Teoria e evolucionit !!

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga Iliri, 21 Nov 2002.

  1. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Me fjale te tjera i bie te jete 2 milion vjete me i vjeter dhe na qenka me i zhvilluar.Gjithashtu tregon qe per njeriun nuk paska pasur asnje histori evolimi.Upsss

    Nuk e di nese ato hollesite per te cilat flet ti kane shume rendesi sepse vetem dy gjera duhet te provohen per kafkat.

    1. Qe ajo i takonte njeriut
    2. Qe ajo ishte e ndryshme nga njeriu i sotem.


    Vetem me keto dy fakte dhe teoria e evolucionit qendron.

    Kafkat qe jane mesiper tregojne qe nuk u takojne majmuneve per arsye te madhesise se trurit dhe te dhembeve te qenit (canine) te cilat nuk i takojne majmuneve.
     
    gurax likes this.
  2. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    mutacionet sic eshte pare edhe ne kohet e sotme nuk sjellin tjeter vec demtime dhe sjellin krijesa monstruoze.

    Ky eshte nje shembull qe tregon se nuk ke shume njohuri per mutacionet dhe sidomos per jeten ne nivelin gjenetik te saj. Ketu meposhte eshte nje diagram i gjenit CCR5-delta 32. Mutacioni i ketij gjenit beri te mundur mbrojtjen ndaj semundjes se zeze (bubonic plague) ne mesjete dhe eshte mburoje natyrore ndaj semundjes se Sides (HIV). Vetem nje pjese e rraces Europiane ka ne gjenetiken e saj kete mutacion.

    [​IMG]

    [​IMG]

    Pra jo te gjitha mutacionet jane ashtu sic thote Akus. Gjerat nuk jane aq te thjeshta sa fotot e fosileve. Brenda c'do fosili, brenda c'do organizmit, aty ka nje bote te tere atomesh, molekulash, te organizuara per te krijuar gjenet dhe qelizat e tyre. Me harten gjenetike te njeriut ne doren e saj, shkenca sapo ka hapur nje dritare te re ne kuptimin e krijimit dhe zhvillimit te jetes. Teoria e evolucionit vetem do te forcohet.
     
    Last edited by a moderator: 8 Feb 2017
  3. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Ilir po pate mundesi ti shp[jegosh pak me qartte ato mutacionet se jane pak te paqarta, nuke kam me te keq vec dua te di tamam se si ndodhi mutacioni , kur, dhe a qe rastesi qe ndihmoi ne ate qe ke permendur ti?
     
  4. disku

    disku UNI

    Re: Teoria e evolucionit !!

    nji shoku im ka pas thon...
    ore un se marr vesh....mu me paska ra bishti kshu qe u bona njeri?????
    evulucioni e ka pranu nje gje te tille....
    amon or popull se na hapet barkun....
     
  5. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Pse me ta hap barkun mo :confused: Dikur kemi qene shume shume primitiv te flasesh per evoluzionin s'do te thote te te hap kush barkun ty. Nuk jena kirurg !
     
  6. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    U. H. Thorpe, një shkencëtar evolucionist pranon se " tipi më i thjeshtë i qelizës konsiderohet një ‘mekanizëm’ shumë më tepër kompleks se çdo makinë e shpikur nga njeriu ".

    Qeliza është kaq komplekse sa bile edhe niveli i lartë teknologjik i arritur sot nga njeriu nuk mund të prodhojë një qelizë të vetme. Asnjë përpjekje për të krijuar një qelizë s’ka pasur sukses dhe të gjitha këto ndërmarrje janë braktisur.

    Teoria e evolucionit thotë se ky sistem, të cilin njeriu me gjithë inteli- gjencën, dijen dhe teknologjinë e tij nuk mund ta prodhojë, erdhi në ekzistencë rastësisht në tokë në gjendjen e tij fillestare nën ndikimin e kushteve të natyrës. Le të japim një shembull tjetër: probabiliteti i formimit të rastësishëm të një qelize është po aq i mundur sa do të ishte shtypja i një libri si pasojë e një shpërthimi në një shtypshkronjë.

    Matematicieni dhe astronomi anglez Fred Hoyle përmend një krahasim të tillë në një nga intervistat e tij të publikuara në revistën "Nature", në 12 nëntor 1981. Megjithëse evolucionist, Hoyle u shpreh se mundësia, që format e larta të jetës të jenë shfaqur në këtë mënyrë, është e krahasueshme me rastin e formimit të një avioni Boing-747 nga një cilkon që godet një shesh rrangullinash. Kjo do të thotë se është e pamundur për një qelizë të vijë në ekzistencë rastësisht dhe për këtë arsye ajo duhet pa- tjetër të jetë "e krijuar".

