Softuerë të vlerësuar me 4 dhe 5 yje

Diskutime tek 'Programet dhe Programuesit' filluar nga Universal, 26 Dec 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Softuer pa pagesë (Freeware)
    EDICION SPECIAL PËR FESTAT E FUNDVITIT
    Babbel

    Mëso gjuhë të huaja përmes internetit. Në mënyrë të thjesht apo të ndërlikuar mëson fjalë apo fjali nga gjuhët e huaja; janë të përfshirë:

    Gjuha:
    Angleze
    Gjermane
    Frënge
    Italiane
    Holandeze
    Poloneze
    Indoneziane
    Suedeze
    Spanjolle
    Norvegjeze
    Turke
    Ruse

    Kushti kryesor është që njeriu të ketë njohuri për së paku 1 nga këto gjuhë të sipër përmëndura.Duke u nisur nga ky fakt ju krahasoni respektivisht klikoni/shënoni cila fjalë i përgjigjet fjalës së parë....Poashtu aty mund të dëgjosh edhe shqiptimin e fjalës apo fjalisë.

    http://www.babbel.com/

    Geogebra


    Open source softuer-apo përkthyer në shqip softuer me kod të hapur ku çdo person ka mundësi të modifikimit të saj.Përdoret në gjeometri, algjebër, statistikë, dhe matematik 3D( 3 dimensionale) E përkthyer në shqip; emrat e titujve / komando.

    http://www.geogebra.org/


    Pllaka të gramofonit dhe kaseta muzikore të dikurshme
    EZ vinyl/tape converter


    Në shtëpinë tuaj me siguri keni pllaka të gramafonit ose kaseta muzikore të vjetra.Pajisjet e vjetruara ose jo funksionale nuk mund të përdoren më për eksekutim të këngëve.Andaj parashtrohet pyetja : a mund ti përdor këto pllaka apo kaseta edhe më tej?Përgjigjja është po.

    Për bartjen e muzikës nga kasetat/pllakat e gramofonit në kompjutor duhet të keni hardvera/pajisje me USB porte për transferim të këngëve.Në treg këto pajisje i gjen me çmim 25/90 euro (shitoret e elektronikës) ose prenotim përmes internetit.(Por ka edhe pajisje të shtrenjta për standardin e Ballkanit; shfleto lidhjet e më poshtme.)

    Me pajisjet e reja këngët transferohen në kompjutor në formë të mp3 skedarëve.Pra i konverton në formë dixhitale.Në video prezantime të më poshtme mund të shikosh mënyrën e punës.Aty gjen edhe softuerin e domosdoshëm për transferim të këngëve.

    http://www.ionaudio.com/usb-turntable-and-cassette-faq

    http://cassette-to-mp3-review.toptenreviews.com/

    http://shop.telegraph.co.uk/buy/musi...layer-recorder


    Konvertues i video kasetave
    (video tape)

    Në të vërtet konvertuesi është vetëm një urë apo një mënyrë e shndrimit të filmave nga sistemi analog në atë dixhital; me veglën në fjalë bëhet lidhja e video rekorderëve me kompjutor ku bëhet transferim i filmave apo emisioneve të ndryshme në sistemin dixhital.

    http://vhs-to-dvd-converters-review.toptenreviews.com/

    Image resizer

    Ndrysho madhësinë e imazheve, si dhe dokumenteve të skenuara me 1 klikim pa e humbur kualitetin/cilësitë e imazhit/dokumentit. Cakto madhësinë e tyre dhe kliko ose tërhiq dhe lësho imazhin në softuer(drag and drop).Me këtë rast dokumenti/imazhi p.sh.i i madhësisë prej 1 Mb(megabit) shndrohet në madhësi 220/230 kb(kilobajt).Kështu kursen hapsisrë në hard disk. Zvoglimi i masës ndikon në transportim/dërgesë më të leht përmes postës elektronike(email),shpërndarje përmes mediave shoqërore/sociale ose arkivim në kompjutorin personal.

    http://icecreamapps.com/Image-Resizer/


    Free Codecs (për imazh dhe tingull/video/audio)


    Në Windows Media Player, Winamp dhe vegla të ngjajshme për eksekutim të muzikës ose filmave ka të instaluar një numër të caktuar të pjesëve shtesë të quajtuara codecs që shërbejn për dekodim të formateve/standardeve të ndryshme përmes të cilave janë koduar këto skedar.(muzika apo filmi).

