Thenje filozofike.

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga `AsD`, 1 Nov 2007.

  1. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    1. Dituria njerëzore është prind i dyshimit. – Fluke Greville
    2. Dituria është burimi më demokratik i fuqisë. – Alvin Toffler
    3. E gjithë dituria jonë na sjell më afër injorancës sonë. – T. S. Eliot
    4. Dituria rritet në mënyrë eksponenciale. Sa më shumë që dimë, është më e madhe aftësia jonë për të mësuar dhe më shpejtë zgjerojmë bazën e diturisë sonë. – Dan Brown
    5. Shumë dituri nuk bën për vendime të thjeshta. – Frank Herbert
    6. Sa më pak që dimë, më i gjatë sqarimi. – Brian Herbert[​IMG]
    7. Informacioni është llaç që edhe ngritë dhe shkatërron perandoritë. – Tobsha Learner
    8. Çfarë njeriu nuk kupton, ai nuk e posedon. Goethe
    9. E gjithë dituria dhemb. - Cassandra Clare
    10. E gjithë dituria jonë është pjellë e perceptimeve tona. – Leonardo da Vinci
    11. Dituria pa arsim është padrejtësi e armatosur. – Horaci
    12. Vetëm dashuria hyjnore jep çelësat e diturisë. – Arthur Rimbaud
    13. Dituria është sikur paraja: sa më shumë të marrësh, aq më shumë dëshiron. – Josh Billings
    14. Çdo shtim i diturisë së vërtetë është shtim i fuqisë njerëzore. – Horace Mann
    15. Dituri e vërtetë është të dish shkallën e injorancës së tjetrit. – Konfuçi
    16. Kur din diç, të tregosh që e din, dhe kur nuk din diç, të tregosh që nuk e din – kjo është dituri. – Konfuçi
    17. Dituria e pakët në veprim është pafundësisht më e vlefshme se dituria e shumtë që ruhet. – Khalil Gibran
    18. Besimi është dituri në zemër, përtej shtrirjes së dëshmisë. – Khalil Gibran
    19. Hutimi është fillimi i diturisë. – Khalil Gibran
    20. Dituria kultivon farën tuaj dhe nuk ngjallet në farën tuaj. – Khalil Gibran
    21. Të gjithë njerëzit nga natyra dëshirojë dituri. – - Aristotle
    22. Dituria flet, por urtësia dëgjon. - Jimi Hendrix
    23. Mendimi është mesi në mes të diturisë dhe injorancës. – Platoni
    24. Dituria është mendim i vërtetë. – Platoni
    25. Dituria është dashuri dhe dritë dhe vizion. – Helen Keller
    26. Ku ka britmë nuk ka dituri të vërtetë. – Leonardo da Vinci
    27. Dyshimi rritet me diturinë. – Goethe
    28. Të dish dhe të mos veprosh është të mos dish. – Proverbë.
    29. Dituria është ushqimi i shpirtit. – Platoni
    30. Metoda e vërtetë e diturisë është eksperimenti. – William Blake
    31. Aftësia e të bërit bëhet nga të bërit. – Ralph Waldo Emerson
    32. Nuk jam mjaft i ri të di çdo gjë . – James Matthew Barrie
    33. Dituria është fuqi. – Francis Bacon
    34. Duhet dituri e konsiderueshme vetëm sa për të kuptuar shtrirjen e injorancës suaj. – Thomas Sowell
    35. Përfundimi i madhi jetës nuk është dituria por veprimi. – Francis Bacon
    36. Dituria dhe fuqia njerëzore janë sinonime. – Francis Bacon
    37. Nuk duhet të pyesësh pa dituri. – W. Edwards Deming
    38. Mungesë diturie… ky është problem. – W. Edwards Deming
    39. Kërkimi krijon dituri të re. – Nil Armstrong
    40. E vetmja e mire është dituria, dhe e vetmja e keqe është injoranca. – Herodoti
    41. Dituria vije, por mençuria mbetet. – Alfred Lord Tennyson
    42. Shkenca është nëna e diturisë, por opinion ushqen injorancën. – Hippocrates
    43. Dituria është si paraja: për të pasur vlerë duhet qarkulluar, dhe në qarkullim mund të rritet në sasi dhe, me shpresë, edhe në cilësi. – Louis L’Amour
    44. Mençuria është dituri që është bërë pjesë e njeriut. – Orison Swett Marden
    45. Dituria e të mundshmes është fillimi i lumturisë. – George Santayana
    46. Dituria jonë mund të jetë e fundme. Përderisa injoranca jonë në domosdoshmëri duhet të jetë e pafund. – Karl Popper
    47. Jeta e mire është e inspiruar nda dashuria dhe e udhëhequr nga dituria. - Bertrand Russell
    48. Dituria ngadalë ngritë atë që injoranca brenda një ore rrënon. – George Eliot
    49. Funksioni i diturisë është të tejkalojë përvojën njerëzore, jo të zhytë atë. – Susan Hubbard
    50. Pakica mund të tregojnë çfarë dine gjithashtu pa treguar çfarë nuk dine. Ivan Panin
    51. Duhet të jetosh vërtetë për t’i njohur gjërat. – Dan Simmons
    52. Dituria e gjërave të dobishme është një çantë e humbur rrallë. – Edward Counsel
    53. Ne jemi trajnuar të besojmë dhe të mos dimë. – Brian Herbert
    54. Dituria e vërtetë qëndron në të diturit se nuk dini asgjë. – Sokrati
    55. Të dish, është ta dish se s’di asgjë. Kjo është domethënia e diturisë së vërtetë. – Sokrati
    56. Dituri është të diturit se ne nuk mund të dimë. – Ralph Waldo Emerson
    57. Të gjithë njerëzit kanë lindur me një hundë dhe dhjetë gishta, por asnjëri nuk ka lindur me diturinë e Zotit. – Volteri
    58. Ku është e tërë dituria që humbëm me informacionet? – T. S. Eliot
    59. Tërë diturinë që kam secili mund të e përvetësojë, por zemra ime është vetëm e imja. – Johann Wolfgang von Goethe
    60. Shkenca është mënyrë e të menduarit shumë më shumë se sa trup i diturisë. – Carl Sagan
    61. Më mirë mos di asgjë se sa të dish shumë gjë ra në gjysmë . – Friedrich Nietzsche
    62. Ata që dinë , veprojnë . Ata që kuptojnë , i mësojnë të tjerët. – Aristoteli
    63. Dituria e askujt nuk mund të tejkalojë përvojën. – John Locke
    64. Dituria mbështetet jo vetëm mbi të vërtetën, por edhe mbi gabimin. – Carl Jung
    65. Me zgjerimin e fushës së diturisë ne rrisim horizontin e injorancës. – Henry Miller
    66. Shkenca është dituri e organizuar. Mençuria është jetë e organizuar. – Immanuel Kant
    67. Nuk ka dëshirë më të madhe natyrore se sa dëshira për dituri. – Michel de Montaigne
    68. Mund të bëhemi më të ditur me diturinë e tjetrit, por nuk mund të jemi më të mençur me mençurinë e tjetrit. – Michel de Montaigne
    69. Mund të përvetësosh shumë dituri pa shkuar ndonjëherë në shkollë. – William Glasser
    70. Ne nuk përqendrohemi aq shumë në shkolla në diturinë edukative që kërkon të menduar dhe aplikim, sa bëjmë në përvetësimin e fakteve. – William Glasser
    71. Mendoj se edukimi është shfrytëzim dhe përmirësim i diturisë dhe kjo ndryshon fotografinë e tërë. – William Glasser
    72. Të pyeturit e vetes është dëshira për dituri. – Thomas Aquinas
     