    Një nga arsyet bazë pse teoria e evolucionit nuk mund të shpjegojë se qeliza erdhi në ekzistencë rastësisht është kompleksiteti i jashtëzakonshëm i saj. Një qelizë funksionon në sajë të bashkëpunimit harmonik të shumë organeleve. N.q.s. një prej këtyre organeleve nuk funksionon, qeliza nuk mund të jetojë më. Qeliza nuk ka shanse të presë për mekanizma të pandërgjegjshëm, si seleksionimi natyror ose mutacionet, që ta lejojnë atë të zhvillohet e të arrijë të mbijetojë. Prandaj, qeliza e parë në tokë ishte një qelizë që i kishte të gjitha organelet dhe funksionet e nevojshme. Kjo do të thotë se ajo duhet patjetër të ishte e krijuar.
     
  7. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Termodinamika e hedh poshtë evolucionin


    Ligji i Dytë i Termodinamikës është mënyra me të cilën ky proces natyror paraqitet në formën e ekuacioneve fizike dhe llogaritjeve. Ky ligj njihet me emrin "Ligji i Entropisë". Entropia është shkalla e çrregullimit në një sistem fizik. Entropia e sistemit rritet sa më shumë që ai shkon drejt shkatërrimit. Sa më i lartë është çrregullimi i sistemit aq më e madhe është Entropia. Ligji i Entropisë tregon se i gjithë universi shkon në mënyrë të pashmangshme drejt shkatërrimit.

    Vërtetësia e Ligjit të Dytë të Termodinamikës është vërtetuar teori- kisht dhe eksperimentalisht. Albert Ajnshtajni, shkencëtari më i madh i kohës sonë, ka thënë se ky është "ligji primar i gjithë shkencës". Artur Edington, gjithashtu i referohet këtij ligji si "ligji suprem metafizik i gjithë universit".

    Teoria e evolucionit është një pohim që është zhvilluar duke injoruar këtë bazë dhe ligj universal të fizikës. Mekanizmi i ofruar nga evolucionistët e kundërshton krejtësisht këtë ligj. Teoria e evolucionit thotë se atomet dhe molekulat e çrregullta inorganike u bashkuan rastësisht me kalimin e kohës në një rregull të caktuar për të formuar molekula shumë komplekse të tilla, si proteinat, ADN-ja dhe ARN-ja, pas të cilave u shfaqën gradualisht miliona gjallesa të ndryshme me struktura akoma më komplekse. Sipas teorisë së evolucionit, ky proces i supozuar që prodhoi strukturat më të rregullta, më komplekse dhe më të organizuara në çdo fazë, është vetëformuar në sajë të kushteve natyrore. Ligji i Entropisë na tregon se ky i ashtuquajtur proces natyral kundërshton hapur ligjet e fizikës. Shkencëtarët evolucionistë janë të ndërgjegjshëm për këtë fakt, J. H. Rush thotë:
    Në kursin e saj kompleks të evolucionit, jeta shfaq një kontrast të mahnitshëm me tendencën e shprehur në Ligjin e Dytë të Termodinamikës, i cili shpreh një progres të pakthyeshëm drejt rritjes së Entropisë dhe shkatërrimit, ndërsa vetë jeta evoluon vazhdimisht drejt niveleve më të larta të rregullit.

    Shkencëtari evolucionist Roger Lewin e paraqet qorrsokakun termodinamik të evolucionit në një artikull në "Science", në këtë mënyrë:

    Një nga problemet që duhet të zgjidhin biologët është kontradikta e dukshme midis evolucionit dhe Ligjit të Dytë të Termodinamikës. Sistemet shkojnë drejt shkatërrimit me kalimin e kohës, duke dhënë më pak e jo më shumë rregull.

    Një tjetër shkencëtar evolucionist George Stavropoulos pohon pamundësinë termodinamike të formimit të rastësishëm të jetës dhe pamundësinë e shpjegimit të zgjerimit të mekanizmit kompleks të jetës me anë të ligjeve të natyrës, në revistën e mirënjohur evolucioniste "American Science":

    Në kushte të zakonshme, asnjë molekulë komplekse organike nuk mund të formohet rastësisht. Ajo do të shpërbëhet, në përputhje me Ligjin e Dytë të Termodinamikës. Sa më komplekse të jetë, aq më e paqëndrueshme bëhet dhe akoma më e sigurt është shkatërrimi i saj, herët apo vonë. Fotosinteza dhe të gjitha proceset jetësore, madje dhe vetë jeta nuk mund të kuptohen në termat e Termodinamikës apo ndonjë shkence tjetër ekzakte .

    Ashtu siç dihet, Ligji i Dytë i Termodinamikës përbën një pengesë të pakapërcyeshme për skenarin e evolucionit, si nga aspekti shkencor, ashtu dhe nga ai logjik. Duke qenë të paaftë të gjejnë një shpjegim shkencor për të kaluar këtë pengesë, evolucionistët mund ta mbrojnë evolucionin vetëm në imagjinatën e tyre. P.sh. evolucionisti i famshëm Xheremi Rifkin tregon besimin e tij të patundur se evolucioni do ta thyejë këtë ligj të fizikës me një "fuqi magjike".

    Ligji i Entropisë thotë se evolucioni i vërtetë e shpërndan të gjithë energjinë për jetën që gjendet në këtë planet. Koncepti ynë i evolucionit është krejt i kundërt. Ne besojmë se evolucioni në mënyrë magjike :smash: (!) krijon vlera dhe rregull të përgjithshëm në tokë
     
  8. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Nese keni deshire te mesoni me teper rreth perralles "Evolucion" ju keshilloj te vizitoni kete faqe www.harunyahya.com
    Eshte mjaft interesante
     
  9. Iliri

    Iliri Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Harun Yahya, a prominent Turkish thinker and author....

    Born in Ankara in 1956, Adnan Oktar is a prominent Turkish scholar. Completely devoted to moral values and dedicated to communicate the sacred values he cherishes to other people, Oktar started his intellectual struggle in 1979 during his education at Mimar Sinan University’s Academy of Fine Arts.


    Me fal, por nga e gjithe bota e shkences, nuk e di nese nje turk me nje website fetar eshte ai qe do te kisha zgjedhur per studimin e teorise se evolucionit apo te ndonje teorie tjeter shkencore kur studimet e tij jane kryesisht filozofike/teologjike. Megjithese ne kete website disa nga shkrimet e tij mund te zbriten ne gjihen shqipe ne PDF format. Ne cilen epoke kemi patur shkencetar qe dolen nga akademia e artit? Per mendimin tim, e tere kjo teme duhet te levizet nga forumi Shkenca tek forumi Teologjia tani qe eshte gjetur burimi i shkrimit nga Akus. Nuk ka asnje qellim shkencor dhe baza shkencore. Haruni nuk eshte i njohur si shkencetar. Feja gjithnje eshte munduar per ta hedhur poshte shkencen, djegia e Gjordano Brunos, denimi i Galileut etj, sepse keta thonin se bota ishte nje sfere dhe jo e rrafshet sic thote feja. Tani e ka radhen Darvini me fene islame. Tema te tilla duhet te jene pjese te Teologjise sepse ne thelbin e tyre perbehen nga ide Teologjike dhe nuk kane asnje gje te bejne me shkencen.

    Faleminderit
     
  10. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Ilir, me fal po c'lidhje ka se c'fare eshte autori per te diskutuar nese dicka eshte shkencore apo jo. Nqs fjalet qe ai thote diskutojne nje teori shkencore atehere nuk ka rendesi kush i shkruan, por ato c'fare ai thote. E shumta qe mund te besh eshte te heqesh prej fjaleve te tij ato qe nuk jane relative me diskutimin ne fjale por qe jane vetem propagande (c'faredo qofte kjo) dhe diskuto ato qe ngelen. Arsyja eshte baza e shkences.
     
  11. manga

    manga Primus registratum

    gurax likes this.
  12. manga

    manga Primus registratum

  13. manga

    manga Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Entropia është shkalla e çrregullimit në një sistem te mbyllur fizik. a asht toka edhe jeta sistem i hapun apo i mbyllun fizik?

    "ignorance is not an excuse...you'll burn in hell" - libri sipas manges, 3:15...
     
    gurax likes this.
  14. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Teoria e evolucionit !!

    po universi c'fare sistemi eshte?
     
  15. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Si krijimi edhe jeta janë të mistershme dhe magjike! Teoria e evolucionit deri-diku ka të drejt. Kam lexuar se ka filluar të hidhet poshtë nga disa shkencëtarë. Nuk e di as kush as ku mund të gjinden ata shkrime.
    Çdogjë shkon duke u përsosur, por pse kafshët e majmunët më nuk përsosen?! Universi është i pashkatrrueshëm. Në të mund të ndodhim proçese të shkatrrimit, por kurrë materja e hapësira nuk do zhduken. Në të ndodhin proçeset e shtrirjes dhe të tkurrjes. Jeta nuk është rastësi. Diku në univers ka qenë fara e saj, është paraqitur dhe zhvilluar.
     
  16. manga

    manga Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    verteto ligjin e dyte t'thermodinamikes n'tane universin...

    "...and manga spread and seeded the wisdom..." - libri sipas manges, 8:54
     
    gurax likes this.
  17. manga

    manga Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    ...e mapastaj, llogarite gjasen (probabilitetin) qi jeta me u shfaqe me nji qoshe t'universit (psh n'nji qoshe t'nji galaktike t'rendomte, me nji yll t'rendomte, me nji planete t'rendomte, si toka)...

    "...and the wisdom was revealed to manga: those who wish to appear wise among fools, among the wise seem foolish..." - libri sipas manges, 1:13
     
    gurax likes this.
  18. manga

    manga Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    citate prej librit t'manges:

    Consider the idea of God. We do not know how it arose in the meme pool. Probably it originated many times by independent ‘mutation.’ In any case, it is very old indeed. How does it replicate itself? By the spoken and written word, aided by great music and great art. Why does it have such high survival value? Remember that ‘survival value’ here does not mean value for a gene in a gene pool, but value for a meme in a meme pool. The question really means: What is it about the idea of a god that gives it its stability and penetrance in the cultural environment? The survival value of the god meme in the meme pool results from its great psychological appeal. It provides a superficially plausible answer to deep and troubling questions about existence. It suggests that injustices in this world may be rectified in the next. The ‘everlasting arms’ hold out a cushion against our own inadequacies which, like a doctor’s placebo, is none the less effective for being imaginary. There are some of the reasons why the idea of God is copied so readily by successive generations of individual brains. God exists, if only in the form of a meme with high survival value, or infective power, in the environment provided by human culture.
    ~ Richard Dawkins, The Selfish Gene

    You will find men like him in all of the world’s religions. They know that we represent reason and science, and, however confident they may be in their beliefs, they fear that we will overthrow their gods. Not necessarily through any deliberate act, but in a subtler fashion. Science can destroy a religion by ignoring it as well as by disproving its tenets. No one ever demonstrated, so far as I am aware, the nonexistance of Zeus or Thor, but they have few followers now.
    ~ Arthur C. Clarke, Childhood’s End

    Believe nothing because a wise man said it.
    Believe nothing because it is generally held.
    Believe nothing because it is written.
    Believe nothing because it is said to be divine.
    Believe nothing because someone else believes it.
    But believe only what you yourself judge to be true.
    ~ Buddha

    edhe n'fund, jashte teme, po n'thelb t'chashtjes:
    Science makes godlike - it is all over with priests and gods when man becomes scientific. Moral: science is the forbidden as such - it alone is forbidden. Science is the first sin, the original sin. This alone is morality. “Thou shall not know” - the rest follows.
    ~ Friedrich Nietzsche
     
    gurax likes this.
  19. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Sqarim per ata qe lexojne postimin e mesiperm:

    meme, - ashtu sic kodi gjenetik mendohet si gjene (genes) te "skalitur" sipas rregullit ne ADN si tulle baze per materialitetin e qenies, per arsyen ose sentiencen eshte futur koncepti i "meme"-s si tulle baze, mbi te cilat ndertohet me vone tere arsyetimi, idete, etj, pra pjesa "ide' " e qenies njerezore.
    Kjo me sa mbaj mend nga ai liber.. dhe shume me shkurt sesa e shpjegon aty :p
     
    Last edited: 8 Feb 2017
  20. usastudent

    usastudent Primus registratum

    Re: Teoria e evolucionit !!

    Gurax and opposite
    Me vjen keq por shkrimet tuaja me duken komplet jashte teme.
    Edhe nje here e perseris qe jemi tek shkenca e jo te fantazite , as tek teologjia.Une po perpiqem te mbroj nje argument me duket dhe nuk kam permendur ndonje gje vetem se punime dhe fakte shkencore.
    Nuk eshte mire ta kaloni temen ne debat filozofik e teologjik.Per ate pune kemi filozofine dhe teologjine ne ne forum.
    Ju ftoj te debatojme rreth evolucionit , te cilin ju e mbroni me aq zjarr sikur te ishte teorema e pitagores.
    Si mund te me shesesh mua per shkencore nje teori qe smund ta vertetosh shkencerisht , por thjesht e besoni me zjarr vetem nga besimi juaj dhe deshira per fantazuar.
    Nese keni deshire ta debatojme kete ceshtje nga ana filozofike atere le te hapim nje teme te filozofia , por ju lutem edhe nje here ,permbajuni temes.

    Peace!

    ND
     

Shpërndajeni këtë faqe