Teknologjia e Virtualizimit

Diskutime tek 'Programet dhe Programuesit' filluar nga gurax, 2 Feb 2016.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    U bene kohe tashme qe njihet dhe perdoret teknologjia e virtualizimit ne sistemet kompjuterike. Ne vetvete kjo teknologji mundeson qe me ane te programeve (software) te mund te perdoret nje pajisje reale (hardware) e caktuar sikur te mos ishte nje e vetme, por sikur te ishin disa te tilla. Ne kete menyre themi qe mbi pajisjen reale kemi ndertuar pajisje virtuale, apo te virtualizuara.

    Ekzistojne disa teknologji virtualizimi, ku mund te permenden vmware, xen, kvm, virtualbox, etj.

    Ju ka qelluar te perdorni ndonje nga keto teknologji virtualizimi? Cfare ka qene e realizuar me ane te saj dhe pse eshte realizuar me virtualizim dhe jo 'real hardware'?

    Cfare mendoni per virtualizimin?


    Kete teme e hapa pasi keto dite me eshte dashur te bej disa prova. Perdora virtualizim per te ndertuar ne menyre virtuale nje situate pothuasje te njejte me ate cfare duhej realizuar ne realitet. Ne kete menyre kursehet shume kohe dhe pune per verifikimin nese cdo gje eshte sic duhet, perpara sesa sistemi te ndertohet realisht, duke kursyer kohe dhe pune ekstra nese ka gabime qe duhen rregulluar.

    vm-tests.png
    Kater sisteme te virtualizuar, dy PC dhe dy routers. Te tera keto formojne nje rrjet. Router-at ngrene nje vpn dhe eshte nepermjet ketij vpn se si komunikojne dy PC-te me njeri tjetrin.
     

Shpërndajeni këtë faqe