Tregu i Sigurimeve

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Blendi, 19 May 2006.

  1. Blendi

    Blendi Fillestar

    Tregu i Sigurimeve

    Me poshte gjeni nje 'scoop' te brendshem te botuar fillimisht tek www.peshkupauje.com . Behet fjale per planin qe po pergatitet per te monopolizuar tregun e agjenteve te sigurimeve shoqerore, me nje projektligj te ri qe ka per qellim nxjerrjen jashte loje te agjeteve aktuale dhe zevendesimin e tyre me te rinj. Te kontrlluar, monopolizuar.
    Burimi eshte sidoqofte anonim.

    Del ne skene emri i Arben Imamit!
    19 Maj 2006 @ 3:01 pm · në Politike, Ekonomi


    Postuar fillimisht si koment nga “Hajdut me çizme”:

    Shef i Kabinetit te Kryeministrit Shqiptar.


    Persona te caktuar i servirin si keshille Berishes per te bere ndryshime ne tregun e sigurimeve, duke i argumentuar se ndryshimet kane te bejne me rregullimin e ketij tregu si dhe me sigurimin e disa te ardhura shtese per buxhetin.

    Hapi i pare: rritja e cmimit te policave te sigurimit te detyruar.

    Hapi i dyte: vendosja e kushteve te reja per rishitjen e ketyre pocive nga agjentet sigurues ( rreth 1400 persona fizike e kryejne deri tani kete pune )

    Hapi i trete: krijimi i shoqerive anonime sh.a qe do te luajne rolin e kompanive agjente. U krijua e para ku aksionere jane disa prej kompanive te sigurimeve.

    Hapi i katert: mos licencimi subjekteve te tjera ( persona fizike ) per kete veprimtari, sepse kushti i vendosur nga vendimi i qeverise eshte qe agjenti duhet te kete kontrate me nje kompani sigurimi ( nuk jeper kontrata per agjente sepse eshte kunder interesave te tyre lexo piken e trete ).

    Hapi i peste: rritja e presionit ndaj autoritetit te mbikqyrrjes se sigurimeve per te mos informuar zhvillimet ne kete treg. Shikoni faqen e tyre ne internet se cfare informacioni jep .

    Hapi i gjashte : testimi i tregut dhe i perfitimeve me kete skeme duke i dhene policat e sigurimit ndekombetare qush nga tetori 2005. ( Agjent i vetem eshte kompania qe ben sherbimet e WESTER UNION ne Shqiperi dhe asnje person tjeter fizik apo juridik nuk mund ta prese kete police).

    Hapi i shtate : Hedhja ne tregun mediatik nevojen e shitjes se pjeses shteterore per kompanine siguruese INSIG, per te qetesuar aktoret nderkombetare te ketij tregu.

    Hapi i tete : sjellja ne Shqiperi e nje personi qe u hoq si kryetar i shoqates se siguruesve gjermane ( ) per te argumentuar para zyrtareve qe ishin kunder se kjo nuk eshte situate monopol ( ne u besojme te huajve edhe kur thone gomarrlluqe ).

    Hapi i nente: premtimi per shumicen e agjenteve aktuale se ata do te ripunesohen ne tregun e ri te moderuar me qellimin e vetem per te zbehur reagimin e tyre me pasojen sociale qe ajo mund te krijoje.( nuk mund te ralizohet sepse behet fjale per rreth 1400 persona )

    Hapi i dhjete : arritje e nje kontrate per shperndarrjen e fitimeve nga sigurimi i mjeteve sipas bazes se marrjes se tregut per vitin 2005 per kompanite e sigurimit dhe pagesa prej 8 % kompanise agjente. KJo e fundit ne tregun e sigurimeve e kalon shifren e 3 milion eurove ne vit .

    Hapi i fundit per momentin : emerimi si drejtor i kesaj kompanie aksionere te formuar nga disa kompani sigurimi , KUNATIT TE SHOKUT XHEMAL. Shoku XHemal ne kete rast eshte Arben Imami.

    Ky drejtor ka nje eksperience shume te mire drejtimi tek AMC dhe eshte adapt per kete pune.

    Ky eshte nje regullim ligjor per te realizuar simbioze me krimin, sepse problemi qe kane kompanite e sigurimit nuk eshte realizimi i te ardhurave nga biznesi i paster i sigurimit te detyruar, por edhe dicka tjeter qe do ta permendim kur te ndizet debati.