    Mirëpo me kohë krijohen codese të reja apo standarde të reja për kodimin të këngëve(mp3 skedarëve) apo filmave andaj nevojitet shtim/plotësim me/ i codecseve të reja.Këtu mund të gjesh dhe testosh një numër të madh të tyre.Si standard/codecs standard(apo si pikënisje) përdoret K-Lite Codex pack.

    http://www.free-codecs.com/

    Picky-pics

    Krijo afishe, kopertina për libra dhe prezantime profesionale drejtpërdrejt (on line). Bazohet në sistemin tërhiq dhe lësho(drag and drop). Nevojitet vetëm antarsimi/regjistrimi

    https://picky-pics.com/


    Disku Sekret


    Disku sekret mund të krijojn një disk shtesë në PC, i cili mund të jetë i padukshëm dhe i mbyllur me një fjalëkalim.Me këtë vegël ju mund që skedarët dhe dosjet tua të bëni të pa dukshme dhe të mbrojtura për shembull nëse keni materiale sekrete që nuk dëshironi dikush ti lexon apo të ketë njohuri për ta.

    S´ka nevojë për formatim të hard diskut ose p.sh. të bëni ndonjë ndryshim në boot(nisjes/ri nisjes) sektorin.Në rast të ndërprejes së rymës elektrike disku sektret mbyllet automatikisht dhe bëhet i pa dukshëm.Ndodh kështu ngase informacioni është arkivuar në memorjen/kujtesën virtuale.

    http://privacyroot.com/software/www/en/sede.php

    MP3 Karaoke

    MP3 Karaoke është një freeware që shërben për krijim të mp3 duke eliminuar dhe larguar vokalin njerzor nga mp3 skedari. Nëse keni dëshirë ju vet mund të këndoni një këngë pa përcjellje të zërit të këngëtarit.

    http://mp3-cutter-splitter.com/mp3-karaoke.html

    http://www.ocenaudio.com.br/

    Wordseye


    Shëno një tekst në gjuhën angleze dhe më pas vëren transformim të tekstit në imazhe fantastike. Imazhet janë të grumbulluar në një bazë të të dhënave/imazheve. Nga aty mirren imazhet dhe shndrohen në kombinime të imazheve. Ky është vetëm version i parë testues (beta) dhe për momentin funksionon vetëm në gjuhën angleze.Nevojitet regjistrim(antarësim).

    http://www.wordseye.com/

    Zip, softuer të rinj


    Shumica e softuerëve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme mbështjellen me Zip vegla për dërgesë komplete me email, arkivim në kompjutor ose shpërndarje nëpër faqe për shkarkim. Këu janë vendosur vetëm ZIP vegla më të reja që i shkarkon dhe përdor pa pagesë.

    http://www.peazip.org/index.html

    http://www.izip.com/

    http://www.7-zip.org

    http://www.camunzip.com/

    http://www.nchsoftware.com/zip/screenshots.html

    Filmon(Live) 500 kanale televizive në SD kualtitet


    Kjo faqe me të vërtet është faqe speciale.
    Shiko rreth 500 kanale televizive drejtpërdrejt ose emisione/filma të xhiruar (recordet) nga Britania e Madhe, SHBA-të, Gjermanie dhe ca shteteve tjera. Financimi I veprimtarisë së transetimeve falas bazohet në reklama që shfaqen çdo herë kur hap/klikon në një kanal të ri.

    Me përmbatje kualtitaive veçohen kanalet televizive të Britanisë së Madhe,të SHBA-ve dhe të Australisë(PickTV).Eksistojnë dy mënyra të përdorimit:

    1-Drejtpërdrejt
    2-Shkarkim dhe instalim të aplikacionit

    Kanalet televizive hapen me 1 klikim dhe ju duhet të zmadhoni monitorin/imazhin për zhdukjen të bisedave/chat-it i cili shfaqet në imazh në anën e djatht.

    Ndër kanalet më të parapëlqyer mund të përmënd: ITV, Channel4, E4, Dave, PickTV e të tjerë.

    http://www.filmon.com/

    Aplikacioni përdoret në Windows 7/8 dhe 10

    http://www.filmon.com/download#win8


    Libra elektronik në gjuhë të ndryshme


    Faqja me përmbajtje më të madhe të librave elektronik. Mbi 33,000 tituj/libra të plotë për shkarkim dhe përdorim falas. Fatkeqësisht mungojn librat në gjuhën tonë. Nuk punojmë sa duhet.
    Standardet/formatet të librave: Kindle/mobi, PDF, dhe EPUB. Zgjedh standardin e dëshiruar (aty ku qëndron shigjeta) aty ku shkruan Download dhe shkarko.

