Turizmi

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga Tetovari, 25 May 2003.

  1. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Turizmi

    shume e drejte

    mendoj se mund ti mbledhim keto mendime e te hartojme nje projekt per qeverine shqiptare

    mbase realizohet

    mund edhe t'ua paraqisim drejtperdrejt biznesmeneve shqipetare

    mendoni

    nje sfilate mode nga te gjithe firmat e prodhimit te veshjeve ne shqiperi (jane mbi 100 vetem italiane)

    nje koncert

    mega praty

    promocione direkte te bizneseve tek te rinjte

    nje llotari

    etj etj si tha me lart shpetimtari


    une do te merrja pjese me kenaqesi
  2. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Turizmi

    disa persona kane krijuar web site per te nxitur turizmin ne shqiperi
    kete pune e kane bere falas e mendoj se te pakten duhen falenderuar

    nese do te gjeni te tilla site mos harroni t'u dergoni nje mail per ti pergezuar per punen e kryer


    site 1 site 2
  3. Noe

    Noe Fillestar

    Re: Turizmi

    Gene ! Ju lumte djemve qe kane bere nje pune te tille e cila nuk mendoj se do te mbetet me kaq.

    Tetovar ! A ke ardh ndonjehere per pushime ne Shqiperi? Ku i ke kaluar ato? Ne ç'kohe dhe si mendon se ja ke kaluar? T'i bera keto pyetje, pasi shoh shume paqartesi tek ti, uroj qe mos te jene te qellimshme.

    Te dielen isha ne plazhin e Durresit dhe me te drejte konstatova dhe mu perforcua bindja se turizmi do te zhvillohet patjeter.
    Njerezit do te shkojne patjeter ne plazh.(nje pjese e rendesishme e turizmit shqipetar).
    Nuk gaboj po te them nje shifer qe mund te ishte rreth 200 mije persona.Me llogari te trasha i bie qe norma e fitimit ne nje dite te jete goxha e larte gje e cila me ben te mendoj qe nje pjese e mire do te riinvestohet e kjo do te çoje me domosdo ne nje ngritje te nivelit te sherbimit, pastrim, ruajtje te rendit e qetesise e shume nga keto dhe nga ato qe kam permendur.
    Ajo qe me shqeteson eshte qe ky zhvillim mos te behet ne menyre kaotike dhe spontane por i planizuar me qellim qe ajo qe mund te arrihet per 50-70 vjet ne meyre spontane te arrihet per 15-20 ne menyre te planifikuar.
  4. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Turizmi

    me lejoni nje pyetje
    qe ta dime se ku duhet te shkoje turizmi

    Cfare kerkojne turistet ne nje vend????
    Cfare do te kerkojne turistet pas 10 viteve????(qe sot nuk pelqehen me hotelet e stermedha perpara fshatrave turistike )

    a jemi ne gjendje te shqiperi ti pergjigjemi kesaj kerkese te turisteve potenciale??????

    si duhet strukturuar turizmi, pra ku duhet te perqendrojme forcat?????????(fshatra turistike, super hotele, liberalizimi i drogave, bordellot, apo cfare)


    cfare do te pelqenit personalisht??????

    une fshtrat turistike.
  5. gfm73

    gfm73 Fillestar

    Re: Turizmi

    shkruar nga GENE
    kemi dy koncepte te ndryshme te vleres se diskutimeve
    Ti e konsideron diskutimin si nje mundesi per te vene ne pah gabimet apo mangesite e qeverisjes

    une e konsidoroj diskutimin si nje mundesi per te gjetur menyren reale te korrigjimit te ketyre gabimeve dhe kerkoj te dal ne nje perfundim konkret (mbase edhe ne perfundimin se nje permiresim eshte i pamundur e nuk ka faj qeveria ose duhen futur ne burgje)
    TI me kthen diskutimin gjithmone ne piken e fillimit pra tek mangesia qe duhet ndrequr e asnjehere nuk me ke propozuar ndonje zgjidhje te realizueshme
    ===============

    GENE, ketu nuk eshte fjala per dy koncepte te kunderta, sepse qe te dy jemi te bindur se kush e ka fajin kryesor per mosecjen perpara te turizmit shqiptar. Dhe qe te gjithe e mendojme, pak a shume, njesoj nismen per ndreqjen e ketij faji te rende. Dhe per te bere nje pune te mbare duhet qe punen ta nisim nga ABC-ja sic edhe dikush tjeter me lart e parashtron. Nese ti mendon se gabimi i rende mund te ndreqet me nje "harnim" te vogel, keshtu ne s´bejme kurgje vecse e demtojme me shume. Por ti ke mendimin tend dhe don ti mund ta bejsh punen tende edhe duke ia nisur prej fundi. Punes tende i thojne te ecesh me kembet tuaja se prapthi.

    Zhvillimi i turizmit eshte i nje rendesie aq te madhe (flasim per vendin tone) sa edhe aq e madhe (po te bejme krahasim) eshte edhe siperfaqja e nje oqeani. Heqja apo shtimi i nje pike uji oqeanit, nuk sjell asgje ne ndryshimim e vellimit te ujit dhe as baticen e as sbaticen nuk i sjell.

    Puna e secilit prej nesh qe don te beje nje te mire ne rimekembjen e turizmit ne vendin tone eshte per t´u vleresuar, por sa e vlefshme eshte ajo pune perkarshi demit qe sjell mosinteresi normal i organeve perkatese shteterore per krijimin e rrugeve qe qojne ne zhvillimin normal te turizmit dhe ne thithjen e sa me shume turistave.
  6. perparimi2773

    perparimi2773 Fillestar

    Re: Turizmi

    JAM SHUM I IDHNUAR ME JUVE PER FJALET E RENDA QE ME THONI PER SHQIPERINE. SI FILLIM DO TU KERKOJ FALJE PER GABIMET E BAME DHE PER PERZIMJEN E GJUHES ME SHKODRANCE. UNE KA GATI 14 VJET QE JAM JASHTE DHE POTHUAJSE GJITHMONE KAM PUNUAR NE LIDHJE ME TURISMIN.QYSH NE 94 KAM FILLUAR SI DREJTOR ME "VALTUR" DHE KAM PUNUAR TUJ FILLE QYSH NE ITALI E DERI NE SAN SAN SALVADOR,DUKE KALUE PER GREQI, ZVIZER,FRANCE,TUNISI,CANARIAN ILANDS,MIAMI.ETJ
    SI JU THASHE KAM PUNUAR EDHE NE VENDE SI SAN SALVADOR HONDURRAS TUNUSI KUGJENDJA DHE SIGURIA NUK JANE SI NE SHQIPERI POR AS SI NE VENDET PERENDIMORE P.SH. ITALI APO FRANCE.SIGURISHT NJI ROL TE RANDSISHEM E KA QEVERIA POR UNE JU BAJ NJI PYETJE JUVE SHQIPTAREVE QE JANE JASHTE PSE NUK FILLONI TE KTHEHENI DHE TE JEPNI JOVETEM SHEMBUDHIN POR EDHE EKSPERIENZEN E FITUAR NE PERENDIM. JU THAM KETE SEPSE JAM SHUM I ILNUAR ME VETEN TIME SEPSE UNE DO TE ISHA ME KOHE ATJE SIDOMOS NE RANGUN TURISTIK,SEPSE MOS HARRONI MA MIRE NJI BAJRAKE E NJI SHQIPTARI SE NJI HOTEL I HUAJ ( I HUAJI LEKET I CON NE SHPINE E VETE ,NORMALE).KAM PARE DHE MARRE PJESE NE HAPJE DHE ORGANIZIME FSHATESH TURISTIKE NE TUNUSI KU NJEREZIT NUK LEJOHEJ TE DILSHIN JASHTE PER RESIK JETE E MEGJITHATE GJITHMONE PLOT.

    KETE SIMAS MEJA DUHET TE KUPTOJME NE SI DUHET TE JA BEJME.SEPSE SI ITHONE NJI FJALE TE URTE EDHE FATI NUK TE VJEN PO SI DHE NJI TE SHTYME.
    URIME TE GJITHEVE DHE MIRE U PASHIM NE NJI SHQIPERI TE SIGURTE DHE TE PERPARUME.
    URIME URIME URIME
  7. tirana

    tirana Fillestar

    Re: Turizmi

    Nuk i lexova te gjitha postimet se jane te gjata dhe s'kam shume kohe.

