Super Liga Shqiptare 2015-2016

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar - Futboll, Atletike etj' filluar nga Agjenti_007, 25 Oct 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Vllaznia barazon me Tiranën; Kukësi mposht Tërbunin
    1445794312tirana.jpg

    Derbi i Shqipërisë Vllaznia-Tirana ka përfunduar në barazim 1-1, një rezultat që largon gjithmonë e më shumë bardheblutë nga kreu, ndërkohë që i shërben shkodranëve të shkëputen sadopak nga fundi i klasifikimit.

    Smajli kaloi kryeqytetasit në avantazh, ndërkohë që Arbri barazoi për Vllazninë 3 minuta nga fundi i ndeshjes.

    Kukësi mposhti minimalisht 1-0 Tërbunin dhe ngjitet i vetëm në vendin e tretë në renditjen e Superiores.

    Lima ishte autori i golit që i dha 3 pikëshin e vyer skuadrës verilindore. Ndërkohë, Laçi la 2 pikë në “Niko Dovana” pasi barazoi 2-2 me Teutën, një ndeshje që deri në minutën e 83 e kishte të fituar.

    Musta dhe Lamçja shfrytëzuan mjaft mirë dehjen e parakohshme të lojtarëve të Laçit dhe shënuan 2 gola që shpëtuan Teutën nga humbja e 3 sezonale.
     
    Qika_Ks, Albo4Ever and MeKaNiKu like this.
  2. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Bie Skënderbeu, Partizani Fiton Dhe Kryeson I Vetëm
    1445803872Partizani_Skenderbue.jpg

    Një javë për t’u harruar për skuadrën e Mirel Josës. Skënderbeu ka pësuar humbjen e dytë brenda 4 ditësh, kësaj radhe në kampionat, pasi është mposhtur në kryeqytet nga Partizani me rezultat 2-1.

    “Demat e kuq” tani kryesojnë të vetëm, me tre pikë më shumë se korçarët që zbresin në vend të dytë. Kjo ndeshje arsyetoi edhe epitetin e supërsfidës për atë që skuadrat dhuruan në fushën e lojës.

    Partizani ndezi që në fillim “shkëndijën” me dy mundësi të Sukajt në minutën e 1 dhe të 3- me Shehin që pasi u driblua nga sulmuesi zgjati këmbën për të evituar golin. Ndërsa nga goditja e këndit, Batha, dhe pse i vetëm përballë portës, nuk arriti të shënonte.

    Përkundës kësaj, Salihi realizoi një gol spektakolar, ku në minutën e 8 i dha epërsinë korçarëve me një roveshatë, gol që mund të jetë edhe i vitit.

    Por, Partizani nuk u dorëzua dhe në minutën e 23, mbrojtësi gëzim Krasniqi barazoi rezultatin 1-1 me një gol të shënuar me kokë e këmbë bashkë. Kur luhej minuta e 34-t, një tjetër mbrojtës, kësaj radhe Labinot Ibrahimi me një goditje të fuqishme në hyrje të zonës i dha epërsinë Partizanit.

    Skënderbeu u përpoq të reagonte para pushimit me Latifin që iu afrua golit në minutën e 41-të, megjithatë në dhomat e zhveshjes u vajt me Partizanin në epërsi.

    Pjesa e dytë ishte jo vetëm spektakolare por dhe e luftuar, aq sa në minutën e 55-të, Olayinka në përpjekje për të goditur portën goditi Hoxhën, me futbollistët e Partizanit që iu hakërryen atij. Në të 70-n, të kuqtë rrezikuan dhe me Plakun, por shanset më të mira do t’i kishte Skënderbeu.

    Katër minuta më pas Jashanica nuk përsëriti dot mbrëmjen e Lisbonës, këtë herë duke i mohuar vetes një gol të sigurtë, ndërsa në të 77-n, shpresat e korçarëve u përplasën në shtyllë, me Latifin që nuk mposhti Hoxhën për çështje centimetrash.
     
    Qika_Ks, Albo4Ever and MeKaNiKu like this.
  3. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Hije Trukimi Për Skënderbeun, Laçin E Flamurtarin
    1446051833federbet.jpg
    Skuadra e Skënderbeut përfshihet sërish në lupën e FederBet për trukim të ndeshjeve. Këtë herë bëhet fjalë për takimin më të fundit të korçarëve në Ligën e Europës, të humbur në Portugali ndaj Sportingut të Lisbonës me rezultatin 5-1.

