Turqia dhe Bashkimi Europian!

Diskutime tek 'Tema e ditës, ndërkombëtare' filluar nga regele, 1 Aug 2005.

  1. regele

    regele Anëtar aktiv

    Turqia dhe Bashkimi Europian!

    Pse mendoni se Turqia, edhe pse e ka bere kerkesen per antaresim ne BE perpara shume vendeve te tjera, nuk eshte pranuar anetare e BE-se?
    Diskutim te mbare dhe ju lutem me argumenta!
  2. Albert Zylyftari

    Albert Zylyftari Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    Sepse Turqia eshte konsideruar deri tani si armiku me i madh i Evropes.
    Evropa eshte nje kontinent shume fanatik ku edhe kufijte e vet jane te ndara ne baza fetare.
  3. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    Arsyet janë të shumta. Nga njëra anë është problemi që Turqia ka me Greqinë për Pllakën kontinentale ndërmjet dy vendeve dhe hapësirat territoriale. Këtu futet dhe problemi i Qipros. Megjithatë, islamizmi përbën një problem madhor dhe pozita gjeografike e Turqisë shihet po aq e rrezikshme sa edhe e dobishme për Europën. Turqia është portë dalje e tregtisë me Azinë por është njëkohësisht edhe portë hyrje për terrorristët.
    Niveli i ulët ekonomik si dhe rritja e vogël ekonomike e Turqisë e bëjnë Europën të matet shumë para se të pranojë në gjirin e saj 71 milionë banorë të varfër (16% e popullsisë së BE aktuale).
    Në të kaluarën, Turqia ishte shumë e lidhur me SH.B.A dhe njëkohësisht një barrierë për BS. Kjo ndikonte disi në përjashtimin e Turqisë nga negociatat për antarësim në BE.
    Veto e Greqisë ka ndikuar gjithashtu në njëfarë shkalle.
  4. regele

    regele Anëtar aktiv

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    Yllis, ia ke futur kot /pf/images/graemlins/smile.gif

    Kondra, ti per nder qe e mbylle kete teme! Per ca do flasim ne tani /pf/images/graemlins/smile.gif Llogaritet, se nese Turqia do te huje ne BE, pas se shumti 20 vitesh do te jete vendi me popullsi me te madhe ne BE dhe rrjedhimisht raportet mes te krishtereve dhe myslymaneve do te ndryshonin ndjeshem! Megjithate, mendoj, se nese Turqia do te plotesoje ato kushtet e permendura nga Kondra me siper, nuk do ta leje njeri jashte per shkak te popullsise myslymane!
  5. arun

    arun Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    Kryeministri Turke Taip Rexhep Erdogan pas takimit te zhvilluar me Presidentin e Qipros se Veriut Muhamed Ali Talat i cili po zhvillon nje vizite ne Ankara theksoi se Turqia ka zbatuar angazhimet e saje ne procesin e antarsimit ne BE dhe tashme e ka radhen BE te zbatoje angazhimet e esaje kundrejt Turqise. Erdogan shtoi se Turqia deshiron qe bisedimet per antarsimin e saje ne BE te fillojne ne 3 tetor te ketij viti ashtu sic eshte parashikuar.Vlen te theksohet se kryeministri Francez Domenik Du Vilpee deklaroi dje se nuk mund te pranohet antarsimi i Turqise ne BE nese Ankaraja nuk njeh zyrtarishte Qipro
  6. bob

    bob Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    nese eshte thene gjithcka e kote te argumentohet me tej

    por me duhet te jap nje mendim te shkurter:

    JO Turqise ne Europe!
  7. pa_ari

    pa_ari Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Arsyet janë të shumta. Nga njëra anë është problemi që Turqia ka me Greqinë për Pllakën kontinentale ndërmjet dy vendeve dhe hapësirat territoriale. Këtu futet dhe problemi i Qipros. Megjithatë, islamizmi përbën një problem madhor dhe pozita gjeografike e Turqisë shihet po aq e rrezikshme sa edhe e dobishme për Europën. Turqia është portë dalje e tregtisë me Azinë por është njëkohësisht edhe portë hyrje për terrorristët.
    Niveli i ulët ekonomik si dhe rritja e vogël ekonomike e Turqisë e bëjnë Europën të matet shumë para se të pranojë në gjirin e saj 71 milionë banorë të varfër (16% e popullsisë së BE aktuale).
    Në të kaluarën, Turqia ishte shumë e lidhur me SH.B.A dhe njëkohësisht një barrierë për BS. Kjo ndikonte disi në përjashtimin e Turqisë nga negociatat për antarësim në BE.
    Veto e Greqisë ka ndikuar gjithashtu në njëfarë shkalle.

