Teoria e evolucionit !!

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga Iliri, 21 Nov 2002.

  1. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Veshtireseia e pranimit te teorise se evolucionit ka te beje me kete:

    njeriu undividual jeton mesatarisht 70 vjet

    procesi i evolucionit qe ben ndryshime te dukshme ne natyre ben 70,000 deri ne 700,000 vjet e per disa organizma ky proces eshte edhe me i gjate.
     
  2. I love new york

    I love new york Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Edhe Van Gogu ishte autodidakt por kjo nuk e ben me pak te persosur se sa te tjeret qe ishin te shkolluar. Nuk kam dyshim qe sa me kohe kalon gjerat vihen under the microscope me shume ppor le mos i mohojne vlerat qe i kane dhene shkences. "Survival of the fittest" eshte nje koncept qe egziston dhe eshte shume aktuak edhe ne jeten tone te perditshme, ashtu sikurse dhe adaptimi.
     
    joetisti_ likes this.
  3. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Duke u bazuar ne teorine e Darwnit eshte shume afashinante edhe icik dua ti besoj. Me pelqen ti besoj sepse mundohemi te kerkojme gjithmone persene dhe te marrim pergjigjje prej kesaj. Por teoria e tij sa do le te diskutohet, por kur vdiq dhe para se te vdiste hengri fjalet e veta, s'besoj se ai vlen shume si teori.
    Pasi dha tere jeten pas saj dhe pastaj e terhoqi.
    Deri diku ka te drejte, por perseja e persese me te madhe nuk gjindet dot.

    Ps: Duke fantazuar mbi te gjitha teorite:
    pS: Teorine e klinimit , te ndryshimit te fytyres, te teknologjise se re qe eshte sot dhe sa do zhvillohet ne te ardhuren. Besoj se mund te arrime deri ne nje njeri komplet artifizal tip robo. Do arrij kurre qe rrobotet te zevendesojne njerezit?

    Evoluzion i thone edhe kesaj?
     
    joetisti_ likes this.
  4. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Darvini i ri ishte mjaft i impresionuar nga shumëllojshmëria e specieve të gjalla e në veçanti nga një lloj fringilash (zogj endemikë) që pa në ishujt Galapagos. Ai mendoi se ndryshimi i sqepave të tyre ishte shkaktuar nga nevoja e tyre për t'u për- shtatur me kushtet e jetesës.

    Jo po ktu e ka pas te drejt Darvini! Imgjinoni sikur squpi i zogjeve te mos ishte pershtatur kushteve te jeteses, ta zeme se do e kishin squpin si vare, ateher do i binte qe zogjt nuk do i hanin dot farat e lule djellit por do i nxirnin vajin.

    Cdo gje ekziston ne natyre sepse i pershtatet asaj, sesi i pershtatet kjo eshte pak enigme se fatkeqesisht njeriu rron pak dhe mendon shume, prandaj ate qe zbulon sot e mbulon neser. Ne fillim kishte shume Zotera, pastaj Zotet u grupuan, ata me teori me te fort fituan. Me pas doli Darvinizmi, pastaj neo-Darvinizmi, kushedi se c'fare do nxjerim akoma. Nje shoku im ishte antar i sektit te Rafaelit, dhe Rafaeli thote qe jeten ne toke e sollen extra-terrestret dhe njeriu lindi si rjedhoj e eksperimenteve te tyre. Une them qe edhe Rafaelizmi nuk hidhet posht si teori. Tashti pyetja lind po jeta ekstra-terrestrave nga lindi? Deri sa te dali ndonje teori tjeter eshte pak e veshtire ti jepet pergjigje.
     
  5. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Fushata kunder teorise se evolucionit eshte kryesisht me rrenje fetare. Fete semitike nuk kane patur ndonjehere argument me te fuqishem kundra teorise se "krijimit" te botes brenda 6 ditesh. Disa mendojne se teoria e evolucionit, puna e gjate e Darvinit, mund te hidhet poshte me dy apo tre tema te hapura per anetaret qe nuk e kane lexuar "The Origin of Species." apo qe nuk kane studiuar biologjine. Teorite fetare, te krijuara plotesisht nga imagjinata, kerkojne qe te hedhin poshte teorite shkencore te bazuara ne vezhgime dhe experimente.