    Përmes një komunikate, veçmas raportit të saj vjetor, FederBet thotë se ka dyshime të forta se ndeshja e zhvilluar në Lisbonë ishte e trukuar. Në këtë përfundim, kjo organizatë mbërrin nga fakti se në pjesën e dytë të takimit, kompanitë e basteve në vend të rritjes së koeficionit për "Over 2.5" e ulën atë.

    FederBet thotë se anomalia e gjetur ka të njëjtën strukturë si në dy rastet e mëhershme kur është përmendur Skënderbeu.

    “Që prej 2002 e dimë për ndeshje të dyshimta në kompeticionet europiane, ku në më të shumtën e rasteve janë përfshirë skuadra shqiptare”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i FederBet, Francesco Baranca, i cili sqaroi se organizata që ai përfaqëson po punon për të dorëzuar një dosje me ndeshjet e dyshimta në gjykatë, me “shpresën se drejtësia do të ketë sukses aty ku federatat po dështojnë”.

    Ndërkohë, përveç këtij rasti, Skënderbeu përmendet edhe në raportin vjetor të FederBet. Bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, ajo e zhvilluar me belgët e Ostendes në muajin janar të këtij viti, ku kampionët e Shqipërisë humbën 0-4.

    Sa u përket skuadra të tjera të përmendura në raport, ato janë dy; Laçi dhe Flamurtari.

    Kurbinasit citohen në raport për dy ndeshje të Ligës së Europës; të parën ndaj sllovenëve të Velenjes e zhvilluar në Shqipëri dhe e mbyllur në barazim 1-1. Ndeshja tjetër, për të cilën Federbet akuzon fituesit e Kupës së Shqipërisë për trukim, është ajo me ukrainasit e Zorya-s, e zhvilluar po në Shqipëri dhe e mbyllur me rezultatin 0-3.

    Flamurtari dyshohet për ndeshjen e zhvilluar ndaj gjeorgjianëve të Bolnisit, e zhvilluar po në Shqipëri dhe e fituar nga miqtë me rezultatin 1-2.

    Dyshimet për trukime, FederBet i bazon në lëvizjen e koeficientëve dhe të shumave të parave të vendosura gjatë lojës “live” për këto ndeshje.

    Kjo nuk është hera e parë që skuadrat shqiptare përfshihen në një raport të kësaj organizate për dyshime trukimi, megjithatë, këtë vit mund “të ngushëllohemi” me faktin që FederBet vëren në raportin e vet se fenomeni i trukimit të ndeshjeve është rritur në përmasa alarmante, duke prekur edhe kampionate të mëdha të Europës.

    FederBet thotë se në Greqi dhe Portugali, trukimi i ndeshjeve shihet si zgjidhje e mirë në kohë krize dhe fenomeni ka përfshirë skuadra me emër në kampionatet vendase, si Panathinaikos, Olimpiakos, Benfika e të tjera.
     
  4. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    “Federbet”, kundër Skënderbeut. Dyshimet ndaj Sportingut, vetëm maja e ajsbergut
    1446145062ske-nd.jpg
    Françesko Baranka, sekretar i pergjithshëm i “Federbet”, me deklaratat e tij kërkon të hedh poshtë mitin që ka ngritur Skënderbeu në futbollin shqiptar. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Confidencial”, italiani Baranka thekson se dyshimet për sfidën ndaj Sportingut të Lisbonës janë vetëm maja e ajsbergut.

    “Zakonisht në një ndeshje të manipuluar, një futbollist bën një veprim jashtë logjikës duke shkaktuar penallti ose duke bërë faull për karton të kuq. Bastet vendosen fillimisht në Azi dhe me këtë sistem në Europa Ligë, fitimi është nga 5 deri 10 milionë euro”, thekson Baranka për “El Confidencial”.

    “Federbet”, nga ana e saj, jep të dhëna për ndeshjet e tjera të Skënderbeut gjatë rrugëtimit të saj në Champions League.

    “Ishin paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve, kur Skënderbeu luajti me Crusaders të Irlandës së Veriut. Në minutat e fundit nisin baste jo normale që skuadra shqiptare do të pësojë gola dhe normalisht kjo vlerësohet shumë në sistemin anglez, por kishte kaq baste sa u ul në 1.9. Vlera e basteve në vetëm pak minuta ishte nga 1 deri 3 milionë euro”, shkruhet në “email”-in që “Federbet” i ka dërguar të përditshmes spanjolle.

    Formacioni korçar është përfshirë në optikën e “Federbet”, për dyshime të forta mbi manipulimin e rezultatit, por duhet nënvizuar se nuk ka për momentin asnjë fakt i cili njollos kampionët e Shqipëisë.

    “Federbet” është një organizatë që është themeluar nga kompanitë e basteve për të raportuar mbi fluksin e parave të vëna në mënyrë të dyshimtë dhe duket se ka patur vërtet sukses në zbulimin e manipulimeve.

    Në fund, “El Confidencial” ka nënvizuar se provoi në mënyrë të pasuksesshme që të merrte versionin e Skënderbeut, ndërsa UEFA nuk pranoi të komentojë.
     
  5. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Superliga, Skëndërbeu rikthehet në krye; Laçi barazon sërish
    1446325466SKENDERBEU_4.jpg
    Skënderbeu mundi me vështirësi 2-0 Flamurtarin dhe rikthehet pas 2 javësh te fitorja dhe përkohësisht në krye të Superligës.

    Kampionët e Mirel Josës e dominuan lojën, por hasën në rezistencën e madhe të portierit Halilaj, i cili në fund nuk arriti të mbante të paprekur rrjetën e tij.

    Përpjekjet e vazhdueshme të korçarëve u shpërblyen në fillimin e pjesës së dytë falë Salihit, që shndërroi në gol 11-metërshin e fituar nga Berisha.

    Flamurtari tentoi të reagonte, por lojtarët vlonjatë nuk patën forcën e duhur për të rrezikuar portën e Shehit. Në fund, Olayinka vulosi fitoren e 7-të të Skënderbeut në Superligë.

    Ndërkohë, Laçi i Armando Cungut barazoi 1-1 me Tërbunin, duke regjistruar ndeshjen e 4 radhazi pa fitore, ndërkohë që për pukianët kjo ishte pika e parë pas 6 humbjeve rresht.

    Golin për Laçin e shënoi Mustafa, ndërsa atë për Tërbunin e shënoi në fundin e pjesës së parë Dhrahmi. Kjo ishte dhe pika e parë që Tërbuni merr në Superligë në fushën e vet.

    I është rikthyer më në fund fitores edhe Bylisi, i cili mundi 3-1 Vllazninë. Ballshiotët fituan përballë një rivali direkt falë golave të Muçajt, Pepës dhe Hyshmerit, duke iu larguar fundit të klasifikimit.
     
  6. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Kur lexoj kte fjalen "SuperLiga" me duket se po lexoj kampionatin Spanjoll lol :D
     
    Agjenti_007 likes this.
  7. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Partizani i pandalshëm, fitorja e 8 radhazi
    1446406896pari-teu.jpg
    Partizani ka arritur të marrë tri pikë të arta në Durrës, në përballje me Teutën. As djemtë e Gugash Maganit nuk arritën të ndalnin “demat e kuq” të cilët falë golit të Lorenc Trashit morën fitoren e tetë radhazi në Superiore.

    Takimi nisi me dyluftime të ashpra, por të dyja skuadrat nuk kishin kthjelltësi në ndërtimin e aksioneve, aq sa rastet në fraksionin e parë ishin më pikatore.

    Gjatë 45 minutave të para niveli i lojës nuk u ngjit në parametrat e kërkuar, pasi si Partizani, ashtu edhe Teuta, menduan më shumë për fazën mbrojtëse.

    Në minutën e 57, Partizani pretendon për 11-metërsh në zhvillimet e një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Kalari, por për gjyqtarin Sino nuk ka prekje me dorë të futbollistit të Teutës.

    Gjithsesi goli i Partizanit nuk do të vononte shumë pasi në minutën e 72 Bardhi ia shpërblen besimin Starovës duke asistuar Trashin, i cili i gjen kohën e duhur topit për ta dërguar pas shpinës së Mockës për 0-1.

