The One Ring Explained. (Lord of the Rings Mythology ) VIDEO

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Dreamer, 6 Jul 2016.

  1. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Gjeta keto dy video interesante ne YouTube

     
    gurax likes this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Tolkien e ka kompletuar cdo gje ne universin e Middle Earth. Se bashku me mitologjine e saj. E cila eshte libri "The Silmarillion"
    [​IMG]

    Ky liber, per boten Middle Earth dhe periudhen ne te cilen zhvillohen ngjarjet tek LotR dhe Hobbit, eshte mitologjia historike e krijimit, sic ne konsiderojme ngjarjet e pershkruara tek Talmundi, Dhjata e Vjeter, etj. Ngjarjet e pershkruara ne te kane te bejne, sic thuhet edhe ne videot me lart, me krijimin e Botes dhe cdo gjeje mbi te, konflikte qe ne te shumten e kohes jane me natyre hyjnore dhe jo tokesore sic jane ngjarjet tek "The Hobbit" dhe "LoTR".

    Ne vepren e Tolkien, pas shkaterrimit te Unazes Kryesore dhe largimit te elfeve te fundit drejt Vendit qe nuk Vdes Kurre (The Undying Lands, Valinor) - sic permendet edhe ne videot me lart - u shuan edhe grimcat e fundit te magjise mbi Toke. Me elfet te ikur dhe tre unazat e tyre te shkaterruara, shume shpejt u zhduken edhe cdo gje tjeter qe ishin produkt i magjise apo qe kishin lidhje me te: u zhduken xhuxhet, hobitet, dragojt, entet, warget, orket, goblinet, trollet, shqiponjat gjigande, numenoret... Kontinentet dhe oqeanet filluan te levizin pa kontroll, duke rezultuar perseri me kalimin e kohes ne forma te reja kontinentesh, malesh, detesh. Mbi Toke nuk ngeli me asgje nga ajo epoke e larget, pervec "atyre te cileve Illuvatar ju dha dhuraten e te qenurit te vdekshem, te cliruar nga lidhja me fatin e botes qe Ai krijoi dhe te vetmit qe kishin mundesine qe pas vdekjes te ishin te lire dhe jo te detyruar te ktheheshin perseri tek Ai." Njerezit. Ajo cfare ngeli ishte Toka sic eshte sot.

    Vepra e Tolkien eshte edhe nje tjeter Mitologji e Krijimit te Universit dhe Botes.
     
    Dreamer likes this.
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Tek filmi 'Lord of The Rings', ka disa personazhe elf qe jane te vjeter e te lashte qe ne kohen e ngjarjeve qe pershkruhen tek "The Silmarillion".

    E para eshte Mbreteresha Galadriel.
    [​IMG]

    I dyti eshte Cirdan The Shipwright (Anije-ndertuesi). Ky ne film shfaqet vetem kalimthi, per shume pak sekonda, ne fund fare kur Bilbo dhe Frodo hipen ne anije per t'u larguar.
    [​IMG]

    Nga te gjithe personazhet qe shfaqen ne ate skene, Cirdan eshte i vetmi qe eshte si 'fytyre e panjohur', te tere personazhet e tjere jane hasur gjate filmit edhe me pare. Eshte ai i veshur me te zeza ne sfond.
     
  4. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Gjyshja thoshte se rikthimi ne Toke ishte i detyrueshem per ritrupezim. Kjo sipas saj ishte ne varesi te dates se lindjes. Ne qofte se une kam lindur ne vitin 1968 atehere rikthimi im ne Toke duhet te ndodhe ne vitin 8691. Ekzaktesisht e kunderta e vitit te lindjes si qenie trupore ne kete epoke. Gjithashtu sipas saj sa me i gjate nje emer dhe mbiemer, deri ne maksimalen numer nente aq edhe me e larte sfera shpirterore prej se ciles vijme. Njerez te kesaj sfere kane nje imunitet te larte ndaj influencave te tjera shpirterore dhe gjithashtu memorje te pavdekshme. Ndryshimi i ketyre qenieve "elfike" ne nder te emrit te time eme dhe meje nga qeniet e tjera eshte se shpirti i tyre eshte protoplasmic dhe i dukshem. Gjithe qeniet e tjera shpirterore te niveleve te ulta jane thjeshte orbe prej ajri.

    Fatkeqesia e universit qendron ne perceptimin qe i behet si infinit. Ky infinit ose pambarueshmeri nenkupton vetem shnderrim dhe transformim duke penguar keshtu nje FUND te perjetshem, te pakalbshem, te pakorruptueshem dhe te pakthyeshem. Te jesh gjithnje me valixhe ne dore per te arritur ne ASNJE vend eshte edhe budallalleku me i madh i perceptuar nga ky infinit idiotesk.

    Ky infinit paraqitet me shifren tete horizontal ose me hour glass (8) vertical. Qe i bie qe cdo cikel rreth gjashte mije vjecaresh te gjithe dhe gjithcka qe ka ekzsituar duhet te rikthehet ne origjine. Kokrra e fundit e reres se kesaj ore kohore duhet te bjere. E vetmja njohuri e PANJOHUR me pare eshte ngecja ne kete status mizerabel tokesor jo vetem si rezultat i zinxhireve karmike por edhe i pamundesise fizike te daljes prej te tij per arsye te mungeses se energjise katapultuese e cila eshte e nevojshme per dalje nga orbita. Qe nje entitet shpirteror te kete energji te mjaftueshme per te kryer nje mision te tille ai duhet te jete edhe dhenesi i shpritrave te cilet e ngrejne dhe te cilet ngrihen prej TIJ.

    El
     

Shpërndajeni këtë faqe