    Teoria e evolucionit nuk hidhet poshte dot, sepse duhet te hidhen poshte edhe qindra teori te tjera te formimit te sistemit diellor, te planetit, te universit. Formimi dhe ndryshimi i yjeve dhe planeteve sic eshte toka, formimi dhe ndryshimi i mjedisit brenda tyre, shkakton formimin dhe ndryshimin e organizmave aty ku jeta ekziston. Ata qe kane studiuar kimine organike, e kuptojne mire formimin e qelizave nga te njejtat elemente qe perbejne gjerat e thjeshta, variablat e mjedisit sic eshte temperatura etj qe e bejne te mundur formimin e organizmave dhe ndryshimin e tyre.
     
    gurax likes this.
  6. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Iliri,

    Gabohesh pak. Une nuk e hodha poshte tere teorine e Darwinit. Me pelqen ta mendoj keshtu, por.........
    Mbi evoluzionin mund ta marrin nga njeriu privitiv deri me sot. Evoluzion eshte edhe kjo /pf/images/graemlins/smile.gif
    E sa kemi hecur :eek: Kjo shihet , por po te mbeshtesesh 100% teorine e darwinit do te dale qe prejardhja e njeriut vjen nga majmunet. Icik i besoj por te tjere thone prej zotit. S'i besoj asnjeres teori deri tani, sepse shkenca mundohet te kerkoj te verteten gjithkund. Ama ka disa pika qe jane humnere e zeze ende. Nuk gjinden dot.
     
  7. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Per ata qe lexojne gjuhen angleze, ketu eshte nje kopje e vepres se Darvinit qe mund te lexohet. Eshte mire qe te lexohet vepra e Darvinit dhe pastaj te lexohen shkrimet qe kundershtojne teorine e evolucionit sidomos kur kundershtimi behet prej atyre me besimin se bota u krijua brenda 6 ditesh. Nje besim i cili bazohet ne imagjinaten dhe nuk ka asnje gje te beje me shkencen.

    The Origin of Species by Means of Natural Selection,
    or
    The Preservation of Favoured Races in the Struggle for Life
    ;
    First Edition, by Charles Darwin
     
    Last edited by a moderator: 8 Feb 2017
  8. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Liro mos u bej qesharak tani. Ketu ka fakte te verteta dhe nqs je i zoti mundohu te argfumentosh.Ti me te vertet nuk do te besosh ne krijimin e botes ne 6 dite , por edhe nuk ama nuk verteton dot te kunderten , ndersa ketu ne kte teme po vertetohett qarte perralla me titull evolucion
     
  9. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    [​IMG]
    Sahelanthropus tchadensis

    Zbuluar ne 2001 ne Cad ne jug te shkretetires se Saharase. Eshte rreth 7 milion vjecare.
     
    gurax likes this.
  10. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    [​IMG]
    Australopithecus africanus

    Zbuluar ne Afriken e Jugut ne vitin 1924 nga Raymond Dart eshte rreth 3 milion vjecare.

    Ato qe e tregojne te jete paraardhes te njeriut te sotem jane madhesia e trurit dhe dhembet qe nuk u takojne majmuneve. Truri ka qene 410 cm^3.
     
    gurax likes this.
  11. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    [​IMG]
    Australopithecus africanus

    Zbuluar ne Afrike ne vitin 1947 nga Robert Broom, ky fosil eshte rreth 2.5 milion vjecar. Truri ka qene rreth 485 cm^3.
     
    gurax likes this.
  12. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    [​IMG]
    Australopithecus robustus

    E zbuluar nga Andre Keyser ne 1994 ne Afriken e Jugut. Ky fosil eshte kafka e nje femre qe ka jetuar para 1.5 milion vjetesh.
     
    gurax likes this.
  13. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Liro shifi mire mer djal se mos jane majmune .Jo per gje po pothujse te gjitha rrace majmunesh kane dale sic do e sqarojme edhe me poshte.Po po pres nja dy dite sa te shohin jerezia ato me siper.
     
  14. shush yo

    shush yo Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Akus me vjen keq te te kundershtoj ne nje pike, tani per tani dmth. Darvini nuk tha qe te gjith majmunet u ben njerez, vetem disa prej tyre mbas shume shume mutacionesh u "kthyen" ne njerez.
    Prandaj faktet qe paraqet ti, e kam llafin per mushkonjat,miza,pilivesat a ca te duash ti tjeter, nuk perben asnje kundershtim me teorine e evolucionit. Shume e vertete, disa pilivesa vazhduan te ishin pilivesa me te njejtin kod gjenetik (ato qe ti i krahason me pilivesat e sotme) kurse te tjera pesuan ndryshime qe sollen (edhe pse duket e cuditshme) ne njeriun e sotem.

    come on yo........peace
    luv ya
    ir.
     
