren e nxjerrë nga Ministri i Financave. Komisioni i Apelimit të Tatimeve është i veshur me të gjithë autoritetin e nevojshëm për të shqyrtuar apelimin e tatimeve, duke përfshirë të drejtën për të kryer hetime, verifikime, dhe rillogaritje të detyrimeve tatimore të përcaktuara.

    Neni 22

    Zyrat tatimore të pushtetit vendor

    Tatimet dhe taksat vendore administrohen nga organet e qeverisjes vendore, të cilat kanë në vartësi zyrat tatimore të pushtetit vendor.
    Dispozitat e këtij ligji vlejnë edhe për administrimin e tatimeve e taksave vendore, brenda kompetencës së organeve të qeverisjes vendore.

    Neni 23

    Marrëdhëniet me organet e tjera shtetërore

    1. Administrata tatimore kryen detyrat e saj në mënyrë të pavarur nga organet e tjera shtetërore qëndrore apo vendore. Ajo nuk shërben si agjent për organet dhe institucionet e tjera shtetërore dhe nuk ka përgjegjësi për të mbledhur detyrimet dhe gjobat për organet dhe institucionet e tjera shtetërore, përveç rasteve kur me ligj përcaktohet ndryshe.
    2. Organet e tjera shtetërore janë të detyruara të japin informacione për administratën tatimore sipas kërkesës së saj për të ndihmuar në zbatimin e legjislacionit tatimor dhe në vendosjen e kontrollit mbi pagimin e tatimeve. Këto organe e kanë të ndaluar të ndërhyjnë në funksionet e administratës tatimore.

    Neni 24

    Marrëveshjet me autoritetet e huaja tatimore

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ngarkohet për negocimin dhe administrimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë lidhje me tatimet. Në rastet e mosmarreveshjeve me autoritetet e huaja tatimore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është përfaqësuesi zyrtar i Republikës së Shqipërisë, e ngarkuar me detyrën për t’i zgjidhur këto mosmarrveshje.


    Neni 25

    Shmangja e konfliktit të interesave

    Punonjësit e administratës tatimore janë të ndaluar të kontrollojnë dhe të llogarisin tatimet e të afërmeve të tyre. Punonjësit e administratës tatimore nuk mund të përfshihen në kontrolle në rastet kur ekziston një marrdhënie e drejtpërdrejtë apo tërthore, konflikt interesi ose mosmarrëveshje vetjake ndërmjet tyre dhe tatimpaguesit.
    Punonjësit e administratës tatimore nuk lejohen të drejtojnë aktivitete private si dhe të jenë të punësuar në sektorin privat.

    Neni 26

    Masat disiplinore

    1. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është përgjegjës për dhënien e masave disiplinore ndaj punonjësve të organeve tatimore kur veprimet e këtyre të fundit nuk përbëjnë vepër penale, por janë në kundërshtim me dispozitat e ligjeve tatimore dhe akteve nënligjore. Masat disiplinore merren sipas dispozitave të Kodit të Punës, të ligjit “Për Statusin e nëpunesit civil në Republikën e Shqipërisë” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tyre.
    2. Kur punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ose degëve te tatimeve, konstatohet se kanë kryer një vepër penale, sipas një raporti apo akt kontrolli me shkrim nga i ngarkuari për verifikim, në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm e kalon çështjen në prokurori për ndjekje penale.
    3. Punonjësit e administrates tatimore të cilët abuzojnë me autoritetin e tyre janë përgjegjës për dëmet që i shkaktojnë tatimpaguesve.

    Neni 27

    Mbajtja e regjistrimeve

    Administrata tatimore regjistron në mënyrë sistematike dhe kronologjike të dhënat e nevojshme për llogaritjen e saktë të detyrimit tatimor. Për këtë arsye, ajo regjistron të gjithë informacionin përkatës të kërkuar nga aktet ligjore e nënligjore ne fuqi, i cili i dorëzohet administratës tatimore drejtpërdrejtë ose tërthorazi.

    Neni 28

    Sistemi qëndror i të dhënave

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve krijon sistemin qëndror të të dhënave, i cili përmban të dhënat bazë identifikuese për secilin tatimpagues.

    Neni 29

    Informimi publik

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka për detyrë t’i shpjegojë publikut përmbajtjen, rolin dhe rëndësine e ligjeve fiskale, duke përdorur radion, televizionin dhe gazetat. Gjithashtu ajo mund të botoje sqarues, komentare dhe libra të ndryshëm shpjegues për sistemin tatimor.

    K R E U III

    PROCEDURAT E ADMINISTRIMIT TE TATIMEVE

    Neni 30

    Pajisja me çertifikatë tatimore

    1. Çdo person e fiton të drejtën të ushtrojë veprimtari ekonomike vetëm pasi të regjistrohet në gjykatë. Pas këtij regjistrimi, ai detyrohen të kërkojë pajisjen me çertifikatë tatimore. Kjo kërkesë paraqitet në Degën e Tatimeve të rrethit ku personi ka selinë e veprimtarisë së tij. Mosparaqitja e kërkesës për çertifikatë tatimore nuk e përjashton personin nga përgjegjësia tatimore.

    2. Për tu pajisur me Çertifikate Tatimore duhet:
    a. Personat juridikë e fizikë më qarkullim vjetor më të madh se kufiri i regjistrimit për TVSH-në, së bashku me kërkesën duhet të paraqesin në organet tatimore përveç vendimit të gjykatës që miraton regjistrimin e tyre, edhe statutin dhe aktin e themelimit, si dhe informacione kontakti për çdo përfaqësues të tatimpaguesit.
    b. Personat juridikë e fizikë me qarkullim vjetor nën kufirin e regjistrimit për TVSH-në duhet të paraqesin vendimin e gjykatës që miraton regjistrimin e tyre dhe informacione kontakti për çdo përfaqësues të tatimpaguesit.
    Organet tatimore duhet të përpunojnë të gjitha kërkesat për çertifikatën tatimore brënda pesë ditëve prej marrjes së kërkesës.
    3. Tatimpaguesit e biznesit të vogël janë të detyruar të përsërisin Çertifikatën Tatimore çdo vit, siç përcaktohet në ligjin nr. 8313, datë 26.03.1998 ‘’Për Tatimin mbi biznesin e vogël’’. Ndërsa tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në, regjistrohen vetëm një herë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike.


    Neni 31

    Tërheqja e çertifikatës tatimore

    Tërheqja e çertifikatës tatimore bëhet vetëm sipas dispozitave të këtij ligji. Një person i cili vazhdon veprimtarinë pas tërheqjes së çertifikatës tatimore, është subjekt i masave ndëshkuese në bazë të dispozitave të këtij ligji. Kur kushtet që sollën tërheqjen kanë ndryshuar, tatimpaguesi mund të kërkojë të pajiset përsëri me çertifikatë tatimore.

    Neni 32

    Çrregjistrimi i tatimpaguesit

    1. Tatimpaguesit dhe përfaqësuesit e tyre mund të kërkojnë të çregjistrohen nga regjistri tregëtar i gjykatës vetëm nëse kanë paguar detyrimet për tatimet dhe taksat apo kanë dhënë garancitë e kërkuara. Gjykata, duhet të njoftojë organin tatimor përkatës rreth kërkesës për çregjistrim të personit. Nëse brenda 20 ditëve, organi tatimor nuk paraqet kundërshtim me shkrim, gjykata e konsideron të dhënë miratimin e çregjistrimit.
    2. Në rast kundërshtimi nga organi tatimor, gjykata nuk i kryen veprimet për çregjistrimin. Kundërshtimi tërhiqet vetëm pasi janë paguar tatimet ose janë dhënë garancitë. Nëse organi tatimor nuk pranon të tërheqë kundërshtimin, gjykata duhet ta gjykojë çështjen brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij kundërshtimi.
    3. Organet tatimore kanë të drejtë të kërkojnë nga gjykata çregjistrimin e tatimpaguesve të bisnesit të vogël, kur provohet se këto të fundit për çfarëdolloj arsye, në dy vitet e fundit fiskal nuk kanë ushtruar veprimtari. Gjykata, është e detyruar të bëjë çregjistrimin me nënvizim për këto tatimpagues brenda 20 ditëve nga data e kërkesës së organit tatimor.
    4. Çregjistrimi, në çdo rast nuk eliminon detyrimin tatimor ekzistues.

    Neni 33

    Vlerësimi tatimor

    1. Vlerësimi tatimor është llogaritja që i bën administrata tatimore shumës së detyrimit tatimor si dhe dënimeve administrative e interesave për pagesë të vonuar që detyrohet të paguajë një tatimpagues. Vlerësimi tatimor është detyrim ndaj shtetit, i pagueshëm në buxhet i cili i njoftohet tatimpaguesit me shkrim në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose me shërbim postar.

    2. Administrata tatimore është e autorizuar të bëjë vlerësim tatimor për çdo detyrim të tatimpaguesve sipas ligjeve tatimore në fuqi mbi bazën e informacioneve të mëposhtëme:

    a. informacionet që përmbajne deklaratat tatimore të tatimpaguesve; dhe
    b. materialet e kontrollit dhe çdo informacion tjetër i njohur nga administrata
    tatimore sipas nenit 36 të këtij ligji.
    Nëqoftesë një tatimpagues nuk jep informacionin e nevojshëm për një vlerësim tatimor, administrata tatimore ka të drejtën të vlerësoje tatimin mbi bazën e çdo informacioni të vlefshëm të përcaktuar në akte nënligjore.

    3. Në rastet kur ligjet tatimore nuk kërkojnë pagimin e detyrimeve nëpërmjet deklarimit dhe në rastet kur administrata tatimore gjykon se vleresimi tatimor i bërë më parë nuk ka qënë i saktë, ajo mund të bëjë një vlerësim të ri dhe ta dërgoje njoftim vlerësimin tek tatimpaguesi sipas pikës 1 të këtij neni. Administrata tatimore mund të bëjë një vlerësim ose ndryshojë një vlerësim të bërë më parë derisa periudha kufizuese e përcaktuar në nenin 35 të këtij Ligji nuk ka mbaruar.

    4. Në rastin kur për një tatim kërkohet deklarate tatimore, deklarata përcakton detyrimin tatimor të tatimpaguesit dhe ajo konsiderohet të jetë:
    a) Vlerësim tatimor për një tatim; dhe
    b) njoftim dhe kërkesë për të paguar një tatim në afatin e përcaktuar në ligj.

    5. Për tatimet e mbajtura në burim, kur një tatimpagues nuk paraqet një deklaratë tatimore, administrata tatimore nuk bën në këtë rast një vlerësim tatimor për detyrimin e tatimpaguesit mbi bazën e informacioneve të tjera. Administrata tatimore në këtë rast e konsideron të bërë vlerësimin tatimor të detyrimit të tatimpaguesit.

    6. Kryetari i degës së tatimeve ka të drejtë të nxjerrë një urdhër të veçantë ekzekutiv para datës në të cilën tatimi duhet të paguhet, nëqoftëse ky veprim kërkohet të kryhet për të siguruar mbledhjen e detyrimeve si në rastin e veçante kur tatimpaguesi mendohet se tenton të bëjë evazion nëpërmjet largimit, transferimit të aseteve tek një person tjetër ose duke ndërmarrë veprime të tjera të cilat rrezikojnë mbledhjen e detyrimeve sidomos kur për të është bërë një vlerësim tatimor. Vlerësimi tatimor i bërë në këtë mënyrë mund të kundërshtohet nga tatimpaguesi përfshirë këtu edhe ankimimin në organet gjyqësore.


    Neni 34

    Njoftimi i vlerësimit tatimor dhe kërkesave për pagimin e detyrimeve

    Tatimpaguesit i jepet njoftim vlerësimi për një detyrim tatimor. Njoftimi për vlerësimin tatimor duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm:
    a) Emrin dhe mbiemrin e tatimpaguesit, si dhe emrin tregtar të tij.
    b) Numrin e identifikimit dhe kodin fiskal të tatimpaguesit.
    c) Datën e njoftim vlerësimit.
    ç) Qëllimin e lëshimit të njoftim vlerësimit, periudhën apo periudhave që ai u
    referohet.
    d) Shumën e detyrimit të vlerësuar, dënimet dhe interesat eventuale për pagesë
    të vonuar.
    dh) Kërkesën për pagimin e tatimit dhe afatin e pagesës.
    e) Vendin dhe mënyrën e pagesës së detyrimit.
    ë) Një përshkrim të arsyeve të bërjes së vlerësimit tatimor.
    f) Proçedurat e apelimit.

    Neni 35

    Parashkrimi i së drejtës për përcaktimin e detyrimit tatimor

    1. E drejta e organeve tatimore për të kontrolluar dhe për të korrigjuar vlerësimin e një detyrimi tatimor, parashkruhet 5 vjet pas përfundimit të periudhës tatimore në fjalë. Afati i parashkrimit ndërpritet në rastet e mëposhtme:
    a) Gjatë një apelimi.
    b) Gjatë kohëzgjatjes së garancisë për një pagesë tatimore.
    c) Gjatë periudhës kur tatimpaguesi nuk ka një vendbanim (rezidencë, adresë) ose përfaqësues në Republikën e Shqipërisë.
    d) Gjatë periudhës në të cilën tatimpaguesi është në dijeni të një hetimi zyrtar në vazhdim deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.
    e) Gjatë periudhës në të cilën tatimpaguesi është i implikuar në një çështje penale që ka lidhje me detyrimet e tij tatimore.
    2. Pas çdo ndërprerjeje, afati rifillon që nga momenti i ndërprerjes. Në çdo rast, e drejta për të kontrolluar dhe për të korigjuar një vleresim të një detyrimi tatimor, parashkruhet 15 vjet pas përfundimit të periudhës përkatëse tatimore.
    3. Çeshtjet penale rregullohen sipas afateve të parashkrimit të parashikuara nga ligji Nr. 7895, datë 21.01.1995 ‘’ Për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë’’.

    Neni 36 **

    Metoda alternative të përcaktimit të detyrimeve tatimore

    Organet tatimore lejohen të rikarakterizojnë transanksionet për të reflektuar situatën ekonomike reale dhe ato mund të mos marrin parasysh formën e transaksionit për të përcaktuar me saktësi përmbjatjen e tij. Këto lloj përcaktimesh do të bëhen siç parashikohet në rregulloren në zbatim të këtij ligji dhe ato mund të përfshijnë përdorimin e koeficientëve eksperimentalë, vlerësimin e pasurisë dhe zhvleftësimin, standartin personal të jetesës së tatimpaguesit, standartet industriale, numrin e punonjësve, llojin e klientëve, çmimet krahasuese, qarkullimin e tatimpaguesve të ngjashëm.

    Organet tatimore rikarakterizojnë transaksionet edhe në rastin kur tatimpaguesit manipulojnë çmimet e shitjes. Në këtë rast ato marrin për bazë çmimet reale të tregut. Për mallrat e importuara, çmimet reale të tregut nisen nga çmimet e mallrave të marra parasysh nga organet doganore në çastin e zhdoganimit të mallrave, shpenzimet pas zhdoganimit dhe normën mesatare të fitimit për degën ose llojin e veprimtarisë. Këshilli i Ministrave cakton organet, të cilat llogarisin dhe publikojnë çmimet e tregut, si dhe llogarisin dhe publikojnë normen mesatare të fitimit për degët apo llojin e veprimtarisë.

    Neni 36/1 **

    Arkëtimet dhe pagesat

    Për çdo transaksion shitblerjeje që e kalon vlerën 1 milion lekë, tatimpaguesit, që shesin dhe ata që blejnë, nuk mund të bëjnë arkëtime ose pagesa në lekë në dorë (cash). Në këtë rast ata janë të detyruar të veprojnë me kalime në llogari bankare.

    Neni 36/2 **

    Afishimi i çmimeve të shitjes

    Tatimpaguesit, që kryejnë furnizime mallrash ose shërbimesh, janë të detyruar të afishojnë çmimin e shitjes së mallit që ata furnizojnë, ose shërbimit që ata kryejnë, pavarësisht nga natyra e furnizimit dhe nga statusi i blerësit. Në rastin e shitjeve me shumicë, afishimi nënkupton pasqyrimin e shitjes në një listë të veçantë, e cila hartohet nga tatimpaguesi.

    Neni 36/3 **

    Shmangiet tatimore

    Shmangie tatimore quhet çdo veprim i tatimpaguesit, i cili paraqet pamje të rreme të të dhënave të tij identifikuese, me qëllim shtrembërimin e të dhënave të domsdohme për vlerësimin dhe përcaktimin e detyrimeve tatimore.

    Neni 37

    Pagimi i tatimeve

    Tatimet janë të detyrueshme për t’u paguar në afatet e përcaktuara në ligjet e veçanta tatimore.
    Neni 38

    Vendi i pagimit të detyrimeve tatimore

    1. Detyrimet tatimore paguhen në degët apo agjencitë bankare dhe në zyrat postare, organet eprore të të cilave kanë marrëveshje kontraktuale me organet tatimore. Pagesat me valutë të huaj konvertohen në bankë me kursin zyrtar të këmbimit të ditës përkatëse.
    2. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve mund të hyjë në marrëveshje kontraktuale me subjekte, sipas të cilave ato marrin përsipër të pranojnë deklaratat tatimore dhe pagesat si nje agjent tatimor. Subjektet që hyjnë në këto marrëveshje janë të detyruara të dërgojnë deklaratat dhe dokumentat shoqëruese në deget përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme. Pagesat tatimore depozitohen ose transferohen në llogarinë ose llogaritë e buxhetit të shtetit.
    3. Kur degët dhe zyrat doganore mbledhin detyrime tatimore, shuma e derdhur në llogaritë përkatëse të doganave, në fund të asaj dite, do të transferohet e plote në llogarinë bankare të organit tatimor përkatës.

    Neni 39

    Kthimi i tatimeve të paguara më tepër

    1. Nëqoftëse shuma e paguar e një tatimi është më e madhe se shuma e tatimit që tatimpaguesi duhet të paguante, organet tatimore:
    a) shumën e paguar më tepër e kalojnë për llogari të detyrimeve të tjera
    tatimore të papaguara të tatimpaguesit;
    b) me pëlqimin e tatimpaguesit, shumën e paguar më tepër kalojnë për llogari të
    detyrimeve të mëvonshme të tatimpaguesit;
    c) në qoftë se nuk është përcaktuar ndryshe në ligjet tatimore, shumën e paguar tepër ia kthejnë tatimpaguesit brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së tij me shkrim. Nëse nuk respektohet ky afat, administrata tatimore është e detyruar ti paguajë tatimpaguesit interesat përkatëse.

    2. Në qoftë se shuma e tatimit e paguar tepër nga tatimpaguesi është përdorur për kompensimin e detyrimeve të tjera tatimore të tatimpaguesit, administrata tatimore duhet ta njoftojë atë.

    Neni 40

    Zgjatja e afatit të pagesës

    1. Përkundrejt një kërkese me shkrim të argumentuar të tatimpaguesit, në përputhje me Rregulloren e Ministrit të Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mund shtyjë afatin e caktuar për deklarimin dhe pagesën e një detyrimi, përveç TVSH-së, data e deklarimit dhe e pagesës të së cilës është absolute. Zgjatja nuk mund t’i kalojë 30 ditët dhe mund të bëhet vetëm kur ka arsye të forta dhe të argumentuara të cilat përcaktohen në Rregulloren e Ministrit të Financave. Zgjatja e afatit nuk ndërpret llogaritjen dhe pagimin e interesave. Ato llogariten dhe paguhen duke marrë për bazë datën normale të deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve. Në rastet kur tatimpaguesi kërkon një zgjatje të afatit për të paguar detyrimin tatimor, organet tatimore mund të kërkojnë garanci. Zgjatja e afatit është një akt me shkrim.
    2. Kërkesa për një garanci përfshin një përshkrim të arsyeve për të dhe për shumën e kërkuar. Garancia jepet me para në dorë, depozita në llogari apo në tituj të shkëmbyeshëm, bono, dhe garanci bankare. Kërkesa për garanci i bëhet e ditur tatimpaguesit zyrtarisht. Ajo mund të apelohet në rrugë normale. Apelimi nuk përjashton tatimpaguesin nga paraqitja e garancisë.

    Neni 41

    Pagesa me këste

    Në raste të veçanta dhe të argumentuara me gjëndjen financiare, kur një tatimpagues nuk mund të paguajë plotësisht dhe menjëherë detyrimin tatimor, organi tatimor përkates, sipas kërkesës me shkrim të tij, mund të hartoje një plan pagese me këste. Në raste të tilla, kryetari i degës së tatimeve në rreth duhet të kërkojë garanci siç përmendet në pikën 2 të nenit 40 dhe tatimpaguesi duhet të paguajë interesat për të gjithë kohëzgjatjen e pagesës me këste. Ky favor anullohet kur kushtet në të cilat është hartuar, nuk ekzistojnë më. Plani i pagesës me këste është një marëveshje me shkrim e përgatitur sipas përcaktimit në Kodin Civil dhe e firmosur nga Kryetari i Degës përkatëse të tatimeve e nga tatimpaguesi.

    Neni 42 (shfuqizohet) **

    Neni 43 **

    Detyrimi për pagesë të menjëhershme

    Para se të paraqiten për apelim, tatimpaguesit janë të detyruar të parapaguajnë vetëm detyrimin tatimor, pa përfshirë interesat dhe gjobat e mundshme ose të paraqesin garancitë e nevojshme. Në rastin e garancisë, për periudhën e apelimit, llogariten të gjitha interesat.

    Neni 44

    Interesat për pagesë të vonuar

    1. Nëqoftëse detyrimet tatimore nuk janë paguar në kohën e duhur siç përshkruhet në ligjet e veçanta tatimore, tatimpaguesit janë të detyruar të paguajnë interesa mbi shumën e tatimit të papaguar nga data në të cilën pagesa ka qenë e detyrueshme deri në datën në të cilën pagesa është kryer. Interesi për mospagimin në kohë të detyrimit tatimor është 5 për qind për muajin e parë të vonesës dhe 2 për qind për çdo muaj tjetër. Interesi minimal i zbatuar nuk mund të jetë më i vogël se 10 për qind.
    Përjashtohen nga pagimi i interesave për pagesë të vonuar tatimpaguesit që i nënshtrohen ligjit Nr. 8313, datë 26. 3. 1998 ‘’Për Tatimin mbi Biznesin e Vogel’’.
    2. Interesat zbatohen automatikisht dhe nuk hiqen nga asnjë autoritet.

    Neni 45

    Proçedurat e zakonshme të mbledhjes
    me forcë të detyrimeve

    Nëqoftëse një tatimpagues, edhe pse i njoftuar, nuk paguan detyrimet e caktuara tatimore, degët përkatëse të tatimeve marrin masa të tjera pa njoftuar më tatimpaguesin. Për këtë, ato kanë në dispozicion masat e mëposhtme:
    a. Kryetari i Degës së Tatimeve mund të nxjerrë një vendim ekzekutiv për bllokimin dhe konfiskimin e llogarive bankare të tatimpaguesve (në lekë apo në valutë) për shumën që korrespondon me detyrimet tatimore. Ky vendim i veçante ekzekutiv është i pari në radhën e pagesave dhe banka është e detyruar ta zbatojë këtë vendim menjëherë. Kur banka nuk zbaton vendimin e veçante ekzekutiv, ajo bëhet përgjegjëse për mospagimin e tatimit të papaguar dhe detyrohet ta paguajë vetë atë.
    b. Kryetari i Degës së Tatimeve mund të nxjerrë një vendim të veçantë ekzekutiv, me anë të të cilit urdhëron çdo person të tretë që i ka detyrime këtij tatimpaguesi, të paguajë nga këto mjete detyrimet e prapambetura të tatimpaguesit debitor.

    Neni 46

    Proçedurat e jashtëzakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve

    Nëse organet tatimore kanë evidentuar se një tatimpagues nuk mund të paguajë, se planifikon të largohet nga Republika e Shqipërisë për t’i shpëtuar pagesës së detyrimeve tatimore, ose konstatohet se kërkon të transferojë pasuri jashtë shtetit përpara se të ketë paguar detyrime të konsiderueshme tatimore, organet tatimore kanë të drejtë të venë në zbatim proçedura të jashtëzakonshme për të mbledhur me forcë detyrimet:

    a. Kryetari i degës se tatimeve ka të drejtë të nxjerrë një vendim të veçantë ekzekutiv për të sekuestruar pasurinë. Ky vendim ekzekutohet nga Policia Tatimore. Vendimi i veçante ekzekutiv nuk kufizohet vetëm në shumën e tatimeve, por nuk duhet as të tejkalojë masën për sigurimin e pagesës së detyrimeve tatimore. Sekuestrimi i pasurisë ndjek këtë rradhë:
    i) Pasuritë e luajtshme të tatimpaguesit.
    ii) Pasuritë e paluajtshme kudo që ato ndodhen.
    Pasuritë e sekuestruara si më sipër, kalojnë në favor të shtetit dhe llogariten të konfiskuara mbas 30 ditësh nga marrja e vendimit te sekuestrimit. Ato shiten siç përcaktohet në aktet normative në fuqi. Të ardhurat e arkëtuara nga shitja e tyre, pasi zbriten shpenzimet e ruajtjes dhe shitjes, përdoren për likuidimin e detyrimit të papaguar. Pjesa e të ardhurave që mund të mbetet, i kthehet tatimpaguesit.
    b. Nëqoftëse dispozitat e mësipërme nuk mjaftojnë për mbledhjen e detyrimeve tatimore, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve:
    i) bën denocimin e menjëhershëm në organet e Prokurorisë në bazë të nenit 181 të Kodit Penal;
    ii) kërkon nga organet përkatëse të bllokojnë transferimin e pasurive të tatimpaguesit.
    c. Nëse tatimpaguesi nuk mund të paguajë, organi tatimor mund të fillojë praktikat e falimentimit si kreditor i interesuar në bazë të ligjit nr. 8017, datë 25.10.1995 ‘’Për Proçedurat e Falimentimit’’.

    Neni 47

    Përcaktimi dhe pagimi i gjobave për dënimet administrative
    Për shkeljen e ligjeve tatimore, përcaktohen dënime në varësi të shkallës së fajit në një rast konkret, si dhe mbi bazën e të dhënave të mëparshme pë tatimpaguesin. Organet tatimore përcaktojnë dënimet administrative në të njëjtën kohë që përcaktojnë dhe shkeljen përkatëse për të cilën ato vihen. Për çdo qëllim, gjobat vlerësohen si një pjesë e pandarë e detyrimit tatimor të tatimpaguesit. Të gjitha proçedurat dhe apelimet që zbatohen për tatimet përdoren edhe për gjobat. Gjobat janë si çdo detyrim tjetër tatimor dhe paguhen në të njëjtën mënyrë si dhe tatimet. Kur bëhet më shumë se një shkelje, vendosen dënime administrative të veçanta për secilën prej tyre.

    Neni 48

    Shkeljet dhe dënimet e përcaktuara në ligjet e veçanta tatimore

    Për shkeljet e përcaktuara në ligjet e veçanta tatimore, jepen dënime administrative në përputhje me përcaktimin e bërë në këto ligje.


    Neni 49

    Shkeljet dhe dënimet në lidhje me regjistrimin

    1. Konsiderohen shkelje të lidhura me regjistrimin shkeljet e mëposhtëme:
    a) Kryerja e veprimtarisë pa u pajisur më parë me çertifikatën tatimore.
    b) Mosnjoftimi i organeve tatimore për ndryshime në të dhënat e tatimpaguesit si mosnjoftimi për ndryshimin e adresës së veprimtarisë dhe mosnjoftimi i adresave të reja të ushtrimit të veprimtarisë.
    2. Për shkeljet e përcaktuara në pikën 1 jepen këto dënime:
    a) Tatimpaguesit me volum qarkullimi vjetor më të madh se kufiri i regjistrimit për TVSH-në, të cilët kryejnë veprimtari pa u pajisur me çertifikatë tatimore dënohen me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Ndërsa tatimpaguesit e bisnesit të vogël që kryejnë veprimtari pa u pajisur me çertifikatë tatimore ose pa e ripërsëritur atë, dënohen me gjobë nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë.
    b) Mosnjoftimi i organeve tatimore për ndryshime në të dhënat e tatimpaguesit si mosnjoftimi për ndryshimin e adresës së veprimtarisë dhe mosnjoftimi i adresave të reja të ushtrimit të veprimtarisë, dënohen me gjobë 20 mijë deri në 50 mijë lekë.
    3. Kur edhe pas vendosjes së dënimeve, tatimpaguesit vazhdojnë të mos regjistrohen, kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës ka të drejtë të nxjerrë një vendim të veçante ekzekutiv me anë të të cilit urdhëron:
    a) vendosjen e sekustros mbi mallrat, materialet, të ardhurat e realizuara dhe mbi aktivet e tjera të përdorura për veprimtari ekonomike, dhe
    b) mbylljen e aktivitetit deri në pajisjen me çertifkatë tatimore.

    Neni 50

    Shkeljet dhe dënimet për agjentët tatimorë

    1. Përbëjnë shkelje për agjentët tatimorë:
    a) Mosllogaritja, mosmbajtja e tatimeve në burim dhe e taksave për tatimpaguesin dhe mostransferimi në buxhet, në mënyrë korrekte dhe në kohën e duhur i tatimeve dhe taksave.
    b) Mosmbajtja e regjistrimeve për të ardhurat e paguara tatimpaguesve dhe për tatimet e taksat e mbajtura dhe të transferuara në buxhet duke përfshirë mbajtjen e regjistrimeve të veçanta për çdo tatimpagues.
    c) Mosdhënia organeve tatimore e dokumentacionit të kërkuar për kontrollin e saktësisë së llogaritjeve, të mbajtjes në burim dhe të pagimit të tatimeve e taksave.
    2. Për shkeljet e përcaktuara sipas pikës 1 të këtij neni, jepen këto dënime:
    a) Për shkeljet e përcaktuara në pikën 1 shkronja “a”, agjentët tatimorë janë të detyruar të paguajnë përveç detyrimit tatimor edhe një gjobë të barabartë me shumën e këtij detyrimi.
    b) Për shkeljet e përcaktuara në piken 1 shkronja “b”, agjentët tatimorë dënohen me gjobë në masën 10 mijë deri në 50 mijë lekë.
    c. Për shkeljet e përcaktuara në pikën 1 shkronja “c”, agjentët tatimorë dënohen me gjobë në masën 50 mijë lekë.

    Neni 51

    Shkeljet dhe dënimet për mosdhënie informacioni

    Për këdo që nuk jep për organet tatimore informacionet e përcaktuara sipas neneve 65, 66 dhe 67 të këtij ligji, jepet një dënim 100 mijë deri në 200 mijë lekë.

    Neni 52

    Shkeljet dhe dënimet për mosdokumentim

    Ruajtja, përdorimi dhe transportimi i mallrave pa dokumentacionin e kërkuar përbën shkelje dhe dënohet me gjobë 30 mijë deri në 50 mijë lekë.

    Neni 52/1 **

    Shkeljet dhe dënimet për kryerjen e arkëtimeve
    dhe të pagesave me lekë në dorë (cash)

    Kryerja me lekë në dorë e transaksioneve të shitblerjes, që e kalojnë vlerën 1 milion lekë, përbën shkelje si për shitësin, ashtu edhe për blerësin dhe dënohet me një gjobë të barabartë me 5 për qind të vlerës së transaksionit të kryer. Gjoba vendoset njëkohësisht si për shitësin, ashtu edhe për blerësin.

    Neni 52/2 **

    Shkeljet dhe dënimet për mosafishimin e çmimeve të shitjes

    Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave ose i shërbimeve përbën shkelje dhe dënohet me gjobë 50 mijë lekë për tatimpaguesit e regjistruar në TVSH dhe me gjobë 10 mijë lekë për tatimpaguesit e bisnesit të vogël.

    Neni 53

    Shkeljet për dhe dënimet për moslejimin e hyrjes dhe të kontrollit

    1. Moslejimi nga tatimpaguesit i hyrjes dhe pengimi për kryerjen e kontrollit nga ana e organeve tatimore apo përpjekjet e tatimpaguesve për të ndaluar veprimin e organeve tatimore direkt apo indirekt, vetë ose nëpërmjet një personi tjetër, konsiderohen shkelje të këtij ligji dhe dënohen:
    a) Tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në dënohen me gjobë 1 milion lekë.
    b) Tatimpaguesit e regjistruar për tatimin mbi bisnesin e vogël dënohen me gjobë 10 mijë deri në 20 mijë lekë.


    Neni 54

    Shkeljet dhe dënimet penale

    Fshehja e qëllimshme e të dhënave me synimin për t’u shmanguar nga pagimi i detyrimeve tatimore përbën shkelje penale e cila pas marrjes së të gjitha masave administrative të përcaktuara në këtë Ligj dhe në ligjet e veçanta tatimore, dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

    Neni 55

    Proçedurat e apelimit

    1.Tatimpaguesit kanë të drejtë të apelojne me shkrim çdo akt zyrtar të organit tatimor që prek tatimpaguesin në lidhje me shumën dhe mënyrën me anë të së cilës janë përcaktuar detyrimet tatimore, me bazën ligjore të përcaktimit, me kërkesat për rimbursim, me vendimet e veçanta ekzekutive apo çdo veprim (apo mosveprim) të parregullt të organeve tatimore apo të punonjësve të tyre. Apelimi duhet t’i paraqitet organit tatimor të shkallës më të ulët të detyrimit tatimor përkatës, brënda 30 ditëve nga marrja e njoftimit, dhe ai duhet të përmbajë periudhën përkatëse tatimore, shumën e detyrimit tatimor që kundërshtohet e të dhëna të tjera. Për çdo apelim tatimor, tatimpaguesi duhet të paraqesë bashkëlidhur një kopje të përcaktimit të detyrimit tatimor.
    2. Të gjithë organet tatimore duhet të nxjerrin një vendim brënda 30 ditëve nga paraqitja e apelimit. Nëse tatimpaguesi nuk është dakort me vendimin e organit tatimor, vendimi mund të apelohet në organin tjetër më të lartë të hierarkisë së apelimeve tatimore, brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit të shkruar. Hierarkia e apelimit tatimor nga më e ulëta tek më e larta është si më poshtë:
    a) Organet e qeverisjes vendore për tatimet dhe taksat vendore dhe degët e tatimeve në rrethe për tatimet dhe taksat nacionale me përjashtim të TVSH-së.
    b) Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për tatimin mbi vlerën e shtuar.
    c) Komisioni i Apelimit të Tatimeve për çdo lloj tatimi dhe takse nacionale e vendore me përjashtim të TVSH-së.
    d) Sistemi gjyqësor për çdo lloj tatimi e takse nacionale e vendore.
    Një çeshtje nuk mund të shqyrtohet në një nivel më të lartë apelimi pa u shqyrtuar në nivelin më të ulët.


    Neni 56

    Proçedurat e shqyrtimit të apelimeve tatimore

    Gjatë shqyrtimit të apelimit tatimor, organi tatimor ka të njejtën të drejtë, si edhe organi që përcakton detyrimin tatimor fillestar. Ky organ nuk kufizohet vetëm në çështjet e ngritura në apelim, ai mund të njihet me të gjitha problemet tatimore. Tatimpaguesi ka të drejtë të paraqitet vetë për të shpjeguar çështjet e apelimeve tatimore. Apelimi tatimor nuk mund të tërhiqet nëse zbulohen fakte që vërtetojnë se shuma e detyrimeve të caktuara nuk është e mjaftueshme.

    Neni 57

    Apelimi në degët e tatimeve dhe
    në Drejtorinë e Përgjithshme

    Drejtoria e Përgjithshme dhe Degët e saj shqyrtojnë kërkesën për apelim të një tatimpaguesi dhe marrin vendime mbi bazën e kontrolleve dhe përcaktimeve të tyre të mëparshme tatimore, në bazë të informacionit të caktuar dhe të mbështetur në të gjitha argumentat e tatimpaguesit. Vendimi përcakton shumën e detyrimit tatimor sipas mënyrës që e quan të arsyeshme. Vendimi, duhet të japë një shpjegim të shkurtër dhe i dërgohet tatimpaguesit jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së apelimit.


    Neni 58

    Komisioni i apelimit të tatimeve

    Komisioni i Apelimit vendos mbi bazën e të gjithë të dhënave të duhura që ka, pa u kufizuar në propozimet e palëve apo në detyrimin tatimor të përcaktuar më parë. Kur Komisioni i Apelimit Tatimor shqyrton një apelim dhe Dega është e mendimit se detyrimi tatimor i përcaktuar duhet të ndryshohet, të dyja palët thirren shprehimisht të paraqiten përpara Komisionit. Vendimi duhet të jetë i arsyetuar dhe i dërgohet tatipaguesit, jo më vonë se 30 ditë nga data në të cilën është paraqitur kërkesa për apelim.

    Neni 59

    Sistemi gjyqësor

    Tatimpaguesi, pasi ka ndjekur të gjitha shkallët e ankimit administrativ të parashikuar në këtë ligj, ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës.

    Neni 60

    E drejta për informim e tatimpaguesve

    Kur ndaj një tatimpaguesi hapet një çështje gjyqësore, ai ka të drejtë të shqyrtojë dokumentacionin përkatës, përveç rasteve kur është e rëndësishme ruajtja e sekretit të interesave publike apo private, siç është rasti i sekretit të biznesit të një të treti si dhe rasti i sekretit te identitetit të informatorëve. Mospranimi i kërkesës për ekzaminim kërkon një vendim të veçantë ekzekutiv nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.


    K R E U IV

    KONTROLLI ADMINISTRATIV

    Neni 61

    Mbajtja e regjistrimeve

    1. Tatimpaguesit të cilët janë subjekte të tatimit mbi vlerën e shtuar janë të detyruar të mbajnë regjistra, libra, dokumentacion dhe llogari kontabile në përputhje me ligjin ‘’Për Kontabilitetin’’, me ligjin ’’Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet’’, me ligjin ‘’Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar’’ dhe me aktet nënligjore në zbatim të tyre.
    2. Tatimpaguesit të cilët janë subjekte të tatimit mbi bisnesin e vogël janë të detyruar të mbajnë rregjistra, libra dhe dokumentacion në përputhje me ligjin “Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet”, me ligjin “Për tatimin mbi bisnesin e vogël’’ dhe me aktet nënligjore në zbatim të tyre.
    3. Tatimpaguesit e tjerë janë të detyruar të mbajnë regjistrimet dhe dokumentacionin e nevojshëm për përcaktimin e detyrimeve të tyre tatimore.

    Neni 62

    Paraqitja e të dhënave dhe deklarimi

    1. Tatimpaguesit janë të detyruar të paraqesin deklarata per të dhënat e parashikuara në ligjet tatimore përkatëse. Nëse paraqitja e një të dhëne nuk qëllon në ditë punë në Republikën e Shqipërisë, data e paraqitjes do të jetë gjithnjë dita e parë e punës që vjen më pas, përveç rastit të TVSH-së. Data e paraqitjes së deklarates se TVSH-së është ajo e përcaktuar në ligjin nr.7928, datë 27.04.1995 ‘’Për tatimin mbi vlerën e shtuar’’ dhe ajo nuk mund të shtyhet për asnjë arsye sipas përcaktimit në ligjin përkatës.
    2. Organet tatimore duhet të shpërndajnë formularët e deklaratave dhe udhëzimet përkatëse përpara kufijve kohore të paraqitjes, por fakti që një tatimpagues apo përfaqësuesi i tij nuk e kanë marrë këtë deklaratë nuk do të thotë që ai përjashtohet nga detyrimi i paraqitjes së deklaratës së plotesuar. Cilido që nuk e ka marrë këtë deklaratë duhet ta kërkojë atë në organin përkatës tatimor.

    Neni 63

    Kontrollet tatimore

    1. Punonjësit e organeve tatimore kanë të drejtë të kontrollojnë kontabilitetin e tatimpaguesve, duke përfshirë edhe dokumentacionin mbi të ardhurat, fitimin, kapitalin dhe marrëdhëniet financiare me të tretët. Organet tatimore kanë gjithashtu të drejtë të kontrollojnë saktësinë e të gjithë dokumentave që kanë të bëjnë me veprimtarinë ekonomike, tatimet dhe kamatat përkatëse, me pagesën e detyrimit tatimor, dënimet administrative dhe interesat, deklaratat periodike si edhe dokumenta të tjera që kanë të bëjnë me përcaktimin e detyrimit tatimor. Për të ushtruar kontrolle punonjësit organeve tatimore duhet të paraqesin identitetin e tyre.
    2. Gjatë ushtrimit të një kontrolli organet tatimore kanë të drejtë të marrin kopje të çdo llogarie, regjistrimi apo dokumenti tjetër. Ato kanë të drejtë gjithashtu të kontrollojnë operimet e çdo kompjuteri, të arkave regjistruese apo të çdo pajisjeje tjetër dhe të marrin kopje të çdo llogarie, regjistrimi apo informacioni tjetër në këto pajisje.
    3. Pas çdo kontrolli, punonjësit e organeve tatimore duhet të paraqesin një raport me shkrim, ku të përshkruhen në detaje rezultatet e kontrollit. Tatimpaguesi ka të drejtë të mbajë një kopje të këtij raporti, dhe të paraqese observacionet e veta me shkrim.

    Neni 64

    Përdorimi i ekspertëve

    Organet tatimore mund të të kërkojnë asistence teknike nga ekspertë të fushave të tjera, me qëllim që të jenë në gjendje të vleresojnë detyrimin tatimor të tatimpaguesve. Informcioni konfidencial rreth tatimpaguesit nuk i jepet ekspertit.


    Neni 65

    Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion

    1. Tatimpaguesit janë të detyruar të bashkëpunojnë me organet tatimore, për të siguruar llogaritjen e saktë të detyrimeve tatimore. Në qoftese organet tatimore kërkojnë, tatimpaguesit janë të detyruar të japin shpjegime me goje apo me shkrim, të paraqesin librat e kontabilitetit, si dhe informacione të tjetra që shërbejne për të sqaruar çdo rrethanë që ka të bëjë me detyrimet tatimore. Në mënyrë të veçantë, organet tatimore kanë të drejtë të kërkojnë dokumentacionin që ka të bëjë me marrëdhëniet financiare të tatimpaguesit me të tretët.
    Për të lehtësuar këtë proces, tatimpaguesit janë të detyruar:
    a) Të plotësojnë, të firmosin dhe të kthejnë me postë pyetësorët, vërtetimet e kërkuara dhe të dhëna të tjera, 15 ditë brenda datës së marrjes së kërkesës.
    b) Të takohen me punonjësit e organeve tatimore për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të dhënë informacionin e kërkuar.
    2. Në qoftëse organeve tatimore u refuzohet dhënja e informacionit të nevojshëm për llogaritjen e detyrimeve tatimore, ato kanë të drejtë të bëjnë vleresim tatimor nga zyra duke i llogaritur detyrimet e tatimpaguesit mbi bazën e vleresimit të tyre dhe të të dhënave të siguruara nga jashtë. Në këtë situate, barra e provës i takon tatimpaguesit pra është detyrë e tij të provojë të kundërtën.

    Neni 66

    Detyrimi i palëve për të dhënë vetë informacione,
    pa kërkesën e organeve tatimore

    1. Personat fizikë dhe juridikë si edhe organizmat e ndryshëm qeveritare janë të detyruar t’u japin organeve tatimore informacione të ndryshme për përcaktimin sa më të saktë të detyrimit tatimor, gjithnjë në përputhje me ligjet dhe aktet e tjera nënligjore. Ata janë gjithashtu të detyruar të lejojnë organet tatimore të shqyrtojnë të gjitha dokumentet tatimore dhe çdo dokument tjetër që shërben për llogaritjen e detyrimeve tatimore.
    2. Detyrohen të dorëzojnë informacionet e kërkuara në formatin dhe në kohën e caktuar siç është përcaktuar me akte nënligjore, subjektet e mëposhtëme:
    a) Sistemi Gjyqësor;
    i) Për rastet kur tatimpaguesit pushojnë aktivitetin, shpërndahen, ose pësojnë ndryshime thelbësore brenda kuptimit të ligjit nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”. Këto ndryshime duhet të vërtetohen me një vendim gjyqësor. Gjykatat duhet të njoftojnë organet tatimore për të gjitha ndryshimet në regjistrim, brënda 5 ditëve të bërjes së ndryshimeve. Në rastet kur bëhet fjalë për detyrimin tatimor, gjykatat nuk mund të nxjerrin një vendim përfundimtar derisa organet tatimore të vërtetojnë se janë paguar të gjitha detyrimet tatimore ose janë siguruar garancitë e duhura.
    ii). Gjykata dërgon në organet tatimore kopje të vendimeve gjyqësore së bashku me kërkesën e tatimpaguesit .

    b) Drejtoria Përgjithshme e Doganave dhe degët e saj janë të detyruara të shënojnë në fletën e zhdoganimit të importeve dhe në daljen e eksporteve numrin e identifikimit të tatimpaguesit sipas çertifikatës së TVSH-së, kodin fiskal të tij, vitin dhe vendin ku është regjistruar tatimpaguesi, si dhe çdo të dhënë tjetër që mund të kërkohet me rregullore të veçantë nga Ministri i Financave. Ato janë të detyruara të mos bëjnë veprime zhdoganimi e doganimi të mallrave kur tatimpaguesit nuk paraqesin çertifikatën e regjistrimit si tatimpagues dhe çertifikatën e TVSH-së. Në këto raste dega apo zyra doganore njofton organin tatimor të rrethit ku zhvillon veprimtarinë tatimpaguesi.
    c) Zyrat e Regjistrimit të Pasurive janë të detyruara të japin listën e akteve të regjistrimit të pasurisë në rastet e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes, dhurimit e trashëgimise.
    ç) Punëdhënësit si ata privatë dhe shtetërorë, informojnë organet tatimore për të gjithë të punësuarit dhe për të gjitha tatimet e mbajtura në burim për këto të punësuar.

    Neni 67

    Detyrimi i palëve të treta për të dhënë informacione

    Gjatë një kontrolli, organet tatimore mund të kërkojnë informacion nga të tretë. Kërkesa bëhet me shkrim dhe dërgohet me postë. Janë të detyruar të kthejnë përgjigje falas me shkrim personat juridikë dhe individët e mëposhtëm:
    a. Shoqërite e Sigurimeve për pagesat që lidhen me dëmshpërblimet.
    b. Shoqëritë tregëtare për:
    i) dividentët ose ndarjet e fitimit që u paguhen aksionerëve ose ortakëve;
    ii) personat që kanë ose kanë pasur më parë marrëdhënie ekonomike me shoqërinë për çështjet që kanë lidhje me pretendimet, qiratë ose punësimin;
    iii) marrëdhëniet me nënkontraktoret;
    iv) një listë vjetore të marrëdhënieve me kreditorët;
    c. Bankat dhe institucionet financiare për:
    i) të ardhurat që rrjedhin nga interesa e shpenzime për pagesat e interesave;
    ii) depozitat dhe detyrimet në fund të çdo viti;
    iii) transaksionet bankare.
    ç) Fondet e Investimeve për letrat me vlerë.
    d)Agjentët e pasurive të paluajtshme për listën e përvitshme të transaksioneve të plota sipas emrit të klientit.
    dh) Personat e përfshirë në blerjen dhe shitjen e mallrave për të gjitha transaksionet e kryera.
    g) Institucionet dhe personat juridikë, të huaj dhe vendas, për pagesat ndaj personave që nuk janë residentë në Republikën e Shqipërisë.

    Neni 68

    Ruajtja e sekretit

    Punonjësit e organeve tatimorë janë të detyruar të ruajnë sekretin sipas ligjeve në fuqi për të dhënat me të cilat njihen gjatë ushtrimit të detyres. Të dhënat e tatimpaguesve përdoren brenda organeve tatimore vetëm për nevojat e administrimit të tatimeve. Punonjësit e organeve tatimore nuk pranojnë kërkesat e paautorizuara për të shqyrtuar materiale brenda juridiksionit të tyre. Detyra e personelit të organeve tatimore për ruajten e sekretit vazhdon pavarësisht nga statusi i punësimit.

    Neni 69

    Informacioni i organeve shtetërore

    Organet tatimore mund të japin informacione në lidhje me tatimpaguesit për organet e tjera shtetërore vetëm në rastet e mëposhtëme:
    a. gjyqtarët dhe prokurorët të përfshirë në çështje tatimore në proces, si dhe në çështje të tjera penale, në përgjigje të kërkesës me shkrim për të ndihmuar me informacion në ndjekjen e çështjeve penale;
    b. Kontrollin e Lartë të Shtetit, për të gjithë tatimpaguesit që ka të drejte ai t’i kontrollojë në bazë të ligjit;
    c. gjykatat, në të gjitha rastet për tatimpaguesit të cilët nuk kanë ushtruar veprimtari ose nuk kanë paraqitur asnjë deklaratë për një periudhë prej më shumë se dy vjetësh. Në këto raste, organet tatimore kanë të drejtë, si palë të interesuara, të kërkojnë nga gjykata çregjistrimin e personit sipas legjislacionit në fuqi.

    Neni 70

    Konfirmimi i statusit të tatimpaguesit

    Me kërkesën e tatimpaguesit, organet tatimore janë të detyruara të lëshojnë një vërtetim per të konfirmuar të ardhurat e tatueshme, fitimin dhe/ose kapitalin, detyrimet tatimore dhe statusin e tatimpaguesit lidhur me pagesën e tatimeve.


    K R E U V

    DISPOZITA TRANZITORE DHE TE FUNDIT

    Neni 71

    Rreziku i dyfishtë

    Rezultati i një çështjeje civile nuk ka lidhje me të drejtën e organeve tatimore për të ngritur një çështje penale.


    Neni 72

    Efekti mbi detyrimet tatimore egzistuese

    Çështjet në shqyrtim dhe përcaktimet e detyrimeve tatimore që nuk kanë përfunduar ende, nuk ndikohen nga hyrja në fuqi e këtij Ligji.

    Neni 73

    Organet e ngarkuara me zbatimin e këtij ligji

    Me zbatimin e këtij ligji ngarkohet Ministria e Financave dhe organet tatimore sipas përcaktimit në nenin 15 të këtij ligji.

    Neni 74

    Akte nënligjore

    Ministri i Financave nxjerr rregullore dhe udhëzime në bazë dhe për zbatimin e këtij ligji.

    Neni 75

    Shfuqizime

    Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 7681, datë 04.03.1993 ‘’Për administrimin e tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë’’ me ndryshimet përkatëse, të gjitha aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tyre si, dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen.

    Neni 76

    Hyrja në fuqi

    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    ** = Ndryshimet e bëra me ligjin nr. 8710, datë 15.12.2000 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999 Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”


    K R Y E T A R I

    Skënder GJINUSHI
  3. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Sistemi tatimor shqipetar

    U D H E Z I M

    Nr. 2, datë 13.4.2000

    PER PROÇEDURAT TATIMORE


    Në mbështetje të nenit 74 të Ligjit Nr. 8560, datë 22. 12. 1999 ‘’Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’’, Ministri i Financave,

    U D H E Z O N :

    1. ADMINISTRATA TATIMORE

    1.1. STRUKTURA E ADMINISTRATES TATIMORE

    Administrata tatimore është i vetmi autoritet që administron tatimet dhe taksat në Republikën e Shqipërisë. Administrata tatimore përbëhet nga :

    Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve
    Degët e tatimeve në rrethe
    Komisioni i Apelimit të Tatimeve
    Zyrat tatimore të pushtetit vendor
    Asnjë autoritet tjetër nuk mund të administrojë tatime dhe taksa. Zyrat tatimore të pushtetit vendor administrojnë tatime e taksa për aq sa legjislacioni tatimor u’a lejon atyre një gjë të tillë.

    1.2. DETYRAT E ADMINISTRATES TATIMORE

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe degët e saj në rrethe kryejnë detyrat e përcaktuara në nenet 17 e 18 të Ligjit.

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kryen detyrat e mëposhtëme :

    - Organizon dhe drejton veprimtarinë e të gjithë administratës tatimore për të siguruar mbledhjen e detyrimeve tatimore me karakter nacional.

    - Studion dhe përpunon politikat fiskale të shtetit në periudha të caktuara kohë, nëpërmjet propozimit dhe përgatitjes së projektligjeve dhe akteve të tjera nënligjore që kanë të bëjnë me tatimet dhe taksat në Republikën e Shqipërisë.

    - Përgatit udhëzime dhe rregullore në zbatim të legjislacionit tatimor.

    - Siguron një zbatim uniform të ligjeve dhe të rregulloreve që kanë të bëjnë me tatimet.

    - Përgatit udhëzime, metodika, shpjegime dhe opinione për edukimin e tatimpaguesve për zbatimin e legjislacionit tatimor.

    - Përgatit projektprogramin e të ardhurave tatimore për vitin pasardhës.

    - Mbledh sistematikisht të dhëna, mbikqyr tatimet dhe taksat kombëtare dhe ato vendore si dhe përgatit raporte e analiza që kanë të bëjnë me mbledhjen e të ardhurave tatimore.

    - Zgjidh konfliktet ndërmjet Degëve.

    - Siguron bashkëpunimin e institucioneve të specializuara të kontabilitetit për sa ato janë të lidhura me zbatimin e sistemit tatimor.

    - Organizon dhe vë në jetë edukimin profesional dhe trainimin e personelit të organeve tatimore.

    - Siguron etikën profesionale brënda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Degëve të saj.

    - Kryen të gjitha detyrat e tjera të nevojshme për administrimin e drejtë të sistemit tatimor.

    Për përgatitjen e projektprogramit të të ardhurave tatimore për vitin pasardhës në shkallë vendi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përdor metodat dhe teknikat e njohura të analizës dhe të programimit financiar në nivel makroekonomik. Tregues bazë të këtij programimi janë, ecuria e realizimit të të ardhurave tatimore në vite për çdo lloj tatimi, treguesit e rritjes ekonomike për vitin planifikues, niveli mesatar dhe ai i parashikuar i inflacionit, ndikimi i ndryshimeve në legjislacionin fiskal, ndikimi i ndryshimeve të ndjeshme strukturore në ekonomi, etj.

    Për përgatitjen e projektprogramit të të ardhurave tatimore për vitin pasardhës në shkallë rrethi, degët e tatimeve marrin për bazë numrin e tatimpaguesve, formën juridike të tyre, llojin e veprimtarisë që kryejnë, të dhënat mbi volumin e xhiros së realizuar në periudhat e mëparshme, detyrimet e pagueshme sipas dispozitave të ligjeve të veçanta tatimore, etj.

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka degët e veta në rrethe. Kryetari i Degës drejton degën e tatimeve. Ai emërohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Degët e tatimeve pajisin tatimpaguesit me çertifikatë tatimore, hartojnë projektprogramin e të ardhurave tatimore për rrethin, ndjekin dhe përgjigjen për realizimin e programit të të ardhurave tatimore, përpunojnë deklaratat tatimore, përcaktojnë dhe nxjerrin detyrimin tatimor, bëjnë ruajtjen dhe organizimin e dokumentacionit, kryejnë kontrollin e tatimpaguesve dhe mbledhjen e tatimeve, zbatojnë vendimet e veçanta të ekzekutimit, etj.

    1.3. KOMISIONI I APELIMIT TE TATIMEVE

    Komisioni i Apelimit të Tatimeve është pjesë e administratës tatimore, siç përcaktohet në nenin 15 te Ligjit. Ai përbëhet nga 5 persona që emërohen nga Ministri i Financave. Një nga antaret e ketij Komisioni duhet të jetë punonjës i Ministrisë së Drejtësisë, një punonjës i Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, një punonjës i Ministrisë së Financave dhe dy punonjës të administratës tatimore. Emërimi i tyre nga Ministri i Financave bëhet me propozim të titullarëve të institucioneve të mësipërme. Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave është edhe Kryetar i Komisionit të Apelimit të Tatimeve i cili ka autoritetin e mbledhjes se këtij Komisioni. Komisioni i Apelimit të Tatimeve i merr vendimet me shumicë të thjeshte votash. Votimi i anetarëve të Komisionit bëhet i hapur.

    Ky komision mblidhet sa herë është e nevojshme për shqyrtimin në afat të ankesave të tatimpaguesve. Anëtarët e Komisionit shpërblehen për çdo mbledhje të Komisionit. Shpërblimi total i secilit prej tyre gjatë gjithë vitit nuk mund të kalojë nivelin e dy pagave mujore të vendit përmanent të punës.

    Komisioni i Apelimit të Tatimeve nuk mund të shqyrtojë një ankesë të një tatimpaguesi nëse kjo ankesë nuk është shqyrtuar më parë në nivelin më të ulët të apelimit.

    Vendimet e Komisionit të Apelimit të Tatimeve janë të pavarur. Ato nuk mund të ndikohen, influencohen apo diktohen nga asnjë autoritet tjetër, kushdoqofte ai. Për të marrë vendimet e tij, Komisioni është i veshur me të gjithë autoritetin e nevojshëm për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve, përfshirë këtu të drejtën për të bërë hetime, verifikime dhe rillogaritje të detyrimeve tatimore të përcaktuara. Vendimet e Komisionit të Apelimit të Tatimeve merren me shumicë votash.

    1.4. MAREDHENJET E ADMINISTRATES TATIMORE ME
    ORGANET E TJERA SHTETERORE.

    Në zbatim të nenit 23 të Ligjit, organet tatimore nuk mund të ngarkohen me detyrën për të vjele detyrime të tjera me natyrë jotatimore që kanë tatimpaguesit ndaj organeve të tjera shteterore apo për të kërkuar plotësimin e çfarëdo kushti tjetër të vënë nga këto organe. Përjashtim këtu bëhet vetëm në rastet kur me ligj përcaktohet ndryshe, pra kur me ligj përcaktohet shprehimisht se tatimpaguesi nuk mund të pajiset me Çertififikatë të Ushtrimit të Veprimtarisë pa plotësuar kushtin e caktuar.

    1.5. MAREVESHJET ME AUTORITETET E HUAJA TATIMORE

    Në zbatim të nenit 24 të Ligjit, të drejtën ligjore për zbatimin e marëveshjeve apo Konventave bilaterale dhe multilaterale, të cilat përmbajnë dispozita tatimore, e ka Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe jo degët e tatimeve në rrethe. Në rastet kur tatimpaguesit paraqiten në degët e tatimeve në rrethe dhe kërkojnë përjashtime apo lehtësi tatimore që lidhen me zbatimin e marëveshjeve ndërkombetare të përfunduara nga vendi ynë, ato duhet t’i kalohen për shqyrtim Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Ky rregull do të zbatohet për Marëveshjet bilaterale për eliminimin e tatimeve të dyfishta dhe për parandalimin e evazionit fiskal të përfunduara nga vendi yne, si dhe për dispozitat tatimore që mund të përmbajnë marëveshje të tjera si marëveshjet për transportin ndërkombëtar, marëveshjet e ndihmave, marëveshjet e kredive, etj. Degët e tatimeve në rrethe, në çdo rast zbatojnë me përpikmëri legjislacionin e brëndshëm tatimor. Ato veprojnë sipas dispozitave të marëveshjeve ndërkombëtare, vetëm në rastin kur marrin përgjigje zyrtare me shkrim nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

    2. PROCEDURAT E ADMINISTRIMIT TE TATIMEVE

    2.1. REGJISTRIMI I TATIMPAGUESVE.

    2.1.1. Për të patur të drejtën e pajisjes me Çertifikatën e Ushtrimit të Veprimtarisë, të gjithë personat janë të detyruar të fitojnë personalitetin juridik (të drejtën juridike për të ushtruar veprimtari, pra të marrin vendimin përkatës të gjykatës. Menjëherë pas marrjes së këtij vendimi, personi kërkon të regjistrohet në organet tatimore, pra të pajiset me Çertifikatën e Ushtrimit të Veprimtarisë duke plotësuar formularin e kërkesës për regjistrim forma e të cilit është sipas modelit të përcaktuar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

    Një person që nuk kërkon të pajiset me Çertifikatën e Ushtrimit të Veprimtarisë dhe ushtron në fakt veprimtari nuk është i përjashtuar nga përgjegjësia tatimore. Në këtë rast, personi, është objekt i sanksioneve në bazë të dispozitave të këtij ligji dhe të ligjeve të tjera tatimore, për ushtrim veprimtarie pa leje.

    Për t’u pajisur me Çertifikatën e Ushtrimit të Veprimtarisë, veprohet si më poshtë :

    a. Personat juridikë e fizikë me qarkullim vjetor më të madh se kufiri i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, përveç Vendimit të Gjykatës paraqesin edhe kërkesën për regjistrim duke plotësuar formularin përkatës. Kërkesa për regjistrim, paraqitet vetëm në organin tatimor të rrethit ku personi ka selinë. Selia e tatimpaguesit është vendi ku ai ushtron aktivitetin kryesor të tij. Së bashku me kërkesën për regjistrim, këto persona duhet të paraqesin statutin, aktin e themelimit të shoqërisë, akt-marëveshjen me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe vërtetimin për antarësimin në Dhomën e Tregëtisë. Ato duhet të plotësojnë gjithashtu dhe çdo kërkesë tjetër të përcaktuar në ligje të tjera. Organet tatimore nuk pajisin tatimpaguesin me Çertifikatën e Ushtrimit të Veprimtarisë, kur dispozitat ligjore në fuqi kërkojne plotësimin e kushteve të tjera përpara pajisjes me këtë Çertifikatë.

    Personat fizike e juridikë me qarkullim vjetor më të madh se kufiri i regjistrimit për TVSH të cilët plotësojnë të gjitha kërkesat e mësipërme, regjistrohen dhe pajisen nga organi tatimor i rrethit me Çertifikatën përkatëse të Ushtrimit të Veprimtarisë, brënda pesë ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës për regjistrim dhe formularit përkatës. Regjistrimi dhe Çertifikata e Ushtrimit të Veprimtarisë së tatimpaguesit është e përhershme, pra ajo merret në momentin e krijimit dhe regjistrimit për herë të parë të tatimpaguesit dhe nuk përsëritet çdo vit.

    b. Personat juridikë e fizikë me qarkullim vjetor më të vogël se kufiri i regjistrimit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (tatimpaguesit e tatimit mbi biznesin e vogël), përveç Vendimit të Gjykatës, paraqesin edhe kërkesën për regjistrim duke plotësuar formularin përkatës. Këto persona paraqesin gjithashtu edhe kontratën me Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ato duhet të plotësojnë gjithashtu dhe çdo kërkesë tjetër të përcaktuar në ligje të tjera, si pajisja paraprakisht me liçensën profesionale, etj.

    Personat fizikë e juridikë me qarkullim vjetor më të vogël se kufiri i regjistrimit për TVSH, të cilët plotësojnë të gjitha kërkesat e mësipërme, regjistrohen dhe pajisen nga organi tatimor i rrethit me Çertifikatën përkatëse të Ushtrimit të Veprimtarisë, brënda pesë ditësh nga momenti i paraqitjes së kërkesës për regjistrim dhe formularit përkatës nga ana e tyre. Regjistrimi dhe Çertifikata e Ushtrimit të Veprimtarisë jepet çdo vit, brënda afatit dhe proçedurave të përcaktuara në Ligjin ‘’Për Tatimin mbi Biznesin e Vogël’’.

    C .Të gjithë tatimpaguesit, janë të detyruar t’i njoftojnë organeve tatimore ndryshimet e mëposhtëme:

    - ndryshimin e emrit
    - ndryshimin e adresës së selisë
    - ndryshimin e adresës së filialeve
    degëve apo njësive
    - ndryshimin në formën juridike
    - krijimin ose hapjen e filialeve, degëve apo
    njësive të reja
    - ndryshimet në llojin e veprimtarisë ekonomike.

    Njoftimi bëhet brënda 30 ditëve nga data në të cilën tatimpaguesi ka bërë ndryshimet e mësipërme.

    2.1.2. Tërheqja e Çertifikatës së Ushtrimit të Veprimtarisë është një masë ndëshkuese e përkohshme që ndërmerret nga organi tatimor që ka lëshuar këtë çertifikatë. Kjo masë merret në të gjitha rastet kur tatimpaguesi kryen shkelje të rënda siç është mospagimi i detyrimeve të prapambetura tatimore (përfshirë këtu gjobat dhe interesat eventuale) për të cilat ligjet specifike tatimore parashikojnë mbylljen e veprimtarisë dhe vetëm pasi ndaj tatimpaguesit janë marrë të gjitha masat e tjera paraprake administrative të parashikuara nga këto ligje. Tatimpaguesi, të cilit i është hequr përkohësisht Çertifikata e Ushtrimit të Veprimtarisë, nuk ka të drejtë të ushtrojë me aktivitet. Ushtrimi i aktivitetit në këtë rast, konsiderohet si aktivitet i paregjistruar (pa leje) dhe dënohet siç përcaktohet në nenin 49 të Ligjit ‘’Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’’. Kur tatimpaguesi e ka rregulluar situatën e cila çoi në heqjen e Çertifikatës së Ushtrimit të Veprimtarisë, organi tatimor bën rikthimin e saj.

    2.1.3. Tatimpaguesit që kanë vendosur të mbyllin veprimtarinë e tyre (të çregjistrohen), kërkojnë nga gjykata ku kanë marrë të drejtën për të ushtruar veprimtari, të marrë vendimin përkatës të mbylljes së veprimtarisë. Gjykata, njofton organin tatimor të rrethit përkatës për kërkesën e tatimpaguesit. Organi tatimor, kur tatimpaguesi nuk ka paguar të gjitha detyrimet tatimore (përfshirë këtu dhe dënimet administrative e interesat eventuale), brënda 20 ditësh nga data e marrjes së njoftimit nga gjykata paraqet kundërshtimin për çregjistrimin e këtij tatimpaguesi. Kur organi tatimor e paraqet kundërshtimin përkatës brënda 20 ditëve, gjykata nuk mund të marrë vendim për çregjistrimin e tatimpaguesit. Këtë vendim ajo mund ta marrë, vetëm pasi organi tatimor i rrethit përkatës, ka tërhequr kundërshtimin dhe ka konfirmuar me shkrim se tatimpaguesi që kërkon mbylljen e veprimtarisë ka rregulluar situatën dhe nuk ka më detyrime tatimore të papaguara (përfshirë këtu gjobat dhe interesat eventuale).

    Për tatimpaguesit e biznesit të vogël për të cilët provohet se gjatë dy viteve të fundit nuk kanë kryer aktivitet e për rrjedhojë nuk janë pajisur me çertifikatën e ushtrimit të veprimtarisë (për këto dy vite) si dhe nuk kanë deklaruar dhe paguar detyrime tatimore, organet tatimore kërkojnë nga gjykata të bëjë çregjistrimin me nënvizim. Gjykata, detyrohet të marrë vendimin për çregjistrimin e këtyre tatimpaguesve brënda 20 ditëve nga paraqitja e kërkesës së organeve tatimore.

    Nëqoftëse për një tatimpagues të çregjistruar, vërtetohet më vonë se ka patur një detyrim tatimor të papaguar, çregjistrimi nuk e çliron atë nga përgjegjësia për të paguar këto detyrime së bashku me penalitetet përkatëse.

    2.2. PERCAKTIMI I DETYRIMIT TATIMOR

    2.2.1. Detyrimet tatimore përcaktohen siç parashikohet në ligjet e veçanta tatimore. Për këtë përdoren mënyrat e njohura të përcaktuara në këto ligje që janë :

    a. Vetëvlerësimi dhe vetëdeklarimi i detyrimit tatimor. Kjo mënyrë përdoret në përgjithësi për tatimet indirekte si TVSH dhe akciza si dhe për një kategori të ardhurash personale si të ardhurat nga qeratë, të ardhurat nga emfiteoza, të ardhurat nga e drejta e autorit, përfshirë honoraret nga pronësia intelektuale dhe honoraret industriale nga patentat, emri tregëtar, etj. Vetëvlerësim dhe vetëdeklarim bëhet edhe për të ardhurat me burim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të realizuara nga një person rezident shqiptar, etj.

    b. Parapagimi i detyrimit tatimor. Kjo mënyrë përdoret vetëm në rastin e parapagimit të tatimit mbi fitimin gjatë vitit ushtrimor. Në këtë rast vlerësimi përfundimtar i detyrimit tatimor, bëhet në momentin e paraqitjes së deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme (të fitimit dhe humbjes).

    c. Mbajtja në burim. Kjo mënyrë përdoret kryesisht për tatimin mbi të ardhurat personale si; për pagat, për interesat, dividentët, huatë, kalimin e pronësisë, lojrat e fatit, sipas përcaktimit në Ligjin ‘’Për tatimin mbi të ardhurat’’.

    Por ciladoqoftë mënyra e përcaktimit të detyrimit tatimor, organet tatimore kanë për detyrë të kontrollojnë saktësinë e përcaktimit të të gjithë detyrimeve tatimore. Nëpërmjet kontrolleve, mund të kryhet verifikimi i saktësisë së deklarimeve tatimore për tatimin mbi fitimin, për TVSH dhe për të gjithë llojet e tjera të detyrimeve tatimore.

    Nëse nga një kontroll i ushtruar për tatimin mbi fitimin, rezulton se fitimi i deklaruar nga tatimpaguesi mbi bazën e deklaratës vjetore të të ardhurave të vitit ose viteve paraardhës nuk është i vërtetë, organet tatimore korigjojnë jo vetëm detyrimin tatimor të vitit ose viteve paraardhëse por mbi bazën e këtyre detyrimeve të korigjuara, ndryshojnë edhe këstet e parapagimit të tatimit mbi fitimin për vitin korent. Për këtë qëllim, ato respektojnë të gjithë standartet e njohura të kontrollit, duke njoftuar njëkohësisht në mënyrë zyrtare tatimpaguesin e kontrolluar.

    Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe në rastet kur nga kontrollet e ushtruara nga organet tatimore rezulton se tatimpaguesi i kontrolluar nuk ka deklaruar e paguar të gjitha detyrimet tatimore. Edhe në këtë rast pra, organet tatimore njoftojnë zyrtarisht tatimpaguesin për vlerësimin e detyrimit të ri tatimor të bërë lidhur me të.

    2.2.2. Organet tatimore bëjnë vlerësim të detyrimit tatimor të tatimpaguesve me metodat alternative të përcaktuara në nenin 36 të Ligjit, duke improvizuar situatën reale të tyre nëpërmjet rikarakterizimit të transaksioneve të kryera nga ana e tyre gjatë një periudhe tatimore të caktuar. Një gjë e tillë vendoset të bëhet nga organet tatimore vetëm nëqoftëse egzistojnë kushtet e mëposhtëme:

    a. Kur tatimpaguesi për një periudhe të caktuar tatimore nuk ka deklaruar detyrimet tatimore të tij siç përcaktohet në ligjet specifike tatimore. Kështu për shëmbull nëse një tatimpagues nuk paraqet deklaratën mujore të TVSH për një periudhe tatimore të caktuar apo për disa periudha tatimore (muaj), organi tatimor pasi ka zbatuar të gjitha proçedurat paraprake të përcaktuara në ligjin dhe në udhëzimin ‘’Për TVSH’’, ka të drejtë të bëjë vlerësim nga zyra të detyrimit tatimor të këtij tatimpaguesi. Në të njëtën mënyrë veprohet edhe në rastet kur tatimpaguesi nuk paraqet deklaratat e tjera tatimore, si deklaratën e të ardhurave të tatueshme (bilancin e veprimtarisë ekonomiko financiare) të një viti të caktuar, deklaratën e akcizës, deklaratat e tatimit mbi të ardhurat personale për ato kategori të ardhurash për të cilat deklarimi sipas ligjit përkatës është i detyrueshëm.

    b. Kur gjatë kontrollit të kryer nga organet tatimore nuk gjendet dokumentacioni i duhur për përcaktimin e detyrimit tatimor, ose kur ky dokumentacion është me të meta të tilla serioze të cilat nuk lejojnë paraqitjen e situatës reale të tatimpaguesve dhe llogaritjen e detyrimeve të tyre tatimore. Kemi të bëjmë me një situatë të tillë për shëmbull në rastet kur gjatë kontrollit tatimpaguesi nuk paraqet asnjë dokument për transaksionet e kryera gjatë një periudhe tatimore, nuk ka mbajtur asnjë regjistrim siç përcaktohet në Ligjin ‘’Për Kontabilitetin’’, në Ligjin ‘’Për TVSH’’, në Ligjin ‘’Për Tatimin mbi të Ardhurat’’ dhe në Ligjin ‘’Për dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive për tatimet’’. Kemi të bëjmë gjithashtu me një situatë të tillë edhe në rastet kur gjatë kontrollit provohet se tatimpaguesi nuk ka paraqitur një pjesë të dokumentacionit ose të regjistrimeve si dhe kur dokumentacioni dhe regjistrimet e paraqitura janë dukshëm me të meta, të pavërteta dhe të pabesueshme.

    Në kushtet e përcaktuara në pikat ‘’a’’ dhe ‘’b’’ më sipër, organet tatimore janë të detyruara të përdorin metodat alternative të vlerësimit tatimor, të përcaktuara në nenin 36 të Ligjit, duke vepruar si me poshtë:

    - Në situatën kur tatimpaguesi nuk ka paraqitur një deklaratë tatimore për një periudhë të caktuar siç përshkruhet në pikën ‘’a’’ më sipër, organet tatimore, do të kryejnë një kontroll në vend të situatës së tatimpaguesit. Kur kryerja e kontrollit në vend nuk është e mundur, organet tatimore bëjnë vlerësim tatimor nga zyra për periudhën përkatëse tatimore. Për të bërë këtë vlerësim, organet tatimore gjykojnë mbi bazën e të dhënave që mund të disponojnë për këtë tatimpagues siç janë për shëmbull të dhënat e periudhave të mëparshme tatimore, të dhënat për importet, të dhënat për transaksionet e kryera me fonde buxhetore (të marra në degët e thesarit) apo me fonde të donatorëve të ndryshëm, të dhënat e siguruara nga klientet apo furnitorët e tatimpaguesit, të dhënat për numurin e punonjësve, të dhënat për çmimet e mallrave apo shërbimeve të kryera nga tatimpagues të tjerë të ngjashëm, etj. Kjo mënyrë e vlerësimit tatimor përdoret sidomos lidhur me detyrimet tatimore për TVSH. Vlerësimi tatimor nga zyra mbi bazën e këtyre të dhënave bëhet vetëm pasi ndaj tatimpaguesit janë respektuar të gjitha proçedurat e përcaktuara në Ligjin dhe në Udhëzimin ‘’Për TVSH’’. Vlerësimi tatimor nga zyra i kryer si më sipër i dërgohet tatimpaguesit zyrtarisht dhe ky shërben njëkohësisht si njoftim detyrimi dhe kërkesë për të paguar. Vlerësim tatimor nga zyra mund të bëhet edhe për detyrimet tatimore për tatimin mbi fitimin, në rastet kur ushtrimi i kontrollit në vend është i pamundur jo për arsye që kanë të bëjnë me punën e organeve tatimore, por me faktin se tatimpaguesi nuk gjëndet apo ai refuzon të kontrollohet. Vlerësimi tatimor nga zyra për këto raste, bëhet duke u bazuar në të dhënat e periudhave të mëparshme, kapacitetet dhe aktivet që zotëron tatimpaguesi, në numurin e të punësuarve, llojin e veprimtarisë, etj. Tatimpaguesi ka të drejtë të apelojë vlerësimin tatimor sipas proçedurave të parashikuara në Ligj.

    Siç përmendet në pikën ‘’b’’ më sipër, kur gjatë kontrollit të kryer nga organet tatimore nuk gjëndet dokumentacioni i duhur për përcaktimin e detyrimit tatimor, ose kur ky dokumentacion është me të meta të tilla serioze të cilat nuk lejojnë paraqitjen e situatës reale të tatimpaguesve dhe llogaritjen e detyrimeve të tyre tatimore, organet tatimore përdorin metodat alternative të përcaktimit të detyrimeve tatimore. Në të gjitha këto raste, organet tatimore, kanë të drejtë të rikarakterizojnë transaksionet e tatimpaguesit, duke improvizuar një situatë sa më reale të tij në mënyrë që të përcaktojnë detyrimet tatimore nëpërmjet vlerësimit tatimor i cili i jepet tatimpaguesit në përfundim të kontrollit. Për të bërë një gjë të tillë, organet tatimore gjykojnë mbi bazën e të dhënave që mund të disponojnë për këtë tatimpagues siç janë për shëmbull të dhënat e periudhave të mëparshme tatimore, të dhënat për importet, të dhënat për transaksionet e kryera me fonde buxhetore (të marra në degët e thesarit) apo me fonde të donatorëve të ndryshëm, të dhënat e siguruara nga klientet apo furnitorët e tatimpaguesit, të dhënat për numurin e punonjësve, të dhënat për çmimet e mallrave apo shërbimeve të kryera nga tatimpagues të tjerë të ngjashëm, të dhënat për kapacitet dhe aktivet që zotëron tatimpaguesi, etj. Vlerësimi tatimor i kryer si më sipër i dërgohet tatimpaguesit zyrtarisht dhe ky shërben njëkohësisht si njoftim detyrimi dhe kërkesë për të paguar këtë detyrim. Tatimpaguesi ka të drejtë të apelojë vlerësimin tatimor sipas proçedurave të parashikuara në Ligj.

    2.3. PAGIMI I DETYRIMEVE TATIMORE

    2.3.1. Detyrimet tatimore paguhen në degët e bankave, në agjensitë bankare dhe në zyrat postare, organet qëndrore drejtuese të të cilave kanë marëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në këto marëveshje përcaktohet lloji i detyrimit që do të arkëtohet për llogari të organeve tatimore, vendi i arkëtimit të këtyre detyrimeve, kushtet që duhet të plotësohen dhe mënyra e dhënjes së informacioneve për pagesat e arkëtuara.

    2.3.2. Detyrimet tatimore paguhen sipas afateve të përcaktuara në ligjet e veçanta tatimore.

    Detyrimi mujor për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar paguhet brënda datës 14 të muajit pasardhës. Askush nuk mund të shtyjë afatin e pagesës së këtij detyrimi.

    Për llojet e tjera të detyrimeve tatimore, në raste të veçanta e të argumentuara nga tatimpaguesi, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, me kërkesën e tatimpaguesit, mund të lëshojë një autorizim me shkrim për miratimin e zgjatjes së afatit të pagesës. Zgjatja e afatit të pagesës nuk mund të jetë më shumë se 30 ditë nga afati i përcaktuar në ligjet e veçanta tatimore. Autorizimi për miratimin e zgjatjes së afatit të pagesës së një detyrimi tatimor për tatimpaguesit që kërkojnë një gjë të tillë jepet në rastet e mëposhtëme:

    - Kur tatimpaguesi provon se nuk mundet ta respektojë afatin për shkaqe shëndetësore të tij ose të stafit të tij që merret me përgatitjen e deklaratës tatimore të tatimit mbi fitimin, të tatimit mbi të ardhurat personale apo të ndonjë tatimi tjetër.

    - Kur tatimpaguesi i të ardhurave personale provon se nuk mund të bëjë deklaratën e të ardhurave personale të tij për shkaqe objektive, si në rastin e kryerjes së shërbimit ushtarak, etj.

    - Kur tatimpaguesi provon se për arsye objektive e të argumentuara nuk mund të respektojë afatet ligjore të deklarimit tatimor.

    Në çdo rast, zgjatja e afatit të pagesës nuk ndërpret llogaritjen dhe pagimin e interesave. Ato llogariten dhe paguhen duke marrë për bazë afatin në të cilin duhej të paguheshin detyrimet siç përcaktohet në ligjet e veçanta tatimore.

    Për tatimpaguesit që kërkojnë shtyerje të afatit të deklarimit dhe pagesës së një detyrimi tatimor, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve mund të kërkojë garanci. Kërkesa për garanci bëhet me shkrim dhe i dërgohet tatimpaguesit. Garancia jepet nga njëra prej bankave, klient i të cilës është tatimpaguesi që kërkon shtyrjen e afatit të pagesës. Në këtë rast banka që lëshon garancinë, bëhet garante për detyrimin e tatimpaguesit. Pasi tatimpaguesi paraqet dokumentin e kësaj garancie, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve autorizon miratimin e zgjatjes së afatit të deklarimit dhe pagesës së detyrimit tatimor.

    2.3.3. Në zbatim të nenit 41 të Ligjit, për shkaqe që kanë të bëjnë me gjëndjen e keqe të përkohshme financiare të tatimpaguesit, ky i fundit mund të kërkojë të paguajë me këste një detyrim tatimor të papaguar. Organet tatimore mund të pranojnë pagesën me këste të një detyrimi vetëm në rast se tatimpaguesi paraqet një garanci. Garancia jepet nga njëra prej bankave, klient i të cilës është tatimpaguesi që kërkon pagesën me këste. Në këtë rast banka që lëshon garancinë, bëhet garante për detyrimin e tatimpaguesit. Kur plotësohen kushtet e mësipërme, organet tatimore pranojnë pagesën me këste të detyrimit tatimor duke hartuar në këtë rast një marëveshje me shkrim me tatimpaguesit. Pagesa me këste nuk mund të pranohet për një periudhe më të gjatë se 9 muaj nga momenti i hartimit të marëveshjes. Pagesa me këste e një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e interesave për të gjithë detyrimin. Pranimi i pagesës me këste të një detyrimi tatimor të papaguar, nga organet tatimore, do të thotë se gjatë periudhës për të cilën është rënë dakort për pagimin me këste, ndaj tatimpaguesit nuk mund të merren masat e nxjerrjes me forcë të detyrimeve tatimore të përcaktuara në nenet 45 e 46 të Ligjit (nxjerrja e Vendimeve Ekzekutive për bllokimin e llogarive bankare, sekuestrimin e pasurisë, mbylljen e veprimtarisë, etj.). Këto masa merren vetëm pasi ka përfunduar afati për të cilin është pranuar pagesa me këste dhe kur tatimpaguesi nuk ka respektuar derdhjen e kësteve në shumën e duhur dhe në afatin e caktuar.

    2.3.4. Në zbatim të nenit 42 të Ligjit, për një tatimpagues i cili paguan detyrimin e tij tatimor, që përbëhet përveç shumës së tatimit të papaguar edhe nga dënime administrative e interesa, dhe tatimpaguesi nuk mundet të paguajë të gjithë shumën e detyrimit menjëherë, shumat e paguara nga ai llogariten për likuidimin në fillim të interesave, më pas të dënimeve administrative dhe në fund të tatimit të papaguar. Kështu për shëmbull nëqoftëse për një tatimpagues që paguan 500 mijë lekë nga detyrimi i tij tatimor prej 1 milion lekë, i cili përbëhet nga 600 mijë lekë tatim të papaguar, 100 mijë lekë dënim administrativ (gjobë) dhe 300 mijë lekë interesa, detyrimi i tij i mbetur tatimor është 500 mijë lekë dhe ky detyrim është vetëm tatim i papaguar. Në këtë rast interesat dhe dënimet administrative janë likuiduar plotësisht, kurse nga tatimi i papaguar është likuiduar vetëm 100 mijë lekë. Për shumën e mbetur të tatimit të papaguar prej 500 mijë lekë, vazhdohet të llogariten interesa deri në datën e likuidimit të të gjithë shumës.

    2.3.5. Në rastet kur një tatimpagues nuk paguan shumën e plotë të detyrimit tatimor brënda afateve të përcaktuara në ligjet e veçanta tatimore, ai detyrohet të paguajë ineteresa mbi shumën e detyrimit tatimor të papaguar duke filluar nga data në të cilën pagesa ka qënë e detyrueshme, deri në datën në të cilën ajo kryhet. Interesi për mospagimin e detyrimeve tatimore brënda afateve të përcaktuara, llogaritet 5 për qind për muajin e parë apo një pjesë të tij dhe 2 për qind për muajt pasardhës ose pjesë të tyre. Interesi minimal që zbatohet për detyrimet tatimore të papaguara nuk mund të jetë më i vogël se 10 për qind. Në zbatim të neneve 44 dhe 75 të Ligjit, interesat llogariten mbi detyrimet e papaguara tatimore për TVSH, për akcizat, për tatimin mbi fitimin dhe për tatimin mbi të ardhurat personale.

    Në çdo rast interesat konsiderohen pjesë e pandare e detyrimit tatimor të tatimpaguesit. Interesat mblidhen duke respektuar të gjitha proçedurat sipas të cilave mblidhen edhe tatimet e papaguara dhe derdhen në llogarinë përkatëse të të ardhurave tatimore.

    Për detyrimet e paguara në afat që lidhen me tatimin mbi biznesin e vogël, nuk llogariten interesa sipas paragrafit të mësipërm por zbatohen dënime administrative (gjoba për pagesë të vonuar).

    2.4. MBLEDHJA ME FORCE E DETYRIMEVE TATIMORE

    2.4.1. Proçedurat e zakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, fillojnë vetëm pasi ndaj tatimpaguesit që ka detyrime të prapambetura të papaguara, janë ndërmarrë të gjitha masat paraprake dhe janë respektuar të gjitha procedurat e njoftimit të përcaktuara në ligjet e veçanta tatimore. Proçedurat e zakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore fillojnë pavarësisht nëse tatimpaguesi ka apeluar apo jo detyrimin e tij tatimor. Për zbatimin e nenit 45 të Ligjit, organet tatimore proçedojnë siç përcaktohet më poshtë:

    a. Urdhërojnë çdo bankë që mban llogaritë e tatimpaguesit, të paguajë nga gjendja e llogarisë bankare të këtij tatimpaguesi detyrimet e papaguara tatimore të tij. Për këtë, kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës, nxjerr një Vendim Ekzekutiv i cili është i detyrueshëm për tu zbatuar menjëherë nga bankat që kanë llogari të tatimpaguesit, duke kaluar nga llogaria e tatimpaguesit në llogarinë e organit tatimor përkatës një shumë sa detyrimi tatimor i tatimpaguesit ose të gjithë gjëndjen e llogarisë bankare, kur ajo është më e vogël se detyrimi tatimor. Vendimi Ekzekutiv është i pari në radhën e pagesave.
    b. Urdhërojnë nëpërmjet një Vendimi Ekzekutiv të nxjerre nga kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës, çdo person tjetër të tretë që i ka borxhe tatimpaguesit me detyrime tatimore të papaguara, të paguajë nga këto borxhe ndaj tatimpaguesit nëpërmjet gjëndjes në llogarinë e tij, detyrimin tatimor të këtij të fundit ndaj organeve tatimore.

    2.4.2. Proçedurat e jashtëzakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, fillojnë vetëm pasi më parë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e përcaktuara në nenin 45 të Ligjit ‘’Proçedurat e zakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve’’ dhe në pikën 2.4.1. më sipër, të këtij Udhëzimi. Pra, zbatimi i nenit 46 ‘’Proçedurat e jashtëzakonshme të mbledhjes me forcë të detyrimeve’’, ndërmerret për tatimpaguesit me detyrime tatimore të papaguara ndaj të cilëve nuk është bërë e mundur mbledhja e detyrimeve nëpërmjet Vendimit Ekzekutiv të nxjerrë për bankat nga kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës apo nëpërmjet Vendimit Ekzekutiv të nxjerrë për të tretët që i kanë borxhe tatimpaguesit me detyrime tatimore të papaguara ndaj organeve tatimore.

    Për zbatimin e nenit 46 të Ligjit, organet tatimore, aplikojnë proçeduarat e jashtëzakonshme për mbledhjen me forcë të detyrimeve duke vepruar si më poshtë:

    a. Kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës, për të gjitha llojet e detyrimeve tatimore të papaguara me përjashtim të detyrimeve për TVSH, nxjerr një Vendim Ekzekutiv, në bazë të të cilit urdhërohet sekuestrimi i pasurive të biznesit të tatimpaguesit. Ndërsa për detyrimet e papaguara për TVSH, Vendimi Ekzekutiv nxirret nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve në bazë të propozimit të kryetarit të degës së tatimeve të rrethit përkatës. Shuma e pasurive që urdhërohet të sekuetrohen sipas Vendimit Ekzekutiv të mësipërm nuk mund të jetë më e madhe se shuma nepërmjet të cilës sigurohet pagimi i detyrimit tatimor të papaguar nga tatimpaguesi. Vendimi ekzekutiv zbatohet nga Policia Tatimore. Kur zbatohet masa e sekuestrimit, fillimisht sekuestrohen pasuritë e luajtshme të biznesit të tatimpaguesit me detyrime të papaguara tatimore dhe kur është e nevojshme kalohet në sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të biznesit të tij (këtu nuk bëhet fjalë për pasurinë shtëpiake individuale). Pasuritë e sekuestruara, kalojnë në favor të shtetit dhe llogariten të konfiskuara brënda 30 ditësh nga nxjerrja e Vendimit Ekzekutiv të sekuestrimit. Ato shiten sipas akteve normative në fuqi. Të ardhurat e arkëtuara nga shitja e tyre pasi zbriten shpenzimet e ruajtjes dhe të shitjes, përdoren për likuidimin e detyrimit tatimor të papaguar. Pjesa e të ardhurave që mund të mbetet mbas likuidimit të të gjithë detyrimit tatimor të papaguar, i kthehet tatimpaguesit.

    b. Nëqoftëse edhe pas nxjerrjes së Vendimit Ekzekutiv për sekuestrimin e pasurive të tatimpaguesit, për arsye të ndryshme nuk arrihet të paguhet detyrimi tatimor i tatimpaguesit, atëherë ndaj këtij të fundit bëhet denoncim në organet e Prokurorisë, në bazë të nenit 181 të Kodit Penal. Për të bërë denoncimin fillimisht dega e tatimeve të rrethit përkatës, i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve të autorizojë denoncimin e tatimpaguesit me detyrime tatimore të papaguara. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, pasi sigurohet se ndaj tatimpaguesit janë zbatuar të gjitha masat e duhura administrative për mbledhjen e detyrimit të papaguar, autorizon kryetarin e degës së tatimeve, të bëjë denoncimin në organin e prokurorisë së rrethit përkatës. Pas marrjes së këtij autorizimi, kryetari degës detyrohet të përgatisë dosjen dhe të bëjë menjëherë denoncimin.

    3. MASAT NDESHKUESE NDAJ TATIMPAGUESVE SHKELES

    3.1. DENIMET ADMINISTRATIVE

    3.1.1. Në zbatim të nenit 47 të Ligjit, për shkeljen e dispozitave të legjislacionit tatimor jepen dënime administrative (gjoba). Dënimet administrative jepen në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjet e veçanta tatimore dhe në nenet 49 deri në 53 të Ligjit ‘’Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’’.

    Në çdo rast dënimet administrative (gjobat) konsiderohen pjesë e pandarë e detyrimit tatimor të tatimpaguesit. Ato mblidhen duke respektuar të gjitha proçedurat sipas të cilave mblidhen edhe tatimet e papaguara dhe derdhen në llogarinë përkatëse të të ardhurave tatimore.

    Në rastet kur tatimpaguesi kryen më shumë se një shkelje, jepen dënime administrative (gjoba) të veçanta për secilën shkelje.

    3.1.2. DENIMET PER SHKELJET LIDHUR ME REGJISTRIMIN E TATIMPAGUESVE

    Në zbatim të pikës 1.a. të nenit 49 të Ligjit, tatimpaguesi konsiderohet i papajisur me Çertifikatë (i paregjistruar) në këto raste:

    - Kur tatimpaguesit me qarkullim më të madh se kufiri i regjistrimit për TVSH, nuk janë të pajisur me Çertifikatën e Ushtrimit të Veprimtarisë dhe njëkohësisht me Çertifikatën e NIPT. Në këtë rast tatimpaguesit dënohen me gjobë në masën 100 mijë lekë.

    Të papajisur me Çertifikatë (të paregjistruar) konsiderohen edhe çdo filial, degë apo njësi e një tatimpaguesi që nuk është pajisur me Çertifikatën sekondare të NIPT. Në të gjitha këto raste tatimpaguesit dënohen me gjobë 50 mijë lekë.

    - Kur tatimpaguesit me qarkullim më të vogël se kufiri i regjistrimit për TVSH (tatimpaguesit e biznesit të vogël) nuk janë pajisur me Çertifikatën e Ushtrimit të Veprimtarisë për vitin përkatës ushtrimor dhe për çdo njësi në të cilën tatimpaguesit ushtrojnë veprimtari. Në të gjitha këto raste tatimpaguesit e qyteteve të kategorisë së parë dënohen me gjobë në masën 50 mijë lekë, tatimpaguesit e qyteteve të kategorisë së dytë, me 40 mijë lekë, tatimpaguesit e qyteteve të kategorisë së tretë, 30 mijë lekë dhe tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari në fshat apo veprimtari ambulante, 20 mijë lekë.

    Në zbatim të pikës 1.b. të nenit 49 të Ligjit, tatimpaguesit kryejnë shkelje nëse nuk u njoftojnë organeve tatimore ndryshimet e mëposhtëme:

    - ndryshimin e emrit
    - ndryshimin e adresës së selisë dhe të
    filaleve, degëve apo njësive
    - ndryshimin në formën juridike
    - krijimin ose hapjen e filialeve, degëve apo
    njësive të reja
    - ndryshimet në llojin e veprimtarisë ekonomike.

    Për mosnjoftimin e ndryshimeve të mësipërme të gjithë tatimpaguesit e biznesit të madh dënohen me gjobë 50 mijë lekë kurse të gjithë tatimpaguesit e biznesit të vogël me gjobë 20 mijë lekë.

