Toka Bosh ose Hollow Earth

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Dreamer, 14 Sep 2016.

  1. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Toka Bosh ose Hollow Earth

    Tani le te shikojme anen tjeter te medaljes dhe te analizojme ate qe quhet Teoria e Tokes Bosh ose sic thuhet ne anglisht Hollow Earth theory. Ne fakt si term i sakte ne shqip do ishte me i qarte te thuhej Toka e Zgavruar ose me Hapesira Boshe por ne pamundesi per te dhene kete shpjegim ne titull po e sqaroj ketu. Dua te bej nje paranteze, kam bindjen time personale qe Toka nuk eshte aspak bosh nga brenda por qe permban hapesira te medha boshlliku te cilat sipas asaj qe kam lexuar dhe studiuar mund te jene ne gjendje te suportojne nje numer shume te madh banoresh dhe ndertesash. Pra personalisht nuk mendoj dhe sjam aspak partizan i teorise se Tokes Bosh por mbeshtes idene e ekzistences se kaviteteve te nje madhesie te paimagjinueshme me kushte te pershtatshme per zhvillimin e nje ekosistemi.

    Astronomi britanik Edmund Halley (i famshmi qe i dha emrin Kometes Halley) ka hedhur idene se toka mund te perbehet nga disa sfera koncentrike te vendosura brenda njera tjetres ne formen e nje mozaiku kinez. Dy shtresat e brendeshme kane diameter te krahasuar me Marsin dhe Venusin ndersa Berthama e Brendeshme solide eshte po aq e madhe se planeti Merkur. Por ideja me e befasishme qe hodhi Halley ishte ajo qe sejcila nga keto sfera te brendeshme mund te suportoje ekzistencen e jetes. Sipas teorise se tij ato mendohet se jane te mbushura me drite te krijuar nga nje atmosfere e ndritshme. Kur shikohej pamja jo e zakonte e aurora borealis Halley hodhi postulatin se mund te jete shkaktuar nga dalja e gazit prej brendesise se tokes drejt atmosferes. Kjo teori e Halley propozohet ne shekullin e shtatembedhjete kur njohuria shkencore mbi strukuren e tokes ishte ende primitive. Me kalimin e kohes pamundesia e ekzistencen se nje toke teresisht bosh u be mese e qarte per shkenctaret dhe studiuesit por ideja u cua me tej nga shkrimtaret e zhanrit fantastiko shkencor. Besoj se ju kujtohet libri i famshem i Zhyl Vernit, Udhetim ne Qender te Tokes i shkruar ne vitin 1864 apo nje cikel i tere novelash me teme nga Toka Bosh e shkruar prej Edgar Rice Burroughs. Keta te dy si dhe shume shkrimtare te tjere u frymezuan nga teorite e nje eksentriku amerikan te fillim shekullit te nentembedhjete te quajtur john Cleves Symmes. Ashtu si dhe Halley, Symmes mendonte se toka eshte e perbere nga pese sfera koncentrike.

    Por ai shtoi dhe dicka tjeter. Sipas tij ne sejcilin nga polet ka hapje apo carje te cilat u quajten ‘Hapjet Symmes’. Oqeani hyn e del neper keto hapje dhe po ashtu brendesia e tokes supozohej se ishte e banuar. Symmes ishte nje kapiten i ushtrise i shquar gjate Luftes se vitit 1821 dhe mbronte me fanatizem teorine e tij. Kreu shume udhetime neper gjithe vendin qe te siguronte fonde per te organizuar nje ekspedite ne hapjen e polit te veriut. Ai madje dergoi dhe nje peticion ne Kongres me kerkesen qe ky i fundit te financonte ekspediten. Nje doktor i pasur ne vitin 1824 financoi nje ekspedite ne Polin e Jugut per te gjetur Hapjen Symmes. Por ekspedita nuk pati sukses dhe Symmes vdiq duke mos e pare te realizuar idene e tij. Ne vitin 1906 William Reed publikoi nje liber te quajtur Fantazma e Poleve (te cilin e kam lexuar dhe ja u sugjeroj te gjitheve pasi eshte shume interesant. Titulli ne origjinal eshte Phantom of the Poles dhe mund te gjendet i plote dhe online) ku deklaronte, “Jam ne gjendje qe te provoj teorine time se toka jo vetem eshte bosh por e pershtatshme ne brendesine e saj qe te mundesoje ekzistencen e jetes njerezore me te njejten lehtesi si ne siperfaqen e saj. Numri i njerezve qe mund te jene ne gjendje te jetojne aty i kalon miliardat. Teoria e Reed zgjoi pak interes ne rradhet e nje publiku mese skeptik. Por marshalli B. Gardner i cili shkroi mbi teorine e Symmes disa vite me pas terhoqi nje vemendje me te madhe. Ai kundershtoi si absurde nocionin e pese sferave koncentrike te Symmes por ne te njejten kohe u tregua entuziast mbi idene e hapjes ne pole. Sipas Gardner brendesia e tokes ishte e ndricuar nga nje diell i vogel rreth gjashteqind milje ne diameter.

    Gardner shkoi dhe me tej kur paraqiti aplikimin e zbulimit te tij ne Zyren e Patentave te Shteteve te Bashkuara. Ja cthote dokumenti origjinal:

    UNITED STATES PATENT 1096102: THE HOLLOW EARTH THEORY.

    Pra ky eshte rregjistrimi qe Gardner beri ne daten 25 Nentor 1912. 18 muaj me pas, ne 12 Maj 1914 agjencia federale i leshoi zotit Gardner patenten e Shteteve te Bashkuara me numer 1096102, dokumenti i dyte me i rendesishem shkencor qe eshte leshuar ndonjehere. Rendesia e ketij dokumenti kalohet vetem nga ajo e zbulimit te fluturimit prej vellezerve Orville dhe Wilbur Wright ne vitin 1903. Per arsye qe Gardner nuk mund t’i kuptonte por qe tashme ne ditet tona jane mese te qarta, zbulimi i tij u shnderrua ne sekretin ushtarak me te klasifikuar te te gjithe koherave.
    (Dua te bej nje shkeputje fare te vogel nga brendesia e temes dhe te komentoj nje fakt qe eshte i rendesishem. Eshte e paimagjinueshme nga njerezit qe nuk kane njohuri se cfare pune dhe informacioni eshte bere dhe mbledhur ne lidhje me kete teori. Dokumentat dhe faktet nuk jane bere masivisht publike dhe ka shume njerez, per te mos thene pjesa me e madhe e tyre qe nuk e kane idene se cfare ka ndodhur, cfare zbulohet dhe cfare aplikimesh behen nga shkenctare e studiues te ndryshem ne te gjithe boten. Konkluzionet e Gardner si dhe te te tjereve si ai ose ndrydhen ose anashkalohen dhe kjo lloj menyre mesa duket ka rezultuar e suksesshme po te shikohet apatia dhe injoranca totale e masave. Eshte e veshtire qe ne nje teme te jepet cdo detaj por eshte e rendesishme te permendet qe nuk behet fjale per fjale e teori boshe. Ne te kunderten, behet fjale per studime voluminoze, udhetime dhe eksperienca te provuara ne person si dhe observime te mbeshtetura nga teknologjia e kohes. -Darius)
    Le ti kthehemi zbulimit te Gardner. Gjate viteve te tera te studimeve dhe udhetimeve te tij ne rrethin Polar mos harrojme qe ai eshte dhe zbuluesi i famshem i mamuthit te ngrire ne Siberi ne vitin 1846 dhe eshte pikerisht ky zbulim qe perforecoi idene e tij per hapjet ne pole pasi gjendja e perkryer ne te cilen ishte trupi i ngrire i mamuthit sugjeronte qe ai kishte ngordhur para pak kohesh. Dhe e vetmja menyre qe ai mund te ishte gjendur aty ku u gjet ishte ardhja e tij nga nje afersi e cila eshte Poli i Veriut, pra nga hapja e tij. Kohe me pas observimi i Gardner rezultoi te ishte me shume vend po te kemi parasysh udhetimin e pare mbi Polin e Veriut te kryer nga Stanley ne vitin 1929 dhe qe u transmetua direkt nga radio. Vazhdojne ende te jetojne njerez te cileve ju kujtohet komenti shqetesues qe beri Stanley kur u ndodh mbi Polin e Veriut dhe filloi te raportonte per nje pamje te pabesueshme luginash te gjelberuara, lumenj, peme te larta dhe mamuthe qe barisnin lirshem. Fill mbas ketyre fjaleve tranmsetimi u nderpre dhe me pas nuk pati asnje koment. Disa deklarata te mekura me pas e quajten si nje mirazh dhe komentet perfunduan ketu.

    Ka nje fakt interesant qe Gardner nuk kishte dijeni per punen e William Reed dhe konkluzionet e arritura ishin komplet te pavarura. Por nese Reed e kufizoi studimin e tij thjesht ne eksplorimet polare, Gardner shkoi metej duke i zgjeruar ato dhe me astronomine. Dhe ketu ai e bazoi gjithe kerkimin e tij duke i dhene baza te forta shkencore. Sipas teorise se pergjithshme te krijimit te planetit, ne fillim, pra 4-5 miliard vjet me pare kur Toka ishte ende nje sfere gjigande gazi vertites shume te nxehte, gradualisht filloi te ftohej. Ligjet e fizikes thone se gazet qe ftohen kondensohen dhe ne kete menyre sfera e gazte qe rrotullohej me shpejtesi filloi te koncentrohej ndersa vazhdonte humbja e nxehtesise. Terheqja gravitacionale e qendersuar vazhdoi te reduktonte diametrin e sferes rrotulluese me material qe po ftohej pak nga pak... por kjo deri ne nje fare pike. Ky eshte ndryshimi i madh llogjik midis teorise se vjeter jo adeguate mbi formimin e planeteve dhe zbulimit te Gardner. Sipas nocionit te vjeter koncentrimi gravitacional vazhdoi parreshtur deri sa Toka u shnderrua ne nje llave te nxehte nen presionin e nje shtypje te madhe gravitacionale. Nese nje skenar i tille padyshim qe ndodh ne menyre rutine ne evolucionin qiellor ne disa trupa te vecante dhe shume te medhenj, si ne rastin e yjeve, eshte padyshim jo e njejta gje me zhvillimin e disa planeteve tipike. Faktori kryesor eshte ai i forces centrifugale. Qe te mos zgjatem shume me detajet teknike te teorise perfundimi i studimit te Gardner sugjeron se planeti yne e perfundoi fazen e tij evolutive si trup qiellor kur u ngurtesua si nje sfere e zgavert prej 8000 miljesh me nje diameter prej 1400 milje Hapje Polare. Dhe ne kete pike qendron dhe avantazhi i Gardner nga Reed. Duke qene i bazuar shume ne astronomi, dokumentimet e saj si dhe fotografi qe lidheshin ne menyre specifike me mjegullnaja dhe kometa Gardner kuptoi gjithe te verteten. Pikerisht ne mes te kesaj sfere (tokes) eshte nje sfere proporcionalisht e vogel inkandeshente. Midis saj dhe kores se mjegullnajes ka nje hapesire boshe, e thene me fjale te tjera mjegullnaja eshte e zgavert me perjashtim te sferes se ndritshme ne qendren e saj. Sic e thashe keto jane disa detaje te pakta per te mos u perqendruar shume ne aspektin teknik te temes dhe mos e bere te merzitshme. Per ata qe duan te mesojne me shume ne lidhje me teorine e Gardner mund te lexojne online ose gjithe librin e tij te titulluar Udhetim ne Brendesi te Tokes ose kapituj te vecante qe flasin pikerisht me qarte per teorine e tij dhe argumentimin shkencor te saj. Librin mund ta gjeni ketu: A Journey to the Earth's Interior Per te vazhduar me materialet e tjera po permend 3 fakte qe Gardner zbuloi ne lidhje me Polet dhe hapjet ne to. 1- nje ndryshim dramatik klime e cila behet me e ngrohte sa me shume i afrohesh poleve. 2- vecaneria e madhe e te famshmes Drites se Veriut ose Aurora Borealis dhe 3- devijimet e cuditshme te busulles ne lartesi shume te medha. Edhe njehere ju keshilloj qe te lexoni fragmente nga libri per te kuptuar me mire anen shkencore te temes dhe rendesine e zbulimit te Gardner.

