Ti duhet ta dish kufirin!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Blendi, 23 Nov 2002.

  1. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Ti duhet ta dish kufirin!

    Gjërat e mira u vijnë atyre që durojnë, por jo atyre qe hezitojnë.

    Cili eshte kufiri midis durimit dhe ngurimit?
     
  2. gjekec

    gjekec Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    shpresa ?
     
  3. Alba Shehi

    Alba Shehi Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    Te durosh eshte kalitje e shpirtit, nderkohe qe te ngurosh eshte thjesht nje pertaci e tij! /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  4. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    Faleminderit per fjalet e mençura. Ja, i degjojme dhe tudim koken ne pohim. Themi, "Ke shume te drejte" e megjithate, te pakten mua shpesh me bie per hise te kafshoj buzen kur kuptoj cmimin qe me duhet te paguaj per ngurimin.
    Por e kam bere shpesh buzen gjak kur e kafshoj nga inati i te nxituarit. Prandaj, Dilema!!! Kufiri? Ndoshta ne gjykimin? Ndoshta ne tipin. Boh!?
     
  5. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    Ngurimi nuk me duket pertaci e shpirtit,, me shume mendoj se eshte manifestim i frikes se pasojave apo pasigurive ne vetvete!
    Inisiativen e kam admiruar gjithnje me shume se durimin!
    Me mire nje gabim i nxituar se sa nje "po sikur"!
     
  6. abs

    abs nuk e di...

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    ne lidhje me kufirin do rishkruaja nje shembull figur ( i kam n qefe kto /pf/images/graemlins/wink.gif )

    sikur te hypish mbi nje tarace shtepi e cila eshte pa kanxhella ( taraca eshte e pa anashrrethuar) pra fush fare.
    Levizjet e njeriut behen vetem ne qender te saj, pasi ai ka frike te levizi ne cdo cep te tarraces( se i merren mend e bie posht /pf/images/graemlins/wink.gif )
    po ta imagjinoni kte tarace te anashrrethuar hapsira e "lojes" pra levizja do jete me e madhe/me e lirshme dhe me e sigurte, njeriu ne kete rast i njeh/ndjen kufijt si dhe hapsiren e vet, keshtu ai eshte koshient per cfare ben/don, dhe kur shikon tarracen e komshiut nguron te hidhet se e din qe nuk e mbrrin dot( thyn koken e vet ) nuk eshte per te, keshtuqe fillon e i ben hismetin "rracionit" te tij. /pf/images/graemlins/wink.gif

    ky nje variant... /pf/images/graemlins/laugh.gif

    tani si i njeh kufijte e tija? e tj e tj eshte teme tjeter mendoj. /pf/images/graemlins/smile.gif

    ------------------
     
  7. ^SHIU^

    ^SHIU^ Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    plotesisht dakort mbaroi shpresa u arrit kufiri.
    Fiksim pikes i ke ra
     
  8. qershia

    qershia Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    (se dhe une i kam qef figurat lol)

    rrethimi i taraces nuk ka bej me frenimin per tu hedh ke taraca e komshiut (pra hesitimin) pasi frenimi ndodh dhe ne rastin kur s`ka kangjella pasi ai eshte shume koshient qe midis 2 taracave ka hapesire boshe (pamundesia) dhe pikerisht ideja e pamundesise shpeshhere na behet frenues.
    per mua kangjellat shtojne sigurine tone brenda vetes se asgje e padeshirueshme nuk do na ndodh nese ndryshojme kordinatat brenda fushes tone te "lojes" (c`na duhet taraca e komshiut kur kemi tere ate tarace tonen..)
     
  9. andu

    andu Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    ...ehh nuk do ishte keq sikur te ashtequajturit kufinj te dukeshin dhe neve te dinim deri ku te shkonim (do ishin gjerat shume te thjeshta) por ja qe nuk e kemi kete "komoditet" dhe ajo qe na ngelet te bjeme eshte ose te rrime aty ku jemi ose te kerkojme per kufijte, pra duhet ta perplasim pak koken te ato kangjellat qe nuk i shohim e mund te na dhembi pak por do ishte me mire se sa te rrije pa levizur /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  10. andu

    andu Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    PS: llokume ke goja nuk ka... /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  11. AnaBlue

    AnaBlue Forumium maestatis

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    Do ishte mrekulli sikur dikush te kishte formulen e kufirit! Por askush nuk e ka dhe vetem perdor intuiten per ta percaktaur kufirin ne momentin dhe rrethanat qe jane!
    Ka te beje shume dhe me natyren e njeriut, ca tipa kane kurajon dhe po e kaluan kufirin nuk i behet vone fare! Te tjere jane me te ndjeshem nga "denimi" dhe hezitojne mos bejne gabime.

    Megjithate, te gjithe kemi pasur raste qe kemi kaluar kufirin, apo kemi hezituar dhe jemi penduar me vone.

    Kush ta dije formulen, te ma thote dhe mua. [​IMG]
     
  12. abs

    abs nuk e di...

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    Megjithate, te gjithe kemi pasur raste qe kemi kaluar kufirin, apo kemi hezituar dhe jemi penduar me vone.
    Kush ta dije formulen, te ma thote dhe mua [​IMG]


    kjarte /pf/images/graemlins/smile.gif , kot s thone se Gabimi eshte mesuesi me i mire...nga pervojat qe bejme njohim me shume vehten dhe kufijte tane...

    formulen mendoj se me mire se e din ti per vehten tende se di asnjeri...

    -----------------
    " Das Geheimnis des Glückes ist die Freiheit, deren Geheimnis aber ist der Mut".
     
  13. Harpetari

    Harpetari Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    E shof vlla qe nuk paske nan si e imja qe te qepet edhe po ngurrove bir nan bir te ha gurrmazin,te nxin jeten shyqyr zotit qe nuk ka arrit deri te pika qe te te nxij syrin.Po vallahi qe tu dashka nji se jo per gje po do ngelesh pa buz hic. /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  14. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    Ehhh sikur te kishim disa pergjigje....

    Formula s'me duhet fare, se ne cdo situate te tille njeriu meson ne nje menyre apo tjeter.Keshtu skaliten kapitujt e jetes....ndersa njeriu bie e rimekembet!

    "Die trying" /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  15. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    Jam kunder atyre qe mendojne se eshte shpresa.

    Gjithsesi, une them se kufiri midis durimit e ngurimit eshte guximi.

    Njeriu shpesh edhe nxitohet ne jete, edhe pret teper, edhe genjen veten me shpresa. Ne kete jete sipas meje, duhet te kesh guxim, mbi te tjerat. Nuk e kam synim te mbeshtes idene e te qendruarit ne histori, por ata qe kane mbetur kane qene kryesisht guximtare(çifutet, Hitler, Galilei, Mozart, Bin Laden, Jul Caesar, vikinget, trojanet dhe pellazget e tjere, Colombo, etj.). ...e vetmja gje qe i bashkon te gjithe keta!
     
  16. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    Shpresa eshte genjim i mendjes.
     
  17. TEA

    TEA Forumium maestatis

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    Durimi : tregon vullnetin e nje individi per te shkuar perpara , shpresa qe X-i ne nje te ardhme do na japi ate ç'ka ne kerkojm .
    Ngurimi : eshte pa qartesia ( guroj per te vepruar ne X menyre sepse nuk di se ç'fare .... )dhe mos siguria ne uni-n e ç'do individi .

    Kufit nuk mund te jen te barabart per te ter , sepse ç'do person ka limitet e veta te vepruarit , te duruarit ...

    Shpresa genjen mendien tone dhe fal kesaj genjeshtre ne kemi guximin per te shkuar perpara .
     
  18. Ofelia

    Ofelia Forumium praecox

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    Nguroj sepse pres kohe me te mira... Duroj sepse ditet qe i parashikoja te mira, me rane rende ne mendje e e ne stomak...
    Kufiri? Kurajoja.
     
  19. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    pra, e thene shqip, guximi.
     
  20. Harpetari

    Harpetari Primus registratum

    Re: Ti duhet ta dish kufirin!

    ore jua thash ene i here car ju duhet asht dikush tju gjimoj nga mrapa
     

Shpërndajeni këtë faqe