TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

Diskutime tek 'Arkivi' filluar nga komino, 1 Jun 2007.

Thread Status:
Not open for further replies.
  1. komino

    komino Anëtar aktiv

    TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    Eshte per tu habitur se si media shqiptare po e kalon pothuajse "pa debat" revolucionin fiskal qe po behet keto dite.

    Po ju sjell me poshte projektligjin e qeverise.
  2. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    V E N D I M

    PËR

    PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”,TË NDRYSHUAR”


    Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


    K R Y E M I N I S T R I

    SALI BERISHA


    P R O J E K T L I GJ

    PËR

    DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8438,
    DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”,
    TË NDRYSHUAR

    Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë


    V E N D O S I:

    Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

    Neni 1

    Tabela nr.1, “Tabela për tatimin mbi të ardhurat”, referuar në nenin 9, e që i bashkëlidhet ligjit, zëvendësohet me pasqyrën nr.1, me të njëjtin titull, që i bashkëlidhet këtij ligji.

    Neni 2

    Në nenin 21 bëhen ndryshimet dhe shtesa, si më poshtë vijon:

    1. Shkronjat “h” e “j”, të pikës 1, ndryshohen, përkatësisht, si më poshtë vijon:

    “h) Shpenzimet për reklama dhe përfaqësim, të cilat tejkalojnë shumën 1 për qind të qarkullimit vjetor dhe shpenzimet për pritje-përcjellje, të cilat tejkalojnë shumën 0.3 për qind të qarkullimit vjetor.”.

    “j) Shpenzime, të cilat tejkalojnë kufijtë e përcaktuar me ligj apo me akte të tjera nënligjore. Për kufijtë e përcaktuar në ligjin nr.7892, datë 21.12.1994, “Për sponsorizimet”, për qëllime tatimore, nuk do të njihen si shpenzime të zbritshme shumat e sponsorizuara, që tejkalojnë masën 3 për qind të fitimit para tatimit, dhe shuma e sponsorizuar për botuesit e shtypit, e cila tejkalon masën 5 për qind të fitimit para tatimit.”.

    2. Pas shkronjës “m” shtohen shkronjat “n”, “o” e “p”, me këtë përmbajtje:

    “n) Shpenzimet për paga, shpërblime dhe çdo formë tjetër e të ardhurave personale, të cilat lidhen me marrëdhëniet e punësimit, që u janë paguar të punësuarve, përfshirë edhe administratorët, pa kaluar nëpërmjet sistemit bankar.
    o) Shumat e paguara në Cash, mbi kufijtë e përcaktuar në nenin 36/1, të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
    p) Shpenzimet për shërbime të ndërtimit, montimit dhe punime të tjera të faturuara shoqërive të ndërtimit, nga tatimpagues të biznesit të vogël.”.

    3. Fjalia e fundit, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “ Ky kufizim nuk zbatohet për bankat, shoqëritë e sigurimeve dhe kompanitë e leasingut.”.

    Neni 3

    Neni 28 ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “Neni 28
    Shkalla tatimore

    Shkalla tatimore e tatimit mbi fitimin deri më 31 dhjetor 2007 është 20 për qind, ndërsa nga data 1 janar 2008 do të jetë 10 për qind.”.

    Neni 4

    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


    K R Y E T A R I

    JOZEFINA TOPALLI


    * * *


    V E N D I M

    PËR

    PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

    Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

    V E N D O S I:

    Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


    K R Y E M I N I S T R I

    SALI BERISHA



    V E N D O S I :

    Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

    K R Y E M I N I S T R I

    SALI BERISHA


    P R O J E K T L I GJ

    PËR

    DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8560, DATË 22.12.1999, “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

    Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

    V E N D O S I :

    Në ligjin nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

    Neni 1

    Në fund të pikës 4, të nenit 17/1, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
    “Oficerët e Policisë Tatimore gëzojnë të njëjtat atribute me oficerët e Policisë Gjyqësore.”.
    Neni 2

    Shkronja “ç”, e nenit 36, ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “ç) Kur tatimpaguesi kryen, me lekë në dorë, transanksione shitblerjeje, që kalojnë kufirin e përcaktuar në nenin 36/1, të këtij ligji.”.

    Neni 3

    Neni 36/1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “Neni 36/1
    Arkëtimet dhe pagesat

    Tatimpaguesit mund të kryejnë pagesa në Cash për blerje mallrash e shërbimesh, deri në shumën 300 000 lekë, për çdo blerje, por jo më shumë se 10 për qind të totalit të blerjeve gjatë periudhës tatimore.
    Mbi këtë shumë, pagesat duhet të kalojnë, nëpërmjet xhirimeve në llogarinë bankare.”.

    Neni 4

    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


    K R Y E T A R I

    JOZEFINA TOPALLI
  3. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    30/5/2007
    - Kryeministri Berisha: Me këtë masë, Shqipëria bëhet vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë dhe ndër më të ulëtit në botë.

    Qeveria miratoi sot në mbledhjen e saj vendosjen e taksës së sheshtë 10 për qind, pjesë e paketës së re fiskale. Me këtë pakete vendoset ulja me 150 për qind e tatimit mbi fitimin (ose taksa e korporatave) dhe me 130 për qind e tatimit mbi të ardhurat personale. Duke e konsideruar një nga vendimet më të rëndësishme të mandatit të qeverisë, Kryeministri Berisha tha se me këtë masë qeveria aplikon taksën e sheshtë të niveleve më të ulëta dhe bëhet vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë dhe ndër më të ulëtit në botë.

    “Me uljen e madhe që i bëmë vitin e kaluar kontributit të sigurimeve shoqërore dhe përgjysmimit të taksave të biznesit të vogël, Shqipëria bëhet në këtë mënyrë vendi me barrën fiskale më të ulët në Europë dhe një ndër më të ulëtit në planet,” u shpreh Kryeministri.

    Kryeministri siguroi se qeveria ka marrë gjithashtu të gjitha masat që vendosja e taksës së sheshtë të mos ketë impakt në pagat e ulëta, duke i eliminuar efektet e saj për punonjësit buxhetorë nëpërmjet rritjes së rrogës, sikundër taksa e sheshtë mbi të ardhurat personale për punonjësit buxhetorë e privatë nis mbi 10 mijë lekë (të reja).