    Kur edhe pas vendosjes së gjobave të mësipërme, tatimpaguesit vazhdojnë të ushtrojnë veprimtari pa u pajisur me Çertifikatë, kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës nxjerr një Vendim Ekzekutiv në bazë të të cilit urdhërohet vendosja e sekuestros mbi pasuritë e biznesit të tatimpaguesit dhe mbyllja e aktivitetit të tij. Ky Vendim Ekzekutiv ekzekutohet nga Policia Tatimore.

    3.1.3. DENIMET PER AGJENTET TATIMORE

    Mosllogaritja, mosmbajtja dhe mostransferimi në buxhet në mënyrë korrekte dhe në kohën e duhur i tatimeve të mbajtura në burim si dhe mostransferimi në buxhet i taksave të arkëtuara, përbën shkelje dhe agjentët tatimore në këtë rast detyrohen të paguajnë përveç detyrimit tatimor edhe një gjobë të barabartë me këtë detyrim.

    Mosmbajtja e regjistrimeve për pagesat e bëra për çdo tatimpagues të veçantë si dhe për tatimet e taksat e mbajtura për këto pagesa, të cilat janë transferuar në buxhet, përbën shkelje dhe dënohet me gjobë herën e parë me 10 mijë lekë dhe në rast përsëritjeje me 50 mijë lekë.

    Mosdhënja e dokumentacionit të kërkuar nga organet tatimore për kontrollin e saktësisë së llogaritjeve, të mbajtjes në burim dhe të pagimit të tatimeve e taksave, përbën shkelje dhe dënohet me gjobë në masën 50 mijë lekë.

    3.1.4. DENIMET PER MOSDHENJE INFORMACIONI

    Në zbatim të neneve 51 e 65 të Ligjit, një tatimpagues i cili gjatë kontrollit të organeve tatimore nuk jep të gjitha informacionet e kërkuara, dokumentat, regjistrimet, etj, kryen shkelje e cila dënohet me gjobë 100 mijë lekë.

    Në zbatim të nenit 51 të Ligjit, personat të cilët në bazë të nenit 66 janë të detyruar të japin në mënyrë automatike (pa kërkesë) informacione të ndryshme për organet tatimore dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë, dënohen me gjobë 200 mijë lekë. Të detyruar për të dhënë informacione në mënyrë automatike, pa kërkesën e organeve tatimore janë sistemi gjyqësor, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive si dhe të gjithë punëdhënësit.

    Në zbatim të nenit 51 të Ligjit, personat të cilët në bazë të nenit 67 janë të detyruar të japin informacione përkundrejt kërkesës me shkrim të organeve tatimore dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë, dënohen me gjobë 200 mijë lekë. Të detyruar për të dhënë informacione si më lartë janë:

    -shoqëritë e sigurimeve,
    -shoqëritë tregëtare,
    -bankat dhe institucionet financiare,
    -fondet e investimeve,
    -agjentët e pasurive të palujtshme,
    -personat e përfshirë në transaksione shitblerjesh,
    -institucionet dhe personat juridikë vendas apo të huaj, për
    pagesat ndaj personave jorezidentë.

    3.1.5. DENIMET PER MOSDOKUMENTIM

    Ruajtja, përdorimi dhe transportimi i mallrave pa dokumentacionin e kërkuar përbën shkelje dhe dënohet me gjobë 30 mijë lekë për tatimpaguesit e biznesit të vogël dhe 50 mijë lekë për tatimpaguesit e biznesit të madh. Ky dënim jepet për të gjithë tatimpaguesit që nuk justifikojnë me dokumentin përkatës mallrat që kanë në ruajtje, në përdorim dhe gjatë transportit. Këtu nuk bëhet fjalë për shkeljet që kanë të bëjnë me moslëshimin e faturës së TVSH, e cila dënohet siç përcaktohet në Ligjin ‘’Për TVSH’’ dhe në Udhëzimin për zbatimin e tij.

    3.1.6. DENIMET PER MOSLEJIMIN E HYRJES DHE TE KONTROLLIT.

    Moslejimi nga tatimpaguesit i hyrjes dhe pengimi për kryerjen e kontrollit nga ana e organeve tatimore apo përpjekjet e tatimpaguesve për të ndaluar veprimin e organeve tatimore direkt apo indirekt, vetë ose nëpërmjet një personi tjetër, konsiderohen shkelje të këtij Ligji dhe dënohen:

    a. Tatimpaguesit e regjistruar për TVSH dënohen me gjobë 1 milion lekë.

    b. Tatimpaguesit e regjistruar për tatimin mbi biznesin e vogël që ushtrojnë veprimtari në qytete dënohen me gjobë 20 mijë lekë kurse tatimpaguesit e biznesit të vogël që ushtrojnë veprimtari në fshat me 10 mijë lekë.

    3.1.7. SHKELJET DHE DENIMET PENALE

    Fshehja e qëllimshme e të dhënave me synimin për t’u shmanguar nga pagimi i detyrimeve tatimore përbën shkelje penale. Në këtë rast, organet tatimore janë të detyruara të zbatojnë fillimisht të gjitha proçedurat e nxjerrjes së detyrimeve dhe marrin të gjitha masat administrative. Pasi janë marrë të gjithë masat administrative, për tatimpaguesin në fjalë, kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës, në zbatim të nenit 180 të Kodit Penal, i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve të autorizojë denoncimin e tatimpaguesit. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, pasi sigurohet se ndaj tatimpaguesit janë zbatuar të gjitha masat e duhura administrative, autorizon kryetarin e degës së tatimeve, të bëjë denoncimin në organin e prokurorisë së rrethit përkatës. Pas marrjes së këtij autorizimi, kryetari degës detyrohet të përgatisë dosjen, të bëjë menjëherë denoncimin dhe të ndjekë hetimin dhe gjykimin e çeshtjes.

    4. APELIMET TATIMORE

    4.1. PROÇEDURAT E APELIMIT TATIMOR

    4.1.1. Për çdo akt zyrtar të organit tatimor që prek tatimpaguesin në lidhje me shumën dhe mënyrën me anë të së cilës janë përcaktuar detyrimet tatimore, me bazën ligjore të përcaktimit, me kërkesat për rimbursim, me vendimet e veçanta ekzekutive apo çdo veprim (ose mosveprim) të parregullt të organeve tatimore apo të punonjësve të saj, tatimpaguesit kanë të drejtë të apelojnë me shkrim. Apelimi i paraqitet organit tatimor të shkallës më të ulët të ankimimit për detyrimin përkatës, brënda 30 ditëve nga marrja e njoftimit, dhe ai duhet të përmbajë periudhën përkatëse tatimore, shumën e detyrimit tatimor dhe të dënimit administrativ që kundërshtohet, si dhe çdo të dhënë tjetër që tatimpaguesi gjykon se është e nevojshme për të argumentuar ankmimin e tij. Për çdo apelim tatimor, tatimpaguesi duhet të paraqesë bashkëlidhur një kopje të përcaktimit të detyrimit tatimor.

    Organet tatimore përkatëse e shqyrtojnë kërkesën për apelim të tatimpaguesit brënda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Nëse tatimpaguesi nuk është dakort me vendimin e organit më të ulët tatimor, vendimi mund të apelohet në organin tjetër më të lartë të hierarkise së apelimeve tatimore, brënda 30 ditëve nga marrja e vendimit të shkruar.

    4.1.2. Hierarkia e apelimit tatimor në rrugë administrative, nga shkalla më e ulët, tek shkalla më e lartë, për çdo lloj tatimi është si më poshtë:

    a. Për tatimet dhe taksat vendore, shkallë e parë e apelimit janë organet e qeverisjes vendore dhe shkallë e dytë e apelimit Komisioni i Apelimit të Tatimeve në Ministrinë e Financave.

    b. Për tatimet dhe taksat nacionale me përjashtim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, shkalla e parë e apelimit është kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës dhe shkalla e dytë e apelimit është Komisioni i Apelimit të Tatimeve në Ministrinë e Financave.

    c. Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar shkalla e parë dhe e vetme e ankimimit administrativ është Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve
    4.1.3. Vetëm pas përfundimit të apelimit tatimor në rrugë administrative, tatimpaguesit kanë të drejtë të vazhdojë ankimimin në sistemin gjyqësor për çdo lloj tatimi dhe takse nacionale e vendore.

    Një çështje nuk mund të shqyrtohet në një nivel më të lartë apelimi pa u shqyrtuar në nivelin më të ulët.

    4.2. PROÇEDURAT E SHQYRTIMIT TE APELIMEVE TATIMORE

    Organi tatimor përkatës, gjatë shqyrtimit të apelimit tatimor, ka të njejtën të drejtë si edhe organi që përcakton detyrimin tatimor fillestar. Ai nuk kufizohet vetëm në çështjet e ngritura në apelim, por ka të drejtë të njihet me të gjitha problemet tatimore. Tatimpaguesi ka të drejtë të paraqitet vetë për të shpjeguar çështjet e apelimeve tatimore. Apelimi tatimor nuk mund të tërhiqet nëse zbulohen fakte që vërtetojnë se shuma e detyrimeve të caktuara nuk është e mjaftueshme.

    Detyrimi i tatimpaguesit nuk mund të ndryshohet gjatë shqyrtimit të një apelimi tatimor përveç rastit kur rezulton se detyrimi tatimor i tatimpaguesit është më i madh se ai për të cilin tatimpaguesi ankohet dhe ky detyrim shtesë ka ardhur për shkak të gabimeve të kryera nga inspektori / inspektoret e kontrollit, dhe jo për shkak të zbulimit të fakteve të reja. Në këtë rast inspektori / inspektorët që kanë kryer kontrollin mbajnë përgjegjësi administrative ose penale, në përputhje me nenin 26 të Ligjit ‘’Për proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’’.

    Drejtoria e Përgjithshme dhe Degët e saj shqyrtojnë kërkesën për apelim të një tatimpaguesi dhe marrin vendime mbi bazën e kontrolleve dhe përcaktimeve të tyre të mëparshme tatimore, në bazë të informacionit të caktuar dhe të mbështetur në të gjitha argumentat e tatimpaguesit. Vendimi i marrë përcakton shumën e detyrimit tatimor sipas mënyrës që organi përkatës tatimor e quan të arsyeshme. Vendimi, duhet të japë një shpjegim të shkurtër dhe i dërgohet tatimpaguesit jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së apelimit.

    Komisioni i Apelimit vendos mbi bazën e të gjithë të dhënave që ka, pa u kufizuar në propozimet e palëve apo në detyrimin tatimor të përcaktuar më parë. Kur Komisioni i Apelimit Tatimor shqyrton një apelim dhe Dega është e mendimit se detyrimi tatimor i përcaktuar duhet të ndryshohet, të dyja palët thirren për t’u paraqitur përpara Komisionit. Vendimet e Komisionit të Apelimit të Tatimeve janë të pavarur. Ato nuk mund të ndikohen, influencohen apo diktohen nga asnjë autoritet tjetër, kushdoqoftë ai. Për të marrë vendimet e tij, Komisioni është i veshur me të gjithë autoritetin e nevojshëm për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve, përfshirë këtu të drejtën për të bërë hetime, verifikime dhe rillogaritje të detyrimeve tatimore të përcaktuara. Vendimet e Komisionit të Apelimit të Tatimeve merren me shumicë votash. Vendimi i dërgohet tatipaguesit, jo më vonë se 30 ditë nga data në të cilën është paraqitur kërkesa për apelim.

    Tatimpaguesi, pasi ka ndjekur të gjitha shkallët e ankimit administrativ të parashikuar në këtë Ligj, ka të drejtë ti drejtohet gjykatës.

    5. KONTROLLI TATIMOR

    5.1. Punonjësit e organeve tatimore kanë të drejtë të verifikojne vërtetësinë e deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve tatimore të tatimpaguesve në juridiksion të rrethit përkatës. Inspektoret e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve e kanë këtë të drejtë për të gjithë tatimpaguesit e vendit, pavarësisht nga rrethi ku është regjistruar tatimpaguesi që kontrollohet. Për këtë, ato kontrollojne kontabilitetin e tatimpaguesve, duke përfshirë edhe dokumentacionin mbi të ardhurat, fitimin, kapitalin dhe marrëdhëniet financiare me të tretët. Organet tatimore kanë gjithashtu të drejtë të kontrollojnë saktësinë e të gjithë dokumentave që kanë të bëjnë me veprimtarinë ekonomike, saktësinë e mbajtjes së regjistrimeve, tatimet dhe kamatat përkatëse, pagesën e detyrimit tatimor, dënimet administrative dhe interesat, deklaratat periodike si edhe dokumenta të tjera që kanë të bëjnë me përcaktimin e detyrimit tatimor. Për të kontrolluar vërtetësinë e deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi fitimin, organet tatimore për efekte tatimore mund të ndryshojnë rezultatin financiar të tatimpaguesve, edhe nëse ky rezultat është i çertifikuar më parë nga ekspertë kontabël. Pra, ato kanë të drejtë të nxjerrin një rezultat financiar fiskal të ndryshëm nga rezultati financiar tregtar të nxjerrë nga tatimpaguesit.

    Gjatë ushtrimit të një kontrolli, organet tatimore kanë të drejtë të marrin kopje të çdo llogarie, regjistrimi apo dokumenti tjetër të tatimpaguesit. Ato kanë të drejtë gjithashtu, të kontrollojnë operimet e çdo kompjuteri, të arkave regjistruese apo të çdo pajisjeje tjetër dhe të marrin kopje të çdo llogarie, regjistrimi apo informacioni tjetër në këto pajisje.

    Kur gjatë një kontrolli nuk gjëndet dokumentacioni i duhur për përcaktimin e detyrimit tatimor, ose kur ky dokumentacion është me të meta të tilla serioze të cilat nuk lejojnë paraqitjen e situatës reale të tatimpaguesve dhe llogaritjen e detyrimeve të tyre tatimore, organet tatimore përdorin metodat alternative të përcaktimit të detyrimeve tatimore. Në të gjitha këto raste, organet tatimore, kanë të drejtë të rikarakterizojnë transaksionet e tatimpaguesit, duke improvizuar një situatë sa më reale të tij në mënyrë që të përcaktojnë detyrimet tatimore nëpërmjet vlerësimit tatimor i cili i jepet tatimpaguesit në perfundim të kontrollit. Për të bërë një gjë të tillë, organet tatimore gjykojnë mbi bazën e të dhënave që mund të disponojë ato për këtë tatimpagues siç janë për shëmbull të dhënat e periudhave të mëparshme tatimore, të dhënat për importet, të dhënat për transaksionet e kryera me fonde buxhetore (të marra në degët e thesarit) apo me fonde të donatorëve të ndryshëm, të dhënat e siguruara nga klientet apo furnitorët e tatimpaguesit, të dhënat për numrin e punonjësve, të dhënat për çmimet e mallrave apo shërbimeve të kryera nga tatimpagues të tjerë të ngjashëm, të dhënat për kapacitet dhe aktivet që zotëron tatimpaguesi, etj. Vlerësimi tatimor i kryer si më sipër i dërgohet tatimpaguesit zyrtarisht dhe ky shërben njëkohësisht si njoftim detyrimi dhe kërkesë për të paguar këtë detyrim.

    Pas çdo kontrolli, punonjësit e organeve tatimore duhet të paraqesin një raport me shkrim ku të përshkruhen në detaje rezultatet e kontrollit të ushtruar nga ana e tyre. Tatimpaguesi ka të drejtë të mbajë një kopje të këtij raporti, dhe të paraqesë observacionet e veta me shkrim.

    Kur në përfundim të një kontrolli, arrihet në konkluzionin se tatimpaguesi ka fshehur me dashje të ardhurat e tij me synimin për të mos paguar të gjitha detyrimet e tij tatimore, organet tatimore janë të detyruara të zbatojnë fillimisht të gjitha proçedurat e nxjerrjes së detyrimeve dhe të marrin të gjitha masat ligjore administrative. Pas marrjes së këtyre masave, në zbatim të nenit 180 të Kodit Penal, për tatimpaguesin në fjalë, kryetari i degës së tatimeve të rrethit përkatës, fillon proçedurën e denoncimit penal siç përcaktohet në pikën 3.1.7 të këtij Udhëzimi, në organet e prokurorisë.

    Për të ushtruar kontrolle punonjësit organeve tatimore paraqesin identitetin e tyre.

    5.2. Gjatë ushtrimit të kontrollit tek tatimpaguesi, kur për shkak të vështirësive që paraqet ky kontroll (të cilat vijnë nga proçesi teknologjik që zbaton tatimpaguesi, nga lloji specifik i veprimtarisë etj) është i nevojshem mendimi i specialistit të fushës përkatëse, punonjësit e organeve tatimore kanë të drejtë të kërkojnë asistencën e ekspertëve të këtyre fushave. Megjithatë, informacioni konfidencial që ka të bëjë me sekretin tregtar dhe rezultatin financiar të tatimpaguesit, nuk i jepet ekspertit.

    6. DHENJA E INFORMACIONIT

    6.1. DHENJA AUTOMATIKE E INFORMACIONIT

    6.1.1. Për të siguruar llogaritjen e saktë të detyrimeve tatimore, organet tatimore përdorin çdo burim të mundshëm informacioni të vlefshëm për këtë qëllim.

    Personat fizikë dhe juridikë si edhe organizmat e ndryshme qeveritare janë të detyruar t’i japin organeve tatimore informacione të ndryshme për përcaktimin sa më të saktë të situatës ekonomiko - financiare të tatimpaguesit, të detyrimit të tij tatimor etj. Ato janë gjithashtu të detyruar të lejojnë organet tatimore të shqyrtojnë të gjitha dokumentat tatimore dhe çdo dokument tjetër që shërben për llogaritjen e saktë të detyrimeve tatimore.

    6.1.2. Detyrohen të japin informacionet e duhura, në mënyrë automatike, pa kërkesën e organeve tatimore, të gjithë personat e mëposhtëm:

    a .Sistemi Gjyqësor, për të gjitha rastet kur tatimpaguesit pushojnë aktivitetin, shpërndahen, ose pësojnë ndryshime thelbësore brënda kuptimit të Ligjit Nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për Shoqëritë Tregtare”. Gjykatat njoftojnë organet tatimore për të gjitha vendimet që marrin lidhur me mbylljen e veprimtarisë, me shpërndarjen e shoqërive si dhe me ndryshimet thelbesore që pësojnë shoqëritë (ndryshime të cilat në bazë të Ligjit ‘’Për shoqëritë tregëtare’’, njihen me vendim gjykate), brënda 5 ditëve nga dita e marrjes së vendimeve. Kur bëhet fjalë për detyrime tatimore të papaguara nga shoqëritë të cilat kërkojnë të çregjistrohen, gjykatat nuk mund të nxjerrin një vendim përfundimtar derisa organet tatimore të vërtetojnë se janë paguar të gjitha detyrimet tatimore. Gjykata dërgon në organet tatimore një kopje të Vendimeve Gjyqësore së bashku me kërkesën e tatimpaguesit.

    b. Organet Doganore janë të detyruara të shënojnë në fletën e zhdoganimit të importeve dhe në fleten e doganimit të eksporteve numrin e identifikimit të tatimpaguesit sipas Çertifikatës së TVSH-së, kodin fiskal të tij, vitin dhe vendin ku është regjistruar tatimpaguesi. Ato janë të detyruara të mos bëjnë veprime zhdoganimi e doganimi të mallrave kur tatimpaguesit nuk paraqesin çertifikatën e regjistrimit si tatimpagues dhe çertifikatën e TVSH.

    Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, i dërgon zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve sipas përcaktimit të bërë në një Akt - Marëveshje të lidhur midis dy Drejtorive të Përgjithshme, të dhëna analitike të tatimpaguesve që kanë kryer importe dhe eksporte gjatë muajit. Ky informacion duhet të përmbajë domosdoshmërisht të dhënat identifikuese të tatimpaguesit si emrin tregtar të tij, NIPT-in, vlerën doganore dhe detyrimet tatimore të paguara në Doganë. Të dhënat e dërguara janë të ndara për sejcilin tatimpagues dhe për çdo rreth.

    c. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive janë të detyruara të dërgojnë në organin tatimor të rrethit përkatës, brënda datës 10 të muajit pasardhës një listë të akteve të regjistrimit të pasurisë e cila përmban llojin e pasurisë që tjetërsohet, emrin e shitësit, tatimin e paguar (të mbajtur në burim) dhe vleftën përkatëse të pasurisë së shitur apo të tjetërsuar. Kjo listë përmbledh si rastet e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes, ashtu edhe rastet e dhurimit e të trashëgimisë.

    d. Punëdhënësit privatë dhe shtetërorë, janë të detyruar të dërgojnë në organin tatimor të rrethit përkatës, brënda muajit janar të vitit pasardhës, listën e të gjithë të punësuarve të vitit të mëparshëm, pagën vjetore të tyre dhe tatimin mbi pagat të mbajtur në burim në momentin e pagesës.

    6.2. DHENJA E INFORMACIONIT ME KERKESEN E ORGANEVE TATIMORE

    Gjatë një kontrolli të ushtruar tek një tatimpagues, për të përcaktuar në mënyrë reale detyrimet e tij tatimore, organet tatimore mund të kenë nevojë që të disponojnë informacione të tjera shtesë për këtë tatimpagues. Në këtë rast, organet tatimore, kanë të drejtë të kërkojnë nga çdo person i tretë që ka marëdhënje biznesi direkte apo indirekte me tatimpaguesin, që përkundrejt kërkesës me shkrim të organeve tatimore, të japin çdo informacion që u kërkohet. Kërkesa nga organet tatimore, bëhet me shkrim. Të gjithë personat e tretë (përfshirë këtu edhe bankat), të përcaktuar në nenin 67 të Ligjit, janë të detyruar të kthejnë përgjigje dhe të japin informacionin e kërkuar nga organet tatimore brënda 30 ditësh nga data e kërkesës me shkrim të organit tatimor. Datë e kërkesës së organeve tatimore konsiderohet data në të cilën kërkesa është dorëzuar nga ana e tyre në postë apo tek personi i tretë të cilit i kërkohet informacioni (në rastin kur kërkesa dërgohet dorazi).

    6.3. BUXHETI I ADMINISTRATES TATIMORE

    6.3.1. Buxheti i shtetit siguron fondet e nevojshme për funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të degëve të saj në rrethe, nëpërmjet akordimit çdo vit në buxhetin e Drejtorisë së Përgjithshme, të shpenzimeve sipas zërave përkatës. Shpenzimet për fondin e pagave, për sigurimet shoqërore dhe shpenzimet operative përballohen në masën 100 për qind nga buxheti i shtetit. Nevojat për investime përballohen nga buxheti i shtetit dhe nga fondet që i lihen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve sipas nenit 19 të Ligjit.

    6.3.2. Në zbatim të nenit 19 të Ligjit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i lihet 1 për qind e të ardhurave tatimore të arkëtuara. Shuma që i lihet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përdoret për qëllimet e mëposhtëme:

    a. Jo më pak se 60 përqind e të gjithë shumës për investime të ndryshme dhe për trainimin e punonjësve të administratës tatimore qëndrore dhe të degëve të tatimeve.
    b. Deri në 40 për qind e të gjithë shumës për shpërblimin e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe të Degëve të Tatimeve në rrethe.

    Fondi që i lihet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, krijohet në fund të çdo dymujori, mbi bazën e realizimit të të ardhurave tatimore të dymujorit. Për dymujorin e fundit të vitit, ky fond krijohet brënda muajit dhjetor në baze të të dhënave të 11 mujorit dhe realizimit të pritshëm të muajit dhjetor. Mbas daljes së rezultateve të dymujorit përkatës dhe rakordimit të tyre me degët e thesarit e të buxhetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve llogarit shumën që i takon të përdorë për nevojat e saj, dhe i kërkon Drejtorisë së Thesarit e të Buxhetit në Ministrine e Financave të urdhërojnë xhirimin e shumave në llogarinë përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

    Në zbatim të nenit 19 të Ligjit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve funksionon Këshilli i Tatimeve, që përbëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve i cili është edhe Kryetar i këtij Këshilli, nga zëvendës drejtorët e përgjithshëm dhe drejtori i personelit, financës e shërbimeve.

    Mënyra e shpërndarjes sipas zërave të shpenzimeve të fondeve që i lihen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përcaktohet nga Këshilli i Tatimeve. Ndërsa ndarja sipas rretheve dhe mënyra e administrimit të këtyre fondeve bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

    6.4. SHFUQIZIME.

    Me hyrjen në fuqi të Ligjit ‘’Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’’, Ligji Nr. 7681, datë 04.03.1993 ‘’Për Administrimin e Tatimeve e Taksave në Republikën e Shqipërisë’’ me ndryshimet përkatëse, shfuqizohet.

    Në datën e hyrjes në fuqi të Ligjit ‘’Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë’’, interesat për pagesë të vonuar të detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale, të detyrimit për tatimin mbi fitimin dhe të detyrimit për akcizën, llogariten dhe paguhen siç përcaktohet në nenin 44 të Ligjit të mësipërm dhe në pikën 2.3.5. të këtij Udhëzimi. Kjo do të thotë se për një detyrim tatimor që i përket një periudhe tatimore para hyrjes në fuqi të këtij Ligji, interesat për pagesë të vonuar për periudhën para hyrjes në fuqi të Ligjit llogariten sipas ligjeve të veçanta tatimore në fuqi në atë periudhë, kurse për një detyrim tatimor që i përket periudhës pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, interesat për pagesë të vonuar llogariten siç përcaktohet në nenin 44 të Ligjit.

    Me hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi, Udhëzimi Nr.7, datë 12.03.1993 ‘’Për zbatimin e Ligjit ‘’Për administrimin e tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë’’ së bashku me ndryshimet përkatëse, shfuqizohen.

    M I N I S T R I

    Anastas ANGJELI
  4. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Sistemi tatimor shqipetar

    ketu ka disa tabela e besoj se nuk do lexohen mire

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË
    KUVENDI


    L I G J

    Nr.8977, datë 12.12.2002

    PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË


    Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

    K U V E N D I

    I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    V E N D O S I:

    Neni 1

    Qëllimi

    Ky ligj përcakton llojet e taksave kombëtare që zbatohen në Republikën e Shqipërisë, nivelin e taksave, procedurat e llogaritjes, arkëtimit dhe transferimit në Buxhetin e Shtetit, si dhe detyrimet që kanë agjentët e taksave kombëtare.

    Neni 2

    Në Republikën e Shqipërisë, sistemi i taksave përbëhet nga taksat kombëtare dhe taksat vendore. Ky ligj trajton taksat kombëtare. Taksat vendore trajtohen me ligj të veçantë.

    Neni 3

    Përkufizime

    Për qëllime të këtij ligji, fjalët e mëposhtme kanë këto kuptime:
    1. “Taksapagues” është çdo individ, person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, i cili është i detyruar të paguajë një nga taksat kombëtare, të përcaktuara në këtë ligj.
    2. “Taksë” janë taksat kombëtare, të vendosura me këtë ligj.
    3. “Agjent i taksave” është personi, i cili, sipas kërkesave të këtij ligji, është përgjegjës për llogaritjen, arkëtimin dhe transferimin në llogaritë e Buxhetit të Shtetit të të ardhurave nga taksat kombëtare.


    Neni 4

    Llojet e taksave kombëtare

    Taksat kombëtare janë:
    1. Taksat portuale.
    2. Taksat për shërbimet konsullore.
    3. Taksa vjetore e tonazhit të mjeteve për aks.
    4. Taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja.
    5. Taksa e importimit të automjeteve të përdorura.
    6. Taksa e pajisjes me lejedrejtimi për drejtim automjeti.
    7. Taksa e përdorimit të aparateve radiotelevizive.
    8. Taksa e përdorimit të numrit telefonik.
    9. Taksa për veprime e shërbime nga administrata gjyqësore, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria, noteria dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
    10. Taksa e regjistrimit në arsimin e lartë.
    11. Taksa për shërbimet e radiokomunikacioneve.
    12. Taksa vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive.
    13. Taksa e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.
    14. Taksa e pajisjes së personave me pasaportë lundrimi.
    15. Taksa për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit.
    16. Taksa e akteve dhe e pullës.
    17. Taksa për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport.
    18. Taksa për mbikalimet ajrore të avionëve mbi territorin e Republikës së Shqipërisë.
    19. Taksa e rentës minerare.
    20. Taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasurinë e luajtshme (automjetet).
    21. Taksa e rrugës Durrës-Kukës:
    a) mbitaksa për importet e taksueshme;
    b) taksa për konsumin e karburanteve;
    c) taksa vjetore nga tatimpaguesit e regjistruar në TVSH.
    22. Taksa e karbonit për benzinën, benzolin dhe gazoilin.
    23. Taksa për ambalazhet plastike të lëngjeve (bidona, shishe plastike e kuti të plastifikuara të të gjitha formave dhe përmasave), të mbushura, të prodhuara në vend dhe të importuara, për produktet: ujë, pije freskuese, lëngje frutash e perimesh, qumësht dhe nënproduktet e tij, vajra ushqimore, vajra lubrifikante dhe detergjentë.