    Kjo mini histori mund te quhet dhe si fillesa e teorise se Hollow Earth (qe nga ky moment po perdor termin anglisht meqe ai ne shqip nuk i perputhet teresisht kuptimit te fjales).
    /vazhdon..
     
  2. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Ne kete moment te temes e konsideroj me vend qe te bej nje lloj shkeputje nga kronologjia (gje qe do e aplikoj disi shpesh) dhe te flas per nje person i cili ne seren e personave te permendur deri tani dhe ata qe do emertoj ne te ardhmen, ze nje vend shume te rendesishem jo thjesht per deklaratat dhe deshmite qe ka dhene po per rrolin e madh qe ka patur si eksplorator, ushtarak, pilot pionier dhe deshmitar shume i besueshem. E kam fjalen per te famshmin Admiralin Byrd, eksploratorin e Antarktikes, oficer i Marines se SHBA-se si dhe pilot civil e ushtarak. Le te flasim pak per Admiralin Byrd dhe te kuptojme pse-ne e rendesise se madhe te deshmise se tij.

    Richard E. Byrd lindi ne vitin 1888 ne njeren nga familjet me te vjetra dhe te njohura ne historine e shtetit te Virginia. Fillimisht ai synoi nje karriere ne Marinen e SHBA-se dhe u laureua ne Akademine e Marines se SHBA-se. Por nje sere demtimesh fizike e ben te veshtire per Byrd qe te sherbente si oficer i marines ne det ku kerkoheshin ore te gjata sherbimi. Ne vitin 1916 ai hoqi dore nga Marina por fillimi i Luftes se Pare Boterore e detyroi ate qe rifillonte sherbimin aktiv. Nderkohe ai, ndonese aviacioni ishte ne hapat e pare te tij, u be nje pilot i talentuar ne Pensacola dhe duke qene gjithnje i interesuar ne aviacion ndiqte me vemendje teknologjine e re te avioneve. Ky interesim i madh e ndihmoi shume ate kur mbaroi lufta boterore. Ai planifikoi dhe fluturoi me grupin e flotes ajrore duke arritur te paret te kryenin fluturimin transoqeanik duke perdorur aviona detar ne vitin 1919. Ne vitin 1925 Byrd mori pjese ne ekspediten e Donald MacMillan ne Groenlande. Me pas ai organizoi dhe vetfinancoi ekspediten private per te fluturuar permbi Polin e Veriut. Ne 9 maj 1926 Byrd lfuturoi sebashku me Floyd Bennett duke pilotuar avionin e tyre dhe kryer udhetimin e pare mbi Polin e Veriut ne nje afat kohor prej 15 oresh e 30 minutash. Ky fluturim i famshem filloi nga King Bay, Spitsbergen, Norvegji dhe vazhdoi per ne Polin e Veriut e me pas u kthye neper te njejtin intinerar.

    Per kete arritje ai mori Medaljen e Nderit ndersa Kongresi Amerikan e gradoi komandant. Ne vitin 1927 Byrd drejtoi nje grup qe fluturoi nje avion perreth Oqeanit Atlantik. Por arritjet e tij me te medha jane ato qe kane lidhje me Antarktiden. Byrd mori pjese ne pese ekspedita te medha madje ja doli mbane qe te mblidhte dhe para per te vetfinancuar dy ekspedita te tilla private ne ate rrajon. Admirali Richard E. Byrd i Marines se Shteteve te Bashkuara te Amerikes fluturoi mbi Polin e Jugut ne 29 Nentor 1929. Ai si drejtues i avionit dhe tre pjestare te tjere te ekuipazhit te cilet e shoqeruan ate kreu nje fluturim prej 19 oresh mbi Polin e Jugut. Gjate ekspedites se vitit 1928-1930 u ndertua baza e quajtur Amerika e Vogel ne shtresen e akullit Ross (Deti Ross ndodhet ne pjesen veri-perendimore te Antarktikes). Gjate periudhes 1933-1935 kur u e hedhja ne harte, eksplorimi shkencor si dhe shpallja e pronesise tokesore, Byrd shpenzoi pese muaj i izoluar ne nje stacion meteorologjik te njohur si Bolling Advance Base dhe arriti te shpetonte mbasi vuajti nga helmimi me karbon monoksidi.

    Gjate Ekspedites se quajtur US Antarctic Service Expedition te organizuar nga qeveria amerikane ne vitin 1939-1941 Admirali Byrd zbuloi ishullin Thurston. Ekspedita e ardhshme ne Polin e Jugut, perseri nga qeveria amerikane, u be ne vitin 1946-1947. Kjo ekspedite u quajt Operation Highjump dhe ishte nje ekspedite e nje shkalle te gjere. (Mbajeni mend mire kete emer ekspedite si dhe vitin kur u krye sepse ketu fillon dhe zyrtarizimi i misterit te madh te nentokes -Darius). Ne kete ekspedite u hodhen ne harte 573.000 milje katrore (1.390.000 km katrore) te brigjeve te Antarktides me ndihmen e anijeve bregdetare dhe avioneve. Byrd mori pjese ne te gjitha keto misione eksploruese.
    Pervec pershkrimeve dhe dokumentimeve shkencore qe ai la mbrapa (vdiq ne vitin 1957) Byrd mbajti dhe nje ditar te detajuar te udhetimeve te tij dhe pikerisht ky ditar eshte ai qe vite me pas do behej objekt i nje lajmi te nje dimensioni te paimagjinueshem, Shkrimet e ditarit i referohen misionit te vitit 1946-1947 dhe ajo qe pershkruhet nga Byrd eshte sa e mrekullueshme aq dhe e pabesueshme. Por jo me kot bera nje permbledhje te personit te tij, jetes, aktivitetit, pergatitjes dhe autoritetit qe perfaqesonte. Kjo eshte pamja e plote e Admiralit i cili deri sa vdiq nuk foli e tregoi se cfare pa por la mbrapa nje ditar te pasur me pershkrime dhe akuze te forte per qeverine amerikane te asaj kohe e cila e detyroi te mbyllte gojen dhe e denigroi edhe mbas vdekjes. Sot e kesaj dite ditari i Byrd mbi ate qe ndodhi ne ekspediten e tij te fundit ne Antarktide mbetet nje deshmi e forte e misterit qe na rrethon. Shume jane munduar ta pergenjeshtrojne madje ta quajne dhe falsifikim, ndonese eshte provuar katerciperisht qe ditari eshte i tij, shkrimi i tij dhe firma e tij. Sa per anen mendore te Richard E.Byrd ajo as nuk vihet ne dyshim. Shendeti i tij fizik e mendor ishin nga faktoret qe e bene njeriun me te arrire si eksplorator te poleve dhe fale ketij shendeti mendor e fizik ai ja doli mbane te percillte mesazhin qe mori ne ate qe i ndodhi.

    Kjo foto e meposhtme tregon Admiralin Byrd ne uniformen e Marines ne vitet e para te karrieres se tij ushtarake.

    Fotoja tjeter eshte marre ne njerin nga misionet e tij ne Antarktide.

    Ndersa fotoja e fundit paraqet Admiralin ne vitin 1955 (ekspedita e tij e fundit ne Antarktide 2 vjet para se te vdiste. Kjo ekspedite eshte quajtur Deep Freeze).

    Tani le te flasim pak per ekspediten e parafundit te Admiralit Byrd dhe cfare perfaqesonte ajo ne te vertete. Pra e kam fjalen per te ashtuquajturin Operation Highjump. Zyrtarisht ky operacion mvishet me misionin shkencor por ne fakt e verteta qendron krejt ndryshe. Operacioni Highjump ishte as me pak e as me shume nje fushate e paster ushtarake dhe nje nga operacionet ushtarake te shkalles me te gjere persa i perket pjesmarrjes nderkombetare te kryer ndonjehere ne historine e njerezimit. Po kunder kujt dhe pse u krye ky operacion dhe pse pikerisht ne Antarktide?

    Ne vitin 1943 gjate nje fjalimi perpara nje grupi te zgjedhur ushtarakesh naziste, shefi i propagandes hitleriane Goebels beri te ditur me entuziasem se urdherat e fyhrerit per te ndertuar ne fortese te pamposhtur naziste diku ne nje vend te panjohur te botes eshte bere realitet. Tashme Gjermania Naziste zoteronte nje fortese te tille me pajisje dhe aftesi mbrojtese te paimagjinueshme nga kundershtaret e saj si dhe aleatet. Behet fjale per te ashtuquajturen Neuschwabenlandt, baza ose qyteti i nendheshem i ndertuar enkas per te cuar perpara endrren naziste. Eshte nje fakt i njohur qe me ardhjen ne fuqi te partise naziste shkenctaret, studiuesit, eksploratoret dhe pjestaret e cdo disipline te mundeshme shkencore ishin perfshire fuqishem ne zbulimin e mistereve neper bote dhe studimin e tyre. Eksploratoret gjermane te asaj periudhe u pane neper gjithe boten nga Europa ne Amerike, nga Tibeti e Egjypti deri ne Meksike, Peru e Argjentine. Por sidomos prania e tyre eshte raportuar e fuqishme ne Antarktide. Fillimi i vitit 1945 e beri te qarte humbjen e luftes nga nazistes dhe gradualisht ata spostuan nje numer te madh mjetesh ushtarake, pasuri minerale, aparatura dhe pajisje te tjera shkencore si dhe nje numer te konsiderueshem njerezish (llogariten rreth 200.000 veta), pjese e madhe e te cileve ishin klasa elitare gjermane, udheheqja, shkenctaret dhe studiuesit si dhe ushtarake te larte, per ne bazen e Antarktides. Shume nendetse te famshme gjermane te asaj kohe te quajtura U Boat kryen udhetime te rregullta duke transportuar materialet qe permenda perfshi ketu dhe teknologjine sekrete naziste ku nje vend kryesor zinte kugelblitz (mjeti fluturues gjerman ne forme diskoidale). Forcat aleate ishin shume mire ne dijeni te kesaj levizje por ju ishte bere e qarte qe nese afroheshin atehere do perballeshin me forcen me te madhe shkaterruese qe bota kishte pare ndonjehere. Ate qe Gjermania nuk pati mundesi ta perdorte gjate Luftes se Dyte Boterore per arsye kohe, ajo nuk do druhej aspak ta perdorte tani qe lufta kishte mbaruar dhe ajo me ne fund ja kishte dale mbane ta bente funksionale kete teknologji. Pra operacioni ne Antarktide nuk ishte aspak nje ekspedite shkencore por nje operacion i mirefillte ushtarak per te gjetur dhe asgjesuar bazen sekrete gjermane. Ky sulm u urdherua direkt nga Sekretari i Shtetit per Marinen ne ate kohe James Forestal (nese ju kujtohet tek Lufta e Dulces permenden fare qarte rrethanat e vrasjes se tij ne spitalin psiqiatrik te Bethasas) dhe u mbulua nen velon e ekspedite kerkimore per te gjetur depozita qymyrguri. Por sic e thashe misioni ishte teresisht ushtarak ku moren pjese mbi 13 anije te medha perfshi ketu dhe nje aeroplan mbajtese, akullthyese, destrojere dhe luftanije te fjales me te fundit te teknologjise ushtarake. Po ashtu ishin dhe 4700 forca te armatosura deri ne dhemb te cilat ne 2 Dhjetor 1946 do te nisnin nje sulm mbi Antarktide nga e cila do largoheshin disa jave me pas te mbuluar me turp dhe me humbje te thella. Forcat e tre vendeve, Amerika, Britania dhe Australia provuan keshtu humbjen e pare te mbasluftes nga nje fuqi e cila ndonese zyrtarisht ishte e mundur dhe e zhdukur, vazhdonte te ekzistonte me e forte se kurre ne nje territor qe tashme e kishte deklaruar si te paprekshem.

