Tg2 Dossier mbi Shqiperine

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga alinos, 1 Dec 2002.

  1. fallen angel

    fallen angel Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    miro me ke knaq!
    keshtu flet vetem je patriot,dhe une si i tille jam krejtesisht dakort!
    thuhet se me italine shkembejme vetem mall dhe femra... <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> .mos jini kaq te ngushte menderisht,thjesht fakti qe ne shqiperi shikohen gati te gjithe tv italiane do te thote se gia shkembehet dicka tjeter,kultura!
    vec kesaj,e tha dhe muni,per italine ne jemi tregu me ideal qe egziston...ne per momentin eshte mese e vertete qe nuk prodhojme as eshe nje gjilpere,perjashto ketu elbasanin dhe nja dy tre qytete te tjera ku ka ende kombinate dhe fabrika qe prodhojne,jo vetem duke permbushur nevojat e vendit por edhe duke exportuar si Kurum sh.p.k
    dhe E.C.F ne elbasan.perjasjto keto nuk kemi tjeter ndaj edhe jemi te dettruar te behemi kliente te italise,dhe shume me mire te italise se sa te greqise qe ende ka ne fuqi megalomanian(ligjin e luftes me shqiperine,ku parashikohet nje copetim i trojeve tona me qellime perfitime nga ana e grekeve),e para kjo,e dyta,nese deri dje politika shqiptare(pushtetare9ka ndjekur nje vije te caktuar ajo ka qene e injektuar nga lobi grek ne shqiperi dhe nga vete athina!
    pra me mire italia si aleate(nese mund ta quajme te tille).
    thuhet se U.S.A eshte i vetmi aleat i yni,na ka ndihmuar etj etj...me thuaj dhe nje vend tjeter per te cilin amerika ka nderhyre sic paska nderhyre per ne...amerika eshte thjesht nje kurve,qe nuk leviz as gishtin e vogel nese nuk ka nje interes te caktuar.dhe mos kujto se interesat i ka tek ne,por eshte thjesht nje beteje e vjeter qe vazhdon prej vitesh me lobin rus dhe pro rus qe quhet lufte e ftohte(zyrtarisht e mbyllur :tipsy: )
    dhe se fundi nuk jam aspak dakort kur thuhet se te gjithe ne e paskemi enderr te shkojem te "vendi i qenit" dhe se nga ne shqiperia shihet si nje vend ku kuresesi nuk do ti ngrysnim ditet tona.shume gabim mendoni.themi shpesh se kur te behet me mire shqiperia,kur te rregullojhet shqiperia etj etj...vete ka per tu bere me e mire sipas jush...po ikem ne te veni qenit kush ka per te rregullu...?greku?italiani?apo amerika?
    nuk e di si e mendon ti,po shumica e studentave qe une njoh ne te gjithe italine pothuaj presin vetem te diplomohen ketu per tu kthyer ne shqiperi...per te punuar atje dhe per ti vene ne sherbim te njerezve te vet aftesite e tyre.kush ta di me shume se i joti thote nje fjale.
    pastaj,thoni ju do te punesoheni nga nje firme perendimore,kur te mbaroni shkollen.ku e ke me te lehte te gjesh pune?ne vendin tend me nje diplome te huaj apo ne vend te huaj me nje diplome po te huaj?
    pastaj edhe ne mos qofte rroga e mire...5 milion a ku di une sa merrni andej ju..se ketu te une marrin me pak se ne firmat serioze ne shqiperi,dhe per kete te siguroj!
    mjafton pastaj te besh krahesimin page cmime dhe je ne rregull.ketu nuk del dot per spese,se rrezikon te lesh oren xhupin dhe noj tjeter si garanci...pastaj nese shqiper po shkon drejt rregullimit pritet qe edhe inflacioni te bjere,pagat te rriten,cmimet te behen me te aresyeshme etj etj...
    sidoqofte fakti qe italia po na jep vertete nje dore eshte dicka e mire.do perfitoje nga ana tjeter do thoni?qofte me aq!deri kur te ngrihemi me kembet tona do mbahemi diku,edhe pse mund te perfitohet...por jo pergjithnje ama...dikur do ngrihemi edhe ne!dhe mbajeni mend,brezi yne ka per ta bere!
     
  2. romeo

    romeo Forumium maestatis

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    faleminerit per shkrimin, me kurseve gjithe ate kohe.
    Jam plotesisht dakort
    [​IMG]
     
  3. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    Jo Italia ka interes, jo do na e nxjerri nga menderja ate qe na jep jo keshtu po ashtu...
    Me falni t'ju pyes po ju ende mbani fort prej fyti mentalitetin Enverian "ta bejme Shqiperine me forcat tona" ?!
    Nese po na thoni ta dime dhe ne!
    Nacionalizmi i semure con ne gabime fatale qe u kushtojne njerezve jeten. Deri tani ka cuar dem nje dhjetevjecar. Mire ne qe jemi ne fillim te 20-ve, po ata qe ishin 40 dhe tani jane ne prag te pensionit, te cilin rrezik nuk e marrin keshtu si ka vajtur filli.
    Diabolis jam dakort me komentin e gjate!
     
  4. fallen angel

    fallen angel Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    me mu s'je dakort eee? [​IMG] [​IMG] [​IMG]
    po tashi.. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
     
  5. Guest

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    Po, eshte e nevojshme nje bashjetese simbiotike prandaj eshte me se e natyrshme qe njera dore te laje tjetren. Dhe mardheniet politike jane vetem interesa te dyanshem sido qe te maskohen nga ata qe u pelqen apo leverdis t'u japin nuanca sentimentalizmi. Nuk bashkohem me ty per sa i perket pjeses ku thua:

    Me falni t'ju pyes po ju ende mbani fort prej fyti mentalitetin Enverian "ta bejme Shqiperine me forcat tona" ?!
    Nese po na thoni ta dime dhe ne!
    Nacionalizmi i semure con ne gabime fatale qe u kushtojne njerezve jeten. Deri tani ka cuar dem nje dhjetevjecar.

    Nuk ka qene as mentaliteti Enverian dhe as patriotizmi fanatik qe ja humben shqipetarit 10 vjet te ekzistences se tij (dhe megjithate nuk mendoj se kemi humbur as edhe nje sekonde pasi nuk pret kush qe te turret perpara se te kete mesuar te heci dhe nje perjudhe tranzicjoni ishte e ditur qe priste prapa deres). Nese ceshtja qendron ne perdorimin keq nga qeveria te kesaj perjudhe tranzicjoni, kjo eshte shkaktuar pikerisht nga mungesa e nacjonalizmit te tyre kombinuar me interesa me te ngushta se ato kombetare. Cka besoj se mbifolesit duan te thone nuk eshte "ta bejme shqiperine vetem me forcat tona" por "Ta bejme Shqiperine edhe me forcat tona". Dhe nuk shoh ndonje gje te keqe ne kete, perkundrazi me duket se ky eshte nacjonalizmi qe nevoitet. Fundja ne kudo qe te vemi neper bote dhe sado prestigj qe te kemi, mbetemi gur i shkulur. Te mos kthehemi ne nje te tille edhe ne vendin tone.
     
  6. Diabolis Dassaretis

    Diabolis Dassaretis Forumium praecox

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    Gjatë për punën e nacionalizmit.
    Kanë qënë dy fletë formati gjithë ajo që do ishte programi i PD-së në 91. U shpërnda për vërejtje. Nga gjitha çshkruheshin u hoq fjalia "ToKa shitet", e kjo sigurisht prej nacionalizmit. Filloi privatizmi i ndërmarrjeve të konsideruara të mëdha apo të mesme, tek të gjitha shteti mbajti dhe mban gozhdën e Nastradinit, po prej nacionalizmit.
    Për të arritur deri më sot që shprehemi hapur që grekët të qëndrojnë larg BK, po prej nacionalizmit.
    Ju është ndarë toka fshatarëve në mënyrë të tillë që nuk ka bir nëne që ta shesë. Më konkretisht, në pemtoren e fshatit morrën të gjithë, në stalla morrën të gjithë e me radhë. Kush mbledh njëqind mendje e të blerë.
    Ju dhanë apartamentet qytetarëve me "çmime" fantastike.
    Gjithë privatizimi i vogël u bë nga shqiptarët, dhe bankat fillimisht nuk jepnin kredi për të huajt.
    Me sa duket nacionalizmi është patur parasysh. Ndërkohë nga nacionalistat vetë vërejtja kryesore është se pse morri tokë minoriteti, pasi ai ka qënë bujkrob në ato toka.
    Për vete do ti shtoja dhe dorzimin e panevojshëm pa kushte që ju bë gjithë industrisë në fillim, lodhjen e madhe dhe mosbesimin për ta rivënë në punë deri nga 1996 dhe pazotësinë e socialistëve për të vazhduar atë që u nis vonë prej demokratëve për të arritur deri më sot. Në lindjen e Ballkanit ndërmarrjet të mira apo të liga ju lanë ose gjithë punonjësve në pronësi ose një grupi drejtues në administrim. Tek ne vepron formula, "unë dua që lopën që i dhe këtij tja marrësh".
    E sigurisht që ka pasur dhe do ketë interesa xhepi që do gjejnë shtigje.
    Një ndër ta është Dritan Prifti, kërkon të privatizojë hidrocentralet e veriut me ca argumenta që vijnë erë një orë larg. Ne nuk jemi në gjëndje ti mirëmbajmë, janë të vjetër 30 vjeçarë, dhe me 1 miliard që ai thotë kushtojnë kemi me se të ndërtojmë ndonjë tjetër e zgjatim dhe ca vjet "qeverisjen". Që ne i kemi mirëmbajtur dhe mirëmbajmë i ktheu përgjigje një nga Komani, për këtë tjetrën diku rreth Niagarës është një hidrocentral 100 vjeçar. Është shoqata e historianëve që po bën çështë e mundur të ndalojë prodhimi i energjisë elektrike dhe ta kthejë në muzeum, pasi pronarët duan të përforcojnë ndërtesën që mban makineri 100 vjeçare. Edhe fshatari më i humbur i globit e di se nuk shitet lopa qumështore. Është nonsens të shesësh një gjë që kërkon energji madhore dhe vite për tu ndërtuar.
    Që ta mbyll, e keqja është se çfardo emri që ti vemë dhjetvjeçarit, ai zbatoi parrullën e revolucionit komunist "toka i takon atij që e punon" dhe "uzinat dhe fabrikat puntorve".
    Kapitalizmi ka për motor Bursën.
     
