Unë dhe nëna ime ndajmë të njëjtin burrë

Diskutime tek 'Portali i AlbForumit' filluar nga Al-Punk, 1 Oct 2015.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    [​IMG]
    Në fëmijërinë e hershme në Bangladesh, Orola Dalbot humbi të atin, ndërsa nëna e saj u rimartua. Noten, njerku i saj, ishte njeri i mirë dhe vajza mendonte se e ëma ishte njeri me fat.

    “Shpresoja se edhe unë një ditë do të gjeja një burrë si ai”, thotë Orola. Por sapo hyri në periudhën e pubertetit, vajza mësoi një të vërtetë që kurrë nuk do ta kishte menduar: ajo ishte tashmë gruaja e njerkut. Martesa e saj me të ishte bërë kur ajo ishte vetëm 3 vjeç, gjatë një ceremonie të përbashkët me të ëmën.

    Sipas traditave matriarkale në fisin Mandi, nëna dhe e bija martohen me të njëjtin burrë. “Doja të arratisesha kur e mora vesh këtë gjë”, tregon ajo, por e ëma, Mittamoni, i kishte sugjeruar të pranonte atë që tashmë ishte bërë.

    Mandi, një fis endacakësh që jeton në zonat e Bangladeshit dhe Indisë, ka një traditë sipas të cilës, vejushat që dëshirojnë të rimartohen mund të zgjedhin një burrë nga fisi i bashkëshortit të vdekur. Meshkujt beqarë janë kryesisht të rinj në moshë dhe zakoni e do që gruaja t’i ofrojë atij edhe një prej vajzave të saj, si grua e dytë, e cila ka të njëjtat të drejta dhe detyrime, përfshirë edhe seksin, sapo mbush moshën.

    “Nëna ime ishte vetëm 25 vjeçe, ku më vdiq babai. Ajo nuk ishte gati ta përballonte jetën vetëm”, thotë Orola. Fisi vendosi që burri i saj të bëhej Noten, 17 vjeç, me kushtin që ai të martohej edhe me vajzën njëkohësisht. Gjithçka ndodhi në një moshë të vogël dhe ajo nuk mbante mend asgjë. “Kur e zbulova atë që kishte ndodhur, nuk mundesha ta pranoja. Nëna ime kishte dy fëmijë me të. Unë doja një burrë që ta kisha të gjithin për vete”, thotë ajo.

    Orola thotë se kjo ishte diçka e padrejtë, pasi fisi Mandi i lejon femrat ta zgjedhin vetë partnerin e tyre. Fisi funksionon sipas rregullave të matriarkatit: gratë drejtojnë shtëpinë dhe prona kalon nga njëri brez në tjetrin në linjë femërore. Femrat bëjnë hapin e parë në një lidhje, madje edhe propozimin për martesë.

    Vitet e fundit, vëzhguesit thonë se martesa nënë-vajzë me një burrë është një zakon që po zbehet. Misionet katolike e kanë konvertuar 90 për qind të fisit me 25 mijë anëtarë dhe praktikat e vjetra Mandi tashmë shikohen si tabu. Këtu përfshihen edhe zakoni i “rrëmbimit të dhëndrit”, sipas të cilit femrat kanë të drejtë të rrëmbejnë mashkullin që u pëlqen.

    Por pavarësisht se ende nuk ka shifra, zërat thonë se traditën e martesës nënë-vajzë me të njëjtin burrë e ndjekin disa familje. “Njerëzit nuk i thonë këto gjëra sepse martesa me më shumë se një grua ndalohet nga kisha”, thonë anëtarë të këtij fisi.

    Historia e Orolës ka marrë drejtimin e parashikuar që në nisje. Ajo ka tre fëmijë me njerkun: 2 vajza dhe një djalë. Familja jeton në një shtëpi balte në një fshat pa ujë të rrjedhshëm. Orola dhe e ëma Mittamoni kanë në pronësi disa toka në të cilat kultivojnë banane dhe ananas.

