TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga Samuel, 23 Jun 2004.

  1. Samuel

    Samuel Fillestar

    TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Te nderuar bashkantare te Albforumit!

    Ju ftoj qe te hedhim ne kete teme thenie nga urtesia e popullit dhe njerzve te dijes Shqipetare, si dhe nga njerz te mdhenje te
    kultures e mencurise botrore!

    Do te ju lutem qe theniet te mos shoqerohen me komente, vetem ne raste kur ndonjeri nuk e kupton domethenien e saj atehere pasi te pyes anetarin qe e ka sjedhur ne kete teme, le te i jepet domethenia sa me shkurt...

    Kete e them qe te mos behen te merzitshme komentet pasi deshirioj qe te krijojme nje hapsire per sa me shume fjale te urta, thenie njerzish te medhenje ku te spikase nje fraze e shkurter pa shume tekst, por qe sjedh nje urtesi me kuptim te madh!

    Shpresoj qe kjo teme te jete dicka interesante dhe te ndikoje jo vetem ne nje fare argetimi, por dhe ne nje thellim te dijeve te gjithseicilit!

    Nuk eshte kjo nje hapsire as per barcaleta as prralla, por vetem per fjale te urta dhe thenie te mencura nga cdo vend i botes, nga cdo autor i huaj apo Shqipetar!

    Nuk ben ne asnje menyre te hidhen ketu thenie me permbajtje ideshe te diktaturave, por as dhe me permbajtje fjalesh te pa hijeshme per fjalorin e kultures njerzore!

    Ju lutem per nje mirkuptim ne kete teme qe ti japim njeri tjetrit gjera sa me te bukura ne fjale dhe ne shprehje ku ti pasurojme njeri tjetrit mencurine e shpirtit me thenie te mencura dhe fjale te urta nga te gjitha fushat brenda atij rregulli njerzor qe theksova me lart!

    Se pari po e filloj une me keto thenie:


    SADIU ka thene:

    1-"Per brum diturie me mburrje spo flas,
    Si lypes i varfer, ja doren po zgjas!"
    *********************
    2-"Njohim dy lloj njerzish qe puse germojne,
    I miri dhe i ligu, por rruget ndryshojne.

    Njeri qe etjen te shuaje nder shoke,
    Tjetri qe bota te bjere me koke!"
    **********************

    Jeni te mirseardhur ne kete teme te re me nje qellim dhe kuptim te vecante!

    Me rrespekt per ju!

    "Nder Udhetime"
  2. Samuel

    Samuel Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Serish thenie te bukura...
    Ndoshta sa per te ju dhene zemer qe te filloni dhe ju per te hedhur ketu theniet apo fjalet e urta qe dini...

    Nga Johan von Goethe:

    1-"Shpirt i njeriut, sa ngjet ti me ujin !
    Fat i njeriut, sa ngjet ti me eren!"

    2-"te rrish ne vend do te thote amulli!
    Te marresh anen, do te thote ti pergjigjesh kerkeses se dites!"

    3-"Ne ecjen perpara le te gjeje vuajtje dhe gezim!"

    Vazhdojme...
  3. Samuel

    Samuel Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Thenie nga Martin Camaj:

    1-"Kataklizmat shpesh vijne varg,
    tuj shtyme njana tjetren...
    E nese urtia e njeriut te kujtueshem nuk hyn ne veprim, atehere mjere na! (sipas dialektit te autorit):

    Varianti letrar:
    "Kataklizmat shpesh vijne ne radhe duke shtyre njera tjetren...
    E nese mencuria e njeriut te kohes nuk hyn ne pune, te mjeret ne!"
    *********************************

    Thenie nga Ciceroni :

    1-"Ata qe vujane me pak, ata ankohen me shume!"

    2-"Dy here degjo, nje here pergjigju!
    Prandaj njeriu ka dy veshe dhe nje goje!"

    3-Te lehurat e qenve te cojne ne fshat,
    Kurse te cakejve te cojne ne pyll!"

    4-"Te mos njohesh te kaluaren,
    Do te thote te mbetesh femije gjithe jeten!

    5-"Etjes mos ja trego ujin,
    Kur nuk i jep asnje pike!"
    ****************************

    Thenie nga L. Tolstoi:

    1-"Dashuro ate qe do, dhe jo ate qe ka!"

    ************************

    Shkruani dhe ju...

    Pershendetje nga "Nder udhetime"!
  4. alma lamcja

    alma lamcja Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Thënie nga njerëz të mëdhenj


    Sokrati. Njohja e vërtetë ke të bëjë jo me aparencën e gjërave, me faktet e thjeshta konkrete, por me thelbin e tyre.

