Te rritur apo femije

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga budallaqe, 3 Jul 2006.

  1. alinos

    alinos Administrator

    Te rritur apo femije

    Argumenti im eshte qe ne Shqiperi njerezit kalojne nga te qenit femijet e dikujt, ne te qenit prinderit e dikujt. Pra, ata asnjehere nuk arrijne te zhvillojne nje menyre te qeni I/E RRITUR dhe per pasoje nuk jane ne gjendje te krijojne raporte prej te rrituri me te tjeret.

    Ju si mendoni?
  2. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    Mendoj qe jetojme ne nje shoqeri qe te mbyt. Prinderit te mbysin duke te detyruar ne me te miren e rasteve te behesh si ata, qofte ne profesion, ne edukate, menyre jetese etj. Ata e dine, ata vendosin. Nuk te japin shume liri edhe kur e kuptojne sa e rendesishme eshte sepse 'kane besim tek ty si femije por nuk kane besim tek ata qe te rrethojne'. Mua vete ma kane rrenjosur ne tru qe nuk duhet te jem kurre e para ne rruge, qe dmth mos bie ne sy nga ana fizike dhe mos marr kurre stafeten per te organizuar e marre pjese neper aktivitete se kjo me bente te bija teper ne sy kur isha e vogel e pastaj me viheshin pas gjithe alabaket e lagjes e qytetit dhe nuk do mund te mbrohesha prej tyre e nuk kisha as njeri qe te me mbronte. Ne nje fare menyre me kerkonin pothuajse me cinizem: 'shiko ato dhjetat brenda e mos kerko cante te re'. E thashe shume vrazhde po une keshtu e kujtoj. Lirine e gezoi kush u largua qe i vogel nga Shqiperia dhe donte s'donte ishte i lire, te pakten ata qe paten nje edukim familjar te shendetshem. Njoh shume njerez qe edhe pse te shkolluar ne liri nuk munden kurre t'i shpetonin tuteles se prindit, menyres se tyre te te kontrolluarit, perpkmerise se zbatimit te listes se detyrave qe u kish ngarkuar prindi etj etj. Mendoj se jemi rritur te kercenuar nga shkaqe te jashtme shkaktuar nga mungesa e ligjit, keshtu qe te jesh femija e dikujt e me pas prona (ne rastin e femrave) e dikujt tjeter, me pas prindi eshte nje menyre 'e sigurte' qe mos te te ndodhe ndonje gje e keqe e pariparueshme. Mos harro qe jemi rritur ne kohe kur virgjeria ishte e vyer dhe rruget ishin te mbushhur me cuna pemesh ose benza ne oborrin e gjimnazit me nje rrote te peste te ulur brenda, me shoqe klase qe fejoheshin qe 15 vjec e viheshin ne gare kush varte sa me shume varse floriri.