    Neni 5

    Niveli i taksave kombëtare

    Niveli i taksave kombëtare të përmendura në nenin 4 është:
    1. Taksat portuale paguhen nga anijet, të cilat kryejnë veprimtari tregtare, sa herë që prekin portet dhe radat e Republikës së Shqipërisë, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij ligji, dhe që është pjesë përbërëse e tij.
    Veprim tregtar i anijes quhet ngarkimi ose shkarkimi i mallrave, zbarkimi dhe imbarkimi i udhëtarëve për transport.
    Nuk quhen veprime tregtare:
    a) riparimi ose dokimi i anijeve;
    b) zbarkimi i personave të transportuar nga anija, të cilët ndiqen nga autoritetet përkatëse ligjore;
    c) zbarkimi ose imbarkimi i pjesëtarëve të ekuipazhit të anijeve dhe të personave të sëmurë dhe të vdekur;
    ç) ngarkimi ose shkarkimi i mallrave të përfaqësive të trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë dhe të përfaqësive tona diplomatike jashtë vendit;
    d) furnizimi i anijeve me ujë të pijshëm, sende ushqimore, karburante e lubrifikante, materiale e pjesë ndërrimi etj.;
    dh) ndalesat në porte të anijeve për shkak të kohës së keqe, avarive të ndryshme dhe veprimeve në ndihmë të tyre nga anijet e tjera;
    e) hyrja në porte pa ngarkesë e anijeve të personave fizikë e juridikë, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.
    2. Taksat për shërbimet konsullore caktohen sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
    3. Taksa vjetore e tonazhit të mjeteve për aks caktohet sipas lidhjes nr.3, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
    4. Taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja caktohet sipas lidhjes nr.4, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
    5. Taksa e importimit të automjeteve të përdorura caktohet:
    5.1. Për mjetet e prodhuara deri më 31 dhjetor 1995:
    a) për autoveturat: 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë;
    b) për mjetet e tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë, furgonë dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë: 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë;
    c) për autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje mbi 5 tonë: 100 000 (njëqind mijë) lekë;
    ç) për traktorët rrugorë (kokat tërheqëse) 40 000 (dyzetë mijë) lekë.
    5.2. Për mjetet e prodhuara nga data 1 janar 1996:
    a) për autoveturat: 40 000 (dyzet mijë) lekë;
    b) për mjetet e tjera për transportin e jo më shumë se 10 personave, mikrobusë, furgonë dhe mjete të tjera për transportimin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë: 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;
    c) për autobusët dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave, me peshëmbajtje mbi 5 tonë: 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;
    ç) për traktorët rrugorë (kokat tërheqëse) 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.
    6. Taksat e pajisjes me leje drejtimi për drejtimin e automjeteve caktohen:
    a) për lejedrejtimi të kategorisë A 3 000 (tre mijë) lekë;
    b) për lejedrejtimi të kategorisë B 4 500 (katërmijë e pesëqind) lekë;
    c) për lejedrejtimi të kategorisë C 2 000 (dy mijë) lekë;
    ç) për lejedrejtimi të kategorisë D 3 000 (tre mijë) lekë;
    d) për lejedrejtimi të kategorive
    BE, CE dhe DE 3 000 (tre mijë) lekë.
    7. Taksa e përdorimit të aparaturave radiotelevizive nga çdo përdorues caktohet:
    a) për marrësit radiofonikë 100 (njëqind ) lekë në vit;
    b) për marrësit televizivë 400 (katërqind) lekë në vit.
    Kjo taksë llogaritet dhe paguhet nga përdoruesit familjarë vetëm për një marrës radioteleviziv, pavarësisht nga numri i aparateve që kanë në familje. Për përdoruesit e tjerë jo familjarë kjo taksë paguhet për çdo aparat marrës.
    8. Taksa për përdorimin e numrit telefonik:
    a) për telefoninë kabllore paguhet nga çdo zotërues në masën 200 (dyqind) lekë në vit;
    b) për telefoninë celulare me kontratë paguhet nga çdo zotërues në masën 400 (katërqind) lekë në vit;
    c) për telefoninë celulare me parapagim (kartë) paguhet nga çdo zotërues në masën 700
    (shtatëqind) lekë, vetëm në çastin e shitjes së numrit.
    9. Taksat për veprime e shërbime nga administratat: gjyqësore, e Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë, noterisë dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme caktohen sipas lidhjes nr.5, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
    10. Taksa e regjistrimit në arsimin e lartë është 200 lekë për çdo vit shkollor.
    11. Taksat për shërbimet e radiokomunikacioneve caktohen sipas lidhjes nr.6, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
    12. Taksat vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive caktohen sipas lidhjes nr.9, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
    13. Taksa e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë caktohet:
    a) për shtetasit e huaj 10 EURO për çdo kalim ose kundërvlefta në 10 EURO e monedhave të huaja, të konvertueshme;
    b) për shtetasit shqiptarë 1 000 (një mijë) lekë për çdo kalim.
    14. Taksa e pajisjes me pasaportë lundrimi caktohet 750 (shtatëqind e pesëdhjetë) lekë për çdo person.
    15. Taksa e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit caktohet sipas lidhjes nr.7, e cila i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
    16. Taksa e akteve dhe e pullës caktohet sipas lidhjes nr.5, e cila i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
    17. Taksa për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport caktohet sipas lidhjes nr.8, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
    18. Taksa e mbikalimeve ajrore të avionëve mbi territorin e Republikës së Shqipërisë llogaritet në bazë të njësisë “unit rate”, e cila caktohet çdo vit nga Eurokontrolli.
    19.Taksa e rentës minerare caktohet sipas ligjit nr.7796, datë 17.2.1994 “Ligji minerar i Shqipërisë”.
    20. Taksa e kalimit të së drejtës së pronësisë për pasurinë e luajtshme (automjete) është në masën 2 për qind të vlerës së pasurisë së kaluar dhe paguhet në çastin e kryerjes së aktit të kalimit të pronësisë. Për mjetet e prodhuara deri në dhjetë vjet nga çasti i kalimit të pronësisë, taksa është 2 për qind e vlerës, por jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) lekë, ndërsa për mjetet e prodhuara mbi dhjetë vjet nga çasti i kalimit të pronësisë, taksa është 2 për qind e vlerës, por jo më pak se 5 000 (pesë mijë) lekë.
    21. Taksa e rrugës Durrës-Kukës:
    a) mbitaksa për importet e taksueshme caktohet në masën 1 për qind për të gjitha mallrat e importuara, të taksueshme;
    b) taksa mbi konsumin e karburantit caktohet në masën 3 lekë për litër për gazoilin, benzinën dhe benzolin, të cilat janë importuar ose prodhuar në vend;
    c) taksa vjetore për tatimpaguesit e regjistruar në TVSH caktohet në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në vit.
    22. Taksa e karbonit caktohet në masën 0,5 lekë për litër për benzinën dhe benzolin dhe 1(një) lek për litër për gazoilin. Kjo taksë zbatohet si për karburantet e importuara, ashtu edhe për ato të prodhuara në vend.
    23. Taksa për ambalazhin plastik të lëngjeve caktohet në masën:
    a) 2 lekë për copë për ambalazhet me kapacitet mbi 1,5 litra;
    b) 1 lek për copë për ambalazhet me kapacitet 1,5 litra ose më pak se 1,5 litra.

    Neni 6

    Agjentët e taksave

    Sipas llojit të taksave kombëtare, agjentët që ngarkohen me vjeljen e tyre janë:
    1. Për taksat portuale ngarkohet kapiteneria e porteve, e cila i vjel këto taksa drejtpërdrejt ose nëpërmjet agjencive detare, shtetërore ose private.
    2. Për taksat e shërbimeve konsullore ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Rendit Publik.
    3. Për taksën vjetore të tonazhit të mjeteve për aks ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Drejtoria e Qarkullimit Rrugor pranë Ministrisë së Rendit Publik, nëpërmjet degëve në rrethe, kontrollon pagimin e kësaj takse nga zotëruesit e mjeteve.
    4. Për taksën e qarkullimit të automjeteve të huaja ngarkohen degët e doganave në pikat e kalimit kufitar.
    5. Për taksën e importimit të automjeteve të përdorura ngarkohen degët e doganave në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
    6. Për taksën e pajisjes me lejedrejtimi për drejtim automjeti ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
    7. Për taksën për përdorimin e aparateve radiotelevizive ngarkohen zyrat e pagesës së energjisë elektrike. Zyrat e pagesës së energjisë elektrike transferojnë në llogarinë e degëve të tatimeve shumat e arkëtuara nga kjo taksë.
    8. Për taksën për përdorimin e numrit telefonik ngarkohen operatorët përkatës, që veprojnë në Republikën e Shqipërisë.
    9. Për taksën për kryerjen e veprimeve e të shërbimeve administrative në: gjykata, Ministrinë e Drejtësisë, prokurori, noteri dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ngarkohen administratat përkatëse të këtyre institucioneve.
    10. Për taksën për regjistrimin në arsimin e lartë ngarkohen universitetet dhe shkollat e tjera të larta.
    11. Për taksën për shërbimet e radiokomunikacioneve ngarkohet Enti Rregullator i Telekomunikacionit (ERT).
    12. Për taksën vjetore për shërbimet e transmetimeve radiotelevizive ngarkohet Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT).
    13. Për taksën e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë ngarkohen organet doganore.
    14. Për taksën për pajisjen e personave me pasaportë lundrimi ngarkohet Kapiteneria e Porteve.
    15. Për taksën e ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit.
    16. Për taksën e akteve dhe të pullës ngarkohen zyrat e gjendjes civile.
    17. Për taksën për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, nëpërmjet Albtransportit.
    18. Për taksën e mbikalimeve ajrore mbi territorin e Republikës së Shqipërisë ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Trafikut Ajror (ANTA).
    Të ardhurat nga taksat, sipas pikave 17 dhe 18 të këtij neni: taksa për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport dhe taksa e mbikalimeve ajrore të avionëve mbi territorin e Republikës së Shqipërisë, përdoren kryesisht për mirëmbajtjen dhe modernizimin e aeroportit të Rinasit ose të aeroporteve të tjera.
    19. Për vjeljen e taksës së rentës minerare ngarkohen organet tatimore.
    20. Për taksën për kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e luajtshme (automjetet) ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
    21. Për taksën e rrugës Durrës-Kukës:
    a) për mbitaksën e importeve të taksueshme ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të saj;
    b) për taksën e konsumit të karburantit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të saj për gazoilin, benzinën dhe benzolin e importuar, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për prodhuesit vendas të benzinës, gazoilit dhe benzolit;
    c) për taksën vjetore nga tatimpaguesit e regjistruar në TVSH ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj.
    Të ardhurat nga taksat e rrugës Durrës-Kukës përdoren vetëm për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Fondet e papërdorura brenda vitit mbarten në vitet pasardhëse.
    22. Për vjeljen e taksës së karbonit ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të saj, për karburantin e importuar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj, për karburantin e prodhuar në vend.
    23. Për vjeljen e taksës së ambalazheve plastike të lëngjeve të importuara ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet degëve të saj; për ambalazhet plastike të lëngjeve të prodhuara në vend ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet degëve të saj.


    Neni 7

    Transferimi i të ardhurave nga taksat kombëtare në Buxhetin e Shtetit

    Taksa vjetore është e menjëhershme dhe paguhet brenda tremujorit të parë të vitit në vazhdim. Agjentët e taksave janë të detyruar t'i transferojnë taksat e vjelura në Buxhetin e Shtetit, brenda datës 30 të muajit, në të cilin janë arkëtuar taksat.
    Kur detyrimi për pagimin e taksave vjetore për herë të parë lind në 6-mujorin e parë paguhet 100 për qind e taksës, ndërsa kur ky detyrim lind në 6-mujorin e dytë paguhet 50 për qind e masës së këtyre taksave.

    Neni 8

    Taksat që vilen nëpërmjet pullës dhe biletave

    1. Taksat kombëtare që vilen nëpërmjet pullës janë si më poshtë:
    a) taksat për shërbimet konsullore;
    b) taksa vjetore e tonazhit për aks të mjeteve;
    c) taksat me karakter administrativ për veprimet gjyqësore, të Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë, noterisë e të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme;
    ç) taksat e akteve të gjendjes civile.
    2. Taksa kombëtare që vilet nëpërmjet biletës së taksës është taksa e kalimit me avion të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.


    Neni 9

    Komisionet që përfitojnë agjentët e taksave

    Taksat arkëtohen nga agjentët e taksave, të përcaktuar në nenin 6 të këtij ligji.
    Këto taksa transferohen të gjitha sipas tarifave të përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji në llogaritë e të ardhurave tatimore të Buxhetit të Shtetit.
    Për shërbimin që kryejnë, agjentëve të taksave u jepet komisioni përkatës në rrugë buxhetore. Ky komision llogaritet në përqindje mbi masën e taksave që kanë arkëtuar dhe kanë transferuar në Buxhetin e Shtetit. Masa në përqindje e komisionit është si më poshtë:
    1. Për taksat portuale (kapitenerisë së porteve) 4 për qind;
    2. Për taksat për shërbimet konsullore 3 per qind
    3. Për taksën vjetore të tonazhit të mjeteve për aks 22 për qind;

    e cila ndahet:
    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor 20 për qind;
    Drejtoria e Qarkullimit Rrugor pranë Ministrisë së Rendit Pubik 2 për qind.
    4. Për taksën e qarkullimit të automjeteve të huaja 3 për qind;
    5. Për taksën për importimin e automjeteve të përdorura 0 për qind;
    6. Për taksën për pajisje me leje drejtimi për drejtim automjeti 5 për qind;
    7. Për taksën për përdorimin e aparateve radiotelevizive 5 për qind;
    8. Për taksën për përdorimin e numrit telefonik 5 për qind;
    9. Për taksat për veprimet e shërbimit nga administrata
    gjyqësore, Ministria e Drejtësisë, prokuroria, noteria
    dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme 5 për qind.
    Nga kjo:
    a) Për organet gjyqësore dhe zyrat e Regjistrimit
    të Pasurive të Paluajtshme 2 për qind;
    b) Për noteritë 0 për qind;
    c) Për subjektet, të autorizuara nga ligji
    nr.8002, datë 27.9.1995 “Për përdorimin
    dhe administrimin e pullave të taksave”, për shitjen
    e pullave të taksës 3 për qind;
    10. Për taksën e regjistrimit në arsimin e lartë 2 për qind;
    11. Për taksën e shërbimit të radiokomunikacioneve 5 për qind;
    12. Për taksën vjetore për shërbimet e transmetimeve
    radiotelevizive 5 për qind;
    13. Për taksën për kalimin me avion të kufirit shtetëror
    të Republikës së Shqipërisë 3 për qind;
    14. Për taksën për pajisjen me pasaportë lundrimi 0 për qind;
    15. Për taksën për ushtrimin e veprimtarisë së
    peshkimit 5 për qind;
    16. Për taksën e akteve dhe të pullës 5 për qind;
    17. Për taksën për ulje-ngritjen e avionëve dhe
    për qëndrimin e tyre në aeroport 3 për qind;
    18. Nga të ardhurat e vjela nga taksa e mbikalimeve
    ajrore të avionëve në territorin e Republikës së
    Shqipërisë, përqindja që do t'i jepet Agjencisë
    Kombëtare të Trafikut Ajror është: 80 për qind;
    Nga kjo përqindje jo më pak se 70 për qind është për investime.
    19. Për taksën e rentës minerare (Royalty) 0 për qind;
    20. Për taksën e kalimit të së drejtës së pronësisë
    për pasuritë e luajtshme (automjetet) 8 për qind;
    21. Për taksën e rrugës Durrës-Kukës 0 për qind;
    22. Për taksën e karbonit 0 për qind;
    23. Për taksën e ambalazhit plastik të lëngjeve 0 për qind.
    Komisionet e përfituara përdoren:
    1. Në formën e shpërblimit mbi pagën për vështirësi në punë deri në masën 20 për qind të pagës për punonjësit që shërbejnë si agjentë tatimorë. Punonjësit që përfitojnë këto shpërblime, përcaktohen nga drejtuesit e subjekteve.
    2. Në formën e pagës, për rastet kur merren punonjës të rinj, për përballimin e vjeljes së taksave.
    3. Për mekanizimin, informatizimin, përmirësimin e kushteve të punës, si dhe përballimin e shpenzimeve për vjeljen e taksave.


    Neni 10

    Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare

    1. Përjashtohen nga pagimi i taksave portuale:
    a) Anijet që transportojnë ndihma humanitare në Republikën e Shqipërisë:
    i. anijet e shërbimeve detare në porte;
    ii. anijet luftarake, spitalore, kabëllmbajtëse, si dhe anijet bazë dhe ato që u shërbejnë atyre për zonat e kërkimit e të shfrytëzimit të naftës në det.
    b) Për anijet që prekin Portin e Durrësit, taksat portuale zbatohen në masën 100 për qind, kurse për anijet që prekin portet e Vlorës, Sarandës, Shëngjinit dhe pikën e benzinsjellësit në Vlorë, taksat portuale zbatohen në masën 20 për qind më të ulëta.
    c) Për anijet e personave fizikë dhe juridikë, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, taksat portuale zbatohen:
    i) me 50 për qind zbritje për anijet me flamur shqiptar;
    ii) me 20 për qind zbritje për anijet me flamur të huaj.
    ç) Anijet me flamur shqiptar të personave fizikë ose juridikë, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, që kryejnë transport të brendshëm detar dhe peshkim, paguajnë taksën e anijes një herë, në prekjen e parë të çdo porti shqiptar dhe nuk paguajnë në hyrjet pasuese, gjatë vitit kalendarik.
    2. Përjashtohen nga pagimi i taksave konsullore:
    a) personat që janë pajisur me pasaportë diplomatike dhe shërbimi;
    b) personat e organizatave bamirëse dhe filantropike;
    c) punonjësit e Kryqit të Kuq dhe të Ligës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq;
    ç) shtetasit e huaj me kombësi shqiptare;
    d) shtetasit me dy nënshtetësi, shqiptare dhe të huaj;
    dh) personat që shoqërojnë mjete me ndihma humanitare në bazë të marrëveshjeve ose të dërguara nga
    organizatat bamirëse, institucionet e ndryshme, individë të veçantë, ose qeveritë e huaja;
    e) rastet e vdekjeve të shtetasve shqiptarë jashtë shtetit;
    ë) në rastet e kërkuara nga autoritetet e larta zyrtare të huaja, nëse garantohet parimi i reciprocitetit.
    3. Përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të tonazhit për aks:
    a) mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë statusin diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit;
    b) automjetet në pronësi të personave fizikë ose juridikë, të cilët deklarojnë brenda muajit janar të vitit në vazhdim se nuk do të qarkullojnë gjatë këtij viti kalendarik dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit të automjetit.
    4. Përjashtohen nga taksa e qarkullimit të automjeteve të huaja:
    a) automjetet e huaja, që sjellin ndihma humanitare falas;
    b) mjetet që qarkullojnë me lejekalimi pa pagesë të taksave rrugore, mbi bazën e reciprocitetit;
    c) mjetet e përfaqësive diplomatike e të shoqatave bamirëse.
    5. Përjashtohen nga pagimi i taksës për aparatet radiotelevizive të gjitha institucionet shkollore dhe konviktet shtetërore të shkollave, si dhe institucionet shëndetësore shtetërore.
    6. Përjashtohen nga pagimi i taksës për pajisjet me lejedrejtimi për drejtim automjeti, personeli i misioneve diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit.
    7. Nga pagimi i taksës për shërbimet e radiokomunikacioneve përjashtohen:
    a) përfaqësitë diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë;
    b) organizatat bamirëse dhe filantropike të regjistruara në vendin tonë;
    8. Nga pagimi i taksës së kalimit me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë përjashtohen:
    a) personat që janë të pajisur me pasaportë diplomatike e shërbimi, si dhe anëtarët e delegacioneve të huaja presidenciale e qeveritare;
    b) personat e organizatave bamirëse e filantropike;
    c) punonjësit e Kryqit të Kuq, të Ligës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe misionaret e Nënë Terezës;
    ç) anëtarët e familjeve të përfaqësuesve diplomatikë, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, që jetojnë bashkërisht;
    d) anëtarët e personelit të misionit diplomatik, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, që punojnë në shërbimin administrativ dhe teknik të misionit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre;
    dh) personeli i avionit dhe personeli i shoqërive ajrore, në bazë të reciprocitetit;
    e) fëmijët e pajisur me gjysmëbiletë për shtetasit shqiptarë, që shkojnë me shërbim jashtë shtetit, pagesa do të përballohet nga institucioni ose ndërmarrja, e cila i dërgon me shërbim.
    9. Përjashtohen nga pagimi i taksës së akteve dhe të pullës:
    a) veprimet zyrtare, që kërkohen nga autoritetet e huaja, në bazë reciprociteti;
    b) regjistrimi i lindjeve dhe i vdekjeve, si dhe shënimet në regjistrat e gjendjes civile.
    10. Përjashtohen nga pagimi i taksës për ulje-ngritjen e avionëve dhe qëndrimin e tyre në aeroport:
    a) avionët që transportojnë ndihma humanitare, shtetërore dhe shoqëritë bamirëse;
    b) avionët që kryejnë detyra teknike për kalibrim pajisjesh lundruese, për llogari të Drejtorisë së Aviacionit Civil, si dhe avionët spitalorë e të kërkim-shpëtimit;
    c) avionët ushtarakë, që nuk kryejnë veprime tregtare (transport udhëtarësh e ngarkim-shkarkim mallrash);
    ç) avionët ushtarakë, që vijnë në Shqipëri, në kuadër të dërgimit të ndihmave humanitare falas për vendin tonë;
    d) avionët, që vijnë për të marrë ose për të sjellë delegacione të larta shtetërore, të kryesuara nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri ose delegacione të larta ushtarake.
    11.Përjashtohen nga pagimi i taksave të mbikalimeve ajrore në territorin e Republikës së Shqipërisë avionët ushtarakë.

    Neni 11

    Kundërvajtjet administrative

    Përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:
    a) mospagimi i taksave kombëtare nga personat e detyruar për t'i paguar;
    b) falsifikimi i të dhënave dhe i dokumentacioneve bazë për llogaritjen e tyre nga personat që duhet të paguajnë taksa;
    c) mosllogaritja ose mostransferimi në Buxhetin e Shtetit, në mënyrë korrekte dhe në kohën e duhur, i taksave kombëtare nga agjentët e taksave;
    ç) mosmbajtja në mënyrë korrekte e regjistrimeve të taksave të arkëtuara nga agjentët e taksave;
    d) mosdhënia nga agjentët për organet tatimore e të dhënave të kërkuara për llogaritjet e taksave.

    Neni 12

    Dënimet

    1. Shkeljet e parashikuara në nenin 11 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë:
    a) për shkeljet sipas shkronjave “a” dhe “b” të nenit 11, personat që nuk kanë paguar taksat dënohen me gjobë 5 mijë deri në 20 mijë lekë dhe vjeljen në masë të plotë të saj;
    b) për shkeljet sipas shkronjës “c” të nenit 11, agjentët e taksave dënohen me gjobë të barabartë me shumën e taksës së pallogaritur ose të patransferuar në Buxhetin e Shtetit, si dhe me vjeljen në masë të plotë të saj.
    c) për shkeljet sipas shkronjës “ç” të nenit 11, agjentët e taksave dënohen me gjobë 10 mijë deri në 50 mijë lekë;
    ç) për shkeljet sipas shkronjës “d” të nenit 11, agjentët e taksave dënohen me gjobë 50 mijë lekë.
    2. Procedurat e ankimit dhe të ekzekutimit të masave administrative bëhen në përputhje me ligjin nr.8560, datë 22.12.1999 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.


    Neni 13

    Shfuqizimet

    Ligji nr.8435, datë 28.12.1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, me ndryshimet përkatëse, shfuqizohet.

    Neni 14

    Hyrja në fuqi

    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


    K R Y E T A R I

    Servet Pëllumbi

    Lidhja Nr. 1

    NIVELI I TAKSAVE PORTUALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

    Në EURO
    Lloji i taksaveTaksa portuale:1. Taksë e anijes:a) Për anije që ngarkojnë e shkarkojnë mallra të përgjithshmeb) Për anije që ngarkojnë e shkarkojnë mallra të lëngshmec) Për anijet traget RO/RO dhe të udhëtarëved) Për anijet sportive, jahte: - Deri 30TRN- Nga 31 deri 70 TRN2. Taksë feneri:- për anijet deri në 200 TRN- për anijet nga 201 deri 500 TRN- për anijet mbi 501 TRN3. Taksë për formalitetet e kryera nga organet e shëndetësisë, kapitenerisë së porteve dhe autoritetet e tjera :- për anijet deri në 200 TRN- për anijet nga 201 deri 500 TRN- për anijet nga 501 deri 2000 TRN- për anijet nga 2001 deri 4000 TRN- për anijet mbi 4001 TRN Për çdo ton neto të regjistrit të anijeve0,40,60,350,100,25100180210300 Gjithsej për çdo anije15302050

    4. Anijet që ngarkojnë ujë për eksport në pikat jashtë porteve, paguajnë taksa portuale gjithsej në masën 300 EURO për çdo rast furnizimi.

    5. Anijet e huaja i paguajnë taksat portuale në valutë lirisht të konvertueshme, kurse anijet e personave juridikë a fizikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë paguajnë në valutë ose në lekë në raport me realizimin e të ardhurave.

    6. Taksat portuale paguhen në prekjen e parë të çdo porti shqiptar, pavarësisht se anija do të shkojë për veprime tregtare dhe në porte të tjera shqiptare në të njëjtin rejs.





    Lidhja Nr. 2

    TAKSAT PËR SHËRBIMET KONSULLORE

    I. Taksat për lëshimin e vizave dhe dokumenteve të udhëtimit:

    1. Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit : 2000 lekë

    2. Për lëshimin e pasaportave të udhëtimit nga përfaqësitë 50 EURO

    3. Zgjatja e pasaportës nga përfaqësitë 15 EURO

    4. Për leje kalimi 200 lekë

    5. Leje kalimi lëshuar nga përfaqësitë 30 EURO

    6. Taksa e vizës për shtetasit e huaj Reciprocitet

    7. Taksa e vizës për shtetasit e huaj që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me grupe turistike nëpërmjet shoqërive turistike reciprocitet, por jo më shumë se 10 EURO

    8. Taksa e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për shtetasit e huaj, që nuk kanë nevojë për vizë, do të jetë sipas parimit të reciprocitetit, por jo më shumë se 10 EURO.

    9. Taksa e hyrjes së shtetasve të huaj që nuk kanë nevojë për vizë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me grupe turistike nëpërmjet shoqërive turistike, reciprocitet, por jo më shumë se 10 EURO.

    Kjo taksë nuk zbatohet për periudhën 1 maj- 1 nëntor.

    10. Turistët individualë njëditorë dhe ata të organizuar në grupe turistike njëditorë nuk paguajnë taksë vize ose taksë hyrjeje.

    II. Taksat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumenteve:

    1. Certifikatë të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit
    shqiptarë 30 EURO
    2. Certifikatë të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit
    e huaj Reciprocitet
    3. Vërtetime të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit
    shqiptarë 30 EURO
    4. Vërtetime të çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit
    e huaj Reciprocitet
    5. Verifikimi i dokumentit nga përfaqësitë 10 EURO
    6. Legalizimi i dokumentit për shtetasit shqiptarë nga
    Ministria e Punëve të Jashtme 200 lekë
    7. Legalizimi i dokumentit nga përfaqësitë për
    shtetasit shqiptarë 30 EURO
    8. Legalizimi i dokumentit për shtetasit e huaj Reciprocitet


    III. Taksat për lëshimin e përpilimin e akteve të tjera noteriale dhe përkthimin e dokumenteve nga përfaqësitë

    1. Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve
    kontratave, garancive dhe prokurave të posaçme nga
    përfaqësitë 20 EURO/ faqe
    2. Vërtetimi i dublikatave dhe kopjeve 20 EURO/ faqe
    3. Përkthimi i dokumenteve 10 EURO/ faqe

    Shënim: Me termin përfaqësi kuptohet përfaqësia diplomatike ose konsullore jashtë shtetit.

    Taksa mund të arkëtohet edhe në dollarë ose në monedhën e vendit, duke pasur parasysh kursin e këmbimit.


    Lidhja nr. 3

    TAKSAT VJETORE TË TONAZHIT PËR AKS TË MJETEVE

    Masa e taksës
    Nr. Tipi i mjetit për një aks
    në lekë
    1. Autoveturë dhe mikrobus me më shumë se (4 + 1 ) dhe me më pak ose e
    barabartë me (8 + 1) vende 5 000
    2. Autobus me më pak ose i barabartë me (32 + 1) vende 10 000
    3. Autobus me më pak ose i barabartë me (42 + 1) vende 13 000
    4. Autobus me më shumë se (42 + 1) vende 15 000
    5. Furgon dhe kamionçinë me peshë maksimale të autorizuar më të vogël 5 000
    Ose të barabartë me 3 tonë
    6. Furgon dhe kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 3 dhe deri ose 10 000
    Të barabartë me 3,5 tonë
    7. Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 3,5 dhe deri ose të barabartë me 7,5 tonë 15 000

    8. Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5 dhe deri ose të barabartë me 18 tonë 18 000

    9. Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 18 tonë 23 000
    10. Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, karkalec etj.) Me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të barabartë Me 7,5 tonë 15 000

    11. Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, fadromë etj.) me 18 000
    Peshë maksimale të autorizuar mbi 7,5 tonë
    12. Mjete ndërtimi (autovinça, autobetoniere etj.) me peshë maksimale të 20 000
    autorizuar deri ose të barabartë me 7,5 tonë
    13. Mjete ndërtimi (autovinça, autobetoniere etj.) me peshë maksimale të 24 000
    autorizuar mbi 7,5 dhe deri ose të barabartë me 18 tonë
    14. Mjete ndërtimi (autovinça, autobetoniere etj.) me peshë maksimale të 30 000
    autorizuar mbi 18 tonë
    15. Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të barabartë 7 500
    me 7 tonë
    16. Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar mbi 7 tonë 10 000

    Shënim:
    Vlerat e taksave në tabelën e mësipërme janë vetëm për një aks. Pagesa e plotë e taksës do të jetë sa vlera e taksës për një aks shumëzuar me numrin e akseve.


    Lidhja 4


    TAKSA E QARKULLIMIT TE AUTOMJETEVE TË HUAJA

    NË EURO

    1. Për veturat e udhëtarëve për çdo ditë apo pjesë të ditës 1
    2. Për mikrobuzët 2
    3. Për autobuzët për udhëtarë për çdo km në tokën shqiptare
    (Kjo taksë nuk mund të jetë më e vogë se 5 EURO për çdo ditë) 0,002
    4. Për kamionët e rimorkiot e kamionëve për çdo ton/km
    në tokën shqiptare (Kjo taksë nuk mund të jetë më e vogël se
    8 EURO për çdo ditë). 0,02
    5. Kur automjetet kalojnë pa ngarkesë paguajnë 50% të taksës.