  15. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Shume interesante. Me vjen mire qe u ndez pak tema .
    Per shosh yo!!
    Shosh yo te lutem a mund te me japesh shembuj te formave kalimtare nga pilivesa deri tek njeriu meqe na qenka ashtu si thua ti? Nqs jo atehere ben mire te mos na tregosh perralla se jemi te shkenca dhe kemi nevoje per fakte.Ku jane ato forma kalimtare per te cilat flet darwini?Per te cilat thote se duhet te gjenden ne koren e tokes ?Si ka mundesi qe nga gjithe keto kerkime nuk po gjehen format e aqshumepritura kalimtare.?

    Shosh yo te ftoj te lexosh pak ne faqen e pare te kesaj teme ne lidhje mem mutacionet.Nga mutacionet nuk ka asnje lloj permiresimi te krijeses.Mutacionet nuk bejne gje tjeter vetem se sjellin demtim te kodit gjenetik dhe jo me te krijojne organe te reja me te sofistikuara qe ti pershtaten ambjentit , sepse mutacionet nuk kane llogjike.
     
  16. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Njeriu i Nebraskës: Një dhëmb derri

    Jemi në vitin 1922, Henry Fairfield Osborn, menaxheri i Muzeut Amerikan të Historisë së Natyrës deklaroi se kishte zbuluar në Nebraskën Perëndimore fosilin e një dhëmballe, e cila i përkiste periudhës së Plioce- nit. Për këtë dhëmb u pohua se kishte karakteristikat e atij të njeriut dhe majmunit. Argumentimet shkencore filluan dhe sipas disa interpretimeve ky dhëmb i përkiste Pitekantropus Erektus, ndërsa sipas disa të tjerëve ky dhëmb ishte më afër njerëzve. Fosili që ngriti një debat të zjarrtë, u quajt "Njeriu i Nebraskës". Atij iu dha menjëherë një emër shkencor: Hesperopitekus Haroldkuki.

    Shumë autoritete e mbështetën Osbornin. Duke u bazuar në këtë dhëmb të vetëm, u bë rindërtimi i kokës dhe trupit të Njeriut të Nebraskës. Për më tepër, Njeriu i Nebraskës u vizatua bashkë me gruan dhe fëmijët e tij, si një familje e tërë në natyrë.
    [​IMG]

    Të gjitha këto u bënë nga një dhëmb i vetëm. Qarqet evolucioniste i dhanë kaq shumë rëndësi, saqë kur një kërkues i quajtur William Bryan i kundërshtoi këto vendime të paragjykuara të mbështetura vetëm në një dhëmb, u kritikua mjaft ashpër.

    Në 1927 u gjetën pjesë të tjera të skeletit. Sipas këtyre copave të zbuluara së fundi, dhëmbi nuk i përkiste as një njeriu e as një majmuni. U zbulua se ai i përkiste një specie të zhdukur derri të egër amerikan të quajtur Prostenops. William Gregory e titulloi kështu artikullin e tij të publikuar në "Science" ku ai prononconte këtë gafë: Hesperopitekus: as majmun as njeri.58

    Pas kësaj, të gjitha pikturat e Hesperopitekus Haroldkuki dhe familjes së tij u hoqën menjëherë nga literatura evolucioniste.
    :rockband:
     
  17. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Akus, Disa gjera i ke kuptuar gabim. E para, teoria e Darvinit NUK eshte teoria e evolucionit. Eshte zanafilla e saj por jo ajo qe njihet sot si teoria e evolucionit.
    E dyta, shembujt qe ke sjelle s'e hedhin aspak poshte teorine e evolucionit. Madje e mbeshtesin. Ne teorine e evolucionit rregulli numer nje eshte qe speciet me te pershtatura mire me ambientin ku jetojne mbijetojne ne breza. Nese jo, ose zhduken ose bejne mire qe te ndryshojne, "evolojne". Pilivesa, peshkaqeni, rinoceronti e disa specie te tjera jane praktikisht te pandryshuar qe prej miliona vjetesh dhe kjo do te thote vetem qe si specie jane te sukseshme ne mbijetese dhe s'u eshte dashur te evolojne me ato ritme qe u zhvilluan shume specie te tjera. Nderkohe qe mangustave u eshte dashur te zhvillojne teorine e "rojes", nje qe ben roje dhe jep alarmin nderkohe qe te tjeret hane pa frike nga sulmet e papritura te nje predatori. Madje dhe neper pilivesa, ne kohen e dinosaurve kane qene 400 lloje te ndryshme, me e madhja prej te cilave me nje hapesire te kraheve prej 2m ose me shume (ndoshta 4, s'e mbaj mend mire). I bie qe me permasate tilla flututrimi i llojit te piliveses eshte shume me joefektiv se ai i ndonje specie te vogel dinosauri me membrane anash trupit. Si te thuash nje Spitfire i luftes II Boterore kunder nje Mig29. Dhe me vone akoma na doli qe po te rrisesh pende midis membranes eshte edhe me e thjeshte te fluturosh dhe qiejt u mbushen me Arkeopterix-e. Dhe nderkohe te tere e dime qe sa me te vogla permasat dhe me e lehte pesha aq me e lehte eshte te rrish ne ajer, fluturimi i vazhdueshem ne miliona vjet dhe levizja e rregullt e gjymtyreve dha rruge ne seleksionimin e aryre qe e benin me kollaj ne saje te nje konstrukti te caktuar trupor. Keta jane ata qe sot njihen me emrin zogj, me skelet adapt per levizje motorrike ne ajer dhe pende me forma dhe pozicionim per te bere manovrimin sa me te shpejte dhe efikas.
    Teoria e evolucionit nuk flet per ndryshime, por per sukseset e ndryshimeve.
     
  18. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Postuar nga Gurax
    Gurax une nuk pretendoj te kem kuptuar ne menyre perfekte teorine e evolucionit por edhe ti sme duket se po e kap idene e kesaj teme. Pothuajse te gjitha pretendimet e evolucionisteve duhet te mbeshteten me fakte shkencore.Ku jane format kalimtare te pilivesave e te kafsheve qe mendohet te kene evoluar apo ndryshuar krejtesisht dhe cili eshte mekanizmi i ndryshimit??? Ne mos gabohem , kam idene se ju shihni vetem figurat dhe lini pas dore shkrimet. Mekanizmi kryesor i evolimit ne ditet e sotme mendohet te jete mutacioni per te cilin eshte folur ne faqen 1 .
    Seleksioni natyror me te vertete ben qe te mbijetoje me i forti por nuk ka asnje lloj vecori evoluse.Me te vertete ne nje tufe dreresh do mbijetoje ai qe eshte me i shpejti , te ngathtin e ha luani per dreke, por kjo nuk e ben drerin te zhvilloje organe te tjera .Pas zbulimit te dna , mutacionet ishin i vetmi mjet per mbrojtjen e evolucionit ,por edhe ne to ka nje problem te madh , sepse nuk ka asnje lloj mundesie qe me ane te mutacioneve (demtim i dna) te zhvillohen krijesa te reja POR ME TE SOFISTIKUARA , mutacionet sic eshte pare edhe ne kohet e sotme nuk sjellin tjeter vec demtime dhe sjellin krijesa monstruoze.
     
  19. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Ilir bere mire qe e solle shembullin e kafkes 7 milion vjecare te gjetur ne chad por per fatin e keq te evolucionisteve , edhe nje here vertetohet pavlefshmeria e zinxhirit perralle majmun--njeri.

    [​IMG]
    KJ o kafke e gjetur ne Afriken qendrore dhe pikerisht ne Chad nga shkenctari Francez Michel Brunet dhe eshte llogaritur te jete 7 milion vjecare.Por ajo qe perben cudine dhe nje tjeter disfate per evolucionistet eshte fakti qe kjo kafke eshte shume me afer kafkes njerezore sesa australopitekus , me i vjetri i te cileve eshte 5 milion vjecar.Me fjale te tjera i bie te jete 2 milion vjete me i vjeter dhe na qenka me i zhvilluar.Gjithashtu tregon qe per njeriun nuk paska pasur asnje histori evolimi.Upsss :thumbsup:
     
  20. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Akus, e vetmja gje qe une ve re ne kete teme eshte qe me nje mllef te papare po perpiqesh si e si te nxjerresh ne pah idene tende te se vertetes. Imponim te tille e kane shume pak njerez, te cilet nuk dua t'i permend se do te dal jashte teme dhe ne tema te tjera do te sherbeje si "flame bait".
    .. If you're happy I'm glad for you... but I'm sorry!
     

Shpërndajeni këtë faqe