    Pak çaste më pas shtohet telashet për Partizanin pas një përplasjeje në zonë mes Hoxhës dhe Krasniqit, me portierin e Partizanit që dërgohet menjëherë në spital me ambulancë, ndërsa mbrojtësi kavajas rikthehet në lojë me kokën e fashuar.

    Në minutat e fundit të kuqtë u fokusuan totalisht në mbrojtje të avantazhit, duke thyer të gjitha aksionet e durrsakëve derisa gjyqtari Sino vërshëlleu për herë të fundit pasi kishte akorduar 8 minuta shtesë.
     
  8. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Superiorja, Tirana rikthehet te fitorja me Dajën në stol
    1446396768tirana.jpg
    Trajneri Ilir Daja ka debutuar me fitore në stolin e Tiranës, pasi bardheblutë mposhtën në “Qemal Stafa” 2-1 Kukësin.

    Tirana shënoi dy herë në pjesën e parë. Në fillim ishte mbrojtësi Gentian Muça që e dërgoi topin në rrjetën e miqve, ndërsa Fukui në 7 minuta nga fundi i pjesës së parë harkoi topin që përfundoi në këmbët e Franc Veliut, i cili e devijoi në portën e tij.

    Në minutën e 55 Kukësi i udhëhequr nga Flores në sulm tentoi të ngushtonte diferencën, por goditja e brazilianit nuk u finalizua me sukses.

    Kukësi i ngushtoi diferencat në minutën e parë të kohës shtesë me një gol të Micit që vlen thjesht sa për statistika. Skuadra e Dajës e menaxhoi rezultatin duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren që e ngjit në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e 3 me 16 pikë.
     
  9. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Superliga, Teuta mposht Flamurtarin; Tirana ngjitet në vendin IV
    1446923786TEUTA MBULIM_15.jpg
    Teuta ka gjunjëzuar Flamurtarin në Durrës, duke e mundur me rezultatin 3-1. Që në fillimin e ndeshjes, në minutën e dytë Artur Magani shënon golin e parë të takimit, që i dha mundësinë skuadrës vendase të luante lirshëm dhe të kontrollonte lojën.

    Por nga një manovër e pavëmendshme e mbrojtjes, Tshakadadze barazoi përkohësisht shifrat për skuadrën vlonjate. Me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Magani, ai i cili i dha avantazhin skuadrës së Teutës.

    Tentativat e Flamurtarit ishin të vakëta dhe pa rezultat, derisa në minutën e ‘78 Rustem Hoxha vulosi shifrat në 3-1 duke vendosur edhe fatin e takimit.

    Tensioni në minutat e fundit solli daljen e dy lojtarëve të Flamurtarit me kartonin e kuq, Lushtaku dhe Telushi në minutat ‘81 dhe ‘82. Me këtë fitore Teuta është në vendin e tretë në kuotën e 17 pikëve.

    Tirana vazhdon me rezultate pozitive edhe në javën e 10-të të Superiores. Bardheblutë e Ilir Dajës mundën sot lehtësisht ekipin e Tërbunit, me rezultatin e pastër 3-0 në “Qemal Stafa”.

    Mbrojtësi Karan shënoi në minutën e tetë, pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi dhe zhbllokon ndeshjen. Më pas, takimi vazhdoi me ritëm të ulët dhe pa shumë emocione.

    Në pjesën e dytë Tirana rregulloi lojën dhe “shënjestrën”, sepse që në fillim ishte Elis Bakaj ai që shënoi tri minuta nga starti i saj golin e dytë të ndeshjes dhe të parin personal për këtë sezon.

    Ndërsa mesfushori Gilman Lika trefishoi rezultatin në minutën e ’68-të. Me fitoren e sotme Tirana ngjitet momentalisht në vendin e katërt me 16 pikë po aq sa Kukësi.
     
  10. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Superiorja, Skënderbeu ndalet nga Kukësi; Tirana-Laçi mbyllet pa gola
    1447954402kukesi1-658x370.jpg
    Kampionët e Skënderbeut janë thyer sërish, këtë herë në Kukës nga ekipi verilindor, duke koleksionuar kështu humbjen e dytë në këtë kampionat pas asaj me Partizanin, e duke u shkëputur me 4 pikë nga “të kuqtë” e kryeqytetit në renditjen e përgjithshme të Kategorisë Superiore.