    http://manybooks.net/

    Libra elektronik(ebooks) për teknologjinë informative

    https://mva.microsoft.com/ebooks


    Bullzip


    Krijon PDF dokumente nga çdo aplikacion(i Microsoftit) dhe punon si printer i Microsoftit. PDF dokumetet e krijuar mund të mbrohen me fjalëkalim dhe të njëjtëve mund tu shtohet edhe Watermark ( apo mbrojtje duke shënuar autorsinë e veprës).

    http://www.bullzip.com/products/pdf/info.php


    Atom


    Editor i teksteve dhe dedikohet për programer-Në faqe gjen dokumentacion dhe video që shpjegon mënyrë e punës. Më tepër video shpjegime gjen në youtube.

    https://atom.io/

    Tera Copy

    Tera Copy është projektuar/dizajnuar për kopjim dhe lëvizje të skedarëve me shpejtësi maksimale të mundshme. Gjatë proçesit të kopjimit Tera Copy i kalon skedarët e prishur dhe më pas i shfaq ata në fund të proçesit të transferimit dhe aty mund të vëresh cili nga skedarët ka nevojë për vëmëndje. Skedarët e kopjuar kontrollohen në mënyrë automatike për gabime duke llogaritur vlerat e tyre CRC checksum. Gjithashtu siguron më tepër informacion në lidhje me skedarët që kopjohen se sa homologu i tij Windows. Tera Copy integrohet me shfletuesin Window-´s Explorer, respektivisht me menu e shfletuesit klikimin djathtas dhe mund të vendoset si kopje e parazgjedhur.

    http://www.codesector.com/teracopy

    Prejardhja dhe trashigimia

    Legacyfamilytree dhe My heritage janë dy vegla për hulumtim dhe përshkrim të orgjinës suaj familjare. Që do thotë se përmes këtyre veglave krijoni një “hartë historike” familjare; prej gjeneratës për të cilën keni njohuri(gjeneratës fillestare) e deri në ditët e sotme. Me të vërtet vegël e mrekullueshme ku krijon pasqyrën e prejardhjes....Ndiq shembujt në softuer dhe krijo pemën familjare.

    http://www.legacyfamilytree.com/

    http://www.myheritage.com

    Photo Commander


    Photo Commander shërben për organizmi, klasifikim, shpërndarje, redaktim dhe editim të imazheve dixhitale.Në Photo Commander gjen dy versione; version falas(standard) 2014 dhe version Profesional(Pro) 2015 falas dhe me pagesë. Për përdorim të versionit falas nevojitet regjistrim i email adresës dhe pas disa mometeve ju dërgohet kod-i për hapje dhe përdorim të plotë të veglës.

    https://www.ashampoo.com/en/usd/pin/...commander-free

    https://www.ashampoo.com/en/sek/pin/...o-Commander-12

    Më tepër softuer në versionet:


    1-Falas

    2-Version testues-vegla me funksione të plota por që ndoshta përmbajnë ndonjë zbraztirë(të ashtuquajtura bugs), andaj dhurohen falas për testim dhe përdorim të përhershëm

    3-Dhe versione që përdoren falas për 30 ditë (Trial version)

    https://www.ashampoo.com/uk/aud/fdl

    Standard i ri i kompjutorëve (teknologjia më e re
    )

    .... Dhe së fundi: Në treg u shfaq gjenerata më e re e komjutorëve.Këto kompjutor tani për tani / në momentin e shkrimit të tekstit ofrohen vetëm në tregun Gjerman dhe Suedez(kërko në Google dhe aty nuk gjen dot në shtetet tjera përveç se në shtetet e sipërpërmëndur)
    (Emri -Lenovo Y700-34ISH (90DF001GMT)

    Nëse shfleton dhe kërkon kompjutorë për blerje nëpër faqe të internetit(ose në shitore të produkteve të elektronikës) gjen kryesisht kompjutorë me RAM/Random Acess Memory- kujtesë DDR3- me shpejtësi 1600 MHz (standard/teknologji e vjetruar)

    Veçoritë e teknologjisë së re;

    Model i proçesorit Intel® Core™ I5-6400
    Intel® Core™ i7-6700

    Shpejtësia standarde 2.7 GHz (i5) 3,40 GHz (i7)
    Shpejtësia maksimale 3.3 GHz (i5) 4,00 GHz (i/7)
    Numri i bërthamave 4

    Lloj i kujtesës DDR4
    Shpejtësia 2133 MHz (megahertz)
    Kujtesa e përfshirë 8GB
    Kujtesa maksimale 24 GB
    Numri i kartelave të kujtesës 4
    Vënde të lira për instalim të kartelave 2