    [/ QUOTE ]
    se pari problemi i qipros eshte me shume nje justifikim sesa arsye kryesore. se dyti niveli ekonomik i turqise nuk eshte aspak i ulet. ketej ka pare sa te duash. dhe mos te flasim pastaj per rritjen ekonomike. kohet e fundit turqija ka patur nje boom ekonomik,edhe pse perpiqet ta fshehe sepse mendohet se ky boom nuk ecen paralel me mundesite aktuale te turqise. problemi kryesor eshte prapambetja kulturore them une. dhe islamizmi. si mund te futesh ne grup ca turq qe mendojne se jane me te vjetrit ne bote. kurdet kane ardhur ne trojet e turqise para 5000vjetesh, turqit vetem para 1000vjetesh, e prape turku i thote kurdit:çfare ben ne token time. mos te leme pa permendur menyrat shoviniste per perhapjen e fese. neper gazeta flitet me ton heroik per nje organizate qe ka arritur te ktheje mike taisonin dhe michael jacksonin dhe 50 centin ne myslimane. them se vendet evropiane nuk e dine rrezikun e vertete te turqise. kur ka arritur te kete shtepi fetare nga keto organizatat turke edhe ne itali...komentet bejini vete.gjithsesi une them le te futet turqia ne BE. sepse do ishte nje perkrahje e madhe per ne.
  8. OROSHI

    OROSHI Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    Une jam pro Turqise ne Evrope....por ma merr mendja qe Turqia do kaloje ne nje site te mire Evropiane para se te hyje!
  9. Gysi

    Gysi Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    Poeblemi kryesor, prapambetja kulturore dhe islamizmi! /pf/images/graemlins/confused.gif

    Nuk di si t'i shpjegoj keto, por faktet qe ti permende lidhur me mungesen e respektimit sic duhet te te drejtave ndaj kurdeve kane ardhur me teper nga kultura laike e Turqise sesa nga kultura fetare.
    Po keshtu, problemet lidhur me nivelin e respektimit te te drejtave te njeriut ne pergjithesi, si dhe disa probleme lidhur me lirine e te shprehurit vijne nga qarqet politike ataturkiste si dhe ato komuniste te cilat jane thellesisht laike, te cilat i lane Turqise edhe nje fature mjaft te rende te krizes ekonomike si dhe politike. Dihet qe reformat me serioze qe kane ndryshuar edhe ne permiresimin e mjaft kushteve ekonomike si dhe politike te Turqise i kane ndermarre "islamistet". Ishte fillimisht Turgut Ozali nga te paret drejtues te Turqise qe deklaronte hapur ndikimin e vet fetar, fatkeqesisht u helmua, po keshtu Erbakani ndermori hapa mjaft te rendesishem te permiresimit ekonomi dhe per gjashte muaj ekonomia nderroi rrenjesisht rrjedhe, por menjehere u kercenua nga ushtaraket per grusht shteti, dhe se fundmi, pas nje kolapsi politik, Erdogani ka gjetur nje mbeshtetje te papare politike ndersa ka kryer ne keto pak vite ndryshime te fuqishme ekonomike. Dhe Islamizmi nuk e ka penguar aspak Erdoganin te Kryeje mrekullira si kryetar i bashkise se Stambollit, si dhe te fitoje nje mbeshtetje kaq te madhe duke bere mrekullira ne ekonomi. Dihet se lira turke po shkonte ne pikiate perpara se ta merrte Erdogani pushtetin. Aq sa mjaft njerez ne Turqi, sa e merrnin rrogen, e kthenin menjehere ne dollare, pasi inflacioni i demtonte edhe deri ne fund te muajit. Ndersa sot lira turke ka nje stabilitet mjaft te mire, qe shkon paralelisht me nje rritje te ndjeshme te prodhimit tregtise dhe sherbimeve.
    Europa, normalisht ka nje interes jo te vogel me pranimin e Turqise ne BE. Jo me kot Shrederi, kembengul ne anetaresimin e shpejte te saj dhe nje gje te tille e kane pranuar thuajse te tere lideret e tjere te Be-se. Madje Turqia ka edhe mbeshtetjen e plote te SHBA-ve dhe Anglise ne kete drejtim, ndaj duket se Turqia, jo vetem qe ndjehet e palekundshme, por mbi te gjitha po duket se edhe po i imponohet BE-se, me politiken e saj.
  10. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    Mmmmmm, ndofta ka disa lidhje që nuk janë detyrimisht të vërteta....