    Ekipi kuksian i drejtuar nga braziliani Marcelo Troisi iu fal dy golave të shënuar nga një prej brazilianëve të shumtë, Mateus Lima, i cili duket se po e tërheq “zvarrë” ekipin e tij në këtë sezon me 6 gola të shënuar. Ky është një 3-pikësh me shumë vlera për verilindorët, për më tepër që u arrit ndaj një prej ekipeve më të fortë të Superiores dhe 5 herë kampionë të Shqipërisë, në këtë javë të 11 të kampionatit.

    Kukësi e nisi menjëherë me gol në vetëm pak sekonda, por anësori nuk do ta lejonte për shkak të pozicioni jashtë loje. Troisi hodhi në fushë një ekip të balancuar, që synonte të mbrohej fort ndaj një rivali si Skënderbeu, por edhe të sulmonte me në sulmues të përkrahur nga 3 të tjerë pas shpine. Ndërsa korçarët zbritën me skemën klasike 4-4-2, me Olayinkan disi më të tërhequr sesa Salihi.

    Goli i parë për kuksianët erdhi në minutën e 24-t, kur braziliani Lima fitoi duelin me kroatin Radas dhe me një gjuajtje shtang edhe portierin Shehi. Avantazhin e thelloi sërish braziliani, por këtë herë në minutën e 53-të, pas një asisti të marrë nga Mici. Në momentin kur skuadra korçare duhej të mblidhte forcat për të tentuar të paktën shënimin e një goli e për të shpresuar më pas, vjen edhe ndëshkimi i Liridon Latifit me karton të kuq nga gjyqtari Jemini. Ishte një pretendim për një 11-metërsh nga sulmuesi i bardhekuqve, gjë që u mohua nga mbrojtësi Mici, dhe ky mohim irritoi kosovarin duke e detyruar madje të vepronte rëndë, duke e goditur fierakun.

    Gjithsesi, pavarësisht se me 10 lojtarë në fushë, korçarët arritën të shkurtonin diferencën me anë të Olayinkas në minutën e 75-të, pas një goditje me kokë. Shumë shpejt Skënderbeu mund të kishte barazuar rezultatin me Salihin, por vendimtar rezultoi portieri Koçi.

    Tashmë korçarët e shohin veten 4 pikë larg Partizanit, që një ditë më parë barazoi pa gola në Vlorë me ekipin e Flamurtarit. Ndërkohë, në “Qemal Stafa” ka përfunduar në barazim pa gola përballja mes Tiranës dhe Laçit. Një ndeshje me pak raste dhe që ka regjistruar 9 kartonë të verdhë, përveç se një nivel të ulët futbolli.
     
  11. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    FSHF Me Dorë Të Butë, E Pëson Veç Latifi
    1448101009fshfokok.jpg
    Në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur Komisioni i Etikës me objekt të veçantë ndeshjen e javës së njëmbëdhjetë të Kategorisë Superiore, Tërbuni- Bylis, për të cilën janë hedhur dyshime se ka qenë e trukuar.

    Në mbledhjen e zhvilluar, Komisioni u njoh me materialet që kishte në dispozicion, të servirura nga Sektori i Garave, pranë FSHF.

    Por, kur pritej që të kishte fakte shtesë apo të dhëna për manipulimin potencial të rezultatit, FSHF tregon dorë të butë. Në bazë të të dhënave, pasi diskutuan gjatë në lidhje me këtë ndeshje, anëtarët e Komisionit vendosën që të vazhdojnë hetimet për takimin Tërbuni - Bylis.

    Komisioni i Etikës do të mblidhet përsëri në javën e ardhshme dhe do të thërrasë si dëshmitarë, zyrtarët e ndeshjes (delegatë dhe vëzhgues) dhe arbitrat e saj. Ai do të thërrasë gjithashtu edhe dy kapitenët e skuadrave për shkak se zyrtari i ndeshjes i ka thirrur dhe i ka kërkuar të luajnë futboll të pastër. Komisioni i Etikës, i ka kërkuar gjithashtu UEFA-s, që të sjellë informacion në lidhje me këtë ndeshje.