    Personalisht mendoj qe zhvillimi i turizmit duhet te shihet i ngjeshur fort mbas karakteristikave te veçanta te vendit tone qe e bejne unik ose nga te paktet, dhe jo vetem tek çadra ne rere dhe "nji dopio ustajo" ke bregu i detit.
    Nuk vjen njeri vetem per diellin apo detin. Do vijne, por prezencat do jene kaq skarso saqe do mjaftojne tju sigurojne buken per ne dimer fshatrave te bregut dhe kurre nuk do arrijne ti japin krahe nje sektori qe mund te jete primar ne ekonomine e Shqipes.
    Do te ishte interesante qe enti qe merret me zhvillimin e turizmit ne Shqiperi te mbushte zyrat e tour operator dhe agjensive neper bote me nje katalog vjetor dedikuar turizmit ne vend. Komentet mbi bregun tone do te pasuroheshin goxha po te "lyheshin" dhe me atraksione te tjera qe ofron Shqiperia. Kur them atraksione nuk e kam llafin per kallza me hormone 200 km/h por me ato dhjetra e dhjetra gjera te vogla qe ne dritshkurtrit nuk i veme re.
    Ku di gjo un.. tja fusim kot. Ne fshatrat shqiptare, kryesisht ato malore, bulmetrat prodhohen me menyra mesjetare. Leshi krihet e tirret nga gjyshet lekurthara si ne kohen e Gjergj Elz Alise, dhe sharqet e barinjve behen si akoma me perpara. Ne Kruje, ku fillon pazari eshte nje furre buke qe te fut friken. Per kete eshte e mrekullueshme, sepse te fut friken kur hyn brenda dhe te ofron nje buke misri qe te ze vend ne shpirt. Heren e fundit mu desh te beja rradhen se ishin 20 zviceriane para meje qe u shkeqente fytyra nga lezeti i bukes se mistrit me djath te bardhe. Do thoni ju " po re po do bojm turizem me buke misri" Jo ere se nuk e bojm me buk mistri, po se ja shtojm pak lezetin dhe me detaje e vogelsira nga zonat e Shqiperise nuk bejme keq. Ne Itali, Matera qe eshte nje bmyth ( /pf/images/graemlins/wink.gif s'ma fshiu) vend ne Basilicata (qender jug) mbahet per buken dhe kush kalon andej dhe gjindet disa kilometra larg, kthehet per ta provuar. E kam llafin duhet dhene nje çmim apo flete nderi gjithçkaje qe eshte e jona dhe vetem e jona. Kto ishin dy gjera qe me erdhen ne mend tani per tani por vriteni mendjen dhe do te gjeni sa te doni. Edhe keto bejne pjese ne tradita e karakteristika te Shqiperise dhe nuk ka asgje te keqe tu jepet pak ze ne kapitullin e turizmit.
    Te huajt qe ne duam kaq shume te vijne ne Shqiperi, detin dhe reren e gjejne gjetke, por ajo qe vertet nxit kuriozitetin dhe interesin e turistit jane ato qe nuk gjen gjithandej. Ato origjinalet, ato traplliqe qe te lejne pa mend.
    Por qe te realizohen te tilla projekte duhen njerez me koqe dhe tani per tani nuk kemi. Nderkohe le te vazhdojme me turizmin e horrave te Nanos (hotelet e Sarandes) dhe te fukarenjve qe punojne ne Greqi per ti shtuar nji kat shtepise qe plaku gjat veres te nxjerri ndonje lek per te rrumbullakosur pensionin skilipec.
    Ne turizem duhet fantazi, kreativitet, imagjinacion dhe jo pes çadra per nja pes greke qe u ka rene rruga nga bregu yne.
  8. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Turizmi

    Muni, me sa pashe une ti cdo "te keqe" apo pengese per turizem e bazon ne mungesen e informacionit apo te organizmit.

    Nuk i kam lexuar shkrimet e tjera por ti ke harruar te theksosh infrastrukturen qe eshte jashte cdo standarti.A kemi ne rruge per turizem, a kemi ne uje drita dhe kushte minimale per t'ua bere te mundur turisteve te zhvendosen qofte edhe ne jug ku jane edhe vendet me te populluara ne te tere Shqiperine prej turisteve, JO.

    Te merr frika te vendosesh qe do shkosh ne Saranade (supozojme) se nuk di cilen rruge te marresh, per nga kushtet skandaloze te rrugeve te dyja kahet qe te cojne atje, qofte ajo nga Bregu, qofte tjetra nga Tepelena jane njesoj te shkaterruarra perjashto ndonje segment andej ketej, veshtiresia eshte e larte.Njeriu do t'i bjeri nga Bregu se helbete edhe Vloren e sheh edhe pamja qe te ofron Bregu eshte magjepsese, por si.Njerezve (shofereve te radhes dmth) u bie qe te ngordhin ne makine dhe kur te zbresin te jeni gati per masazhatorin qe s'eshte perndryshe nuk ngrihen dot nga shtarti deri te nesermen, jane 200-300 Km rruge nga njera mundesi tek tjetra qe ne teer boten do beheshin per 3 ore dhe njerezit nuk do demtoheshin nga fundshpina, por ketu asgje nuk eshte bere.Kam degjuar qe autostrada (ne eshte e tille sepse dyshoj vertet :confused: ) nga Lushnja ne Vlore eshte aprovuar dhe qe e ben rrugen te gjate vetem 7 minuta, do ish nje mrekulli te behej sa me pare nese vertet faktet jane keshtu dhe nese eshte bere cpronesimi i pronareve aktuale te tokave ne zonat ku do ndertohen, sepse ndertimi i rrugeve ka edhe njemije e nje probleme qe e shoqerojne.Deri ahere le te vazhdojme me cadra dhe me cmimet frikesuese se i huaji nuku vjen per turizem pa rruge, pa uje e pa drita, e te jesh turist nuk do te thete te jesh ose pelegrin apo BoyScout edhe te mos pyesesh per veshtiresite, apo te jesh pasanik dhe te mos pyesesh se nga i bi per me shku atje ku duhet te shkosh dhe se mbart edhe shpine po deshe deri atje ku do shkosh.
    Turizem eshte nje kenaqesi dhe duhet te jete nje mundesi per te gjithe, e per kete duhet nje here infrastruktura e me pas edhe informacioni.Deri ahere le te mbetemi me shpresen qe nuk do kalojne shume vite e qe te kemi mundesi edhe ne shqipetaret vete t'i shijojme pa mundim bukurite e vendit tone (turixem nuk do te thote vetem turiste nga jashte por edhe nga brenda vendit, apo ne wquhemi pushues :confused: ), ka shume gjera qe ne nuk i dime si ato qe permend Muni apo mund te kete permendur ndokush tjeter, pasi vertet jemi measur me sakrificen, por perse duhet te jete kjo nje arsye per te rene dakort me te perjetesisht :confused:

    Njehere qe shoqeroja nje grup te huajsh per ne Sarande, te them te drejten e bera vetem per hater te tyre se une i urrej rruget e gjata, rruga nga Bregu ne kthim zgjati 12 ore, me ndonje ndalese aty ketu.Arsyeja, ishin te tmerruar nga rruget e mushkave e dhive, keshtu i quanin ata, kur une pata probleme, pa mendo ata.Dhe te mendosh qe edhe ato rruge qe kemi i kemi prej italianeve dhe gjermaneve qe ua Ndritte Perendia shpirtin na i ndertuan gjate Luftes, se te kish qene per ne, aha dihet...Nejse udhetimi zgjati ca por mbaroi, ne fund rezultati qe qe me mire t'i bije nga Korfuzi sesa nga rruget e brendshme te Shqioperise, paret i shkojne komshiut sidoqofte ne shquhemi qe kemi qene popull zemergjere dhe kjo gje nuk perben problem per ne.Jam e cuditur qe nje prej ketyre biznesmenve nuk u gjend qe te vendose nje linje traget te shpejte por edhe te ngadalte prej Durresit ne Vlore, Bregu, e me pas per ne Sarande.Eshte nje i tille qe vjen ne Vlore e me pas ne Himare, Sarande e ne fund ne Korfuz, por edhe kete e kemi te komshiut.Deri kur :confused:
  9. Blue Gene

    Blue Gene Fillestar

    Re: Turizmi

    E Marte, 24 Qershor 2003


    BREGU KERCENON ME BLLOKIMIN E RRUGES

    Shoqata AK "Bregdeti" proteston per vjedhjen e madhe te tokave te bregdetit nga Palasa ne Sarande. Ne nje leter te hapur drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit te Kuvendit, ata pasi kane mbledhur aktivin e Himares, ata thone se per cdo vendim te kuderligjshem dhe antikushtetues qe do te marre qeveria per kete ceshtje, "do te kete pasoja te renda". "Nga fillimi i korrikut e deri ne vazhdim, populli i bregdetit do te bllokoje rrugen nacionale Vlore-Himare-Sarande, derisa qeveria te legalizoje kthimin e prones private sipas kadastres para vitit 1945", thuhet hapur ne letren e tyre publike.