    Le ti kthehemi tani ditarit te tij dhe cfare u shkruajt ne ate ditar. Konfrontimi me forcat naziste dhe perdorja e mjeteve fluturuese kugelblitz prej ketyre te fundit shkaktoi disfaten e turpshme te forcave aleate por ne te njejten kohe zgjuan kureshtjen dhe dyshimin e madh te Byrd qe dicka fshihej ne Pole. Disqet dukej sikur dilnin nga dheu dhe vrojtimi i bere i bindi ushtaraket qe ishin te afte te fluturonin nga njeri pol ne tjetrin brenda nje afati kohor shume te shkurter. Duke qene se ishte e pamundur per Byrd te hetonte kete pike te Polit Jugor ai vendosi te fluturonte ne krahun e kundert pra ne Polin e Veriut. Ishte pikerisht fluturimi ne Arktik ai qe beri dhe zbulimin me te madh dhe konfirmoi teorine e Gardner, Reed apo te tjereve para tyre. Por le ti kthehemi kronologjikisht ditarit dhe me nje mendje te hapur te lexojme e kuptojme ate qe ka shkruar admirali i famshem.


    Fluturimi eksplorues mbi Polin e Veriut
    (Brendesia e Tokes – Ditari im sekret)


    Duhet ta shkruaj kete ditar ne sekret dhe heshtje. Ka lidhje me fluturimin tim ne Arktik diten e nentembedhjete te Shkurtit te viti Nje Mije e Nenteqind e Dyzet e Shtate.

    Vjen nje kohe kur rracionaliteti i njeriut duhet te zhduket ne kotesi dhe ai duhet te pranoje pashmangshmerine e te Vertetes! Nuk jam i lejuar qe te bej publik dokumentimin qe vijon... mbase nuk do e shohi asnjehere driten e syrit te publikut por me duhet te bej detyren time dhe te rregjistroj ketu ate qe njerezimi mund ta lexoje nje dite. Ne nje bote lakmie dhe interesi te nje pjese te caktuar te njerezimit e verteta nuk mund te ndrydhet dhe duhet te dali nje dite.

    DITARI I FLUTURIMIT: KAMPI BAZE ARKTIK 19/2/1947

    Ora 06.00 – Kane perfunduar te gjitha pergatitjet per fluturimin tone mbi Polin e Veriut dhe u ngritem ne ajer me furnizim te plote me karburant ne oren 06.10

    Ora 06.20 – duket se perzjerja e karburantit ne motor kryet mire dhe riparimet e bera ne Pratt Whittneys duket se po funksionojne.

    Ora 07.30 – Komunikojme me radio me Kampin Baze. Cdo gje shkon mire dhe komunikimi eshte normal.

    Ora 07.40 – Vihet re nje rrjedhje vaji nga motori i perparme ne krahun e djathte por treguesi i presionit te vajit duket normal.

    Ora 08.00 – Nga drejtimi i lindjes ndihet nje turbulence ne lartesine 2321 kembe, korrigjohet lartesia ne 1700 kembe dhe nuk ndihen me turbulenca por era ne bisht rritet dhe mbasi bejme nje ndreqje ne valvulen e kontrollit avioni duket se funksionon me se miri.

    Ora 08.15 – Komunikojme me radio me Kampin Baze, situata normale.


    Ora 08.30 – Hasim perseri turbulence dhe rrisin lartesine ne 2900 kembe, fluturimi me pas shkon vaj.

    Ora 09.10 – Sasi e madhe akulli dhe debore poshte, vihen re ngjyrime te nje lloji te verdhe dhe te shperndara ne nje menyre lineare. Ndryshojme kursin per nje shqyrtim me te hollesishem te ketij ngjyrimi dhe veme re po ashtu ngjyre te kuqe dhe te purpurt. U rrotulluam dy here mbi kete zone dhe ju rikthyem intinerarit sipas busulles. Kontrollojme pozicionin me bazen dhe i transmetojme informacionin per ngjyrimin ne akullin dhe deboren poshte nesh.

    Ora 09.10 – Te dyja busullat, si magnetike dhe xhirobusulla filluan te rrotullohen dhe dridhen ndersa nuk mund te mbanim me drejtimin bazuar ne instrumentat tona. Mbajtem pozicionin me busullen diellore dhe cdo gje duket mire. Komandat duken te ngadalshme dhe me nje lloj veshtiresi si te ngrira por nuk ka tregues akulli!

    Ora 09.15 – Ne distance dallohen cfare duket te jene male.

    Ora 09.49 – 29 minuta kaluan nga momenti qe dalluam malet, nuk eshte aspak iluzion. Ato jane male ne nje formacion vargmali te vogel gje qe se kam pare kurre me pare.!

    Ora 09.55 – Lartesia ndryshohet perseri ne 2950 kembe, hasim perseri turubulence te forte.

    Ora 10.00 – Jemi duke pershkuar nje sere vargmalesh te vogla dhe vazhdojme drejt veriut me aq mundesi sa kemi si bindje. Pertej vargmalit shfaqet dicka qe duket si nje lugine me nje lum te vogel ose perrua qe e pershkon ate ne mes. Nuk duhet te kete lugine te gjelbert aty poshte! Padyshim dicka nuk shkon ketu dhe eshte tejet anormale! Ne duhet te jemi mbi Akull dhe Debore! Ne rreze te lugines shikojme pyje te dendur qe rriten neper shpatet e maleve. Instrumentat tona te drejtimit vazhdojne te rrotullohen ndersa xhiroskopi lekundet para e mbrapa!