    Disa formulime mbi të bukurën

    Benedet Kroçe. E bukura është një krijim mendor i imagjinatës që kap thelbin e gjërave të dukshme, e bukura është ekspresion, është një shprehje adekuate.

    Sharl Lalo. E bukura në të vërtetë është harmoni, që e ndien inteligjenca, mbi të cilën gjykon shija dhe e cila pa mundim arrin maksimumin e përfitimit me minimumin e mjeteve.

    Alfred Uçi. Quajmë të bukura ato sende ose dukuri tek të cilat shkalla e lartë e harmonisë mishëron mbizotërimin e prirjes autientropike; prirjen e zhvillimit të natyrës, të shoqërisë, të jetës materiale e shpirtërore të artit.

    Aristoteli. E bukura qëndron në mes të sendeve dhe idesë së së bukurës. Arti ka një pozicion të tillë. E bukura është mirësia që na shkakton kënaqësi.

    Sokrati. Të njëjtat sende mund të jenë më të shëmtuara ose më të bukura sipas marrëdhënieve që kanë. Ai thotë se: E bukura është çdo gjë që është e dobishme.

    Emanuel Kanti. E bukura është një diçka pure, e pastër, e papërfshirë, pa ndërhyrjen e asgjëje tjetër. Po qe se diçka është e dobishme, atëherë ajo rrezikon të mos jetë e bukur. Pra është e rreme.

    Hegeli - shprehet: E bukura dhe e vërteta kanë dy anë. Edhe janë e njëjta gjë, se e bukura duhet të jetë patjetër e vërtetë, por nga ana tjetër e vërteta dallohet nga e bukura.
    E bukura e bën shpirtin njerëzor më të ndjeshëm, më të dhimbshëm, I përgjigjet më mirë natyrës.

    Kanti. E bukura natyrale është një gjë e bukur dhe e bukur artistike është përfaqësim i bukur i një gjëje që tashmë nuk është domosdo e bukur.

    Kamy: Nuk ka force që të mos mposhtet, nuk ka fatkeqsi që të mos përballohet nëpërmjet përçmimit.

    Kanti. E madhërishmja është krenaria e shpirtit njeriut që lindi duke e mposhtur frikën në procesin e besimit.

    Hartman. Emocioni themelor I të madhërishmes lidhet me tmerrin që lind nga pafuqishmëria e njeriut për të mposhtur diçka madhështore.

    Shileri. Madhështor njeriu në lumturi, i madhërishëm në fatkeqësi.

    De Rada. Ndikimi i të shëmtuarës që gjendet atje ku mungojnë virtytet ose janë të pakta, nuk është detyrë e artit.

    Lesing. E bukura mund të shkëlqejë me gjithë forcen e vet në sfondin e së shëmtuarës, E shëmtuara mund të shpjegohet thjesht me negativitetin e ndjenjave dhe emocioneve.

    Sharl Lalo. Estetika sensualiste për të cilën çdo kënaqësi është e bukur dhe çdo dhembje e shëmtuar është mjaft thjeshtëzuese.

    Sharl Lalo. Natyra për të qenë e shëmtuar duhet të duket sikur ka humbur qëllimin dhe të dyshojë se nuk ka pasur sukses në zbatimin e një teknike imanente (vetvetishme).

    Kanti. Komikja është shnderrimi i vëmendjes së përqëndruar në asgjë.

    Petro Marko. Femra është si Toka !!
    - Si toka! Kur është njëzet vjeçe, i ngjan Afrikës.
    - Kur arrin tridhjetë vjeçe, është si Hindia: e nxehtë, e hijshme, misterioze.
    - Kur bëhet dyzetë vjeçe, i ngjan Amerikës, e përsosur nga ana teknike.
    - Kur arrin të pesëdhjetat, i ngjan Evropës: gërmadhë e vërtetë.
    - Por kur arrin të gjashtëdhjetat, është Siberia, që të gjithë e dine se ku bie, po që asnjeri s’dëshiron të vejë.

    Xhojs Keri. Femrat mesatare janë soji më i mire. Të bukurat mund të jenë më të këndshme, por kanë të keqen e dembelisë, s’para tunden për punë; të shëmtuarat mund të jenë më serioze në punë, po të hanë veshët, kanë shumë kërkesa.
  5. Samuel

    Samuel Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Pershendetje "Skampa"!

    Ju falenderoj per sjedhjen e atyre thenive te mencura qe ju i paskeni gjetur mjaft bukur neper leximet e juaja!

    Duke ju pershendetur me nje thenie tjeter te vecante ju uroj mirseardhje te tjera ne kete teme qe mendoj se eshte e vecante!

    SADIU ka thene:

    "Njeriu i mencur eshte si dyqani i parfumeve,
    qe me eren e kendshme te josh...
    Ndersa i pa dituri eshte si puna e daulles,
    qe zerin e ka te larte por perbrenda eshte bosh!"
    *****************************
    E ju i ngjani nje dyqani parfumesh...