    Balahk likes this.
  2. LLaStiCaaa

    LLaStiCaaa Valoris scriptorum

  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    [​IMG]
     
    Balahk likes this.
  4. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Kur goditet fort zemra e njeriut,pa tjeter do te dalin lot prej saj…c’ka tregon se sa e mbushur eshte ne te vertet natyra me trishtim…dhe se sa llum ne buzet tona e sa turbullire ne syte tane nxjerr prej saj ajo c’ka e ngacmon ate!...
     
  5. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Muzika dhe poezia nuk jane vecse,si te thuash,temat,mbi te cila secili qendis ndjenjat e tij,aty ushqehen pa u ngopur,si populli,me te njetin tregim e me te njejten kenge per shekuj….
     
  6. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Dinjiteti eshte dicka qe nuk preket !
    Dinjiteti eshte pjesa me e Shenjte ke cdonjerit nga ne...
    Dinjiteti na lejon te ecim me koken lart mes miliona njerezve
    dhe na lejon te shohim ne sy ke kemi perballe...!
     
  7. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    [​IMG]

    Dilka avatari i nje antareje ke kjo thenja
     
    tropojanja likes this.
  8. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie


    me beso me pelqen shum kjo shprehje e mu pershtatka :):)
     
    Hektor12 likes this.
  9. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Jo une them ishalla seshte per asnjerin ... foton e avatarit ta gjeta
     
  10. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    ehhh....po po ma gjete foton :p
     
    Hektor12 likes this.
  11. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Vetem foton sdo doja shprehjen
     
  12. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    un dua shprehjen...
     
    Hektor12 likes this.
  13. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Qejfe qejfe kjo dynja... po pak pesimiste
     
  14. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    joo...aspak!! asht shum optimiste biles...
     
    Hektor12 likes this.
  15. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Zhgenjimi nga realiteti tregon optimizem ... se besoj kete
     
  16. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    un dua komplet shprehjen jo copa copa :)
     
    Hektor12 likes this.
  17. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Shprehja komplet eshte pesimiste ne thelb pasi zhgenjimi perben thelbin e shprehjes ... mendoj une eee
     
  18. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    JAA 1 MIN TE USHQEHEM UN E TE KTHEJ PRGJ :p
     
  19. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    ushqehu ushqehu po merr me shume kohe jo nje minute :p
     
    tropojanja likes this.
  20. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

Shpërndajeni këtë faqe