    Lidhja Nr. 5

    TAKSA PËR VEPRIMET DHE SHËRBIMET QË KRYHEN NGA
    ADMINISTRATA GJYQËSORE, MINISTRIA E DREJTËSISË,
    NOTERIA, ZYRAT E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË
    PALUAJTSHME, PROKURORIA DHE ZYRAT E GJENDJES CIVILE

    Masa e taksës
    në lekë në %

    A. Taksa për veprime e shërbime që kryhen
    nga administrata gjyqësore e prokuroria:
    1. Për regjistrimin e personave fizikë e
    juridikë privatë (shtetas shqiptarë) 1 000
    2. Për regjistrimin e personave
    juridikë privatë (shtetas të huaj) 4 500
    3. Për lëshimin e vërtetimit se
    personi nuk ka pengesa ligjore
    për pajisjen me pasaportë
    për jashtë shtetit 100
    4. Për lëshimin nga gjykata të çdo
    kopje vendimi e çdo dokumenti
    që kërkohet nga të interesuarit 100
    5. Për lëshimin e dëshmisë së
    penalitetit nga zyrat e gjendjes
    gjyqësore 100
    6. Për legalizimin e akteve të
    noterisë nga Ministria e Drejtësisë 100
    7. Kërkesë padi që paraqiten në gjykatë:
    a) për pension ushqimor -
    b) për vërtetim fakti 100
    c) padi për zgjidhje martese 1 500
    ç) padi për pavlefshmëri të veprimeve
    juridike 1 500
    d) padi të rrjedhura nga marrëdhënie
    kontraktore si dhe për shkaktim dëmi
    i.me vleftë deri 100 000 lekë 1 500
    ii. me vleftë mbi 100 000 lekë 1%
    dh) padi për pjesëtim pasurie 1 500
    e) padi për kthim në punë -

    B. Taksë për veprime që kryhen nga
    përmbaruesi gjyqësor:
    1. Për vënien në ekzekutim të vendimeve
    e titujve të tjerë ekzekutivë me objekt të
    pavleftësueshëm 750

    2. Për vënien në ekzekutim të vendimeve
    e titujve të tjerë ekzekutivë me
    objekt të vleftësueshëm:
    a) kundrejt shtetasve 3%
    b) kundrejt personave juridikë 7%
    3. Për lajmërimet dhe veprimet e tjera
    të përmbaruesit gjyqësor 100
    4. Për lëshime nga përmbaruesi gjyqësor
    të çdo lloj akti ose dokumenti të
    kërkuar nga të interesuarit 100
    5. Për vënien në ekzekutim të vendimeve
    me objekt pension ushqimor -

    C. Taksat për veprimet që kryhen nga zyrat noteriale:
    1. Përpilimi i testamenteve me akte noteriale 450
    2. Përpilimi i testamenteve olografe (me vërtetim firme) 200
    3. Prokura (redaktim):
    a) të përgjithshme 150
    b) të posaçme 150
    4. Për lëshimin e kopjeve, shkurtime e pjesë të
    akteve të depozituara në zyrën noteriale 150
    5. Vërtetim se kopjet ose shkurtimet e
    dokumenteve janë të njëjta me origjinalin 150
    6. Vërtetim përkthimi dhe vërtetim njësie
    me origjinalin 100
    7. Kontrata për kalim pronësie të pasurisë
    së luajtshme 700
    8. Kontrata për kalim pronësie të pasurisë
    së paluajtshme 1 000
    9. Redaktimi i akteve noteriale të ndryshme 150
    10. Njoftim dhe kujtesë noteriale ose akte
    të tjera jashtëgjyqësore 150
    11. Legalizim i nënshkrimit të shtetasve në akte
    të ndryshme 100
    12. Depozitimi i kapitalit themelor për themelimin
    e një shoqërie në bazë të ligjit nr. 7638,
    datë 19.11.1992 «Për shoqëritë tregtare» 300
    13. Pranimi për ruajtje të dokumenteve të
    personave fizikë dhe juridikë në zyrat noteriale 300
    14. Vërtetimi i qenies së një personi dhe qëndrimi
    i tij në një vend të caktuar 150
    15. Veprime të tjera noteriale 100


    Ç.Taksat për veprimet që kryhen nga zyrat
    e regjistrimit të pasurive të paluajtshme:
    1. Kërkesa për regjistrimin e pronësisë të pasurisë
    së paluajtshme 300
    2. Kërkesa për regjistrimin e pjestimit, ndarjes ose
    bashkimit të pasurisë së paluajtshme 300
    3. Kërkesa për përgatitjen e dokumenteve për në
    gjykatë ose organ tjetër administrativ 150
    4. Kërkesa për regjistrimin për kalim pronësie,
    qiraje, nënqiraje 300
    5. Kërkesa për regjistrim hipoteke ligjore 150
    6. Kërkesa për regjistrim përfshirje hipoteke ligjore 150
    7. Kërkesa për regjistrim përfshirjen e një vendimi
    gjykate a të një akti administrativ 150
    8. Kërkesa për regjistrim servituti,
    marrëveshjeje kufizuese 150
    9. Kërkesa për regjistrim për fshirjen e një
    servituti, marrëveshjeje kufizuese 150
    10. Regjistrimi i kërkesave për heqjen dorë
    nga të drejtat pasurore mbi pasurinë e paluajtshme 100
    11. Regjistrimi i kërkesave për fitimin e pronësisë
    mbi pasurinë e paluajtshme me trashëgimi 300
    12. Kërkesa për regjistrimin e veprimeve juridike
    mbi pasurinë paluajtshme nga personat
    fizikë dhe juridikë me banim jashtë shtetit 300
    13. Për lëshimin e certifikatave të pasurisë 100
    14. Për lëshimin e çdo kopjeje të certifikatës së
    pasurisë 50
    15. Për lëshimin e çdo akti të të interesuarve për
    veprimet hipotekore 50

    D. Taksa e akteve dhe e pullës :
    1. Për lëshimin e certifikatave
    të gjendjes civile 50
    2. Për lëshimin e pasaportave për brenda
    vendit 100
    3. Për marrjen e çdo akti të emetuar ose
    të zhdukur të gjendjes civile, si dhe për
    korrigjimet e tyre 50
    4. Për regjistrimin e dhënies së
    shtetësisë 700
    5. Për regjistrimin e lënies së shtetësisë 700
    6. Për regjistrimin e vendimit të ndërrimit
    të emrit ose mbiemrit 700
    7. Për çdo lidhje martese 600


    Lidhja Nr. 6

    TAKSAT PËR SHËRBIMET E RADIOKOMUNIKACIONIT

    Pjesa A

    Taksat për shërbimet private të radiokomunikacionit

    I. Shërbimi aeronautik:

    1. Stacion bazë në tokë 10 000 lekë në vit
    2. Stacion i lëvizshëm në tokë 7 500 lekë në vit
    3. Stacion portativ në tokë 5 000 lekë në vit
    4. Terminal satelitor në avion 40 000 lekë në vit
    5. Radaret dhe pajisjet e radionavigacionit aeronautik 3 000 lekë në vit
    për çdo pajisje
    6. Stacionet e avionit me aftësi ngritëse
    deri në 3 200 kg 5 000 lekë në vit
    mbi 3 200 deri në14 000 kg 40 000 lekë në vit
    mbi 14 000 kg 80 000 lekë në vit

    II. Shërbimi detar:
    1. Stacion bregdetar 10 000 lekë në vit
    për çdo stacion bazë
    2. Radarë dhe pajisje radionavigimi 2 500 lekë në vit
    për çdo pajisje
    3. Radio për operacione portuale 1 500 lekë në vit
    për çdo radio
    4. Stacion bazë në anije (HF, VHF, UHF) 5 000 lekë në vit
    për çdo radio
    5. Stacion portativ (VHF) në anije 1 000 lekë në vit
    për çdo radio
    6. Terminal satelitor në anije INMARSAT 3 000 lekë në vit

    III. Shërbimi satelitor:
    1. Stacion tokësor fiks:
    - analog me gjerësi brezi deri në 100 kHz 150 000 lekë në vit
    - me gjerësi brezi mbi 100 deri në 1MHz 500 000 lekë në vit
    - me gjerësi brezi mbi 1 MHz 1 200 000 lekë në vit
    - dixhital me kapacitet deri në 64 kbps 25 000 lekë në vit
    deri në 2 Mb/s 75 000 lekë në vit
    mbi 2 Mb/s deri në 8 Mb/s 300 000 lekë në vit
    mbi 8 Mb/s 700 000 lekë në vit
    2. Stacion tokësor i transportueshëm
    (në automjete) 800 000 lekë në vit
    3. Stacion portativ VSAT (çantë, valixhe) 30 000 lekë në vit
    4. Stacion tokësor i transportueshëm me afat qëndrimi
    deri në një muaj në vendin tonë 60 000 lekë në vit
    5. Stacion portativ VSAT (çante, valixhe) me afat
    qëndrimi deri në 6 muaj në vendin tonë 15 000 lekë në vit

    IV. Shërbimi i lëvizshëm në tokë:

    1. Shërbim i lëvizshëm (PMR), në brezin 146 MHz deri në 470 MHz

    A. Sisteme dupleks e gjysmëdupleks me gjerësi kanali deri 12,5 Khz :

    Zona e shërbimit Lidhje midis dy Lidhje stacioni fiks
    stacioneve përsëritës me stacion të lëvizshëm
    dhe/ose stacion i
    lëvizshëm me stacion
    të lëvizshëm

    deri në 10 km 15 000 lekë në vit 10 000 lekë në vit
    mbi 10 deri në 30 km 25 000 lekë në vit 20 000 lekë në vit
    mbi 30 deri në 50 km 55 000 lekë në vit 40 000 lekë në vit
    mbi 50 km 80 000 lekë në vit 65 000 lekë në vit

    Ky nivel taksash zbatohet për sisteme që kanë deri në 10 stacione të lëvizshme.

    B. Për sisteme të njëjta me ato të pikës 1.A, por me numër më të madh stacionesh të lëvizshme, zbatohen taksat e mëposhtme:
    - për sistem me 11 deri në 25 stacione taksës përkatëse të pikës 1.A i shtohet po ajo vlerë me koefiçent reduktimi 0,8
    - për sistem me 26 deri në 40 stacione taksës së mësipërme i shtohet taksa e pikës 1.A me koefiçent reduktimi 0,6
    - për sistemin që ka mbi 40 stacione taksës së mësipërme i shtohet taksa e pikës 1.A me koefiçent reduktimi 0,4
    C. Për sistemet me gjerësi kanali 25 kHz taksa e llogaritur si në 1.A dhe 1.B të shumëzohet me koeficentin 1,5
    Ç. Për sitemet simplekse zbatohen taksat përkatëse të pikave 1.A dhe 1.B me koefiçent reduktimi 0,5
    2. Sistem “trunk” kombëtar
    - 100 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 12,5 kHz
    - 150 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 25 kHz
    3. Sistemi “trunk” rajonal
    - 30 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 12,5 kHz
    - 40 000 lekë në vit për çdo kanal me gjerësi 25 kHz


    4. Sistem TETRA
    - 50 000 lekë në vit për sistem kombëtar për çdo kanal 25 kHz
    - 20 000 lekë në vit për sistem rajonal për çdo kanal 25 kHz

    V. Shërbimi fiks për operatorët e telekomunikacioneve:
    Lidhje dydrejtimshe:
    Sistem në brezin deri 80 MHz 80 000 lekë në vit për çdo kanal 3 kHz
    Sistem në brezin 80 deri në 500 MHz 40 000 lekë në vit për çdo kanal 25 kHz
    Sistem në brezin 500 deri në 1000 MHz 25 000 lekë në vit për çdo kanal 200 kHz
    50 000 lekë në vit për çdo kanal mbi 200 kHz.

    Sistem në brezin mbi 1000 MHz

    a) analog: për çdo kanal me gjerësi deri në 1 MHz 30 000 lekë në vit
    për çdo kanal me gjerësi deri në 10 MHz 40 000 lekë në vit
    për çdo kanal me gjerësi mbi 10 MHz 60 000 lekë në vit
    b) dixhital: për kapacitet deri në128 kb/s 5 000 lekë në vit
    për kapacitet deri në 2 Mb/s 20 000 lekë në vit
    për kapacitet deri në 8 Mb/s 30 000 lekë në vit
    për kapacitet deri në 34 Mb/s 40 000 lekë në vit
    për kapacitet mbi 34 Mb/s 50 000 lekë në vit

    Shënim : Me lokal do të kuptohet mbulimi i territorit në nivel rrethi. Me rajonal do të kuptohet mbulimi i territorit të disa rretheve. Me kombëtar do të kuptohet mbulimi i 50% të territorit shqiptar.


    Pjesa B

    Taksat për shërbimet publike të radiokomunikacioneve

    1. Shërbimi fiks tokësor

    - Për përdorim joekskluziv të frekuencave:
    Sistem analog (radio-rele) 3 000 lekë në vit për çdo kanal telefonik 3 kHz
    Sistem dixhital (radio-rele) 1 500 lekë në vit për çdo kanal telefonik 64 kHz
    Sistem dixhital (radio-rele) 20 000 lekë në vit për çdo link 2 Mbit/sek
    Sisteme radio të telefonisë rurale 1 000 lekë në vit për çdo kanal telefonik


    - Për përdorim ekskluziv të frekuencave në nivel kombëtar:
    Në brezin UHF 100 000 lekë në vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorur
    Në brezin 1-5 Ghz 60 000 lekë në vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorur

    Në brezin 5-11Ghz 40 000 lekë në vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorur
    Në brezin mbi 11 Ghz 20 000 lekë në vit për çdo 1 Mhz gjerësi brezi të përdorur

    2. Shërbim fiks satelitor:

    Sistem analog 5 000 lekë në vit për çdo kanal telefonik 3 kHz
    Sistem dixhital 3 000 lekë në vit për çdo kanal telefonik 64 kHz

    3. Shërbim i lajmërimit të personit (Pager):

    Lidhje ndërmjet stacioneve fikse (bazë-përsëritës) 40 000 lekë në vit
    për çdo hop radio
    Për çdo stacion bazë 30 000 lekë në vit

    4. Shërbim i lëvizshëm telefonik (GSM) 150 000 lekë në vit
    për çdo kanal 200 kHz


    5. Shërbim internet

    Lidhje me sistem satelitor 10 000 lekë në vit për çdo njësi 64 kb/s
    Lidhje me sistem radio-rele 1 500 lekë në vit për çdo njësi 64 kb/s

    6. Shërbim telefonik satelitor (GMPCS) 4 000 EURO në vit


    Lidhja Nr. 7

    TAKSA VJETORE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË
    PESHKIMIT


    Lekë në vit

    I. Peshkimi detar (për 1 anije)
    1. Peshkimi detar fundor:
    - anije 160-200 HP 40 000
    - anije 201-410 HP 50 000
    - anije mbi 410 HP 80 000
    2. Peshkimi pellagjik me tratavolante:
    - anije 160-200 HP 20 000
    - anije 201-410 HP 30 000
    - anije mbi 410 HP 40 000
    3. Peshkimi pellagjik me rrethime:
    - anije 80-200 HP 10 000
    - anije 201-410 HP 20 000
    - anije mbi 410 HP 30 000
    4. Peshkimi pellagjik dhe fundor:
    - anije 160-200 HP 40 000
    - anije 201-410 HP 60 000
    - anije mbi 410 HP 90 000
    5. Peshkimi me mjete selektike dhe trata fundore:
    - anije 40 - 80 HP 15 000
    - anije 81-160 HP 25 000
    - anije 161-200 HP 40 000
    - anije 201-410 HP 50 000
    - anije mbi 410 HP 80 000
    6. Peshkimi i molusqeve bivalvore 60 000
    (i autorizuar)

    II. Peshkimi artizanal me mjete të lehta:
    1. Peshkimi në bregdet (për një sanall dhe me motor
    deri në 40HP) 7 000
    2. Peshkimi në lagunat bregdetare:
    - në lagunë (1 lundror) 10 000
    - në dajlane (1 peshkatar) 12 000
    3. Peshkimi në ujëra të brendshme:
    - aktiv (1 lundror) 5 000
    - në dajlane e prita (1 peshkatar) 8 000
    4. Grumbullimi i molusqeve bivalvore
    me mjete të lehta (gabie) për 1(një) peshkatar 20 000

    III. Peshkimi sportiv në det
    me mjete lundruese (për 1 mjet) 40 000


    IV. Akuakultura:
    1. Kultivimi i midhjeve për një impiant 10 000
    2. Kultivimi i peshqëve me impiante në
    det, në liqene, në rezervuarë 1 000
    3. Akuakulturë me impiante në tokë 10 000

    Shënim: Për anijet e huaja që do të marrin licencë peshkimi në ujërat tona territoriale, taksa e lejes së ushtrimit të veprimtarisë do të jetë sa dyfishi i anijeve shqiptare. Nuk i nënshtrohen kësaj takse anijet e autorizuara nga Mininistria e Bujqësisë dhe Ushqimit (Drejtoria e Peshkimit), që do të peshkojnë për qëllime studimore e shkencore.


    Lidhja Nr. 8

    NIVELI I TAKSAVE PËR ULJEN DHE NGRITJEN E AVIONËVE DHE
    QËNDRIMIN E TYRE

    1. Taksat për ulje-ngritje të avionit:
    EURO
    Për avionë deri në 1 ton 25
    mbi 1 deri në 2 tonë 35
    mbi 2 deri në 6 tonë 70
    mbi 6 deri në 10 tonë 120
    mbi 10 deri në 20 tonë 200
    mbi 20 deri në 30 tonë 300
    mbi 30 deri në 45 tonë 400
    mbi 45 deri në 60 tonë 550
    mbi 60 deri në 80 tonë 650
    mbi 80 deri në 100 tonë 700
    mbi 100 deri në 120 tonë 800
    mbi 120 tonë 900
    2. Taksat e qëndrimit në aeroport:
    (3 deri në 24 orë)
    deri në 1 ton 8
    mbi 1 deri në 2 tonë 12
    mbi 2 deri në 6 tonë 35
    mbi 6 deri në 10 tonë 40
    mbi 10 deri në 20 tonë 60
    mbi 20 deri në 30 tonë 80
    mbi 30 deri në 45 tonë 100
    mbi 45 deri në 60 tonë 130
    mbi 60 deri në 80 tonë 140
    mbi 80 deri në 100 tonë 150
    mbi 100 deri në120 tonë 170
    mbi 120 tonë e lart 200
    - Pesha bazë për pagesën e taksave të mësipërme do të konsiderohet pesha maksimale e ngritjes së avionit (MTOW).
    - Kur fluturimet kryhen ditët e diela, festa zyrtare, fetare si dhe jashtë orarit të punës së aeroportit, me përjashtim të avionëve të linjave të rregullta, taksave të mësipërme u bëhet një shtesë 50 për qind.
    - Në rast se avioni që është ngritur nga aeroporti detyrohet të riulet, për shkaqe të kushteve atmosferike ose defekteve, taksat për uljen e përsëritur do të jenë 50 për qind më të ulëta.





    Lidhja Nr.9

    TAKSAT VJETORE PËR SHËRBIMET E TRANSMETIMEVE RADIO E TELEVIZIVE

    Për transmetuesit ose përsëritësit televizivë analogë tokësorë, radio FM tokësore, radio AM të operatorëve privatë radio e televizivë, kombëtarë e vendorë:

    1. Për çdo transmetues ose përsëritës televiziv analogjik tokësor
    a) me fuqi të rrezatuar deri në 10W 1 500 lekë në vit
    b) me fuqi të rrezatuar deri në 100 W 6 000 lekë në vit
    c) me fuqi të rrezatuar deri në 1000W 24 000 lekë në vit
    ç) me fuqi të rrezatuar deri në 10000W 48 000 lekë në vit
    d) me fuqi të rrezatuar mbi 10000W 60 000 lekë në vit

    2. Për çdo transmetues ose përsëritës radio FM tokësore:
    a) me fuqi të rrezatuar deri në 10W 300 lekë në vit
    b) me fuqi të rrezatuar deri në 100 W 1 200 lekë në vit
    c) me fuqi të rrezatuar deri në 1000W 4 800 lekë në vit
    ç) me fuqi të rrezatuar deri në 10000W 9 600 lekë në vit
    d) me fuqi të rrezatuar mbi 10000W 12 000 lekë në vit

    3. Në qoftë se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulon mbi gjysmën e qytetit të Tiranës, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet me koeficientin 5.

    4. Në qoftë se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulon mbi gjysmën e një qyteti me popullsi mbi 100 000 banorë, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet me koeficientin 2.

    5. Në qoftë se një nga transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulon mbi gjysmën e një qyteti me popullsi 50 000 deri në 100 000 banorë, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet me koeficientin 1,5.

    6. Në qoftë se transmetuesit ose përsëritësit 1.b, 1.c, 1.ç, 1.d, 2b, 2c, 2ç, 2d, mbulojnë dy ose më shumë qytete të cituara në pikat 3,4,5, atëherë taksa e llogaritur në këto pika shumëzohet vetëm një herë me koeficientin më të lartë.

    7. Për çdo transmetues AM 200 000 lekë në vit.

    Operatorët radio dhe/ose televizivë të ritransmetimit të programeve të huaja me përsëritës të licencuar nga KKRT-ja paguajnë vetëm 20 për qind të taksave të përcaktuara më sipër.
  5. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Sistemi tatimor shqipetar

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË
    KUVENDI


    L I G J

    Nr.8976, datë 12.12.2002

    PËR AKCIZAT


    Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

    K U V E N D I

    I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    V E N D O S I:

    KREU I

    Neni 1

    Objekti

    Ky ligj rregullon marrëdhëniet juridike, që kanë të bëjnë me përcaktimin e akcizave, të kushteve, procedurave, të të drejtave dhe detyrimeve, të cilave u nënshtrohen subjektet e akcizës, si dhe çështjet që lidhen me rregullat për mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga organet tatimore për mallrat, subjekt i akcizës.

    Neni 2

    Përkufizime

    Për qëllime të këtij ligji, fjalët e mëposhtme kanë këto kuptime:
    1. “Alkool” është alkooli etilik i klasifikuar, sipas kodit N.K.22.07 dhe 22.08;
    2. “Akciza” është tatimi i vendosur nga ky ligj mbi mallrat e përcaktuara në shtojcën 1 të këtij ligji.
    3. “Aparat distilimi” është impianti në të cilin zhvillohet procesi i distilimit, përfshirë të gjitha pjesët e distilimit dhe pjesët e aparatit të distilimit, siç janë ftohësi dhe ena pritëse e produktit të gatshëm.
    4. “Artikuj të përpunuar duhani” janë cigare, puro dhe të tjera lloje produktesh duhani të përpunuara, që janë të gatshme për konsum.
    5. “Autorizim akcize” është autorizimi i lëshuar nga organet tatimore një tatimpaguesi akcize.
    6. “Birrë” është çdo produkt që përfshihet në kodin N.K. 22.03 ose çdo produkt tjetër, që përmban një përzierje të birrës me pije joalkoolike me një gradë alkoolike, që tejkalon 0,5 për qind në vëllim.
    7. “Cigare” është çdo role duhani, që mund të pihet siç është dhe që nuk përfshihet në përkufizimin e puros.
    8. “Depo të nënprodukteve të naftës” janë trualli, ndërtesat, depozitat për ruajtje ose mjedise të tjera, të miratuara sipas nenit 5 të këtij ligji, si magazina tatimore për ruajtjen e nënprodukteve të naftës, të paambalazhuara, të prodhuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.
    9. “Eksport” është largimi i mallrave të akcizës për konsum jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
    10. “Fshehje e qëllimshme” janë veprimet ose mosveprimet në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ose të akteve nënligjore, të nxjerra në zbatim të tij, me qëllim që të mos paguajë detyrime ose të paguajë më pak sesa është i detyruar ose për të kërkuar më shumë kreditim ose rimbursim të akcizës.
    11. “Garanci e miratuar” është garancia financiare e ofruar për detyrimin tatimor nga një person i autorizuar, që lidhet me çfarëdo lloj sasie mallrash të akcizës, të mbajtura në pezullim tatimor.
    12. “Gaz i lëngëzuar i naftës (GNL)” është gazi i mbajtur nën trysni në formë të lëngëzuar, klasifikuar sipas kodit N.K. 27.11.12.11 deri 27.11.19.00.
    13. “Kodi N.K.” është klasifikimi i mallrave sipas nomenklaturës së kombinuar të mallrave, bazuar në sistemin e harmonizuar.
    14. “Lëndë djegëse” janë nënproduktet e naftës, të klasifikuara sipas pikës 4 të nenit 38 dhe seksionit V të shtojcës 1 të këtij ligji.
    15. “Magazinë tatimore” është truall, ndërtesë ose mjedis tjetër, i miratuar sipas dispozitave të këtij ligji, në të cilin mallrat subjekt i akcizës prodhohen ose mbahen në kushtet e regjimit të pezullimit tatimor gjatë veprimtarisë ekonomike të një personi të autorizuar.
    16. “Mallra akcize” janë mallrat që janë subjekt i pagesës së akcizës.
    17. “Nënprodukte nafte” janë produktet që përfshihen brenda kodit N.K. të përshkruara në seksionin V të shtojcës 1.
    18. “Ngarkesa tregtare” janë mallrat e akcizës të paambalazhuara, të cilat kërkojnë përpunim të mëtejshëm para se të jenë produkt i gatshëm për shitje me pakicë.
    19. “Njësi ambalazhimi” është çdo paketë, kuti, shishe, kanoçe ose enë, me kapacitet mbajtës deri në 5 litra ose më pak.
    20. “Paketë” është çdo paketë ose kuti me një kapacitet të tillë, të aftë për të mbajtur 20 cigare.
    21. “Person” është çdo person fizik ose juridik, që u nënshtrohet dispozitave të këtij ligji.
    22. “Pije alkoolike” janë pijet e klasifikuara sipas kodeve N.K. 22.07 dhe 22.08 e që janë subjekt i akcizës, sipas dispozitave të këtij ligji.
    23. “Pije joalkoolike” janë ujërat, përfshirë ujërat e gazuara, me përmbajtje alkooli, që nuk e tejkalojnë sasinë 0,5 për qind në vëllim, të cilat përmbajnë sheqer të shtuar, lëndë të tjera ëmbëlsuese ose aroma dhe pije të tjera joalkoolike (përfshirë birrën pa alkool) që nuk e tejkalojnë sasinë 0,5 për qind alkool në vëllim, të klasifikuara sipas kodit N.K. 22.01 e 22.02, lëngje frutash ose perimesh, të klasifikuara në kodin N.K. 20.09.
    24. “Prodhim birre” është procesi i fermentimit të elbit, maltos dhe materialeve të tjera si lupolo, maja dhe shtesa të tjera për të prodhuar birrë.
    25. “Prodhues” është cilido person që prodhon mallra të tatueshme me akcizë, qoftë ky person i autorizuar ose jo.
    26. “Produkt i ndërmjetëm” nënkupton verën, pavarësisht nga fakti që produkt i ndërmjetëm është çdo produkt sipas kodit N.K. 22.06.
    27. “Produkte të gatshme” janë mallra akcize, procesi i prodhimit të të cilave është i përfunduar ose që kërkohet vetëm paketimi përfundimtar për shitje me pakicë.
    28. “Punonjës i autorizuar” është një punonjës i organit tatimor, i autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm (ose në emër të tij nga kryetari i degës së tatimeve), për të ushtruar funksione të përcaktuara në këtë ligj.
    29. “Puro” është:
    a) një role duhani, me një mbështjellje të jashtme prej duhani natyror;
    b) një role duhani, që përmban në mënyrë mbizotëruese gjethe të prera ose të grira, të formuara me një material lidhës duhani dhe me një mbështjellje të jashtme, e cila është prej duhani, me ngjyrën e zakonshme të një puroje dhe që vendoset në mënyrë spirale;
    c) një role duhani që përmban kryesisht gjethe të prera ose të grira, që:
    i. kanë një mbështjellje të jashtme prej duhani e që kanë ngjyrën e zakonshme të puros;
    ii. kanë njësi peshe ekskluzive ndaj çdo lloj filtri të veçuar ose një bisht prej jo më pak se 2,3 gram:
    iii. ka një perimetër të përgjithshëm mbi së paku një të tretën e gjatësisë së saj, por jo më pak se 34 milimetra.
    30. “Regjimi i pezullimit tatimor” është një regjim i zbatuar mbi prodhimin, përpunimin, mbajtjen dhe lëvizjen e produkteve, akciza e të cilave është e pezulluar.
    31. “Shkalla standarde” janë gjobat e vendosura siç përcaktohet në nenin 48 të këtij ligji.
    32. “Tatimpagues akcize” është çdo person, i autorizuar ose jo, që kryen një tregti ose veprimtari ekonomike, që është subjekt i dispozitave të këtij ligji ose që konsiston dhe përfshin prodhimin, blerjen, shitjen, importimin, eksportimin, trajtimin ose përdorimin e çdo lloj malli, të çdo klase ose përshkrimi, subjekt të akcizës (pavarësisht nëse është paguar ose jo akciza mbi to).
    33. “Termometër” është një aparat matës, që miratohet për përdorim, në kuadër të dispozitave të këtij ligji dhe të udhëzimeve në zbatim të tij.
    34. “Verë” është çfarëdo lloj pije, që klasifikohet sipas kodit N.K. 22.04, 22.05 dhe 22.06.
    35. “Zëvendësues i lëndëve djegëse” është çdo lëng, i cili përdoret si lëndë djegëse (por që nuk është nënprodukt nafte), në përputhje me nenin 38 të këtij ligji.
    36. “Përfaqësues tatimor” është çdo person që vepron në emër të një importuesi të mallrave të akcizës për importimin e këtyre mallrave dhe që caktohet si i tillë nga një person, që nuk ka një seli të përhershme në territorin e Republikës së Shqipërisë”.


    KREU II

    Neni 3

    Personat e tatueshëm

    1. Persona të tatueshëm, në kuptim të këtij ligji, janë të gjithë personat që zotërojnë mallra akcize dhe që janë të detyruar ta paguajnë atë, sipas nenit 22 të këtij ligji.
    2. Në personat e tatueshëm përfshihet edhe përfaqësuesi tatimor i çdo personi, që importon mallra të tatueshme me akcizë, i autorizuar sipas nenit 7 të këtij ligji.
    3. Nëse një person i përkufizuar në pikën 1 të këtij neni nuk ka paguar akcizën e detyrueshme mbi mallrat e akcizës, atëherë akciza për këto mallra do të paguhet nga çdo person tjetër, i përfshirë në importimin, prodhimin ose zotërimin e mallrave të akcizës, në çdo kohë.

    Neni 4

    Detyrimi për pajisjen me autorizim akcize

    1. Çdo person që prodhon mallra në territorin e Republikës së Shqipërisë ose importon ngarkesa tregtare mallrash, subjekt akcize, për përpunim të miratuar në një magazinë tatimore të miratuar, detyrohet të pajiset me autorizimin e organeve tatimore. Pajisja me autorizim nga organet tatimore përkatëse bëhet çdo vit, sipas kushteve të caktuara nga Ministri i Financave.
    2. Çdo person i autorizuar nga organet tatimore mund të prodhojë dhe të mbajë në magazinën tatimore të miratuar, sipas dispozitave të nenit 5 të këtij ligji, vetëm mallrat e akcizës, të përshkruara në autorizim, të cilat prodhohen prej tij në territorin e Republikës së Shqipërisë ose importohen të paambalazhuara për përpunim të mëtejshëm, në kuadër të regjimit të pezullimit tatimor.
    3. Çdo person që, sipas pikës 2 të këtij neni, ka të drejtë të mbajë mallra akcize në magazinën tatimore pa bërë pagesën e akcizës, mundet, gjithashtu, të kryejë, pa bërë pagesën e akcizës, operacione me mallrat e akcizës të mbajtura në atë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër, sipas autorizimit të organeve tatimore.
    4. Çdo person, që kërkon të marrë autorizimin për të prodhuar dhe për të mbajtur mallra akcize, duhet të përcaktojë:
    a) procesin e prodhimit që do të kryejë;
    b) sasitë e lëndës së parë të përdorur për të prodhuar produkte akcize të gatshme;
    c) humbjet në prodhim ose magazinim (firo të lejuara), që do të ndodhin gjatë rrjedhës normale të veprimtarisë ekonomike, brenda kufijve të përcaktuar në udhëzimet e Ministrit të Financave, në përputhje ma standardet dhe normat teknike.
    5. Sipas kushteve që Ministri i Financave i parashikon në udhëzimet e veta në zbatim të këtij ligji, organet tatimore, mbështetur në këtë nen, pajisin me autorizim çdo person për të prodhuar më tepër se një mall akcize dhe për të mbajtur sasira të secilit prej këtyre mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor.
    6. Për pajisjen me autorizimin e organeve tatimore, çdo person paguan një shumë prej 10 mijë lekësh.
    7. Ky nen nuk zbatohet për individët privatë, që prodhojnë raki për konsum personal, nga vetë ata dhe familjarët e tyre, në sasi që nuk e kalon 5 litra raki për çdo proces dhe sasinë prej 100 litrash raki për çdo vit kalendarik; për individët privatë, që prodhojnë verë për konsum personal dhe familjarët e tyre në sasi që nuk kalon 200 litra verë për çdo vit kalendarik.

    Neni 5

    Detyrimi për të kërkuar miratimin e magazinës tatimore

    1. Çdo person i autorizuar, sipas nenit 4 të këtij ligji, nëse kërkon të prodhojë ose të mbajë mallra akcize në ndonjë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër nën regjimin e pezullimit tatimor, duhet të kërkojë më parë në organet tatimore, që ato t’i miratojnë atij si magazinë tatimore truallin, ndërtesën ose mjedisin tjetër që ai disponon. Miratimi i magazinës tatimore bëhet çdo vit.
    2. Për mallrat e akcizës, që kërkojnë pullë fiskale, miratimi i magazinës tatimore, në kuadër të regjimit të pezullimit tatimor, bëhet vetëm për troje, ndërtesa ose mjedise të tjera, ku mbahen vetëm mallra që i nënshtrohen procesit të vjetërimit (siç është periudha e maturimit për disa pije alkoolike), mallra që i nënshtrohen një përpunimi të mëtejshëm para se të ambalazhohen për shitje me pakicë, si dhe mallra të prodhuara për eksport, në sasitë e autorizuara nga organet tatimore.
    3. Miratimi për mbajtjen e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor jepet vetëm nëse akciza e detyrueshme për këto mallra sigurohet me një garanci të miratuar, lëshuar nga një bankë ose institucion tjetër financiar të njohur nga Banka e Shqipërisë.
    4. Kërkesat që kanë të bëjnë me prodhimin e nënprodukteve të naftës, alkoolit, pijeve alkoolike, verës ose birrës, duhet të përfshijnë listën dhe përshkrimin e të gjitha makinerive dhe pajisjeve, aparateve distiluese, kaldajave, tubave të brumit, enëve të fermentimit, ftohësave, enëve të pritjes së produktit dhe çdo mjeti ose makinerie tjetër që synohet të vendoset mbi ose në çdo truall, ndërtesë ose mjedis tjetër në çastin e kërkesës.
    5. Miratimi i çdo trualli, ndërtese ose mjedisi tjetër si magazinë tatimore jepet vetëm pasi punonjësi i autorizuar i organeve tatimore të ketë inspektuar në vend truallin, ndërtesën ose çdo mjedis tjetër ku do të kryhet veprimtaria ekonomike dhe pasi ai të ketë vërtetuar me shkrim se kërkesa, përshkrimi dhe skicat përfaqësojnë saktë truallin, ndërtesën ose mjediset e tjera, për të cilat është kërkuar miratimi dhe se janë zbatuar të gjitha dispozitat përkatëse të këtij ligji dhe të udhëzimeve të Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji.
    6. Në një magazinë tatimore të miratuar nuk mbahen në të njëjtin vend mallrat e akcizës të caktuara për t’u mbajtur nën regjimin e pezullimit tatimor, edhe mallra akcize për të cilat akciza është paguar. Gjithashtu, në një magazinë tatimore të miratuar lënda e parë nuk mund të ruhet në të njëjtin vend me mallrat e akcizës të prodhuara, të cilat ruhen nën regjimin e pezullimit tatimor ose në zona të caktuara për mallra akcize, për të cilat akciza është paguar dhe çdo lëvizje e lëndëve të para, për në një vend të ndryshëm nga ai i prodhimit, duhet të jetë e miratuar paraprakisht nga organi tatimor.
    7. Çdo person për pajisjen me dokumentacionin e miratimit të magazinës tatimore u paguan organeve tatimore një shumë prej 10 mijë lekësh.
    8. Ky nen nuk do të zbatohet për troje, ndërtesa ose mjedise të tjera, të miratuara si magazina doganore nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.


    Neni 6

    Mënyra e kërkesës për marrjen e autorizimit të akcizës
    dhe të miratimit të magazinës tatimore

    1. Çdo person që kërkon të pajiset me autorizim akcize duhet të bëjë kërkesë me shkrim në degën e tatimeve ku ka selinë qendrore.
    2. Çdo person i autorizuar, që kërkon të pajiset me miratim për magazinë tatimore për çdo rast duhet të bëjë kërkesë me shkrim në degën e tatimeve të rrethit ku ndodhen magazina tatimore, për të përpunuar dhe prodhuar mallra akcize.
    3. Kur një person i autorizuar kërkon të miratojë më tepër se një magazinë tatimore, ai duhet të bëjë kërkesë me shkrim në degën përkatëse të tatimeve, që mbulon zonën e operimit të çdo magazine, me qëllim që të miratojë çdo truall, ndërtesë ose mjedis tjetër, që ai synon ta përdorë si magazinë tatimore.
    4. Çdo kërkesë, sipas pikave 2 ose 3 të këtij neni, shoqërohet me një shpjegues të proceseve dhe një skicë ose përshkrim që tregon rrjedhën, ndërtimin dhe përdorimin e të gjitha pajisjeve që do të përdoren.


    Neni 7

    Pajisja me autorizim akcize e përfaqësuesve tatimorë

    1. Çdo person që vepron ose synon të veprojë si një përfaqësues tatimor, detyrohet të pajiset me autorizimin përkatës nga organet tatimore, në përputhje me nenin 4 të këtij ligji.
    2. Çdo person që kërkon një autorizim akcize si përfaqësues tatimor, duhet të paraqesë kërkesë me shkrim në organin tatimor ku ndodhet selia qendrore e tij ose, në rastin e një personi fizik, në organin tatimor ku ka vendbanimin e përhershëm.
    3. Çdo autorizim i lëshuar nga organet tatimore është i vlefshëm për periudha njëvjeçare dhe kushte të parashikuara në autorizimin e lëshuar nga organet tatimore.
    4. Për marrjen e autorizimit, sipas këtij neni, paguhet një shumë prej 10 mijë lekësh.

    Neni 8

    Transferimi i autorizimit të akcizës dhe/ose i miratimit të magazinës tatimore

    1. Kur personi, të cilit i është dhënë autorizimi i akcizës, vdes ose tërhiqet nga pozicioni i vet, organi tatimor mund ta transferojë këtë autorizim te një person tjetër, që vazhdon veprimtarinë për pjesën e mbetur të periudhës për të cilën ishte dhënë autorizimi.
    2. Kur një person që zotëron miratimin për përdorimin si magazinë tatimore të një trualli, ndërtese ose mjedisi tjetër transferon veprimtarinë në një tjetër tokë, ndërtesë ose mjedis tjetër, ai është i detyruar të marrë miratimin nga organet tatimore, në përputhje me nenin 5 të këtij ligji, para se të fillojë veprimtarinë ekonomike në truallin, ndërtesën ose mjedisin tjetër.
    3. Për transferimin e autorizimit ose të miratimit, çdo person paguan një shumë prej 5 mijë lekësh.

    Neni 9

    Heqja e autorizimit të akcizës dhe heqja e miratimit të magazinës tatimore

    1. Çdo person i autorizuar akcize, që dëshiron të mbyllë veprimtarinë e vet ekonomike në ndonjërën prej magazinave të miratuara si magazina tatimore, duhet të njoftojë me shkrim organet tatimore jo më vonë se 30 ditë përpara datës së mbylljes.
    2. Kur organet tatimore përkatëse konstatojnë se një person i autorizuar nuk ka filluar kryerjen e veprimtarisë së vet ekonomike në ndonjërën prej magazinave tatimore të miratuara, ato mund ta heqin miratimin për atë magazinë.
    3. Organet tatimore mund të heqin ose të ndryshojnë në çdo kohë autorizimin e akcizës ose miratimin si magazinë tatimore të ndonjë trualli, ndërtese ose mjedisi tjetër.

    Neni 10

    Lëvizja e mallrave të akcizës nën regjimin e pezullimit tatimor

    1. Mallrat e akcizës mund të dalin nga një magazinë tatimore pa pagesën e akcizës, sipas pikave 3 deri në 5 të këtij neni, vetëm në rastet e mëposhtme:
    a) për eksport;
    b) për t’u dërguar në një magazinë tatimore të miratuar në pronësinë dhe administrimin e të njëjtit person, që zotëron dhe administron edhe magazinën tatimore nga ku dalin këto mallra;
    c) për furnizimin e anijeve ose të avionëve si artikuj të shitjes me pakicë për pasagjerët, me kusht që këto anije ose avionë ndalesën e parë ta kenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
    2. Ngarkesat tregtare të nënprodukteve të naftës, të verës, pijeve alkoolike, alkoolit, cigareve, purove dhe produkteve të tjera të përpunuara të duhanit mund të zhvendosen nga vendi i importimit në një magazinë tatimore të miratuar për përpunim të mëtejshëm në kuadër të regjimit të pezullimit tatimor, sipas pikave 3 deri në 5 të këtij neni dhe të nenit 39 të këtij ligji.
    3. Nuk lejohet lëvizja e mallrave të akcizës, akciza e të cilave nuk është paguar, përveç rasteve kur lëvizja është miratuar me shkrim nga organi tatimor, sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për lëvizjet sipas pikës 2 të këtij neni, si dhe kur janë plotësuar kërkesat e mëposhtme:
    a) akciza e llogaritur si e pagueshme për mallrat e akcizës që dalin është siguruar nëpërmjet një garancie të miratuar nga organi tatimor;
    b) mallrat e akcizës, që dalin sipas pikës 1 të këtij neni, shoqërohen me një dokument, që ka formën dhe përmbajtjen e përcaktuar nga udhëzimet e Ministrit të Financave dhe që lëshohet nga nisësi i mallit ose agjenti i tij;
    c) mallrat e akcizës të dala sipas pikës 1 shkronjat “a” dhe “c” dhe pikës 2 të këtij neni, gjithashtu, përmbushin kërkesat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
    4. Në rastin e eksportit ose të furnizimit të anijeve dhe avionëve të transportit ndërkombëtar, shitësi duhet të provojë në organet tatimore se mallrat e akcizës, sipas rastit, janë eksportuar ose furnizuar si artikuj të shitjes me pakicë në anijet dhe avionët e transportit ndërkombëtar.
    5. Çdo dërgesë e mallrave të akcizës, e dalë në kuadër të regjimit të pezullimit tatimor, kryhet në një kontenier të tipit të miratuar për këtë qëllim nga organi tatimor dhe vuloset nga nisësi me një vulë numerike të miratuar nga organi tatimor, sipas deklarimeve përkatëse të paraqitura pranë këtij organi.
    6. Organet tatimore mund të kufizojnë ose të ndalojnë lëvizjen e mallrave të akcizës nga magazinat e miratuara të regjimit të pezullimit tatimor, duke njoftuar me shkrim personin e autorizuar të mallrave të akcizës.

    Neni 11

    Mbajtja e regjistrimeve

    1. Çdo person që i nënshtrohet akcizës është i detyruar të mbajë regjistrime, përmbajtja dhe lloji i të cilave, për çdo mall akcize, si dhe vendi ku duhen mbajtur regjistrimet, të disponueshme për organet tatimore, përcaktohen në udhëzimet në zbatim të këtij ligji.
    2. Në rastet kur regjistrimet mbahen në kompjuter ose në çfarëdo lloj forme tjetër elektronike, personi që i nënshtrohet akcizës duhet të njoftojë organin tatimor për programin e përdorur dhe ta ndihmojë atë për të kuptuar dhe dokumentuar çdo sistem regjistrimesh.
    3. Çdo përfaqësues tatimor, i autorizuar sipas dispozitave të nenit 7 të këtij ligji, duhet të përmbushë kërkesat e pikës 1 të këtij neni njëlloj si të ishte personi, në emër të të cilit ai vepron si përfaqësues tatimor.
    4. Çdo regjistrim nga data që është krijuar ruhet për një periudhë kohe, sipas afateve të caktuara në ligjin për kontabilitetin dhe u vihet në dispozicion punonjësve të autorizuar të organit tatimor, sipas kërkesës së tyre.
    5. Çdo shtesë ose ndryshim në çdo regjistrim shoqërohet me shpjegime për arsyet e shtesës ose të ndryshimit dhe regjistrimi origjinal duhet të jetë i lexueshëm.

    Neni 12

    Inventarizimi dhe llogaritja e mallit gjendje

    Në fund të çdo muaji kalendarik, personat e autorizuar për mallrat e akcizës inventarizojnë të gjitha lëndët e para dhe mallrat e akcizës, të çdo lloji, që gjenden në magazinën e miratuar tatimore dhe dërgojnë në organet tatimore një raport të këtij inventari në formën dhe mënyrën e caktuar në udhëzimet e Ministrit të Financave për zbatimin e këtij ligji.

    Neni 13

    Humbjet

    1. Humbje në prodhim është diferenca ndërmjet sasisë së pritshme të prodhimit, llogaritur nga sasia e lëndës së parë të përdorur pas zbatimit të normativave të procesit të prodhimit dhe koeficienteve të humbjes në prodhim, të shpallura në autorizimin e personave të autorizuar të akcizës dhe sasisë së mallrave të akcizës të deklaruara si të prodhuara nga sasia e lëndëve të para të përdorura në periudhën e prodhimit.
    2. Humbje në tranzit është diferenca ndërmjet sasisë së mallrave të akcizës, të deklaruara në dokumentin e transportit (ose sasia reale nëse është më e madhe) në vendin e nisjes (ose pikën e importit kur mallrat e akcizës janë të importuara) dhe sasisë së mallrave të akcizës gjendje në mjetin e transportit kur dërgesa arrin në destinacion. Kjo pikë nuk zbatohet për mallrat e akcizës nën regjimin e tranzitit të kontrolluara nga dogana.
    3. Humbje në mallin gjendje (në magazinë) është diferenca ndërmjet sasisë së mallrave të akcizës, të regjistruara në regjistrat e magazinave tatimore të miratuara dhe sasisë së mallrave të akcizës të gjetura gjatë kryerjes së një kontrolli fizik të mallit gjendje.
    4. Kur konstatohet një humbje për mallrat e akcizës që nuk gjenden, organet tatimore bëjnë vlerësimin e akcizës së pagueshme.


    Neni 14

    Vlerësimi

    1. Kur organet tatimore konstatojnë se një person detyrohet t'u paguajë atyre një akcizë të caktuar, ato bëjnë vlerësimin e akcizës së pagueshme nga personi dhe e njoftojnë këtë person për shumën në fjalë.
    2. Organet tatimore bëjnë vlerësimin e akcizës së pagueshme, kur personi i detyruar për të paguar akcizën nuk mund të provojë se akciza e pagueshme është paguar:
    a) sepse ai nuk ka mbajtur regjistrime, sipas kërkesave të këtij ligji ose të udhëzimeve të Ministrit të Financave në zbatim të tij;
    b) sepse ai nuk ka përgatitur dokumente ose kopje të ndonjë dokumenti, sipas kërkesës së organeve tatimore;
    c) për shkak të ndonjë harrese ose gabimi në regjistrim ose deklarim të bërë nga personi, të cilit i kërkohet të mbajë regjistrime ose të bëjë deklarime, sipas dispozitave të këtij ligji;
    ç) për shkak të ndonjë humbjeje, sipas nenit 13 të këtij ligji.

    Neni 15

    Kompetenca për të inspektuar dhe kontrolluar në magazinat tatimore të miratuara

    Punonjësit e organeve tatimore, të pajisur me autorizim përkatës, për të inspektuar dhe kontrolluar magazinat tatimore të miratuara, kanë këto të drejta:
    a) të hyjnë në çdo kohë dhe të qëndrojnë për aq kohë sa është e nevojshme në çdo vend të magazinës tatimore ku ndodhen makineri, pajisje ndihmëse dhe aparate, që mund të përdoren për prodhimin e mallrave të akcizës dhe ku ushtron veprimtarinë ekonomike, me mallrat e akcizës, personi i autorizuar;
    b) të hyjnë në çdo kohë në vendet e magazinës tatimore të tatimpaguesit të akcizës, ku magazinohen, mbahen ose shiten mallra akcize;
    c) të inspektojnë trojet, ndërtesat ose mjediset e tjera dhe të inventarizojnë, sipas nevojave, çdo pjesë të tyre, proceset e prodhimit, kontenierët, pajisjet ndihmëse, mallrat dhe materialet, makineritë dhe aparatet, që i përkasin personit të autorizuar;
    ç) të verifikojnë nëse ekziston ndonjë tubacion, distileri, kontenier, pajisje ndihmëse, makineri ose aparat, ndonjë magazinë, mall ose artikull, që i nënshtrohen akcizës, të cilat janë të fshehura.
    d) të analizojnë çdo aparat distilimi ose aparate të tjera të përdorura nga një person i autorizuar për prodhimin e mallrave të akcizës, në çfarëdo kohe, për të parandaluar ose zbuluar mashtrimet, me kusht që një veprim i tillë të mos dëmtojë funksionimin e aparateve;
    dh) të kalibrojnë, masin, peshojnë, provojnë, shenjojnë, etiketojnë, stampojnë, kyçin, vulosin dhe të shenjojnë ose sigurojnë aparatet, kontenierët, makineritë, pajisjet ndihmëse ose mallrat e akcizës dhe të mbyllin, vulosin dhe sigurojnë të gjitha ose çdonjërin prej tyre, kur prodhuesi i mallrave të akcizës nuk është duke punuar në magazinën tatimore të miratuar;
    e) të marrin si mostra mallra në proces prodhimi, që janë prodhuar, janë gjendje ose janë nën zotërimin e personit që kryen veprimtari si person i autorizuar akcize, të cilat do të vihen në dispozicion nga prodhuesi ose një person tjetër pa pagesë. Për marrjen e mostrave lëshohet dokumenti përkatës.


    Neni 16

    Kompetencat për të kontrolluar në mjedise të tjera

    1. Punonjësit e autorizuar të organeve tatimore, që kanë atributet e policisë gjyqësore, sipas ligjit nr.8677, datë 2.11.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, mund të ushtrojnë verifikime dhe kontrolle në mjedise të tjera të personit që merret ose dyshohet se kryhen veprime që lidhen me mallrat e akcizës.
    2. Për përmbushjen e detyrave të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, punonjësit e autorizuar të organeve tatimore kanë këto kompetenca:
    a) të kërkojnë mbështetjen e punonjësve të Policisë Tatimore ose të Rendit, kur e shohin të nevojshme një gjë të tillë;
    b) të kryejnë verifikime dhe kontrolle në truall, ndërtesë ose mjedis tjetër në çdo kohë, si dhe të sekuestrojnë ose të marrin me vete çdo send, që përbën ose lidhet me shkelje të parashikuara sipas këtij ligji;
    c) të kërkojnë ose të realizojnë për aq sa është e nevojshme për realizimin e verifikimeve, kontrolleve dhe sekuestrime, heqjen e çdo pengese ose bllokimi;
    ç) të kontrollojnë personat që gjenden në objektin ku kryhen verifikimet dhe kontrollet.
    3. Verifikimi ose kontrolli në banesa, të cilat nuk janë të deklaruara paraprakisht pranë organit tatimor si seli ose vendndodhje për kryerjen e një veprimtarie të caktuar, bëhet vetëm me pëlqimin e pronarit ose autorizimin e lëshuar nga gjykata.

    Neni 17

    Kompetencat për të kontrolluar automjetet ose mjetet lundruese

    1.Punonjësit e autorizuar të organit tatimor përkatës mund të ndalojnë dhe të kontrollojnë automjetin ose anijen, kur ka të dhëna se ai ose ajo është ose mund të jetë duke transportuar mallra akcize, të cilat janë:
    a) të tatueshme me akcizë, e cila nuk është paguar ose siguruar,
    b) duke u larguar ilegalisht nga ose drejt ndonjë vendi;
    c) subjekt sekuestrimi për ndonjë arsye, sipas këtij ligji.

    Neni 18

    Kompetenca për të sekuestruar regjistrimet

    1. Kur ka të dhëna se një dokument, skedar kompjuterik ose regjistrim tjetër përmban të dhëna që lidhen me mallrat e akcizës, për të cilat nuk është paguar akciza, punonjësit e autorizuar nga organi tatimor mund t'i sekuestrojnë këto regjistrime.
    2. Nëse ndonjë regjistrim sekuestrohet në bazë të pikës 1 të këtij neni, punonjësit e autorizuar nga organi tatimor përgatisin një procesverbal të hollësishëm të regjistrimeve të sekuestruara dhe i japin një kopje të origjinalit të regjistrimeve brenda 24 orëve, vetëm personit të autorizuar nga tatimpaguesi i akcizës ose përfaqësuesi i tij fiskal.
    3. Do të konsiderohet mbrojtje për organet tatimore ndaj çdo kërkese për dëm të shkaktuar për dhënien e kopjeve të origjinalit, sipas pikës 2 të këtij neni, personave që nuk e kishin këtë të drejtë për marrjen e këtyre të dhënave.

    Neni 19

    Përjashtimet

    1. Në zbatim të këtij ligji, organet tatimore lejojnë transanksione pa pagimin e akcizës, kur provohet se:
    a) mallrat e akcizës eksportohen;
    b) mallrat e akcizës janë vendosur nën regjimin e pezullimit doganor;
    c) mallrat e akcizës importohen nga përfaqësitë diplomatike, të akredituara në Republikën e Shqipërisë;
    ç) mallrat e akcizës importohen nga organizatat ndërkombëtare, në kuadër të marrëveshjeve të ratifikuara në Kuvendin e Shqipërisë, në të cilat parashikohet shprehimisht përjashtimi nga pagimi i akcizës;
    d) mallrat e akcizës janë vendosur nën regjimin e pezullimit tatimor.
    2. Në zbatim të këtij ligji, organet tatimore bëjnë rimbursimin e akcizës së paguar, kur provohet se:
    a) mallrat e akcizës janë subjekt i një procesi të miratuar;
    b) mallrat e akcizës eksportohen.


    Neni 20

    Kufijtë kohorë për vlerësimet

    1. Organet tatimore nuk kanë të drejtë të bëjnë një vlerësim tatimor pas pesë vjetësh nga data në të cilën është krijuar detyrimi për akcizën, përveç rasteve të mëposhtme:
    a) kur vlerësimi bëhet vetëm për të bërë të frytshëm një apelim ndaj një vlerësimi të bërë brenda këtij kufiri kohor;
    b) kur vlerësimi bëhet si rezultat i mospagimit, për shkak të mashtrimit;
    c) kur vlerësimi bëhet për shkak se personi ka prodhuar ose tregtuar mallra me akcizë pa qenë i autorizuar nga organet tatimore.
    2. Në rastin e vlerësimeve të bëra si rezultat i mospagimit të akcizës nëpërmjet mashtrimit, periudha prej pesë vjetësh, e përmendur në pikën 1 të këtij neni, zëvendësohet me njëzet vjet.

    KREU III

    KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR MALLRAT E AKCIZËS

    Neni 21

    Mallrat që i nënshtrohen akcizës sipas këtij ligji

    1. Mallrat e akcizës, të përshkruara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij ligji, i nënshtrohen akcizës, sipas tarifave të treguara në këtë shtojcë.
    2. Akciza e pagueshme për mallrat e akcizës, të përshkruara në shtojcën 1 të këtij ligji, llogaritet në përputhje me nenet 22 dhe 23 të këtij ligji, përveç mallrave të detyruara për t’u pajisur me pulla akcize, sipas nenit 25 të këtij ligji.
    3. Akciza e pagueshme për mallrat e akcizës që kërkojnë pulla akcize, sipas nenit 25 të këtij ligji, llogaritet në përputhje me nenet 26, 27 dhe 28 të këtij ligji.
    4. Ngarkesat tregtare të verës, alkoolit, pijeve alkoolike ose cigareve, të importuara ose të prodhuara, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, nuk kërkohet të pajisen me pullë, por vera, alkooli, pijet alkoolike ose cigaret do të trajtohen në të gjitha pikëpamjet sikur ngarkesat tregtare të verës, alkoolit, pijeve alkoolike ose cigareve të jenë në njësi ambalazhimi ose paketa, të cilat pajisen me pulla akcize, siç parashikohet në Kreun IV të këtij ligji.
    5. Nuk u nënshtrohen pagimit të akcizave, sipas dispozitave të këtij ligji, mallrat e mëposhtme që mund të përmbajnë alkool:
    a) mallrat ushqimore, ku përmbajtja e alkoolit nuk e tejkalon sasinë prej 8,5 litra alkool të pastër për 100 kilogramë produkt;
    b) aromat dhe esencat alkoolike, të klasifikuara nën kodin N.C. 33.02.


    Neni 22

    Pagesa e akcizës

    1. Akciza për mallrat, që i nënshtrohen akcizës, në bazë të dispozitave të këtij ligji, paguhet në çastin e importimit ose të prodhimit të mallrave të akcizës në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç rasteve kur në këtë ligj parashikohet ndryshe.
    2. Akciza paguhet sipas tarifave në fuqi në çastin e krijimit të detyrimit për t'u paguar.
    3. Procedurat për mënyrën dhe kohën e pagimit të akcizës përcaktohen në udhëzimet e Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji.
    4. Për mallrat e akcizës, që i nënshtrohen regjimit të pezullimit tatimor, çasti kur akciza bëhet e pagueshme është më e hershme sesa koha kur:
    a) akciza pushon së qeni e pezulluar, në përputhje me regjimin e pezullimit tatimor;
    b) ka shkelje ndaj ndonjë kërkese, që lidhet me regjimin e pezullimit tatimor;
    c) personi i autorizuar pushon së qeni i autorizuar;
    ç) trualli, ndërtesa ose çdo mjedis tjetër, në të cilin mbahen mallrat e akcizës, pushojnë së qeni magazinë tatimore e miratuar;
    d) mallrat përkatëse të akcizës konsumohen;
    dh) mallrat përkatëse të akcizës largohen nga magazinat tatimore, me përjashtim të rastit që parashikon neni 10 i këtij ligji;
    e) lëshohet një faturë, që lidhet me shitjen e mallrave të akcizës;
    ë) organi tatimor zbulon ose njoftohet se mallra akcize nën regjimin e pezullimit tatimor nuk gjenden në magazinë ose se ka mospërputhje të pajustifikuara;
    f) janë gjetur mospërputhje në gjendjen e llogarive të çdo tatimpaguesi të akcizës ose çasti kur gjendja e lëndëve të para, të përdorura për çdo zë prodhimi të produktit të gatshëm, nuk justifikon sasinë e pranueshme të produktit të gatshëm.

    Neni 23

    Dorëzimi i deklaratës

    Pagesa e akcizës shoqërohet me dorëzimin e një deklarate nga personi i autorizuar i akcizës. Ministri i Financave përcakton në udhëzim datat dhe numrin e deklaratave, të dhënat që duhet të përmbajnë ato, mënyrën si dhe formën e tyre. Deklarata nënshkruhet nga personi i autorizuar i akcizës ose nga një person i autorizuar prej tij dhe i njohur si i tillë nga organi tatimor.

    KREU IV

    KËRKESAT E PËRGJITHSHME PËR MALLRA TË AKCIZËS
    QË KËRKOJNË PULLA AKCIZE

    Neni 24

    Përkufizimi i pullës së akcizës

    1. Pulla e akcizës nënkupton një shirit unik të përgatitur sipas përcaktimeve të udhëzimit të Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji, që përmban një ose disa nga treguesit e mëposhtëm:
    a) faktin që është paguar akciza për mallrat e akcizës;
    b) tarifën e akcizës së paguar;
    c) shumën e akcizës së paguar;
    ç) çastin e pagimit të akcizës;
    d) faktin që shitja e mallrave të akcizës:
    i. është e lejueshme vetëm në datat e treguara në pullë;
    ii. nuk është e lejueshme në ose pas datës së treguar në këtë pullë;
    iii. nuk është e lejueshme në ose përpara datës së treguar në këtë pullë.
    dh) tipin e mallrave ose emrin e markës së mallrave për të cilat duhej të paguhej akciza;
    2. Udhëzimet e Ministrit të Financave, në zbatim të këtij ligji, mund të ofrojnë dispozita të posaçme për:
    a) përmbajtjen e printuar të pullës së akcizës;
    b) pamjen e pullës së akcizës;
    c) tipin dhe cilësinë e materialit nga i cili bëhet pulla;
    ç) shtresën ku duhet të ngjitet pulla, në rastin e mallrave të akcizës që kanë më shumë se një shtresë ambalazhimi;
    d) pozicionimin e pullës në ambalazhimin e çdo malli akcize të përcaktuar;
    dh) kohën kur mallra akcize të specifikuara duhet të pajisen me pullë akcize;
    e) kushtet dhe kriteret e kufizimit të dhënies së pullave, të përcaktuara në pikën 3 të nenit 26;
    ë) rastet e përjashtimit të pagesës nëpërmjet deklarimit, të përcaktuar në nenin 28.
    3. Pullat e akcizës janë letra me vlerë dhe monopol shtetëror.

    Neni 25

    Përdorimi i pullave fiskale për mallrat e akcizës

    1. Mallrat që i nënshtrohen akcizës, nëpërmjet pullave të akcizës, duhet kenë një pullë të ngjitur në njësinë e ambalazhimit ose të paketës, siç përcaktohet në këtë ligj.
    2. Mallrat e akcizës të importuara që duhet të pajisen me pullë akcize, sipas dispozitave të këtij ligji, duhet ta kenë pullën e akcizës në çastin që importohen, pa cenuar dispozitat e nenit 39 të këtij ligji dhe dispozitat e Kodit Doganor, të cilat u lejojnë importuesve privatë për të importuar mallra akcize për konsum personal.
    3. Pulla e akcizës duhet të ngjitet në mënyrë të tillë që të griset ose të bëhet e papërshtatshme për ripërdorim kur kontenieri ose paketa hapet.

    Neni 26

    Çasti kur akciza bëhet e pagueshme për mallrat që kërkohet
    të pajisen me pullë

    1. Akciza paguhet në bazë të shkallës tatimore në fuqi në çastin kur tatimi bëhet i detyrueshëm për t'u paguar.
    2. Për mallrat e akcizës për të cilat kërkohet të kenë pullë akcize, çasti kur akciza bëhet e pagueshme është më i hershmi i çastit kur:
    a) pulla e akcizës kërkohet të vendoset në njësinë e ambalazhimit ose në paketë;
    b) për mallrat e akcizës blihen pullat e akcizës;
    c) mallrat e akcizës gjenden jashtë magazinës tatimore të miratuar, pa qenë e lejuar dhe pa qenë të pajisura me pullat e akcizës të fiksuara;
    ç) janë gjetur mospërputhje në gjendjen e llogarive ose kur gjendja e lëndëve të para, të përdorura për çdo zë prodhimi të produktit të gatshëm, nuk justifikon sasinë e pranueshme të produktit të gatshëm;
    d) është zbuluar se pulla e akcizës e ngjitur në mallrat e akcizës është ripërdorur, manipuluar apo vjedhur ose nuk paraqet detyrimin e duhur për t’u paguar.
    3. Organi tatimor, në raste të veçanta, me miratim të Ministrit të Financave, mund të kufizojë dhënien e pullave në masë të njëjtë për të gjithë personat.

    Neni 27

    Pagesa e akcizës për mallrat që kërkohet të pajisen me pullë

    1. Pagesa e akcizës për mallrat, për të cilat kërkohet detyrimisht pajisja me pulla akcize, bëhet nëpërmjet blerjes së pullave të akcizës në vlerë të barabartë me tatimin e detyrueshëm për t'u paguar mbi sasinë ose vlerën e mallrave të akcizës në njësi ambalazhimi ose ambalazh tjetër, në të cilin duhet ngjitur pulla.
    2. Blerja e pullave të akcizës bëhet në vendin e përcaktuar nga organet tatimore, në përputhje me procedurat e përcaktuara në udhëzimet e Ministrit të Financave në zbatim të këtij ligji.
    3. Furnizimi me pulla bëhet kundrejt pagesës.
    4. Pagesa e akcizës për mallrat e akcizës, për të cilat kërkohet pajisja me pullë, bëhet nëpërmjet blerjes së pullave të akcizës në sasinë përkatëse, përpara se mallrat të importohen ose të nxirren për shitje nga trojet, ndërtesat ose mjediset e tjera të autorizuara për prodhim.

