Sofizmi dhe sofistët

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga atman, 14 Nov 2007.

  1. atman

    atman Forumium maestatis

    Sofizmi dhe sofistët

    Sofizmi si filozofi ka lindur rreth pesëqindës. Si term do të thotë “I ditur - sofist” ose të “diturit – sofistët”, ose “ai që e ka për zanat dijen”. Mbartin një nam të keq si filozofë, një nam të pamerituar e cila sot, sipas studimeve dhe vëmendjes më të madhe kushtuar, po shndërohet në famë. Arsyet janë të shumta dhe një ndër to është fakti se ata vinin gishtin mbi plagët e shoqërisë si dhe për një fakt tjetër i cili shikohej me përbuzje nga aristokratët dhe nga vetë filozofët e tjerë pasardhës, ishte mësimdhënia me pagesë.
    Megjithatë sofistët bënë tre zbulime të mëdha që ndoshta mund të shkrihen në një atmosferë të vetme duke i quajtur edhe revolucion kulturor. E përqëndruan mbi njeriun interesin e tyre, u munduan të jepnin përgjigje për çështje të rëndësishme që do të merrnin vlerë ontologjike, si ç’është morali, virtytet, ligjet, madje këto të fundit për ata ishin vepër e njerzve të dobët që përbëjnë edhe shumicën. Këta për shkak të dobësisë sajojnë ligje si detyrim edhe për të fuqishmit. (Mendoj se këtu, 25 shekuj më vonë do të takohen edhe me Niçen, i cili tek vepra më e shkurtër por edhe sintezë e filozofisë së tij; “Nihilizmi europian” fq 15 paragrafi 9, shkruan: Morali ka trajtuar si armiq ata që mbanin fuqinë, të fortët, “zotërinjtë” në përgjithësi, prej të cilëve njeriu i thjeshtë duhej të mbrohej...).
    Sidoqoftë janë tre zbulimet më të rëndësishme të sofistëve
    E para: - Zbulimi i njeriut si masë e përvojës dhe e gjërave.
    E dyta: - Zbulimi i fjalës si fuqi edukative, e kulturës dhe e shkencës si aftësi e mundësi për të pushtuar dhe dominuar natyrën.
    E treta: - Zbulimi i mundësive praktike të kulturës, të koincidencës (përkimit) të saj me jetën, dmth, kërkesat e mendimit e të ideve të bashkangjiten, të shoqërohen, të përputhen me kërkesat e botës praktike dhe ekonomike.
    Merita për zbulimin e së parës i visshet Protagorës. Merita për zbulimin e së dytës i njihet Gorgjias. E treta është fryt i mendimit të të gjithë sofistëve.
     

Shpërndajeni këtë faqe