Toleranca ndaj jo-shqiptarësisë dhe kundra-shqiptarësísë është vetëhelmím

Diskutime tek 'Legjislacioni Shqiptar' filluar nga Universal, 24 Jun 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    [​IMG]
    Përvoja e gjatë qindra e qindravjeçare me ideologjitë kundra-kombëtare fetaro-politike të huaja — të cilat kanë qenë veçse armë ideologjike për të na shtypur, përçarë e shkombëtarizuar më thjeshtë dhe asnjëherë mjete zhvillimore për të rritur mirëqenien tonë — tashmë e ka nxjerrë në shesh faktin e kryer dhe të pamohueshëm:

    toleranca ndaj çdo sistemi politik dhe/apo fetar që nuk është burimor për ne, që nuk është i lindur, i ngjizur e i farkëtuar në thellësinë oqeanike, shkëlqesinë magmatike dhe vullnetshmërinë titanike të Mendësisë, Kulturës dhe Natyrës Shqiptare, dhe që nuk është i krijuar Prej•Shqiptarit•Për•Kombin e Prej•Kombit•Për•Shqiptarin, është në të vërtetë një përqafim i vetë-shkatërrimit.

    Sado u heshttë, mohoftë a shtrembëroftë kjo e vërtetë nga analistët dhe kllounitikanët e pandërgjegjshëm që kanë pushtuar hapësirat tona publike dhe politike e vendimmarrëse, — të cilët nuk dinë të shohin e të planifikojnë, për të Ardhmen Kombëtare, më larg se sa fushata e tyre propagandistike e ditës në faqet e gazetave e në studiot televizive nga ku përpallin hipokrizitë, mashtrimet dhe syleshësítë e tyre të radhës (sepse duhet thënë zgjeshur: në disa raste jo se nuk duan të veprojnë mirë, por thjesht e kanë të pamundur sepse janë të paaftë, të cekët, të papërkushtuar, mjaftohen me “njohuri” sipërfaqësore, shkojnë pas rrymës syleshe siç i kanë "trajnuar" [=programuar] pronarët e tyre globalistë, dhe as vetë nuk e kuptojnë se çfarë bëjnë!), — historia na e tregon qartë:

    ideologjitë e sistemet fetare e politike e ekonomike të huaja, siç janë abrahamizmat shkretuese kristiano-muahmetiste, perandorizmat nëpërkëmbëse multi-etnike e kundra-sovranitet, marksizmi me gjithë bolshevizmat nacional-shkatërrimtare e pan-sllaviste dhe, së fundmi, liberal-bolshevizmat, protektoratizmat, multikulturalizmat, supermarketizmat e neo-sovjetizmat "euro-(afro-aziatiko)-atlantike" të fshehura pas nofkës “demokraci”, nuk na kanë sjellë as Zhvillim, as Bashkim e as Mirëqenie Kombëtare, prandaj nuk bëjnë për ne!
    Këto sisteme politiko-fetare (se edhe bolshevizmi është religjion) e kanë treguar veten se janë jo thjesht jo-shqiptare, por armë të mirëfillta në duart e kundra-shqiptarëve, të cilët, sado të bukura i paçin maskat e “humanitetit” e të “partneritetit”, i kanë shfrytëzuar e vazhdojnë t’i shfrytëzojnë këto ideologji e këto sisteme për të na penguar, për të na mbajtur peng, për të na përçarë, shkombëtarizuar e shkatërruar.

    «Shkoftë kohë e shkoftë mot, e vërteta del më not», thotë ajo fjala e urtë kombullore, prandaj, pas gjithë kohëve e moteve që kanë kaluar, nuk ka më asnjë dyshim:
    PËRKATËSIA FETARE E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARËSÍA!
    PËRKATËSIA POLITIKE E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTAROKRACÍA!

    Dhe vetëm kështu mund të jetë.

    Pa Shqiptarësi•e•Shqiptarokraci nuk do të kishte patur as Lidhje të
    Lezhës, as Lidhje të Prizrenit, as Shpallje të Pavarësisë e besa as UÇK e Riçlirim të Shqipërisë Veriore!

    Madje, fakti që u desh një ri-Çlirim për Shqipërinë Veriore, është dëshmia më e prekshme e dëmeve që i shkaktohen Kombit nga sistemet politike jo-shqiptare, pasi pa to, tashmë ne do të kishim kremtuar '70 vjetorin e Ribashkimit' e jo 70 vjetorin e pushtimit jugosllav të 2/3-ve të Trevave Tona dhe të luftës nacional-shkatërrimtare!

