Tik tak .....

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga tirana, 4 Dec 2002.

  1. tirana

    tirana Primus registratum

    Tik tak .....

    Koha! C'fare rraporti keni me kohen? E ballafaqoni veten me nje hark te gjere kohe apo me çdo tik tak qe kalon.... dhe nuk kthehet me!?
     
  2. Isabelle

    Isabelle Valoris scriptorum

    Re: Tik tak .....

    -Edituar-
    Jashte teme
     
  3. Petroninsja

    Petroninsja Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    Koha dhe jeta jane dy gjera qe svihen ne nje kandar sepse do kete gjithnje barazi.
    Per mua koha eshte esenciale sa dhe jeta, por matja e saj do ishte e ndryshme. Ne rradhe te pare varet ne cperiudhe do gjendesha ne jeten time , nese ishte hidherim do preferoja ta masja me harqe kohore, ndersa e kunderta gezimi, dashuri, lumturi do desha ta masja me te 100 e sekondes ne sensin do e jetoja me me entuziasem se kurre.

    Fundja koha interval i gjate oresh , ditesh, vitesh do ngelet me tik tak ose me harqe do perbej ate qe quhet jete....

    Dashuria, kenaqesia e te qenit 2, frika se mos behesh 3 , tmerri se mos ngelesh 1...
     
  4. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    Kordelja tha qe armik per te eshte koha! Une vendos te mos e shoh te tille!
    Ne fundit te fundit a nuk eshte njeriu ai qe i jep forme kohes?!Te kesh motiv te presesh ikjen e kohes, them se eshte nje menyre optimiste te menduari! /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  5. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Tik tak .....

    pasha kohen njeriu eshte ne humbje!!!
     
  6. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    vazhdo...
     
  7. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Tik tak .....

    perveç atyre qe besuan dhe bene vepra te mira!!!
    po rri o ald tashi se fillo prap futbollisti..."ça do me thon vepra te mira"...
     
  8. Dolores

    Dolores Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    Tik Tak, Tik Tak ne kraharorin tim .....Kush e kendonte kte kengen?
     
  9. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Tik tak .....

    Kur une thashe :armiku im eshte KOHA, kisha parasysh kohen ne aspekt te gjere.Po shpjegohem...
    -Une nuk jam pesimiste gjer ne ate pike sa te perllogaris edhe castet e humbura kot, nganjehere mendoj qe edhe ato duhen perllogaritur ne baze te rasteve dhe situatave, por nuk jam "kurrnace" gjer ne kete pike.
    -Shpesh ndodh te pendohesh madje edhe per castet, se sikunder thone- Ate qe sjell casti nuk e sjell nje jete nganjehere, por prape perpiqem te shoh perpara pasi ajo qe shkoi nuk kthehet me, por nese une kam qene shkaku qe castet kane fluturuar kot, bej nje mesim per veten.
    -Tani nje pyetje-Nuk ju ndodh te jeni nen trysnine e kohes, e pamundur te mos e keni ndjere nje gje te tille.P.sh:Kur keni nje gjendje ankti- mezi prisni ta kaloni, kur keni nje provim-mezi prisni ta mbaroni, kur prisni nje rezultat te cfaredollojeshem-mezi prisni ta merrni pergjigjen...lere pastaj kur fesotoni ditelindjet qe deri dje mezi i prisnit te vinin se mezi prisnit t'i festonit (party, dhurata etj), ndersa tani as qe doni t'ia dini me per to si dikur madje shume refuzojne edhe t'i kujtojne pasi e konsiderojne si dhuraten me te keqe qe u ka dhene perendia-plakjen etj,etj.... dhe nderkohe "mallkoni" kohen qe s'kalon, sikunder ne nje situate "te lumtur" perseri "mallkoni" kohen qe kalon aq shpejt dhe pa u ndjere dhe ju s'jeni ngopur ende.

    Koha eshte skadence per mua ne c'do aspekt te sajin dhe eshte trysnia e vetme qe ndjej dhe qe me ben te bej bilancet e mia dhe te mos "kuadroj" me planet, nese koha nuk do te ekzistontne me pameshirshmerine e saj per te ecur vetem perpara me aftesine e saj te cuditshme per te mos u kthyer KURRE pas, UNE s'do te kisha kurrfare problemi me planet dhe pendesat e mia.

    Kjo eshte pak a shume menyra se si une e shoh ate.........
     
  10. Ema

    Ema Goddes

    Re: Tik tak .....

    “Pasha kohën! Njeriu me siguri është në humbje. Përveç atyre, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe, të cilët porosisin për drejtësi dhe i rekomandojnë njëri-tjetrit durim!” (Kur’ani, 103:1-3)

    /pf/images/graemlins/smile.gif

    Ja edhe veprat e mira....
     