    "U bejme thirrje, Presidentit, Kuvendit, Qeverise, qe me mendje te kthjellet, pergjegjesi te shtetit ligjor, detyrim te Kushtetutes dhe konventave nderkombetare te ratifikuara prej tyre, te legalizojne zgjidhjen e prones pa kosto dhe eksese ne bregdet per t'i hapur rrugen e bllokuar per zhvillimin e turizmit ne dobi te popullit te bregdetit dhe ekonomise se vendit. Veprimet e kunderta, do te kene pasoja te paparashikuara nga bregdetasit tejet te revoltuar, per te cilat ju do te mbani pergjegjesi", thuhet ne letren e tyre.

    Ata akuzojne qeverine se mban nje pozicion mosperfilles e indifferent ndaj kerkesave e protestave te bregdetasve, "qe kane ditur gjate gjithe koherave te nderojne e respektojne udheheqjet e ndershme, por me kaq ashpersi jane versulur e do te versulen edhe sot ndaj qeveritareve mafioze qe me ligjin 7501 dhe ligje te tjere cnjerezore, grabisin e bejne biznes me pronat tona dhe pasurohen, kurse djemte tane rropaten neper bote per buken e gojes".

    Marre nga "Koha Jone"
    ------------------------------------------------

    Kordele, ka edhe me keq. Qe prej 1 korrikut komshinjte tane kane vendosur qe te bllokojne turizmin ne bregdet dhe kane sajuar pronat. Mos thuaj qe e kemi vetem ne fajin. Shife cfare punohet nen rrogoz qe t'i presin te ardhurat Shqiperise. Me keq akoma ata shofin me keqardhje te madhe se si shqiptaret nga Kosova shkojne ne Himare e Sarande vende te cilat komshinjte tane i pretendojne t'i marrin per vete. Si perfundim Kordele, pa u zgjidhur problemet politike ne Ballkan, turizmi nuk ka per tu zhvilluar sic duhet. Rrofshin shqiptaret e Kosoves per patriotizmin qe tregojne. Ata jane balli i kombit prandaj edhe Greket u friksohen shume dhe duan t'i bllokojne rrugen. Atyre qe iu ka shkuar ne mendje kjo gje iu kthefte fuqishem mallkimi me i rende i gjuhes shqipe!!!
  10. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Turizmi

    /pf/images/graemlins/smile.gif

    Ah PO, ke shume te drejte.Qeveritaret tone qe kane aq shume tangerllek brenda ketyre kufijve ende ne diskutim, harrova qe jane kurrkushi jashte tyre.Normale, thone qe shume prej tyre marrin rroga te dyfishta edhe nga jugu i Ballkanit.nejse...nuk merrem me thashetheme une...

    Ke te drejte Blue Gene, ke shume te drejte, por fuqia politike e Shqiperise ka per te qene zero per sa kohe Lobi Grek do kete ndikimn qe ka ne Amerike, apo edhe per sa kohe te kene ate ndikim qe kane ne EU, nuk kemi shpetim.Vetoja vendoset me fuwi ekonomike, perndryshe "te vegjel" do mbetemi, por sic e kemi nisur me plotesimin e cdo kapricoje qe i kalon neper mend komshive tane, nuk kemi gje ne terezi, se hesapi dihet; ne nuk u plotesojme kapricoat ata tak kane "probleme" me kompjuterat ne kufi dhe radha behet 3 dite e gjate.

    Jam pesimiste une :shrug:
  11. Guest

    Re: Turizmi

    Amerika nuk mban anen e askujt kur vjen puna ne politike , e cfare esh greqia ? nje vend afer Shqiperise mjafton kaq qe te kuptosh se sa e mbajne ata anen e Greqise por nuk eshte ashtu jane vete politkanet tane me ne krye Fatos Nanon qe shesin vendin tek greket e jo amerika ok ...
  12. gfm73

    gfm73 Fillestar

    Re: Turizmi

    Derisa politika shqiptare te mos luhet ne vend por neper qarqe te huaja (qe jane edhe armiq te KOMBIT tone), derisa te kemi 'politikane' servile (qe per nje "post" dhe pare me te madhe) humbin rendesine e figures politike, derisa keto 'politikane' t´i shiten politikave te huaja (qe jane gjithnje kunder interesave te pergjithshme te shqipetareve), JO VETEM turizmi por edhe deget e tjera te EKONOMISE se vendit tone nuk do te marrin ndonjehere zgjidhjen e duhur. Dhe HAPI I PARE i fillimit te zgjidhjes se problemit ekonomik eshte e shprehur me fjalen: "T´i jepet Cézarit ate cfare i takon"
  13. tirana

    tirana Fillestar

    Re: Turizmi

    Ciao Korde :wave:
    shkurt se kom shum pune..
    Aftostradat nertohen, se me cimento e llaç bohen ato gjojna. Hajt te menojm iher ça dum me shit se vetem me bregun mos te na rrej menja. India ka plazh sa te plazhojne gjith plazhusit e botes por piken e forte per te atraktuar turistat ka spiritualizmin. Po nuk mesum me shit gjojnat tona s'na bo dermon infrastruktura (per turizmin flas se per matrapazlliqe do na duhet :)
    Kina det kina mal kina kodra kina ullishte kina vreshta (ne mos kina le ti mjellim) kina lumenj e liqene te thella ku te bohen lloj lloj sportesh uji. Kina prrojn te rrembyer midis malesh per ata qe u ha kurrizi me zbrit me kanoe, kina male me bore per kujt i krruhet me bo ski apo me pa ariun e bardhe ne dimer. Kina pyje me pisha ku te sherojme azmatiket e gjith europes. Kina Kavajen ku te bojm gay pride kina peshkopine ku bohen mollet dhe arrat per qejf e ku di un ça kina mo.. po kina sa te dush. Veç po nuk i tregum keto dhe po nuk ditem me i shit, kot qe i kina.
    Po tre fillojme te publikojme per vendin tone kete vit, mbas dy vitesh do shifen te guximtaret e pare, mbas dy vitesh te tjera shoket e tyre, e mbas 7-10 vitesh do bohet turizem masiv ashtu siç duam. Por sa me shume vonohet "ekspozimi" yne jashte sot per sot, aq me shume do vonohet dhe ai 7-10 vjetçari.
    ..mos i merrni seriosiht se jom me nxitim..
    ciao
  14. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Turizmi

    /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Kina kina para Kavajes kina Peqinin /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Ajjjjjjjjj /pf/images/graemlins/laugh.gif
  15. Tonig

    Tonig Fillestar

    Re: Turizmi

  16. Tonig

    Tonig Fillestar

    Re: Turizmi

    Gene faleminderit per pergezimet. Te pergezoj edhe une per deshiren per te bere dicka konkrete dhe jo vetem te diskutosh per te diskutuar.
    Ketu po sjell edhe kete artikullin e botuar tek Shekulli ne 26/6/2003(linku:http://www.shekulli.com.al/koment/26qershor2003/gerxhani.htm) sepse ndoshta e ndihmon kete diskutim qe keni nisur.
    Te fala
    Toni

    Sa vemendje i kushtohet turizmit shqiptar?


    Kohet e fundit flitet shume per rendesine qe turizmi ze ne ekonomine e vendit. Ne fakt eshte folur nga te gjitha qeverite qe kane ardhur ne pushtet mbas ’90-tes. Por po te shikosh realitetin, bindesh qe eshte thjesht PROPAGANDE.
    Per dike qe eshte ne kontakt me zhvillimet e turizmit shqiptar, pyetja me e veshtire per ti dhene pergjigje eshte: Pse nuk po zhvillojme turizmin tone, pse ritmet e zhvillimit jane shume me te ulta krahasuar me te gjitha vendet e Evropes Lindore?

