Tirana dhe rinia e saj

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga dilir, 28 May 2004.

  1. dilir

    dilir Fillestar

    Tirana dhe rinia e saj

    Ne konceptin e ekzistences se kryeqytetit, do te perfshija shume elemente te domosdoshem dhe te pazevendesueshem te tij. Nga keta elemente perberes te metropolit shqiptar, nje vend te rendesishem ze rinia apo brezi i ri sic preferohet te quhet sot. Nuk dyshoj se ne Shqiperi (kjo se pari duke e krahasuar me rinine e provincave te tjera shqiptare), te qenit pjese e rinise se Tiranes eshte kenaqesi dhe krenari ne te njejten kohe.
    Por a eshte me te vertete e denje dhe perfaqesuese rinie e sotme ne Tirane? A i ndjek me te njejtin ritem ajo ndryshimet ne jeten e zbehte socilae dhe kulturore te kryqytetit. A eshte pjese e ndryshimeve dhe reformave relativisht te ngadalta?
    Duke vizituar Tiranen (per arsye pune se shumti),pyetjet e mesiperme ngelen pa pergjigje dhe marrin trajte retorike.
    Eshte fatkeqesi e cila do ndjehet shume ne nje te ardhme te afert fakti i mosleximit nga nje e madhe e rinise sone plot energji. Deshira e madhe per t'u ulur e shkuar kohe pa kohe ne clube e pub-e ben qe rinia e sotme per mendimin tim, me disa perjashtime, stonon shume me zhvillimin e Tiranes.
    Nje shembull konkret jane forumet mediokre politike etj qe jane kthyer ne "alo konvikti" per cdo eveniment partiak.
    Vazhdon akoma te shihet zhvillimi i infrastruktures dhe shtimi i orarit te dritave etj si nje eveniment... Viti 2004!?!?
    Ku jane te rinjte shqiptare qe duhet te perfaqesojne Shqiperine ("Dua me shume Shqiperine" ) ne shume fusha ne arenen nderkombetare? Ku eshte deshira dhe puna e tyre e pazevendesueshme per zhvillimin shoqeror e kulturor te jetes se kryqytetit. Mos valle emigrimi i trurit po sjell pasojat e para, negative e shkaterruese per kombin?
    Nuk dua qe forumi "Mendimi Juaj" te marre vetem trajten e kritikes, por gjykoj se ne duhet te perfaqesohemi me denjesisht kudo qe jemi, t'i japim nje impuls te ri zhvillimit shoqeror, larg politikes, larg klubeve ne menyre qe te mos infektohemi nga brezat e meparshem qe vazhdojne te bejne demagogji me fatin e nje kombi te lashte dhe me njerez te mrekullueshem.
    Le te jene z. Rama, Klosi e Blushi si shembujt me te mire te rinise progresiste shqiptare dhe te jene ata qe te kontribuojne, mundesojne per ringjalljen e aktivizimin e rinise Shqiptare ne shume fusha te jetes Shqiptare dhe perfaqesimit te saj ne arenen nderkombetare.
    Le te jemi ne, brezi i ri me aktiv, me veprues ndaj mediokreve dhe shkerdhatokrateve qe kane uzurpuar shtetin i cili me shume veshtiresi po merr trajtat e tij qe duhet.
    Dhe se fundi, qe te mos shtohet me shume pyetja "te kthehem apo jo...." te bashkemoshataret e mi, le te jemi me optimiste per te ardhmen tone duke dhene sado pak kontributin dhe eksperiencen tone modeste dhe te fituar me shume sakrifica larg prinderve, miqve e njerezve tane te dashur ne Shqiperi.
  2. genti

    genti Fillestar

    Re: Tirana dhe rinia e saj

    Eh rinia atje, ne qe na u desh me vite te integroheshim ketij nese do te kthehemi poshte do na duhet prape kohe qe te integrohemi ne shoqerine tone.E them kete sepse jemi si nata me diten po ta krahasosh nivelin ne te cilin ndodhet rinia jone dhe rinia perendimore, injoranca
    informimi, kendveshtrimi, prespektiva.
    Atje njerezit e ndiejne veten te pafuqishem per te nderruarr gjendjen ne te cilen ndodhen dhe gjithmone ikin, ikin nga fshati ne qytet, nga provinca ne kryeqytet, studentet te sapo diplomuar presin ne rradhe te ambasada per viza etj.
    Dhe lind pyetja, Kush do ta bej ate vend?
    Te presim...
  3. zog

    zog Fillestar

    Re: Tirana dhe rinia e saj

    tirones ti hani pleshtat, ajo s'ka nevoje per ju, qafen thyçi rrugve te botes.

    ju shume gjera do ti kuptoni dhe vete, por me vonese. du me thone qe jeta ne tirane s'ka ekuivalent. elektriçist, qoftexhi apo inxhinjer, me mire ne tirane se ne enfer.
  4. zog

    zog Fillestar

    Re: Tirana dhe rinia e saj

    fola pa menu /pf/images/graemlins/laugh.gif tu menu per ty /pf/images/graemlins/wink.gif me kapi zilija per tironen e gocave te bukra. jam nostalgjik ndoshta.

    kur ika shita shpine me ble bileten e avionit :cry:
  5. entoni

    entoni Fillestar

    Re: Tirana dhe rinia e saj

    Xhino ja ke fut kt plako ja ke fu kot(keshtu me duket mua)edhe un si ty jashte shqiperise jetoj dhe larg tiranes por sa here me jepet mundesia e beje ndonjehere andej dhe ja kaloj per qejf.
    ka shume njerez qe rrin neper radha per te marr viza(dhe ketu nuk dua te pergjithesoj se òdo njeri ka hallin e vete)qe kujtojne se jashte Tiranes do ja kalojne me mire dhe nuk vene re dot sa mire ja kalojne atje.
  6. genti

    genti Fillestar

    Re: Tirana dhe rinia e saj

    o vella une e para e punes s'jam nga TR dhe flas ato qe kam pere dhe kam degjuar pastaj Shqiperia nuk eshte vetem TR, por ne e marrim si shembull ate sepse mirqenia dhe kultura eshte pak me larte se qytetet e tjera dhe kur rreflekton dicka negativisht Tirana ca pret nga provincat???
    Dhe nese do te kete ndryshime per mire ne Shqiperi shenjat e para do shihen ne Tirane.

    Dhe sa per ate qe ja paskam futur kot, une shpreha thjesht nje mendim dhe po te shohesh shkrimin tend me lart nuk eshte veshtire te shohesh se kush ja ka fut kot.
  7. entoni

    entoni Fillestar

    Re: Tirana dhe rinia e saj

    Po dhe une o xhino mendimin tim thashe nuk eshte se vajta pyeta ndonje tjeter dhe pastaj e shkruajta.
    Kur ti thua qe shqiperia nuk eshte vetem tiran, eshte e vertete, tema ama quhet Tirana dhe rinia e saj dhe mendimet duhe ti permbahen temes.

    Sa per frazen ishte ne forem batute nuk doje te isha ofensiv. :shrug:
  8. entoni

    entoni Fillestar

    Re: Tirana dhe rinia e saj

    Desh harrova frazen ishte: ja ke fut kot plako ja ke fut kot
    Eshte thjesht refreni i nje kenge

Share This Page