Teoria e evolucionit !!

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga Iliri, 21 Nov 2002.

  1. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Jeta eshte dicka abstrakte. Ne jemi konkret.

    Jeta mund te mendohet si metafizike per arsye se ne nuk jemi ne gjendje t'a perceptojme ate me shqisat tona.

    Ne qofte se ne nuk jemi ne gjendje te perceptojme jeten ose edhe krijuesin e jetes kjo nuk do te thote domosdoshmerisht se ajo nuk ka forme fizike. Kjo do te thote se ajo ekziston se pari jashte KOHE dhe si e tille ajo deperton ne te gjitha kohet.

    Takimi i jetes me enet e saj, qe jemi ne, mund te perceptohet si shkendije drite qe deperton ne syrin e ketyre te fundit.

    Mungesa e drites ne sy eshte shenje vdekjeje. Ajo mund te jete gjithashtu shenje e rikthimit ne gjendje majmuni.

    Kjo drite ne sy nuk eshte gje tjeter vecse nje llambushke ne mendje e cila heq vellon e injorances dhe shtyn te perdoresh aftesite e tua per manipulimin e objekteve qe te rrethojne per te gjetur nje zgjidhje te nje problemi. Perdorimi i dores, perdorimi i leves per te ngritur nje objekt te rende apo perdorimi i rrotes per shpejtesi transportimi jane disa nga aktet e para te qenieve premordiale. Kjo eshte JETA, ne fazat e saj fillestare.


    El
     

Shpërndajeni këtë faqe