    Por jeta e këtyre grave nuk është vaj. Pavarësisht se nënë e bijë, konkurrenca për bashkëshortin i ka bërë të sillen sikur të mos ishin të tilla. Pasi Orola mbushi 15 vjeç, Noten preferonte atë në vend të nënës së saj dhe kjo nuk u prit mirë nga Mittamoni. “Mendoj se ajo e donte. Por mënyra sesi filloi të sillej bëri të mos e njihja më si nënë. Nuk mund t’i kërkoja më këshilla. Ndihesha e tradhtuar dhe e braktisur”, tregon ajo, duke shtuar se disa herë ka menduar edhe vetëvrasjen. Po lindja e fëmijës së parë ndryshoi gjithçka.

    Ndërsa e ëma dëgjon të gjithë bisedën e Orolës me gazetaren e “Marie Claire”, asgjë nuk ndryshon në fytyrën e saj. Nuk ndihet aspak fajtore. “Martesa ishte e nevojshme. Nuk mund t’ia dilja vetëm pas vdekjes së burrit të parë”, thotë ajo. Noten ishte i vetmi beqar i disponueshëm, pasi shumica e meshkujve të fisit martohen sapo mbushin 18 vjeç. Ajo nuk kishte mundësi zgjedhjeje tjetër, duhej të merrte edhe të bijën me vete. “Ishte një vendim i të vjetërve të fisit, jo i imi”, thotë ajo. Gruaja shton se gjithmonë e ka mbrojtur të bijën derisa u rrit dhe ndarja e të njëjtit burrë me të ishte e vështirë. “Mu desh të qëndroja mënjanë kur pashë se interesi i tij ndaj Orolës u rrit. Për mua ishte e dhimbshme”, thotë ajo. Ndërsa Noten, i cili është gjithashtu prezent bën një gjest sikur do të thotë: Mos më ngatërroni në këtë mes.
     
  2. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Per boten europiane ku jetojme kjo eshte nje çudi, por primitivizmi i thelle ka njohur edhe më çudira s kaq!
    Gjithsesi nuk duhet te harrojme ato qe ndodhin sot ne shqiperi, ku babai perdhunon te bijen, apo nxjerr gruan te prostituoje, apo nenen qe i meson vajzes zanatin me te vjeter te botes.
    Absurditeti nuk duhet kerkuar ne anen tjeter te botes, mjafton te hidhni syte perreth.
     
    Balahk likes this.
  3. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    Keto jane tribu....edhe ne shqiperi ke patur raste te tilla , ndoshta jo nena me vajzen por raste analoge
     
  4. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne fakt e solla artikullin pasi Agjenti_007 nuk kishte per nje cast access ne kete zone dhe ishte ideja e tij.
    Mbaj mend qe para ca ditesh hasa tangent nje artikull te ngjashem ku nene e bije prostituonin ne nje lokal ne Kukes.

    Ideja eshte qe nga nje pozicion i rehatshem ekonomik eshte e lehte te gjykohet, por shpeshhere zgjedhje te tilla si kjo ne Bangladesh apo ajo ne Kukes jane dhe te detyruara nga problemet ekonomike.
     
  5. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    mund ti shohesh edhe si te tilla, por kur kemi te bejme zakone apo rite nuk ka lidhje ana ekonomike.
    Psh ne veri me heret , nese vdiste burri nusja duhet te martohej me kunatin ose ne mungese te ketij me ndonje nga kushurinjte e burrit te ndjere.
    Nderkohe qe ajo e prostituimit mund te jete edhe ekonomike , edhe pse dyshoj disi...
    NJerezit nganjehere zgjedhin rrugen e shkurter duke harruar se sa gjate te nxjerr ajo!
     
  6. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Justifikimi nuk eshte arsyetim, dhe nese mundesia qenka e tille, kjo nuk i perket nje perqindje aq te larte dhe kryesisht kete zgjedhje e ndermarrin femra kryesisht pa mbeshtetje mashkullore, dmth mashkulli ne ate shtepi mungon krejtesisht pavarsisht shkaqeve.
    Nderi dhe morali mund te ulen, por kurrsesi te fshihen fare.

    E shtyj me neveri idene qe shkaku ekonomik te çoje ne humbjen edhe te gjese se fundit.
    (Nevoja te çon ne dere te hasmit) Kam para nena dhe baballare te shtrijne doren per buken e femijeve por kurre te shesin nderin.
     
  7. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Justifikimi nuk eshte arsyetim, dhe nese mundesia qenka e tille, kjo nuk i perket nje perqindje aq te larte dhe kryesisht kete zgjedhje e ndermarrin femra kryesisht pa mbeshtetje mashkullore, dmth mashkulli ne ate shtepi mungon krejtesisht pavarsisht shkaqeve.
    Nderi dhe morali mund te ulen, por kurrsesi te fshihen fare.

    E shtyj me neveri idene qe shkaku ekonomik te çoje ne humbjen edhe te gjese se fundit.
    (Nevoja te çon ne dere te hasmit) Kam para nena dhe baballare te shtrijne doren per buken e femijeve por kurre te shesin nderin.
     
    Balahk likes this.
  8. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Jane gje ne "fazen e kursimit" keto 2 gra?
     
  9. Ameliè

    Ameliè Forumium maestatis

    Epo kjo idea qe te rrembesh mashkullin qe pelqen qenka hata fare :D
     
    Frank likes this.
  10. Johana

    Johana Forumium praecox

  11. Frank

    Frank Forumium maestatis

    Keni qe kur filloi historia e njerezimit qe "ju" femrat e beni nje gje te tille, mos u habisni:p
     
  12. Johana

    Johana Forumium praecox

    Mos doje te thoje ju «femrat» ???

    JC
     
  13. Frank

    Frank Forumium maestatis

    pse si e kam thene??
     
  14. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Te pakten ne Bangladesh kan bo qejf,por................................

    Horror në Greqi, nënë e bijë shqiptare mbysin foshnjën e porsalindur, e hedhin në plehra.

    Një ngjarje horror është raportuar nga mediat greke, teksa një nënë shqiptare ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur dhe e ka hedhur në koshin e plehrave. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa autorja e krimit është një 19-vjeçare shqiptare.

    Një ngjarje horror është raportuar nga mediat greke, teksa një nënë shqiptare ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur dhe e ka hedhur në koshin e plehrave. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa autorja e krimit është një 19-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila është arrestuar dje, në ditën ndërkombëtare të nënës.

    Ngjarja bëhet akoma më tragjike, pasi mediat raportojnë se 19-vjeçarja është ndihmuar nga nëna e saj për të kryer krimin e rëndë. Ato kanë deklaruar para autoriteteve se ky ishte një fëmijë i padëshiruar, ndaj dhe i kanë marrë jetën.

    E reja ka rrëfyer krimin horror para policisë, duke treguar se e kishte mbytur fëmijën me kordonin e kërthizës në vaskë dhe më pas ja ka dhënë të ëmës trupin e tij për ta hedhur.

    Më tej, ajo ka treguar se me të dashurin e saj ishte njohur nga ‘Facebook’, por nuk ishte e sigurt nëse fëmija ishte i tiji apo jo. 19-vjeçarja ishte përpjekur të ndalonte shtatzëninë, por nuk ja kishte dalë, ndaj dhe pas lindjes ajo ka ndërmarrë aktin tragjik.


    Burimi: mediat PLEHRA.

    Shenimi i Airbourne: perse mediat shqiptare jane te ndyra???
    Sepse PUTANA qe mbyt PJELLEN e SAJ nuk emertohet NENE por....LAVIRE.

    Naten e mire.
     

Shpërndajeni këtë faqe