    Kryeministri u shpreh se me këtë masë qeveria dëshmon vullnetin e saj të palëkundur për të zgjeruar hapësirat e lirisë së biznesit dhe të përpjekjeve të jashtëzakonshme të saj për ta shndërruar Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet vendase dhe të huaja.

    “Revolucioni fiskal, së bashku me reformën rregullatore, po japin më shpejt sesa parashikohej efekte të mëdha pozitive në rritjen e prodhimit të brendshëm, në punësim dhe në rritjen e eksporteve. Ekonomia shqiptare është në një shkëputje të madhe, që do ta çojë Shqipërinë me hapa të sigurta drejt rritjes ekonomike dyshifrore. Kjo është e vështirë, por vendi ka potenciale të jashtëzakonshme njerëzore dhe natyrore, që të vendosura mbi politika të mira do t’i japin Shqipërisë rritjen më të shpejtë ekonomike, rritjen që ajo meriton,” theksoi Kryeministri. Ai shprehu njëkohësisht bindjen se efektet sociale të kësaj taksë do të jenë të mëdha, duke vlerësuar se këto nivele taksash, krahas masave dhe nismave të tjera, janë nxitësit më të mirë të punësimit dhe rritjes ekonomike të vendit.

    Paketa fiskale, tha Kryeministri, shoqërohet gjithashtu me një sërë projektligjesh të tjera të rëndësishme në luftën kundër informalitetit, luftë me rëndësi vendimtare për lirinë e tregut dhe shpërndarjen e drejtë e të ndershme të të ardhurave. Në këtë kontekst, Kryeministri vlerësoi vendimin për të zvogëluar në maksimum përdorimin e parave “cash”.

    “Ky vendim i hap rrugën një hapësire të madhe të transaksioneve bankare, duke mos njohur më si shpenzime të zbritshme jashtë kuotës së përcaktuar në këtë vendim asnjë shpenzim tjetër, përveçse atyre që kalojnë nëpër sistemin bankar. Kjo është një kusht i domosdoshëm si për luftën kundër informalitetit dhe për konsolidimin e mëtejshëm të sistemit bankar, por edhe për luftën kundër larjes së parave, si një detyrim madhor kombëtar e ndërkombëtar i vendit,” tha Kryeministri.

    Paketa fiskale do të miratohet në parlament së bashku me buxhetin e dytë.


    http://www.km.gom.al
  4. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    Vendimi i fundit i qeverisë për vendosjen e taksës së sheshtë, ku tatimi mbi të ardhurat personale ulet deri në 10 për qind, sipas disa ekspertëve të ekonomisë do të shkarkojnë barrën e detyrimeve nga biznesi tek individët, që kanë një pagë nga 14 mijë lekë deri në 141 mijë lekë, që përfaqësojnë nivelin e mesëm dhe atë me të ardhura të ulëta të shoqërisë. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Instituti Axhenda, një individ, i cili merr sot një pagë prej 25 mijë lekësh do të paguajë rreth 810 lekë detyrim më shumë me taksën e re, krahasuar me atë aktualen. Ndërsa një tjetër me pagën 30 mijë lekë, edhe pse qeveria ia ka bërë zero taksën për 10 mijë lekëshin e parë, sërish ai do të paguajë tatim prej 1060 lekësh më shumë se më parë. Sipas drejtuesve të Institutit Agenda, taksa e sheshtë në vetvete përfaqëson një politikë mirëfilltazi të djathtë dhe ende lë me pikëpyetje rezultatet saj. "Përvojat në rajon tregtojnë se deri më sot nuk ka pasur asnjë provë të mirëfilltë, që taksa e sheshtë ka dhënë shembuj pozitivë në këtë aspekt", tha Filipi. Vendimi i fundit i qeverisë hyn në fuqi menjëherë 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe nuk do t‘u nënshtrohet procedurave parlamentare apo diskutimeve me grupet e interesit. Megjithëse që nga koha e ardhjes së tij në pushtet, Kryeministri Berisha nuk ka reshtur së foluri për shtetin social. Masat e fundit të ndërmarra nga qeveria godasin më shumë atë që specialistët e etiketojnë me termin shtresa vulnerabël, ndërsa shefi i qeverisë ka qejf t‘i quajë "sans culottes". Të vetmit që do të përfitojnë nga zbatimi i taksës së sheshtë do të jenë individët me të ardhura mbi 140 mijë lekë në muaj. Këto janë efektet e taksës së sheshtë, e cila rëndon të varfrit, duke favorizuar të pasurit. Në fakt, vendimi për rritjen e tatimit mbi të ardhurat, i shoqëruar nga ai i përcaktimit të pagave minimale në sektorin privat, do të kenë si rezultat final një rritje të ndjeshme të taksave për punonjësit me të ardhura të ulëta. Specialistët druhen se kjo mund të nxisë më tej informalitetin në tregun e punës, pasi shumica e punonjësve nuk do të jenë të interesuar të regjistrohen nga kompanitë ku ata punojnë.

    Mbrojtja

    Në fillim qeveria pretendoi se kishte gjetur zgjidhjen që do të mbronte punonjësit me të ardhura të ulëta nga efektet negative të taksës së sheshtë, por zgjidhja e prezantuar rezultoi se nuk mbronte askënd. Masa e shpallur për mostaksimin e 10 mijë lekëshit të parë të pagës për punonjësit me të ardhura deri në 30 mijë lekë në muaj nuk i zbut aspak efektet negative, që taksa e sheshtë do të ketë tek individët me të ardhura të ulëta. Më konkretisht, individët me pagë 30 mijë lekë në muaj nga 1 korriku do të paguajnë 2 mijë lekë tatim mbi të ardhurat, nga 1 mijë lekë që paguajnë aktualisht. Por, më të prekurit do të jenë punonjësit me rroga deri në 40 mijë lekë, taksat e të cilave thuajse katërfishohen nga zbatimi i taksës së sheshtë. Por, Kryeministri ka premtuar sërish se qeveria do të mbrojë punonjësit me të ardhura të ulëta nga impaktet e taksës së sheshtë. "Qeveria i ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur punonjësit me të ardhura të ulëta nga efektet negative të taksës së sheshtë. Përveç mostaksimit të 10 mijë lekëshit të parë për punonjësit me paga deri në 30 mijë lekë, ne do t‘i rrisim sërish rrogat, në mënyrë që efekti i taksës mbi ta të jetë zero", vijoi Berisha. Por, edhe premtimi për rritjen e rrogës, në rast se do të rezultojë i vërtetë, zgjidh vetëm pjesërisht problemin. Kryeministri thotë se do të rrisë pagat, por nuk ka sqaruar se si qeveria do t‘i mbrojë ata punonjës që punojnë në sektorin privat. Dhe nga statistikat zyrtare del se pjesa dërrmuese e individëve janë të punësuar pikërisht në këtë sektor.