    Gjithe te mirat!
  6. Samuel

    Samuel Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Thenie nga Omar Khajam

    1
    Keshtjella gjer ne qiell nje here shendriti,
    dhe mbreter e Qezar brenda priti
    Ndersa sot permbi germadhat Qyqja qan,
    Po ku vajti ah kuku, kulla ku zbriti?

    2
    Nje dere ka qe celsin dot s'ja gjejme
    Dhe ka nje vel qe me sy s'e shkapercejm.
    Pak muhabet ketu jo ti jo une...
    Pastaj dhe une dhe ti ne tym kercejme.

    3
    Punonte ne dyqan te tij pocari,
    Nje poce po artonte nga pazari,
    Lefyti ish nga koke e nje qezari
    dhe dorza nga dora e nje lypsari.

    Njeditezaj ne qoshe jam penguar
    dhe e theva ah pocen e bekuar,
    Me tha: "Sic je kam qene; dhe sic jam,
    Do te jesh dhe ti neser i derrmuar"!

    4
    Te lig te bejne kur fiton lavdi
    dhe intrigant kur rron ne vetmi;
    Qofsh profet prej qielli, shenjt e Engjelli,
    Me mire mos u njih e mos njih njeri!

    *****************************************

    Nga Honore de Balzak

    1
    Vdekja eshte barazia me e larte
    dhe liria me e larte!

    2
    Njerzit e paisur me fantazi
    kane nje rini te perhershme!

    3
    Nje grua 40 vjecare ben per ty gjithcka!
    Ndersa nje 20 vjecare nuk ben asgje!

    4
    Asgje nuk mund te barazohet me dashurine
    e nje gruaje qe i dhuron nje burri
    lumturine e dashurise se pare!

    5
    Druajtja nuk eshte vetem frike por
    dhe nje tepri force e pa shfrytezuar!

    6
    Mungesa e komoditetit nuk duhet
    kurre te thyej vullnetin e njeriut!

    **************************

    Nga XHEK LONDON

    1
    Lermeni ta shikoj te verteten ne sy!
    Thuameni si e ka fytyren ajo?

    2
    Ne kete bote nje qen han tjetrin,
    ata qe mbeten i hane ujqerit!

    3
    Meshira nuk eshte nje kocke qe i hidhet nje qeni,
    por eshte nje kocke qe ti e ndan me qenin...

    4
    Mos rri me teper se cduhet ne gjirin
    e shoqerise si kufome!
    Punen e bere, jeta mori fund,
    pershendet dhe shko!

    ****************

    Nga CARLI CAPLIN

    1
    Dashuria, dhembshuria, njerzorja
    jane dritat me te shkelqyera
    te miresise qe ka njohur bota!

    *****************

    Nga Ludwig von Bethoven

    1
    Une nuk njoh tjeter shenje madheshtie
    pervec miresise!

    2
    Njeriu mund te jete i madh vetem kur
    ka shpirtin e madh.
    Pa kete ai nuk mund te jete artist
    i madh, as personalitet i madh.
    Duhet te jesh me te vertete i madh
    e jo te dukesh i tidhe!

    3
    Sa te mundesh te besh mire, lirine
    dashuro mbi cdo gje, dhe as para nje
    froni kurre mos e tradheto te verteten!

    ___________o___________
  7. Samuel

    Samuel Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Per ju o njerz te mire!

    Ku jeni o njerz te mire,
    Perse nuk flisni dot?
    Cka goja qe u ka ngrire,
    E nje fjale spo e thoni sot?

    Ejani pra me fjalen tuaj,
    Na sidhni ndonje gje te re...
    Ate me te bukuren e mencuris tuaj,
    Shkruaje ate qe thelle e ke!

    "Nder udhetime"

    Thenie nga populli Shqipetar:

    "Aty ku flet dhe nuk te ndigjojne,
    Ku hane dhe nuk te japin,
    Ngrehu dhe ik, nuk eshte vedn per ty!"

    Kurbin-Kruje
    ****************************

    1-
    "Hin e del dhe duku,
    Por mos u ban i pa dashtun"

    2-
    "Trimije vete hane e pijene,
    Treqind mije roje u rrijne,
    Tre milionve jeten ua nxijne ose(n...)!"

    Kush jane?

    Shkoder

    ****************************
  8. Samuel

    Samuel Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Margaret Thecer ka thene:

    "Nese deshiron te thuash dicka, pyete nje mashkull.
    Nese deshiron te besh dicka, pyete nje femer.

