Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

Diskutime tek 'Duke shfletuar mediat, komenti i lire' filluar nga J@mes_Douglas, 25 Sep 2007.

  1. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    e cuat larg fare muhabetin duke i dhene vlere nje email te nje njeriu qe ka humbur punen dhe kerkone te demtoj banken me menyra qesharake, keto pune me sekretare dhe dashuri nuk na perkasin neve ata qe i bejne jane te lire dhe eshte pune e tyre
  2. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    ... dhe akoma më keq, shfrytëzimi i postit nga ana e shefit për përfitime të natyrës seksuale, akt i dënueshëm deri në 3 vjet burgim (neni 105 i Kodit Penal).
  3. Vals

    Vals Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Une njoh disa nga emrat ne lsite qe kane punuar ne vende te tjera para bankes dhe njifeshin per ceshtje te tilla qe lfinin me varteset, ju benin presion gocave te bukura qe te shkonin me sherbim neper rrethe qe te flinin me to dhe pastaj (kur mbeteshin shtatzane) ju benin presion apo dhe i hiqnin nga puna qe te mbyllnin gojen.
    Eshte per te vene duart ne koke sepse gjera te tille (bashke me vjedhjet dhe shperdorimin e postit) behen ne mase dhe jane te pranueshme ne momentin qe rritesh ne pozite dhe askush nuk ka fuqi te dale kunder. Nuk eshte bota jashte ketu. Nuk merren emerimet sepse fle me shefin dhe nqs shefi te ben presion atehere: (1) e hedh ne gjyq dhe i luan fene atij e kompanise ose (2) gjen pune tjeter.
    C'eshte me e keqja me keto reagime qe lexoj me siper duket sikur shumica e pranojne kete gjendje si normale, se eshtu ecet ne gjithe boten. Zgjohuni o njerez se nuk ecen shoqeria perpara me te tilla gjera.
  4. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Madje do thoja që kjo është plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare sot për sot.

    Në vend që të drejtojnë biznesin dhe ekonominë, klasa "drejtuese" e Shqipërisë merret me fundet (të cilat sigurisht janë më joshëse) e me brrylat. Fatkeqësia në këtë mes është mungesa e vendeve të punës për femrat si dhe numri i madh i femrave të disponueshme për punë.

    Vajza, mblidhni mendjen se një jetë kini ...
  5. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: celjanfr</div><div class="ubbcode-body">e cuat larg fare muhabetin duke i dhene vlere nje email te nje njeriu qe ka humbur punen dhe kerkone te demtoj banken me menyra qesharake, keto pune me sekretare dhe dashuri nuk na perkasin neve ata qe i bejne jane te lire dhe eshte pune e tyre </div></div>

    Me fal, por s'e kuptoj pse kerkon ta zhvleresosh si ceshtje? Jo mor zoteri, se nuk eshte pune e tyre, eshte nje ceshtje etike qe na prek te gjitheve, e mbi te tera, parate e mia e te tuat. Mjaft folet si nga maje e thanes.

    PS. Kondre /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif (long time not seen)
  6. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Asgjo n'lidhje me temën ....

    Për Saten

    /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif
  7. TheWanderer

    TheWanderer Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Me duket se po lexojme emaile te ndryshme /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Ku thuhet aty qe shefi apo vartesi paskan detyruar dike tjeter te beje seks me te dhe per kete kane perdorur poziten qe kane? Mesa shoh une, ne asnje rresht nuk thuhet dicka e tille, vetem se te gjitha femrat e permendura aty trajtohen dhe epitetohen si te perdala, qe flene me nga dy shefa njeheresh! Ky robi i revoltuar e nis emailin duke denoncuar paaftesine e ish-shefave te tij dhe e pa thene asgje konkrete per paaftesine e tyre fillon e numeron me ke fle ky apo me ke fle ajo.

    Tani imagjinata mund te punoje, jo ai do ta detyroje ate te fleje per shkak te pozites, jo do ta leje shtatzane, jo ajo do te detyrohet te abortoje, jo ai eshte i pamoralshem apo ku di. Po te shtojme dhe pak ketu kalojme ne paranoje!

