Tiranë, Autobusi Përplas Për Vdekje Këmbësorin

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Agjenti_007, 28 Oct 2015.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    1445945451largea.jpg

    Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 73-vjeçari është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë.

    Nga të dhënat e fundit rezulton se, ngjarja ka ndodhur pranë “Farmacisë 10”, ku këmbësori është përplasur nga autobusi i Unazës.

    Patrulla policore të ndodhura aty pranë kanë vajtur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit Aleksandër Prenga.

    Ndërkohë, viktima e aksidentit është identifikuar si shtetasi Sali Çena, saktësojnë më tej burime policore zyrtare.
     

Shpërndajeni këtë faqe