    Thone por nuk jam i sigurte qe Bode e Ruli kane qene kunder. Te presim dhe te shohim se e kam te veshtire ta besoj per kete te fundit.

    Do zoti dhe nuk ju kam merzitur!

    peshkupauje.com
  2. ujku81

    ujku81 Fillestar

    Re: Arben Imami, aferë për Monopol të Siguracioneve

    Dhe une e di qe Bode ka qene kunder, per RUlin nuk e di. Por kam degjuar qe dhe vete nga kompanite e sigurimeve kane filluar te kene probleme per kete.

    Nderkohe shume agjente sigurimesh do te mbesin praktikisht pa pune.

    Do te shkruaj me vone serish per kete, nderkohe te presim si do vazhdojne ngjarjet.
  3. Blendi

    Blendi Fillestar

    Re: Arben Imami, aferë për Monopol të Siguracioneve

    Ai tha: "Po na vjedhin o cuna! po na vjedhin me ligj!
  4. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Arben Imami, aferë për Monopol të Siguracioneve

    Ca mund te presesh kur dike qe e ke persekutuar politikisht, fizikisht e zgjedh drejtorin e kabinetit /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Si i ben besim qe i le çelsat e zyres i her /pf/images/graemlins/laugh.gif
  5. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Arben Imami, aferë për Monopol të Siguracioneve

    Nje gje s'kam arritur te kuptoj ne Shqiperi per sigurimin e automjeteve me targa te huaja!
    Cdo automjet qe shkel ne teritorin shqiptar ne portin e Durresit, duhet te paguaje nje "police" per sigurimin e tij gjate periudhes se qendrimit te tij ne Shqiperi!
    Problemi eshte se thuajse te gjitha automjetet kane nje sigurim nderkombetar, e Shqiperia eshte e perfshire ne listen e vendeve qe sigurimi nderkombetar mbulon, keshtu qe ne kete rast i bije te paguash nje sigurim me teper qe ska ç'fare te siguroje, pasi je i siguruar!

    Do te ishte e njeta gje sikur makinave shqiptare qe presin sigurim nderkombetar, tu kerkohej nje sigurim shtese kur kalonin kufijte e Shqiperise.
  6. MALINA

    MALINA Fillestar

    Re: Arben Imami, aferë për Monopol të Siguracionev

    MONOPOLI I SIGURIMEVE DUKET QE ESHTE EVIDENT , FAKTI QE TE GJITHA POLICAT E SIGURIMIT TE AUTOMJETEVE NGA TE GJITHA KOMPANITE JANE MBLEDHUR NE NJE ZYRE FLET VETE.

    MGJTH VETEM KOMPANIA INSIG NUK KA PRANUAR TI BASHKOHET KESAJ

    NISME QE KANE MARRE TE GJITHA KOMPANITE E SIGURIMIT NE

    VENDIN TONE , VETEM PER FAKTIN E MOS ABUZIMIT ME CMIMET E TYRE.

    POR FLITET , QE DO TE KALOJNE SERISH ASHTU SIC KANE QENE.

    SIGURACIONI PER MAKINAT ME TARGA TE HUAJA ESHTE I NJEJTE SI

    PER ATE QE DO RRIJE 2 DITE NE SHQIPERI ,SI PER ATE QE DO

    RRIJE 15 DITE (AFAT I PERCAKTUAR), DUHET TE PAGUAJNE RRETH

    50€ .
  7. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Arben Imami, aferë për Monopol të Siguracionev

    Hetimi, sigurimet në kushtet e kartelit

    Autoriteti i Konkurrencës, fillon hetimin për kartelin e sigurimeve ku, sipas provave, rreth 70% e tregut të sigurimeve është i kontrolluar

    Orjeta Zhupa

    TIRANË-Tregu i sigurimit të detyrueshëm është i kontrolluar dhe i paliberalizuar. Shitja e policave TPL, Policës së Sigurimit Kufitar dhe Kartonit Jeshil nga kompanitë, realizohet me anë të marrëveshjeve midis palëve, duke koordinuar sjelljen e operatorëve. Këto kanë qenë edhe përfundimet që ka nxjerrë Sekretari i Përgjithshëm i Autoritetit të Konkurrencës, me propozim të grupit të punës. Po në bazë të këtyre konkluzioneve, ky institucion ka vendosur hapjen e procedurës së Hetimit Paraprak në Tregun e Sigurimeve, dhe konkretisht në shërbimet e TPL-së (Kartonit Jeshil dhe Sigurimin Kufitar dhe TPL-në e brendshme). Debati i hapur në media për kartelin në këtë treg, për shumë kohë nuk ka gjetur asnjë përkrahje nga ana e Autoritetit Mbikëqyrës të këtij tregu. Operimi i këtij tregu është në kushtet e kartelit, pasi kompanitë nuk përcaktojnë vetëm çmimet, por edhe kuotat për shitjet. Pra, çdo kompani e ka të përcaktuar sesa të ardhura do të ketë, pasi ka të përcaktuar edhe çmimin, që është në këtë rast primi, dhe numrin e policave.
    Karteli
    Karteli i krijuar në tregun shqiptar ka hapur një debat të gjerë, pasi kushtet për operimin e tij, janë krijuar nga vetë qeveria. Kjo situatë në treg, krijohet për shkak të shitjes së policave të sigurimit on-line (në një zyrë të vetme për të gjitha kompanitë e sigurimeve) mekanizmi i vetëm, nëpërmjet të cilit funksionon ky treg tashmë, pas vendimit të vetë kompanive, në bashkëpunim me qeverinë. Vendosja e komunikimit on-line për raportimin e shitjeve të policave të sigurimit ndërmjet Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve, shoqërive të sigurimit dhe agjentëve të tyre, është detyrim që rrjedh nga Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr.192, datë 25.03.2005, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të agjentëve në sigurime dhe rregullat për mbikëqyrjen e tyre". Deri më sot, vetëm shoqëria e agjentit në sigurime ASA sh.a., ka realizuar këtë lidhje on-line për raportimin e shitjeve të policave të sigurimit, njëkohësisht në Autoritetin Mbikëqyrës të Sigurimeve dhe shoqëritë e sigurimeve, për të cilat ky agjent shet. Madje, ky fakt është aq i dukshëm dhe absurd, saqë, kur ndonjë klient shkon për të siguruar automjetin e tij në zyrat e ASA-s, nuk ka të drejtë për të zgjedhur kompaninë që dëshiron, pasi aty ka një listë që bëhet me stil-bingo. Çdo klient që dëshiron të sigurohet, duhet të vihet përpara një fakti të kryer, që nuk ka të drejtë ta zgjedhë kompaninë që dëshiron, për të siguruar automjetin e tij. Ky është një monopol i hapur i shërbimeve në tregun e sigurimeve, që ka marrë edhe bekimin e qeverisë. Kështu, nismat për luftën e monopoleve të qeverisë, duket se janë vetëm premtime boshe, pasi në mes të ditës, monopoli lindi me vetë nismën e saj.
    Sigurimet
    “Rritja e çmimit të policave të sigurimit të detyruar, vendosja e kushteve të reja për rishitjen e këtyre policave nga agjentët sigurues (rreth 1 400 persona fizikë e kryenin këtë punë, në kushtet e shitjes së policave nga çdo kompani veças), krijimi i shoqërive anonime sh.a., që do të luajnë rolin e kompanive agjente. U krijua e para, ku aksionerë janë disa prej kompanive te sigurimeve. Gjithashtu, moslicencimi i subjekteve të tjera, persona fizikë për këtë veprimtari, sepse kushti i vendosur nga vendimi i qeverisë, është që agjenti duhet të ketë kontratë me një kompani sigurimi”,- u shprehur njëri prej ekspertëve shqiptarë në fushën e sigurimeve.
    Çmimet
    Sipas një urdhri të Ministrisë së Financave, që ka hyrë në fuqi më 1 maj, janë përcaktuar të gjitha tarifat minimale e maksimale të primit të pastër për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, sipas kapacitetit motorik të tyre. Nëse deri para 1 majit të këtij viti, të gjithë ata që disponojnë një veturë kanë paguar 6 500 lekë, për sigurimin e detyrueshëm, për një periudhë njëvjeçare, me urdhrin e ri të Ministrisë së Financave, që pas 1 majit të këtij viti, tarifat e primit të pastër janë rritur ndjeshëm. Por, problemi nuk është vetëm tek vendosja e çmimit nga ana e Ministrisë të Financave, por, nga ana tjetër, kompanitë bënë marrëveshje për ndarjen e tregut midis tyre. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, ata krijuan një agjent të përbashkët për shitjen e policave.
    Tarifat
    Tarifat e reja u vendosën në varësi të kapacitetit motorik që kanë automjetet. Sipas urdhrit të ri të Ministrisë së Financave, primi i pastër minimal që duhet të paguajnë autoveturat me kapacitet motorik deri në 1 200 cm3, është 5 500 lekë, ndërsa primi maksimal 7 500 lekë; për autoveturat me kapacitet motorik mbi 1 200 cm3 deri në 1 800 cm3, primi minimal është 7 500 lekë, deri në 9 600 lekë; për autoveturat me kapacitet motorik mbi 1 800 cm3 deri në 2 500 cm3, primi minimal është 9 600 lekë, ndërsa primi i pastër maksimal 11 000 lekë; për autoveturat me kapacitet motorik mbi 2 500 cm3, primi i pastër minimal është 11 000 lekë, ndërsa maksimali 15 000 lekë. Urdhri i ministrit të Financave, ka ardhur pas kërkesave që kanë bërë kompanitë e sigurimit, për një rregullim të tarifave, në bazë të riskut që mbartin automjetet.


