Sot ne histori - Kuriozitete ditore

Diskutime tek 'Historia' filluar nga Aki, 18 Aug 2015.

  1. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    95 vjet më parë – 3 Shtator 1920, Dita e Fitores së Luftës së Vlorës – Nga MSC. ALBERT HABAZAJ-Vlorë

    Lufta e Vlorës gjatë verës së vitit 1920 (29 Maj – 3 Shtator), e cila u konkretizua me pastrimin e vendit nga forcat pushtuese italiane, apo siç e këndon kënga, me hedhjen në det të perandorisë së re Apenine, u kurorëzua me gëzimin e fitores, me festimin madhështor që u bë në Vlorë më 3 shtator 1920, gati një shekull më parë, plot 95 vjet nga sot. Fitorja e Luftës së Vlorës bëri bujë në Rajon dhe në Europë, pati jehonë e tronditi shtetet e mëdha “padrone” të kontinentit të vjetër, ndikoi pozitivisht për Luftën e Koplikut dhe të Dibrës dhe rriti prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë. Lufta e Vlorës klasifikohet si një ngjarje me rëndësi komëtare në Historinë e Shqipërisë. Qe luftë e drejtë dhe e organizuar, kundër forcave ushtarake të armatosura të shtetit italian; qe një luftë e zhvilluar vetëm nga luftëtarë vullnetarë shqiptarë, nga të gjitha krahinat e vendit dhe pa dallim besimesh fetare: shqiptarë për Shqipëri: myslimanë, bektashinj, të krishterë ortodoksë dhe katolikë, burra dhe gra, jo vetëm nga Vlora dhe krahinat e saj, që mbajti peshën kryesore me Lumin e Vlorës, Himarën, Kurveleshin, Tepelenën, Mallakastrën, me Sarandën e Delvinën, me karvanet nga Vllehët e Selenicës, por të ardhur e të organizuar në çeta edhe nga Çamëria, Korça, Përmeti, Skrapari, Kolonja, Berati, Myzeqeja, Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Kavaja, Kruja, Durrësi, Tirana, deri edhe nga shqiptarët e Amerikës, por jo vetëm Vatranët e zjarrtë. Edhe logjistika e luftës u sigurua nga banorët e trevave shqiptare. Qeveria e Sulejman Delvinës e mbështeti fuqishëm Luftën termopiliane të Vlorës, e cila u drejtua nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, me Osman Haxhiun në krye. E majta europiane, që për kohën qe forca progresiste, qe një faktor pozitiv dhe mbështetje e fuqishme morale për çlirimtarët shqiptarë, që luftonin në të drejtën e tyre, për Atdheun e tyre. 3 shtatori i vitit 1920 është shënuar në kujtesën sociale të banorëve dhe të pjesëmarrësve, si dhe është shkruar në librat e historisë shqiptare si dita e çlirimit nga imperialistët italianë, apo nga Italia e parë, siç flitej në gjuhën popullore. U festua fitorja e Luftës së Vlorës dhe largimi i pushtuesve italianë nga Shqipëria. Ngjarjet e Luftës së Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës, Gjirokastër, me korrespodent Gani Iliazin, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj. Halim Xhelo qe frymëmarrja e kësaj epopeje termopiliane, siç qe Abdyl Frashëri për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
     
    gurax and Aki like this.
  2. Aki

    Aki Painted in Black

    04.09. 2002 - Kelly Clarkson fiton ne AMerican Idol qe mbahet per here te pare

    04.09. 1952 - Presidenti Truman ben transmetimin e pare televiziv transkontinental

    04.09. 1945 - Japonia dorezohet ne lufte ne ishullin Wake
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    8 Shtator

    70 - Pushtimi i Jerusalemit nga Perandoria Romake nen drejtimin e Titius.
    1331 - Stefan Dushan vetshpallet Mbret i Serbise
    1504 - Perfundon dhe zbulohet ne publik skulptura "Davidi" e Mikelanxhelos, ne Firenze, Piazza della Signoria
    1888 - Udhetimi i pare i vertete i nje nendetseje, nendetsja e Isaac Peral, ne Spanje
    1888 - U gjet ne Londer trupi i Annie Chapman, viktima e dyte e Jack The Ripper
    1944 - Per here te pare goditet Anglia nga nje rakete V-2.
    1966 - Premiera e pare e Star trek.

