Të shpëtosh nje tiran, detyra apo ndergjegja?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Aki, 7 Aug 2015.

  1. Aki

    Aki Paint It Black

    Ne tv po emetohej nje episod i House MD mbreme, kishin pacient nje diktator te nje shteti afrikan qe kishte masakruar me mijera njerez te nje kombi tjeter qe jetonin ne shtetin e tij dhe qe mendonte te zhdukte te tere popullsine ekzistente te tyre, por fati do qe SHBA e kishin ftuar si misafir u semur keq dhe mjeket ishin te detyruar ta trajtojne....dhe u shtrua dilema sa meriton nje njeri i tille te shpetohet?
    Mu kujtua, sikur te themi ne nje rast hipotetik, te ishte gjalle Milloshevic, Amerika mos kishte reaguar ne menyre agresive ende dhe ai te ishte ftuar ne Shqiperi si misafir per negociata, dhe i ndodhte e njejta gje, do e mjekonin dhe do e shpetonin nga vdekja mjeket shqiptare duke e ditur se ai kir te kthehet do masakroje me mijera shqiptare te tjere ne shtetin e tij? Po te themi e shpetuan, vertete eshte detyre e cdo mjeku te shpetoje cdo lloj jete, po a duhet te mbetet barre e ndergjegjes se tij per cdo jete qe ai do merr me pas, si mendoni?

    P.S. tek episodi i mbremshem nje nga mjeket qellimisht jep diagnoze te gabuar qe grupi i mjekeve ta trajtojne me terapi te gabuar qe rrjedhimisht shkakton vdekjen e pacientit, tiranit ne fjale...
     
    Djali Adoloshent likes this.
  2. Universal

    Universal AnonymouS

    Cjane keto krahasime...
    Te hedhim mendime ne dicka qe ska ndodhur!?
     
  3. Aki

    Aki Paint It Black

    Prandaj quhet hipotetike e prandaj eshte te sektori i filozofise, morali apo detyra ku gershetohen, per kete te jepet mendim, ska ndodhur ne Shqiperi, ka ndodhur ne vende tjera (edhe diktatoret semuren) dhe po e perseris nuk eshte e detyrueshme te gjithe te japin mendim, me deshire :)
     
    Universal likes this.
  4. Djali Adoloshent

    Djali Adoloshent Forumium maestatis

    Interesante! M'u desh t'a lexoja tre here qe t'a kuptoja.
    Une mendoj se nuk duhet shpetuar jeta e nje tiranit sepse sic e analizuat ju me larte ne rastin e Milloshevicit me mjeket shqiptare,eshte mjaftueshem bindshem.
     
  5. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nese do te mund te shkeputeshim nga ana emocionale e dickaje te tille sic pershkruhet ne hapjen e temes, do te duhet te diferenconim shume qarte dhe te mos kalonim kufijte e kopetencave per te bere fiks ate qe eshte marre persiper te behet. Nje mjek eshte vendosur atje ku eshte per te kuruar, per te mjekuar, per te shpetuar jete njerezore. Nuk eshte nen jurisdiksionin e mjekut qe te marre vendime se kush do te jetoje e kush do te vdese, e per me teper te vendoset edhe ne rolin e permbaruesit te ketyre vendimeve, vete vendos dhe po vete e ve ne jete kete vendim. Ndonese e kamufluar, kjo gje eshte shume e qarte edhe ne shkrim, ne formen qe mjeku ne fjale e beri fshehtas veprimin e tij ne menyre qe te mos kuptohej e te merrej vesh veprimi qe beri, i cili ne menyre efektive fare mire mund te quhet nje vrasje.

    Por ne krahun tjeter, te tere ne jemi njerez dhe eshte shume e veshtire te ndahet ne menyre kaq mekanike detyra nga vetedija morale, synimi fisnik i shpetimit te nje jete njerezore nga realiteti faktik se pikerisht vazhdimesia e kesaj jete njerezore eshte shkaktare e nderprerjes se dhjetera apo qindra mijera jeteve te tjera njerezore. Kur dicka behet me vullnet te lire dhe me bindje te plote mbi veprimin, nuk mendoj se ka shume vend per te diskutuar barre ne ndergjegje.
     
  6. Aki

    Aki Paint It Black

    Ok eshte fakt qe cdo mjek jep betimin e Hipokratit dhe e ka per detyre te shpetoje c'do jete pavaresisht se per cilin njeri behet fjale, qofte ndonje pedofil, osw vrases serik i burgosur per krimet qe ka bere, madje mjeku ne fjale po qe i shtoi nje barre me shumw ndergjegjes me marrjen e vetedijshme te jetes se pacientit....por cfare kur si ne rastin konkret njeriu qe ke shpetuar do merr jete tjera, po ne qe e kemi lehte te gjykojme se me cdo kusht duhet shpetuar jeta e nje njeriu te semure, po sikur te ishte familja jone nder ata njerez qe ai do masakronte...te terhiqesh nga detyra dhe t'ia lesh nje mjeku tjeter? Prap do behet pergjegjesi e dikujt...ne fakt prandaj dhe hapa temen, une me shume kam pyetje se nje zgjedhje e pergjigje per rastin, ku cilido veprim me duket i drejte dhe i gabuar ne te njejten kohe...nese ka kuptim kjo :/
     
    hurtlocker likes this.
  7. Alephh

    Alephh Valoris scriptorum

    Interesante tema, po aq dhe interesante jane dhe mendimet e dhena ne lidhje me te.
    Ne kushte te tilla kur vihet ne loje ekzistenca e nje qenieje humane , qofte kjo edhe e mbushur me energji negative, mjeku nuk duhet te mendoje, duhet thjesht te kryeje detyren per te cilen eshte betuar.
    Ne do vazhdonte te vriste ne te ardhmen kjo qenie humane ? Kete nuk e dime...Nuk mund te veprojme nisur nga mendimet hipotetike qe na rrjedhin ne mendje...Po edhe sikur te ndodhe te veprojme kesisoj... Pse te mos mendojme se ajo qenie , nisur nga ky akt mund te pesoje katharsis?
     
    Aki likes this.
  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    thone se njeriu i ka te tera cilesite brenda vetes. Ato te mira, shume te mira, te keqija, shume te keqija, qe shikon, degjon se i kane te tjeret. Varet pastaj se sa kushtet ne jete ua mundesojne daljen ne pah.
    Nganjehere te besh nje leshim eshte t'i kesh bere leshim vetes. Nganjehere te vrasesh eshte si te kesh vrare veten. Nganjehere eshte me mire te gjesh nje zgjidhje qe te jete sa me jetehumbese.

    Nganjehere nje diktator shpetohet. Sepse mbase asgje njerezore s'mund ta denoje aq sa dhuna e tij te demshperblehet.
     

Shpërndajeni këtë faqe