Terrori, tre kamikazë sulmojnë aeroportin “Ataturk”. Së paku 36 viktima

Diskutime tek 'Portali i AlbForumit' filluar nga Dreamer, 29 Jun 2016.

  1. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    [​IMG]

    Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është tronditur nga dy shpërthime të njëpasnjëshme ku sipas mediave shtetërore turke kanë humbur jetën të paktën 36 persona ndërsa kanë mbetur qindra të plagosur. Guvernatori i Stambollit tha se tre kamikazë në bashkëpunim mes tyre kanë kryer sulmin.

    Dy ishin të pajisur me lëndë eksplozive dhe u hodhën në erë, ndërsa i treti ka shtënë me kallashnikovë në parkimin e aeroportit si një taktikë e njohur për të shpërqendruar vëmendjen e policisë.

    Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ambulancat. Stambolli është blinduar nga siguria e lartë. Fluturimet në terminal janë pezulluar. Aeroporti është i treti më i madh në Turqi dhe sulmet kanë ndodhur në një periudhë kur fluksi i lëvizjeve është tepër i lartë. Sipas analistëve, “Ataturku” ka qenë një objektiv vulnerabel ndaj sulmeve të tilla.

    Turqia është gjunjëzuar disa herë nga sulme të tilla, pasi është pjesë e fushatës së bombardimeve ajrore kundër ISIS, ndërsa vuan edhe luftën me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Në muajin mars, të paktën 37 persona mbetën të vrarë ndërsa një makinë bombë shpërtheu pranë një stacion autobusi në Ankara, një sulm që mbante vulën e militanteve kurd.

    Nuk kaloi shumë dhe në qershor 28 persona në Ankara humbën jetën nga një tjetër sulm i kurdëve. Ndërsa në janar, të paktën 10 turistë gjermanë vdiqën në sheshin “Sultanahmet” të Stambollit nga një sulm i ISIS.

    Ndërkohë të martën në mbrëmje, në shënjestër ishte aeroporti “Ataturk”, i 11-ti në botë përsa i përket trafikut të fluturimeve. Kjo situatë ka pasur një ndikim të madh në industrinë e turizmit të Turqisë, një sektor kyç i ekonomisë në vend. Departamenti Amerikan i Shtetit prej muajit mars e ka cilësuar Turqinë si një destinacion të rrezikshëm.

    / Top Channel
     
  2. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Nuk e di dhe besoj qe asnje nga ne e di se cfare po "luhet" me "terrorizmin" e ketyre koheve.
    Nje gje ama qe me beri pershtypje sot ne mengjes kur degjova lajmin ne radio (dhe nderrova shume kanale) ishte qe kete rradhe, ne te kundert te rasteve te tjera te tilla, secila radio kishte nje version te vetin, dhe jo ate versionin e njejte qe zakonisht jemi mesuar te degjojme ne Radio, Tv & CO.
    Ne dreke bera te njejten prove ne Tv, edhe ngela edhe me i befasuar, asnje nga ATO nuk kishte nje version unik, sic jemi mesuar etj etj.
    Cuditerisht ne ato pak pamje qe tregonin, kete here dukeshin njerezit dhe jo pamje te "trubullta" qe secili nga ne me imagjinaten e vet i jepte nje identikit imagjinar, arab ose cecen etj me rradhe.
    Po lexoja tani neper Rrjet, edhe cuditerisht edhe ketu me (lan pa fjale).
    Me vjen keq per njerezit e shkrete qe behen lojetare druri mbi fushen me kuadrate bardh e zi te politikes se fshehte.
     
    Airbourne likes this.
  3. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    Do kene qene ruse por te kamufluar si qeqene.....
    Tashti pa shaka: ra muri Berlinit, <alternativa> e vetme ngeli terrorizmi.
    Dite te mbare ne vazhdim.
     
    gurax, hareid and Dreamer like this.
  4. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne fakt kjo eshte e tmerrshme dhe e veshtire te pertypet duke konsideruar qe muslimanet jane ne agjerim.
    Tjeter fat (i keq|i mire) eshte qe KM i yne kishte arritur ne te njejtin aeroport vetem pak minuta pas ketij sulmi...
     
  5. COB

    COB Primus registratum

    Nuk e di saktësisht kush është përgjegjësi, thuhet që ISIS'i, por dikush e përdor ISIS'in, mund të jetër Rusia, Izraeli, SHBA'ja etj.

    Por diqka e di se ISIS'i mbyt muslimanët, ka në shënjestër muslimanët dhe muslimanët kanë më shumë halle me ISIS'in sesa bota Perendiomre, dhe qka është më e keqja njerëzit mendojnë se këta të ISIS'it janë musliman. Bëjnë shkelelje flagrante të ajetit Kuranor ku përmendet se kush vret një njeri të pafajshim, është njejtë sikur të vriste krejt njerëzimin.
     