    Nese do perdorja metaforen e te futurit te trenit ne shinat e duhura, ku treni simbolizon turizmin shqiptar dhe shinat rruget e duhura te zhvillimit, do thosha qe turizmi jone aktual jo vetem qe nuk mund te quhet tren por karroce me qerre, por mbi te gjitha nuk ecen as ne shina por ne nje rruge me balte.

    Per te pare sesa vemendje i eshte kushtuar dhe i kushtohet turizmit tone, mjaft qe te shikojme sesa buxhet i eshte lene Ministrise se Turizmit. Sepse sa per ligje e dekrete nuk jemi keq. Por ato ngelen fjale ne leter.
    Ajo qe duket eshte qe Ministria ka dy departamente ne strukturen e saj, ne vend te 4-5 qe kishte ne fillim te viteve ’90, dhe qe personeli i eshte pergjysmuar ne krahasim me po ato vite. Pse valle? Mos problemet e turizmit jane tashme te zgjidhura dhe nuk kemi nevoje per me shume personel?!

    Ne nje interviste te Ministrit tone te Turizmit lexova qe homologu i tij rumun i ishte qare qe qeveria e tij i kishte lene vetem 5 milion dollar fond per promocionin e turizmit rumun. Nderkohe Ministri yne e permendte kete fakt si per te treguar qe “mos u qaj se ka dhe me keq”.
    Por si duhet ti marrim atehere tollumbacet per vemendjen qe i kushtohet turizmit shqiptar, kur ne as qe nuk guxojme te permendim qindarkat qe i lihen promocionit? Qe jo vetem qe nuk ngelet ndonje lek per faqen e Ministrise ne internet, por as per t’u krijuar akses interneti zyrtareve te Ministrise (kur nderkohe edhe nje agjensi turistike me dy karrige e gezon kete “luks”)? Kur per shkak te ketij buxheti qesharak (ne fakt “buxhet” tingellon fjale e madhe; me e pershtatshme ne kete rast duhet te ishte “pare xhepi”) e reduktojme prezencen tone ne panairet nderkombetare te turizmit, i reduktojme materialet promovuese per t’u paraqitur ne to, nuk kemi fuqi te paguajme specialiste te fushes te japin kontributin e tyre, etj, etj?

    Me falni z. Minister, por a nuk duhet te jeni ju ai qe t’i kerkoni me ngulm shefit tuaj t’ja u rrisi kete buxhet, edhe sikur te rrezikoni postin (ne fakt nuk e di cfare kenaqesie pune mund te ndjehet ne nje Ministri pa buxhet?!)?
    E keni menduar ndonjehere qe nuk eshte thjesht ceshtje “mungese fondesh” por ceshtje interesi, sepse keta shefa, per show nxitojne te dorovisin futbollistet tane ne rast fitoreje me shperblime prej mbi 200 mije dollaresh (nderkohe qe shuma te tilla do te ishin enderr ne Ministrine tuaj)?.
    Natyrisht, nje fitore e tille do te ishte ne nje fare menyre edhe reklame pozitive ne bote. Por e para, keto fitore jane te veshtira per t’u arritur, dhe efektet e tyre do te ishin te shkurtra. Nderkohe, nese keto leke do perdoreshin per promovimin ne turizem, efekti do ishte i garantuar dhe shume me i gjate ne kohe. Dhe ky eshte vetem nje shembull per te treguar sesi gjenden leket kur shikojme perfitime afatshkurtra, edhe ne nje buxhet te nje qeverie te varfer.

    Mungesa e kesaj vemendje nuk eshte semundje vetem e qeverise aktuale, por ka qene, me pak ndryshime, nje problem i te gjithe qeverive tona. Te gjitha “jane kujtuar” per turizmin kur fillonte vera, pa u munduar te zgjidhin problemet e moszhvillimit te tij gjate gjithe vitit. Si shpjegohet qe nje nga problemet kryesore te tij, ajo e pronesise se tokes, akoma nuk po zgjidhet?! Dhe ky problem ekziston prej vitesh.
    Si shpjegohet fakti grotesk qe Ministri i Turizmit thirret ne interpelance nga nje deputet i partise se tij?! Po opozites nuk i intereson se cfare behet me turizmin?! Apo jane shume te zene me mullinjte me ere te nje bashkie, fitorja ndaj te ciles, mendojne se mund t’u jape me shume perfitime para zgjedhjeve, sesa rregullimi i qerres se turizmit?
    Si shpjegohet qe konsiderohet “sukses” qe kete vit do mblidhen me rregullisht taksat nga sipermarrjet private, kur kjo duhet te ishte gjeja me e zakonshme ne bote? Ndoshta do te ishte mire qe me ne fund pas 10 vjetesh, ky bashkepunim i Ministrise se Turizmit me ate te Financave per vjeljen e ketyre taksave mos te permendet si sukses, por si detyre elementare.
    Po per nje bashkepunim me Ministrine e Kultures per nxjerrjen nga balta dhe kthimin e monumenteve tona te kultures ne produkte atraktive turistike, a eshte menduar ndonjehere?
    Po per nje bashkepunim me Ministrine e Arsimit per stimulimin dhe ngritjen e shkollave te larta profesionale te turizmit, qe te pergatisim jo vetem kamariere apo guzhuniere, por edhe brezin aq te domosdoshem te manaxhereve?
    Po per nje bashkepunim me Ministrine e Puneve te Jashtme per te promovuar Shqiperine nepermjet ambasadave tona (qe merren gjate gjithe vitit vetem me pergatitjen e nje feste kombetare...), ne cdo moment dhe vend qe iu jepet mundesia?
    Po per nje bashkepunim me Ministrine e Rendit per te shtuar atmosferen e sigurise ne vend, qe turisti te ndjehet me te vertete si mik?
    Dhe jam i detyruar t’ju kujtoj, qe Ministrite dhe Ministrat qe permenda jane te se njejtes parti dhe kane te njejtin program dhe interesa!

    Ne nje takim qe pata me nje nga funksionaret e Ministrise se Turizmit, i pakenaqur nga disa kritika te meparshme te mijat ne media, me tha: “...ishte me mire kur nuk punohej me pare, sepse nuk kishit cfare te kritikonit. Kurse tani qe ne mundohemi te bejme dicka, kritikohemi.”
    Zoti funksionar, nese sipas jush me pare nuk punohej, nuk besoj se eshte e veshtire qe te dini se c’mund te mendoj per dike qe paguhet nga taksat qe paguaj une apo prinderit e mij, dhe qe nuk ben ate qe i eshte ngarkuar te bej. Kjo eshte thjesht vjedhje, dhe per ata njerez nuk mund te kem vecse percmim.
    Nese ju punoni, duhet te jeni i lumtur qe ka njerez qe ndjekin ecurine e punes tuaj dhe te dikasterit tuaj, ne vend qe te punonit dhe askush te mos ju kushtonte vemendje. Nuk mund t’i mohoj perpjekjet tuaja per te bere dicka. Por une mendoj qe rezultatet qe mund te arrihen mund te jene shume me te medha. Apo ndoshta ky eshte mentaliteti i pergjithshem i punes ne administraten shqiptare: le te bejme aq sa na thone shefat, mjaft qe te mos na ngacmoj njeri.
    Jane te pakte ata qe ecin kunder kesaj rryme, qe punojne fort, dhe tregojne rezultate edhe kur i kritikojne. Por mos u trembni nga kritika zoti funksionar. Nese punoni dhe keni rezultate, shume shume do t’ju ngrejne ndonje komision te tipit ”Rama”, i cili ne vend qe t’ju rrezikonte vendin e punes, do t’ju rriste mundesite per te bere karriere.

    Zoterinj politikane, ne gjendjen qe eshte katandisur turizmi yne, nuk mund te beje mrekullira as nje minister turizmi qe nderrohet cdo muaj, dhe as nje ministri e pergjysmuar turizmi. Ne vazhdojme te jemi ne fazen e andrrave te nje kostumi te shqyer, kur nderkohe na duhet te bejme nje kostum krejt te ri. Dhe ky kostum behet vetem duke mbledhur rrobaqepesit me te mire qe kemi, dhe jo kepucare, minatore, doktore apo pijanece qe dine vetem te qepin ndonje pulle. Se tek e fundit, ate kostum nuk e shikojne si te tyren, sikur do ta veshin vete.
    Ata qe jane te kenaqur me kete gjendje te turizmit tone, ose e bejne me qellim qe te mbulojne anet negative, per qellime te caktuara, ose nuk kane pare me shume dhe krahasimin e bejne me vetveten (ministrite dhe ministrat e paraardhshem). Por nese po pergjerohemi qe te na fusin tek oborri i familjes Europiane, atje nuk mund te veshim kete kostum qe vjen era urine dhe qe eshte tere zhele. Atje krahasimet do i bejme me kostumet e fqinjeve, sepse ndryshe nuk do te na e hapin as deren e atij oborri, pa le per t’u futur brenda ne shtepi qe as behet fjale.