    Tabela

    Tatimi mbi pagën

    Paga l është bëhet rritja

    14 000 140 400 260

    20 000 440 1 000 560

    25 000 690 1 500 810

    30 000 940 2 000 1 060

    35 000 1 190 3 500 2 310

    40 000 1 440 4 000 2 560

    45 000 1 940 4 500 2 560

    50 000 2 440 5 000 2 560

    55 000 2 940 5 500 2 560

    60 000 3 440 6 000 2 560

    65 000 3 940 6 500 2 560

    70 000 4 440 7 000 2 560

    75 000 4 940 7 500 2 560

    80 000 5 440 8 000 2 560

    85 000 5 940 8 500 2 560

    90 000 6 440 9 000 2 560

    95 000 7 190 9 500 2 310

    100 000 7 940 10 000 2 060




    http://www.gazeta-shqip.com
  5. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    Kufizimi i reklamave, vendim politik

    Vlerësimi: Mbi 50% e shitjeve realizohen nga njoftimi përmes mjeteve të marketingut


    Vendimi i qeverisë shqiptare, që kufizon bizneset të mos shpenzojnë për reklamë më shumë se 1 për qind të xhiros vjetore, rezulton të jetë bazuar mbi motive politike.

    Burime konfidenciale pranë Ministrisë së Financave thanë për "Top Channel" se vlera 1 për qind si kufi maksimal është vendosur apriori dhe nuk është mbështetur mbi asnjë studim paraprak mbi tregun e reklamave dhe as në konsultimet me ekspertët. Për këtë vendim të Këshillit të Ministrave kanë munguar edhe konsultat me biznesin. Ndërsa agjencitë e reklamave njoftojnë se tregu i reklamës për një biznes lëviz nga 5 deri në 10 për qind. Por, në rastet kur produktet janë mjaft sensitive, kur ka tepër konkurrencë, apo kur një biznes i ri kërkon të futet në treg, fondi i reklamës arrin edhe deri në 20% të xhiros vjetore të biznesit. Kompanitë e reja, që sapo kanë hedhur një produkt në treg, në vitet e para të aktivitetit shpenzojnë deri në 50% të buxhetit për të promovuar produktet apo shërbimet e tyre. Vendimi i Këshillit të Ministrave për të kufizuar shpenzimet për marketing të biznesit në jo më shumë se 1 për qind të xhiros vjetore, urdhëron uljen me 8 herë të shpenzimeve të firmave për reklama. Gjithashtu, ky vendim bie ndesh me ligjin aktual të tatimit mbi të ardhurat, pasi në këtë ligj parashikohet që materialet dhe mallrat publicitare si postera, spote publicitare, ato filmike dhe fotografike, masa e produkteve të të cilave reklamohen në promovimet e promocionet e organizuara, njihen si shpenzime të njohura për efekt fiskal. Kushti i qeverisë për kufizim të reklamës si shpenzim i zbritshëm cenon edhe mbarëvajtjen e biznesit, pasi vetë ligji pranon që reklamat janë në interes të drejtpërdrejtë të veprimtarisë ekonomike, prej së cilës realizohen të ardhurat dhe janë të lidhura me drejtimin normal të aktivitetit të tatimpaguesit. Ato që shpenzojnë më shumë janë kompanitë celulare, më pas kompanitë e produkteve ushqimore, kryesisht vaji dhe birra, të cilat po përballen edhe me konkurrencë në rritje nga importi. Kohët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme dhe të publicitetit për shërbimet financiare, kryesisht nga bankat, të cilat e kanë përqendruar reklamën te shërbimet ndaj klientit. Në vendet e rajonit, shpenzimet për reklamë llogariten deri në 10% të xhiros vjetore të firmave. Ligji i ri i qeverisë parashikon që nëse bizneset vendase shpenzojnë më shumë se 1% të xhiros për reklama dhe aktivitete të tjera marketingu, diferenca mbi këtë kufi nuk i njihet si shpenzim i zbritshëm, pra tatohet. Sipas ekspertëve të marketingut, ky vendim pritet të ketë efekt negativ në uljen e imazhit, si rrjedhojë e shitjeve të kompanive prodhuese shqiptare, të cilat po luftojnë për të mbijetuar pas hapjes së tregjeve që ka sjellë vërshimin e mallrave më të lira nga importi. Sondazhet kombëtare kanë treguar se si konsumatorët shqiptarë kanë filluar të ndikohen gjithnjë e më shumë nga reklamat në përzgjedhjen e produkteve dhe shërbimeve. Sipas studimeve mbi efektet e marketingut nga Instituti i Planifikimit Strategjik, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, rezulton se klientët që tërhiqen direkt nga marketingu realizojnë rreth 50% të totalit të shitjeve të një kompanie. Ka kompani të mëdha si "Nike", që shpenzojnë më shumë se 11% të xhiros vjetore për marketing, kryesisht në reklama, ndërsa shpenzimet e "Pepsi"-t për të njëjtin qëllim shkojnë deri në 15%.

    i njejti burim si me lart
  6. Santiago

    Santiago Fillestar

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: -</div><div class="ubbcode-body">Kufizimi i reklamave, vendim politik

    Vlerësimi: Mbi 50% e shitjeve realizohen nga njoftimi përmes mjeteve të marketingut


    Vendimi i qeverisë shqiptare, që kufizon bizneset të mos shpenzojnë për reklamë më shumë se 1 për qind të xhiros vjetore, rezulton të jetë bazuar mbi motive politike.