    Pastaj ti e di qe ketu nuk mund te kesh nje jete tenden. Ne asnje aspekt. Jetojme me prinderit e kush nuk jeton me ta ose eshte ende i varur ekonomikisht ose ka aq pak leke sa s'ka shume c'mund te beje me lirine e tij.
  3. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    Shume e drejte kjo teme ...por mendoj qe jo vetem ne shoqerine Shqiptare ndodh kjo gje....mesa kam vene re ktu edhe Greket, Italinet,Rumunet, Iranian, Irakian, Turq, Latino, Indian etj kan te njejtin mentalitet te shtreguar ndaj familjes...mgjthse mendoj qe gjerrat kan ndryshuar goxha ne Shqiperi....edhe e gjith kjo ka ndodh per arsye te varferise edhe mungese se hapesires te veprimet qe i ofronte shteti shqiptar njerzve per vite me rradhe. Ti gjith jemi rritur me te njejten edukate edhe te njejtin rutine zhvillimi.....gjimnaz...unversitet ose pune ne komunale e minere. Aq ishin mundesite qe te ofroheshin ne ate kohe...edhe te fitoje nji rroge intelektuali...perseri nuk mund te shkeputeshe dot nga familja s'kishe ku te mbyteshe ,nuk te ofronte njeri shtepi me vete po nuk ishe familjar...edhe normalisht perderisa jetoje me prinderit, nuk mund te beje dot komand ne shtepine e tyre qe ato e kishin ngrit me thonj e djerse...cdo komunitet i vogel ka hirarkine e vet. Tani jan hapur gjerrat...njerzit emigrojne te rrinjte kan me shume mundesi fitojne me shume te ardhura...keshtu qe fare thjesht mund te shkeputen nga familja te blejne shtepi apo te shkojne ne nji vend te tjeter per te jetuar.....mgjthse perseri ngelemi te varfer....femrat jashte kryeqytetit e kan akoma tabu te jetuarin single ne shtepi me qera....keshtu qe vajtja ne unversitet jashte familjes eshte ajo koha per to te rrisin shoqerine edhe te marrin cik fryme lirisht.
    Gjithashtu ka te bej edhe metoda e te ushqyerit tek femija lirine e mendimit ...jo te veprimit por te mendimit...sepse akoma ekziston ajo metoda "ngrenja ne tavolinen e femijeve" deri ne moshe te madhe per te rrinjte tek familjet shqiptare. Une mbaj mend prinderit e mij gjithmone me kan inkurajuar te krijoj shoqeri ...te mos rri e shkeputur...edhe gjithmone me pyesnin: Si mendon ti per kete ceshtje?....kjo ne nji fare menyre te rrit aftesine e opinionit te pavarur.....
    Shof shume te rrinj Shqiptar ktu qe jan shume te pergatitur shume inteligjenta qe kur vjen puna per te praktikuar aftesite e tyre ngelen si peshku pa uje edhe shpesh te ofenduar nga puna......pa pune s ka te ardhura...pa te ardhura s ka liri veprimi...s ka pamvarsi...s duhet te ken mendjen e fjetur qe kan akoma kan ate folene e sigurte tek familja e tyre edhe mund te kthehen sa here qe situata nuk shkon /pf/images/graemlins/shrug.gif
  4. bona

    bona Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    Alinos
    teme interesante.

    kur u martuan dhe me linden mua prinderit e mi mami ishte ne gjimnaz babi sa mbaroi uniersitetin. kam pasur shume konflikte me mamin kur isha adoleshente dhe tani vone e kuptoj qe ishte nje xhelozi e pashpjegueshme per te pasur vemendjen e plote te babit.
    dhe prap e shikoj kete sot kur ndonjehere babi nuk guxon dot te thote bona sa mire e ke gatuar kete.
    kush e shqeteson mamin tim eshte pse une nuk jam xheloze.
    ndersa mamit i kam borxh qe cdo enderr qe kam pasur te behet realitet. me bente te zihesha me babin por kur desha ndonje gje i jepte urdher babit te ma realizonte. dhe s'po flas per parfum dhe akullore por psh. ne 93 mu tek do iki ne americe prinderit e mi gjeten per gjithe naten $5000.00 te me paguanin vizen.
    kur te gjithe nenat e shoqeve na thoshin burri burri mami me thoshte bona bona dhe tmerrin me te madh e ka pare im shoq. kur ai thoshte do bej kete dhe ate mami im e pyeste po bona cfare do bej.
    i love my mom to death.

    ate qe i ndodhi asaj kurre nuk donte ti ndodhte goces se vetme qe kishte. me la te rritesha te kaloja gjithe periudhat e jetes qe nga femijeria deri ne te rritur.
  5. Vals

