Truri i Njeriut

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga Darien, 14 Mar 2003.

  1. Aki

    Aki Paint It Black

    Amen :p
     
  2. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    mendoj se sado te arrihet ne njohurine e trurit, asnjehere s'do te sherbeje per te patur nje nderhyrje mjeksore qe ta sheroje semundjen pa shkaktuar edhe dem te madh.
    Qe ta sherojne edhe personi te mbijetoje, kane arritur. Me shume se kaq do te ishte mbinjerezore apo e paarritshme, mendoj.
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    "Thone se nje foto vlen sa nje mije fjale. Por une do te thosha se foto e nje fytyre vlen pak a shume 200 neurone."
    -- Prof. Tsao

    [​IMG]

    Jane studiuar reagimet e trurit te majmunve rezus makak kur ketyre ju tregohen foto te njerezve te ndryshem, dhe jane perdorur perfundimet e nxjerra nga ky studim per te rikonstruktuar fotot, pamjet e personave neper foto, duke interpretuar vetem reagimet e trurit.
    Ky studim ka potencial qe pervec te tjerave te avancoje shume algoritmat kompjuterike ne fushen e identifikimit elektronik te fytyrave.

    U vezhgua se neuronet ne tru stimuloheshin nga parametra shume te thjeshte ne vetvete, si psh distanca midis syve, lartesia e hundes, sa e gjate eshte vija e skalpit, si dhe reagime qe s'kishin te benin me permasat, si psh ngjyra e lekures apo e flokeve.

    Ne fund u vu re se ne kete proces perfshiheshin rreth 200 neurone, secili duke regjistruar nje parameter te vecante dhe te ndryshem nga njeri tjetri. Ne thelb parimi baze eshte jashtezakonisht i thjeshte. Por kur me pas keta parametra rudimentare kombinohen me njeri tjetrin nga neuronet e trurit te majmuneve, rezultati eshte nje identifikim me besnikeri befasuese per fytyrat.

    "Tashme mund te rikonstruktojme fytyren e personit te cilin sheh majmuni, vetem duke pare reagimet e ketyre 200 neuroneve ne trurin e tij."

    "Jemi shume te cuditur nga keto perfundime. Eshte menduar perhere se mekanizmi i identifikimit te fytyres ne tru eshte shume me kompleks. Dhe tani shohim se eshte thjesht nje matje distancash, sipas dy akseve neper hapesirat qe perbejne fytyren - nje neuron per vetem nje parameter te tille duke injoruar cdo gje tjeter."
     
  4. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum


    Truri i njeriut eshte materia e shpirtit. Cdo njeri (tru) ka shpirtin e vet. Nuk ka qene gjithnje keshtu. Shpirti i cili mberrin ne singularitet nuk arrin dot, fatkeqesisht, te dalloje veten e vet. Eshte njesoj sikur shpirtrat te jene gershetuar te gjithe ne nje forme "spaghetti monster". Kjo vjen per arsye te nderlidhjes dhe koklavitjes se fijes se argjente e cila mban te lidhur trupin e njeriut me shpirtin.

    Shpirti eshte sinjali. Truri nuk eshte gje tjeter vecse televizioni apo radioja.

    Ne qofte se TV prishet, kjo nuk do te thote se sinjali nuk ekziston. Kjo njihet si mbijetesa e shpirtit pas vdekjes. Koha eshte e kufizuar. Shpirti nuk jeton dot pa trupin ashtu sikurse edhe trupi pa shpirtin.

    Veshtiresia me e madhe e hasur, ndonjehere, eshte pikerisht shkoklavitja. Cdo shpirt ne trup te vet.

    Ne qofte se mjeku nuk sheh problem me trurin atehere problemi nuk eshte truri por sinjali. Vdekja e shpirtit.

    Ne qofte se mjeku sheh problem me trurin atehere problemi eshte kapesi i sinjalit (TV-radio) dhe jo sinjali vet.

    Kur te gjithe te jene te strehuar tek vetvetja atehere perfundimisht do te njihen meritat e cdo njerit.

    Ne qofte se ti je bosh, kjo tregon se nuk ke origjinalitet mendimi vecse thithje mendimesh qe vijne prej dikujt tjeter.


    El
     

Shpërndajeni këtë faqe