  7. antihero

    antihero Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    ..nuk kam shum kohe por duhet te theksoj se Italise i duhet nje mbeshtetje pasi qe lengon ne jug dhe prandaj domosdo duhet te krijoj raporte miqesore me shiperine,pra asaj i duhen mardhenje me shqiperine.
    Edhe shteti shqiptar duhet te tentoj te afrohet drejt EU-se ,pra te futet mbrenda "perdes se hekurt" te quajtur shengen.Sa me shpejt se iken koha.
     
  8. Cruel_Intentions

    Cruel_Intentions Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    mentaliteti enverian??!!!! hmmm..
    Dua ketu te te permend thjesht nje pragment nga nje fjalim historik i presidentit Keneddy:
    .....Ask not what your country can do for you,
    ask what YOU can do for your country.

    Vertet qe un qellova nga ata gurat e lehte "sic thot Koco Devole" por ama ju siguroj qe me pershkojne emocionet me te forta dhe me renqethet mishi sa her qe ketu degjoj fjalen "Home"
    Ndersa shikoj ketu foto nga shtepite "e bukura" te shoqeve te mia....mendoja me shkon tek pallati im parafabrikat, shkalla me katin e dyt qe si punonte kurre drita dhe cerdhen perballe maj te ciles gjithmone luanim me top!!!

    Te dashur miq,
    Nuk ka me mire se te jesh ne vendin tend, shtepine tende, te flasesh gjuhen tende. TE ndihesh qytetar i nje vendi dhe jo nje hic si jemi ne ketu (me ose pa dokumenta)!!!!
    Esht e vertete qe kur degjoj himnin amerikan ngrihem ne kembe pasi e respektoj kete vend dhe mundesite qe me ka dhene..por ama syte me mbushen me lot sa her qe degjoj per gjene me te vogel, ose mbase thjesht nje foto te re nga shqiperia ime .
    Ka njerez qe integrohen shum thjesht ne zakonet e nje vendi, ama jam shume e sigurt qe identiteti yn shqiptar na therret ne cdo moment!!!!
    Besoj te gjith ne jemi tallur shpesh me "injorancen e amerikanve" apo "snobizmin e italianve".....te vendosesh te jetosh ne vend te huaj per mendimin tim duhet ti kycesh nje dere te rende te kaluares. Un personalisht nuk i bej dot te dyja.
    Ju them te gjithve ju "kurajo ne jetet tuaja" cfare do lloj endrre te jeni duke ndjekur, cfaredo udhetimi te keni ndermarre!!!
    Kudo te vendosni te jetoni, te mos harroni kurre kush jeni. Tu mesoni femijve tuaj qe esht nje popull i i vogel, por i madh e i lavdishem ne gadishullin ballkanas, thoni qe kemi qene deshmitare te ndryshimeve dhe ngjarjesh historike te etur per liri, gjithmone kurajoze e te vendosur,
    Thoni qe SHqiptaret jane Lindur dhe rritur mbi lavdi dhe kulture!!!!....
    thuajuni te gjitha keto...
    ju kam shum xhan te gjithve ju....
    -B
     
  9. tirana

    tirana Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    <span style="font-weight: bold">Il ministro Maroni &quot;Questa settimana il consiglio dei ministri discuterà il decreto flussi per il 2003&quot;</span>
    --------------------------------------------------------------------------------

    ROMA - Questa settimana il consiglio dei ministri discuterà il decreto flussi per il 2003 .

