Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

Diskutime tek 'Portali i AlbForumit' filluar nga Dreamer, 22 Mar 2016.

  1. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    1458633107brussels.jpg
    Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg.

    Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 23 viktima, 13 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 10 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për disa dhjetëra të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

    Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.

    Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann.

    Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.

    Ndërsa një punonjës i aeroportit tha për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregoi dëshmitari.

    Ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se para shpërthimeve kishin dëgjuar të shtëna dhe thirrje në gjuhën arabe, duke ngritur dyshimet për sulme kamikaze. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.

    Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian. Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.

    1458633107brussels.jpg 1458635869_b2.jpg 1458635846_b1.jpg 1458635823_bruk.jpg

    / Top-Channel
     
    Jamie likes this.
  2. hareid

    hareid Papirus rex

    "Bomba" e deputetit belg: Shërbimet sekrete belge dhe amerikane të përfshira në sulmet e Brukselit

    Ditën e akteve terroriste, deputeti belg Laurent Louis, ka shokuar opinionin publik teksa ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, pas sulmeve në Bruksel qëndrojnë shërbimet sekrete belge dhe ato amerikane.

    "Në këtë dite zie per Belgjikën, dua të tregojë mbështetjen time dhe ngushellimet e mia per familjet e viktimave te atentateve te Brukselit. Pas aeroportit kombëtar, edhe metroja e Brukselit eshte goditur nga goditje vdekjeprurse. Situata është e rendë dhe është e rendesishme që qytetarët të mbajnë qetesinë. Edhe një herë tjetër islamizmin radikal do ta bëjnë përgjegjës per kto atentate te prezantuara si hakmarrje pas arrestimit te Salah Abdeslam fundjavën e kaluar ne Molenbeek. Si mund ta injorojmë pergjegjesinë e shtetit belg ne kto veprime te ndyra te ndodhura këtë të marte ne kryeqytetin tone?

    Dy janë gjërat, ose sherbimet e sigurimit janë inkompetente dhe te pazota per te mbrojtur vendet e ndjeshme si aeroporti kombëtar dhe metropolitana e Brukselit
    , ose janë ata ne origjinen è ktij atentati.

    Duke shikuar situatën aktuale, duke shikuar nivelin e sigurisë, është e pamendueshme qe ca individ te jenë ne gjendje të hyjnë ne metropolitane dhe në aeroportin kombëtar me ca bomba dhe që të arrijnë ti shperthejnë.

    Nuk guxoj të imagjinoj qe sherbimet tona sekrete dhe sherbimet mbrojtëse te kene mangesi deri në atë pikë saqë mos të mbrojnë me efikasitet vendet me rëndësi kaq te madhe.

    Sic e dini , nuk e kam fshehur kurrë mendimin se sulmet e 11 shtatorit 2001 u gatuan nga Qeveria Amerikane , ashtu sic shumë sulme te tjera ne Europe qe jau ngecën ca organizatave terroriste islamike , por që në të vërtetë janë lejuar tëndodhin nga shtetet tona për tu sherbyer interesave politike-ekonomike qe kanë qëllim destabilizimin e botës arabe, dhe zhvillimin e islamofobisë në botë,konkretizimin e projektit te Izraelit te Madh dhe në fund krijimin e Rendit te Ri Botëror që imponon ( detyron) shtetet botërore te limitojnë të drejtat tona dhe liritë themelore me qëllim që të luftojnë terrorizmin e krijuar nga vet ata, që në hije tërheqin fijet e politikës botërore".
     
    Dreamer likes this.
  3. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Last edited: 30 Mar 2016
    hareid likes this.
  4. hareid

    hareid Papirus rex

    Video e njejte ne gjuhen angleze

     
    Dreamer likes this.

Shpërndajeni këtë faqe