    Burime konfidenciale pranë Ministrisë së Financave thanë për "Top Channel" se vlera 1 për qind si kufi maksimal është vendosur apriori dhe nuk është mbështetur mbi asnjë studim paraprak mbi tregun e reklamave dhe as në konsultimet me ekspertët. Për këtë vendim të Këshillit të Ministrave kanë munguar edhe konsultat me biznesin. Ndërsa agjencitë e reklamave njoftojnë se tregu i reklamës për një biznes lëviz nga 5 deri në 10 për qind. Por, në rastet kur produktet janë mjaft sensitive, kur ka tepër konkurrencë, apo kur një biznes i ri kërkon të futet në treg, fondi i reklamës arrin edhe deri në 20% të xhiros vjetore të biznesit. Kompanitë e reja, që sapo kanë hedhur një produkt në treg, në vitet e para të aktivitetit shpenzojnë deri në 50% të buxhetit për të promovuar produktet apo shërbimet e tyre................ </div></div>

    Tani ja fusin nji cik kot keto.
    Reklama eshte nje ze shpenzimesh dhe nuk eshte normale qe te jete 50%, perjashtuar rastet e vecanta.
    Pastaj ligji nuk ndalon qe te shpenzoh per reklama por thjesht nuk i njeh si shpenzime te zbritshme mbi nje mase te caktuar.
    Sa per tregun shqiptar eshte shume e lehte per te kuptuar se shumica e reklamava me shume se per te promovuar nje produkt, jane nje menyre per te fituar mbeshtetjen e mediave.
    Top Channel, meqe ndjehet me i kercenuari ne kete drejtim, eshte me tipiku qe godet kompanite nese nuk i cojne reklama. Menjehere pas reklames "kerbaci kthehet ne kulac" dhe media nga nje informuase kthehet ne nje gjobevenese.

    Per mua problem i madh ne tregun e reklamave paraqesin reklamat e kompanive celulare te cilat jane tejet te ekzagjeruara dhe per mua jane dhunueset e verteta te lirise se mediave. Asnje media nuk guxon te publikoj nje lajm apo koment qe permend faktin se AMC dhe Vodafone po rjepin shqiptaret me cmimet me te larta ne europe. Per mua kjo eshte shkelja e vertet e lirise se mediave, pra kapja e mediave nepermjet reklamave.
  7. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    Nuk eshte ndonje problem i madh ky i reklamave!

    po ta bejme llogarine me taxen e re (nga 2008) i bie nje shtese kosto prej 10% per nivele mbi 1% te xhiros.

    Kam pershtypjen se u hodh ne fushen e lojes thjesht per te terhequr vemendjen e mediave apo per presion ndaj tyre ne kete faze. Dhe keto nuk zhgenjyen.
  8. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    Republika e Shqiperise
    Keshilli i Ministrave
    Departamenti i Informacionit

    Njoftim per shtypin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Bulevardi "Deshmoret e Kombit", Tirane. Tel & Fax : ++355 4 257560


    --------------------------------------------------------------------------------


    Ministri i Financave Ridvan Bode: Taksa e sheshtë ndihmon strategjine ekonomike për zhvillimin dhe integrimin e vendit

    2/6/2007

    - Do të merren masa të posaçme për të mbrojtur kategorinë e pagave të ulëta.


    Në komunikimin javor me mediat, ministri i Financave Ridvan Bode shpjegoi paketën e re fiskale të miratuar nga qeveria në mbledhjen e saj të fundit.

    Ministri Bode theksoi se vendimet e marra nga qeveria synojnë transformimin e sistemit tonë fiskal, në sistemin me taksat më të ulëta në rajon, duke mundësuar krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për investime dhe përmirësimin e mënyrës së funksionimit të tregut.


    “Ndodhem këtu për tju njoftuar lidhur me vendimet e mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje, qeveria mundësoi realizimin e njërit prej aspekteve më të rëndësishme të reformave të saj në fushën e ekonomisë, reformë e cila synon shndërrimin e vendit në një vend atraktiv për zhvillimin e ekonomisë dhe të nismës private, për të përshpejtuar ritmet e rritjes ekonomike, për të rritur nivelin e punësimit dhe për të krijuar perspektiva më të qëndrueshme për ekonominë shqiptare.

    Katër vendimet e marra nga qeveria, të cilat propozojnë një sërë ndryshimesh, përbëjnë një paketë ligjesh që transformojnë sistemin tonë fiskal në sistemin me taksat më të ulëta në rajon, në sistemin më atraktiv për investime dhe për zhvillimin e aktivitetit ekonomik, si dhe bëjnë përmirësime thelbësore për të rritur mënyrën transparente të funksionimit të tregut dhe për ti rikthyer tregut dimensionin e tij të vërtetë, konkurrencën.

    Katër ligjet e propozuara bëjnë të mundur që niveli i taksave në Shqipëri të jetë më pak se gjysmë me atë që ka qenë në fund të vitit 2005, e thënë ndryshe, niveli i taksave është ulur mbi dy here, në krahasim me nivelin e taksave që kanë qenë në fund të viti 2005.

    Tatimi mbi fitimin arrin në nivelin 10 për qind nga 25 për qind që ka qenë në vitin 2005. Ky akt i guximshëm i qeverisë përbën njëkohësisht dhe uljen më të thellë dhe më të madhe të taksave të ndërrmarra në ndonjë vend nga një qeveri. Ky është jo thjesht një veprim i guximshëm i qeverisë, por edhe i koordinuar që masat dhe efektet që vijnë prej këtij vendimi të mund ti ndihmojnë strategjisë ekonomike për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij.

    Nga data 1 korrik, duke u zbatuar më pas në 1 janar të vitit 2008, do të vendosim taksën e sheshtë, që nënkupton që tre taksa që bëjnë arbitrazh me njëra tjetrën të jenë me të njëjtin nivel. Tatimi mbi fitimin ose taksa koroporative do të jetë 10 për qind, tatimi mbi të ardhurat personale do të jetë 10 për qind dhe tatimi ose taksimi i dividentit do të jetë 10 për qind. Kjo masë, kjo ulje kaq e ndjeshme e nivelit të taksave do të krijojë njëkohësisht mundësinë për ta administruar në mënyrë më transparente.