    Problemi nuk është aspak se ai sistem ishte totalitar-bolshevizëm e jo liberal-bolshevizëm ("demokraci"), por problemi është se ishte një
    sistem jo-shqiptar (ideologjikisht dhe pushtetarisht).
    Dhe kjo është arsyeja për të cilën as liberal-bolshevizmi nuk po funksionon, edhe duke qenë relativisht më "i mirë" se sa totalitar-bolshevizmi: sepse është një sistem jo-shqiptar, një sistem i farkëtuar enkas nga globalistët për të shqepur shtetet e zhdukur kombet duke arritur pa pengesa pushtetin global(siç banalisht funksionon çdo religjion "universalist" abrahamik)

    Dëmet dhe nacional-shkatërrimet që shkaktoi jo-shqiptarësía e sistemit dhe ideologjisë totalitar-bolshevike — përgjatë së cilës Shqiptarësía dhe Shqiptarokracia, ndonëse nuk u zhdukën (është diçka e pamundur kjo se Shqiptaria është e pavdekshme!), u mbajtën peng nga marrëzia marksiste, etnomazokiste e pan-sllaviste e atyre që nuk kishin as Nder e as Besë për të qenë Shqiptarë e Shqiptarokratë — kanë për t'u ripërsëritur (siç po ripërsëriten) edhe me liberal-bolshevizmin dhe me rrëzimin e tij (sepse
    edhe ky sistem është drejt rrëzimit kudo nëpër Perëndim, herët a vonë, duam apo s'duam ne, duan ta kuptojnë apo s'duan ta kuptojnë
    kllounitikanët tanë).

    Rruga e Shqiptarisë, e shtruar nga Kombi, u pastrua dhe u hap përsëri nga Rilindasit.
    Por që pas luftës së dytë botërore e deri më tani, në veprim e në pushtet janë ri-vdjerrësit, dordolecët e paaftë dhe servilët kundra-kombëtarë e zhvatarakë të perandorive e religjioneve internacionaliste komb-helmuese, të vjetra apo të radhës!
     
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Dhe s'kish si te ndodhte ndryshe
    Te ndodhte ndryshe s'kish sesi
    Duhet te vdisnin monstrat
    Qe ne kete Bote te vije ti....

    Kjo qe po ben ti nuk eshte me ndryshe se ajo qe ka bere At Gjergj Fishta dhe shume shqiptare te tjere te merguar si Elena Gjika (Dora d"Istria), te cilet ne momente kritike te jetes se tyre personale kane degjuar zerin e Atdheut ashtu si qente e vjeter qe kane nderruar zotrinj degjojne zerin e zotit te tyre te pare.

    Is it the call of the wild? Is it the call of duty? A eshte thjeshte nje zhgenjim? A eshte fakti se ndihet pesha e kohes dhe njeriu kerkon t'i rikthehet tokes prej se ciles lindi?

    Eshte nje e vertete e pakundershtueshme qe eshte me mire te jesh zot ne vendin tend se sa bisht qeni ne vend te huaj.

    Ti kthehesh me mendimin se do te te njohin, do te te presin dhe do te te degjojne. Larg prej saj!

    Thirrja per atdhedashuri nuk eshte gje tjeter vecse nje rezistence e larte dhe akuze per vendin prej te cilit ti je rikthyer. Atje je ndjere pa nene e ate dhe i tradhetuar. Kujtimet e femijerise te kthejne mbrapa dhe ti ndjehesh i sigurte duke marre parasysh ate ingredient me te cilin ne u rritem si femije. Fjala BESE. Fjala SHOQERI. Fjala NDER. Fjala BESNIKERI. Edhe pse e pathene fjala me e rendesishme qe rendon si gur ne momente sublime heshtjeje eshte fjala NDIHME.

    Cfare zhgenjimi, vertete, te shohesh se si te gjithe mendimtaret me te medhenj, ti ke rene ne rrjeten e merimanges. Ngritur pa meshire dhe saktesi. Nga shqiptare te cilet punojne per te huaj. I huaji e heq veten nga lista e te dyshuarit duke te lene ne dore te krijesave te tij te ndyra e te shpifura shqiptare. Eshte nje rrjete merimange per te dyja palet. Per ty dhe per idiotet pa atdhe. Keta te fundit edhe pse kelyshe dhe qelbanike jane ndoshta edhe qeniet te cilat te nervozojne edhe me teper se sa "loja" ne vendin e mergimit. Keta qelbesira shqiptare jane te djallezuar dhe gojendyre. Jane pa nder, pa fe dhe pa asnje ndjenje morali. Jane fuksa, hajdute, shkerdhata dhe vrases te pameshirshem. Nuk kane absolutisht asnje ndjenje turpi dhe pendese. Jane te varfer ne trup dhe shpirt.

    Perpara ketyre te fundit, te panjohurit e ankthit tend ne vendin e mergimit jane shume here me larte. Sepse kane etikete. Ata mund te terhiqen perpara argumentit bindes sepse jane qenie llogjike.

    Keta te tanet, anetare te ketij forumi te cilet vijne nga forumet e tyre vetem per te futur bomba dhe vjele mendime jane te pakrahasueshem per pabesi, provokim dhe mungese meshire.

    Perpara se te japesh nje mendim ne lidhje me nje situate politike apo ide se si mund te kontribuosh per permiresim rendi social, ti, duhet te dallosh "miqesite" e shqiptareve qe te kane futur thiken deri ne zemer.

    Vdekja finale vjen nga dicka qe ti do. Jo nga dicka qe nuk ka influence mbi ty. Te ndihesh i tradhetuar ne vend te huaj eshte me normale se sa te vritesh ne vendin qe ti do nga disa vemje qe mbajne emrin shqiptar. Per ta nuk ka falje.


    Elohim
     

Shpërndajeni këtë faqe