    Normal, imoraliteti, shfrytezimi i detyres per avantazhe seksuale dhe tjera gjera te kesaj natyre jane te denueshme si nga ana ligjore ashtu dhe nga ana shoqerore, por ne kete leter nuk permendet asgje, pervecse nje mllef dhe nje deshire per te goditur ish-shefat ne jeten e tyre personale. Per mua ky email, e perseris eshte teper i ulet, aspak profesional dhe denoncues per aftesite e ketyre drejtuesve! Aq me teper me duket se eshte shprehje e inferioritetit te nje ish-punonjesi te kesaj banke.
  8. Vals

    Vals Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    TheWanderer, une e pashe kete email thjesht si nje reflektim te situates aktuale dhe e plotesova me histori te tjera qe i di per dias nga personat ne fjale. Nuk jam ne gjendje te gjykoj autorin e letres por nuk ma ha mendja se genjen sepse po flet per gjera qe ndodhin realisht. Pavaresisht nga burimi, keto jane ceshtje shume serioze qe askush nuk mundohet ti trajtoje. Quhet Dhuna ne Pune, dhe ka forma te ndryshme qe nga format e buta (drekat, darkat me shefin) tek perdhunimet haptazi. Dhe nuk jane vetem meshkujt qe i bejne keto. Ka patur raste qe dhe femra ne pozite i kane bere te tilla gjera me cuna te bukur. E keqja eshte se nuk ka asnje forum ose mjet "shfryrjeje" per personat qe jane me te vertete viktima sepse eshte ambient i vogel dhe nuk ka shume pune. Keshtu qe njerezit durojne dhe mbahem me idene se keshtu eshte jeta.
  9. TheWanderer

    TheWanderer Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Dakord, si dukuri e pranoj dhe une, por ky robi duke shfrytezuar dukuri te tjera justifikon doreheqjnen e parevokueshme /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif te tij. Une iu referova vetem emailit te tij....
  10. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    une po te isha do beja te njejten gje cfare ka te keqe ketu por keshtu kane rrjedhur gjerat shekuj me pare ne cdo vend te botes tani po e merni vesh ju qe po habiteni kaq shume nga letra e nje skizofreni, kjo teme duhet te ishte bere diku tjeter dhe jo te lidhje me banken pasi kjo eshte dicka e piste e cila mund te jete nje loje e rivaleve te saj, mos beni pjese te kjo loje
  11. Adile

    Adile Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Kur je ne shqiperi, kur thika te prek kocken, nuk i fut dot nje te shulme muhabetit. Vreri dhe reagimi i ketij/kesaj eshte mese normal. Ku shume copa mishi te shesin mendje ty vetem se hapin shalet dhe se kan iden nga puna arrijne deri aty sa te heqin dhe punen, te vjen jo vetem ti shash e demaskosh( numerosh dashnoret etj) por te maresh bomben e t'jua hedhesh. Shteti e instucion te tera udhehiqen nga kshu plerash!.. Nje ze i vetem meret per viktim!
  12. Anana

    Anana Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Ahahaha c'u shkriva tu qesh tu lexu e-mailin te faqja e pare. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Mire ata trapat meshkuj ne banke qe kan gjet fushe e bejne pazar dashnore ketej e andej po ato budallacka femra qe u vene nga prapa per nje cope pune ne banke apo nje shuk lekesh pa te ardhme. E pastaj e kane fajin meshkujt. Po kujt i flet. Injoranti s'ha logjike. Mire t'u behet.

    Tani ceshta eshte si vete puna perditore e bankes dhe si sherbehet klienti? Kush te jete i zgjut ta shqyrtoje e ti coje leket gjekundi tjeter. Kush s'eshte le ti lere aty dhe te shaje qeverine kur ti ndodhi gje.
  13. TheWanderer

    TheWanderer Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Ja kjo, direkt tek kalashi mendjen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
    Mos do te thuash qe ky djali qe paska demaskuar keta imoralet qenka punonjesi me me kurajo qe ka patur banka apo te gjitha institucionet ne Shqiperi? Te gjithe jemi te vetedijshem qe keto gjera ndodhin...Perse nuk merremi me keto te gjithe, te ruajme me ke fle shefi apo shefja dhe ne qofte se na heqin nga puna, t'i demaskojme. Nese na mbajne ne pune u kendojme kengen e tyre te preferuar. Fiona une mendoj se nese je i afte profesionalisht, nuk mund te te heqe nga puna njera qe di te hape shalet. Nese vertet je ne presion, mund te krijosh nje mije e nje mundesi per te shmangur perplasje apo per te mos humbur vendin e punes, nga fakti se shefi qe ke qenka top mishi! 99% e te punesuarve mendojne njesoj per shefat: topa mishi! Do thuash qe varet nga shefi se sa mund ta mbash vendine punes. E vertete, nese ta nxin jeten, do ikesh, nuk do rrish si rryp, por ama kur te biesh nga ajo karrige qe ke, duhet te biesh ne kembe e me dinjitet. Cfare do te thote nje punedhenes tjeter per kete tipin? Bravo i qofte qe u mor me jeten personale te shefave te tij? LE ta provoje te hape gojen ne Rumani dhe te flase per ish-shefat e tij rumune dhe e shikon ai sa kollaj ka per te gjetur pune tjeter. Eshte ne etiken e cdo profesionisti qe te ankohet apo te kritikoje strikt anen profesionale te kolegeve apo shefave te tij dhe jo jeten profesionale!