    Vals Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    Prinderit e mi ishin te fejuar per 5 vjet para se te martoheshin dhe te me lindin mua sepse partia e coi babin ne cep te Shqiperise mbasi mbaroi universitetin jasht shtetit dhe ju desh kohe te kthehej ne Tirane. Kur kujtoj si jam rritur e kuptoj sa kane sakrifikuar dhe sa jane lodhur. Gjithmone me kane trajtuar si te madhe dhe me kane dhene goxha pavaresi. Mami im jetonte vetem me te vellain sepse te dy prinderit i kishin vdekur shpejt ndaj dhe arriti te maturohej duke krijuar jeten e vet. Babi im ishte 7 vjet larg familejs per shkolle dhe beri te njejten gje. ndaj te dy bashke jane shume ndryshe nga shumica e prinderve shqiptare sepse nuk kaluan nga prone e dikujt ne prone te dikujt tjeter. U poqen si individe nje here pa lidhen jeten bashke.
    Para ca kohesh po flisja me nje kusheriren time ne Tirane qe eshte vajze shume inteligjente dhe me nota shume te mira. Plus qe prinderit i ka ne gjendje te mire financiare qe mund te paguajne per nje shkolle jashte Shqiperie. Me tha se kishte shume deshire te ikte per lirine e te jetuarit po prinderit nuk ishin dakort sepse e donin aty me ta. Nuk ja pauanin shkollen dhe e lane te bente gazetarine ne Tirane. Po humb kot per mendimin tim po edhe ata qe mundin ne Tirane nuk bejne sepse shumica e prinderve i duan femijet pas vetes gjithe jeten e tyre. Nuk e kane konceptin qe femija nuk eshte prone e prindit por nje individ me jeten e vet. Si puna e dallendyshes qe i meson fluturimin zogut te vet por qe nuk e di se ku do perfundoje mbasi te jete i zoti te fluturoje.
  6. Isabelle

    Isabelle Anëtar aktiv

    Re: Te rritur apo femije

    Nuk jam dakort me idene qe e ka fajin vendi dhe mentaliteti krejtesisht ne lidhje me aftesine per te perballuar jeten si individ i rritur. Dikush qe ka deshire ta beje kete e ben ne cdo rrethane - pavaresia nuk tregohet se rron ne shpi me vete por ne veprimet qe merr. Mund te rrosh ne shpi me vete dhe me shpenzime te paguara mujore; mund te rrosh dhe me 5 roommates (te cilet ti kesh moter, vlla, kusheri, shok dhe shoqe) dhe te jesh me i rritur se rasti i pare.
    Lidhet ky muhabet me shume me faktin se sa ke deshire ti perballosh gjerat vete, te nxjerresh qimen nga qulli me krahet e tua. Kjo vlen per kudo dhe kedo.
    Konfidenca e prindit ndaj te voglit fitohet, si cdo gje tjeter fundja.
  7. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Te rritur apo femije

    Une gjithmone kam qene i sinqerte me prinderit e mi . Keshtu deri ne moshen 15-16 vjec dinin gjithcka per mua, kjo gje me ndihmoi te sillesha me te njejten menyre me njerezit rreth e rrotull pra gjithmone te isha i sinqerte me te gjithe. Fale sjelljes se prinderve ndaj meje (asnjehere nuk me kane qortuar rende c'fare do gabimi te beja) nuk ndihesha i ndrydhur nga ata por bisedonim sikur te ishim shoke. Tani ketu e 8 vjet ndjeva nevojen te perballoja vete "dallget e atij deti" qe quhet jete dhe te caj vete perpara per hir te nje te ardhme me te mire por keshillat e tyre i kam gjithmone ne vesh dhe me ndihmojne te perballoj situatat e veshtira, dhe sa here kam pasur nevojen per ndihme e zgjidhje problemesh, me jane gjendur ne krah. Me kalimin e viteve dhe moshes, njeriu piqet maturisht dhe zgjedh vete me te miren per veten e tij.
    Dhe sado qe te thuhet qe duhet te krijohet nje raport I/E Rrituri besoj e mendoj se eshte e veshtire, duhet ta provosh vete, jo ta formosh duke u bazuar mbi te tjeret, vete periudha qe kalon nje individ ne jete ka shume ndryshime si psikologjike, ekonomike, shoqerore etj, pra nuk eshte e njejte.
  8. GrifshAAA

    GrifshAAA Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Argumenti im eshte qe ne Shqiperi njerezit kalojne nga te qenit femijet e dikujt, ne te qenit prinderit e dikujt. Pra, ata asnjehere nuk arrijne te zhvillojne nje menyre te qeni I/E RRITUR dhe per pasoje nuk jane ne gjendje te krijojne raporte prej te rrituri me te tjeret.

    Ju si mendoni?

    [/ QUOTE ]

    Shume teme intriguese per te shkruar. Pergezime.

    Personalisht jam dhe une e mendimit qe te jetosh ne Shqiperi, qofte dhe ne Tirane, te ndrydh deri diku, sepse pikerisht arsyeja e te qenit vajza e dikujt te ben qe te kerkosh gjithmone te jesh e denje e te qenit "vajza e x dhe e y". Ndoshta sepse duke qene vend i vogel, dhe njohjet jane me te ndjeshme (gjithashtu dhe thashethemet) cdokush nga ne tenton ti perngjaje imazhit qe kerkon njeri nga prinderit. Eshte vertete shume e veshtire besoj per te qene thjesht TI! Madje une e kam pasur bezdi qe ne shkolle te mesme psh. duke e pasur dhe mamane arsimtare qe ndodhte e degjoja : vajza e x. Me ka pelqyer gjithmone ideja qe te caj vete ne jete. Dhe pse ne shkolle te mesme merresha me shume gjera te tipit jashteshkollor, perseri me dukej sikur nuk qe shume merite imja.

    Une besoj se femijeve shqiptare u duhet nje periudhe kohore jashte shtetit per te pare sa vertete jane te zotet ne jete. Prinderit tane nga dashuria e madhe qe kane na mbajne nen kujdes e nen kontroll. Une di mjaft raste qe kjo ka qene arsyeja qe femijet me pas kane kerkuar rebelim (permes marrjes se droges ej etj.) dhe kete thjesht per t'i treguar prinderve qe ka dhe rruge tjeter.

    Jam e mendimit qe shumica ne Shqiperi (jo se une dola jashte dhe u bera o zot e zgjuar, ose o zot e pavarur) jane ende femije te rritur. Kane mbaruar nje shkolle te larte psh. ose jane ne nje pune dhe ende jetojne me prinderit ne pritje te marteses, pa ditur se cfare vertete kerkojne ne jete, ose zgjedhin martesen ne moshe te re,per te "ndejtur deri ne ore te vona jashte" ose "ngaqe ka ardhur mosha" :O.

    Ndoshta nese do ekzistonte dhe atje ideja qe femijet mund te mos jetojne me prinderit, por te kene nje shpi te veten me qera, atehere do ishin disi me te pavarur dhe ne gjendje te marrin vendime qe ndoshta nuk i perkasin "fotografise" familjare.

    Sa here mendoj se cfare tipi do isha nese do kisha bere dhe studimet e larta ne Tirane duke mos ardhur jashte....Them se do isha ndryshe: ndoshta ende goca e perkedhelur qe nuk di as ku blihet buka tek dyqani i lagjes.
    /pf/images/graemlins/crazy.gif /pf/images/graemlins/angel.gif

    ps. Alinos na shtyve te flasim sinqerisht duke harruar faktin qe kerkojme te mbetemi shume anonim neper forume. /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smirk.gif
  9. Isabelle

    Isabelle Anëtar aktiv

    Re: Te rritur apo femije

    M'falni qe flas direkt po desha te vija ne dukje qe icik me lezet vleresimet e temes se ne pergjithesi temat e hapura nga hapesi i temes nuk kane nevoje per pergezime te vecanta pasi zakonisht garantoje cilesi. Me sa duket robt kane pa qamet kto kohet e fundit ne forum.

    Tjetra, edhe pse kemi tendenca natyrale qe te kendojme kengen 'emigracioni na rriti dhe na beri kaq' mund ta shohim problemin ne sensin se sa realisht ndikon vendndodhja gjeografike (Shqiperia ne rastin konkret), mentaliteti, ekonomia, politika etc etc ne fenomenin ne diskutim.

    Ne lidhje me keto qe lexova me siper do desha te ritheksoja qe nuk duhet ngaterruar maturimi me pavaresine dhe te jetuarin diku # nga ku jetojne prinderit. Kam bindjen e plote qe nuk ka njeri qe ka deshire ti perballoje problemet dhe jeten vetem me zgjidhje te lire te tyren.

