Thenie islamike

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga brenatohyseni, 11 Feb 2016.

  1. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    nuk e di nese ka nje teme te tille ne forum por megjithse une po e hap dhe po e nis me disa nga theniet e pejgamberit a.s dhe te disa dijetarve islamik.
     
  2. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Përcillne atë që e dëgjoni prej meje dhe thoni vetëm të vërtetën! Kush gënjen për mua, tashmë për të është ngritur një shtëpi në xhehennem në të cilen do të banojë.
     
  3. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Islami është fe e pastër, andaj bëhuni edhe ju të pastër! Në xhennet do të mund të hyjë vetëm i pastërti.
     
  4. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Edokoni fëmijët tuaj më këto tri cilësi: - ta duan Pejngamberin, - ta duan famijlen e Tij, dhe të mësojnë Kur'anin.
     
  5. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Nderon njerëzit e dijshëm, sepse ata janë trashëgimtarët e pejngamberëve. Ai që i ndëron ata me të vërtetë e ka nderuar All-llahun dhe pejngamberin e Tij.
     
  6. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Mos i nderpreni lidhjet reciproke, as mos ja ktheni shpinën njëri-tjetrit, dhe bëhuni, o robër të All-llahut, vëllezër të mirëfilltë. Për muslimanin nuk është e lejuar të jetoj në hidhërim me vellain e tij më tepë se tri ditë.
     
  7. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Nuk ka ngrënë askush kurrë ushqim më të mirë se ushqimi që ha njeriu prej punës së duarve të tij.
     
  8. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Kush pendohet para se të lind Dielli në perëndim, Allahu ia pranon pendimin.
     
  9. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Vallahi nuk beson (ka përserit tri herë). Ai prej të cilit nuk është i sigurt fqiu i tij nga të këqijat e tij
     
  10. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Kush nuk bënë mëshirë, atij nuk i bëhët mëshirë.
     
  11. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Më të vërtetë më i zgjedhuri nga ju është ai që ka moralin më të mirë.
     
  12. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Turpi nuk sjell tjetër përveç të mira. Kurse kur nuk turpërohesh, bëjë ç'të duash.
     
  13. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Kush sheh një turp dhe e mbulon atë, është sikur ta ngjallë një të vdekur (të varrosur).
     
  14. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Nuk mbush njeriu gjë më të keqe se barkun e tij...
     
  15. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Kush e zgjatë rroben e tij nga mendjemadhësia, Allahu nuk e shikon atë Ditën e kiametit
     
  16. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Nuk ka besuar askush prej jush, derisa vellait të vet nuk i dëshiron atë që dëshiron për vete.
     
  17. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Një ecje e mëngjesit apo një ecje e mbrëmjes në rrugën e All-llahut është më e mirë se bota dhe çdo gjë në të.
     
  18. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thënë: “Erdhën disa njerëz nga beduinët tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e i thanë: “A i puthni ju fëmijët tuaj?” Tha: “Po”. (Ata) Thanë: “Ne, pasha All-llahun, nuk i puthim!” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “C,ka mund t'ju bëjë, nëse All-llahu e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja”.
     
  19. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    “Urdhëroni fëmijët tuaj për (të falë) namaz kur t'i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë kur t'i bëjnë dhjetë vjet dhe ndajini në shtrat”.
     
  20. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    “Banorë të Xhennetit janë tre persona: udhëheqësi i drejtë që u përmbahet këshillave, njeriu i mëshirshëm zemra e të cilit është e butë për çdo të afërm dhe për çdo musliman, si dhe njeriu i pastër e i ndershëm, i cili ka shumë fëmijë”.
     

Shpërndajeni këtë faqe