    Dita Nderkombetare e Shkrimit dhe Leximit (International Literacy Day)
     
    Aki likes this.
  4. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    12 shtator 1993.

    Vdiq ; Namik Resuli (1908-1985) intelektual , profesor dhe gjuhetar shqiptar.Autor i "Letersia Shqipe" anetar i "Institutit te Studimeve Shqiptare.

    ; Sterjo Spasse , shkrimtar i njohur shqiptar , i cili e nisi karrieren e tij te suksesshme ne vitet '30

    ; U vra Azem Hajdari , student tropojan qe u ngrit mbi diktaturen , politikan dhe disa here deputet.U plagos ne parlament dhe u vra nga nje intrige politike.

    ; Eugenio Montale , poet , gazetar , kritik muzikor , shkrimtar italian. Fitues i cmimit nobel ne letersi 1975.
     
    Aki likes this.
  5. Aki

    Aki Painted in Black

    18.09. 1851 - Del numri i parë i gazetes Nju Jork Daily Tajms. Për arsye se e diela ishte pushim, fjala 'daily" - "e përditshme" u hoq nga titulli dhe gazeta filloi të njihej si Nju Jork Tajms

    18.09 1970-Ylli i muzikës Rok, Jimi Hendrix, 27-vjeçar, vdiq në Londër

    18.09. 1793 - George Washington vendos gurë-themelin e parë për ndërtesën e Kongresit ose Kapitol, dega legjislative e qeverisë amerikane

    18.09. 1913 - Esad Pashë Toptani, Ministër i Brendshëm në qeverinë e Ismail Qemalit, përsërit kërkesën që Qeveria Kalimtare të transferohet nga Vlora në Durres. Ismail Qemali e refuzoi këtë kerkesë, dhe Esad Pasha krijoi nje tjetër administratë në Shqiperine e mesme në opozitë me qeverinë e Vlorës. Në të njejten kohë, Faik Konica, sekretari i pergjithshëm i Vatres, viziton Shqiperinë dhe mbetet i pakënaqur me gjendjen që pa. Pas nje grindjeje me Ismail Qemalin, Konica ikën nga Vlora për në Durrës, ku pajtohet me Esad Pashën dhe e ndihmon atë për themelimin e një qeverie opozitare.
     
    Last edited by a moderator: 23 Sep 2015
  6. Aki

    Aki Painted in Black

    23.09.

    1875 - Arrestohet Billy the Kid per ehre te pare, nje nder kriminelet me te famshem te SHBA-ve

    1846 - astronomi gjerman Johann Gottfried Galle zbulon Neptunin

    1943 - Mussolini rithemelon regjimin fashist ne Italine veriore

    1994 - Jepet premiera e The Shawshank Redemption

    1862 - Leo Tolstoy martohet me Sophie Andreyevna Behrs, ne moshen 34 vjecare qe ishte pothuajse dyfish sa mosha e saj me te cilen gjate viteve ne vijim pati 13 femije
     
  7. gurax

    gurax Pan ignoramus

    ... 13 femije ?
     
  8. Aki

    Aki Painted in Black

  9. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Çfarë ndodhi më 4 dhjetor 1912 në Vlorë
    [​IMG]
    100-vjetori i Pavarësisë, me gjithë konferencat e shumta shkencore të zhvilluara nga Akademia e Shkencave dhe Qendra e Studimeve Albanologjike, ka krijuar një handikap mes periudhave të caktuara historike. Pas rrëfimit të ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, është krijuar një boshllëk gati njëvjeçar në përshkrimin e ngjarjeve që vijuam me themelimin e shtetit shqiptar, ku ka pasur edhe debate të mëdha.

    Historianët dhe studiuesit kanë lënë disa momente të
    rëndësishme historike të pafokusura qartë dhe kapërcejnë tek studimet e vitit 1913 dhe pasojat që erdhën gjatë këtij viti. Data 4 Dhjetor, dita e themelimit të qeverisë së parë shqiptare nuk është spikatur gjatë manifestimeve të 100-vjetorit si datë me rëndësi historike. Ndërkohë, deklarata e zonjës Majlinda Bregu, e cila tha se: "më 4 dhjetor 2012 qeveria shqiptare, nën drejtimin e kryeministrit Berisha do të mbajë mbledhjen e saj të radhës në qytetin e Vlorës, në nderim të këtij akti madhor historik", ngjalli kureshtje të madhe.