    Ndërkohë Disiplina ka gjobitur Flamurtarin dhe Partizanin secilin me nga 100 mijë lekë për sjellje te keqe te tifozerise. Dyfish e ka pësuar Kukësi për të njëjtin motivacion. Ndërkohë Lojtari i KF “Skenderbeu”, Liridon Latifi, per sulm ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim
     
  12. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Skënderbeu mposht 4-0 Tërbunin, -1 nga Partizani
    1448215086skenderi.jpg
    Pavarësisht mungesave në formacion dhe tifozëve në tribunë, Skënderbeu nuk doli jashtë parashikimeve dhe mposhti 4-0 Tërbunin.

    Kampionët në fuqi e dominuan lojën ndaj një kundërshtari që luan sezonin e parë në Superiore.

    Salihi zhbllokoi rezultatin në minutën e 17, ndërkohë që pas 120 sekondash Bernard Bershia e dyfishoi atë me një gjuajtje nga jashtë zonës.

    Superioriteti i korçarëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen me dy gola të Prognit, që vulosi fitoren më të thellë të kampionëve në këtë sezon.

    Tashmë të besuarit e Mirel Josës ngjiten në kuotën e 28 pikëve, 1 më pak se Partizani që do të luajë të hënën përballë Vllaznisë.
     
  13. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Partizani vazhdon në krye, Vllaznia dhe Bylisi rikthehen te 3-pikëshi



    Patizani mposhti këtë javë 0-1 Kukësin dhe vazhdon të ecë i pashqetësuar drejt titullit kampion, që i mungon që prej 23 vjetësh.

    Të kuqtë e Starovës kanë triumfuar në Kukës përballë një skuadre e cila këtë ndeshje u drejtua nga Klodian Duro.

    Goli i Mazrekajt në gjysmën e pjesës së parë vulosi fitoren e 10 të Partizanit, skuadra e vetme në Superligën tonë e cila nuk ka asnjë humbje deri tani.

    Vazhdon me triumfe edhe Teuta e Gugash Maganit, e cila këtë fundjavë mundi 0-1 Tërbunin duke regjistruar fitoren e katër radhazi.

    Ka mjaftuar goli i Artur Maganit që skuadra durrsake të dilte me 3 pikë nga një fushë e cila ishte tejet e rënduar për shkak të kushteve atmosferike.

    Tashmë Teuta ngjitet në kuotën e 26 pikëve, 2 më pak se Skënderbeu i vendit të dytë, që do të luajë të hënën me Tiranën.

    Me rezultatin minimal 1-0 ka fituar edhe Bylisi ndaj Laçit, skuadër që vazhdon të ketë probleme në ndeshjet në transfertë.

    Hyshmeri me golin e tij i dha fitoren e dytë ballshiotëve dhe njëkohësisht e largoi nga 2 vendet e fundit në klasifikim.

    Ka marrë 3-pikëshin e dytë në kampionat edhe Vllaznia e cila shkatërroi 4-0 Flamurtarin, fitore kjo që vjen pas 42 ditësh.

    Çinari me dy golat e tij ishte dhe protagonisti i triumfit të skuadrës shkodrane, ndërkohë që golat e tjerë u shënuan nga Çiçmil dhe Sefa.
     
  14. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Skënderbeu mposht Tiranën në “Selman Stërmasin” e rikonstruktuar
    1448898206tirana.jpg
    Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu, ka fituar 2-1 ndaj Tiranës në “Selman Stërmasin” e rikonstruktuar.

    Në një atmosferë fantastike, me tifozët bardheblu që nuk reshtën së përkrahuri ekipin e tyre, ishin korçarët ata që dolën fitimtarë në kryendeshjen e javës së 13 në Superiore.

    Skënderbeu kaloi në avantazh që në fillim falë rekordmenit shqiptar të golave, Hamdi Salihit, i cili shënoi golin e 266 në karriere, por që këtë herë nuk festoi duke qënë se ja shënoi ish-skuadrës së tij.

    Pas këtij goli, Tirana reagoi menjëherë dhe Gilman Lika pretendon për një 11-metërsh pasi depërton në zonë duke kaluar Arapin, por Jorgji nuk i jep të drejtë shkodranit. Edhe pse rastet nuk munguan, pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Skënderbeut.