    Edhe njehere sqaroj, une merrem vetem me sjelljen e ketij djalit dhe aspak te shefave te tij! Imoraliteit eshte i denueshem dhe une nuk e perkrah.
  14. Hellena

    Hellena Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Ke te drejte ky eshte i lig , i pandershem , ndyresire fare eshte .. ata jane engjej dhe ky i ka shpikur te gjitha keto ...turp ti vije , si shan keta njerez kaq te larte !!!
  15. TheWanderer

    TheWanderer Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    E mire ti tani, tallu /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Une e shoh problemin nga ky kendveshtrim, ti e shikon nga nje tjeter. Po te nderrojme vendet, mbase biem dakord /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Une nuk po u shtrengoj doren atyre imoraleve.
  16. StillMandi

    StillMandi i fresket

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Faktikisht emaili eshte shume i ulet dhe i trajtuar si nje thashethem i keq femrash (te marra ne interviste nga cdo dege).

    Nga ana tjeter Raiffeisen eshte Banka me sherbimin me te keq ne Shqiperi (te pakten deri 6 muaj me pare pasi keto muaj fatmiresisht nuk kam pasur pune me te).

    Te kryesh nje veprim do te thote te vonohesh pafrike 50 minuta ne rradhe! E pafalshme per nje banke ku presupozohet te kryesh veprime biznesi. Nuk po flas ketu per vonesat qe te sjell personeli i patrajnuar tamam dhe qe te vonon se i duhet ndihma e dikujt tjeter per te perdorur kompjuterin.
    Problemet e tilla reflektohen kur drejtuesit jane te papergjegjshem.
  17. antip

    antip Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    50 minuta ne rradhe vonohesh sepse ka personel te paafte. Dhe kjo do te thote qe kriteret e punesimit te personelit nuk jane ato qe kane lidhje me punen, por jane kritere anesore. Nuk e mohoj qe "i pushuari" ka patur nje perqindje te madhe inati ne letren e shkruar, por ama qe ato jane gjera qe ndodhin perdite, jane! Ka plot vajza qe bejne "blowjob"-e per te punuar si shitese ne nje butik ordiner apo si sekretare e thjeshte, imagjino se cdo benin per nje pune ne banke.
    Te vjen vertet keq te lexosh gjera te tilla, por jam i sigurt se cdokush qe ndodhet ne nje ambient pune ka gjetur dicka te perbashket me letren ...
  18. Qerratai

    Qerratai Fillestar

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Cila shefe e jotja te ka detyruar te besh seks me te o Lubo ? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
  19. ameba

    ameba Anëtar aktiv

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Mua me habit shume menyra sesi eshte shkruar materiali i pare dhe mbi te gjitha pse personit ne fjale ju paskan dashur plot 2 vjet per te nxjerre ne shesh gjithe kete te vertete???

    Jam shume dakort me disa qe kane permendur etiken profesionale a ku ta di une cfare tjeter. Por nuk duhet harruar qe megjithese jemi ne 2007 gjera te ketij tipi ndodhin ne te gjitha institucionet private a shteterore qofshin ato...

    Fatkeqesisht ky eshte nje nder ato fenomene qe duhet eliminuar me cdo kusht dhe sa me shpejte qe te jete e mundur nese duam te bejme perpara si shoqeri.
  20. true confidental

    true confidental Anëtar aktiv

    Re: Skandal ne Raiffeisen Bank of Albania

    Kjo eshte teresisht mungese kulture korporate .....nese bosat e kan mendjen who to f'ck , ata qe punojne will f'ck their everyday job.......
    Kto lloj situatash jane krejt te paimagjinueshme ketej ose mund te jene raste shume te izoluara .....
    Me beri pershtypje dje me kishin derguar ne pune nje link dhe isha zgjedhur te merja pjese ne nje confidential survey .......te gjitha pyetjen ishin per bossat me te medhenj, regional or district managers, madje me emra te pervecem e duhet te vleresoje secilin per punen qe bente e suportin qe te jepte , te gjithe me emra te pervecem .....skisha marre pjese me pare ne nje survey kaq te drejtperdrejte .......por sic duket kto resourse perdoren nga eksperienca .......sa vjet do i duhen Shqiperise te arrije deri ketu ......huh......

Share This Page