    Kliton Gërxhani

    Student ne degen e
    Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar,
    Holland
  17. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Turizmi

    hmmmmmmm
    shume interesante toni

    pergezoj perpjekjet e tua

    problemi eshte se rreziokojne te vazhdojne te bien ne vesh te shurdhet (e ne tru injorant)

    dueht te kemi parasysh se ministrat tane nuk kane formim profesional te mjaftueshem

    une propozoj te bejme ne permbledhje materialesh mesimore dhe t'ia dhurojme punen tone ministrise se turizmit

    ka shume universitete online qe ofrojne lexionet falas (videokonference se ministri nuk ka nerva te lexoje)


    une di kete ne gjuhen italiane
    Laurea a distanza in Economia e Gestione dei servizi Turistici nga ]www.uninettuno.it

    permban
    Docente Modulo didattico
    -Albanese Antonietta Psicologia del Turismo
    -Bee Dagum Estela Statistica
    -Berretta Miriam Economia e Gestione delle imprese agenziali e di trasporto
    -Boria Pietro Diritto Tributario
    -Calliano Oreste Istituzioni di Diritto Privato
    -Campedelli Bettina Ragioneria Generale e Applicata
    -Camuffo Arnaldo Organizzazione Aziendale
    -Caselli Giovanni Diritto Commerciale
    -Cavallo Borgia Rossella Diritto Commerciale
    -Cavazzoni Gianfranco Analisi e Contabilità dei Costi nelle Imprese Turistiche
    -Ciappei Cristiano Economia e Gestione delle Imprese
    -Cogno Enrico Economia e Tecnica della Pubblicità
    -Compagno Cristiana Organizzazione Aziendale
    -Corna Pellegrini Giacomo Geografia del Turismo
    -Cossar Livio Ragioneria Generale e Applicata
    -Costa Giovanni Organizzazione Aziendale
    -Costa Nicolò Programmazione dello sviluppo e assetto del territorio
    -Costa Nicolò Sociologia del Turismo
    -Costa Paolo Politica Economica del Turismo
    -De Leonardis Ota Programmazione dello sviluppo e assetto del territorio
    -De Simone Niquesa Luigi Economia e Gestione delle Imprese ricettive e ristorative
    -Delbono Flavio Economia del Turismo
    -Desinano Paolo Gestione informatica dei dati nelle imprese turistiche
    -Ecchia Giulio Economia del Turismo
    -Fantozzi Augusto Diritto Tributario
    -Franceschelli Vincenzo Istituzioni di Diritto Privato
    -Galgano Francesco Diritto Commerciale
    -Ghetti Giulio Istituzioni di Diritto Pubblico
    -Isler Romano Matematica per le Applicazioni Economiche
    -Liberatore Giovanni Analisi e Contabilità dei Costi nelle Imprese Turistiche
    -Mari Libero Mario Analisi e Contabilità dei Costi nelle Imprese Turistiche
    -Martinotti Guido Programmazione dello sviluppo e assetto del territorio
    -Martinotti Guido Sociologia del Turismo
    -Nania Roberto Istituzioni di Diritto Pubblico
    -Negri Zamagni Vera Storia Economica del Turismo
    -Onofri Paolo Istituzioni di Economia
    -Paci Andrea Economia e Gestione delle Imprese
    -Panizza Roberto Economia Internazionale
    -Passeri Riccardo Economia e Gestione delle Imprese
    -Pellicelli Giorgio Economia e Gestione delle Imprese
    -Peroni Giovanni Marketing del Turismo
    -Sacco Pierluigi Economia dell'Ambiente
    -Saita Massimo Economia e Gestione delle Imprese
    -Santagata Walter Programmazione dello sviluppo -e assetto del territorio
    -Santesso Erasmo Ragioneria Generale e Applicata
    -Scardovi Italo Statistica
    -Sesta Michele Istituzioni di Diritto Privato
    -Siniscalco Domenico Istituzioni di Economia
    -Tassinari Franco Statistica Economica del Turismo
    -Tassinari Giorgio Gestione di basi di dati economici
    -Tedeschini Federico Legislazione del Turismo
    -Tieghi Marco Analisi e Contabilità dei Costi nelle Imprese Turistiche
    -Ventre Aldo Matematica per le Applicazioni Economiche
    -Zamagni Stefano Istituzioni di Economia
    -Zecchin Marco Matematica per le Applicazioni Economiche
    (kjo eshte lista e docenteve keshtu qe lendet perseriten e jo te gjitha jane videokonference)

    nga keto mund te zgjedhe vete ministri apo bashkepunetoret e tij

    (nuk eshte ndonje ide fonomenale po me mire se hic)

    pavaresisht se sa do te ndjeke ministi keshillen tone, mendoj se do kete nje vlere te madhe simbolike per ta inkurajuar te punoje
  18. Tonig

    Tonig Fillestar

    Re: Turizmi

    Ky artikull u botua ne gazeten Korrieri te dates 10/08/2003.
    Pershendetje,
    Tonig
    www.turn.to/albania

    Faji i fqinjit apo nje justifikim per te mbuluar paaftesine?

    Qe kur filloi të kthehej pak vemendja drejt turizmit shqiptar, Saranda po zinte vendin e pionierit te ketij turizmi. Ketu e kam fjalen me shume per turizmin e mbas viteve ’90, megjithese Saranda kishte krijuar nje emer te mire edhe per ate forme turizmi qe u zhvillua gjate komunizmit.
    Jane shume faktore qe e favorizojne Saranden te jete epiqendra e turizmit shqiptar, te pakten deri ne kohet e sotme. Por ketu do fokusohem me shume ne dy faktore:(1) ne faktin e te qenit prane Korfuzit;(2) dhe ne produktin turistik qe Saranda dhe rrethinat ofrojne.
    Fakti i te qenit prane Korfuzit ka anet e tij negative dhe pozitive. Eshte negative po te besojme ato qe thuhen ne disa mediat tona, qe fqinjet tane akoma vazhdojne te bejne nje reklame te keqe ndaj Sarandes (dhe Shqiperise ne pergjithesi), duke e paraqitur si te rrezikshme, shume te varfer, dhe pa ndonje interes per t’u vizituar.
    Por për mendimin tim fqinjesia me Korfuzin, eshte dicka me shume pozitive, qe po te trajtohet ashtu sic duhet, mund te behet nje burim jetesor turistash (qe do te thote, edhe te ardhurash) te pakten per nje te ardhme te afert.

