Skllavet sexit

Diskutime tek 'Eros' filluar nga Universal, 8 Nov 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Skllavet e seksit te Sulltanit. Çka ka ba Sulltani me femnat e Haremit?

    Vendosja e operas komike te Mozart, Ikja prej Haremit, ka ba te mundun me i rikujtue haremat e sulltanave dhe skllavet e seksit neper to.

    Çfare jete asht zhvillue ne Harem? Qysh i ka zgjedhe Sulltani çikat? Sa ka zgjate krejt loja e perzgjedhjes dhe çka ka ndodhe mbasandej?

    Daily Mail sjell nji pershkrim te detajuem te jetes dhe seksit neper haremat e dikurshem te sulltanave.


    [​IMG]


    Gazeta shkruen se Sulltani, tue ec neper Harem ka pase mundesi dhe kohe vetem sa me ja qit nji sy e pak me i buzeqesh ndonjanes prej femnave, dhe ajo menjihere e ka marre epitetin 'guzdeh' — ‘e pame'.

    Menjihere mbas kesaj, çika e ka fitue banesen e vet me sherbetore. Kujdestari i Hamamit e ka marr dhe e ka çue çiken ne masazhe me vajna te parfumosun. Floket e saj jane la me ujin prej xhygymave te argjende dekorue me perla. Trupi i saj asht depilue e thojte e saj jane lye. Mbas kesaj, çika ju ka dorezue Kujdestarit te Teshave dhe te Stolive, per me e vesh dhe zbukurue me stoli.

    Vetem mbas krejt kesaj ceremonie, çika ju ka dergue Sulltanit ne dhomen e fjetjes, e shoqnueme prej mashkujve te kastruem, eunuh, qe e kane mesue qysh duhet kadale me ju afrue krevetit te Sulltanit prej pjeses se kambeve.

    Kreveti i Sulltanit ka qene nji pallat ne miniature, nji imitim i kohes romake. Krejt dhoma ka qene aq e madhe dhe e dekorueme sa çika e Haremit asht ndie e mrekullueme me mundesine me hy ne ate krevet ashtu si i kane thane eunuhat, nga ana e poshtme e tij, prej kambeve.

    Eunuhat e kane mesue çiken se duhet me e kap çarshafin e mendafsht me buze dhe ashtu me hy nen te, tue hype ngadale tenalt deri kur me buze e takon trupin e Sulltanit. Prej atij momenti, Sulltani e merr rolin e tij dhe vazhdon lojen e kenaqesise.

    Sekretet e haremave i kane pase mrekullue vizitoret perendimor te Konstantinopolit, sot Istanbullit.

    Tregimet per pallatet me koridore sekrete, ku jetojne 370 femna - 12 gra te te Sulltanit, konkubinat dhe virgjinat e tij - bashke me 127 eunuh, i paten ba perendimoret me mbete pa mend.

    Istanbulli asokohe pate inspirue nji mode qe asht quejt ‘Turquerie’ — imitim i kultures dhe artit turk — neper qytetet e modes se Europes.

    Ne Vjene, ne vitin 1781, i inspiruem nga ‘Turquerie’, kompozitori Wolgang Amadeus Mozart e shkroi "Die Entführung aus dem Serail — Ikja prej Haremit. Kjo opera komike flet per perpjekjet e nji noblezi te ri spanjol, Belmonte, qe mundohet me pshtue te fejuemen e tij prej Pasha Selimit, qe e ka grabite dhe fute ne harem.

    Krejt ajo bote e zhvillueme mbrenda bedenave te pallateve turke asht e pershkrueme deri ne detaje, ne librin e autorit nga shekulli i 18'te, Norman Penzer, me titull "Haremi".
    /Rrokum
     
    joetisti_ and Dreamer like this.
  2. Chrono_Crusade

    Chrono_Crusade Valoris scriptorum

    Mjerimi i vajzave te bodrumeve.
    Shkruar nga David Harrison
    (Filed: 27/11/2005)
    The Sunday Telegraph

    Femra te reja, jane mbajtur te burgosura si skllave seksi ne bodrume nentokesore perpara se ato te trafikohen ne Britani, pohon gazeta the Sunday Telegraph.