    Kartela grafike/graphic card-NVIDIA GTX 960 2GB respektivisht GTX 980 4GB
    Është i pajisur me Wifi dhe bluetooth
    Porte: 2 pjesë HDMI, 1 pjesë DVI dhe 1 pjesë VGA
    USB: 6 porte USB 2.0 dhe 4 porte USB 3.0

    Lloj i disqeve: disqet në këto kompjutor janë të kombinuar(hybride)
    Disku primar me madhësi 120 Gb(gigabyte) është lloj I diskut SSD (Solid state disk)
    Disku sekondar 1000 Gb SSH disk(disk mekanik-me pjesë të lëvizshme)

    Disku primar është disk i pa lëvizshëm dhe jetë gjatsia e saj është më e madhe në krahasim me disqet e lëvizshme. Punon pa zhurmë dhe ka shpejtësi jashtzakonisht të madhe.

    Sistemi operativ Windows 10, 64 bajt/bit.

    Çmimi i produktit në treg: rreth 1 131.55 EUR ( Intel® Core™ i5-6400)
    respektivisht 1 347.28 EUR ( Intel® Core™ i7-6700)

    http://www.billiger.de/show/produkt/...ia-GeForce.htm

    https://www.netonnet.se/art/dator/st...t/224046.8943/

    32 dhe 64 bajt/bit versione të sistemit operativ të Windows-it-(respektivisht të proçesorit)


    Nëpër faqe shpesh vërejmë softuer me këto shenjëzime/informata
    32 dhe 64 bit.

    Ç`përfaqsojnë këto shifra?

    Sistemi operativ i Windows-it ka 2 standarde të kompjutorëve; kompujtor me (proçesor) 32 ose 64 bajt/bit.
    Me fjalë më të thjeshta: lloji i proçesorit(zemra e kompjutorit) 32 apo 64 bajt përcakton cilin sistem operativ mund ta instaloni(Windows 32 ose 64 bajt/bit), respektivisht cilët softuer janë të përshtatshëm për kompjutorin personal-32 apo 64 bajt .

    Çdo gjë që shikoni, dëgjoni apo përdor në kompjutor s´është asgjë tjetër përpos programim/shkencë, llogaritje matematikore respektivisht kombinim I numrave. Këto numra janë të rradhitur sipas sistemit të caktuar dhe kryesisht janë 0 dhe 1.
    Mund të duket kështu 00000111000111111000000(Këtu bëhet fjalë për produktet/rezultatin e softuerëve në formë të skedarëve; mp3 skedar, tekste, imazhe etj)
    Softuerët në përgjithsi krahasohen me një shtëpi apo maqinë-ku produktet e maqinës/softuerit janë skedarët që prodhohen nga softueri në formë të imazhit, tekstit, muzikës/këngës etj.

    Duhet të theksohet edhe programimi që është një temë mjaft e komplikuar dhe kryesisht është apo përfaqson dhënie të “urdhërave” apo detyrës që softueri përkatës e aplikon.Për shembull; krijo një skedar mp3.Pra softueri është maqina apo prindi kurse produktet e softuerit janë fëmijët e tyre...
    Nëpër faqe kryesish gjent 2 lloje të softuerëve 32 apo 64 bit dhe cilën do e përdorish varet nga kompjuteri personal respektivisht sistemit operativ të Windowsit a është 32 ose 64 bit.

    Njësitë për matje:
    Çdo softuer dhe dokumet/produkt i krijuar ka një madhësi të caktuar. Madhësia e tyre përcaktohet sipas një standari të caktuar. Madhësia më e vogël(njësia matse) emërtohet si bajt / byte kurse madhësia maksimale tani për tani emërtohet si petabytes.

    1 Byte = 8 bajts/bytes
    1 kiloBit ( kb ) = 1 024 Bajts
    1 megaBit (Mb) = 1 024 kb = 1 048 576 Bajts
    1 gigaBit (Gb) = 1 024 Mb = 1 073 741 824 Bajts
    1 teraBit (Tb) = 1 024 Gb = 1 099 511 627 776 Bajts
    1 petaBit (Pb) = 1 024 Tb = 1 125 899 906 842 624 Bajts

    Azhurnim/përditësim
    Update


    Kohë pas kohe, kur nis ndonjë softuer , shfaqet pyetja/mesazhi:
    Update avaliable(ka azhurnime/përditësime të reja) apo ndonjë mesazh i ngjajshëm; çka do thotë kjo dhe a duhet ti përmbahem?!
    Zakonisht të gjitha softuerët kohë pas kohe pësojnë ndryshime, plotësime apo ndoshta korrigjime të tyre andaj nëse pranojmë ndonjë mesazh të tillë duhet ta aplikojmë menjëherë. Parashtrohet pyetja pse?