    Le ta shikojme me konkretisht. Korfuzi eshte pjese e industrise Greke te turizmit, e cila eshte nje nga me te rendesishmet dhe më me tradite ne Mesdhe. Per vete kushtet qe ofron, Korfuzi nuk eshte zhvilluar si nje destinacion i turizmit masiv (si ishulli tjeter i Kretes psh) por si destinacion i turizmit kulturor dhe historik. Kohet e fundit aty po i kushtohet shume vemendje turizmit te bisnesit (nepermjet organizimit te konferencave te ndryshme), si dhe turizmit religjoz.
    Te gjitha keto tregojne se turisti qe viziton Korfuzin, eshte turist i shtreses se mesme ose te pasur, pra me te ardhura te larta dhe kurioz per te mesuar dicka te re.
    Kjo eshte edhe nje nga arsyet pse Korfuzi vizitohet jo vetem gjate mujave te plazhit, por gjate gjithe vitit.
    Nga nje guide e fundit e Korfuzit, konstatohet se vetem nepermjet transportit ajror, ne vitit 2002 kete ishull e kane vizituar mbi 6 mije veta vetem gjate Janarit. Po kaq eshte numri i vizitoreve edhe gjate muajve te tjere te ftohte te Shkurtit dhe Marsit. Nderkohe qe ky numer rritet ne rreth 200 mije veta gjate cdo muaji te veres si dhe gjate tetorit. Kjo do te thote qe gjate gjithe vitit vetem ky ishull vizitohet nga mbi 1 milion vizitore Evropiane! Nje shifer qe do t’a kishte enderr Ministria jone e Turizmit.
    Gati gjysma e tyre jane me kombesi angleze, pastaj vijne gjermanet, austriaket, hollandezet etj. Ketu nuk llogariten udhetaret nga vendet e tjera te botes, si dhe udhetaret qe vijne nepermjet mjeteve te tjera te transportit.
    Per te mirepritur keta udhetare, ne Korfuz ekzistojne 412 hotele qe se bashku me apartamentet ofrojne rreth 70 mije shtreter.
    Per ta kompletuar pamjen e nje destinacioni turistik serioz dhe profesional, duhet shtuar se autoritetet e turizmit ne ishull bejne nje marketing profesional per te reklamuar vlerat e Korfuzit ne kulture, histori, natyre etj. Ata reklamojne me forma te ndryshme te gjitha pikat turistike interesante, folklorin, festat dhe aktivitetet e ndryshme. Ne kete menyre perpiqen te theksojne faktin qe Korfuzi eshte interesant per tu vizituar gjate gjithe vitit dhe jo vetem gjate muajve te veres.
    I theksova te gjitha keto, duke bere nje permbledhje te shume fakteve te tjera te cilat duhet te jene detyre e nje analize te autoriteteve lokale te turizmit te Sarandes, per te krijuar nje ide me te sakte te atyre turisteve te huaj nje-ditore qe vizitojne Saranden, dhe qe nuk bien nga qielli.
    Saranda ka fatin e madh qe te gjendet 2.5 km larg nje oazi prej 1 milion turistesh ne vit. Eshte pika me e afert me nje vend turistik te zhvilluar perendimor.
    Dhe ne vend qe te justifikohet per propoganden negative te fqinjit qe i prish pune, duhet te perfitoje sa me shume nga pervoja e tij, dhe te vlersoje seriozisht kete burim te jashtezakonshem turistash te huaj. Jo vetem numri i turisteve eshte i jashtezakonshem per normat tona, por c’ka eshte edhe me e rendesishme, sezonalititi i ardhjes se tyre kap gjithe vitin atje, c’ka do mundesonte edhe zgjerimin e sezonalitetit te turizmit ne Sarande dhe me gjere.
    Numri me i madh i turisteve te huaj deri tani ne Shqiperi, megjithse nje-ditor, vijne nepermjet Korfuzit. Por po te shikosh shifrat qe jepen ne media, numri i ketyre turisteve qe vizitojne Saranden gjate nje viti, eshte pothuajse sa numri i turisteve qe vizitojne Korfuzin vetem gjate janarit! Ose e thene ndryshe, vetem rreth 1% e atyre turisteve qe vizitojne Korfuzin, guxojne te vizitojne Saranden! Kjo do mjaftonte per te kuptuar se sa shume eshte per t’u bere.

    Nese sic e permenda dhe me larte, turisti qe viziton Korfuzin, eshte kryesisht turist kulture, karakteristike e te cilit eshte qenia gjithmone ne kerkim te dickaje te re, kjo ben qe nga ana e tyre te kete gjithmone interes per te vizituar te panjohuren, ne rastin tone Saranden, Shqiperine. Dhe eshte shume e rendesishme te kihet parsysh qe per shume nga keta, ky mund te jete kontakti i pare me Shqiperine e panjohur, ose te njohur per keq. Eshte shume e rendesishme, sepse prezantimi i pare i tyre me Shqiperine (Saranden) hedh bazat per nje vizite te mundshme te mevonshme (ose jo), me te plote, pra jo nje-ditore. Dhe per me teper, ata jane te prirur qe pershtypjet e tyre pozitive ose negative t’ja u percjellin miqeve te tyre.
    Pra Saranda ne kete rast ka fatin te jete “porta” e Shqiperise, fytyra e saj, dhe sa me e bukur qe te jete kjo porte, aq me i madh do te jete tundimi i turistave per te vizituar te gjithe shtepine.
    Mendoj se ky duhet te jete edhe kendveshtrimi sesi autoritetet lokale, por edhe Ministria jone e Turizmit duhet ta shikojne zhvillimin e turizmit ne Sarande.
    Ne kete faze qe ndodhet turizmi yne tani, nje fushate agresive marketingu eshte jetike per te ndryshuar imazhin negativ qe te huajt kane per ne. Dihet tashme fondi i mjerueshem qe Ministria e Turizmit ka per promocionin e turizmit tone. Prandaj kerkimi i formave efikase per kanalizimin e fondeve te marketingut, do te ishte nje nga zgjidhjet e problemit te mungeses se ketyre fondeve. Ne rastin tone perqendrimi me i madh i vemendjes drejt permiresimit dhe reklamimit te produktit turistik qe Saranda ofron, do t’a lehtesonte pak kete ministri nga puna dhe fondet e medhaja qe do i duheshin per te zhvilluar format e ndryshme te marketingut, qe te bindte turistet e huaj te vizitojne Shqiperine. Po te permendim ketu vetem informacionin dhe reklamen qe Korfuzi ben nepermjet internetit, duhet thene qe Korfuzi ka faqen zyrtare te tij ne net, po ashtu faqe te tille ka edhe bashkija, prefektura, shoqata e agjenteve turistik te Korfuzit, shoqata e pronareve te vilave dhe apartamenteve turistike te korfuzit etj etj. Pra “problemi” i turistit atje nuk eshte tek informimi (si tek ne), por tek zgjedhja.

    Por une jam i bindur qe roli me i madh ketu i takon autoriteteve lokale te Sarandes dhe vete sarandioteve. Ata e njohin me mire se kushdo se si mund te jape Saranda me te miren e vete, dhe cfare duhet permiresuar me shume.
    Eshte e paimagjinushme qe per te disaten here, turistet e huaj qe vijne ne Sarande, te ankohen se lokalet jane te mbyllura gjate drekes. Qe nje mik merr guximin te te vizitoje shtepine (megjithe “tmerrin” qe sipas disave, fqinjet i kane treguar per ty), dhe ti nuk i hap deren se te flihet gjume, kete nuk ka llogjike qe ta pranoje. Edhe sikur ai turist te bleje vetem nje film fotografik, edhe sikur te shkruaj 5 minuta nje e-mail ne interent kafe, prape ia vlen t’a prishesh gjumin e drekes, kur mendon se ai turist iku i kenaqur, dhe do kthehet prape. Dhe te mendosh qe fqinji yt, megjithese shume me i pasur se ty, preferon te mos flej gjume, por ta mbaje lokalin hapur qe t’i marri ato leke te atij turisti per vete.
    Eshte turp nese ata turiste nuk do kishin cfare te benin edhe ne ato pak ore qe do vizitonin Saranden. E si mund ti bindim keta turiste pastaj qe te vizitojne Shqiperine per me gjate?! Qellimi yne duhet te jete qe keta turiste t’i kenaqim ne maksimum ne ato pak ore, me qellim qe t’i kethejm ne turiste potencial tonin, per nje kohe me te gjate se disa ore, duke bere qe nga ta te fillojne te perfitojne jo vetem agjensite turistike apo njesite e shitjes, por edhe njesite e akomodimit.

    Nese duam te terheqim sa me shume nga ai 1 milion turista, duhet qe te zgjidhim problemet e kushteve minimale te jeteses, si ujin, dritat, plehrat, ndertesat e prishura etj. Edhe per ndertimet e reja duhet te vendoset nje kohe limit dhe te ndalohen apo te mbulohen gjate sezonit te turizmit. Nuk mund ti themi nje turisti, hajde rehatohu ne hotelin tim, por nderkohe une do vazhdoj punimet me llac e tulla mbi dhomen tende. Aq me teper kur mendon seriozitetin me te cilin trajtohet ai turist nga fqinji yne.

    Nese ne turin nje-ditor te ketyre turisteve perfshihet Butrinti, Syri i Kalter, apo Ksamili, duhet qe ato pak kilometra rruge te rregullohen, sikur edhe me fondet lokale apo me kontributin e biznesmeneve qe perfitojne nga ardhja e turisteve. Nderkohe qe edhe vete keto qendra turistike, duhet te bejne perpjekje qe te permiresojne ne standarte bashkohore cilesine e produktit qe ofrojne.
    Kurse qeveria mund te shikoje permiresimin e rruges Sarande-Gjirokaster, gje qe do e zgjeronte viziten e ketyre turisteve edhe drejt ketij qyteti muze, per te cilin interesi eshte i madh, por qe pengohet nga nje lidhje e shpejte me Saranden. Kjo do sillte edhe viziten e te huajve drejt nje qyteti te dyte me ne brendesi te Shqiperise, duke i terhequr pak nga pak drejt qyteteve te tjera me vlera kulturore.