    Megjithatë, ekonomia e Turqisë është në rritje dhe kjo jo për meritë të islamizmit ashtu siç edhe luhatjet e ekonomisë së saj nuk janë për faj të islamizmit. Një gjë shtë e sigurtë, turizmi po luan një rol tepër të rëndësishëm në rritjen e ekonomisë turke. Islamizmi, me definicionin dhe kuptimin që i jepet në perëndim, është frenues i turizmit. Po ashtu, deri në njëfarë niveli, ai është frenues i bashkëpunimit ekonomik apo futjes së kapitalit të ri në Turqi. Në këtë pikë, ndërhyrja e ushtarakëve në drejtimin e shtetit është pozitiv pasi ka një shkallëzim të mëtejshëm të pushtetit që në vetvete përkthehet në demokraci. Pra kur vendimet merren në bashkëveprim të dy linjave deri diku të kundërta (laike dhe fetare) kjo kontribuon në rritjen e demokracisë së një vendi.
    Mos harrojmë që vendimet madhore të qeverisë apo të presidentit duhet të aprovohen edhe nga ushtarakët dhe kjo është një veçori tepër e madhe e Turqisë.

    P.S. Qipro është një nga pikat kryesore përsa i përket pranimit të Turqisë në BE. Ky është një veprim politik dhe ligjor dhe pa u ndrequr situata e Qipros Turqia nuk mund të futet në BE (kontradiktë në kushtetutën e BE).
  11. milanisti2

    milanisti2 Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    dy jane faktoret kryesore qe nderthuren:
    1.shihet si nje kundershtare shume e forte ndaj vendeve te medha ekzistuese ne BE.
    2.ka kulture te ndryshme nga ajo e kushtetutes krishtere europiane.
    Te gjitha arsyet e tjera si ato ekonomike, jostabilitetit etj jane thjeshte arsyet e perdorura ne publik per te fshehur arsyet e verteta.
  12. Albania

    Albania Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    dy jane faktoret kryesore qe nderthuren:
    1.shihet si nje kundershtare shume e forte ndaj vendeve te medha ekzistuese ne BE.
    2.ka kulture te ndryshme nga ajo e kushtetutes krishtere europiane.
    Te gjitha arsyet e tjera si ato ekonomike, jostabilitetit etj jane thjeshte arsyet e perdorura ne publik per te fshehur arsyet e verteta.

    [/ QUOTE ]

    Pike e pare eshte e vertete vetem per popullsine, Turqia do te ishte e dyta pas Gjermanise. Politkisht, ushtarakisht, ekonomikisht nuk eshte aspak nje kundershtar i forte, dhe pse duhet pare si kundershar dhe jo si partner? A nuk eshte parteriteti qellimi i integrimit ne BE?

    Pika e dyte nuk eshte e vertete. Ne kushtetuten e BE-se (qe nuk eshte ne fazen e votimit ende) nuk shkruhet per fene Kristiane.

    Gjendja ekonomike, situata politike (me grushte shtetesh nga ushtria), ligje jodemokratike sipas standarteve te BE-se etj. kane qene arsyeja e mospranimit te deritanishem. Keto mudn te dhe po permiresohen nga qeveria e Erdo&amp;#287;anit, por jane disa faktore qe nuk mund te ndryshojne, si psh vendndodhja gjeografike. Imagjinoni nej BE me kufij me Iranin, Sirine, Irakun...
  13. pinkparadise

    pinkparadise Anëtar aktiv

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Pse mendoni se Turqia, edhe pse e ka bere kerkesen per antaresim ne BE perpara shume vendeve te tjera, nuk eshte pranuar anetare e BE-se?
    Diskutim te mbare dhe ju lutem me argumenta!