    Box
    Përfundimet e Autoritetit të Konkurrencës
    Në zbatim të Ligjit 9121, "Për Mbrojtjen e Konkurrencës", Sekretari i Përgjithshëm i Autoritetit të Konkurrencës, pasi mori në shqyrtim informacionin e grupit të punës së tregut të sigurimeve dhe veçanërisht Agjencisë së Sigurimit të Automjeteve, ka konstatuar se: (i) Tregu i sigurimeve për TPL-në, është i kontrolluar dhe i paliberalizuar; (ii) Koordinimi i sjelljes së operatorëve, çon në fiksimin e çmimeve të policave të sigurimit të detyrueshëm, zbatimit të marrëveshjeve ekskluzive, apo përzgjedhëse sipas produkteve të caktuara (TPL, Polica e Sigurimit Kufitar, Kartoni Jeshil) dhe; (iii) Tregu i sigurimeve për TPL-në, është i deformuar dhe me kufizime të konkurrencës.
  8. Daniel H

    Daniel H Fillestar

    Re: Tregu i sigurimeve

    Garanci 3 milionë euro për një licencë sigurimesh

    Ministria e Financave ka propozuar ndryshime në projektligjin për kompanitë e sigurimeve


    Ministria e Financave ka bërë një hap përpara për sa i përket rregullimit të tregut të sigurimeve, duke propozuar disa ndryshime në ligjin për veprimtarinë e kompanive që operojnë në tregun e brendshëm. Ndryshimet në projektligj kanë të bëjnë me rritjen e kapitalit minimal të garancisë së shoqërive të sigurimit, që aktualisht veprojnë në treg, në varësi të klasave të sigurimit. Ky fond garancie krijohet për të pasur një minimum sigurie të kapacitetit financiar të siguruesit, duke shërbyer njëkohësisht edhe si kërkesë fillestare për shoqëritë e sigurimit, që duan të licencohen si të tilla. Kapitali minimal i garancisë nuk mund të përdoret nga kompanitë e sigurimeve për kompensimin e luhatjeve të parashikueshme financiare. Aktualisht, në treg veprojnë 10 shoqëri sigurimesh, nga të cilat vetëm 8 ushtrojnë veprimtaritë e sigurimeve të jojetës dhe 2 atë të jetës. Kapitali minimal i kërkuar për shoqëritë që ushtrojnë veprimtarinë e jojetës për vendet anëtare të BE-së është 2,5 deri në 3 milionë euro. Rritja e kapitalit fillestar synon që shoqërive, të cilat veprojnë tashmë në treg, t‘u lihet një periudhë përshtatjeje me këto kërkesa prej afërsisht 1 viti e gjysmë. Afati i fundit që të arrihet ky kapital minimal është data 31 dhjetor 2007. Përveç këtyre ndryshimeve, projektligji parashikon që të shtyjë me një muaj afatin e paraqitjes së auditit (kontrollit të pasqyrave financiare) të jashtëm. Ky afat është menduar të shkojë nga datat 31 mars në 30 prill për shoqëritë, të cilat nuk kanë veprimtari jashtë territorit të Shqipërisë dhe më 31 maj për ato shoqëri, të cilat kanë veprimtari jashtë territorit të vendit.

Shpërndajeni këtë faqe