    Ulja e qenësishme e taksave, sipas paketës së propozuar, u mundësua në sajë të përmirësimit të administrimit fiskal të zhvilluar gjatë dy viteve të fundit dhe është konsultuar gjerësisht me partnerët tanë ndërkombëtarë, me komunitetitn e biznesit, por edhe me publikun e gjerë. Në tërësi masat e marra kanë gjetur një mbështetje të gjithëanshme dhe mundësojnë përfitimin e të gjithëve, prej efekteve që ato japin në fushën e ekonomisë.

    Tatimi mbi të ardhurat personale deri më sot ka qenë në 5 shkallë, duke arritur deri nivelin maksimal në 20 për qind. Nga data 1 korrik gjithë tatimi mbi të ardhurat personale do të jetë në nivelin 10 për qind. Për të mënanjuar efektet negative që mund të japë vendosja e kësaj takse, në një sërë biznesesh të cilat bazohen mbi punën e krahut dhe që kanë një nivel të ulët pagash, qeveria ka ofruar që deri në nivelin 10 mijë lekë për pagat deri në 30 mijë lekë të mos ketë taksim të të ardhurave të tyre dhe duke filluar nga 10 mijë lekë e lart të mund të fillojë taksimi mbi këto paga. Nga ana tjetër, qeveria po merr të gjitha masat dhe do të garantojë që futja e kësaj takse të sheshtë mbi të ardhurat personale nuk do të prekë të ardhurat e punonjësve publikë. Në të gjithë sektorët do të garantohet një rritje e re pagash, që do të synojë një rritje më të madhe për pagat e ulëta dhe që afektohen nga veprimi i këtij ligji, në mënyrë që të gjithë të mos kenë asnjë konsekuencë në të ardhurat e tyre nominale prej vendosjes së këtyre taksave, ose pagat reale që priten gjashtë mujorin e dytë.

    Nga ana tjetër qeveria nëpërmjet përmirësimive ligjore mundëson dominimin mbi informalitetin. Ne kemi propozuar një sërë masash në ligjin e tatimit mbi të ardhurat, por dhe në ligjin mbi procedurat tatimore, të cilat mënjanojnë të gjitha transaksionet që kryhen jashtë kanaleve bankare. Në bazë të diskutimit publik edhe në komunitetin e bankierëve dhe atë të biznesit u mundësua që të gjithë së bashku ti zhvillojnë të gjitha transaksionet përmes kanaleve të kontrollueshme bankare për të rritur transparencën e tregut dhe konkurrencën në të, për të mënjanuar konkurrencën e pandershme dhe veprimet arbitrare të një pjese të biznesit. Gjithashtu janë bërë përmirësime në disa ligje të tjera, të cilat kanë synuar ose të eleminojnë efektet e proporcionalitetit absolut në tatimin mbi të ardhurat personale, siç është taksa lokale që vendoset për banesat në zonat turistike, të cilat janë kthyer tashmë jo në zona të zhvillimit të turizmit si aktivitet ekonomik, por në zona rezidenciale, pasi, sigurisht, kategoritë e njerëzve dhe e familjeve me të ardhura më të mëdha përmes këtij ligji përfitojnë më shumë, por për shkak të disponimit të kapiteleve të ngurtësuara, vendoset kjo taksë lokale e cila do të mundësojë të mënjanojë efektet e saj dhe të japë një impakt, për të dekurajuar shndërrimin e një pjesë të shoqërisë në rentiere dhe në disponuese të kapitaleve jo aktive për zhvillimin ekonomik të vendit.

    Së fundi, janë bërë edhe disa ndryshime në fushën e akcizave, të cilat reflektojnë një rritje të moderuar të tyre, rritje që në tërësinë e tyre nuk implikon çmimet e tregut dhe përkundrazi reflekton nevojën që tregu i karburanteve të mund të reagojë njëlloj si mallrat e tjera, pasi, sikurse e dini, ne vazhdojmë të kemi çmimet e karburanteve të njëjta me ato të periudhës së krizës botërore, ndërkohë që në të gjitha vendet e tjera niveli i këtyre çmimeve ka pësuar ulje.

    Të gjitha këto masa mundësojnë krijimin e një mjedisi më të mirë dhe konukurrues për biznesin dhe nxitjen e inisiativës ekonomike, për të investuar më shumë, për të punësuar më shumë. Vetën nga përgjysmimi, ulja me 50 për qind i nivelit të saj, i tatimit mbi fitimin nga 20 për qind në 10 për qind, komunitetit të biznesit u lihet në dispozicion, pra nuk u merret në formën e taksës një shumë prej 150 milionë dollarë, çka do të thotë një mundësi e madhe për të investuar, për të financuar zgjerimin e aktiviteteve të tyre, për të punësuar më shumë dhe për ti dhënë një impakt pozitiv ritmeve të zhvillimit të ekonomisë shqiptare.

    Edhe njëherë unë deklaroj se qeveria është duke marrë të gjitha masat që të gjitha këto ndryshime në fushën fiskale të mos prekin nivelin e të ardhurave të buxhetit, përmirësimin e administrimit, mënjanimin e informalitetit dhe në tërësi rritja e performancës fiskale do të mundësojë që këto reforma kaq të thella të mos japin efekte në nivelin e shpenzimeve, investimeve, të pagave dhe të pensioneve që do të paguajë qeveria.”

    Pyetje: Komuniteti i biznesit ka kërkuar që të rritet përqindja e shpenzimeve për reklamat?

    Ministri Bode: Shpenzimet për reklama dhe për përfaqësim, që janë e njëjta kategori ekonomike fiskale e shpenzimeve, deri më sot kanë qenë të limituara me ligj deri në 0.3 për qind të xhiros. Në takimet publike me komunitetin e biznesit na është kërkuar që të shtohet niveli i këtyre shpenzimeve. Prandaj në projektligjin që kemi hartuar dhe kemi ofruar për miratim në parlament kemi parashikuar një trefishim të nivelit aktual të shpenzimeve të përfaqësimit dhe reklamave dhe e kemi çuar në 1 për qind të xhiros. Sigurisht ne mbetemi të hapur për të diskutuar dhe konsideruar çdo kërkesë të komunitetit të biznesit, por duke respektuar normat dhe standardet ndërkombëtare lidhur me këto natyra shpenzimesh, përndryshe ne nuk mund të vendosim standarde të reja. Nuk është e vërtetë se ato kanë qenë të pakufizuara, mund t’i ketë pasur të pakufizuara dikush ose një grup njerëzish, por ato kanë pasur një limit. Edhe kërkesën për shtesë e kemi pasur nga komuniteti i biznesit, prandaj është trefishuar niveli i tyre. Në qoftë se konsiderohet në parametra, edhe krahasuese, të vendeve të tjera i pamjaftueshëm, ne jemi të gatshëm ta diskutojmë dhe ta korrigjojmë.

    Pyetje: Zoti Bode, mendoni se sistemi ynë bankar i ka kapacitetet e duhura për kryerjen e të gjitha transaksioneve?

    Ministri Bode: Ne kemi pasur një takim publik midis komunitetit të biznesit dhe komunitetit të bankave. Shqipëria ka një sistem bankar me zhvillim të shpejtë dhe me mundësi e potenciale kapitalesh të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha transaksionet ekonomike që ndodhin në Shqipëri. Shto këtu se veç bankave, që kanë ende një rrjet jo aq kapilar në Shqipëri për shkak të përqendrimit të aktiviteteve ekonomike në qendrat kryesore urbane, në këtë shërbim do të inkorporohen edhe postat dhe të gjitha njësitë e tjera private që ofrojnë shërbime financiare sipas kritereve, rregullave dhe licencimeve që atyre u bëhen nga organet kompetente. Ne mendojmë se infrastruktura financiare dhe bankare, në shërbim të transaksioneve përmes kanaleve ligjërisht të njohura, është mëse e mjaftueshme.

    Pyetje: Zoti ministër, thatë se janë rritur akcizat edhe për shkak të lidhjes që kanë me çmimet në tregjet ndërkombëtare. Kjo është bërë që të mos kemi rritje të çmimeve apo do të kemi rritje çmimesh?

    Ministri Bode: Problemi i akcizave ka tre aspekte. Së pari, ne ende e kemi nivelin më të ulët të akcizave të karburanteve se në vendet e tjera, sikurse edhe disa akciza për alkoolet. Dhe i kemi jo pak më të ulëta, por me herë se disa vende të tjera të rajonit.
    Së dyti, përgjysmimi i nivelit të taksave krijon një hendek në të ardhurave e buxhetit. Nuk është se prej tyre do të sigurohet ndonjë gjë, sepse ato japin një efekt diku te 1 për qind të të ardhurave gjithsej në buxhet. Kjo nuk është se kompenson, por kjo bëhet për arsyen e tretë, që çmimet në tregun e karburanteve në Shqipëri kanë një elasticitet tepër të dobët, nuk influencohen as nga konjukturat ndërkombëtare, as nga niveli i taksave, ato vendosen në një moment dhe kjo tregon se ky treg ende vuan nga një farë mbylljeje dhe një funksionim jo transparent monopolitik, çka mbetet një detyrë për të fuqizuar konkurrencën në tregun e karburanteve. Është fakt që çmimet aktuale janë vendosur në një periudhë krize dhe vazhdojnë të mbeten në të njëjtat nivele të asaj periudhe. Çka do të thotë që pretendimet për arsye të tjera janë jo fort të qena.

    Pyetje: Zoti Bode, është e dukshme se edhe përjashtimi i 100 mijë lekëshit të parë për t’u tatuar nuk e mbyll rritjen që pëson me taksën e sheshtë tatimi i pagës. Vetë fakti që ju do të rrisni rrogat e buxhetorëve, mendoni se rrogat e buxhetorëve do të kompensohen me rritjen, po sektori privat që do të taksohet në të njëjtën mënyrë? Këtu kam parasysh edhe diçka tjetër rritjen e pagave minimale, pagat referuese do të ketë një efekt besoj negativ. A ka ndonjë projekt për këtë?
    Ju thatë se jeni të hapur për vërejtje, por ndërkohë qeveria e ka miratuar këtë paketë fiskale. Vërejtjet duhet të kalojnë në komisionet parlamentare, pra do të jenë pjesë e procedurës parlamentare?
    Së treti, 150 milion euro ia lini biznesit, por ia hiqni buxhetit.

    Ministri Bode: Gjatë fjalës sime i dhashë përgjigje një pjese të pyetjeve. Lidhur me pagat e ulëta ju thoni se nuk është e vërtetë se përjashtimi nga taksimi i 10 mijë lekëve të para jep impakte. Një pagë deri në 30 mijë lekë do të paguajë 2 mijë lekë taksë vjetore dhe pagat deri në 30 mijë lekë kanë paguar shumë më tepër se kaq. Në sektorin privat për shkak të informalitetit dhe, në rast se ju do të bëni llogari me pagat tuaja të deklaruara dhe sasinë e kontributeve dhe të tatimit mbi të ardhurat e paguara, do të shikoni se jeni jashtëzakonisht larg parametrave dhe standardeve që kanë të tjerët për të qenë aksionerë në shtetin tonë të përbashkët. Në qoftë se i referohemi nivelit të taksave në Shqipëri dhe performancës që ka administrata fiskale shqiptare për mbledhjen e taksave me vendet e tjera të rajonit, ne jemi më mirë në arkëtimin e tatimit të vlerës së shtuar, jemi më mirë në arkëtimin e tatimit mbi fitimin, jemi krahasueshëm për akcizën dhe jemi të pakrahasueshëm, me herë më pak me vendet e rajonit, për kontributin e sigurimeve shoqërore, taksën e punës dhe të tatimit të të ardhurave personale, për të mos folur për tatimin mbi pasurinë që në shumë vende të zhvilluara, dhe që tashmë ka filluar edhe në rajon, jep pjesë të konsiderueshme, në disa vende pjesën dërrmuese, të të ardhurave të buxhetit të shtetit.
    Në këtë kuadër, ne jemi të interesuar që sistemi ynë fiskal dhe të ardhurat e buxhetit të shkojnë drejt një strukture normale që garantojnë qëndrueshmërinë në perspektivë. Në qoftë se ne mendojmë se ende mund të fshehim rrogat, se do të paguajmë më pak të ardhura personale apo kontribute, siç kemi bërë deri dje, sigurisht që do të mbetemi larg objektivave për të mënjanuar informalitetin. Për këto arsye ne po përafrojmë standardet e vendeve të tjera. Ne kemi 1/3 e të ardhurave që realizon Maqedonia në tatimin e të ardhurave personale dhe po më shumë se 1/3 në taksën e punës ose të kontributit të sigurimeve shoqërore.