    Edhe 45 minutat e dyta nisin më mirë për korçarët, por këtë herë roveshata e Salihit nuk përfundon në rrjetën e Tiranës. Në minutën e 52 Berisha provon me një nga goditjet e tij Edvan Bakajn, që i përgjigjet apelit. Në minutën e 72-të, ka kaos frikë dhe ndëshkim në zonën e Tiranës, Olyainka del në zonë dhe tenton pa mundur të shënojë, kthimi rokambolesk i topit gjen gati Berishën që pason për Sabien Lilajn që nuk fal, duke dyfishuar rezultatin. Në minutën e 75 ka një duel mes Vangjelit e Fukuit në zonë dhe në rrëzimin e japonezit, Jorgji tregon se e ka të vështirë të thotë dy herë jo. Penallti për Tiranën dhe Elis Bakaj nga pika e bardhë fiton duelin me Shehin, duke ngushtuar rezultatin, por vetëm kaq.

    Skënderbeu arriti të rezistojë deri në fundin e takimit, duke marrë 3 pikë me mjaft vlerë në garën për titull kampion, ku Partizani kryesonrenditjen me 4 pikë më shumë se korçarët.
     
  15. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Skënderbeu fillon shkëputjen, Tirana nuk njeh humbje
    1455379515skend.jpg
    Skënderbeu ka nisur ndjeshëm shkëputjen pas javës së 21-të të Superiores, pasi ka mundur me lehtësi Tërbunin në “Qemal Stafa”, me rezultatin 3-1 dhe duke përfituar nga ndalimi i Partizanit në barazimin 1-1 në Shkodër, në minutën e fundit.

    Korçarët zhvilluan një ndeshje me një drejtim ndaj debutuesve të Tërbunit, që vetëm pas 10 minutash lojë iu dorëzuan goleadorit më të mirë të kampioanti, Hamdi Salihi. Shkodrani u “thirr në apel” edhe për golin e dytë të takimit, në minutën e ‘62. Gjashtë minuta nga fundi, Renatinho çoi shifrat në 3-0, ndërsa goli i Jovanoviç për pukanët në minutat shtesë shërbeu vetëm për statistikë.

    E ndërsa korçarët e siguruan fitoren lehtësisht, Partizani me shumë vuajtje mundi të merrte vetëm 1 pikë ndaj Vllaznisë së ringjallur. Të kuqtë shkuan të parët tek goli me Stefan Raçiç dhe për shumë minuta arritën të administronin lojën, por të besuarit e Cungut befasuan në limitin e kohës me një gol nga Dibra.

    Tirana vuajti përballë Bylisit, por në fund mori 3 pikë shumë të rëndësishme të cilat i forcojnë pozitat në vendin e trëtë të klasifikimit. Për 73 minuta lojë bardheblutë qëndruan në kufijtë e zonës ballshiote, deri në momentin kur një 11-metërsh iu besua Gjergji Muzakës, për të sigluar avantazhin. 1 minutë para fundit, kryeqytetasit dyfishuan rezultatin me të riun Peçi.

    Po rrëshqet gjithnjë e më shumë Kukësi, që nuk arriti të përfitonte as me faktorin fushë ndaj Teutës. Ishin pikërisht durrsakët që shkuan të parët te goli me Shkallën, në minutën e ‘6. Kuksianët barazuan në të 14-n me Eminin dhe që nga ky moment dominuan takimin. Erik Flores i bëri shifrat 2-1 në minutën e ‘74, por një autogol i Koçit në minutën e ‘86 i hoqi mundësinë të besuarve të Klodian Duros për të bërë rrokadën në klasifikim me durrsakët.

    Pas javës së 21-të, Skënderbeu shkëputet me 4 pikë ndaj Partizanit, përkatësisht 49 me 45 pikë. Ndërsa Tirana ruan të njëjtën diferencë pikësh me Teutën e vendit të katërt.
     
  16. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Ngec edhe Skënderbeu, në Ballsh vendosin dy penallti
    1456672267byliskenderbeu.jpg

    Dy penallti, nga njëra për secilën pjesë të lojës, vendosën rezultatin e sfidës përmbyllëse të javës së 23-të të Kategorisë Superiore.

    Skënderbeu u ndal në barazim 1-1 në takimin e luajtur në Ballsh përballë Bylisit vendas.

    Korçarët luajtën thuajse 80 minuta të ndeshjes me një lojtar më pak. Në minutën e 23-të, Jashanica ndëshkohet me të kuq dhe vendasit marrin një 11-metërsh.

    Ekzekutimin nga pika e bardhë e merr përsipër lojtari Izuçuku, i cili nuk gabon. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Bylisin.

