TEODOR KEKO

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Juela, 1 Nov 2005.

  1. Juela

    Juela Fillestar

    TEODOR KEKO

    Kane botuar nje permbledhje me poezite me te mira te Teodor Kekos. 4 vjet pas vdekjes, Keko ka bere nje buje te madhe dhe tani eshte libri me i shitur ne treg. Ca mendimi keni per ate. Mua me ka pelqyer shume,kam pare dhe ca emisione qe iu bene pas vdekjes dhe te tere nga kryeministra e deri tek njerez te thjeshte e lavderonin dhe si njeri, thonin qe ka qene i rralle
  2. nycattorney

    nycattorney Fillestar

    Re: TEODOR KEKO

    Mos ka shkruajtur nje liber te quajtur "Loja" ky? Mbaj mend ta kem lexuar para shume vitesh, dhe me ka lene pershtypje te mira. Nuk e dija qe kishte vdekur... gjynaf...
  3. regele

    regele Anëtar aktiv

    Re: TEODOR KEKO

    Teodor Keko vdiq pasi vuajti per disa vite nga semundja e kancerit dhe libri Loja eshte pikerisht i tij! Nuk i kam lexuar shume libra, por ka mbetur ne personat e mij te preferuar te pas-demokracise, pasi fliste hapur, me kurajo dhe nuk ishte loloja i askujt!
  4. Hey Joe

    Hey Joe Fillestar

    Re: TEODOR KEKO

    ka qene njeri i papam , gjithe muhabetet e mledhme gjate gjithe dites para konjakut , ginit , whiskyt rendesi te kishte perqindje te modhe alkoli i mlidhte ne tregimet dhe novelat e tij , e ka pas kafenene dhe barin mjet frymezimi .


    Respect .
  5. Al-Punk

    Al-Punk Lurk Moar

    Re: TEODOR KEKO

    Kam lexuar vetem Hollėsi Fatale te Teodor Kekos dhe per aq sa mund te gjykoj dike nga nje liber nuk eshe se si Shkrimtar shpalos nje art te gjere. Shkrimet ngjanin shume njeri me tjetrin (dicka si Akademia e Bushtrave) dhe me perjashtim te Noveles se fundit (Curriculum Vitae ne mos gaboj) qe ishte shume e arrire, shkrimet e tjera ishin thjesht "le te mbushim kete hapesire duke shkruar per seksualizmin".
  6. Guest

    Re: TEODOR KEKO

    Teodor Keko, eshte permendur ne krijimtarine e tij, si dikush qe i thosh´ gjerat "troc".
    (Karakteristike kjo e stilit te tij).Me pelqejne vecanerisht, poezite e tij.
    E mbylli jeten, fatkeqesisht ne nje moshe relativisht shume te re (45 vjecare).
    Poezite e tij (5 prej tyre) u bene dhe frymezim i Pirro Cakos, ne Albumin "Heret a vone", pas vdekjes se tij.


    Ndjenjë e pathënë - Teodor Keko

    Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
    fjalët t'i mi ktheve në harrim.
    Në qiell është Hëna, s'i them dot Hënë,
    s'të flas dot për mjegullën në agim.
    Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
    në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
    Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
    me Hënën flokëve si karficë e bardhë.


    Dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen,
    më thuaj, të t'i zgjas gishtërinjtë e mi.
    Mbi ta mbështete kokën,
    dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
    brënda meje do të vërtitesh, shpirt!

    Më mundon kjo ndjenja e pathënë,
    Kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë.
    U këput një gjethe nga një pemë,
    e verdhë si harresa... ishte vjeshtë.
  7. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: TEODOR KEKO

    Kam lexuar nje poezi te fundit te Teodor Kekos qe titullohej : Kur e di qe do te vdesesh! ,ishte me te vertete prekese,me beri te qaja me aq pak fjale.Kam lexuar dhe libra te tjere te Tij por kjo poezi me ka prekur pa mase,aq sa dite te tera nuk e hiqja mendjen prej saj.Te shkruash pikerisht atehere kur e di qe vdekja te pershendet ne anen tjeter te deres dhe qe shpetimi jot eshte fjala jote e fundit.Fjala e tij e fundit ishte pikerisht ajo e duhura.Me vjen shume keq qe Shqiperise i humbasin perdite persona te tille,persona qe skane frike te thone te verteten,qe skane frike te perkushtohen me te vertete,persona te denje per tu mbajtur mend...
  8. jona20

    jona20 big bum bam...

    Re: TEODOR KEKO

    Une nuk dua te hyj ne hollesi tek vepra dhe menyra e shkrimit te Teodor Keko-s, por shpreh mendim kritik ndaj shtypit qe idealizojne cdo personazh pas humbjes se tij.
    Keni kete mendim? Pse gjithmone pas vdekjes se cdo artisti, kur para mund te shqyrtohej e lexohej me se miri?
  9. Sirena

    Sirena Fillestar

    Re: TEODOR KEKO

    Mendoj se Teodor Keko lexohej me se miri edhe para se te vdiste.Me ka pelqyer shume kur kam lexuar para shume vitesh permbledhjen me tregime "Lajmetarja e vdekjeve",per mendimin tim aty jane tregimet me te bukura te tij.Me pas kam lexuar "Prostituta" dhe "Hollesira fatale"...eshte e vertete qe disa tregime duken te ngjashem me njeri tjetrin sidomos ne dy permbledhjet e fundit qe citova,por serisht menyra e tij e te shkruarit ishte e vecante krahasuar me ate te shkrimtareve ne Shqiperi.
  10. ^^MIA^^

    ^^MIA^^ Anëtar aktiv

    Re: TEODOR KEKO

    Pikerisht kete mendim kam dhe une me si Sirena.Me ka pelqyer vecanerisht libri "Prostituta",me shume detaje poskomuniste qe shume pak autore te tjere i kane prekur aq ne origjinalitet.Kur e kam lexuar kete liber me eshte dukur sikur po perjetoja pikerisht ate realitet,dhe sigurisht efekti ishte nga menyra se si ishte shkruar ai liber.Teodor Keko nuk eshte nje autor i afirmuas pas vdekjes,vdekja e tij per mua ne letersine shqiptare ishte humbja e nje nga anet me origjinale dhe reale te krijimit ne ditet e sotme.Zevzekja ndoshta nuk e ke lexuar dhe shqyrtyar ti me perpara,sepse une kam degjuar plot artiste apo te rinj qe shfletonin me deshire librat e ketij autori dhe para se te vdiste.Ndoshta ndaj ishte dhe kaq i famshem ne gjinine e vet...

Share This Page