    [/ QUOTE ]

    sipas téorive te francezeve qe jan kunder hyrjes se Turqise ne EU (dmth téorive Zyrtare neper televizione)
    ata kan 3 kushte te pa plotesuara
    1/ nuk e kan pranuar akoma gjenocidin armenjan
    2/ kan mosmarveshje te medhaja me nje nga anteret e EU (qe i bie te je greqia)
    3/te drejtat e gruas nuk jan ne te njejtin nivel me ato ne evrope

    (dhe sigurisht ka edhe nje arsyje te 4 qe te gjithe e dine por asnjeri nuk e thote, qe eshte Feja ne turqi, Myslymanismi ka te bej mjaft ne kete çeshtje)

    Personalisht, si feministe e flaket qe jam /pf/images/graemlins/laugh.gif ...mendoj se perpara se turqit te futen ne evrop duhet te fillojne te rrespektojne njehere grat e tyre si fillim, pastaj ne turqi ka nje ndryshim shum te madhe ne popullesi ka zona te humbura qe jan akoma me traditat e kohes lashte qe jan shum shum te varfera (pr te mos thene qe skan buk me henger)...dhe ka ka qytetet qe jan shum te pasura edhe te emancipuara (ne evrop ky lloj ndryshimi kaq kaq i thelle dhe i rendesishem nuk egziston ne keto permasa)
    te ishte per mua çeshtja e tyre do te shqyrtohej pas 20-25 vjetesh kur gjeneracionet e tanishme te mos ishin me.

    peace /pf/images/graemlins/angel.gif
  14. milanisti2

    milanisti2 Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    Pik se pari ushtarakisht eshte shum i forte dhe me i fuqishem se disa vende te tjera "te medha" ne BE si Spanja etj. Ekonomikisht ka potencial shum te madh zhvillimi dhe konkurence. Politikisht mund te behet kundershtar i fort jo vetem nepermjet votes por edhe per mendimet e ndryshme mbi politiken nderkombetare.
    pik se dyti grushte shteti dhe situate ekonomike jopozitive kane dhe shtete te tjera tashme dhe anetare te BE. mjafton te permendish ketu Greqin dhe Spanjen me nje histori jo me pak te ngateruar.
    Persa i perket pozicionit gjeografik, Turqia eshte pranuar zyrtarisht ne kufijnte e BE dhe shtet e tjera qe ke permendur nuk jane. Jane ne lindjen e mesme.
  15. Albania

    Albania Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    sipas téorive te francezeve qe jan kunder hyrjes se Turqise ne EU (dmth téorive Zyrtare neper televizione)
    ata kan 3 kushte te pa plotesuara
    1/ nuk e kan pranuar akoma gjenocidin armenjan


    [/ QUOTE ]
    Genocidi Armenas eshte ende i paprovuar, edhe brenda BE-se jo te gjitha shtetet e njohin. Ato qe e njohin e bejne kete per arsye politike, jo sepse eshte nje fakt (nese ekzistojne faktet te ndara nga normat/values eshte çeshtje tjeter) historik. Me e rendesishmja eshte se njohja e Genocidit Armen nuk eshte nder kushtet e vena Turqise nga BE-ja. Mosnderhyrja e shtetit ne çeshtjet edukative/shkencore po, ne menyre indirekte do te thote qe te hapet rruga per diskutimin e çeshtjes Armene jo njohjen e Genocidit.

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    2/ kan mosmarveshje te medhaja me nje nga anteret e EU (qe i bie te je greqia)


    [/ QUOTE ]
    Por çuditerisht Athina zyrtare mbeshtet hyrjen e Turqise ne BE!!! Franca, Austria kundershtojne shume me teper. Nese do te thuash Qipro-ja po, dhe ata duan zgjidhjen e problemit Qipriot jo se jane kunder hyrjes se Turqise ne BE. Mbase Greqia mbeshtet Turqine sepse beson se rreziku i ushtirise Turke, konfliktet do te mbarojne pas hyrjes se Turqise ne BE, dhe sepse hyrja e Turqise do ti hape rrugen investimeve Greke ne Turqi e keshtu me rradhe. Qeveria, nuk po flas per opinionin publik mbeshtet Turqine.


    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    (dhe sigurisht ka edhe nje arsyje te 4 qe te gjithe e dine por asnjeri nuk e thote, qe eshte Feja ne turqi, Myslymanismi ka te bej mjaft ne kete çeshtje)

    [/ QUOTE ]

    Mire e ke thene ka shume te beje, por nuk permendet. Por jane dhe ata qe thone se duke pranuar Turqine BE-ja do te tregoje se nuk eshte nje klub Kristian.