    Ora 10.05 – Ndryshoj lartesine ne 1400 kembe dhe kryej nje kthim te befte majtas per te pare me mire luginen poshte. Eshte e gjelbert ose nga myshku ose nga ndonje lloj tjeter bari te ngjeshur. Drita ketu duket ndryshe. Nuk arrij dot te shikoj me Diellin. Kryejme nje tjeter kthim majtas dhe hasim dicka qe duket te jete nje kafshe e madhe e ndonje lloji te vecante. Duket te jete nje elefant! JO!!! Duket me shume si nje mamuth! Kjo eshte e pabesueshme! Por ja qe ajo eshte! Ulim lartesine ne 1000 kembe dhe marr dylbite per te pare me mire kafshen. Konfirmohet – eshte nje kafshe si mamuth! Raportoj kete zbulim ne kampin baze.

    Ora 10.30 – Hasim me shume kodra te gjelberuara tani. Treguesi i temperatures se jashteme shenon 74 grade Fahrenheit! (23.3. grade celcius)! Vazhdojme me intinerarin tone. Instrumentat e drejtimit tani duken normale. Jam ne medyshje per menyren sesi funksionuan me pare. Perpjekje per te kontaktuar kampin baze. Radio nuk po funksionon!

    Ora 11.30 – Terreni poshte eshte me i niveluar dhe normal (nese mund te perdor kete fjale). Perpara dallojme dicka qe duket si qytet!!! Kjo eshte e pamundur! Avioni behet me i lehte dhe cuditerisht pluskues. Aparaturat refuzojne te pergjigjen!! Oh ZOT!!! Ne te dy krahet krahet e avionit tone si dhe siper kabines jane disa mjete fluturuese te cuditshme. Ato po afrohen ne rreth mbylles me shpejtesi! Ato jane ne forme disku dhe kane nje vecori vezulluese. Jane shume afer dhe mund te shikojme shenja ne to. Eshte nje lloj Svastike!!! (Mos harroni se Svastika nuk eshte vetem simboli i nazismit por nje simbol shume i vjeter dhe i fuqishem ne traditat e lashta). Kjo eshte fantastike. Ku ndodhemi? Cfare poo ndodh? Provoj perseri aparaturat. Ato nuk pergjigjen !!!! Ne gjendemi te ngerthyer ne nje lloj kontrolli te padukshem!

    Ora 11.35 – Radioja jone cercerit dhe nepermjet saj vjen nje ze ne anglisht por qe duket me nje aksent te lehte Nordik ose Gjerman! Mesazhi eshte: ‘Miresevini ne zoterimin tone Admiral. Ne duhet t’ju ulim ju saktesisht mbas shtate minutash! Qetesohuni Admiral, jeni ne duar te sigurta.’ Vura re se motorret e avionit tone kishin pushuar se punuari! Mjeti fluturues ndodhen nen ndikimin e nje aparature te cuditshme dhe tani eshte duke u kthyer vete. Aparaturat jane te panevojshme.

    Ora 11.40 – Marrim nje tjeter mesazh ne radio. Filluam procesin e zbritjes dhe mbas disa momenteve avioni dridhet lehte dhe fillon te zbresi sikur te ishte kapur nga nje ashensor i madh i padukshem! Levizja zbritese eshte e pandjeshme dhe prekim token me nje troshitje fare te vogel!

    Ora 11.45 – Po hedh shenimin e fundit ne ditarin e fluturimit. Disa njerez po afrohen ne kembe drejt avionit tone. Ata jane te gjate me floke te verdha. Larg ne distance shikojme nje qytet te ndritshem i rrethuar nga nje aureole dritash pulsuese te te gjitha ngjyrave. Nuk e di se cfare do ndodhi tani por nuk ka shenja armesh tek ata qe po afrohen. Tani po degjoj nje ze qe therret emrin tim dhe me kerkon qe te hapim deren bagazhit. Bindem.

    FUNDI I SHENIMEVE

    Deri ketu admirali Byrd ka ruajtur rendin kronologjik te ngjarjeve sic percaktohet dhe ne menyren e mbajtjes se nje ditari. Nga ky moment ai thjesht tregon ate qe ndodhi me pas. Ja si e vazhdon admirali historine e tij:

    Qe nga ky moment ate qe do vazhdoje do e shkruaj nga kujtesa. Sfidon cdo lloj imagjinate dhe do te dukej si nje cmenduri nese nuk do te kishte ndodhur me te vertete.
    Radisti dhe une u morem nga avioni dhe u pritem ne menyren me te kordiale te mundeshme. Me pas hipem ne nje lloj platforme te vogel si konvejer pa rrota e cila shume bute na levizi drejt nje qyteti rrezellyes. Ndersa i afroheshim, qyteti dukej sikur te ishte ndertuar prej materiali te kristalte. Mbas pak mberritem tek nje ndertese shume e madhe e nje lloji qe se kam pare kurre me pare ne jeten time. Dukej sikur te kishte dale nga tavolina dizajnuese e Frank Lloyd Wright ose per te qene me i sakte si nje skene butaforike e Buck Rogers. Na ofruan nje lloj pije te ngrohte e cila kishte nje shije te pa provuar me pare. Ishte e mrekullueshme. Mbas pothuajse 10 minutash, dy nga bujtesit tane mahnites u afruan dhe me thane se duhej ti shkoja pas. Nuk kisha asnje zgjedhje tjeter vecse te pranoja. Lashe pas radistin dhe mbasi ecem per nje distance te shkurter hyme ne nje dicka qe dukej si ashensor. Zbritem poshte per disa caste, makineria ndalon ndersa dera ngrihet nga poshte lart pa zhurmen me te vogel. Me pas vazhduam neper nje korridor te gjate i cili ishte i ndricuar nga nje drite ne ngjyre te trandafilte dhe qe dukej sikur dilte nga vete muret. Njera nga qeniet ben shenje qe te ndalojme perpara nje dere te madhe. Mbi dere ka nje mbishkrim te cilin nuk mund ta lexoj. Dera e madhe rreshket pa zhurme duke u hapur dhe mua me kerkohet qe te hyj brenda. Njeri nga bujtesit e mi thote: ‘Mos ki frike Admiral, ju do keni nje audience me Masterin...’

