Thenje filozofike.

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga `AsD`, 1 Nov 2007.

  1. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    "Ti je më i fuqishëm kur qëndron i heshtur. Njerëzit kurrë nuk presin heshtje. Ata presin fjalë, lëvizje, mbrojtje, sulm, të zmbrapsesh dhe të bësh përpara. Ata presin që të ketë përleshje; qëndrojnë gati me grushtat e ngritur, me fjalët pezull, të gatshme për të kërcyer nga gojët e tyre. Heshtje? Jo."
    /Alison McGhee/
     
    Al-Punk likes this.
  2. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Na duhet një rini kryeneçe dhe kryelartë.
    Vetëm kjo do t'i shpëtojë ata, por edhe ne.
    Ne e edukojmë si "dele."
    Artan fuga.
     
    Al-Punk likes this.
  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    "Fol vetëm atëherë kur ajo çfarë ke për të thënë është më e bukur se heshtja.” ...
     
  4. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    E verteta eshte se te gjithe do ju lendojne nje dite. Ju vetem duhet te gjeni ate per te cilen ja vlen te vuash.
    ~ Bob Marley ~
     
  5. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Askush nuk është më tepër i gabuar, se sa ai që nuk do që t’a pranojë gabimin.
     
    joetisti_ likes this.
  6. Alephh

    Alephh Valoris scriptorum

    Ji vetvetja. Te gjithe te tjeret jane te zene...


    Oscar Wilde
     
    Al-Punk and Landi78 like this.
  7. Landi78

    Landi78 Forumium maestatis

    interesante.quote="Alephh, post: 998479, member: 13782"]Ji vetvetja. Te gjithe te tjeret jane te zene...


    Oscar Wilde[/quote]
    I
     
  8. LLaStiCaaa

    LLaStiCaaa Valoris scriptorum

    Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare derisa ka një kujtim..
     
    Hektor12 and joetisti_ like this.
  9. LLaStiCaaa

    LLaStiCaaa Valoris scriptorum

    Nuk i ngjan më asnjëres, që kur të dashuroj unë...
     
  10. LLaStiCaaa

    LLaStiCaaa Valoris scriptorum

    Injoranca është origjina e gjithë të këqijave..
     
  11. LLaStiCaaa

    LLaStiCaaa Valoris scriptorum

    Dhuroji asaj që dashuron, krahë për të fluturuar, rrënjë për ty kthyer, motive për të qëndruar..
     
  12. LLaStiCaaa

    LLaStiCaaa Valoris scriptorum

    Ajo që mendon, u përket të gjithëve; vetem ajo që ndien, është jotja..
     
  13. LLaStiCaaa

    LLaStiCaaa Valoris scriptorum

    Të besosh është fuqia e dytë, sepse e para është të duash..!
     
    joetisti_ likes this.
  14. Landi78

    Landi78 Forumium maestatis

  15. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Ji me i ditur se te tjeret, nese mundesh; por mos shko t'ua thuash.
     
