Sofia Vergara aktorja më e paguar e televizionit (Foto)

Diskutime tek 'VIPat me famë botëore, klubi i Fansave' filluar nga BeRaTsi_MiZeRje, 7 Sep 2014.

  1. BeRaTsi_MiZeRje

    BeRaTsi_MiZeRje Aktivist i AlbForumi

    [​IMG]


    Sofia Vergara është aktorja më e paguar e televizonit amerikan. Sipas revistës “Forbes”, ylli i serialit “Modern Family” me origjinë kolumbiane ka fituar këtë vit 37 milionë dollarë.
    [​IMG]

    Aktorja paguhet rreth 325 mijë dollarë për episod, por sipas “Forbes” pasuria e saj i dedikohet edhe faktit se kolumbiania është imazhi i shumë kompanive prestigjioze. Në vendin e dytë renditet Mariska Hargitay me 13 milionë USD, protagoniste e “Law&Order”, në vendin e tretë me 11 milionë USD të fituara Kaley Cuco e “The Big Bang Theory”, seria më popullore në Amerikë. Aktorja pak javë më parë ka mundur që të arrijë një kontratë 1 milonë dollarë për episod, një rekord për televizionin amerikan.

    [​IMG]

    Në pozicionin e katërt renditet Juliana Margulies me 10 milionë USD, e cila u identifikua si infermierja në “Er” dhe tashmë është avokate në “The Good Wife”. Të njëjtën shifër fitojnë edhe Ellen Pompeo dhe Cobie Smulders. Ellen Pompeo është “e burgosura” tashmë prej 10 vitesh në spitalin e “Grey’s Anatomy”që paguhet 350 mijë dollarë për episod. Cobie Smulders është protagoniste e 200 puntatave dhe protagoniste e sitcomit “How i met your mother”.

    [​IMG]

    [​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe