Trajnime rreth IT-se!

Diskutime tek 'Webmastera - Faqe - Domaining - Hosting' filluar nga Universal, 16 Jan 2016.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    [​IMG] Microsoft Technology Associate (MTA) - eshte njera nder certifikimet e para te cilen personat fillestar ne IT duhet ta marrin. Ky lloj certifikimi eshte publikuar ne Dhjetor te vitit 2012 per publik, ku me heret ka qene vetem pjese e institucioneve akademike. Nese veq pretendoni te beni karrier ne fushen e IT-se ateher ky eshte hapi juaj i pare i cili mundeson kuptimin e gjerave kryesore se si funksionojn dhe si menaxhohen disa nga serviset me kryesore po ne kete fushe.

    MTA ofron disa rruge qe mund te zgjedhni se me cilen fushe te IT-se deshironi te mirreni.
    1. MTA IT Infrastructure: Kjo mundeson zhvillim ne karrier per personat qe kane deshire te mirren me infrastrukturen e Desktop, Server ose Cloud Computing.
    2. MTA Database: Kjo mundeson zhvillim ne karrier per personat qe deshirojn te mirren me baza te te dhenave.
    3. MTA Development: Kjo mundeson zhvillim ne karrier per personat qe deshirojn te mirren me zhvillim te aplikacioneve.

    Po sa te certifikoheni ne ateher ajo certifikate do te njihet ne te gjithe boten, dhe ju do ti keni njohurite te vazhdoni me nivele tjera siq jane Microsoft Certified Solutions Associate (MCSA) apo Microsoft Certified Solutions Expert (MCSE).
    [​IMG]

    Nuk eshte e domosdoshme qe ta kryni kete certifikim qe te vazhdoni me tjerat. Por eshte e preferuar per presonat fillestar qe ti kuptojn gjerat ne detaje, ku pastaj mesimi per nivele tjera te jete me i lehte te kuptohet.

    Gjate javes tjeter do t'ju njoftoj ne detaje se ku mund te kontaktoni qe te merrni informata me ne detaje rreth cmimit, orarit dhe vendit se ku do te mbahet. Cmimi do te jete i arsyeshem, gjithashtu per personat qe shkojn nga ITShqip do te kene min.20% zbritje nga cmimi baze.

    Per momentin ofrohet vetem MTA IT Infrastructure shpresoj qe shume shpejt do te jene edhe tjerat.

    Per ata qe jane te interesuar dhe deshirojn te dijne me shume informata rreth ketij trajnimi, mund te pyesni ketu ndersa per informatat tjera qe i ceka me lart do t'ju jap kontaktet ku do te merrni informatat e duhuna.

    Informatat kryesore rreth certifikimit mund te gjeni ketu: https://www.microsoft.com/en-us/learning/mta-certification.aspx
    Ose nga kompanije ku do te mbahet trajnimi, gjeni PDF-at me informatat e detajuara se cka mesohet:https://www.certiport.com/Portal/desktopdefault.aspx?page=common/pagelibrary/MTA_study_guides.html

    Mund ta shiqoni eshte kete video qe sqarohet MTA:


    Fillimisht do fillohet me MTA pastaj do vazhdohet edhe me MCSA. Gjithashtu ligjerimin do ta bejne personat qe jane te certifikuar ne Microsoft si Trainer "Microsoft Certified Trainer"

    Burimi : Microsoft IT Academy
     

Shpërndajeni këtë faqe