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    3/te drejtat e gruas nuk jan ne te njejtin nivel me ato ne evrope

    [/ QUOTE ]
    Te drejtat e gruas ne ligje jane ne rregull. Ne Turqi te drejtat u jane dhene grave me heret se ne shume vende te Europes, dhe aktualisht ne kushtetute nuk ka ndonje ndryshim te madh me nivelin ne BE. Por ne praktike ka shume probleme, qe po zgjidhen me kalimin e kohes. Ligjet ty si femer te japin te drejta te barabarta me meshkujt, per te mos thene qe ka diskrinim ndaj meshkujve. /pf/images/graemlins/laugh.gif Keshtu qe nese kerkon nje sektor me perspektive per te ardhmen e afert me mire behu Maskuliste. /pf/images/graemlins/lol.gif
    Per zonat e prapambeturra ne Jug ke shume te drejte!
    ...to be continued... /pf/images/graemlins/cool.gif
  16. pinkparadise

    pinkparadise Anëtar aktiv

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    per sa i perket gjenocidit armenian, shum i shtrenjte, te ftoj te besh vetem nje gje shum shum te thjeshte shko tek google edhe kerko gjenocidin armenian....do ta kuptosh vet pastaj se per çfare behet fjale sepse sa do qe ka shtete qe nuk e njohin, edhe qe turqia nuk e pranon faktet jan fakte, hisoria eshte ajo qe eshte.


    Por çuditerisht Athina zyrtare mbeshtet hyrjen e Turqise ne BE!!!-&gt; zyrtarisht thuhen shum gjera, dhe pastaj ndryshohen versionet si i intereson shteteve.
    E rendesishme per te gjithe vendet eshte qe vatrat e nxehta ne ballkan te mbyllen edhe jo te theksohen akoma me shum, ndaj per momentin çeshtja e qipros eshte ne "stand by" por asnjeri shtet as tjetri nuk kan ndermenta ta mbyllin kete pune (eshte vetem çeshtje kohe edhe perseri do te hapet ky muhabet)


    te lutem vetem per te drejtat e grave mos me thuj se i kam pike te dobet.... /pf/images/graemlins/laugh.gif
    nuk e di nese e ke ndjek muhabetin por perpara ca kohesh u be nje manifesim grash ne turqi, dhe nuk e di nese i ke pare gazeta por un kam pare fotografit e policeve turq duke i gjyjtur femrave me shkelma, gjaku qe kullonte etc etc etc... /pf/images/graemlins/crazy.gif
    prandaj ato ligjet gjoja te shkuruajtura nuk paska pire shum uj...e rendesishme eshte sa ne praktike e vene turqit ligjin e tyre...nese ata nuk jan te zotet te zbatojne rregullat edhe ligjet qe ata i kan bere vete...ata nuk do te mund ti pershtaten kurre ligjeve evropjane qe jane akoma me te perparuara.

    /pf/images/graemlins/wave.gif
  17. Albania

    Albania Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    Google nuk eshte arkiv historie. /pf/images/graemlins/laugh.gif Ka shtete qe nuk pranojne, ka shtete qe e pranojne! Si dalim ne perfundimin qe eshte nje fakt historik? (Per te mos u futur ne disktuimet PostModerniste nese ekzistojne faktet apo jo? /pf/images/graemlins/idea.gif )
    Sidoqofte, ka nje te vertete qe nuk nevoje per diskutim. Njohja e Genocidit Armen nuk eshte nder kushtet e Hyrjes se Turqise ne BE.
    Voten ne BE e jep Athina zyrtare, nuk nenvlehtesoj dyfytyresine e politikes, as opinionin publik, por kur te merret vendimin per pranimin ose jo te Turqise ne Luksemburg do te shihet vota e perfaqesuesit te Athines Zyrtare. Deri atehere mund te ndryshoje situate patjeter.

