Tekste kengesh (Vetem shqip)

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga Diavolessa, 4 Nov 2002.

  1. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Tekste kengesh (Vetem shqip)

    -Nysret Hyseni- Mos Ndëgjo Fjalet e Kota

    Nuk jetohet vec me fjale,
    jam i ri kam shume deshira.
    Ne se sonte dalim bashke
    dua te jesh me e mira.Je shume mire e per merak
    shoqet po ta kan inatin
    ja kane nis e po flasin.

    Shume e vogel
    e c'fare fati
    mos beso ti fjalet e kota
    mos beso c'ka flasin bota
    ti beso vec fjalet e mija
    se me dogji dashuria.

    Persa kohe
    zemren ma knaqe
    kur ti puth quket ne faqe
    kur ti puthi syte e zi
    As nuk shoh e as nuk ni.
     
  2. TDSH

    TDSH Primus registratum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    Dashurija

    Sa herë të kam pritur
    Tek vendi që ne dimë
    Mes shiut rrëke
    Kur era fryn stuhi

    Të dy të lagur, strukur qëndronim
    E s'ndjenim ne vetmi
    Vetë më mësove se dashuria
    Ka diell dhe në shi
    Vetë më mësove se dashuria
    Gjithë qiellin ka çati

    Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy
    Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy

    E zgjatëm duart, përkulëm degët
    Por kokrra s'morëm dot
    Ty të mos kisha pranë ato çaste
    E etur do te ndjehesha dhe sot
    Ty të mos kisha pranë ato çaste
    E etur do të ndjehesha dhe sot

    Një ditë buzë detit më pyete si fëmi
    "Vallë dashuria a deti ka më thellësi?"
    Pastaj i dashur kokën mbështete
    Përgjigje prisje kot
    S'di në ç'thellësira humba e tëra
    Por di se s'dilja dot

    Sa herë të kam pritur
    Tek vendi që ne dimë
    Mes shiut rrëke
    Kur era fryn stuhi

    Të dy të lagur, strukur qëndronim
    E s'ndjenim ne vetmi
    Vetë më mësove se dashuria
    Ka diell dhe në shi
    Vetë më mësove se dashuria
    Gjithë qiellin ka çati

    ---per mua kjo eshte nje nga kenget me te bukura qe egzistojne ne shqip.
     
  3. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    aiii ... vetem shqip ... che fregatura
     
  4. VioLiNiSTi

    VioLiNiSTi Primus registratum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    Elita 5 - E urrej shiun

    Në kitarë teli i këputur
    Ndali këngën më të bukur
    Por s’e ndali
    Shiun në këtë qytet


    Ku je buza e paputhur
    Dashuria ime e humbur
    N’mes të rrugës
    Unë po lagem vet.


    I harruar si një letër e djegur
    Në këtë rrugë
    pa adresë kam mbetur

    E urrej shiun kur bie
    Se një herë ma fiku
    Një zjarr,
    Një zjarr dashurie

    I urrej lotët e mij
    Vetëm se i ngjajnë shiut
    Që më ndau nga ti


    Dashuria që ish dikur
    Mbet kornizë pa pikturë
    Që askund nuk e shoh në mur
    I harruar


    E urrej shiun kur bie
    Se një herë ma fiku
    Një zjarr,
    Një zjarr dashurie.


    Ti ndoshta ishe një rrufe
    Që erdhe shpejtë
    Dhe ku shkove nuk e dita
    As se dij
    Por këngën dhe shpresën
    I le të treten
    Nëpër shi.
     
  5. kloudi

    kloudi Primus registratum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    vitet e shkolles......
     
  6. kloudi

    kloudi Primus registratum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    hey po ndonje kenge Korcare nuk di ndonjeri!
     
  7. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    pune muti ... mu derdh kafja
     
  8. briiigi

    briiigi Guest

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    po postoj nje quite romantice une, qe normalisht do i pelqeje 99% te femrave, sa per meshkujt nuk vej doren ne zjarr /pf/images/graemlins/tongue.gif

    Për një çast më ndali zemra - Dilo, Cako

    Për një çast më ndali zemra, s'ishe ti,
    Shpirtin sonte ma trazove përsëri
    Më kujtohet sa shumë prisja
    Që të ndjeja erën tënde
    Kthehu dhe një herë të të shihja

    Ëndrra gjumin ma këputi e më zgjoi
    Mbi në mbres të ndjeva frymën, ku je ti
    Puthjet ende janë të nxehta
    S'na i ftoh dot largësia
    Eja mos u fshih vetëm në ëndrra

    (refren)
    Unë dhe ti
    Lusim natën që edhe pak të zgjaste
    Të mos kish agim
    Edhe dielli fare të mos lindte
    Vetëm unë dhe ti
    Lusim natën që pafund të zgjaste
    Të mos kish mbarim
    Edhe dielli atë ditë të shuhej
    Ndarje të mos kish
    Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë
    -----------------

    Mos më thuaj humbi dashuria
    Më të madhe e bën largësia
    Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

    Dashuria nis me ty ,me ty mbaron
    Je kuptimi që merr dita sa fillon
    Puthjet ende janë të nxehta
    S'na i ftoh dot largësia
    Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra

    (Refreni)

    Mos më thuaj humbi dashuria
    Më të madhe e bën largësia
    Eja zemer netët ti përcjellim si dikur
     
  9. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    Dua Te Vdes .... ELITA 5

    Dua te vdes
    Deri sa jam i ri
    Ndoshta kur do ta degjosh
    Do te qash dhe ti
    Ndoshta kur do ta degjosh
    Do te qash dhe ti
    Por dije se kam vdek
    Dhe zemra mu be hi
    Dhe smendoj
    Me per ty
    Por dije se kam vdek
    Dhe zemra mu be hi
    Dhe smendoj
    Me per ty
    Ndoshta do te gezohesh
    Se nga une do te lirohesh
    Ndoshta do te qash
    Se nga une do te ndahesh
    Ndoshta do te qash
    Se nga une do te ndahesh
    Por dije se kam vdek
    Dhe zemra mu be hi
    Dhe smendoj me per ty
    Por dije se kam vdek
    Dhe zemra mu be hi
    Dhe smendoj me per ty
    Por dije se kam vdek
    Dhe zemra mu be hi
    Dhe smendoj me per ty
    por dije se kam vdek
    Dhe zemra mu be hi
    Dhe smendoj me per ty
    Por dije se kam vdek
    Dhe zemra mu be hi
    Dhe smendoj me per ty
    Por dije se kam vdek
    Dhe zemra mu be hi
    Dhe smendoj me per ty
    Dhe smendoj me per ty ...
    PS ; per papuzzella
     
  10. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    C'qenke lodhur duke e shkruajtur /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  11. William Wallas

    William Wallas Forumium maestatis

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    ptuuuh ... mosmirenjohese /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  12. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    Sa here dalim neve bashke,
    ti me rrin gjithe merzi.
    Nuk me thua asnje fjale,
    ma hengre shpirtin duke qare.

    Ate e kam vetem shoqe,
    ti mos u bej xhelose.

    Shoqerine moj vajza ime ,
    une do ta dua,
    se pa shoqeri me duket
    vetja si i vetmuar.

    Ate e kam vetem shoqe ,
    hej hej hej hej.
    Tiiiiiiii, mos u be xhelose.

    Ps: S'e di kush e knon /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  13. NYC_GUY

    NYC_GUY Primus registratum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    E kendon I famshmi Andi Shkoza
     
  14. TranofiljA

    TranofiljA Primus registratum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    MERRNI N'VALLE SHOQI SHOJNE

    Nalu pak o vajz malsore
    zemren time ti ma more
    me i shikim qi ra si drite
    zemren time e ke grabite (djali)

    Mos guzo para me m'dal
    jam e re, nuk duroj fjale
    per mu kot, mos rrejn usdaja
    mos na marr per goj dynjaja (vajza)

    Fort u gzova, seç u drodha
    at shikim ty kur ta vodha
    kur te qeshen buzt e holla
    tu skuq faqja porsi molla (djali)

    Nuk u rrejte, s'u tradhtove
    syt e ballit mi kuptove
    at shikim kur ti ma l'shove
    zemren time ma pushtove (vajza)

    Ta kuptova shiharetin
    syni yt ta nxurr sekretin
    kur te qeshi syni shkrue
    zemra tha se me don mue (djali)

    Tash sa kohe djal ne andrrime
    shpirti mushun me trazime
    si duroj ma kto munime
    po ta fal i zemren time (vajza)

    Jo sekret s'mahet dashnia
    del me turr, porsi stuhia
    kjo dashnia s'mahet ndrydh
    flak pre zemre del ne sy (djali)

    Ka tash koh fshehtas jemi dasht
    tash ka dal sekreti jashte
    hajde pra he ma jep doren
    bashkojm zemrat, vejm kunoren (te dy)

    -LENA DRESHAJ me nje tjeter qe nuk ja di emrin
     
  15. NYC_GUY

    NYC_GUY Primus registratum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    Hymni i Republikes se Shqiperise

    Rreth flamurit te perbashkuar
    me nje deshire, me nje qellim
    Te gjithe atje duke u betuar
    te lidhim besen per shpetim

    Prej lufte ai largohet
    qe eshte lindur tradhetor,
    Kush eshte burre nuk friksohet
    por vdes por vdes si nje deshmor

    Ne dore armet do ti mbajme
    te mbrojme atdheun ne cdo kend
    te drejtat tona ne si ndajme
    ketu armiqte s'kane vend.

    Se Zoti vet e tha me goje
    qe kombe shuhen per mbi dhe
    po Shqiperia do te rroje
    per te , per te luftojme ne.
     