    Pse pikërisht kryeministri Berisha ka caktuar këtë datë?! Shumica e historianëve, jo vetëm që nuk kanë dhënë shpjegime për ndonjë akt korrespodence të qeverisë së Berishës me atë të Ismail Qemalit, por edhe nuk kanë folur shumë për 4 dhjetorin e 1912-s, duke u justifikuar se nuk e kanë mbuluar me studime atë periudhë. Në konferencën e 100-vjetorit, Xheladin Shala, studiues dhe akademik në Prishtinë, ka hedhur dritë vetëm mbi një nyjë lidhëse të kësaj date me ngjarjet ndërkombëtare që kanë ndodhur një dite më parë, më 3 dhjetor, ku thekson se: "Fitorja e plotë e shteteve ballkanike ndaj ushtrisë osmane në konfliktin ballkanik, armëpushimi i nënshkruar midis aleatëve ballkanikë dhe qeverisë osmane, më 3 dhjetor 1912, e çoi Ballkanin në rikompozimin e kufijve të shteteve përbërëse të tij". Por edhe studiuesi Shala në referatin e tij i ka shtyrë sërish ngjarjet tek viti 1913, që ka lidhje direkte me copëtimin e kufijve nga serbët.

    Ndërkohë duke iu referuar një studimi të arkivave historike, cituar nga historiani Romeo Gurakuqi, sipas procesverbaleve të atyre ditëve, del se ngjarjet kanë një rrjedhë kronologjike: "Më 1 dhjetor u zgjodh Pleqësia (Kuvendi) me në krye Imam Vehbi Dibrën dhe më 4 dhjetor kjo pleqësi votë-besoi Qeverinë e Ismail Qemalit. Edhe pse qeveria i kish nisur mbledhjet që në datën 30 nëntor, ajo vendosi që mbledhja e parë të konsiderohej ajo e pasdites së 28 nëntorit të 1912-s, mbledhja që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë." Një imazh më të qartë sesi duhet të kenë rrjedhur ngjarjet në ato ditë, kur shteti shqiptar po hidhte themelet, e jep procesverbali i mbajtur më 4 dhjetor , 1912.

    Procesverbali
    MBLEDHJA V, MË 4.12.1912
    “Mbledhja u hap, nga 63 kongresistë, mungojnë 6 veta. Lajmërohet se Delvina zgjodhi si delegat Mehmet Ali Pashën, por ky me shkak të përshëndetësisë nuk erdhi. Kuvendi pranon birin e tij, Avni. Kryetari këndon urdhrin e ditës: 1) të zgjedhurit e ministrave 2) të zgjedhurit e Pleqësisë. Kryetari i qeverisë shtron përpara Kuvendit një mënyrë të re për zgjedhjen e ministrave, duke thënë: "Fuqinë që e kam unë në këtë çështje, ia lë Kuvendit", Kuvendi le të zgjedhë 8 veta a 7 siç kishim thënë që të jenë 4 të krishterë e 4 myslimanë, i lutet Kuvendit ta pranojë këtë mënyrë, të mos merret me fjalë shumë, po ta mbarojë këtë çështje sa më parë. Disa delegatë flasin kundër këtij propozimi dhe kërkojnë prapë që kjo barrë t'i mbetet Kryeministrit.

    Megjithëqë më të shumtët ngrihen kundër kësaj mënyre, por më së fundi mbetet që t'i zgjedhë vetë Kuvendi ministrat. Votuan 15 veta; Gurakuqi fitoi 54, Myfit Libohova 52, Mehmet Pashë Tetova 42, Abdi Toptani 34, Midhat Frashëri 35, Pandeli Cali 22, P.Poga dhe K.Meksi nga 21, Lef Nosi 20, Sami Vrioni 15, Myfti Vebiu e Dudë Karbunara nga 14, Murat Toptani 13, Eqrem Vlora 10, Jan Papadhopuli 8, Ilias Vrioni 7 dhe i fundit, D.Zografi fitoi 6 vota. Nga këta, proklamohen të zgjedhur 5 veta. Të parët që kanë një numër votash më të madh e më shumë se gjysma, d.m.th ata që kanë mbi 28 vota. Fitojnë pra në këtë votim Myfit Libohova, Gurakuqi, Mehmet Pashaj, Abdi Toptani dhe Midhat Frashëri.