    PEr te drejtat e Femrave. Ngjarjet i kam ndjekur mjaft. Por nuk eshte nje çeshtje shklejeje te drejtave te Femreave, por te drejtave te njeriut. Policia Turke ka vepruar ne ate menyre me njerezit ne pergjithesi shume shpesh ne te kaluaren dhe shume rralle kohet e fundit. Po vihen dhe zbatohen gradualisht ligje per respektimin e te drejtave te njeriut.
    Po bej disa saktesime, jo se jam pro hyrjes se Turqise ne BE, dhe as qe kam dyshim qe Turqia eshte larg standarteve Europiane ne shume fusha. Per me teper besoj se edhe nese i arrin keto standarte, jane disa te verteta te tjera te pandryshueshme si pozicioni gjeografik ose poppullsia qe e bejne BE skeptike.
    Tani qe eshte rregulluar Forumi do diskutojme gjere e gjate me duket, sidomos keto çeshtjet e poltikave Nderkombtare.
    Pershendetje... /pf/images/graemlins/wave.gif
  18. OROSHI

    OROSHI Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    Albania...sado qe ti vazhdon te postosh..numri i postimeve te mbetet 23..??Nejse.
    Une mendoj(mbasi te gjithe themi mendimet tona ketu)qe Evropes i intereson pikerisht ajo shtrirja e madhe e Turqise dhe afrimi i kufijve Evropiane deri ne Iran Irak e me gjere!
    Turqia eshte me e madhe se sa dy-tre qytete "evropiane" (Stambolli Izmiri....)pra shumica e popullsise jeton nen nivelin e kerkuar per te hyre ne Evrope!
    Fuqia ushtarake Turke eshte ZERO ne krahasim me fuqine Evropiane(ne shqiptaret mund t'i ndalim perseri Turqit:=)).
  19. Gysi

    Gysi Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    ...Islamizmi, me definicionin dhe kuptimin që i jepet në perëndim, është frenues i turizmit. Po ashtu, deri në njëfarë niveli, ai është frenues i bashkëpunimit ekonomik apo futjes së kapitalit të ri në Turqi. Në këtë pikë, ndërhyrja e ushtarakëve në drejtimin e shtetit është pozitiv pasi ka një shkallëzim të mëtejshëm të pushtetit që në vetvete përkthehet në demokraci. Pra kur vendimet merren në bashkëveprim të dy linjave deri diku të kundërta (laike dhe fetare) kjo kontribuon në rritjen e demokracisë së një vendi.


    [/ QUOTE ]

    Vertete, ne nje kuptim esencial, apo ideal, Islamizmi eshte fretues i konceptit perendimor te turizmit, dhe normalisht ne te gjitha fete gjendet mosaprovim per nje koncept te tille, por konkretisht, Islamizmi nuk po i behet kurrfare pengese kryeminiztrit Erdogan, nje musliman aktiv, te investoje ne turizem. Kjo pasi Islami, merr para sysh kushtet shoqerore politike ne te cilat aplikohet, dhe pranon kompromise me realitetin, kur ai nuk eshte pjekur per te pranuar idealen. Konkretisht logjika e turizmit eshte logjike tregu, dhe tregu nuk pyet shume se per cfare koncepti mbi turizmin behet fjale. Pikerisht edhe kryeministri, si nje islamik me mend ne koke, si njeri i moderuar, ka kuptuar se ekonomija kerkon investim dhe secili ndjek konceptin e vet mbi turizmin. Erdogani u ofron perendimoreve turizem, pasi i duhen parate e tyre, pastaj, se me cfare te mbathurash dalin ata ne plazh eshte pune e tyre.
    Me pak fjale, Islamizmi mund te jete frenues lidhur me perhapjen e konceptit perendimor te turizmit, por jo frenues i investimeve ne turizem, pasi ceshtja e menyres se si e shfrytezon turizmin njeri apo tjetri eshte ceshtje individuale.

    Jam dakort me konceptin tend te bashkepunimit te linjes laike me ate fetare ne Turqi, por jo me futjen e hundeve te ushtrise. Linja laike ka menyren e vet se si merr pjese ne qeverisje, sic jane partite politike, etj, cdo lloj organizmi qe mund te shtrije ndikimin e vet ne institucionet shteterore. Ne rastin kur ushtria kercenon me grusht shteti, kjo nuk eshte aspak demokratike, madje as kushtetuese.
    Pikerisht, nje nga verejtjet e BE-se ndaj standardeve te Turqise eshte edhe pakesimi i kompetencave te ushtrise ne qeverisje, gje qe po forcon pozitat e Erdoganit konkretisht.

