TK shfaq Nje tablo absurde

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Teatri Kombëtar në Tiranë shfaq në datat 15 16 21 22 dhe 23 janar ora 1900 dramën “Një Tablo absurde” të Ferdinand Hysit. Drama "Një tablo absurde" e kthen vëmendjen nga jeta e artistit në komunizëm. Me regjinë e Milto Kutalit dhe një kast aktorësh të njohur si Fatos Sela Roland Trebicka Naun Shundi Olta Daku Anila Bisha dhe Dritan Boriçi bazohet në një histori të vërtetë duke e kaluar vështrimin në përgjithësimin e idesë nga autori. Në qendër të kësaj drame është një tablo e pikturuar gjatë periudhës komuniste e bërë nga një piktor i njohur por që në periudhën postkomuniste u bë një nga më të ndjekurat më shumë jashtë vendit jo më shumë për vlerat e saj artistike por për kalvarin e kësaj pikture dhe të autorit te saj. Ndryshimet që pësoi dhe fatin e saj të mbetur në mes në atë periudhë por e ringjallur tani si një dëshmitare e pasqyrimit të një absurditeti të jetuar në një kohë absurde. Në qendër të këtij absurditeti është piktori me personazhet e tij i cili hap pas hapi jeton dramën e ndryshimit të veprës së vet jo diktuar nga kërkesa artistike por të detyruara nga censura politike nga ndryshimet politike nga vetë diktatura me kërkesat e saj mbi artin dhe të drejtën e tij për të qenë i lirë.

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe