UEFA EURO 2016.

Diskutime tek 'Sporti Shqiptar - Futboll, Atletike etj' filluar nga Solaris, 13 Dec 2015.

  1. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    2317835_UltraWide.jpg


    Shorti e ka vendosur përfaqësuesen tonë në vendin e tretë të grupit, duke bërë që në takimin e parë të turneut të ketë përballë Zvicrën.

    Kjo është dhe përballja më e padëshiruar për kombëtaren kuqezi, për shkak të pranisë së theksuar të lojtarëve shqiptarë në kombëtaren zvicerane.

    Në këtë aspekt spikat sfida mes vëllezërve Xhaka, Taulantit që luan me Shqipërinë dhe Granitit me Zvicrën.

    Ndeshja në fjalë do të luhet më 11 qershor në Lens, një stadium me 38 mijë spektatorë. Ndërkohë ndarja në grupet e tjera është kjo:

    Grupi A: Francë, Rumani, Shqipëri, Zvicër

    Grupi B: Angli, Rusi, Uells, Sllovaki

    Grupi C: Gjermani, Ukrainë, Poloni, Irlandë e Veriut

    Grupi D: Spanjë, Republika Çeke, Turqi, Kroaci

    Grupi E: Belgjikë, Itali, Republika e Irlandës, Suedi

    Grupi F: Portugali, Islandë, Austri, Hungari

    / Top Channel
     
    Balahk likes this.
  2. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Italin e kam me grup te veshtire,se ketyre te voglave u behet pushka top:(
     
  3. Almaa'95

    Almaa'95 Papirus rex

    Veshtire..
     
  4. hareid

    hareid Papirus rex

    Ne grupin tone, Franca eshte kundershtari me i forte. Me pak fat ndoshta behemi te dytet ne grupe....:)
    Grupi me i veshtire me duket grupi ku eshte Italia.
     
    Solaris likes this.
  5. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    Franca eshte nga ato ekipe e forta qe mund te kete potencialin te fitoj Europianin dhe budallikun per mos te kaluar grupet.
    Me teper favorite shikoj zvicren
     
    Solaris and Balahk like this.
  6. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Gjermanin e kam frike :(
     
  7. MysteriousMan

    MysteriousMan Valoris scriptorum

    Dhe un kam frik kucedrat por sjam duke u perballur me to :D
     
  8. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Kuçedrave u a pres koken me shpat,si tek perralla:D por gjermani merr kupen,po kesaj c'ti bej ?:(
     
    Jamie and Almaa'95 like this.
  9. hareid

    hareid Papirus rex

    Gjermania, Franca dhe Spanja jane favoritet per te e fituar EURO 2016. Si skuader te forte e shoh edhe Belgjiken...
     
    Solaris and Almaa'95 like this.
  10. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Mos ma nen vlersoni italin:(
     
  11. hareid

    hareid Papirus rex

    Une ne rradhe te pare kuptohet jam per Shqiperine, menjehere pastaj per gjermanet
    upload_2015-12-13_20-59-58.png upload_2015-12-13_21-0-12.png
     
    Last edited: 13 Dec 2015
    Dreamer, Jamie and Solaris like this.
  12. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Ptu gjermanet,i kam armiq,edhe spanjen :p italin e nxirrni jashte liste,por gjithmon e takoni ne finale:):):hidhu::hidhu::hidhu::hidhu::hidhu::engjell:
     
  13. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

    Un themi qe Shqiperia e kalon grupin, nuk e shoh nje grup te forte,kam pershtypjenn qe nga 3 ndeshjet do çalojme vetem me Rumanine, shoh nje France qe kunder ekipeve te ''vogla'' nuk ka motivim dhe mund te penalizohet qe ne grupe..Favorit per titullin Spanja dhe Gjermania.. pres surprizen nga Giani njelloj si Otto Rehagel..
     
    Solaris likes this.
  14. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

    Zvicra na ka mund dy ndeshje, kte here do e mundim ne :D
     
  15. Solaris

    Solaris Suadade... Anëtar i Shtabit

    Ama ndeshja e parë Shqipëri , Zvicër kam përshtypjen se do ketë pafund kërkesa bileta , marketing i gjallë për Uefan.
     
  16. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

    Un nuk kerkoj gje, kam frike isisin. Nuk i afrohem as ne kufi Frances e jo me te bie deshmor ne stadium. :p
     
  17. shefki

    shefki Papirus rex

    PARASHIKIM

    Shqiperia do ta fitoje ndeshjen qe vjen
    Por edhe Franca kerkon fitoren
    Tifozi nervoz thonjte nduk e bren
    Nje tjeter ve bast pasi pyet fallxhoren

    Gjyshja ime s'do ta ndjeke ndeshjen n'televizor
    S'do te gerrthase as yyy as gool as urraaaaa
    Por sapo te ve re qe une cehren do nderroj
    Ajo do nxjerre lakrorin me groshe nga furra
     
    Dreamer and katsune like this.
  18. Almaa'95

    Almaa'95 Papirus rex

    Pelikani , ti je?
     
  19. shefki

    shefki Papirus rex

    Jo.Jam Shefki Meka.
     
  20. Almaa'95

    Almaa'95 Papirus rex

    Me nder qofsh.
     

Shpërndajeni këtë faqe