    Hyra brenda ndersa syte u perpoqen te mesoheshin me ngjyrimet e bukura qe dukej se mbushin tere dhomen. Me pas fillova te shoh cfare me rrethonte. Ajo qe ndeshen syte e mij ishte pamja me e bukur gjate gjithe ekzistences time. Ne fakt eshte shume e bukur dhe mahnitese per tu pershkruar. Tejet delikate dhe elegante. Besoj se nuk ekziston ndonje shprehje njerezore ne gjendje te pershkruaje me cdo detaj. Medimet e mija u nderprene ne menyre shume te sjellshme nga nje ze i ngrohte me cilesi melodioze, ‘Ju shpreh mireseardhjen ne zoterimin tone Admiral.’ Perpara kam nje burre me tipare delikate dhe me shenjat e moshes ne fytyren e tij. Ai qendron i ulur ne nje tavoline te gjate. Me ben shenje qe te ulem ne njeren prej karrigeve. Mbasi ulem ai bashkon mollzat e gishtave dhe buzeqesh. Serisht ai flet me nje ze te bute dhe shpreh ate qe vijon.

    ‘Ju lejuam qe te hyni ketu pasi keni nje karakter fisnik dhe te mirenjohur ne Boten e Siperfaqes, Admiral.’ Bota e Siperfaqes, i them me ze te mekur si pa fryme! ‘Po’ mu pergjigj Masteri duke buzeqeshur, ‘ju ndodheni ne zoterimet e Arianni, Bota e Brendeshme e Tokes. Nuk duhet ta vonojme me shume misionin tuaj dhe ju do shoqeroheni te siguruar per ne siperfaqe dhe per nje distance te konsiderueshme pertej saj. Por tani Admiral do me duhet tju them pse ju sollem ketu. Interesi yne filloi menjehere mbasi rraca juaj shpertheu bombat e para atomike ne Hiroshima dhe Nagasaki, Japoni. Ka qene ne ato kohera alarmuese momenti kur ne derguam mjetet tona fluturuese, “Flugelrads” ne boten tuaj te siperfaqes per te hetuar ate qe kishte bere rraca juaj. Kjo natyrisht qe tashme eshte histori e kaluar i nderuar Admiral por do vazhdoj me tej. Shikoni, ne ansjehere nuk kemi nderhyre me pare ne luftrat e rraces suaj po ashtu dhe ne barbarizmat e saj por tani ne jemi te detyruar pasi ju keni mesuar te fusni duart ne nje lloj force qe nuk eshte per njeriun, e ashtuquajtura energjia atomike. Te derguarit tane tashme kane derguar mesazhe tek lideret e botes suaj por mesa duket ata nuk i kane vene veshin. Per kete arsye ju u zgjodhet si deshmitar per te provuar ekzistencen e botes sone. Shiko, Kultura dhe Shkenca jone eshte disa mijera vjet me pare se rraca juaj, Admiral.’ E nderpreva duke i thene, ‘Por clidhje ka kjo me mua Zoteri?’

    Syte e Masterit dukeshin sikur penetronin thelle ne mendjen time dhe mbasi me studioi per disa caste ai u pergjigj, ‘Rraca juaj tashme ka arritur nje pike moskthimi pasi ne mesin tuaj ka nga ata qe nuk stepen perpara shkaterrimit te gjithe botes vetem e vetem qe mos heqin dore nga pushteti qe zoterojne...’ Pohova me koke dhe Masteri vazhdoi, ‘Ne vitin 1945 dhe me pas ne u perpoqem qe te kontaktonim rracen tuaj por perpjekjet tona ndeshen nje qendrim armiqesor dhe Flugeraldset tona u goditen. Madje dhe u ndoqen me keqdashje dhe agresivitet nga avionet tuaj luftarake. Pra tani te them ty biri im, mbi boten tuaj eshte duke i kanosur nje stuhi e madhe, nje vello e zeze e cila nuk do hiqet per shume vite. Nuk do kete pergjigje ne duart tuaja, nuk do kete vend te sigurt ne shkencen tuaj. Mund te vazhdoje deri sa cdo lule e kultures tuaj te shkelet dhe cdo gje njerezore te mbulohet nga kaosi. Lufta juaj e fundit ishte vetem nje prelud i asaj qe ende pritet te viije per rracen tuaj. Ne ketu e shohim kete te ndodhi per cdo ore qe kalon...mos do te thuash qe jam gabim?’

    ‘Jo,’ ju pergjigja, ‘ka ndodhur njehere me pare, epokat e erreta erdhen dhe zgjaten per me shume se 500 vjet.’

    ‘Po, biri im,’ u pergjigj Masteri, ‘epoka e erret qe do vije tani per rracen tuaj do e mbuloje Token si nje re e zeze, ndonese kam besim se disa nga rraca juaj do ja dalin mbane te jetojne ne kete stuhi, pertej kesaj nuk mund ta them. Shohim ne nje distance te larget se nje bote e re do rilinde nga rrenojat e rraces tuaj duke kerkuar thesaret e humbura dhe legjendare te saj dhe ato do jene ketu biri im, te sigurta nen mbrojtjen tone. Kur te vije koha e duhur ne do te na duhet te bejme perpara serisht per te ndihmuar ringjalljen e kultures dhe rraces tuaj. Mbase deri atehere ju do keni mesuar kotesine e luftes dhe konflikteve... dhe mbas asaj kohe disa nga kultura dhe shkenca juaj do i kthehet serisht rraces tuaj qe ajo te filloje nga e para. Ti, biri im, duhet te kthehesh ne Boten e Siperfaqes me kete mesazh...’