    Pastaj, njeriun e maturon jeta dhe vitet. Cili aspekt i jetes se te rinjve shqiptare shfaq me teper dobesi karakteri ne kohet qe jetohen ?
  10. bona

    bona Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    ikje per te qene i lire???????

    dikush me siper tha qe nje goce humbi kot se prinderit e mbajten atje megjithese kishin gjendja qe tia paguanin shkollen jashte.
    une po shes pak mend:

    megjithese ne fillim ika naten nga shqiperia pas nja nje viti ketu filloja te qaja per mamin dhe babin.i bera dhe ata te qaja per mua dite e nate derisa ia mbusha mendjen te vinin ketu.

    duke me frymezuar prinderit erdha ketu me pare borxh , dhe shkollen e bera diten duke la pjata naten. dhe po vazhdoj deri sa te dal ne pension, dhe prinderit i kam me pune e me doc ketu ne NY etj etj.

    so dhe kane rendesi prinderit per te caktuar fatin dhe nuk kane ne te njejten kohe.
  11. bona

    bona Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    desha te sqaroja qe nuk po vazhdoj me tej duke lare pjata se tani me ndihmon puna per te paguar shkollen.
  12. GrifshAAA

    GrifshAAA Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    M'falni qe flas direkt po desha te vija ne dukje qe icik me lezet vleresimet e temes se ne pergjithesi temat e hapura nga hapesi i temes nuk kane nevoje per pergezime te vecanta pasi zakonisht garantoje cilesi. Me sa duket robt kane pa qamet kto kohet e fundit ne forum.

    Tjetra, edhe pse kemi tendenca natyrale qe te kendojme kengen 'emigracioni na rriti dhe na beri kaq' mund ta shohim problemin ne sensin se sa realisht ndikon vendndodhja gjeografike (Shqiperia ne rastin konkret), mentaliteti, ekonomia, politika etc etc ne fenomenin ne diskutim.

    Ne lidhje me keto qe lexova me siper do desha te ritheksoja qe nuk duhet ngaterruar maturimi me pavaresine dhe te jetuarin diku # nga ku jetojne prinderit. Kam bindjen e plote qe nuk ka njeri qe ka deshire ti perballoje problemet dhe jeten vetem me zgjidhje te lire te tyren.

    Pastaj, njeriun e maturon jeta dhe vitet. Cili aspekt i jetes se te rinjve shqiptare shfaq me teper dobesi karakteri ne kohet qe jetohen ?

    [/ QUOTE ]

    Per pjesen do te thoja thjesht nje fjali: Secili ka gjykimet dhe menyren e vet te te shprehurit. Nuk te ka dhene njeri rolin e vleresues ....ende.

    Thua qe maturia nga pavarsia nuk ka te beje? Kush po flet per pavaresi? Personalisht psh. nuk kam qene ndonjehere ne "Burg" ne shtepine time, por thjesht qe njeriu kur perballet vetem me problemet e perditshme te jetes normalisht qe nuk eshte si ne shtepi me mamin dhe babin qe mundesisht ja bejne te gjitha gati. Nuk eshte se te qenit jashte te ben njeri. Askund nuk mund te perdoren pergjithesime (dhe pse ky i fundit eshte gjithashtu nje pergjithesim).

    Ja konkretisht ne Tirane kam shume shoke te mite qe dhe pse mbi 25 vjec e siper jane ende shume (per mendimin dhe gjykimin tim) shume "femije" dhe nese kane ardhur jashte, jane kthyer me vrap,sepse ketu nuk i gatuante njeri, as ia lante rrobat mami, as nuk e kuptonin qe jeta nuk eshte kafja perballe.

    Te thashe nuk jane te gjithe keshtu, por ama ka shume te tille.

    Kengen "Emigracioni na rriti na beri kaq" nuk e kendon njeri, sepse ka tone dhimbjeje, stresi e lodhje qe pjesa me e madhe atje ne Tirane as nuk arrin ta konceptoje.

    Objektivitetin merre borxh ne ndonje vend, sepse paske mungesa.
  13. Vals

    Vals Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    Iso, mos ja fut kot. Si paska pavaresi duke jetuar me nje shtepi me prinderit? Eshte e pamndur ose duhet te kesh prinder teper liberale (tip hippish te viteve 70) ose mos-kokecares. E dime te gjithe mire qe prinderit shqiptare nuk hyjne ne keto kategori (flas per rob normal). Prinderit tane (mamate sidomos) vdesin te fusin icik hundet dhe te japin mend dhe per gjera qe nuk ju takon. Eshte pjese e marredhenies prind-femije. Pavaresia duke jetuar me prinderit fitohet mbasi je larguar vete nje here dhe ja ke dale jetes para vete dhe ju thua: faleminderit per mendimin tuaj por e di vete se c'do bej se jam kam dale perbukuri deri tani. Nuk po them te kacafytesh me ta po ne nje fare menyre ke fituar konfidencen qe mund t'ja dalesh vete dhe se vendimi yt eshte i yti dhe pse jo, me i mire se i prinderve.