  16. mostro

    mostro Putraku

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    eja o shoku yne te kemi pritur
    ti c'ke qe rri menjan kaq i merzitur.

    eshte nje vajze qe e dua shume
    e ku ka me bukur
    por largohet sa afrohem un
    sqenka vajze por flutur
    por prape nga dora ime ce mori zambakun
    loz me ty o djalo se ta di merakun
    ajo me prishi gjumin zgjoi enderrat e mia
    mos u qaj o djalo te lodh kjo dashuria
    se trendafili heret nuk i cel
    nuk i cel lulet oooo
    te gjithat lulet menjeher
    ashtu dhe pema e dashuris
    do lulezoje cdo pranveeeeeeeeeeeeeeeerr

    NDAJ ERDHA PERSERI TY TE KEROVA
    KUR DOLE NE BALLKON SA S'FLUTUROVA
    ME MUA NE NJE STOL ERDHE U ULE
    UNE TE KENDOJA KENGE TI MBLIDHJE LULE

    E CELE BUZEN SI TRENDAFIL
    ME SYN E KALTER NDEZE NJE YLL
    MIRE ME THANE SHOKET TI QENKE FLUTUR
    MA BEN RININE EDHE ME TE BUKUR
    EDHE ME TE BUKUR................

    NGA I MADHI DHE I PAPERSERITSHMI kozma dushi lepurushi.......
     
  17. NYC_GUY

    NYC_GUY Primus registratum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    Telefonate zemrash Frances Radi dhe Marisa Ikonomi (me duket )

    Sot ke ditelindjen bija ime
    por une jam larg e nuk vij dot
    Ne çast me celin plot kujtime
    ç te them me pare ne telefon

    Kujtoj me mall diten kur linde
    çastin kur vura emrin tend
    une te quajta Saranda,
    sa ty i bukur eshte ky vend
    sa ky qytet te rrosh ti Sara
    lotet si deti Jon.

    Tani qe flas me ty o babi
    ne duar mbaj fotografin
    bashke me ne eshte edhe mami
    me puth ajo me puth dhe ti

    Zerin degjoj ne telefon,
    dhe si me duket nuk e di
    prap me puth, me perqafon
    tamam si ktu ne fotografi
    kur ta mbyllesh telefonin
    une do te degjoj perseri.

    A mund ta shuajme diellin e zjarrte
    A mund te shterrim nje oqean
    Ashtu nuk treten ndjenjat e tyre
    le te jene sado larg.

    Nje dite do kthehem perseri
    dhe bashke do te jemi ne te tre
    do te bejme fotografi
    me ngjyra malli nuk do te jete.
    Nje premtim do bejne syte
    ndarje me asnjehere
     
  18. VioLiNiSTi

    VioLiNiSTi Primus registratum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    Redon Makashi - Dikur Luaja me ndjenjen e saj

    Mbizotëronte nje qetesi
    ne kete nate gjithçka pushonte
    kisha shume nevoje per të
    Ne ato çaste me mungonte

    Ne keto rruget pa njeri
    ku asgje nuk ekzistonte
    m'u kujtua ajo vajze
    zeri i saj kur me thonte
    Te dua shume, mos me lër vetem
    kam shume frike te rri pa ty
    eshte bote e eger.

    Dhe pastaj me perqafonte
    dhe pas vetes me pushtonte
    e ndjeja doren e saj
    gjithe trupin ma pershkonte
    e nje bote tjeter na priste me pas

    I kam ndermend lotet e saj
    dashuronte si e çmendur, si e marre
    Nuk mundem ta imagjinoj
    se ty t'kam humbur vertet
    dikur une luaja me ndjenjen e saj
    e sot e vuaj vete

    Me duket se asnjehere
    s'do dashuroj me kaq fort
    e jane kujtimet qe me shkaterrojne
    Nuk mund nuk mundem ta imagjinoj
    se ty t'kam humbur vertet
    dikur une luaja me ndjenjen e saj
    tani e vuaj vete.
     
  19. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    O shoket me thane,
    je kardnale.
    Por s'e kuptoj,
    s'e kuptoj c'eshte valle.

    Eshte gjuhe e huaj
    per mua kjo fjale.
    Jam student,
    por njeri i rralle.

    Qaj edhe qesh ,
    me veten time.
    Si gjithmone,
    jam une ne gabime.
     
  20. NYC_GUY

    NYC_GUY Primus registratum

    Re: Tekste kengesh (Vetem shqip)

    Ante i tokes time Rovena Dilo

    Mjaft, se pash më pash
    I rrashe botes qark
    Un vetem me veten
    Shtegtar i ngrat
    Bota me josh si magji
    Por dua të kthej nga vij

    Se shpesh e me shpesh
    Ndjej qe malli më mbyt
    Se dua pak ajer
    Te ngopem me frym
    Çdo nate ne gjumë shof shtepine
    Ne pragun e saj
    T'shlodh trupin tim

    Ante i tokes sime
    Atdhe, t'prek dhe jam perendi
    Po kam veç një zemer
    Po deshe ti do rilind per ty, Ante

    Ante i tokes time
    Atdhe të prek dhe jam perendi
    Po tek ti kam zemren
    Rrenjet tek ti
    Kur te shoh rilind, Ante
     

Shpërndajeni këtë faqe