    Këto ndryshime mendohet të normalizojnë e formalizojnë gjithçka që ka të bëjë me pagesat, të ardhurat personale që krijohen dhe nuk besoj se do të ketë impakt aq të ndjeshëm sa thoni ju. Impakti maksimal që mund të ndjehet, në qoftë se deklarohen të gjithë me transparencë, nuk do të jetë më shumë se 1 mijë deri në 1.5 mijë lekë. Në qoftë se deklarohen të gjithë dhe është fjala për ata që e kanë pagën më të lartë. Ndërkohë që kategori të tjera kanë përfitime edhe më të mëdha se nuk preken nga ky taksim, sepse kanë paguar deri më sot 20 për qind. Ka sektorë që kanë qenë transparentë dhe sigurisht prej vendosjes së kësaj takse kemi një përgjysmim të nivelit maksimal që ka qenë më përpara, ndërsa të tjerë kanë marrë miliona dhe kanë deklaruar paga nga 14 mijë lekë. Mendohet se është një taksë e cila duhet të ruajë fizionominë proporcionale. Le të heqim progresivitetin e taksave. Në qoftë se duam të “luftojmë” kapitalistët, siç mendojnë ata që mund të mbështesin taksën progresive, ka rrugë të tjera dhe ne kemi ofruar një alternativë, taksa mbi pasurinë, aty akumulohet kapitali. Të mos dekurajojmë rritjen e të ardhurave personale, por të dekurajojmë përdorimin e të ardhurave personale për t’i ngurtësuar në asete që mbeten jashtë xhiros ekonomike të vendit.

    Ndryshimet sigurisht që do të diskutohen edhe në komisionin e ekonomisë dhe ne jemi të gatshëm për të bërë ndryshime të natyrës që janë në të njëjtën filozofi me objektin që ka pasur qeveria në ndërmarrjen e këtyre masave, mënjanimin e informalitetit dhe zbutja e barrës fiskale në parametra të pranueshëm.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Copyright (c) Keshilli i Ministrave - Departamenti i Informacionit
  9. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    Sic e shihni, diskutimi rreth nivelit te reklames ishte paksa i kote.

    Persa i perket bizneseve qe punesojne shume punetore me paga te uleta: nese marrim si shembull nje biznes me rreth 100 punetore qe e ka fitimin mujor rreth 5.000 euro tatohej 1000 (20%). Me reformen tatohet vetem 500 (10%)dhe i rriten shpenzimet per punetoret (qe pagen e kane minimale per mbijetese - nuk e paguajne ata taxen e re) 5x100=500.

    Ne fund fare nuk humbet gje.

    Apo gabohem?
  10. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    fakti eshte qe kjo reforme nxit investimet m intensitet te larte kapitali.
    Duhet te shohim nese pas kesaj fillojne na fusin tek listat e zeza te parajsave fiskale.
  11. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    dhe rruga per te ardhmen duket se eshte:

    "...Të mos dekurajojmë rritjen e të ardhurave personale, por të dekurajojmë përdorimin e të ardhurave personale për t’i ngurtësuar në asete që mbeten jashtë xhiros ekonomike të vendit."

    edhe ketu jam dakort me boden une.
    Shqiperia ishte nje nga vendet me sipermarresit me "guximtare" por qe nga bumi i ndertimeve filloi ngurtesimi.
  12. pppppaa

    pppppaa Fillestar

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    Nuk ka lidhje me menyren sesi qarkullojne vlerat Gene..
    Nuk e kuptoj se ca ka dash me thene Bode, kur pa asnje sens, ka lidhur rritjen e tatimit mbi pagat me menyren e perdorimit te te ardhurave nga qytetaret. Persa kohe qe leket qarkullojne nga bankat dhe qytetaret e plotesojne nevojen me kredi bankare, duket se tatimi mbi te ardhurat personale s'ka asnje lidhje dhe s'luan asnje rol ne kete mes..

    Per te ashtequajturen "prekje" qe iu be sistemit fiskal, ka ndodhur per arsyen e thjeshte te mungeses se vlerave aktive te buxhetit qe pritet gjate 6 mujorit te dyte.. Dmth thjesht qeveria nuk ka leke per te perballuar angazhimet e 6 mujorit te dyte.. Ato qe thote Bode jane thjesht demagogjite e rastit per te thene dicka para popullit.
    Tatimi mbi te ardhurat personale si ze buxheti, ne vlere nominale, pritet te rritet me rreth 50% (gjithmone nese informaliteti ne deklarimin e te punesuarve mbetet ky qe eshte... por qe une do te isha shume skeptik)pra me nje shtese rreth 16 milione USD hyrje ne buxhetin e shtetit , te cilat do te dalin nga xhepat e shtreses me ne nevoje te popullsise. Me te prekurat jane pagat nga 10.000-90.000 leke (praktikisht mbi 95% e te punesuarve) te cilet pesojne rritje te Tatimit ne shifra qe nuk ulen poshte 50% te vleres aktuale qe ato paguajne. P.sh. nese nje punetor qe merr 40.000 leke ne muaj sot paguan 1440 Leke TAP, ndersa me paketen e re do te paguaje 4.000 Leke ne muaj, pra nje rritje gati 300%..

    Tani s'kam me kohe se do te te flisja dhe per efektet e tjera te paketes se ndryshimeve, por di qe eshte nje nder masat me anti-sociale qe jane ndermarre ndonjehere..

    Me vone te sqaroj dhe per te tjerat..
  13. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    bode thote qe kjo reforme eshte pikesisht ashtu si thua ti ANTISOCIALE po bode shton qe mund te riekuilibrohen gjerat duke rritur tatimet mbi pasurine dhe pikerisht per fitimet e investuara ne ato qe bode i quan "asete qe mbeten jashte" bla bla bla e qe sigurisht kerkojne nje diskutim te mire per tu saktesuar. Nuk besoj se e thote kete per propogande pasi pak vete do e kuptojne por e thote per te orientuar invesimet.