    Hetimet tona ne Evropen Lindore, kane nxjerre ne pah te dhena tronditese, perfshire ketu dhe pamje filmike te femrave te mbyllura, neper bodrumet e ndyra te moteleve.

    Viktimat, te gjetura nga policia pas nje sere bastisjesh, ishin lejuar te dilnin nga bodrumet vetem per t'ju "sherbyer" klienteve ne dhomat e aferta dhe per tu mbyllur serish nentoke.

    Vajzat e bodrumeve ne Maqedoni, ishin ndermjet mijera grave te terhequra me mashtrime, nga vendet e tyre te origjines, ne Evropen Lindore, nga bandat e pameshrishme kriminale.

    Pasi ju premtohej pune si kamariere ose vallezuese, ata me pas detyroheshin me force te beheshin prostituta, para se te shiteshin tek trafikantet.
    Nga hetimet sekrete, the Sunday Telegraph ka konfirmuar, se femrat bliheshin ne Rumani per £1,400. Ata jane ndermjet viktimave te cilat jane pershkruar si " skllaveria mesjetare e shekullit te 21-te".

    Shumica perfundojne ne Britani, te skllaveruara nga banditet e pameshirshem shqipetar , te cilet sipas Scotland Yard, tani kontrollojne shumicen e rrjeteve te prostitucionit te Londres.

    Gjate udhetimit te javes se fundit ne Maqedoni, per te hetuar per raportimet e "tregut te vajzave", ne gjetem evidenca te vajzave qe ishin shitur individualisht dhe ne grupe.

    Regjistrimet filmike te policise, tregojne gra te reja nga Rumania, Moldavia, Ukraina dhe Bullgaria, te tronditura dhe te frikesuara brenda tuneleve sekrete.
    Nje klip tregon nje koridor te lagesht dhe pa dritare, i cili sipas policies te conte ne nje bodrum pa drite dhe nxehtesi dhe me dysheke te shtruar mbi dyshemene e piste. Pamje te tjera tregojne nje tjeter bodrum dhe nje trapazan ku ishin mbajtur skllavet e seksit.

    Maqedonia perendimore ka kryesisht nje popullsi etnike shqiptare dhe bashke me Kosoven dhe Shqiperine, formojne zonen me te madhe te trafikut te njerezve ne Evrope.

    Grate e traumatizuara, jane marre nen mbrojtje nga policia dhe ishin strehuar ne Shkup, ku dhe ju jane dhene keshilla dhe ju eshte kerkuar qe te japin padi kunder trafikanteve.

    Nje numer i shqiptareve etnike eshte vene nen akuze per trafikim dhe grate jane rikthyer neper shtepite e tyre.

    Nje zedhenes i policise ne Shkup thote: " Njerezit qe kryejne me keto gra nje skllaveri mesjetare ne shekullin e 21-te, nuk kane shpirt . Ata jane te semure."
    Numri gjithnje e ne rritje i grave nga Evropa Lindore, qe jane sjelle ne Britani dhe jane detyruar me dhune te behen skllave te seksit, ka detyruar qeverine e Tony Blair t'ju shpalle lufte ketyre trafikanteve te njerezve.

    Pasi u njoh me hetimet tona, ai deklaroi mbreme: "Kjo eshte tronditese. Disa nga banditet e Evropes Lindore i fshehin veprat e tyre shume mire dhe shkalla e tyre e rrezikshmerise eshte shume e larte "

    Z.Blair lajmeroi se policia dhe sherbimi sekret ishin " jo efektiv " dhe se masa te reja duhen ndermarre urgjentisht.