  11. ReA

    ReA Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    Tik Tak ,Tik Tak ,Tik Tak ,Tik Tak ora lojes do dajak
     
  12. SyZeza

    SyZeza Grupi i të moçmëve!

    Re: Tik tak .....

    Jetojme cdo dite .....dhe pothuajse harrojme se cfare eshte jeta!

    .. do te doja ta masja me tik-take.... sepse njeri prej tyre mund te jete i fundit...
    Ka momente unike,qe dua te zgjasin pergjithmone..e ka edhe nga ato per te cilat mezi pret te kalojne..duke harruar qe jane momente nga jeta jone qe i shtyjme,i perplasim diku tutje,vetem e vetem te ndjehemi me te qete...
    pffff..
    c'ironi..cdo gje eshte dileme...
    --

    no matter what i do....
     
  13. I love new york

    I love new york Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    kur je ne momente te keqija tik-taku i ores ne heshtjen e nates zakonisht eshte njesoj si trokitja e vdekjes per mua.
    tik taku ne momente lumturie nuk degjohet fare nga ora e murit por vjen nga zemra jote qe sa s'po cahet nga emocioni dhe adrenalina te jep nje gjendje delirium..............
    ah koha
    shpesh here na duket armike, shpesh here eshte mikja me e mire. gjithshka ne kete jete ndosh ne varesi te kushteve. :rolleyes:
     
  14. LEA

    LEA Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    cfare eshte koha??? ja nje pyetje qe sja kisha bere vetes kurre. me vure ne mendime affe hirko. dhe kete kisha mangut une. /pf/images/graemlins/smile.gif

    nje definicion konkret te kohes, them me keqardhje qe nuk mund ta jap dot. per mua koha eshte ndryshim i situacioneve. ne nje menyre tjeter, nuk me behet e dukshme. dhe tik-taket e ores, nuk i regjistroj asnje here me vetedije. ne shumicat e rasteve, jane vetem nje zhurme acaruese.

    per dike, mund te jete koha asgje tjeter, pervec asaj qe i tregon ora ne mur, dikush tjeter, mund ta percaktoje kohen si lluks dhe nje tjeter mund te kete kaq shume nga kjo, sa nuk di cte bej me te.
    sa here kemi refuzuar dike apo nje ftese te dikujt, duke thene se "nuk kemi kohe" mos ehste vetem nje justifikim, te themi se nuk kemi kohe??? cuditerisht, na mjafton koha per gjera te cilat jane te rendesishme per ne.....

    nje femije qe rritet, nje i rritur qe plaket. pra koha per mua eshte levizje, ndryshim. nga nje here me shfaqet si michael schuhmacher, qe kalon kthesen me shpejtesi ere dhe nga nje here si nje kermill ose breshke qe me ngadalsine me te madhe, fut e nxjerr koken nga panceri i saj.

    gjate gjithe jetes tende ke kohe. kohe per te jetuar. vetem duhet te vendosesh prioritete, per gjerat, te cilave do tu kushtosh kohe.

    tani me flihet por nuk dua ta harxhoj kohen me gjume. as vete se di pse....
     
  15. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    Sweet Lolita shif mp...nderkohe postime jashte teme do fshihen.

    Per Kordelen;

    "Time is the best teacher, unfortunately it kills all it's pupils" (s'kujtoj dot autorin)
     
  16. Essenza

    Essenza Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    Kjo teme pershtatet shume me avatarin tim. Si fillim rrofsh majmuno qe e hape. Si vazhdim: mendoj se eshte ndertuar ne menyre shume kontraditore ky mekanizem. Pse? Sepse megjithese kemi shume pak rere ne dispozicion shpesh here urojme qe ajo te rrjedhe sa me shpejt. Ashtu si dhe festojme ikjen e diteve tona. Deri diku e dhimbshme. Nga momenti qe e shoh ne kete pikeveshtrim si te thuash... cdo tik tak ka vleren e vete per mua... Citoj (nuk them se nga se sdua te felliqem /pf/images/graemlins/tongue.gif ).... nje dolli per vleren e cdo dite te vetme!!!! :thumbsup:
     
  17. Essenza

    Essenza Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    p.s ose te cdo tik tak-u te vetem /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  18. bebi

    bebi Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    jam e etur per kohe, edhe kur jam ne pritje...
    pritja eshte vuajtje, vuajtja nganjehere eshte e bukur...
    did I make sense? i hope not, i was trying NOT to make any /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  19. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Tik tak .....

    Koha iken...e une s'nderroj mendim...
     
  20. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Tik tak .....

    Koha vrapon e une akoma nuk po rritem, apo ndoshta nuk jam rritur ashtu si do donin disa te tjere.

    Si nuk harrojne te permendin kohen ne cdo "analize".Ndoshta po te mos i kushtoheshim kohes aq shume, nuk do ishte aq tinzare ajo me ne!
     

Shpërndajeni këtë faqe