    Mos harro qe tatimi i fitimit u ul nga 20% (25% deri ne 2005) ne 10% dhe, po te leme menjane inelasticitetin e pagave qe do na hante kohe, perfundimi do te jete qe pagat do te rikthehen ne nivelet reale aktuale pas pak kohesh (ato me te uletat shume me shpejt se te tjerat)
  14. merc

    merc Anëtar

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    Mire tani po vetem nje gje s'kapa une.
    Pse do protestojne mesuesit persa i perket takses se sheshte?
  15. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    do protestojne se praktikisht i ulet rroga
  16. Tiranas

    Tiranas Fillestar

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    Taksa e sheshte eshte veprimi me i demshem i qeverise se djathte. Keshtu eshte kur ke ne krye njerez, qe nuk e kane idene e ekonomise dhe politikes, ose me mire ato ide qe kane, i bejne realitet duke zhvatur popullin dhe duke mbushur xhepat e tyre.
  17. Santiago

    Santiago Fillestar

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    taksa e sheshte eshte e padrejte por e detyruar.
    Tatimi i shkallezuar qe aplikohej deri tani ishte e kote se pjesa me e madhe e pagave te deklaruara nga privatet ishte tek niveli i pages minimale.
    Plus qe nje nivel tatimi 10% per te gjithe thuhet qe eshte ne favor te atyre me paga te larta dhe rripka te varferit....po ku jane ata me paga te larta????? pjesa derrmuese e pagave ne bordero jane nen pagen minimale.
  18. pppppaa

    pppppaa Fillestar

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    Tani qe te kuptoni idiotesine e berishes dhe qe te kuptoni pse ai idiot duhet te iki, me lejoni t'ju prezantoj me VKM.285 Dt.04/05/2007.

    Eshte kryevepra me e fundit e Haxhi Qamilit version 2007.
    Me pak fjale...

    Per llogaritjen e Kontributit te Sigurimeve Shoqerore dhe per Tatimin mbi Te Ardhurat Personale, nuk do te merren me parasysh pagat e deklaruara, por si reference do te merret nje hartograme e pergatitur nga "vezhgimet" e ministrit me idiot te financave qe ka njohur globi keto 27.000 vjetet e fundit.
    Dhe e dini cfare?
    Nga vezhgimet qe ministri i financave i ka bere tregut del qe shqiptaret qenkan treguar idiot qe paskan ikur ne emigracion ne EU apo USA, pasi (gjithmone sipas tij) shqiptaret marrin rroga te barabarta me francezet, zvicerianet etj.. Dhe duke pasur madje kosto me te lire jete sesa keta te fundit, i bie qe njerezit te kene mireqenie me te larte ketu ne Shqiperi sesa po te jetojne andej.

    Per me teper nje shembull...
    Sipas ministrit tone nje ekonomist ne nje kompani VIP ne TR nuk paguhet me pak sesa 90.000 leke (te reja) ne muaj. Nisur nga kjo, ne VKM Nr.285 eshte vendosur qe per cdo ekonomist qe ka kompania, TAP dhe Sig.Shoqerore te llogariten jo mbi pagen e tij reale, por mbi pagen 90.000 Leke. Ne nje perllogaritje, totali i ndalesave ne % qe i mbahen nje punetori nga rroga eshte 11.2% Sigurime dhe 10% TAP, pra 21.2%. Pra nje ekonomisti ne total do t'i mbahen 90.000x21.2%= gati 20.000 Leke.

    Tani qe t'ju fus ne brendesi te situates, nga njohurite qe kam si operator ne tregun e punes per nje kohe goxha te gjate, ju ze be me rob shpie qe nje ekonomist, kudoooooooo, nuk paguhet me shume sesa 50.000 - 60.000 leke/muaj (kur keta jane me eksperience, se te rinjte 30-35.000 Lekshin ta puthin ne balle). Cilado qofte kompania, specialisti i thjeshte nuk merr me shume.
    Nese Berisha iu mban 20.000 leke atehere paga qe do te marri ekonomisti, do te jete vetem 30.000 leke ne muaj.. Pra Shteti merr 40% dhe i punesuari merr vetem 60% te pages qe i eshte premtuar....
    Ndersa te rinjte i bie te punojne vetem per shtetin...

    Dhe masakra vazhdon ne nje mase te gjere me te gjitha profesionet qe klasifikohen si pune te kualifikuara (qe kerkojne kualifikim universitar).

    Tani, pasi ta gjeni ne soft copy (se une e lexova te fletorja zyrtare hard copy) me thoni te gjithe nga nje opinion tuajin per Berishen???

    P.S. Se mos harroj... VKM do te filloje te aplikohet qe me pagat e Qershorit, keshtu qe te gjithe filloni dhe beni llogarite sesa do t'ju mbahen...

    P.P.S. Ahh se harrova t'ju them qe VKM eshte i vlefshem vetem per Sektorin Jopublik (erdhi komunizmi prape me duket..). Te ta thote ministri sesa e ka pagen privati.. Ka me ironi per tregun e lire..???
    Me kujtohet kushtetuta e RSH ku thuhet qe Sistemi Ekonomik eshte ai i TREGUT TE LIRE DHE KONKURENCES SE LIRE.. Sa ironike tingellon...

    P.P.P.S. Perpara kesaj Taksa e Sheshte duket tamam si "hall luksi"
  19. Santiago

    Santiago Fillestar

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    me sa di une ajo paga 90.000 eshte reference per menaxheret e kompanive jo per ekonomistet....ose per shefat e finances.
    Ceshtja eshte se nese eshte per ekonomistet eshte shume e drejte ajo qe ka shkruajtur Poster. Nese eshte per menaxheret e kompanive atehere besoj se eshte deri diku reale pasi shumica e pagave te menaxhereve jane mbi ate nivel.

    ps. sektori publik nuk ka se si te perfhsihet pasi pagat e deklaruara jane dhe pagat reale.
  20. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: TAKSA E SHESHTE - revolucioni fiskal 2007

    Ketu eshte problemi qe nuk ka asgje te qarte, dhe ne pegjithesi si koncept eshte idiotesi. Shteti po ka b''' te kontrolloje firmat, jam shume dakort me ate vendimin qe pagat te kalojne neper banka, po kjo e pagave eshte pa lidhje.
    Por realiteti eshte ai qe thote Posteri, shteti shqiptar eshte keq me paret, dhe eshte me kollar per te te ngreje taksat se te shkurtoje shpenzimet.
Thread Status:
Not open for further replies.

Shpërndajeni këtë faqe