Teknologjia VoIP

Diskutime tek 'Te reja dhe njoftime teknologjike' filluar nga Enea Xhani, 18 Jan 2012.

  1. Enea Xhani

    Enea Xhani Anëtar aktiv

    Sot per te gjithe ato te apasionuarit pas teknologjise se informacionit do t'ju shpjegoj teknologjine VoIP.
    Pse teknologjia VoIP (Voice over Internet Protocol) eshte zgjedhja e kohes ?
    Teknologjia VoIP i referohet telefonatave qe transmetohen me ane te rrjetit, duke perdorur Internet Protocol (IP). Kjo do te thote qe telefonata udhetojne mbi rrjetin e te dhenave qe perdorin IP.
    Zeri copetohet ne paketa, kompresohet dhe me ane te router-ave dergohet ne drejtimin perfundimtar. Kur mberrijne ne destinacion, paketat rigrupohen, dekompresohen dhe kthehen ne ze normal. Duket si nje film multiaplikativ. Ja si do te paraqitej skematikisht :
    [​IMG]
    Ka dhe skema te tjera por po marrim kete me siper si shembull.

    Si behet kalimi i telefonatave ne Internet ?
    Tipi i software dhe hardware, qe perdoret per fillimin dhe mbarimin e nje telefonate, percaktohet nga burimi i telefonates, qe mund te jete nje PC, nje telefon ose nje IAD (Integrated Access Device) kjo e fundit ne shqip do te thote pajisje me akses te intergruar. Gjithashtu varet dhe nga destinacioni perfundimtar. Per nje marres telefoni VoIP, nevojitet vetem nje lidhje Ethernet dhe nje pajisje e vogel qe ne shqip e njohim me emrin Pershtates Telefoni VoIP.

    Pershtates telefoni VoIP
    Perfitimet e kesaj lidhjeje :
    • Cdo stacion pune ka nje lidhje Ethernet, dhe nuk eshte e nevojshme lidhja me, apo mirembajtja e nje rrjeti te vecante
    • Marresat telefonike jane portative, nuk ka nevoje per mirembajtje teknike
    • Jane kursime me shpenzimet per infrastrukturen, te vleresueshme, vecanerisht per kompani me te medha
    Kur nje kompani vendos te perdore VoIP, menjeher do te vereje rezultatet ne reduktimin e kostove per telefonatat.
    Me e rendesishmja eshte se ne qofte se nje kompani ka dega te tjera larg, neper qytete te ndryshme e cila eshte me te njejtin tip apo rrjet IP, ateher telefonatat behen falas.

    Komunikimi ndermjet zyrave te nje kompanie behet nepermjet telefonatave qe transmetohen krejtesisht nga interneti dhe asnjeher nuk lind nevoja per nje rrjet telefonie PSTN ( Public Service Telephone Network )

    Hardware baze i telefonates VoIP
    Telefonatat shpenzojne nje pjese te kostos, krahasuar me ato analoge. Psh., telefonatat kombetare ne SHBA jane falas, mbeshtetur mbi faktin e sherbimit VoIP, ndersa telefonatat nderkombetare kushtojne te pakten sa gjysma e cmimit te telefonise analoge. Me gjithe keto mundesi qe ofrohen, nuk ka pike dyshimi qe kompanite po zgjedhin te instalojne sistemin e tyre personal VoIP

    Disa nga sherbimet qe sjell VoIP
    • Lejon t'ju telefonosh vetem atyre personave qe perdorin te njejtin sherbim
    • Lejon qe te marresh ne telefon cdo person qe ka nje numer telefoni ( celular, kombetar apo nderkombetar )
    • Realizohen vetem ne kompjuter dhe ne nje telefon VoIP
    • Lejon te perdoresh nje telefon tradicional, nepermjet nje pershtatesi. Pershtatesi funksionon edhe kur kompjuteri eshte i fikur.
    • E fundit, lejon te telefonosh nje person me numrin e atij personi.
    Shpresoj qe t'ju hyje ne pune ky informacion.
    Heren tjeter do te shpjegoj Metoden e komunikimit te VoIP.
    Megg likes this.
  2. ylli uka

    ylli uka Guest

Shpërndajeni këtë faqe