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ajeti Kuranor ne lidhje me vrasjen e te pafajshmve...
    Nuk kam shume dijeni, por do doja te dija, ne Meken e viteve 620, kur u pushtua ne fund dhe nga triniteti u konvertua ne muslimanizem, a eshte vrare ndonje i pafajshem gjate kesaj ngjarje?

    Sidoqofte, nuk duhet te dalim nga tema. Diskutimet fetare duhen bere ne seksionin perkates te forumit.
     
    Dreamer likes this.
  7. hareid

    hareid Papirus rex

    Meka e viteve 620 nuk kishte trinitet, ndoshta tek tuk ndonje individ, por kishte idhujtare, njerez qe besonin ne idhuj te ndryshem.....Kur hyne myslimanet ne Meka nuk vrane asnje njeri, perkundrazi u falen edhe shume persona qe kishin bere krime ndaj myslimaneve duke i perbuzur, nencmuar, malltrretuar dhe debuar nga vendlindja per ne Medine.

    Sa i perket temes: ISIS mund te kete lidhje me cfaredo lloji sherbimi sekret por jo edhe me fene islame. Sipas fese islame eshte mekat i madhe nese me qellim e vret edhe nje milingone e ku me te vrasesh nje njeri te pafajshem...
    ISIS eshte organizate anti-muslimane, e cila i fsheh dhe justifikon krimet e veta nen petkun e fese islame.

    Ajo qe me beri pershtypje gjate sulmeve ne Stamboll eshte edhe loja me standarde te dyfishta e shtypit perendimore ose me mire me thene e perendimit. Kur ndodhen sulmet ne Paris ne te gjithe boten u be e modes te thuhet: "Ne jemi Charlie Hebdo" Me vone kur ndodhen sulmet ne Paris u shkrua e u stershkrua "“Ne ishim Charlie, tani ne jemi Paris”. Por tani??? Perse ne nuk jemi Stamboll? Perse ne nuk jemi Bagdad? (Edhe atje u vrane sot 110 njerez te pafajshem nga terroristet e ISIS) Apo te vdesesh si europian apo amerikane na qenka me ndryshe se sa te vdesesh si irakian, si sirian....

    Kur ai psikopati vrau mbi 40 persona homoseksual ne Amerike, se pari, derisa u vertetua identiteti, nuk flitej fare per terrorizem. Kur u vertetuat se atentatori quhej Omar dhe jo Bill apo George atehere menjehere na doli "terrorist islamik" Po te ishte ndonje John ose Peter atehere me siguri nuk do te quhej terrorist por ndonje psikopat...
     
  8. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ndoshta sepse Omar-et apo Hajrullah-et kane historik te zi me te pasur sesa Bill-et apo George-t. Ne bote ka shume me teper Bill-er qe demaskojne George-t kur keta jane psikopate dhe terroriste, sesa ka Omar-er qe demaskojne Hajrullah-et kur keta jane psikopate dhe terroriste.
    Eshte kaq e thjeshte.
     
  9. hareid

    hareid Papirus rex

    apo ndoshta se Bill-et apo George-t e perdorin kunder Omareve mjetin me te forte qe e kane ne disponim...Nuk thuhet kote se foto flasin me shume se 1000 fjale, sidomos atehere kur perdoren per qellime te caktuara...
     
  10. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Omaret dhe Hajrullahet, i presin fytin njeri tjetrit, hedhin bomba neper oborret e vetvetes, kacafyten akoma per disa gjera e lagu s'e lagu (Suni - Shia) ka 1400 vjet rresht, e jane gati te shkrumbojne per kete cdokend qe ju del perpara. Omar-et dhe Hajrullah-et, qimen nga qulli dine ta nxjerrin me dinamit ne nje xhami te afer nje varri te vecante dhe te shenjte. A thua te jene agjente sekrete ata qe hidhen ne ere keshtu duke thirrur Allah Akbar? Plasin bomba ne France, degjohen thirrje Allah Akbar. Plasin bomba ne Hollande, degjohen thirrje Allah Akbar. Plasin bomba ne Bagdad, degjohen thirrje Allah Akbar. Plasin bomba ne Bangladesh, degjohen thirrje Allah Akbar. Epo temen e semes, habi e madhe, kudo njesoj? Media media, ajo i ka fajet. Tere bota nuk i dashka e nderkohe mburren se jane me te shumtit ne bote? Thote nje shprehje: "If it looks like a duck, if it squeaks like a duck, if it swims like a duck, if it walks like a duck, if it squats like a duck, then it is a duck."

    Omar-et dhe Hajrullah-et duhet te mos merren me Bill-et dhe George-t po te shohin veten. Gjarperinjte nen carcafet e krevatit nuk ua ve bota por i rrisin vete neper shtepia, dhe prandaj ju vjen keq pastaj t'i nxjerrin jashte, deri diten kur kafshohen. Te jete per boten, ne te dy e dime shume mire qe nuk po eshte shume e gezuar nga cfare po ndodh. Bota, me sa duket do ishte shume e lumtur nese do te lihej e qete dhe cdokush te shihte punen e tij, e te rrinte ne shtepi te vet. Apo nuk eshte ky sentimenti?
     
  11. hareid

    hareid Papirus rex

    Por Billet dhe George-t cfare po bejne? Me miliona te vrare ne Irak, Afghanistan, Siri....Synitet dhe Shiitet jetonin ne rregull perderisa Bill-et dhe George-t nuk filluan te i percajne dhe nxisin. Arsyeja??? Vetem nje mundesi per te e gjetur...? Ashtu pra NAFTA.
    Nje ish kandidat qe desh te behej president amerikan takohet disa here me Ebu Bekr Bagdadin ne Siri dhe menjehere fillon tragjedia e Sirise... Si perfundim:

    Kjo eshte Siria e tmerrshme



    490.000 te vrare mbi 1 Milion te plagosur
     
  12. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Po edhe Erdogan sulltan muslimani, bente dhe vazhdon te beje tregti nafte me ata djemte bombashperthyes, si t'ja bejme? Dhe e dime qe eshte edhe shok i ngushte me ata presidentet qe permende ti, deri aq sa ju behet dhe jenicer ne lufte. Keshtu qe si t'ja bejme? Do rregullojme boten une dhe ti? I tregove fajtoret me gisht menjehere. Ah ai gishti tregues, sa familjar qe eshte.
    Por ketu ama, mund te percaktojme dhe te ndajme nje shap nga nje sheqer. Keshtu qe mos mbro nje shkrim naiv si shkrimi nr.5 vetem sepse te lendohet egoja hyjnore, sepse bie edhe vete ne qorrsokakun rezultant kur perzjen boten e besimeve personale me ate realen rreth e rrotull teje. Ne vend qe te kerkosh fajtoret ke billet e ke georget, beju me mire omari qe i flet hajrullahut pikerisht per kete mos-perzierje te ketyre dy gjerave. Sepse po i perzjeve, sentimenti nuk eshte aspak pro sallates qe rezulton sic e di edhe ti shume mire, perkundrazi. Une po perpiqem ta ndaj kete perzjerje. E ti ne vend qe te ndihmosh ne kete proces intelektual, te ngec sharra tek ajeti kuranor! Pfff.
     
  13. hareid

    hareid Papirus rex

    Kush thote se Erdogani eshte burre i mire??? Shumica dermuese e shteteve te ashtuquajtura islame jane shtete diktatoriale ku te drejtat e njeriut nuk kane asnje vlere. Edhe me e keqe eshte se keto te drejta shkilen ne emer te fese dhe te Zotit. Dijetaret qe u kundervihen ketyre diktatoreve perfundojne nen dy tone dhe ose neper burgje. Ndoshta jashte teme, kerkoj falje, por ketu ja vlen te permendet shembulli i nje dijetari egjyptian qe e pata lexuar ne nje liber... Kur ky dijetari, (me duket se e quanin Reshid Rida) beri nje vizite ne Europe (Gjermani, Zvicer, France....) dhe kur u kethye ne Egjypt e pyeten shoket, miqet, studentet se cfare pa, atje ne Europe..Ky tha: " Pashe shume Islam por shume pak musliman, kurse ketu shoh shume musliman por shume pak Islam....." (qe te mos me keqkuptosh fjalen e kishte per europianet: gjermanet, francezet, zvicranet.... per te drejtat qe njerezit i gezonin aty dhe jo per ato pak muslimane qe jetonin neper keto vende....)

    Eshte me se e qarte se ne te dy nuk do ta rregullojme boten... E si do ta rregullojme kur ne gati asnjehere nuk pajtohemi me mendimin e njeri tjetrit..? ;-)
    Shkrimin 5 deri me tani, qe thua Ti, nuk e kisha lexuar. E lexova shkrimin Tend numer 6 dhe shkruajta ca fjale.
    Eshte e padiskutueshme qe fajet e Omar-eve (sidomos kur ato behen ne emer te Zoti dhe fese) jane edhe me te medha se fajet Bill-it dhe Georg-it....Te paret jane edhe vrases edhe te cmendur te dytet jane poashtu vrases por te mencur....sepse punen e tyre e kryejne te cmendurit...
     
    Last edited: 6 Jul 2016
  14. gurax

    gurax Pan ignoramus

    E si mund te pajtohemi ndonjehere me mendimet e njeri tjetrit ne? :p

    Por per 'ju rikthyer temes perseri per sulmet ne aeroportin Ataturk:

    [​IMG]

    Keto jane vendosur nga populli i thjeshte perpara ambasades turke ne Moske. Duke ditur edhe ngjarjet e ketij vitit te fundit, eshte nje gjest ndoshta edhe me domethenes sesa ndonje fushate e llojit "Ne jemi Stambolli".
     
    Dreamer likes this.

Shpërndajeni këtë faqe