    Keto masa do tejapin mundesine, qe personat e dyshuar, te mbahen ne ndalim per me teper se 48 ore.
     
    joetisti_ likes this.
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    eh... Ja qe edhe te jesh sulltan, s'qenka pune e lehte... Une nje dy ose tre nga ato do te doja, me shume... Sepse e dua jeten, kuptohet :p

    Te trajtosh nje qenie njerezore ashtu, pikerisht sepse eshte qenie njerezore, ne nje fare kuptimi, ke gjithe mallkimin e Zotit. Vjen nje moment dhe do te jepnin gjithcka vetem e vetem qe ajo e ndodhura te prapesohej.
    Vetem sa, me nje euforizem dhe padijeni te momentit, u shkaktojne aq dem disave. Pastaj humbasin e humbasin pa fituar asnjehere asgje.

    Ne gjithe femrat e botes, mund te jete ndonje qe s'e ka per gje nje trajtim te tille. E megjithate s'duhej te behej as per te.

    Eshte derrmuese ta degjosh !!
     
    Chrono_Crusade likes this.
  4. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Eunuket e pare jane krijuar nga sulltani. Eunuket jane body-guards e femrave te haremit. Sulltani ka qene teper xheloz per te lejuar femrat e tij te ruheshin nga roje qe jane me nderzyes se ai. Sa me te vogel t'a kene ata aq me e madhe duket ajo e sulltanit.

    Tani e dini kush eshte ai qe mbron koqe dhe ai qe pret koqe!

    Sa per vete e kam bere te qarte qe ne fillim: Te identifikoje dhe mbroj burrat e vertete!
     
  5. bobo

    bobo marksist-enverist

    hahahahah...eleonore, e papame, e ke gjet nanen e tgjitha ''t zezave'' te njerezimit! filozofike: Tani e dini kush eshte ai qe mbron koqe dhe ai qe pret koqe!
     
  6. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    ne nje film kam pare se si nje femer e mbysin ne nje si tip pishine vajzat e tjera (skllavet e seksit te sulltanit sic e perifrazon shkrimi), sepse ishte e preferuara e sulltanit.

    te kete qene xhelozi?

    prapeseprape, mendoj se sulltanit (ne kohe te vet) i duhej te zgjidhte mes vajzash te caktuara, te mbledhura ne harem.
    E ndersa nje jo-sulltan e zgjidhte jashte nje banese x.

    S'di... me duket me mire zgjedhja e lire...
     
  7. Artin

    Artin Papirus rex

    Keto gjera vetëm tregojne se sa të ndryshem janë ata nga evropianët, në mendje dhe kulture.

    Behet fjalë per aristokracine dhe parine e tyre... sulltanet... domethene mbreterit e tyre.

    Nderkohe qe mbreterit evropiane kishin 1 grua dhe familje, ashtu si dhe sot, sulltanet kishin dhjetera gra dhe hareme me qindra vajza.

    Lexova para ca kohesh se mbreti i Arabise Saudite, Ibn Saud, i linjes mbreterore qe qeveris dhe sot, pati 22 gra dhe 100 femije...
     
  8. Nela0

    Nela0 Primus registratum

    Qef i madh do kete qene .lol
     
  9. Artin

    Artin Papirus rex

    Sigurisht, se kot s'i mbanin gjithë ato gra dhe hareme.:p
    Por jehona e sulltaneve vazhdon edhe sot. Në Shqiperi njerezit sot shohin vetem telenovela turke me sulltanë. I pëlqejnë shumë. ..
     
    Nela0 likes this.
  10. Nela0

    Nela0 Primus registratum

    Ka pasur shume intriga e prapaskena me siguri.
    Ja psh kta eunuket skan qene te gjithe te zhburreruar .
    Sulltanesha Hyrrem ka qene e zonja shume .
    Plus fakti qe femijet kur rriteshin duhet te vrisnin vellezerit per fronin ,kjo me duket cmenduri fare e sdi sa e vertete mund te jete.
     
    Artin likes this.

Shpërndajeni këtë faqe