    Duke eleminuar ne maksimum keto probleme dhe duke nxjerr ne pah vlerat e verteta te Sarandes, do fillojme te kalojme nga faza e kenaqjes me ata pak turiste qe vijne, ne fazen e konkurences se ndershme me fqinjin per ndarjen e ketij tregu turistash.
    Le te fillojme te mendojme se si mund te shfrytezojme te gjitha potencialet qe shpeshhere i kemi “dhurate” nga te tjeret. Le te mesojme nga pervoja dhe suksesi i fqinjeve, dhe pse jo, te bashkpunojme me ta per te terhequr me shume turiste.

    Kliton Gërxhani

    Student ne degen e
    Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar,
    Holland
  19. Olta

    Olta Anëtar

    Re: Turizmi

    perpjeket tuaja me mallengjyen seriozisht por kam frike se ministrat me shume nuk duan sesa nuk munden,
    arma e vetme qe u ka mbetur qytetareve mund te jene mediat dhe berja publike e problemeve, por jo vetem qe jane te gjithe te zhgenjyer por thone qe edhe medjat jane te shitura,
    hajt medet
  20. Tonig

    Tonig Fillestar

    Re: Turizmi

    Qe t'i rikethehemi temes se rendesishme te turizmit /pf/images/graemlins/smile.gif .

    Pershendetje nga
    Tonig


    Turizmi shqiptar dhe edukimi profesional

    Problematika e turizmit po ze gjithnje e me shume vend ne debatet ne media keto dy vitet e fundit, si pasoje e rritjes se numrit te turisteve nga Kosova dhe e rritjes se ndikimit te saj ne ekonomine shqiptare. Deri tani diskutimet publike jane perfshire me teper ne ate qe quhet hardware apo faqja e dukshme e turizmit: infrastruktura dhe ndertimet e njesive akomoduese. Nderkohe pak vemendje i eshte kushtuar asaj qe perben software dhe qe eshte e paprekshme d.m.th: sherbimi, njerezit, sjellja e komunitetit prites, apo mikpritja ne kushtet e ekonomise se tregut dhe problemet qe lidhen me te.

    Turizmi, per vete karakteristikat si industri ka nevoje per bashkepunim dhe koordinim, ku dhe administrata publike ka rolin e saj duke qene e interesuar per te ardhurat, investimet, valuten dhe punesimin qe sjell turizmi, krahas detyrimeve qe ka per te mbeshtetur punesimin dhe kualifikimin e krahut te punes. Eshte e veshtire te gjesh pergjigje per numrin e te punesuarve ne kete industri, per rritjen vjetore, kualifikimin e kategorive te vecanta ne kete fushe, etj. Ne vendet e tjera te zhvilluara apo ne zhvillim (por qe turizmin e kane paresor dhe te rendesishem per ekonomine), keto aspekte behen nepermjet planifikimit dhe zhvillimit te fuqise punetore, duke nxjerre ne fillim nevojat per trainim, kualifikim dhe edukim, dhe duke marre pastaj masat mbeshtetese.

    Zgjidhja e ceshtjeve te mesiperme behet nepermjet bashkepunimit ne trinomin: administrate publike-mesimdhenes-punedhes duke pergatitur strategji, politika dhe programe per kualifikim, gje qe tek ne nuk ka filluar akoma. Ne rastin tone do te behej fjale per tre ministri te koordinuara: ajo e turizmit, arsimit, dhe te punes, ne bashkepunim me universitetet dhe perfaqesues te pronareve apo punedhenesve dhe duke bashkerenduar rolet me ta per te pergatitur dhe zbatuar politika te caktuara.

    Turizmi eshte nje industri qe karakterizohet nga perfshirja intensive e krahut te punes. Burimet njerezore per kete industri jane vleresuar si "lende e pare" apo jane parashikuar nga ekspertet si faktori me i rendesishem qe do te perballohet nga kjo industri gjate dekadave te fundit dhe ne vazhdim.

    Por cfare cilesie ofrojne burimet njerezore ne turizmin shqiptar? A i kenaq ajo kerkesat dhe nevojat e klientit d.m.th te turistit? Ne mendojme se jo. Ka ardhur koha te vleresohet motivimi i vizitoreve te cilet paguajne per t'u kenaqur. Por kur keta turiste paguajne ate vlere qe mund te jete e njejte apo dhe me e larte se ne nje vend tjeter, presin qe sherbimi te jete po aq i larte, ose me i mire. Eshte ky faktor qe do te percaktoje avantazhet konkurruese brenda turizmit vendas, por edhe ndermjet tij dhe turizmit te konkurrenteve tane te huaj. Cilesine e sherbimit dhe rolin e njerezve mund ta shohim qe ne konceptimin e bizneseve dhe ndertesave deri ne menyren e kryerjes se sherbimit nga kamarieret, recepsionistet etj.

    Tashme ne Shqiperi gjen hotele dhe restorante te ndertuara me materiale te shtrenjta, me mermere dhe granit, me TV dhe kondicioner, me banjo me vaske etj. Por nderkohe banjua mund mos jete e pastruar mire, hoteli mund te mos kete uje ose drita, mund te mos i punoje dushi, mund te mos gjesh njeri te komunikosh ne gjuhe te huaj, sherbimi mund te filloje te ofrohet pas gjysem ore, cmimet i vene me te larta per te huaj apo kosovare, dhe kur i ankohesh pronareve te thone se mund te shkosh ne vend tjeter. Te gjithe keto kane te bejne me kulturen e sherbimit dhe ndikojne ne formimin e imazhit te sherbimit ne turizmin shqiptar.

    Ai qe ka provuar dhe jeton eksperiencat e turistit apo klientit te ketyre sherbimeve veren nje "karakteristike" te turizmit shqiptar: ndertime luksi, por qe ne mjaft raste mbesin si te akullta, nuk mbushen me gjallerine dhe ngrohtesine e mikpritjes, dhe humbin luksin dhe elegancen per shkak te sherbimit qe ofrohet. Duhet theksuar se fajtore per kete nuk jane vetem pronaret dhe punonjesit. Keta te fundit shpesh kane deshiren dhe vullnetin per te bere dicka te bukur, por u mungon kultura e duhur profesionale qe te dallojne se cilat jane kerkesat dhe nevojat e turisteve dhe prioritetet e tyre.

    Nese do te analizojme historine e industrise shqiptare te turizmit do te shohim se kemi shume pak tradite, duke marre parasysh historine 40 vjecare te nje regjimi qe luftonte konceptin e nje shoqerie konsumi, ku ofrimi i sherbimeve te shlodhjes dhe argetimit konsiderohej i huaj dhe mikroborgjez, ku arti i kulinarise nuk u zhvillua nga varferia, ku ne sferen e sherbimeve ekzistonin vetem restorante popullore apo gjelltore te ushqimit social, dhe ndertimi i hoteleve ne qytetet kryesore u be vetem ne vitet 1970, atehere kur nevoja per valute te huaj u pa e domosdoshme.

    Kjo shpjegon edhe interesin e paket te opinionit publik mbi turizmin. Edhe pse dicka ka filluar te levize keto dhjete vitet e fundit, ajo ngelet akoma ne kuadrin e propogandes politike gjate muajve te sezonit turistik. Akoma nuk po mendohet per spote publicitare sensibilizuese qe i tregojne opinionit publik vendas rendesine qe ka turizmi yne ne zhvillimin ekonomik, nxisin sjelljen e kulturuar dhe sherbimin ne nivelin e duhur apo kritikojne fenomenin e perfitimit, tentativat zhvatese, indiferencen qe vihet re shpesh ne sektorin e sherbimeve ne pergjithesi. Keto duhet te financohen nga qeveria shqiptare (ne bashkpunim dhe me OJQ perkatese) dhe te transmetohen ne menyre te vazhdueshme disa muaj rrjesht para hapjes dhe gjate sezonit turistik, me parrullen e qarte: "Mesazh i qeverise shqiptare" ne fund te spotit. Kjo praktike aplikohet shpesh ne vendet perendimore per luftimin e fenomeneve negative, por edhe per te transmetuar ide te reja, pozitive per zhvillimin e vendit. Ne fakt, me shume se nje ndergjegjesim te plote mbi potencialet e turizmit ne vendin tone, ka nje konfuzion, nje paqartesi, si ne sektorin publik, ashtu edhe ne ate privat. Askush nuk eshte ne gjendje te te thote se cfare drejtimi do marre turizmi yne, kush do i percaktoje keto drejtime, si, kush, dhe kur do zbatohen. "Shpetimi" nga pyetje te tilla qe shtojne konfuzionin, vjen me pergjigjen: "Ka nje masterplan per turizmin". Kete te thone kur duan te "te heqin qafe" ne Ministri, kete te thone edhe ne komunat e vogla me potencial zhvillimi turistik, megjithese nuk e dine se cfare eshte ky 'masterplani qe do t'ju vije nga "ata lart ne qeveri"'.