    Të 12 emrat që vazhdojnë pas këtyre, duke mos pasur numrin e mjaftueshëm të votave, vihen përsëri në votim. Në votimin e dytë zërat u ndanë kështu: P.Poga fitoi 40, Pandeli Cali 39, Lef Nosi 37, K.Meksi 19, Dudë Karbunara 16, Eqrem Syrjai (Vlora) 2, Myfti Vebiu Dhe D. Zografi nga një votë. Quhen të zgjedhur tre të parët që fituan më shumë se gjysmën e votave, 28. Përpara se të fitohet votimi për të zgjedhur këshillonjësit, Dhimitër Berati i lutet Kuvendit që të mbarohet kjo zgjedhje me një votim, domethënë të quhen të zgjedhur ata që do të kenë vota më shumë. Propozimi i tij pranohet dhe sakaq nis votimi.
    Zërat u ndanë në këtë mënyrë: Iliaz Vrioni 55, Sami Vrioni 54, Dudë Karbuanara 48, Mustafa A. Kruja 42, Murat Toptani 42, Eqrem Syrjai 40, Myfti Vebiu e K.Meksi nga 39, D.Berati 38, D.Zografi dhe Bedri Ipeku nga 35, Sali Gjuka 35, Veli Këlcyra dhe Hairedin Cakrani nga 22, Xhelal Skrapari dhe Shefqet Daiu nga 30, Dervish Elbasani 29 dhe Ajdin Draga fitoi 27 vota. Midis atyre që s'morën dot aq zëra që duheshin për t'u zgjidhur, vetëm ata që patën më shumë se 70 vota janë: Veli Gjirokastra dhe Zenel Paja nga 24, Rexhep Peja, Isa Buletini dhe Azis Gjirokastra nga 23, Zihni Abazi 21, Jani Minga 20, Qemal Elbasani 19, Aristidh Ruci dhe Floqi nga 14, Qazim Kokoshi dhe Jan Papadhpouli nga 13, Qerim Ipeku dhe Riza Jakova nga 11. 11 delegatë të tjerë fituan 11 zëra e poshtë”.

    (ad.ti/shqiptarja.com)
     
  10. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    Ajo qe dihet eshte se quhet tradite.....e huazuar apo jo duhet te hulumtosh!!!

    ene4.jpg

    Pra......Dheu ose bota, si e quajnë banorët vendas, nxirret në një kodër jo shumë të lartë të quajtur Kodra e Glosit, 30 minuta larg nga Gojani i Madh dhe 60 minuta nga Gojani i Vogël.

    Fillim jave te mbare per kerkuesit.

    Agreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
     
  11. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    Me 8 Mars dite pushimi me LIGJ per grate ne....Angola, Armenia,, Azerbaixhan,, Burkina Faso, Eritrea, Gjeorgjia,, Guinea,Kazakistani, Kamboxhia,Rusia,Serbia.....qekan shume dhe hulumtoni vete.Ne Republiken Poullore te Kines grate mbasdite e kane kohe te lire...... dhe disa ngaterrojne diten e gruas me te mamit!Ne kohen e Hitlerit u ndalua dita e gruas dhe e zevendesuan me te <nenes> qe kuptohet grate e zgjedhura apo elita femerore do pillte rrace arianeLESH.
    AVE.
     
  12. joetisti_

    joetisti_ Pietrae stellaris

    kur ndertoheshin piramidat, mamuthet ishin ende te pranishem ne toke.
     
  13. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    Thone qe herodoti e mban homerin per poetin me te madh pasiqe ky i ka kenduar luftes se Trojes.....
    Por para tij i kane kenduar Epiket....K.....sekret emri,Syagrus,Pronapides ose Aristeas qe homeri i kopjoi apo u bazua ne ta.
    Duhet hulumtuar per 4-er emrat e mesiperm.Ai i PARI ka qene dhe HISTORIAN.....thone.
    KLM.....apropo burimi....Historia e filologjise klasike ne kohet e KALUARA ose Antike. nga A.Grafenhan.
    Ka te drejte apo jo...duhet perseri hulumtuar,ose historianet tane mos te rrine neper kafene dhe te bejne llogje apo hajgare.
     
    Last edited: 12 Mar 2017

Shpërndajeni këtë faqe