    Bota e sofuterëve është botë dinamike e cila pëson ndryshime permanente që do thotë çdo produkt i krijuar nuk është produkt i përkryer por produkt i cili ka nevojë për ndryshime, përmirsime/korrigjime,plotsime të pjesëve apo ndoshta funksioneve andaj azhurnimet/përditsimet janë më se të nevojshme. Herën tjetër kur has në ndonjë mesazh të tillë apliko menjëherë udhëzimet për azhurnime.

    Avantazhet:
    Plotëson ndonjë zbraztirë
    Stabilizon edhe më tej produktin
    Ia zgjat jetën kompjutorit personal duke iu përshtat kushteve dhe rrethanave të reja...

    Përvoja më se 20 vjeçare me PC-(Master of PC)

    Artikuj/Lajme interesante


    Lexo-si të spiunon televizori yt i mençur (Smart Tv) dhe si i shet informatat tua kompanive të ndryshme(third part)-Gjenerata e re e TV është e pajisur me aplikacione të ndryshme por një veçori specifike(aplikacion) që është zbuluar tani, bën të mundur xhirimine video dhe bisedave që i bëni në shtëpi(Smart Tv e pajisur me video kamerë). Kjo ndodh edhe nëse e keni të fikur TV-në. Andaj sygjeroj: MOS BLINI SMART TV.

    http://fortune.com/2015/11/19/smart-...cebook_FORTUNE

    Të rejat e fundit nga-Sound bar për Tv dhe kompjutor


    Autoparlante të reja të emërtuar si sound bar-mund të përdoren në mënyrë të kombinuar; për/në TV dhe kompjutor
    Përforcon/Zëvëndëson autoparlantet e TV-së dhe kompjutorit;së pari bë koneksion të Sound bar-it me TV përmes kabllos dixhitale, konekto kompjutorin me TV përmes HDMI ose DVI kabllos dhe këshu përfiton një sistem perfekt që bart zërin dhe monitorin e kompjutorit në TV.

    http://sound-bar-review.toptenreviews.com/

    Artikuj/Lajme dhe informatata tjera


    http://www.pcworld.al/microsoft-publ...indows-10-tes/

    http://www.mozilla.org/en-US/contribute/

    http://cio.al/pse-europa-e-ka-te-pam...-ose-facebook/

    http://www.pcworld.al/inovacion-ne-k...uerit-te-lire/

    http://fortune.com/2015/10/20/google...ording-delete/

    https://news.vice.com/article/why-wa...gn%3Dpartnerfb
     
  2. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Pa dashur te heq asnje grame nga lodhja qe je munduar per ti gjetur e sjelle ketu, po te them vetem nje fjale dhe ju jeni djale i zgjuar dhe nuk e diskutoj qe do e kuptosh: Phishing
     
  3. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    Duke i hequr te gjitha germat e atyre qe ke thene por pa qellim te keq, te korrigjoj se copy/paste ska lodhje te madhe.

    Kontrollo google po kete titull, kliko linkun e 1 dhe shko ne faqe te fundit :)
     
    gurax likes this.
  4. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Nuk e di nese e kuptove sensin e asaj qe une trasmetova, por perderisa nuk ke kuptuar fjalen Phishing mendoj se je jashte konceptit te postit.
     
  5. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    E di cdo te thote phishing :)
    Gjithsesi e kisha diku tjeter
     
  6. Universal

    Universal AnonymouS

    Pershendetje MisteriusMan.
    Keto qe postoj une ketu i sjell ne ndihme te vizitore qe hyne ketu,e kane nevoje.
    Ti mqse je kaq i ndritur e mer vesh nga pihshing etj. Mund ti anashkalosh e nese ke dicka vertet interesante postoje si bejme shumica ketu. Uroj te me kuptosh ku dua te dal e mos te lexojme budalleqe..
     
  7. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    Un jam aq i ndritur sa te shkruaj ate qe me do qefi dhe ti sme ndalon dot per aq kohe sa jemi te gjithe ne nje teme.
    Keshtuqe mos i kembe budalliqet me gomarlliqet dhe mund te vazhdosh me linjen e copy/paste :)
    Thnx per vemendjen dhe pse sme behet vone nqs ishe i vemendshem :)
     

Shpërndajeni këtë faqe