    Rezultati me tragjik i ketij indiferentizmi ndaj turizmit tone, eshte se ai nuk po shihet akoma si potencial i tille as nga brezi i ri. Kjo vjen pikerisht per mungesen e atij sensibilizimi te opinionit publik qe permendem me siper. Dhe per pasoje, studentet shqiptare qe kane mundesi te studiojne jashte shtetit preferojne shume me pak degen e turizmit. Pra dikush qe shpenzon shuma te medha per t'u shkolluar jashte, nuk e shikon akoma turizmin si nje sektor qe do marre ate rendesi dhe zhvillim te mjaftueshem, qe t'i garantoj atij studenti nje burim te ardhurash per te ndertuar jeten e tij.

    Por nese kete garanci nuk ja japin qeveritaret tane (sepse nuk e kane idene as vete se cdo behet me turizmin), duhet te jete sektori privat ai qe duhet te beje me shume. Ketu nuk e kemi fjalen per ato agjensi turistike qe mbahen me viza kontrabande, apo ato hotele qe mbahen me prostituta, por per ato subjekte private serioze, qe kane njefare pervoje ne turizem dhe perpiqen te ndryshojne dicka. Eshte detyra e tyre te perpiqen te krijojne brezin e ri te menaxhereve, sepse tek ta duhet te shikojne rritjen e fitimit te tyre dhe mbijetesen nga konkurrenca. Patjeter qe kete duhet ta kerkojne ta bejne ne bashkepunim me ministrite perkatese te turizmit dhe arsimit. Nuk ka per te na i zgjidhur problemet e turizmit as nje masterplan qe nuk zbatohet ndonjehere, as nje funksionar ministrie qe degjon per here te pare per turizmin atehere kur e caktojne ne nje detyre te tille. Zgjidhja e vetme e problemeve te turizmit vjen nepermjet edukimit ne nivelet bashkekohore.

    Turisti i sotem modern, nuk pyet me se ku do veje per pushime, por cfare do beje atje ku do veje. Dhe me keta drejtuesa te turizmit tone, ne nuk u japim dot pergjigje as per pyetjen e pare, se per te dyten as qe behet fjale. Prandaj per te kapur ritmin e kohes, duhet te fillohet te mendohet urgjentisht per pergatitjen e brezit te ri te menaxhereve te ardhshem te turizmit.

    Eksiston nje boshllek shume i madh ndermjet kerkeses per menaxher te tille dhe struktures arsimore te profilit te turizmit. Tre shkollat e mesme qe kemi nuk mund te pergatisin keta menaxhere. As ai gjysem simestri i Universiteteve tona s'mund ta bej kete. Ka ardhur koha te mendohet seriozisht per hapjen e nje shkolle te larte profesionale turizmi, e cila do pergatise nxenesit me te mire te ketyre shkollave te mesme drejt nivelit te menaxhereve.

    Hapja e nje shkolle te tille nuk eshte e lehte kur mendon kushtet dhe eksperiencen tone, por po te vleresohet seriozisht rendesia e saj, po te bashkepunojne Ministrite e Turizmit dhe Arsimit me sektorin privat, dhe tre shkollat e mesme dhe Universitetet, kjo zgjidhje nuk eshte e pamundur. Dhe nese te gjitha palet japin kontributin e tyre, modelet apo dhe eksperienca mund te merret nga shkolla te ngjashme perendimore, te cilat jane gjithmone te gatshme te ndihmojne ne raste te tilla, kur shikojne nje angazhim serioz nga pala vendase.

    Deri sa te hapet nje shkolle e tille, duhen pare mundesite e shpejta (qe te paraprijme sezonet e aferta te turizmit) per pergatitjen dhe thithjen e manaxhereve te rinj.

    Ne mendojme se ekzistojne dy alternativa: e para ka te beje me thithjen e atyre pak studenteve qe kane bere apo po bejne nje shkolle te tille ne vendet me turizem me te zhvilluar se ai i yni.

    Qe te terhiqen studente te tille ne sektorin publik apo privat, duhet te kihet parasysh qe kjo nuk behet duke u ofruar nje vend pune si recepsionist apo preres biletash. Po ashtu studente te tille qe shpesh mund te kene nje "background" me te pasur sesa vete shefat e tyre potencial shqiptare, nuk mund te vleresohen me nje rroge prej 10 000 lekesh kur nderkohe puna me e rendomte qe ata mund te gjejne ne perendim u ofron te pakten 1.000 euro.

    Dihet qe shuma te tilla jo te gjithe t'i japin ne Shqiperi, prandaj nje zgjidhje (sidomos per ata studente qe kane veshtiresi per te gjetur nje pune jashte shtetit) mund te jete kompesimi nepermjet angazhimit te kompanive shqiptare drejt produktit turistik vendas. Nese psh nje agjensi turistike merr persiper sfiden per te "zbuluar", perfshire ne paketen turistike, dhe shitur produktin shqiptar, atehere ky produkt do zhvillohet me shume, gje qe do sjelle edhe rritjen e normes se fitimit, pra dhe te shperblimit te punonjesve. Ne te njejten kohe do terheqi vemendjen edhe te operatoreve turistik te huaj, si rezultat do rrisi dhe numrin e turisteve.

    Pra drejtimi ndaj produktit vendas ofron me shume te ardhura dhe garanci per te ardhmen, si dhe u jep me shume mundesi studenteve te tille te vene ne praktik njohurite e tyre - dhe kjo mund te jete nje arsye per ta qe te mos presin te njejten rroge.

    Alternativa e dyte eshte sponsorizimi i studenteve me te mire te turizmit ne Shqiperi per te studiuar ne nje shkolle perendimore. Kjo mund te behet nepermjet bashkepunimit te sektorit privat (individualisht ose te organizuar) me shkollat perkatese ne vend. Me keta studente mund te lidhet nje kontrate, ku kompani te ndryshme mund te paguajne nje burse (pervoja tregon qe nuk eshte ndonje shume e madhe per keto kompani) per studim te ketyre studenteve, kurse studentet duhet te arrijne nje rezultat te kenaqshem dhe te kthehen te punojne per kompanine shqiptare mbas studimit. Kjo e fundit realizohet duke kooperuar me autoritetet qe japin lejen e qendrimit te studentit ne vendin ku do studiohet, duke e bere kete leje qendrimi me kusht kthimi.

    Keto ishin vetem disa ide, por nese palet e interesuara bashkohen me shqetesimet dhe problemet qe u trajtuan me siper, duhet qe nepermjet tavolinave te rrumbullakta, konferencave apo seminareve mbi turizmin (te cilat vazhdojne te jene nje fenomen i rralle ne Shqiperi!) te diskutojne me ne detaje ide te tilla per te gjetur zgjidhjen me optimale, dhe per ta zbatuar ate sa me shpejte ne praktike. Tashme ka ardhur koha qe te mendohet seriozisht per burimet njerezore dhe kulturen e sherbimit para se mikpritja tradicionale shqiptare te komercializohet e te transformohet ne kulturen e moskujdesit, sherbimit te dobet, apo zhvatjes se klientit, duke perballur pasojat e pariparueshme te moskthimit dhe rrjedhjes se numrit te turisteve.


    Luan Dervishej

    Master Shkence ne Menaxhim Nderkombetar per Hoteleri dhe Turizem


    Kliton Gerxhani

    Student ne degee e Manaxhimit dhe Konsulences ne Turizmin Nderkombetar,

    Hollande

Share This Page