Spinoza!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga 2celjan-fr3, 1 Dec 2007.

  1. 2celjan-fr3

    2celjan-fr3 Primus registratum

    Spinoza!

    Baruk Spinoza
    Biri I nje tregtari hebre, Baruk Spinoza u lind me 23 nentor 1632 ne Amsterdm. Te paret e tij ishin marrene, hebrej portugueze te pagezuar me force, por qe kishin vazhduar ta praktikonin fshehurazi fene e tyre te origjines, ne fund te shekullit XVI, perndjekjet fetare ne Portugali i kishin shtrenguar te strehoheshin ne Hollande. Spinoza i ri shkon ne shkollen hebreje, te sapo krijuar nga emigrantet e ardhur nga Portugalia, ku u dha, mes te tjerash, pas filozofise mesjetare hebreje. Pervec hebrishtes dhe holandishtes, mesoi dhe latinisht, greqisht dhe spanjisht. Ne moshen njezetvjecare mori ne dore tregtine e tea tit, duke vazhduar te jepej pas filozofise dhe teologjise, si dhe pas matematikes dhe shkencave fizike dhe natyrore. Spinoza u njoh me shkrimet e Dekartit, qe do te kishin nje ndikim vendimtar mbi zhvillimin e vete filozofise se tij. Duke u larguar pak nga pak nga judaizmi, me 1657 u perjashtua nga bashkesia dhe u debua per “gabime te doctrines se tmerrshme “. Atehere Spinoza u detyrua ta linte Amsterdamin dhe nderroi shpesh vendqendrimet per vite te tera dhe e fitonte buken e gojes duke pastruar thjerat optike. Me 1660, u vendos ne Rijnsburg, prane Leide, ku ndoshet sot nje muze i vogel i Spinozes, me 1663, u shperngul per ne Vurbung. Po kete vit doli vepra e pare nga dy qe botoi sa ishte gjalle: Renati des Cartes principiorum philosophoe (Parime te filozofise karteziane). Ne Vurbung iu fut vepres se tij kryesore, Ethica ordine geometric principale (etika e paraqitur sipas metodes gjeometrike, e njohur nen titullin e shkruar “etika”). I vendosur ne Hage, duke filluar nga viti 1670, Spinoza u perzje me rrethet liberale qe mblidheshin rreth politikanit Johan de Vit. Ai kishte gjithashtu lidhje me personalitetet mw me emer te filozofise dhe te shkencave fizike dhe natyrore, te tille si fizikani Kristian Higens dhe filozofi Gotfreid Vilhelm Laibnic.Me 1670 doli, pa emrin e autorit, Tractatus theologico-politicus(Traktati teologjiko-politik). Karl Ludvigu, princi i zgjedhur i Palatinatit, i ofroi me 1673 te merrte katedren e filozofise te Universitetit te Haidelbergut, por Spinoza nuk e pranoi, nga frika se nuk do te mund te ndiqte lirisht filozofine.Ai vdiq me 21 shkurt 1677, ne moshen dyzetepesevjecare, nga tuberkulozi i mushkerive. Etika e tij u botua disa muaj me vone, si veper postume. Me 1927, shtepia ku banoi ne Hage u shnderrua ne Institutin “Spinoza”


    PER T’U PASUR PARASYSH
    Dyshia shpirt/natyre, idealizem/ materilizem mund te ngrihet vetem nese pranojme qe vete natyra eshte e pajisur nga nje shpirt dhe se eshte per t’u vene, ne pergjithshmerine e saj, ne te njejtin rrafsh si Zoti. Ky “panteizem” i Baruk Spinozes u rimor me entuziazem nga romantizmi.
    Baruk Spinoza (Baruch Spinoza) ishte filozofi i kohes se arte te Holandes, i Shteteve te Pergjithshme te Vendeve te Uleta Veriore, emer qe tregonte federaten e qyteteve dhe te provincave qe ishin cliruar nga tutela spanjolle. Ai kishte lidhur ngushtesisht me regjentet, persona qe dilnin nga oligarkia e pasur tregtare e qyteteve, qe qeverisnin Holanden dhe e kishin bere ate qender europiane te arteve dhe te shkencave te reja te natyres. Ne asnje vend tjeter te Europes, nuk mund te mendohej ne ate kohe qe te debatohej seriozisht per shkrimet e nje jo te krishteri me prejardhje hebreje – Spinoza ishte shkrisheruar nga bashkesia hebraike e Amsterdamit ne moshen njezetvjecare dhe qe autori i tyre te nxitej nga ajka e shtetit. Debatet ne te cilat Spinoza mori pjese (para se te behej object i tyre), zhvilloheshin per filozofine e Rene Dekarterit dhe asaj te Tomas Hobsit, per marredheniet midis mendimit dhe natyres, dhe ne fund mbi te drejten qe kishin njerezit per te menduar, domethene mbi marredheniet midis shtetit, Kishes dhe shoqerise.
    Doktrina e Dekartit mbarte disa pika te dobeta, qe nuk u kishin shpetuar bashkekohesve dhe aq me pak kerkuesve ne shkenct fizike dhe natyrore. Vazhdon-->
     
  2. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Filozofia e Spinozes kerkoi zgjidhje per ceshtjet me te veshtira filozofike dhe njerezore ne kuadrin ekzistues ne boten reale,dhe ky perfaqesues nuk kenaqi sikur paardhesit e tij me pseudozgjidhjet gnoseo-logjike,te cilat mundesuan me pohimin mbi ekzistimin edhe te gjithe fuqise te ndonje qenie traciendente.Pra kjo filozofi nuk u pranu mbasi ne ate kohe qeverisja e vendit nuk e lejonte nje gje te tille,per 2vitet e fundit te jetes se tij u kujdes e motra,Elisabeta ku dhe perfitoi te gjithe trashegimine e se motres.
     

Shpërndajeni këtë faqe