    Me keto fjale mbyllese, takimi yne dukej se i erdhi fundi. Qendrova per nje moment sikur te isha ne enderr ndonese e dija qe ishte reale dhe pa e kuptuar u perkula pak ose per rrespekt ose per perulje, nuk di se kush ishte nga te dyja. Papritur vura re se dy bujtesit e pashem te cilit me kishin sjelle ketu ndodheshin perseri perbri meje. ‘Ketej Admiral,’ beri ze njeri prej tyre. U ktheva per here te fundit perpara se te largohesha dhe pashe drejt Masterit. Ai vazhdonte te kishte nje buzeqeshje sikur te ishte e gdhendur ne fytyren e tij delikate dhe antike. ‘Qofsh mire biri im’ tha dhe me pas beri nje shenje elegante me dore duke simbolizuar paqen dhe duke me bere te kuptoja se takimi yne tashme kishte perfunduar.

    Me shpejtesi ecem ne te njejten rruge nga e cila erdhem permes deres se madhe te dhomes se Masterit dhe perseri hyme ne ashensor. Dera u mbyll pa zhurmenga lart poshte dhe vazhduam te ngjitemi. Njeri nga bujtesit e mi foli serisht, ‘Tani na duhet te nxitojme Admiral pasi Masteri nuk deshiron tju vonoje ju ne planet tuaja dhe ju duhet te ktheheni me mesazhin e tij tek rraca juaj.’

    Nuk thashe asnje fjale. E gjitha kjo ishte pertej cdo besmi dhe perseri mendimet e mija u nderprene ndersa ndaluam. Hyra ne dhome dhe u gjenda perball radistit. Ai kishte nje shprehje ankthi ne fytyre. Ju afrova duke i thene, ‘Cdo gje eshte ne rregull Howie, cdo gje ne rregull.’ Dy qeniet na shoqeruan per tek konvejeri, hipem aty dhe brenda nje kohe te shkurter u gjendem tek avioni yne. Motorat ishin ndezur dhe nuk vonuam te hipnim ne bord. E gjithe atmosfera dukej e ngarkuar nga nje lloj nxitimi. Mbasi u mbyll dera e transportit avioni u ngrit menjehere nga e njejta force e panjohur deri sa mberritem ne lartesine 2700 kembe. Dy mjetet fluturuese te tye na shoqeronin perbri duke na treguar ne te njejten kohe rrugen e kthimit. Ketu me duhet te deklaroj se aparatura e shpejtesise ajrore nuk po lexonte asgje por ne po leviznim me nje shpejtesi shume te madhe.

    Ora 02.15 – Nje mesazh vjen ne radion tone.’ Tani po ju leme Admiral, kontrollet tuaja jane te lira. Auf Wwiedersehen!!!’ I shoqeruam per disa caste mjetet e tyre flugelrads ndersa u zhduken ne qiellin e zbehte blu. Avioni papritur u ndje sikur ishte mberthyer nga nje shtjelle qe thithte per poshte. Menjehere kapem kontrollet dhe per disa caste nuk folem duke humbur sejcili ne mendimet e tij...

    Vazhdon e hedhura e shenimeve ne Librin e Fluturimit:

    Ora 02.20 – Serisht gjendemi siper zonave te medha te mbuluara me akull dhe debore dhe rreth 27 minuta nga kampi baze. I derguam atyre nje mesazh me radio te cilit ju pergjigjen menjhere. Raportuam per kushtet normale...normale. Kampi baze u lirua nga tensioni mbas komunikimit tone dhe rivendosjes ne kontakt.


    Fundi i shenimeve ne Librin e Fluturimit.

    Mars 11, 1947. Sapo mora pjese ne nje takim me stafin ne Pentagon. Deklarova te plote zbulimin tim si dhe mesazhin e Masterit. Cdo gje u rregjistrua me detaje. Presidenti u lajmerua. Tani jam mbajtur ne pritje per disa ore (gjashte ore, thridhjet e nente minuta per te qene i sakte). Intervistohem intensivisht nga Forcat e Sigurise se Larte dhe grupe mjeksore. Ishte nje prove e rende!!! Vendosem nen nje kontroll te rrepte nepermjet kushtezimeve te sigurise kombetare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. URDHEROHEM QE TE MBAJ GOJEN MBYLLUR NE LIDHJE ME TE GJITHA ATO QE MESOVA PER NJEREZIMIN!!! E pabesueshme! Mu permend fakti qe jam nje ushtarak dhe duhet ti bindem urdherave.

    30/12/1956 Shkrimi i Fundit

    Keto vitet e fundit qe kane kaluar qe nga 1947 nuk kane qene te mira... Tani jam duke hedhur shenimin tim te fundit ne kete ditar te vecante. Duke e mbyllur ndihem i detyruar te deklaroj se kam mbajtur me besnikeri sekretin sic mu kerkua per gjithe keto vjet. Por tani ndjej se nata e gjate eshte duke ardhur dhe nuk dua qe ky sekret te shkoje ne varr bashke me mua. E verteta duhet te triumfoje dhe keshtu duhet te ndodhe. Kjo mund te jete shpresa e vetme per njerezimin. E kam pare te verteten dhe me ka zbutur shpirtin e me ka bere te lire! Kreva detyren time ndaj kompleksit monstruoz industrialo-ushtarak. Tani nata e gjate eshte duke u afruar por kjo nuk duhet te jete fundi. Ashtu sic perfundon nata e gjate ne Arktik, ndricimi i shkelqyer i te VERTETES duhet te vije perseri... dhe ata qe i perkasin asaj erresire duhet te perfshihen nga kjo Drite... PASI PASHE ATE TOKE PERTEJ POLEVE, QENDREN E TE PANJOHURES SE MADHE.

    Admirali Richard E.Byrd
    United States Navy
    24 Dhjetor 1956


    /http://fenomenetparanormale.blogspot.it/
     
  3. Aki

    Aki Paint It Black

    Shi interesant kjo po qe po pertokam ta lexoj. Po e ve ne reminder :p
     
    Dreamer likes this.

Shpërndajeni këtë faqe