    L'annuncio è arrivato alla fine della settimana scorsa per bocca del ministro del Lavoro Roberto Maroni.
    &quot;Si tratterà, di fatto, di due provvedimenti - ha spiegato il ministro - il primo per i lavoratori stagionali, il secondo riguarderà tutti gli altri&quot;. ...................... <span style="font-style: italic">bla bla bla etj etj etj, hollesira</span>..........
    ............È invece possibile ipotizzare che nel prossimo decreto saranno destinate quote consistenti all'Albania.
    Durante la sua recente visita a Tirana, Berlusconi ha infatti promesso un occhio di riguardo per il paese delle Aquile, un &quot;premio&quot; per il suo impegno nella lotta all'immigrazione clandestina.

    (9 dicembre 2002)
     
  10. edda

    edda Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    cruel ma bane mishin kokrra kokrra
     
  11. Cruel_Intentions

    Cruel_Intentions Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
     
  12. Essenza

    Essenza Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

     
  13. Ofelia

    Ofelia Forumium praecox

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    Nuk me duket se mediat shkurtojne distancat... shume shpesh i deformojne sepse interpretojne. Lotet derdhen sepse eshte njerezore. Ndersa Pivetti eshte tjeter gje.
     
  14. Essenza

    Essenza Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    Domosdo qe deformojne por nderkohe na lejojne qe pas nje pc te marrim vesh cbehet ca shume km larg nesh.. Pervec interpretimit pati shume comente.. dhe lotet e berlusconit ishin me pak sesa lot krokodili.. Irene Pivetti eshte tjeter gje &quot;e madhe&quot;.. Sgarbi e shtjelloi mirekete ne periudhen qe flasim.
     
  15. tirana

    tirana Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

     
  16. Essenza

    Essenza Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

     
  17. Essenza

    Essenza Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    P.s.. Tani ben televizion si grua moderne.. krejt pa interes!
     
  18. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    Edhe pse diskutimi ka marre rrugen e analizes se politikaneve italiane, qe bie pak ndesh me ate qe po thonim ne fillim, dmth roli i mediave ne krijimin e stereotipeve shqiptare pozitive, do te doja t'i jepja nje pergjigje Cruel Intentions:

    Ajo qe desha te them me nacionalizmin e semure, nuk ka te beje me faktin se si ndiheni ju qe jetoni ne Diaspore, por me qendrim negativ qe mbahet kundrejt fqinjeve tane.
    Natyrisht qe Italia ka interesat e veta ne kete mes, mos i kishte nuk futej dhe pikerisht kete duhet te koordinojne politikanet tane dhe gjithe njerezit qe merren me kete pune, dmth interesin e tyre me tonin!
    Batuta e gureve te lehte e te rende eshte me shume nje perplasje shpirterore me te verteten. Ne fund te fundit ju keni gjykuar se jeta juaj do te jete me e mire, jashte Shqiperise. Kjo eshte e drejta juaj nuk po them, por zhurma pa veprim me duket e harxhuar kot me thene te drejten...
     
  19. Cruel_Intentions

    Cruel_Intentions Primus registratum

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    Shqiperia ka nevoje per shpirtra te forte, kurajo dhe vullnet. Personalisht e dua me shpirt e zemer, por nuk kam forrcen te marr flamurin ne nje dore dhe shpaten ne tjetren. Do doja shume te kisha aq fuqi per brenda sa te hidhja gjitshka ne ajer e te kthehesha ne Shqiperi (sepse besoheni ose jo, qe te kthehesh do te thote te humbasesh shume, ne shume pikpamje). DO te doja megjith shpirt te zvarrisja kembet edhe nese do te me therrnin e te kthehesha aty ku kam kulturen dhe familjen, por ku rigjej vuajtjen e mjerimin.
    Uroj qe Shqiperia te kete shume me shume njerez me atdhetare se une...e sa me pak qe do ta braktisin, ashtu si une...
    Ne fund te fundit smund te gjykoj deshiren time per te ndjekur nje enderr ku realizimin e shikoja te pamundur aty!!!!!
    -B
     
  20. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Tg2 Dossier mbi Shqiperine

    Nuk te gjykoi njeri!

    Kam jetuar dhe kendej dhe andej &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
     

Shpërndajeni këtë faqe