Te na trashegohet Malua!

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Al-Punk, 6 Nov 2002.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Te na trashegohet Malua!

    Nano-Xhoi, detajet dhe surprizat e dasmes

    Kryeministri dhe bashkeshortja e tij skicojne programin e festimeve dhe listen e te ftuarve. Te shtunen ne mbremje ne PUB "Sillo", 300 dasmore, mes te cileve 140 deputetet, njerez te biznesit, mediave dhe artit. Te dielen ne mesdite ne Kishen Ortodokse dhe darka familjare me 50 te ftuar ne Malin e Robit ne Golem

    Ndonese Fatos Nano ka dashur qe martesa e tij Xhoanen te ishte sa me sekrete dhe pa shume publicitet, detajet e para te dasmes se dyte te Kryeministrit tashme kane dale ne siperfaqe. Megjithe interesimin e madh te televizoneve dhe fotoreportereve, ende cifti Nano nuk ka vendosur kujt do t'ia besoje berjen publike te ceremonise se dasmes. Sidoqofte askush nga njerezit prane Nanos nuk ka dashur dje te jape informacione per menyren sesi shefi i qeverise do te festoje lidhjen e re me Xhoanen, 29 vjecare.

    Fatos dhe Xhoana Nano kane skicuar megjithate, programin e festimeve. Te shtunen ne mbremje rreth 300 te ftuar do t'i drejtohen daljes se Tiranes, ne drejtim te Kombinatit, per te zene vend ne ambientet e PUB "Sillo". Ne listen e te ftuarve te ciftit bejne pjese te 140 deputetet e Parlamentit, politikane te tjere te njohur, diplomate, njerez te biznesit, gazetare dhe artiste, miq te Kryeministrit dhe bashkeshortes se tij. Ne PUB-in, qe do te prese ceremonine e vecante, kane nisur tashme pergatitjet. Ne ambientet e brendshme po kurohet me kujdes skenografia e festes, ndersa jashte po rregullohen kushtet per parkimin e automjeteve te shumta, qe pritet te transportojne te ftuarit te shtunen ne mbremje. Nderkohe, per ceremonine qe do te zhvillohet te dielen ne mesdite ne Kishen Ortodokse ne Rrugen e Kavajes, ende nuk dihen shume detaje. Drejtues te kishes jane treguar te rezervuar dje te flasin per pergatitje, ndonese burime te pakonfirmuara kane folur edhe per pranine e kryepeshkopit Janullatos. Dhe pasi te kene mbyllur ceremonine kishtare, sipas riteve te besimit ortodoks, Kryeministri dhe bashkeshortja e tij do te drejtohen ne Golem, ne kompleksin turistik te Malit te Robit. Ne qendren e ndertuar nga "Mak Albania" do te kete nje numer te kufizuar te ftuarish. Familjaret e dy bashkeshorteve dhe miq shume te afert te ciftit, do te plotesojne numrin 50 te te ftuarve. Vendndodhja larg Tiranes, por prane autostrades, duket te kete nxitur zgjedhjen e ketij vendi buze Adriatikut. Nderkohe, Garda e Republikes ende nuk duket e shqetesuar per te perforcuar masat e sigurise ne ambientet ku cifti Nano ka vendosur te festoje martesen. Fakti qe kompleksi i "Mak Albania"-s eshte i rrethuar duket se lehteson punen e gardisteve. Ndersa, grupi i shoqerimit te Kryeministrit dhe bashkeshortes se tij ka nisur te djersise. Levizjet e shpeshta te Xhoanes per t'u pergatitur per dy mbremjet festive te kesaj fundjave dhe turi ne butike dhe dyqane te ndryshme, kane detyruar prej pak ditesh nje angazhim me te madh te "gorrillave" te Gardes. Nderkohe, ne levizje jane vene edhe te ftuarit. Ata do te duhet te zgjedhin dhuraten, qe do te shoqeroje urimet per trashegimin e ciftit Nano.

    Darka dhe dilemat per menune

    Kompleksi "Mali i Robit" ne Golem, ku Kryeministri dhe bashkeshortja e tij Xhoana do te festojne martesen, ka pese vila dhe 45 apartamente. I ndodhur buze Adriatikut, kompleksi eshte i pajisur me pishine dhe sauna. Gjithashtu, ne te ndodhet edhe nje fushe tenisi, si dhe shume ambiente shplodhese. Nderkohe, restoranti, ku do te zhvillohet edhe darka e dasmes, ka nje kapacitet prej 150 vendesh. Sidoqofte, Fatos dhe Xhoana Nano nuk jane treguar zemergjere, duke e kufizuar numrin e te ftuarve ne vetem 50. Mes te cileve pjesa me e madhe do te jene familjare dhe disa miq te afert te te dy bashkeshorteve. Nje perfaqesi e ciftit ka trokitur ne dyert e "Mak Albania"-s pak dite me pare, duke u dhene startin edhe pergatitjeve. Rregullimet e brendshme dhe zgjedhja e menuse, qe do t'u ofrohet 50 te ftuarve, jane konsultuar me stafin, qe do te angazhohet per dasmen e Kryeministrit. Ne kompleksin turistik, te ndertuar nga "Mak Albania", ndodhet edhe disko, ku ndoshta dasmoret do t'i japin doren e fundit festes se tyre. Per ta pritet te jene ne dispozicion edhe apartamentet per te pushuar dhe kaluar naten. Ndonese, kompleksi eshte rreth 50 km larg kryeqytetit dhe prane autostrades, qe lidh Durresin me Rrogozhinen.
     
  2. Sulo_Kapedani

    Sulo_Kapedani Primus registratum

    Re: Te na trashegohet Malua!

    o Mand vllai maloja te trashigohet edhe me nje bornokoc mashkul <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
     
  3. AnaBlue

    AnaBlue Forumium maestatis

    Re: Te na trashegohet Malua!

    Cfare ndodhi me?
     

Shpërndajeni këtë faqe