    Al-Punk likes this.
  16. BeRaTsi_MiZeRje

    BeRaTsi_MiZeRje Aktivist i AlbForumi

    -Sekreti i jetës fshihet në faktin se sa arrin të jesh i zoti i vehtvetës
    -Për interesat e vehtvetës edhe djalli mund ta citoj Biblën.
    -Askush nuk mundë tu shërbej dy Përëndive .
    -Zemra e njeriut ka kufi në dashuri por jo në urrejtje .
    -Është e pamundur të dashurosh, të jesh i urtë dhe i menqur.
    -Forca shpirtërore s'është gjë tjetër, veçse arti per të mbajtur mbyllur në zemer shqetësimin.
    -Në vetmi, i vetmuari shqyen veten e vet; në shoqëri e shqyejnë të tjerët
    -Gratë e bukura ua lëmë burrave pa fantazi
    -Hajdutët të kerkojnë o jeten, o kuleten : Gratë i duan të dyja!
    -Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmës dhe thënia-unë isha gabim.
    -Çdo minutë që e kalon nervoz, humb gjatshtëdhjetë sekonda gëzimi të jetës sate.
    -Njeriu cinik është ai i cili i din çmimet e të gjitha sendëve, por jo vlerat e tyre.
    -Për të marrë duhet të dish të japësh.
    -Zemra ka ndjënja që as truri nuk mund ti kontrollon.
    -Ti nuk ne përshpërite në veshin tim por në zemrën time. Nuk ishin buzët e mia ato që puthe por ishte shpirti im.
    -Të puthësh është sikur të pish ujë të kripur. Sa më shumë të pish, aq më i etur je.
    -Gratë ende e mbajnë mend puthjen e parë mbasi meshkujt kanë harruar të fundit.
    -Jeta, dhuratë e natyres. Dashuria, dhuratë e jetës. Puthja, dhuratë e dahurisë.
    -Një burrë rrëmben puthjen e parë lutet për të dytën, kërkon të tretën, merr të katërten, pranon të pestën dhe duron gjithë të tjerat.
    -Kur e ke këmbën jashtë gremines është e lehtë të japësh këshilla.
    -Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë.
    -Vetia e gjeniut është ti furnizoj me ide budallenëjt e njëzet viteve më vonë .
    -Ka shumë menyra që njeriu të pasurohet dhe këto janë kryesisht të këqija.
    -Suksesi zakonishtë është rezultat i hapit të gabuar në drejtim të duhur.
    -Tadhëtia më e rëndë është ajo ndaj atdheut.
    -E tërë Dituria rrjedh nga Përvoja
     