    Perfundimisht, ajo qe une mendoj se ka ndikuar kryesisht fakti i drejtimit te Turqise nga nje parti Islamike, ka te beje se me ardhjen e Erdoganit ne pushtet i eshte prere ne nje nivel mjaft te kenaqshem rruga e korrupsionit, i ili e pat zhytur Turqine, nje vend me resurse te tilla goxha te fuqishme, ne nje krize te thelle ekonomike. Ndersa sot, eleminimi ne nivele te tilla te korrupsionit, ka bere qe ti hapet rruga zhvillimit. Kjo ka bere edhe qe Erdogani ne Turqi te fitoje nje mbeshtetje te tille te fuqishme.
  20. Gysi

    Gysi Fillestar

    Re: Turqia dhe Bashkimi Europian!

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

    Personalisht, si feministe e flaket qe jam /pf/images/graemlins/laugh.gif ...mendoj se perpara se turqit te futen ne evrop duhet te fillojne te rrespektojne njehere grat e tyre si fillim, pastaj ne turqi ka nje ndryshim shum te madhe ne popullesi ka zona te humbura qe jan akoma me traditat e kohes lashte qe jan shum shum te varfera (pr te mos thene qe skan buk me henger)...dhe ka ka qytetet qe jan shum te pasura edhe te emancipuara (ne evrop ky lloj ndryshimi kaq kaq i thelle dhe i rendesishem nuk egziston ne keto permasa)
    te ishte per mua çeshtja e tyre do te shqyrtohej pas 20-25 vjetesh kur gjeneracionet e tanishme te mos ishin me.


    [/ QUOTE ]

    Respekti qe nje popull ka per grate e veta nuk ka te beje aspak me idealet feministe. Konkretisht, ne nje vend ku nuk realizohen ne mase keto ideale, qe me teper kane te bejne me pjesemarrjen e gruas ne politike, me shtimin e numrit te grave qe bejne kariere, si dhe me barazine burre-grua, nuk do te thote se nuk ka respekt ndaj gruas. Duhet pranuar se ne bote ka pasur dhe do te kete kultura te ndryshme. Ka shoqeri qe ne marredheniet xhender bazohen mbi dallimet gjinore, ndryshe nga shoqeria perendimore qe bazohet disi me teper mbi barazine. Por duket qe edhe ne perendim vete kjo barazi ka mbetur nje utopi, dhe vetem Hollanda ia ka arritur(por qe shihet realisht qe Hollanda eshte vendi me probleme me te medha psikosociale ne Europe). Pra ajo qe dua te them eshte se nje kulture qe ka nje tjeter koncept per marredheniet gjinore nuk eshte e thene se ajo domosdoshmerisht nuk ka respekt per gruan. Diversiteti kulturor eshte nje gje e natyrshme, gabimi qendron tek feministet se tentojne t’i gjykojne te gjitha kulturat sipas “syzeve” te tyre kulturore.

    Sigurisht ka dhe mjaft fenomene te shtypjes se gruas ne vende te caktuara. Nje prirje te tille me te madhe sigurisht qe e kane zonat me te varfera, si anadolli p.sh. Por kjo ka te beje me teper me nivelin e zhvillimit ne keto zona sesa me ceshtjen e feminizmit. Sigurisht zona te varfera, kane nje nivel me te ulte arsimor, dhe aty ku kultura eshte me e varfer, normalisht ka edhe prirje per te pasur dhunim te te drejtave te njeriut. Normalisht grate, si krijesa me te brishta jane viktimat me te mundshme ne nje situate te tille. Por ajo qe dua te them eshte se kjo nuk ka te beje shume me diversitetin kulturor,dhe me principet kulturore te marredhenieve burre-grua.
    Pastaj, me sa di une, Turqia ka nje nivel te kenaqshem te pjesemarrjes se gruas ne politike.

    Gjithsesi, mendoj se problemet e grave nuk jane aspak themelore per antaresimin e Turqise ne BE. Kryesore per BE-ne eshte EKONOMIA. Dhe, per sa kohe qe Turqia eshte nje mundesi e mire per treg, ajo domosdoshmerisht do te shkoje drejt antaresimit te saj ne BE, pasi eshte ne interesin e vete Evropes, si dhe te SHBA-ve. Hezitimi eshte vetem tek fakti se me antaresimin e saj Turqia ze nje vend te konsiderueshem ne BE dhe behet nj enga vendet me ndikimin me te madh.
    Ajo qe eshte e rendesishme, eshte fakti qe neve na intereson jashte mase anetaresimi i Turqise ne BE, pasi fitojme keshtu nje aleat te rendesishem, per hapjen e rruges se antaresimit tone ne te.

Share This Page