    Thenia eshte sjedhur ne forum nga "Shqiptarja"
  9. ARVINA

    ARVINA Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    NESE TE GJITHE NJEREZIT DO TE VRISNIN NJE CIKE MENDJEN DO BINDESHIN SE JETA NUK VLEN AQ SA TE SHQETESOHESH PER TE. Smkujtohet kush e ka thene

    FJALA `URREJTJE` KA LINDUR NE ZEMREN E ARMIKUT TIM.

    ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM SESA NJE TMERR PAFUND.pershendes ate qe hapi kte teme. :wave:
  10. ARVINA

    ARVINA Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    NESE NJE MENGJES ZGJOHESH DHE NUK E SHEH DIELLIN OSE KE VDEKUR OSE JE VETE DIELLI.e thene nga JIM MORRISON.

    noi non possiamo fare grandi cose,ma solo piccoli gesti con grande amore.MADRE TEREZA

    miqte e mi,mbajeni mend mire,nuk ka as barera te keqinj,as njerez te keqinj,ka vetem kultivues te keqinj. V.HYGO

    ESHTE GUXIMTAR AI QE KA FRIKE ATE QE DUHET TA KETE FRIKE,DHE NUK KA FRIKE ATE ATE QE SDUHET TA KETE FRIKE. TOLSTOY :wave: :kiss:
  11. pippo

    pippo Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Mos sot neser, mos neser pasneser Faithless
  12. gisi

    gisi Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Ai që fyen tjetrin, kercënon vetveten.
    -L. da Vinçi-

    Lumturia shkon tek ai që punon shumë.
    - L. da Vinçi-

    Bukuria i tërheq vjedhësit më shume se ari.
    -Shekspir-

    Sa e hidhur është të shohësh lumturinë e të tjerëve me sytë e të tjerëve.
    -Shekspir-

    Nuk di të flasë ai që nuk di të hesht.
    -Pitako-

    Përvoja është shuma e zhgënjimeve tona.
    -Oge-

    Shpresa është njeriu më i mirë që unë njoh.
    -Ciceroni-

    Femra harron më lehtë se mashkulli, por asaj i kujtohet më parë ajo që ka harruar.
    -A. Kristi-

    Ngushëllohemi me asgjë sepse dhe me asgje hidhërohemi.
    -Gëte-

    Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt.
    -Ciceroni -
  13. Gysi

    Gysi Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Po mire, cfare lidhje ka me sociologjine kjo teme?!

    Mua nuk me duket vendi i pershtatshem. Nese fjalet e njerezve te medhenj kane te pejne me shoqerine dhe problemet e saj dakort, perndryshe tema merr me teper karakter fetar, ose ndoshta filozofik.
  14. soni2

    soni2 Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    le meglieur façon de resister a la tentacion est d y ceder

    o wilde

    ta them ne shqip nuk tingellon mire sory
  15. Alanis

    Alanis Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    A problem is a chance for you to do the BEST!
  16. Guest

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    Te rezohesh eshte erezikshme dhe e dhimbshme,
    por te rrish rezuar eshte me e tmershme.
    Konrad Adenauer

    Do te dish kush je ti,shih cfare po ben,
    Do te dish si do te jesh
    shih cfare do te besh
    Eschenbach
    Thone se ai qe di nuk flet
    ndersa ai qe flet nuk di

    Nuk ka rendesi cfare ben,por si e ben ate.

    Budallalliku i njerezimit dhe gjithesia ,
    jane te pafundme,edhe pse per kete te
    fundit,s´jam aq i bindur...
    Einstein
  17. Lisette

    Lisette Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    -Me sa di une njerezit nuk kane shpikur akoma nje besim qe ia vlen te besohet.

    -Disa e shofin goten gjysem bosh, disa e shofin gjysem plot.Une e shof si shume te madhe.

    -Nuk kam frike nga lartesite sidoqofte kam frike mos bie nga vende te larta

    -E vetmja gje e mire qe ka ardhur nga feja eshte muzika.

    -Arsyeja pse e quajne Endrra Americane eshte se duhet te jesh ne gjume per ta besuar.

    -Ata qe kercejne konsiderohen si te cmendur nga ata qe nuk mund te degjojne muziken.

    GEORGE CARLIN (2004 calendar)

    P:s. u mundova ti pershtas sa me mire ne shqip, shpresoj tu pelqejne
  18. gregorian

    gregorian Fillestar

    Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !

    po kur te tjeret jane komplet injorant idiot ne maksimun ca te mesojme prej tyre???apo dhe injoranca ka vendin e saj perkrah inteligjences:)
  19. kem

    kem Guest

  20. policia

    policia Anëtar aktiv

    une mendoj se nje leksion mund ta marresh edhe nga kjo kategori.
    leksioni eshte: MOS U BEJ KURRE SI ATO
    Sweety likes this.

Shpërndajeni këtë faqe