    joetisti_ likes this.
  17. BeRaTsi_MiZeRje

    BeRaTsi_MiZeRje Aktivist i AlbForumi

    -Vetëm në mbrëmje çmohet shtëpia.
    -Kur flas pak them shumë. (Shekspeare-Dramaturg anglez)
    -Ngandonjëherë heshtja eshtë më elokuente se çdo fjalë.
    -Fundi i të qeshurit është mërzitja, fryti i të qarit është ngushëllimi.
    -Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
    -Tërë gjithësia e shkrirë në një qenie - kjo quhet dashuri.
    -Dashuria është romani i zemrës.
    -Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje!
    -Të dashurosh, edhe më keq të mos dashurosh, por më së vështiri është ta gjesh atë që të do!
    -Nëse nuk të ka prekur dashuria, je duke ecur nëpër terr.
    -Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.
    -Zemra është pasuri, që as nuk shitet, as nuk blehet por dhurohet.
    -Dashuria nuk mund të jetë e thellë, nëqoftëse nuk është e pastër.
    -Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë.
    -Të vërtetat dhe femrat deri tek të cilat vjen lehtë, nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë.
    -Ka të ngjarë se dashuria s'është tjetër pos mirënjohje e kenaqësisë.
    -Largësia i bën dashurisë atë që i bën fryma flakës; shuan të voglen, flakëron të madhen.
    -Dashuria është lamtumira e fundit e historisë universale amini i universit.
    -Dashuria është dëshirë e ndjenjave.
    -Në çdo ndarje ka një imazh vdekje.
    -Nuk ju kujtohet më se dashuria është mu si medicina, vetëm art për të ndihmuar natyren.
    -Kur merr të flas dashuria do heshtur arsyeja.
    -Dashuria është mjeshtër i madh, të mëson më një të qëlluar.
    -Do të lavdëroj dashurin barabare me përëndinë, se dashuria e vertetë, na mban të gjallë në jetë!!!
    -Gëzimi i dashurisë zgjatë vetëm një çast, vuajtja e dashurisë zgjat tërë jetën.
    -Për një martesë ideale nevojitet; një grua e verbër dhe një burrë shurdh
    -Mos u prish me vellanë për punë të shokut se shoqëria zhdukët vellazëria mbetet.
    -Në perralla kafshët veprojnë si njerëzit, në jetë ndodhë e kundërta.
    -Lumturia në botë i ngjan dritës së shkrepëtimës, ndriçimi i një sekondë sjell pas furtunë disa orëshe.
    -Martesa është një urë në mes çthurjes dhe lumturisë.
    -Ç'do lule ka erën e vet.
    -Mendja e zbukuron njeriun.
    -Pritet petku sipas shtatit.
    -Sipas kohës vishet petku.
    -Syri flet më shumë se buza.
    -Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmblën e zemra zgjedh të mirën.
    -Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë.
    -Për të njohur mirë një tjetër, duhet të njohësh më parë vehten.
    -Tërheqëse është vetëm martesa që vjen nga dashuria. Të martohesh me një vajzë vetëm pse ajo
    është simpatike është njësoj si të blesh një send të panevojshëm vetëm pse është i bukur.
    -Njeriu që s'mund të mbrojë mendimin e vet i ngjan një qyteti të pambrojtur.
    -Kur jemi të lumtur jemi gjithnjë të mirë. Por jemi te mire nuk jemi gjithnje te lumtur
    -Bota është kopsht zologjik në të cilin asnjëri nuk mban evidencën mbi ndarjen e dhenëve nga ujqit.
    -Kush kerkon dekorate nuk e ka merituar, kush e ka merituar, nuk i nevojitet.
    -Përparësia e alkoolit kontrabandë është se i mbyt njerëzit para se të mësohen te pinë.
    -Tavolina e punës është vend ku vendoset për fatin e botës.
    -Perri i ngateruar nuk zgjidhet me nguti.
    -Egzistenca dhe lumturia e shoqerisë njerëzore varet nga gruaja. UN them: aty ku mungon gruaja asaj i duhet bërë një shtatore prej druri.
    -Bukuria për një herë, dituria për gjithherë-Te jetosh eshte gjeja me e rralle ne bote. Pjesa me e madhe e njerzve ekziton dhe asgje me shume.-Eshte nje mekat i vertete qe mesojme leksionet e jetes vetem atehere kur nuk na duhen me.-Egoizmi nuk kosiston ne ate qe te jetojme si na pelqen por, qe te detyrojme te tjeret te jetojne si na pelqen ne.-Eshte e nevojshme te lozesh gjithmone ndershmerisht, kur ke ne duar letra fituese-Pasioni ngjyros me ngjyrat e tij çdo gje qe prek.-Injoranca eshte gjithmone e kuqe.-Askush nuk mund te jete padron i vetes ne qoftese me perpara nuk e njeh veten.-E verteta ju perket pak njerzve kurse , gabimi eshte prone e te gjitheve.-Ne qofte se dikush harrin te jete zot i vetes, do kthehet me vone dhe i te tjereve.-Zgjatja e pasioneve tona , ashtu si dhe zgjatja e jetes , nuk varen nga ne.-Sikur te mos kishim difekte , nuk do ndienim kaq kenaqesi kur te vinim re difektet e te tjereve.-Premtojme sipas shpresave tona dhe mbajme premtime sipas frikave qe kemi.-Mund te gjenden femra qe nuk kane pasur asnje aventure por, eshte shume e rralle te gjenden qe kane patur vetem nje.-Dashuria e vertete eshte si fantazmat: te gjithe flasin por, pak e kane pare.-Luc de Clapiers de Vauvenargues-Asgje qe zgjat shume eshte e pelqyeshme , perveç jetes : akoma e duam.-Kur plakesh , eshte e nevojshme te vishesh gjithmone ne menyre elegante.-Urrejtja e te dobtit nuk eshte aq e rrezikshme sa miqesia e tyre.-E veshtire nuk eshte te jesh inteligjent por, te dukesh i tille.-Me e tmerrshmja e te gjitha ndjenjave eshte ndjenja e te pasurit shpresa te vdekura,
     
    Hektor12 likes this.
  18. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Po ti i paske thene te tera, s'na ke lene gje ne te tjereve :) Te bukura.
     
    BeRaTsi_MiZeRje likes this.
  19. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Kur meson te tjeret, meso ne te njejten kohe te dyshosh tek ajo qe u meson.
     
    Al-Punk likes this.
  20. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Nuk e miratoj ate qe thua, por do te mbroj deri ne vdekje te drejten tende per ta thene.
     

Shpërndajeni këtë faqe