Stili Barok dhe Rokoko

Diskutime tek 'Artet Figurative' filluar nga Erind, 2 May 2006.

  1. Erind

    Erind Anëtar aktiv

    Stili Barok dhe Rokoko

    "Barok" eshte emri me te cilen u quajt stili dramatik dhe emocional i artit, qe u perhap ne Europe ne shekullin e 17. Ne shekullin e 18, ai u ndoq nga nje stil elegant dekorativ, i njohur me emrin "Rokoko", nga fjala rrocaille ne frengjisht, qe do te thote 'guaske'.

    Kete teme doja ta hapja me vepren e Velazquez - Tualeti Veneres (1647 - 51)

    [​IMG]

    Velazquez luan me reflektimin ne pasqyre: Venera shikon fytyren e saj, apo na sheh ne, duke ju pergjigjur ftohte veshtirmit tone?
  2. Erind

    Erind Anëtar aktiv

    Re: Stili Barok dhe Rokoko

    Darka ne Emmaus - Caravaggio (1601)

    [​IMG]

    Caravaggio eshte i famshem per pikturat e tij dramatike, por realiste, shpesh me skena fetare si Darka ne Emmaus.
  3. zog

    zog Fillestar

    Re: Stili Barok dhe Rokoko

    velaskezi eshte piktor i madh.
  4. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    ARTI BAROK.
    Italia dhe ne vecanti Roma eshte djepi i artit barok.Kjo fjale doli ne fillim si nje gjykim negativ ndaj artit te shek.XVII,per te treguar nje art te rendomte,te cuditshem dhe te panevojshem,e qe kerkonte efekte iluzive dhe mbreselenese.

    Piktura baroke ndahet ne dy drejtime;ne drejtimin realist dhe iluzionist.Perfaqesuesit kryesore ishin Karavaxhioja dhe Karraci.

Share This Page