    Në të dytën, pavarësisht se luan me 10 lojtarë, Skënderbeu shfaqet më këmbëngulës në kërkim të golit të barazimit, por përpjekjet do të konkretizohen vetëm në minutën e 79-të, kur Hamdi Salihi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltive.

    Minutat e mbetura janë shumë pak për të ndryshuar rezultatin dhe ndeshja mbyllet 1-1 dhe korçarët nuk përfituan dot nga ngecja e Partizanit një ditë më parë me Tërbunin. Megjithatë, Skënderbeu vazhdon të mbajë kryesimin e kampionatit me 53 pikë, ndjekur nga Partizani me 49 dhe Tirana 39.
     
    AL3XI likes this.
  17. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Hoxha: Barazimi, humbje e madhe për Partizanin
    1457994255hoxhaaaa.jpg

    Partizani dhe Skënderbeu zhvilluan një ndeshje të bukur në “Qemal Stafa”, megjithëse në fund ishte Skënderbeu që iu gëzua rezultatit, një barazimi 1-1 që e ruan diferencën në 4 pikë nga Partizani i vendit të dytë.

    Pas përfundimit të takimit, Kristi Vangjeli, protagonisti kryesor për korçarët me golin e shënuar në fundin e takimit, u shpreh se Skënderbeu e ka treguar që di të luajë futboll dhe këtë e bëri edhe në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit.

    “Ishte një gol vendimtar që erdhi në minutat e fundit dhe e mbajti të pandryshuar diferencën prej 4 pikësh nga Partizani. Skënderbeu e ka treguar që di të luajë futboll ne Europë dhe në kampionatin shqiptar”, tha Vangjeli.

    Ndërsa, trajneri i Partizanit, italiani Agostinelli tha se fati në këtë takim ishte me Skënderbeu.

    “Rezultati në futboll vendoset edhe nga episodet, duhet të jesh edhe me fat. Fati nuk ishte sot me ne. Kur mendoj penalltinë e humbur më vjen keq, pasi e kishim fitoren në dorë. Për sa i përket golit të Skënderbeut, ai erdhi nëpërmjet një faulli ta paqenë”, u shpreh trajneri i Partizanit.

    Barazimi në këtë takim u cilësua si një humbje e madhe nga portieri i të kuqve, Alban Hoxha.

    “Nuk e prisnim këtë gol pasi kemi luajtur shumë mirë gjatë gjithë ndeshjes. Megjithatë, futbolli ky është, ka momente të bukura, por dhe vështirësi”, u shpreh Hoxha.

    Deri në përfundimin e këtij sezoni janë edhe 10 javë. 10 ndeshje finale për këto dy skuadra, të cilat do të pretendojnë deri në fund të shpallen kampion, Skënderbeu për të 6-n herë radhazi, ndërsa Partizanin për të rikthyer trofeun që i mungon që prej 23 vitesh palmaresit të saj.
     
  18. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Partizani “ngec” në Vlorë, Tirana mposht Laçin
    [​IMG]
    Partizani nuk ka arritur të shfrytëzojë humbjen e Skënderbeut në Kukës. Të kuqtë patën të gjitha mundësitë ta çonin në 3 pikë diferencën, por morën vetëm një barazim 1-1 në Vlorë ndaj Flamurtarit.

    Golit të minutës së 40 nga Sukaj vendasit, edhe pse vonë, iu përgjigjën me anë të Danilo Alves, i cili vulosi rezultatin në 1-1 vetëm 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

    Ky rezultat nuk i shërben aspak vlonjatëve, të cilët vazhdojnë të jenë mes skuadrave që luftojnë për mbijetesë.

    Tre pikë mori edhe Tirana, e cila fitoi 1-0 me Laçin, me gol të shënuar sërish nga Elis Bakaj, që po kalon një formë të shkëlqyer. Me këtë fitore bardheblutë ngjitet në kuotën e 47 pikëve, 1 më pak se Teuta e vendit të katërt.

    Pas javës së 29, Skënderbeu vazhdon të jetë në vendin e parë në renditjen e Superiores, por tashmë me 5 pikë diferencë nga Partizani
     
  19. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Paskan ron katnaret e tirones ka kategoria???
    Cfare <tragjedie>.
     

Shpërndajeni këtë faqe