    Edhe une njoh shume njerez qe kane ikur dhe jane kthyer se e dinin boten fushe me lule. Gjithashtu jam dakort qe kush do te iki vertet e gjen menyren. Po pse te lodhesh kur ti bejne prinderit te gjitha gati?

    Nuk duhet te harrojme njekohesisht as realitetin ekonomik shqiptar. Jo te gjithe arrijne te gjejne pune qe paguhen mire. Si rezultat,nje pjese e madhe e rinise vazhdon te rroje me prinderit se nuk ja dalin dot ekonomikisht te perballojne shtepi me vete. Ajo qe nuk eshte perhapur shume ne Shqiperi eshte roommates ku shpenzimet te ndahen. Kam pershtypjen qe eshte e veshtire per opinionin qe njerezit te jetojne ne nje shtepi me te huaj(roomamates) dhe jo me familjen.
  14. Isabelle

    Isabelle Anëtar aktiv

    Re: Te rritur apo femije

    Valso kam pershtypjen se nuk jemi kuptuar.

    Grifsha me 2-3 'a' ty nuk po t'kthej pergjigje se e ke marre personale shkrimin tim kshu qe me mire te evitojme perplasje koti.

    Do shkruaj me vone se nuk kam ohe tani /pf/images/graemlins/laugh.gif.
  15. kalel

    kalel Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    me mire te rritur... sepse ke me shume halle pune ke per te ber 100
  16. GrifshAAA

    GrifshAAA Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Valso kam pershtypjen se nuk jemi kuptuar.

    Grifsha me 2-3 'a' ty nuk po t'kthej pergjigje se e ke marre personale shkrimin tim kshu qe me mire te evitojme perplasje koti.

    Do shkruaj me vone se nuk kam ohe tani /pf/images/graemlins/laugh.gif.

    [/ QUOTE ]

    Isabelle pa merak jo, thjesht po bisedojme e diskutojme. Nuk ka mbetur te zihemi e perplasemi neper forume. /pf/images/graemlins/smirk.gif

    /pf/images/graemlins/wave.gif
  17. X-TREME

    X-TREME Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    Nuk mendoj se ka GABIME ne kete raport nga asnjera pale ose te jesh I RRITUR a Femije! Mosperputhja qendron ne faktin se prinderit kane nje pikepamje tjeter nga ne,ashtu sic kane pasur ato me prinderit e tyre! Gjithashtu as ne nuk jemi ne GABIM....thjesht i shohim gjerat me nje sy me luftarak,me lartpames(qe edhe smund te jete i drejte!)

    Gjithashtu mos harrojme se ketu flitet per nje raport shume te vecante"e reja me te vjetren"...te cilat hasin veshtiresi ne te ndejturit bashke!
    Ndaj s'kemi dhe shume c'te marrim prej seciles periudhe, me mire ti bejme e provojme vete gjerat. /pf/images/graemlins/wink.gif
  18. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    Epra eh... esht LLUKS per disa qe s'mund te ndjekin kte "mod" ! /pf/images/graemlins/smirk.gif

    Gjithsesi mjafton robi t'jet i ndergjegjshem me vet'veten... dhe te eci me moshen qe ka dhe duhet te jetoj !
    S'jan dhe t'gjith t'katandisur ne kto sindroma adoleshencjale jo;
    mos na e boni kaq tragjike situaten.
  19. Rrapatushja

    Rrapatushja Fillestar

    Re: Te rritur apo femije

    Do thoja qe nje pjese e mire e njerezve ne Shqiperi bien pre e roleve te tyre dhe e gjejne pothuajse te pamundur ta eksplorojne veten pertej caqeve te rolit qe u kane veshur apo kane veteveshur pa vetdije.

Share This Page