    Neni 28

    Dorëzimi i deklaratave për mallrat që kërkohet të pajisen me pullë

    Pagesa e tatimit për mallrat e akcizës, që duhen pajisur me pullë, shoqërohet me dorëzimin e një deklarate, e cila përmban të dhënat dhe formën e përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.

    Neni 29

    Regjistrimet për mallrat që kërkohet të pajisen me pullë

    Përveç kërkesave të përgjithshme për mbajtje regjistrimesh, të përcaktuara në nenin 11 pikat 1 dhe 2 të këtij ligji, personat që i nënshtrohen akcizës, të cilët prodhojnë ose merren në çfarëdo lloj forme tjetër me mallrat e akcizës, që kërkohet të pajisen me pullë, detyrohen të mbajnë regjistrime të sakta e të përditshme, sipas kërkesave të udhëzimit të Ministrit të Financave.

    KREU V

    DEPOT E NËNPRODUKTEVE TË NAFTËS

    Neni 30

    Kërkesa për autorizim akcize dhe miratim trualli, ndërtese ose mjedisi tjetër,
    në të cilat gjenden depo të nënprodukteve të naftës

    1. Personi që dëshiron të hapë ose të vazhdojë veprimtarinë në një depo të nënprodukteve të naftës, duhet të bëjë kërkesë pranë organit tatimor për autorizim akcize, në mbështetje të dispozitave të nenit 4 të këtij ligji dhe për miratimin si magazinë tatimore, në mbështetje të nenit 5 të këtij ligji.
    2. Depoja e nënprodukteve të naftës nuk mund të funksionojë në qoftë se personi i autorizuar nuk pajiset me autorizim në përputhje me nenin 4 të këtij ligji dhe trualli, ndërtesa ose mjedisi tjetër, ku ndodhet depoja e nënprodukteve të naftës, nuk është miratuar si magazinë tatimore në mbështetje të nenit 5 të këtij ligji.
    3. Dispozitat e këtij kreu nuk zbatohen për depot e miratuara si magazina doganore, sipas Kodit Doganor dhe dispozitave zbatuese të tij, të cilat përdoren vetëm për magazinimin e nënprodukteve të naftës të importuara.

    Neni 31

    Furnizimi i depove me nënprodukte të naftës, magazinimi
    dhe nxjerrja e nënprodukteve të naftës nga depot

    1. Personi i autorizuar i depos njofton organin tatimor të paktën 1 ditë pune përpara marrjes së furnizimit dhe ai nuk duhet që, pa lejen e organit tatimor, të shkarkojë nënproduktet e naftës në depozitat e ruajtjes ose tubacionet e dërgimit dhe të thyejë vulën e vendosur për qëllime transporti.
    2. Të gjitha furnizimet e marra dhe të gjitha lëvrimet e nënprodukteve të naftës për qëllime të këtij ligji duhet të maten me një aparat matës, që mat në mënyrë të saktë dhe tregon sasinë e lëngut që rrjedh në të. Aparati matës paraqitet nga personi i autorizuar i depos dhe miratohet nga organi tatimor.
    3. Të gjitha nënproduktet e naftës ruhen në depozita të miratura nga organi tatimor dhe personi i autorizuar i depos duhet të vulosë të gjitha hyrjet, daljet dhe pajisjet matëse dhe të ofrojë ndihmën e kërkuar nga organi tatimor për të matur kapacitetin magazinues të një depozite, si dhe të përmbushë të gjitha kushtet e tjera, të përcaktuara nga organi tatimor në miratimin si magazinë tatimore.
    4. Gjendja e çdo nënprodukti nafte në depo duhet të jetë e matshme nga organi tatimor me anë të zhytjes fizike të një vizoreje matëse të shkallëzuar, që tregon sasinë, duke iu referuar shkallëzimeve të vizores ose ndonjë metode tjetër të miratuar nga organi tatimor, sipas deklarimit të paraqitur nga personat e autorizuar.

    Neni 32

    Regjistrimet për depot e nënprodukteve të naftës

    1. Personi i autorizuar i depos duhet të mbajë regjistrime të veçanta dhe të bëjë inventarizimin për çdo depozitë magazinimi të miratuar, për të treguar në çdo fund muaji kalendarik ose në çdo kohë tjetër të kërkuar nga organi tatimor:
    a) sasinë e mallrave të akcizës në çdo depozitë magazinimi, sipas matjeve të mëparshme (gjendja në fillim);
    b) sasinë e mallrave të akcizës në çdo depozitë magazinimi në datën e inventarizimit aktual (gjendja në fund);
    c) sasinë e mallrave të akcizës, të furnizuar nga çdo depozitë magazinimi, e shoqëruar me hollësitë për çdo sasi dhe akcizën përkatëse;
    ç) çdo diferencë të zbuluar (mospërputhje).
    2. Organi tatimor mund t'i kërkojë personit të autorizuar të depos së nënprodukteve të naftës të mbajë regjistrime shtesë.


    Neni 33

    Çasti i pagesës së akcizës për mallrat e akcizës të mbajtura
    në një depo të nënprodukteve të naftës

    Çasti kur akciza bëhet e pagueshme për mallrat e akcizës të mbajtura në një depo të nënprodukteve të naftës do të jetë më i hershmi ndërmjet:
    a) çastit të largimit (daljes) të tyre nga depozitat e miratuara si depo të nënprodukteve të naftës;
    b) çastit kur mallrat e akcizës nuk gjenden ose kur mospërputhjet nuk justifikohen.

    Neni 34

    Llogaritja e akcizës për mallrat e akcizës të mbajtura
    në një depo të nënprodukteve të naftës

    1. Për depot e nënprodukteve të naftës të miratuara zbatohen dispozitat e përgjithshme të neneve 11, 12, 13 dhe 14 të këtij ligji.
    2. Kur nga inventari del se sasi të caktuara mallrash akcize mungojnë, mungesat i njoftohen degës përkatëse të tatimeve menjëherë ose, kur nuk arrihet të njoftohet menjëherë, njoftohen ditën e nesërme të punës dhe, nëse vërtetohet mospërputhje, akciza paguhet nga administratori i depos së miratuar, sipas shkallës tatimore në fuqi, në kohën kur u zbuluan mungesat, brenda 10 ditëve nga zbulimi.
    3. Personi i autorizuar për administrimin e depos është i detyruar të paguajë sipas vlerësimit të bërë në mbështetje të nenit 14 dhe pagesa bëhet në përputhje me pikën 3 të nenit 22 të këtij ligji.
    4. Deklarata e kërkuar në përputhje me këtë ligj bëhet sipas formularit të përcaktuar nga organi tatimor.

    Neni 35

    Ndihma e ofruar punonjësve të autorizuar të organeve tatimore

    1. Punonjësve të autorizuar të organeve tatimore u ofrohet ndihma e kërkuar për mundësimin e hyrjes në çdo pjesë të depos së miratuar.
    2. Administratori i depos së miratuar pajis punonjësit e autorizuar të organeve tatimore me të gjitha veshjet mbrojtëse të nevojshme, duke i udhëzuar ata për rregullat standarde të sigurisë, që janë në fuqi për sektorin.

    KREU VI

    DISPOZITA TË POSAÇME PËR DISA NGA MALLRAT E AKCIZËS


    Neni 36

    Metoda e llogaritjes së akcizës

    1. Kur akciza llogaritet sipas vëllimit ose peshës së mallrave, për të cilat është e detyrueshme të paguhet akcizë, vëllimi ose pesha e tyre përcaktohen në përputhje me udhëzimin e Ministrit të Financave në zbatim të këtij ligji.
    2. Kur akciza llogaritet sipas vlerës së mallrave, për të cilat është e detyrueshme të paguhet akcizë, vlera e tatueshme për qëllimet e akcizës do të jetë:
    a) për mallrat e importuara të akcizës, vlera doganore siç përcaktohet nga Kodi Doganor, pavarësisht nga fakti që detyrimi doganor paguhet ose jo;
    b) për mallrat e prodhuara në Shqipëri dhe që i janë shitur një blerësi, që nuk është person i lidhur (siç përcaktohet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat), shuma e paguar faktikisht për mallrat e shitura, përfshirë vlerën e paketimit, por përjashtuar TVSH-në;
    c) për mallrat e akcizës, të prodhuara në Shqipëri dhe që i janë shitur një blerësi, që është një person i lidhur (siç përcaktohet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat), shuma që duhej të paguhej nga një blerës, person i palidhur për mallrat e akcizës të shitura, që përfshin vlerën e paketimit, por jo TVSH-në, sipas përcaktimit të organeve tatimore;
    ç) për gazoilin, sipas përcaktimit të bërë në udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Industrisë dhe Energjetikës.

    Neni 37

    Llogaritja e akcizës për nënproduktet e naftës

    1. Në mbështetje të pikës 2 të këtij neni, akciza mbi nënproduktet e naftës llogaritet mbi vëllimin e produktit të matur në një temperaturë standarde prej 15°C. Kur vëllimi matet në një temperaturë të ndryshme nga 15°C, vëllimi duhet të saktësohet, në përputhje me standardet ndërkombëtare në fuqi, të cilat përcaktohen në udhëzimin e Ministrit të Financave.
    2. Dispozitat rregulluese në pikën 1 të këtij neni nuk zbatohen për naftën e rëndë, sipas kodit N.K. 27.10.00.74 dhe 27.10.00.78 ose gazin natyror të lëngëzuar, sipas kodit N.K. 27.11.12.11 dhe 27.11.19.00 dhe metoda e rregullimit për një detyrim të tillë akcize përcaktohet në përputhje me udhëzimet e Ministrit.

    Neni 38

    Zëvendësuesit e lëndëve djegëse

    1. Çdo lëng i përdorur si zëvendësues për lëndët djegëse tatohet me akcizë sipas së njëjtës tarifë tatimore dhe në bazë të të njëjtave kushte, si për lëndën djegëse të cilën ka zëvendësuar.
    2. Akciza do të llogaritet mbi çdo substancë që i shtohet lëndëve djegëse me të njëjtën tarifë dhe në bazë të të njëjtave kushte si për lëndët djegëse të cilat i janë shtuar, kur përdorimi i kësaj substance është:
    a) si lëndë djegëse për motorë, mjete ose makineri të tjera;
    b) si lëndë shtuese ose zgjeruese:
    i. në çdo substancë për të cilën aplikohet akcizë, në bazë të pikës 1 të këtij neni;
    ii. në çdo nënprodukt nafte, që është përdorur ose do të përdoret, siç përmendet në shkronjën “a” të këtij neni.
    3. Çdo referencë për lëndët djegëse, të përdorura në këtë ligj, interpretohet si referencë ndaj çdo substance mbi të cilën është vendosur akciza sipas këtij neni dhe në këtë mënyrë referencat ndaj akcizës mbi nënproduktet e naftës interpretohen si referenca ndaj akcizës së aplikuar ndaj çdo substance mbi të cilën vendoset akciza në bazë të këtij neni.
    4. Organi tatimor vendos që çdo substancë, ndaj së cilës është aplikuar akciza sipas këtij neni, të trajtohet për qëllime të këtij neni njëlloj si të ishte:
    a) vaj i rëndë ose i lehtë;
    b) benzinë për avionë;
    c) gazoil;
    ç) benzinë me ose pa plumb;
    d) vajguri.
    5. Organi tatimor mund të vendosë që çdo substancë e tatueshme me akcizë, sipas dispozitave të pikave 1 ose 2 të këtij neni, të tatohet me akcizë me të njëjtën tarifë tatimore dhe të trajtohet, për qëllime të këtij ligji, njëlloj si të ishte një nga substancat e përcaktuara specifikisht në pikën 4 të këtij neni, me të cilën përafrohet më tepër.
    6. Për qëllime të këtij neni, termi “lëng” nuk përfshin substancat që shndërrohen në gjendje të gaztë në një temperaturë prej 150C dhe nën një trysni prej 1013,25 milibarë.


    Neni 39

    Ngarkesat tregtare të disa mallrave të akcizës

    1. Ngarkesat tregtare të produkteve të përpunuara të duhanit, alkoolit, pijeve alkoolike, nënprodukteve të naftës dhe të verës mund të importohen dhe të zhvendosen nga pika doganore e hyrjes ose të prodhohen dhe lëvizen nën regjimin e pezullimit tatimor nga një magazinë tatimore e miratuar e prodhimit, për përpunim të mëtejshëm, në një magazinë tjetër tatimore të miratuar, kur plotësohen kushtet e mëposhtme:
    a) kur importuesi ose prodhuesi është personi që do të përpunojë ngarkesën tregtare për të prodhuar produktet e gatshme;
    b) kur ngarkesa transportohet me një kontenier të sigurt, sipas tipit të miratuar nga organi tatimor;
    c) kur kontenieri i miratuar si i sigurt, sipas shkronjës “b” të këtij neni, është i vulosur me vulë të numëruar, të një tipi të miratuar nga organi tatimor në vendin e nisjes, dhe vula kontrollohet nga dogana në import (kur është e mundur) dhe nga punonjësit e autorizuar të organit tatimor pas mbërritjes në magazinën tatimore të miratuar;
    ç) kur hapja e kontenierit ose prishja e vulës bëhen në prani të punonjësit të autorizuar nga organi tatimor;
    d) kur të jetë bërë garancia e miratuar për vleftën e plotë të tatimit për ngarkesën përkatëse;
    dh) kur plotësohet çdo kusht tjetër i vendosur nga organet tatimore, sipas udhëzimeve të Ministrit të Financave në zbatim të këtij ligji.
    2. Kur nuk plotësohen kërkesat e pikës 1 të këtij neni, akciza paguhet në përputhje me pikën 2 të nenit 21 të këtij ligji.


    KREU VII

    SHKELJET, KUNDËRVATJET DHE SANKSIONET

    Neni 40

    Shkelja e detyrimit për pajisjen me autorizim akcize

    Kur një person prodhon mallra akcize, pa qenë i autorizuar sipas nenit 4 të këtij ligji, i bëhet një vlerësim tatimor sipas nenit 14 të këtij ligji, për akcizën e papaguar mbi sasinë e mallrave të akcizës, të prodhuara para se të zbatohej shkelja dhe ndaj tij merren masat e mëposhtme:
    a) detyrohet të paguajë një gjobë në nivelin F të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji, plus dyfishin e tatimit të pagueshëm për mallrat e akcizës, të prodhuara ose të vlerësuara si të prodhuara nga organet tatimore;
    b) i sekuestrohen lëndët e para, makineritë e pajisjet, mjetet ndihmëse, materialet e duhura për prodhimin e mallrave të akcizës dhe të gjitha mallrat e akcizës të gjendura në çfarëdo kohe në vendet, trojet, ndërtesat ose mjediset e tjera. Me mallrat e sekuestruara procedohet sipas legjislacionit në fuqi.
    c) kur gjoba administrative e vendosur sipas shkronjës “a” të kësaj pike dhe /ose vlerësimi i vendosur sipas nenit 14 të këtij ligji nuk paguhen ose kur shkelja përsëritet, ndaj atij personi bëhet kallëzimi për ndjekje penale.

    Neni 41

    Shkelja e detyrimit për të kërkuar miratimin e një trualli,
    ndërtese ose mjedisi tjetër si magazinë tatimore

    Kur një personi i gjenden mallra akcize në çdo truall, ndërtesë ose mjedis tjetër nën kontrollin e tij, por të pamiratuara si magazina tatimore dhe për këto mallra nuk është paguar akciza, i bëhet vlerësimi tatimor, sipas nenit 14 të këtij ligji, për akcizën e papaguar mbi mallrat e gjetura në atë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër ose që vlerësohet të jenë larguar nga ky truall, ndërtesë ose mjedis tjetër dhe ndaj këtij personi merren masat e mëposhtme:
    a) dënohet me gjobë të nivelit E, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji, plus dyfishin e akcizës së pagueshme për mallrat e akcizës, të gjetura në atë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër ose që vlerësohet të jenë larguar nga ky truall, ndërtesë ose mjedis tjetër;
    b) i sekuestrohen të gjitha mallrat e akcizës që gjenden në këtë truall, ndërtesë ose mjedis tjetër, pavarësisht nëse për këto mallra është paguar akciza ose jo. Me mallrat e sekuestruara procedohet sipas legjislacionit në fuqi;
    c) kur gjoba administrative e vendosur sipas shkronjës “a” të kësaj pike dhe/ose vlerësimi i vendosur sipas nenit 14 të këtij ligji nuk paguhet ose kur shkelja përsëritet, ndaj atij personi bëhet kallëzimi për ndjekje penale.

    Neni 42

    Shkelja e detyrimit për t’u pajisur me autorizim akcize
    të përfaqësuesve tatimorë

    Kur përfaqësuesi tatimor nuk respekton kërkesat e përcaktuara në këtë ligj, ky i fundit dhe personi që përfaqëson dënohen me gjoba, në përputhje me nenin 40 të këtij ligji.

    Neni 43

    Shkelja e detyrimeve për mbajtjen e regjistrimeve

    Mosmbajtja ose mosruajtja e regjistrimeve për periudhën e caktuar ose mosdhënia e regjistrimeve, sipas kërkesës së organeve tatimore, dënohet me një gjobë të nivelit D, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji.


    Neni 44

    Gjobat për fshehjen e qëllimshme të akcizës

    Në çdo rast, kur në bazë të dispozitave të këtij ligji vërtetohet se veprimtaria e një personi përbën fshehje të akcizës:
    a) ai është i detyruar ta paguajë akcizën e fshehur;
    b) ai është i detyruar të paguajë një gjobë sa dyfishi i akcizës së fshehur ose që konsiderohet e fshehur, për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe të rregullave të parashikuara sipas këtij ligji;
    c) atij i sekuestrohen lëndët e para, mallrat e akcizës;
    ç) në rast të mosplotësimit të kushteve të shkronjave “a” dhe “b” të këtij neni, personit që ka bërë shkeljen i sekuestrohen magazinat tatimore dhe vendet, tokat, ndërtesat ose mjediset e tjera të tij që janë përdorur për fshehje ose tentativë për fshehje të akcizës dhe bëhet kallzim për ndjekje penale kur dyshohet se ka elemente të kësaj vepre.

    Neni 45

    Pengesa dhe bllokimi i veprimtarisë së organeve tatimore

    Pengesa dhe bllokimi i punonjësit të autorizuar të organeve tatimore ose personave të tjerë të autorizuar në kryerjen e detyrave të tyre, për kontrollin e akcizës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet një personi tjetër, kur nuk është vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë të nivelit F, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji.

    Neni 46

    Kundërshtimi i personit për të kontrolluar automjetet ose mjetet lundruese

    Nëse pas kërkesës së punonjësve të autorizuar të organeve tatimore për të ndaluar, personi i ngarkuar për çdonjërin nga automjetet ose anijet e tilla kundërshton të ndalojë ose të lejojë që automjeti ose mjeti lundrues të kontrollohet:
    a) detyrohet të paguajë një gjobë të nivelit C, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji;
    b) nuk lejohet të largohet nga automjeti;
    c) bëhet kallëzimi për ndjekje penale
    dhe ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për ndalimin e automjetit ose mjetit lundrues.

    Neni 47

    Shkelja e afatit kohor për pagesën e akcizës

    Kur personi i autorizuar i akcizës nuk ka paguar shumën e caktuar brenda datës së duhur, ai është i detyruar të paguajë një gjobë të nivelit B, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji, plus interesin e llogaritur në masën 5 për qind për muajin e parë ose pjesë të tij dhe 2 për qind për çdo muaj tjetër pasardhës ose pjesë të tij.


    Neni 48

    Shkelja e afatit kohor për dorëzimin e deklaratës

    Kur personi i autorizuar i akcizës nuk dorëzon deklaratën në datën e përcaktuar, në përputhje me nenin 23 të këtij ligji, ai detyrohet të paguajë një gjobë të nivelit A, të shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji, dhe për të bëhet një vlerësim sipas nenit 14 të këtij ligji.

    Neni 49

    Shkeljet për mbajtjen, transportin ose shitjen e mallrave të akcizës pa pullë

    1. Çdo mall akcizë, për të cilin kërkohet pajisja me pulla akcize, sipas dispozitave të nenit 25 të këtij ligji, kur ofrohet për shitje ose tregtohet në çfarëdo lloj mënyre tjetër, pa qenë i pajisur me pullë, sekuestrohet dhe personi që zotëron mallrat e akcizës dënohet në përputhje me dispozitat e nenit 44 të këtij ligji.
    2. Kur mallrat e akcizës, për të cilat kërkohet pajisja me pullë, gjenden pa pulla në përputhje me dispozitat e nenit 27 të këtij ligji, pavarësisht nga fakti se për to është paguar akciza ose jo, sekuestrohen dhe pronari i mjedisit ose i mjediseve në të cilin mbahen këto mallra akcize të papajisura me pulla, dënohet me një gjobë, që është më e madhe se:
    a) dyfishi i vlerës së tregut (që përcaktohet nga organi tatimor) të mallrave të akcizës të gjetura pa pulla;
    b) niveli E i shkallës standarde, sipas nenit 51 të këtij ligji.
    Organi tatimor mund të heqë certifikatën e ushtrimit të veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
    3. Me mallrat e sekuestruara procedohet nga organet tatimore, duke i shkatërruar ose duke i administruar, sipas legjislacionit në fuqi.

    Neni 50

    Shkeljet për ndërhyrjet në pullat e akcizës

    Vendosja e pullave të falsifikuara ose të manipuluara në mallrat e akcizës ose falsifikimi apo manipulimi i pullave të akcizës ose heqja e tyre për ripërdorimin për të shmangur pagesën e akcizës, ose falsifikimin apo vjedhjen e pullave të akcizës, përbëjnë vepër penale dhe dënohen me gjobë të barabartë me dyfishin e vlerës së tregut të mallrave të akcizës, në të cilat janë vendosur ose synohej të vendoseshin këto pulla, dhe me heqje lirie deri në 2 vjet.

    Neni 51

    Shkalla standarde e gjobave

    Shkalla standarde nënkupton gjobat e vendosura si më poshtë:

    Shkalla e referencës Shuma e penaliteteve, lekë
    A 20 000
    B 50 000
    C 100 000
    D 250 000
    E 500 000
    F 1 000 000
    G 2 000 000
    H 5 000 000


    Neni 52

    Apelimet

    Procedurat e apelimit janë të njëjta me ato të përcaktuara në ligjin për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.

    Neni 53

    Shfuqizime

    Ligjet nr. 8437, datë 28.12.1998 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, nr. 8717, datë 15.12.2000 “Për vendosjen e pullave në artikujt e duhanit dhe të pijeve alkoolike”, si dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, shfuqizohen.

    Neni 54

    Organet e ngarkuara me zbatimin e këtij ligji

    Me zbatimin e këtij ligji ngarkohet Ministria e Financave dhe organet tatimore.

    Neni 55

    Nxjerrja e akteve nënligjore

    1. Ministria e Financave, në zbatim të këtij ligji, nxjerr udhëzime:
    a) për mënyrën e prodhimit, ambalazhimit, mbajtjes dhe magazinimit të mallrave të akcizës të prodhuara në vend dhe ambalazhimin, mbajtjen e magazinimin e mallrave të akcizës.
    b) për të rregulluar dhënien e autorizimeve personave dhe miratimin e trojeve, ndërtesave ose mjediseve të tjera, si dhe për revokimin ose ndryshimin e autorizimeve ose miratimeve;
    c) për të përcaktuar, sipas ose në përputhje me udhëzimet, se kur fillon dhe përfundon prodhimi i mallrave të akcizës;
    ç) për të përcaktuar forcën, sasinë, vëllimin ose peshën e mallrave të akcizës për qëllime tatimore;
    d) për të përcaktuar mënyrën e mbledhjes së akcizës;
    dh) për të përcaktuar rregullat e kontrollit të përdorimit të lëndëve të para dhe për moslejimin e përdorimit të substancave shtesë, përzierjen ose veprime të tjera në mallrat e akcizës ose që lidhen me këto mallra;
    e) për të lejuar, në rrethana të caktuara, zbritjen ose rimbursimin e detyrimit për disa tipa të caktuar të mallrave të akcizës;
    ë) për të rregulluar transportin e mallrave të akcizës;
    f) për t’u kërkuar personave të autorizuar të akcizës mbajtjen e regjistrimeve;
    g) për të përcaktuar mënyrën e prodhimit të pullave të akcizës, personat e duhur, natyrën dhe të dhënat e përmbajtura dhe dispozita të tjera për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave, si dhe tipin e përshkrimin e mallrave të akcizës, për të cilat kërkohet pajisja me pullë;
    gj) për zbatimin e neneve 4, 5, 6, 10, 11, 12, 19, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28, 32, 36, 37, 38, 39.
    2. Në udhëzimet e Ministrit të Financave parashikohen rregulla normative të posaçme, në varësi të kategorive të personave, trojeve, ndërtesave ose mjediseve të tjera, ose mallra akcize të llojeve dhe përshkrimeve të ndryshme.


    Neni 56

    Hyrja në fuqi

    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet e tij ligjore më 1 korrik 2003.

    K R Y E T A R I
    Servet Pëllumbi


    SHTOJCA 1


    MALLRAT E TATUESHME ME AKCIZË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË


    Kodi NK Përshkrimi Shkalla tatimore
    I KAFE
    09 01 11 0009 01 12 00 Kafe jo e pjekur e dekafeinizuar ose jo 40 lekë/kg
    09 01 21 0009 01 22 00 Kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo 80 lekë/kg
    09 01 90 Lëkura dhe lëvoret e kafesëZëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe 40 lekë/kg
    21 01 1121 01 12 Ekstrakte, esenca, koncentrate kafeje dhe përgatitje prej tyre (neskafe etj.) 250 lekë/kg
    II LËNGJE FRUTASH, UJË DHE PIJE FRESKUESE
    20 09 Lëngje frutash dhe perimesh të pafermentuara, pa shtesa alkoolike, që përmbajnë ose jo lëndë embëlsuese 3 lekë/litri
    22 01 Ujërat minerale ose natyrale dhe ujërat e gazuara pa ëmbëlsues dhe aromatizues shtesë 1 lekë/litri
    22 02 Ujërat minerale ose të gazuara, me ëmbëlsues ose aromatizues shtesë, pijet freskuese joalkoolike, përjashtim lëngjet e frutave 3 lekë/litri
    III BIRRË, VERË, ALKOOL DHE PIJE ALKOOLIKE
    22 03 Birrë e bërë nga malto 30 lekë/litri
    22 04 Verë dhe verërat e gazuara; shampanjë; musht rrushi 20 lekë/litri
    22 05 Vermut e verëra të tjera të përgatitura nga bimë ose substanca aromatizuese 20 lekë/litri
    22 06 Të tjera pije të fermentuara (p.sh. cider, cider dardhe, hydromel); përzierje të pijeve të fermentuara dhe pijeve jo alkoolike të papërmendura dikut tjetër 20 lekë/litri
    22 07 10 00 Alkool etilik jo i denatyruar i një force alkoolike ndaj volumit prej 80% ose më tepër 100 lekë/litri
    22 07 20 00 Alkool etilik i danatyruar 0
    22 08 Alkool etilik jo i denatyruar i një force alkoolike deri në 80%; pije alkoolike, likerna dhe alkoole të tjera 100 lekë/litri
    22 08 20 29 Raki 80 lekë/litri
    IV Duhan dhe nënproduktet e tij
    24 02 10 00 Puro dhe cigarillos që përmbajnë duhan 2 240 lekë/kg
    24 02 20 Cigare që përmbajnë duhan 20 lekë/paketa
    24 02 90 Puro, cigarillos dhe cigare me zëvendësues duhani 2 240 lekë/kg
    24 03 Duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësuesit e duhanit, duhan i homogjenizuar ose i rindërtuar, ekstrakte dhe esenca prej duhani 1 500 lekë/kg
    V NËNPRODUKTET E NAFTËS
    27 10 11 11 deri27 10 11 90përveç27 10 11 1127 10 11 1527 10 11 2127 10 11 3127 10 11 70 Vajra të lehtë (benzinë dhe benzol):- 89,9 oktan ose më pak- mbi 89,9 oktanVajra të lehtaVajra të lehtaSolvent, benzinë e bardhë (white spirit)Benzinë avionëshKarburant jet 30 lekë/litri31 lekë/litri00 5 lekë/kg00
    27 10 19 11 deri27 10 19 2927 10 19 21 VajguretKarburant jet, tip vajguri 20 lekë/litri0
    27 10 19 31 deri27 10 19 49 Vajra të rënda (gazoil) 50 për qind
    27 10 19 51 deri27 10 19 69 Vajra të rënda si lëndë djegëse (lëndë djegëse, solar, mazut) 1 lek për/kg
    27 10 19 71 deri27 10 19 99 Vajra lubrifikante dhe vajra të tjera 40 lekë/kg
    27 11 12 1927 11 1327 11 12 11 Gaz natyral i lëngëzuar:- për përdorim në automjete- për përdorim në popullsi (për ngrohje) 30 lekë/kg.0
    27 12 Graso, xhelatinë nafte, dylle parafine, dylle të tjera hidrokarburesh (graso, valvolinë) 20 lekë/kg
    27 13 11 0027 13 12 00 Koks nafte i kalçimuar ose jo 1 lek/kg
    27 13 20 00 Bitum nafte 5 lekë/
  6. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Sistemi tatimor shqipetar

    shume me teper informacion mund ti gjeni ketu

    AL-TAX
  7. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Sistemi tatimor shqipetar

    ATY GJETA



    PAKETA FISKALE 2003 ( E RE ! )

    Albanian Tax Law in English

    Ligji per Zonat e Lira

    Për lojrat e fatit dhe kazinotë

    Ligji dhe zbatimi për Akcizat

    Ligji "Për Taksat ne RSH"

    Ligji "Për Procedurat Tatimore ne RSH"


    Ligjet për Biznesin e Vogël

    ...dhe si t'i mbajmë llogaritë



    Ligji i Kontabilitetit


    JA CFARE ESHTE KY SITE

    AL-TAX it's part of a NGO, New Management ERA (NME) and has the background and knowledge to help you .
  8. qeshem

    qeshem Fillestar

    Re: Sistemi tatimor shqipetar

    hi gene

    s mendon qe info behet me i vlefshem i permbledhur dhe jo kaq ne detaje, thjesht sugjerim por mendoj se kush e perdor ne detaje nje info te tille eshte profesionist dhe gia do e kete nje info te tille. dicka e permbledhur mund te sherbente mjaft mire per tu njohur me bazat e fiskales ne Shqiperi.
    nway compl per temen
  9. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Sistemi tatimor shqipetar

    kjo teme lindi nga nje tjeter pas ne diskutimi mbi nevojen per te patur info te perbashketa

    nuk mendoj se permbledhjen e ligjeve mund ta bej une pasi do ishte shume subjektive dhe asnjehere e plote (jane ligje dhe asgje nuk eshte vene kot per te mbushur libra))

    keto informacione duhet te na sherbenin si baze per diskutime te tjera dhe, sa me te detajuar te jene, aq me mire do shkojne diskutimet tona (se nuk do humbemi me ne sqarime ligjesh me njeri tjetrin)
    mbase duhte te kisha shkruar te k titulli temes qe eshte vetem per info
    :book:

Share This Page